altaxstudio.jpg

ENTRY | ALTAX NEWS | ALTAX STUDIO | LIBRARY | LEGISLATION | CONTACT

ALTAX NEWS

BEST TAX WEBSITES 

Internal Revenue Service
Comprehensive Tax Resource
Worldwide Tax
What is taxed
Confederation Fiscal European
UK Tax Information and Help
World's Leading Tax Firms
International Tax review
Tax Almanac
Tax Audit Solutions
Travel Tax Information
Tax News
International Tax Planning
International Tax Advisors



Lajme Fiskale 2011 -2015  

LAJME DHE OPINIONE VIJOJNE TE www.altax.al  






2015

SHKURT 2015

21.02.2015...A French court considered services rendered by a French branch to its foreign head office are to be characterized as out-of-scope transactions, in respect of which value added tax (VAT) is not deductible...by kpmg.com

20.02.2015...GUIDELINES RESULTING FROM MEETINGS ON VAT COMITEE...by europa.eu

19.02.2015...Dutch Tax and Customs Administration experiencing problems with the emailing of electronic copies of tax assessments...by kpmg.com/meijburg.com/

18.02.2015...The Guernsey Tax Office released a notification on 6 January 2015 stating that the new online reporting software, the Information Gateway Online Reporter (IGOR), is now live...by kpmg.com

18.02.2015...Indonesia Launches Electronic Tax Payment System. On February 17, Indonesias Ministry of Finance (MoF) launched a revised electronic tax payment revenue system called Modul Penerimaan Negara Generasi 2 (MPN G2), as part of its efforts to improve tax administration and also tax compliance. by taxnews.com

17.02.2015...Sistemi bankar në mbështetje të ekonomisë së vendit. Sipas shifrave zyrtare, financimi nga sistemi bankar, zë rreth 67% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku përfshihet kreditimi për sektorin privat dhe për qeverinë, kryesisht përmes investimit në bono dhe detyrime. nga Monitor.al

17.02.2015...Why the Greek Debt Drama Isn't Over Yet...Of course, even assuming Greece and Europe come to an agreement that lessens the debt burden and eases the terms of its bailout arrangement, there is a risk that the rise of anti-austerity political parties in places like Spain will open Pandora's Box and result in other countries seeking similar budgetary relief. If Greece gets a break, why can't we?...by thefiscaltimes.com

16.02.2015...Kosovë: Shtatë vite pavarësi dhe me (mos) zhvillim ekonomik. Investimet e huaja në vitin 2008 ishin 369.9 milionë euro, ato në vitin 2014 arritën një vlerë prej 121.7 milionë euro. Mirëpo, ajo që mund të mburremi e që nuk ka pasur ndonjë efekt shumë të madh si vend i pavarur kanë qenë të hyrat buxhetore prej më shumë se 600 milionë euro, por që shpenzimet kapitale, pagat dhe mëditjet, kanë bërë që të kalohet nga suficiti në deficit primar.

15.02.2015...The Problem with Greece Is that it isnt just Greece. The countries of southern Europe were hit especially hard by the financial crisis and the Great Recession, and accepted massive financial aid packages in exchange for promises of wholesale reforms to their economies and governments. While the aid packages kept them from complete financial disaster, they did not produce the promised economic growth, and now citizens of the affected countries are calling for relief from years of reduced spending on public services and benefits.

14.02.2015...Biznesi i ri 3 miliard USD i koncesioneve. nga Monitor.al

13.02.2015...Qeveria vendosi të aplikojë çmimet e referencës ndaj mineraleve që nxirren në vend për të aplikuar në bazë të tyre vjeljen e rentës minerare. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave ku u vendos që në fund të pikës 3, të vendimit nr.7, datë 4.1.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar

12.02.2015...Ed Miliband has been accused of making untrue and defamatory remarks about Lord Fink, the treasurer of the Conservative party. The Labour leader was directly challenged in a letter by Lord Fink to repeat claims that had avoided tax using a Swiss bank account outside the House of Commons, where he is protected from libel laws by Parliamentary privilege...(Source: telegraph.co.uk)

11.02.2015...Megjithë reformat që po ndërmerren në sektorin e energjisë, të cilat janë përqendruar në mbledhjen me forcë të detyrimeve dhe liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, buxheti i shtetit do të mbështesë sektorin nëpërmjet financimeve të drejtpërdrejta dhe letër garancive edhe për tre vitet në vijim...(Burimi: monitor.al)

10.02.2015...Banka Botërore në analizën që u ka bërë e financave publike shqiptare, arrin në përfundimin se produktiviteti i TVSH-së në Shqipëri është 53%, në një kohë kur mesatarja për Europën Lindore është 66%. Kjo do të thotë se, në Shqipëri, për çdo 1% e normës së tatimit të TVSH, administrata tatimore mbledh TVSH në vetëm 53% të konsumit të përgjithshëm, duke lënë 47% të pataksuar...(Burimi: monitor.al)

09.02.2015...Sistemi elektronik i parave do të fillojë të aplikohet në Ekuador që prej këtij muaji. Aktualisht, në Botë, ekzistojnë vende të tjera që përdorin monedhën digjitale për transaksione, por në këto raste ajo nuk lëshohet nga shteti..(Burimi: telegrafi.com)

08.02.2015...Shqipëria dhe Zvicra do të vazhdojnë bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Kjo ishte deklarata e ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, gjatë vizitës në hidrocentralin e Fierzës, së bashku me ambasadorin zviceran Christoph Graf, dhe drejtorin e Kooraporatës Elektroenergjetike Agron Hetoja...(Burimi: shekulli.com.al)

07.02.2015...Në fillim të vitit 2010, qeveria e Kryeministrit Papandreu rezultoi me një borxh publik që arrinte vlerën 482 miliardë US$, që u konsiderua më i larti që nga koha e restaurimit të demokracisë në vitin 1974...(Burimi: monitor.al)

07.02.2015...Marrëveshja e detyron Operatorin e Shpërndarjes që përpara se të hapë tender për të blerë energjinë me të cilën mbulon humbjet të kontaktojë fillimisht KESH dhe jo privatët. Po kështu, edhe KESH përpara çdo shitjeje energjie është i detyruar që të kontaktojë në fillim OSHEE-në dhe më pas nëse kjo e fundit nuk ka nevojë, atëherë mund ta shesë te privatët...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.02.2015...Brenda dy ditëve çmimi i energjisë së KESH thuajse është përgjysmuar nga 30 euro në 16.5 euro për megavatorë. Rreshjet e vazhdueshme kanë rritur prodhimin e energjisë por kanë ulur në mënyrë të pabesueshme çmimin me të cilin e shet energjinë KESH...(Burimi: monitor.al)

06.02.2015...Mbi gjysma e ndërmarrjeve në Kosovë i takojnë sektorit të tregtisë. Numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë, janë tregti me 16 091 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (55.4%), industrisë përpunuese 3736 (12.9%), akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 126 (10.8%), ndërtimtarisë me 2094 (7.2%), si dhe shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 1 897 (6.5%)...(Burimi: telegrafi.com)

05.02.2015...Çmimet e perimeve dhe zarzavateve kanë pësuar një rritje jo të zakonte këto ditë, në mbi 50 për qind. Kungujt dhe patëllxhanët shiten me mbi 400-450 lekë kilogrami, nga 300 lekë që ishin në fillim janarit. Një rritje të ndjeshme nga 20-40 për qind kanë pësuar edhe çmimet e domateve, kastravecëve, specave, sallatës jeshile, karotës...(Burimi: standard.al)

05.02.2015...OPINION. Nathan LEWIS. Helicopter Money And Debt Cancellation' Are The Endgame. The European Central Bank today revealed its long-awaited asset-purchase program, also known as Quantitative Easing. The ECB will purchase 60 billion euros of debt assets per month beginning in March, and continuing to at least September 2016, for a total of 1.14 trillion of asset purchases...(Source: forbes.com)

04.02.2015...nga instituti amerikan Cato është ndërtuar një indeks për mjerimin që rendit 108 vende në bazë të nivelit të skamjes dhe varfërisë. Në tabelë janë rezultatet e indeksit për vitin 2014, ku Shqipëria renditet në vendin e 41-të, me më pak mjerim se sa shumë shtete të Ballkanit, si Greqia, Serbia e Maqedonia...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.02.2015...Tatimet dhe Doganat kane nenshkruar nje Marreveshje ne lidhje me bllokimin e aktivitetit lirshem per sa kohe rezulton me borxhe te papaguara ne njeren nga dy administratat...(Burimi: gazetatelegraf.com)

04.02.2015...Pavarësisht arritjeve të shënuara gjatë muajit Janar, tregjet në zhvillim janë vënë sërish në qendër të kritikave të analistëve, të cilët parashikojnë një kolaps total. Një krizë e përgjithshme në këto vende mund të fillojë që prej këtij viti, shprehen analistët, duke fajësuar për një gjë të tillë rënien e likuiditetit të dollarit amerikan si dhe rënien e çmimeve të lëndëve të para. Këto projeksione qëndrojnë në një kontradiktë të hapur në raport me performancën e muajve të fundit të këtyre vendeve. Muajin e shkuar indeksi i tregjeve në zhvillim u rrit me 3 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

04.02.2015...Renta minerare një zë dominues vitet e fundit në ardhurat e buxhetit të shtetit nisi këtë vit të shfaqë dobësi të theksuara për shkak të uljes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Të dhënat zyrtare nga ministria e Financave tregojnë se, të ardhurat nga renta rezultuan 18 për qind më pak se, plani. Nga 7.9 miliardë lekë të parashikuara u reaguan vetëm 6.5 miliardë lekë, në mbyllje të vitit 2013. Në vitin 2013 këto të ardhura ishin 19 për qind më të larta, në vlerë neto mbi 8 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

03.02.2015...Qeveria e re e Greqisë tërhoqi thirrjet për fshirje të borxhit të saj të jashtëm dhe propozoi ti japë fund ngërcit me kreditorët e saj zyrtare duke shkëmbyer borxhin me obligacionet e lidhura me rritjen të hënën, një javë pas zgjedhjeve të saj mbështetur në një platformë anti-shtrënguese...(Burimi: monitor.al)

03.02.2015...Kostoja totale e investimit në Projektit për ndërtimin e Termocentralin Kosova e Re do të jetë rreth 1 miliard euro. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Kjo e fundit ka njoftuar se Komisioni për Vlerësimin e Ofertave, në prezencë të Komitetit Drejtues të Projektit (KDP), Këshilltarit të Transaksionit dhe Këshilltarit Strategjik, dhe anëtarëve vëzhgues, ka bërë hapjen e Propozimit Financiar për Fazën I për Termocentralin Kosova e Re, e dorëzuar nga ofertuesi Contour Global me seli në SHBA...(Burimi: zeri.info)

02.02.2015...Teksa këto ditë Ministria e Financave ka bërë përmbylljen e vitit dhe më këtë rast ka publikuar të dhënat për taksat, tatimet, zhdoganimet etj, e vërteta se, çfarë ka ndodhur realisht me ekonominë vendit është vështirë të zbërthehet për shkak se, një treguesi i përkasin disa të dhëna...(Burimi: monitor.al)

01.02.2015...OPINION. KANALET E INFEKTIMIT TE NJE KRIZE TE MUNDSHME GREKE NE SHQIPERI...me emigrantet shqiptare ne Greqi qe mendohet te kene depozituar ne bankat greke kursime ne3 vleren 2 miliard euro, nje pjese e parave nga shteti fqinj erdhi ne Shqiperi...(Burimi: balkanweb.com)

01.02.2015...Analiza e KLSH per vitin 2014 e cila u mbajt ne qytetin e Vlores kishte risi ne paraqitjen qe ju be publikut risite e punes dhe veprimtarise se ketij institucioni referuar parimeve te INTOSAI bazuar ne frymen e kerkesave te saj mbi integritetin dhe vetevleresimin...(Burimi: gazetatelegraf.com)

01.02.2015...Kursimtarët dhe bizneset greke po tërheqin para nga bankat me ritme që nuk ishin parë që nga kulmi i krizës së mesit të vitit 2012 Në qershor 2012, depozitat në valutë në sistemin bankar shqiptar shënuan një rritje të fortë mujore, jo sezonale, me rreth 6.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, më e larta e viteve të fundit. Rritja, në pjesën më të madhe erdhi nga largimit i depozitave nga bankat greke, si rrjedhojë e frikës së daljes së Greqisë nga euro në prag të zgjedhjeve të asaj kohe...(Burimi: standard.al)

JANAR 2015

31.01.2015...OPINION. Klodian TOMORRI dhe Selami XHEPA. KOHA PËR TË NDALUR REPRESIONIN FINANCIAR. Politikat e ashpra fiskale shkurtim shpenzimesh, rritje taksash janë një miks shumë i papërshtatshëm për politikanët, pasi kjo do të krijonte një irritim të madh popullor. Një mënyrë tjetër e zhvlerësimit të borxheve është stimulimi i rritjes së çmimeve...(Burimi: gazeta-shqip.com)

31.01.2015...Shqipëria merr vlerësimin më të mirë në rajon për reformat strukturore të kryera në ekonomi. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin vjetor Transition report 2014, jep pikën maksimale 4+ (vlerësimi nga 1 deri 4+) për shkallën e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla, duke qenë më mirë se Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe duke u barazuar në nivel me Bullgarinë dhe Rumaninë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.01.2015...Politikat e institucioneve të vendit e posaçërisht ato fiskale duhet të jenë në shërbim të fuqizimit të sektorit privat, duke pasur parasysh rëndësinë që ky i fundit ka për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ky konkluzion doli nga takimi i sotëm i Ministrit të Financave Avdullah Hoti me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë...(Burimi: telegrafi.com)

30.01.2015...Banka Botërore do të angazhojë 163 milionë dollarë financime për qeverinë shqiptare. Shuma përfshin hua nga IBRD dhe IDA dhe janë të dedikuara kryesisht për sektorët e infrastrukturës. Kjo është shuma që Banka ka vënë në dispozicion, por kjo do të mund të tërhiqet e gjitha vetëm nëse pala shqiptare arrin të sjellë në nivelet e kërkuara projektet e rëna dakord më parë më BB...(Burimi: monitor.al)

30.01.2015...OPINION. Vladimir MICI. Sistemi tatimor te karburantet nxit evazion.Ne drejtimin financiar nderkombetar berja me e shtrenjte e nje produkti ne nje vend per shkak edhe te tatimit pervecse ul kerkesen per ate mall shton oferten per eksportin e tij jashte vendit...(Burimi: gazetatelegraf.com)

30.01.2015...Mbiprodhimi dhe kërkesa e ulët globale kanë çuar në ulje nëntë indekset kryesore të çmimeve të mallrave që mat Banka Botërore një dukuri shumë e rrallë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.01.2015...Ministria e Financave anuloi udhëzimin e muajit dhjetor, në të cilin autorizoi degët e tatimeve të ndërhynin në llogaritë e bizneseve në banka për ka kaluar suficitet tatimore tek deficitet tatimore. Por duket se, kjo masë ka rezultuar arbitrare dhe është anuluar pas 20 ditësh. Por me një udhëzim të posaçëm të datës 9 janar të këtij viti, Ministria e Financave e ka anuluar këtë vendim, pa sqaruar arsyet...(Burimi: monitor.al)

29.01.2015...Lexoni detyrimet që paguhen që nga 1 janari në formën e taksave kombëtare Aktualisht, ligji shqiptare njeh 10 lloje taksash kombëtare: Taksa portuale; Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin; Taksa e mjeteve të përdorura të transportit; Taksa e rentës minerare; Taksa e akteve dhe e pullës; Taksa e karbonit; Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit; Taksa e ambalazheve njëpërdorimshme të plastikës dhe të qelqit; Taksa mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror në përdorim dhe Taksa mbi primet e shkruara...(Burimi: standard.al)

29.01.2015...Kompania zvicerane e energjisë elektrike EFT ka humbur dominimin e saj në tregun e energjisë elektrike që blen Operatori i Shpërndarjes për mbulimin e humbjeve. Për muajin shkurt 2015 EFT ka fituar vetëm 32 për qind të tregut i cili duket se ka një shpërndarje mes 4 shoqërive nga 14-30 për qind...(Burimi: monitor.al)

28.01.2015...Banka e Shqipërisë ka argumentuar në një deklaratë për shtyp vendimin e saj për uljen e normës bazë nga 2.25% në 2%. Sipas deklaratës, Ekonomia shqiptare shënoi përmirësim në gjysmën e dytë të vitit 2014, por presionet e përgjithshme inflacioniste mbetën të dobëta dhe inflacioni vazhdoi të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë...(Burimi: monitor.al)

27.01.2015...Shqipëria klasifikohet e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studimin e Lirisë Ekonomike sipas Heritage, e krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e 29-ta, mes 43 vendeve të Evropës. Kjo renditje shënon një ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej i 54 në botë dhe 25 në Evropë. Klasifikimi në raport bëhet duke analizuar 10 liri ekonomike që vlerësohen maksimalisht me 100 pikë...(Burimi: monitor.al)

26.01.2015...Dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit vitin e kaluar kanë shënuar rritje në krahasim me vitin 2013. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, për nëntë muajit e vitit 2014 shuma e remitencave ka arritur mbi 505 milionë euro, apo 11 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak...(Burimi: telegrafi.com)

25.01.2015...OPINION. Bujar LESKAJ. Per nje llogaridhenie dhe transparence te finances...shpreh bindjen se sa me e thelluar te jete analiza e rrisqeve dhe sa me profesionale dhe jashte ndikimeve te politikes te jete vendimarrja bazuar mbi kete analize, aq me shpejt do te shkojme drejt nje konsolidimi fiskal aq te deshirueshem per financat tona publike...(Burimi: panorama.com.al)

25.01.2015...Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve nuk janë optimiste se do të rrisin aktivitetin e tyre këtë vit. Shumë pak prej tyre njoftojnë për investime të reja, ndërsa në disa industri raportohen biznese të mbyllura. Mes një kërkese të ulët e mundësi të pakta investimi, biznesmenët duhet të organizohen këtë vit, të paguajnë më shumë taksa...(Burimi: monitor.al)

24.01.2015...Many European and world countries begin the new year 2015 with changes in tax rates. Starting January 1, 2015 the corporate income tax rate and the personal income tax rate are changed to...(Source: worldwide-tax.com)

24.01.2015...Ndryshimet ligjore tatimore që kanë nisur që nga 1 janari 2015. Nisja nga zbatimi i të paktën 12 udhëzimeve dhe më shumë se 5 ligjeve të reja në fushën e fiskut. Kodi i ri Doganor, një pjesë e të cilit po aplikohet këtë muaj dhe instalimi i një sistemi të ri informatik në tatime kanë vënë biznesin në vështirësi për zbatimin korrekt të tyre...(Burimi: monitor.al)

23.01.2015...Mjekë dhe infermierë, kujdestar, zhvillues të programeve, inxhinier të blegtorisë, punëtorë dhe inxhinier elektrik, si dhe në sektorin e turizmit (kryesisht kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinier), janë profesionet më të kërkuara jashtë vendit...(Burimi: telegrafi.com)

23.01.2015...Ministria e Financave raporton se, i ka realizuar investimet publike gjatë vitit 2014 në 60.5 miliardë lekë, nga 66 miliardë lekë që e kishte planin në buxhetin e rishikuar, ose 9 % për qind më pak...(Burimi: monitor.al)

23.01.2015...Banka e Shqipërisë publikoi këto ditë nivelin e interesave që ofrojnë bankat për kursimet dhe në tabelën e publikuar në wbin e saj, norma maksimale e interesit për depozitat me afat maturimi 12 mujor arrin në 2.4 % dhe norma minimale është vetëm 0.2 për qind dhe ofrohet nga banka më e madhe për depozitat, Raifeisen Bank...(Burimi: monitor.al)

22.01.2015...Ian SANDERS. 12 quotes from Angela Merkel at Davos 2015. We need a growth-oriented, sound fiscal policy, we need investments by the state, and first and foremost we need an environment which encourages private investors to take out investments...(Source: weforum.org)

22.01.2015...How will Europe ensure political stability and deliver economic growth in 2015?...(Source: weforum.org)

22.01.2015...Oil prices spiked following the death on Friday of Saudi Arabias King Abdullah, whose countrys oil production is the largest of any state in the 12-member Organization of Petroleum Exporting Countries (OPEC), a cartel responsible for approximately 40% of the global oil supply...(Source: time.com)

22.01.2015...Koncesionari norvegjez që po ndërton hidrocentralet në Devoll fiton në tavolinë një tender për ndërtimin e rrugëve dytësore me vlerë 10.5 milionë euro, heqjen e detyrimit për të ndërtuar njërin nga HEC-et, përjashtimin nga pagesa e tarifës koncesionare për 15 vjet dhe lehtësi të tjera. Propozimet e Ministrisë së Energjisë për ndryshimet në kontratë janë miratuar dje, nga Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese...(Burimi: gazeta-shqip.com)

22.01.2015...Në gjashtë muajt e fundit, euro është zhvleftësuar me 14%. Tregjet e valutës i kanë sytë nga euro. Banka Qendrore Europiane do të njoftojë të enjten versionin e vet të lehtësimit sasior të monedhës. Tregjet janë duke parashikuar se BQE-ja do të shtojë euro në qarkullim për të stimuluar ekonominë e zonës euro...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.01.2015...OPINION. Masood AHMED. The Boon and Bane of Cheaper Oil. However, in most oil-importing countries, gains from lower oil prices are being offset by other factors. A deteriorating outlook for demand in the euro area and the GCC, along with the drop of prices for non-oil commodities which some countries export, will erode some of the windfalls from lower oil import bills...(Source: imf.org)

21.01.2015...Falling Oil Prices Hurt Exporters across Mideast, Central Asia. The steep decline in oil prices presents new economic realities for oil-exporting countries in the Middle East, North Africa, Afghanistan and Pakistan (MENAP) and Caucasus and Central Asia (CCA) regions, said the IMF in its update of the Regional Economic Outlook, released on January 21...(Source: imf.org)

21.01.2015...Pas një tkurrje të madhe që solli kriza greke në tregtinë me Greqinë, gjatë vitit 2014 është vënë re një rritje e shkëmbimeve tregtare nga vendi fqinj. Sipas të dhënave nga doganat në fund të nëntorit importet greke shënuan një vlerë prej 48 miliardë lekësh me një zgjerim 14.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë...(Burimi: monitor.al)

20.01.2015...Të ardhurat në buxhet për gjithë vitin 2014 ishin 367.7 lekë, me një rritje prej 12% me bazë vjetore, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave. Realizimi i të ardhurave ishte rreth 1 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar në shtator 2014 dhe gati 2 miliardë lekë më shumë se plani fillestar në janar 2014...(Burimi: monitor.al)

20.01.2015...Përfaqësues nga Banka Botërore (BB) në Kosovë, vlerësojnë se rritja prej 2.5 deri në 3 për qind është pozitive por e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë. Kjo është bërë e ditur gjatë prezantimit të raportit gjashtë mujorë të Bankës Botërore mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore...(Burimi: telegrafi.com)

19.01.2015...The current VAT rules for passenger transport activities can create distortions of competition, notably owing to differences among Members States in the application of VAT exemptions or reduced rates. Even where exemptions or reduced rates do not apply, the complexity of the current place-of-supply rules increase compliance costs and may cause voluntary or involuntary non-compliance...(Burimi: ec.europa.eu)

19.01.2015...Raporti i fundit i perspektivës ekonomike rajonale i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i publikuar sot, është më pesimist në krahasim me pritshmëritë e Bankës Botërore, duke vlerësuar që ekonomia shqiptare është rritur vetëm me 1.5% në 2014-n, nga 2.1% që ishte vlerësimi i BB, pak ditë më parë...(Burimi: monitor.al)

19.01.2015...OPINION...Ed CONWAY...Bankieret e fshehte te Bazelit kane gjithe pushtetin...te shqetesuar qe nje pushtet kaq i madh u jepet njerezve jo te zgjedhur te cilet shpesh here takohen ne fshehetesi?...(Burimi: balkanweb.com)

19.01.2015...Ministria e Financave te Republikes se Kosoves ka marrë vendim që të bëjë ulje të normave të interesave prej 15 për qind në 11, për të gjithë ato biznese që vonohen në pagimin e taksave. Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Financave, Avudllah Hoti, në 15 vjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, ku përveç tjerash në këtë përvjetor u bë promovimi i punës së ATK-së për këto vite...(Burimi: telegrafi.com

18.01.2015...Në përcaktimin e nivelit të të ardhurave, përveç të ardhurave monetare, duhet të merren në konsideratë të gjitha pasuritë që disponon klienti. Klientët duhet të kenë konsum të energjisë elektrike të lidhur në rrjetin njëfazor me një fuqi maksimale prej 16 amper. Qeveria përcakton masën e përkrahjes së drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit...(Burimi: standard.al)

17.01.2015...OPINION. Ekuilibri i cënuar...Në raportin e fundit të Bankës Botërore Të paguash taksat 2015, rezulton se koha për të përmbushur pagesën e taksave (përgatitja, plotësimi dhe pagesa) në Shqipëri është 357 orë në vit, ndër më të lartat në Europën Qendrore e Lindore, ku për Maqedoninë dhe Kosovën, shifrat janë përkatësisht 119 dhe 155 orë...(Burimi: monitor.al)

16.11.2015...Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka marrë një vendim të pazakontë duke axhustuar me ulje çmimin e energjisë elektrike që KESH jep ndaj HEC të vogla deri në 15 megavatorë. Çmimi i shitjes së HEC-ve të reja deri në 15 MW për periudhën rregullatore 2012-2014 ishte 9.3 lekë për kilovat...(Burimi: monitor.al)

15.01.2015...The Internal Revenue Service announced the on-time opening of the nations 2015 filing season and highlighted a growing array of online services, including features that help taxpayers understand how the Affordable Care Act will affect them at tax time, along with the availability of the Free File program...(Source: irs.gov)

15.01.2015...Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare u rrit me 2.1 për qind në vitin 2014. Në raportin e fundit mbi prespektivën e ekonomisë globale, banka vlerëson se ekonomia shqiptare ka mundur të arrijë objektivin e rritjes pavarësisht përkeqësimit të situatës në Eurozonë dhe në rang global...(Burimi: gazeta-shqip.com)

14.01.2015...OPINION. Wolfgang MUCHAU. Eurozona duhet te veproje perpara se deflacioni ta shkaterroje. Mjerisht ne kemi perseritur cdo gabim qe Japonia beri ne vitet '90 dhe pastaj i kemi shtuar edhe disa nga gabimet tona...(Burimi: balkanweb.com)

14.01.2015...Credit Suisse AG (Credit Suisse) should be granted an exemption from U.S. regulations barring it and its affiliates from receiving preferential asset manager treatment after the bank was criminally convicted of willfully aiding in U.S. tax evasion on an industrial scale over many years...(Source: gfintegrity.org)

14.01.2015...Shqipëria do të vazhdojë të përballet me rreziqe të jashtme, veçanërisht nga performanca e dobët ekonomike e ekonomive të tjera evropiane, pohon përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, në një intervistë për revistën Monitor...(Burimi: standard.al)

14.01.2015...The German government allocated the new grant of 200.000 euros to continue the professional qualification training program for public sector internal auditors in Montenegro. This represents a big approval of CEF activities in the region. The CEF will jointly with the UK-based Chartered Institute of Public Finance and Accountancy and the Ministry of Finance of Montenegro run the project through 2015 and 2016 under the auspices of the joint initiative of the German and Slovenian government in the framework of the Stability Pact...(Source: cef-see.org)

13.01.2015...Women are more likely than men to send in their tax return on time, an HM Revenue and Customs (HMRC) analysis has revealed. For every 10,000 tax returns received last year by HMRC from men, 394 were after the relevant deadline 31 October for paper submissions and 31 January for online returns. This compares to 358 late returns for every 10,000 received from women...(Source: gov.uk)

13.01.2015...Komisioni Evropian parashikon që ekonomia shqiptare të jetë rritur 1.8 % gjatë vitit 2014. Rritje kjo më e ulët se parashikimi prej 2 % i qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Në raportin që botohet çdo tre muaj dhe analizohen ekonomitë e shtatë vendeve që kandidate apo që duan të integrohen në BE...(Burimi: shekulli.com.al)

13.01.2015...Qeveria ka ulur borxhin në tre muajt e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi është ulur për gjithsej 65 milionë euro. Përkitazi me datën 30 nëntor 2014, borxhi i qeverisë qendrore është ulur nga 38.9 në 38.1 për qind të Bruto Prodhimit Vendor...(Burimi: zhurnal.mk)

12.01.2015...OPINION. Prec ZOGAJ. Taksa krize, shpenzime dhe investime luksi.Ngulmimi nga qeveria ne modelin e taksave te larta edhe per vitin 2015 nuk le hapesire per te besuar se kllapia recesioniste nuk do te perseritet...(Burimi: panorama.com.al)

12.01.2015...Zonat e gjelbërta industriale të rregulluara me ligj prej para 1,5 viteve, janë mundësi e mirë për investuesit vendor potencial. Tani për tani interesi është shumë i vogël, por kjo mund të ndryshojë, përderisa ndryshimet e paralajmëruara të kornizës juridike sjellin zgjidhje konkrete, në pajtim me kërkesat e ndërmarrjeve, thuhet nga projekti i USAID-it për investime në energjinë e pastër...(Burimi: zhurnal.mk)

11.01.2015...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Energjia-dhe-inkurajimi-fiskal...Nuk ka arsye fiskale pse të ngarkohet nga qeveria me barrë shtesë. Në momentin e rritjes së investimeve dhe krijimit të një tregu të strukturuar nevojitet një barrë fiskale sa më pak ndikuese në vendimmarrjen e investitorëve. Për sa kohë, politika e tregut të garantuar, por edhe treguesit e lidhur me barrën fiskale janë lehtësuese, mbetet që të arrihen objektivat për liberalizim dhe reformim të tregut energjetik. Pasi industria të ketë krijuar një strukturë të qëndrueshme në produktin e brendshëm, politika duhet të shikojë objektivat e saj për një modelim të ri fiskal. Pema në lulëzim nuk duhet prerë, por duhet krasitur...(Burimi: monitor.al)

10.01.2015...Administrata tatimore ka të drejtë të kalojë regjistrimin e një personi të tatueshëm nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv të personave të tatueshëm. Sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Financave për procedurat tatimore, administrata tatimore, kalon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv që...(Burimi: standard.al)

10.01.2015...Marrëshëniet tregtare me rajonin e Ballkanit po ecën në kah të kundërt me tregtinë e jashtme në tërësi. Në këtë nëntëmujor, eksportet kanë rënë dhe deficiti tregtar është thelluar...(Burimi: monitor.al)

09.01.2015...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Efekti i sistemit dhe politikave fiskale mbi bizneset e reja...Sfida e sistemit fiskal në Shqipëri mbetet transformimi i administratës fiskale në efikase duke zbatuar norma administrative moderne dhe me një rritje te kulturës fiskale për bizneset...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.01.2015...Në Shqipëri Instituti i Statistikave njoftoi sot se aktiviteti ekonomik i vendit është rritur me 3.3 përqind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014...(Burimi: zeriamerikes.com)

08.01.2015...Afro 39 milionë euro më pak të hyra ka pasur nga investimet e huaja direkte në Kosovë gjatë nëntë muajve të parë të vitit që shkoi, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Nuk ka parashikime optimiste as për vitin 2015...(Burimi: telegrafi.com)

08.01.2015...Tatimpaguesi person fizik, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), që dëshiron të çregjistrohet, për çfarëdo arsye qoftë, është i detyruar të paguajë më parë të gjithë detyrimet e tij tatimore të papaguara. Përcaktimet e reja të cregjitrimit të biznesëve nga QKR janë përcaktuar në një udhëzim të ri të nxjerrë këto ditë nga Ministria e Financave...(Burimi: monitor.al)

07.01.2015...Në rajon, kredia për sektorin privat shfaqet e pak e përmirësuar gjatë vitit 2014, e nxitur kryesisht nga rritja e qëndrueshme e kredisë për individë. Në një krahasim që Banka e Shqipërisë ka bërë për ecurinë e ndërmjetësimin financiar vëren se, ecuria e aktivitetit kreditues në Shqipëri është afër mesatares së rajonit. Por, Shqipëria dallon nga trendi i përgjithshëm përmirësimi i aktivitetit kreditues të saj udhëhiqet nga kredia për biznese dhe jo nga ajo për individë...(Burimi: monitor.al)

07.01.2015...Qeveria Shqiptare ka parashikuar qe per vitin 2015 te vijoje me shlyerjen e 20 miliard lekeve per detyrimet e prapambetura, sipas kalendarit te Strategjise per kete qellim. Per me shume...(Burimi: scan-tv.com)

07.01.2015...Partneriteti publik - privat shfaqet si risia e ketij viti. Per me tej lexoni lajmin...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.01.2015...Shteti i Kosovës vazhdon të ketë akcizën pothuajse më të lartën nga vendet e rajonit për importet e derivateve të naftës, 35 centë për një litër. Më së miri tregojnë shifrat zyrtare, ku vetëm gjatë vitit 2014 në territorin e Kosovës janë importuar derivate mbi 587 milionë litra (duke përfshirë edhe gazin natyral në sasi prej 60 milionë litra), pjesa më e madhe ishte naftë afër 400 milionë litra, benzinë 82 milionë litra, si dhe vajrat në sasi prej 45 milionë litrave...(Burimi: zeri.info)

06.01.2015...The minimum wage is one of the most popular policies for fighting poverty, and proposed increases to it usually poll very well. The $7.25 per hour US federal minimum wage hasnt increased since 2009, so now many states are enacting their own minimum wage hikes. Twenty states are inaugurating 2015 with new increases...(Source: cei.org)

06.01.2015...Bizneset e vogla janë gjendur para një amullie të vertetë, pasi tatimet kanë nisur të rillogarisin tatimin mbi fitimin për vitin fiscal 2014 për shkak të ndryshimeve që janë bërë në shkallën tatimore të këtyre biznesëve. Në sportelet e Bashkisë së Tiranës janë dyndur këto ditë qindra, biznese ndërkohë që po hasin në vështirësi të sqarohen për ndryshimet e reja...(Burimi: monitor.al)

05.01.2015...Maqedonia sipas Berjanit, akcizën për naftë e ka 20 cent për litër, në Kosovë akciza është 35 cent. Aktualisht çmimi i naftës në Kosovë është 0.99 euro deri në 1.05 euro. Por, ky çmim për ekonominë kosovare është çmim i lartë, kur dihet se në Gjermani me çfarë ekonomie ka ajo, çmimi i naftës për litër është 1.05 euro...(Burimi: telegrafi.com)

05.01.2015...Në Kosovë importohen zyrtarisht diku 360 milionë euro mallra nga Serbia në vit, por në statistikat serbe figurojnë diku rreth 550 milionë euro. Rreth 200 milionë euro mallra futen në të zezën, qoftë edhe përmes pikave doganore, por edhe përmes rrugëve jashtë pikave legale, duke i shkaktuar evasion të madh fiskal buxhetit të Republikës së Kosovës, ndërkaq që përfituesit janë biznese të fuqishme, të lidhura me politikën dhe të mbështetura nga zyrtarë të lartë qeveritarë...(Burimi: telegrafi.com)

05.01.2015...Ministria e Financave me një udhëzim të posacëm ka qartësuar procedurat që duhet të përdorë biznesi për të përfituar nga shërbimet e reja online të tatimeve. Udhëzimi ka për qëllim të përcaktojë komunikimin elektronik të tatimpaguesit me administratën tatimore, kushtet, kriteret dhe procedurën për përdorimin e shërbimit të sistemit elektronik tatimor, nga ana e tatimpaguesve...(Burimi: monitor.al)

05.01.2015...Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë janë të detyruar të deklarojnë në formë elektronike në administratën tatimore të punësuarit (përfshirë dhe punonjësit e papaguar të familjes së personit fizik me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht), që fillojnë punë për herë të parë apo të punësuar rishtazi pranë tij...(Burimi: monitor.al)

04.01.2015...Nga 1 janari mënyra e daljes në pension ka ndryshuar kryekëput. Pension social, 65 mijë lekë për ata që nuk plotësojnë kushtet. Fillon rritja graduale e moshës për gratë dhe burrat, për të arritur 67 vjeç në vitin 2057. Hiqet kufizimi i pensionit maksimal dhe kontributet derdhen duke llogaritur vetëm një kategori të pagës minimale. Fermerët humbasin privilegjet. Ja të gjitha risitë e reformës më të madhe të dekadës...(Burimi: monitor.al)

03.01.2015...Teska nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i ri i TVSH-së, deri në fund të vitit të kaluar nuk ishin të disponueshme ende për biznesin udhëzimet dhe rregulloret që mundësojnë zbatimin e tij. Grupet e interesit, të shqetësuara dhe konfuze. Rrezikohen kontratat e fasonistëve. Interpretimi i terminologjisë së panjohur, shkak për ndëshkime...(Burimi: monitor.al)

03.01.2015...Çdo legjislacion tatimor adresohet në ato drejtime që nuk e çojnë sjelljen e tatimpaguesve drejt shmangies dhe evazionit tatimor, me kujdesin që të arrihet shmangia e ndryshimeve të papritura drejt një ristrukturimi domethënës të shitjeve me shumicë, gjë që sjell pasoja për financat publike dhe për ekonominë?...(Burimi: monitor.al)

02.01.2015...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. New businesses in the Albanian economy and the effect of system and fiscal policy. Government needs to collect as taxes, as much possible to realize the promises. For that purpose need more funds to be converted in public services and investments. The new start of the new government is going to the right direction based in right decisions for the proper situation. But the image of current administration, no more for her sake, is still in public perceptions as an institution, which still serves the business, according to necessities of budget plan and not to needs of citizens for better services and right collection of taxes...(Source: articlebase.com)

01.01.2015...Monedha amerikane e ka mbyllur vitin 2014, me një mesatare prej 105.4 lekësh, sipas treguesve mesatarë të përpunuar nga Monitor, në bazë të të dhënave të përditshme të Bankës së Shqipërisë.Ky është niveli më I lartë në 11 vjet, që nga 2003, kur mesatarja e këmbimit mes dollarit dhe lekut ishte gati 122 lekë...(Burimi: monitor.al)

01.01.2015...Papunësia ende po e rëndon jetën e qytetarit të Kosovës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i punëkërkuesve në Kosovë është 273 mijë e 443. Sipas po të njëjtit burim, janë mbi 29 mijë familje që jetojnë me asistencë sociale. Prej tyre, 7350 familje vetëm në rajonin e Prishtinës. Pastaj vjen rajoni i Mitrovicës me 7.195 raste, ndërsa rajoni i Prizrenit është i treti me radhë me 3.994 familje te tilla...(Burimi: telegrafi.com)

2014

DHJETOR

31.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Fiscal encouragement of renewable energy market and hydrocarbons. Part of the investments that are market-oriented energy has gone so far in the amount of 1.4 billion euros, accounting for about 37% of the total foreign investment of 4 years. While the hydrocarbon market value of foreign investments for the same period occupies as much, as 1/3 of investment in renewable energy market...(Source: articlebase.com)

30.12.2014...Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vlerësimin e pronave shtetërore që janë në proces privatizimi, si dhe për procedurën e shitjes. Ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros së ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucioneve me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për ekonominë, për fillimin e procedurave të privatizimit apo të transformimit në shoqëri tregtare...(Burimi: shqiptarja.com)

29.12.2014...Shqipëria ndodhet në listën e 20 destinacioneve turistike për vitin 2015. Në një artikull nga The Telegraph vendi ynë përshkruhet si një nga vendet më pak të zbuluara, por që është keqkuptuar më shpesh në Ballkan...(Burimi: shekulli.com.al)

28.12.2014...Të mbash një kartel të duhen të paktën tre gjëra: disiplinë, një pozicion dominant në treg dhe barriera për hyrje në këtë treg. OPEC, karteli global i naftës, i ka humbur të tre këto kushte. OPEC furnizon sot 30% të naftës, shumë pak për të kontrolluar gjithë tregun, pasi shumë prodhues kanë hyrë tashmë në treg...(Burimi: monitor.al)

27.12.2014...Pas ndryshimit në ligjin për taksat kombëtare, ministri i Financave ka nxjerrë urdhrin përkatës, sipas të cilit përcaktohet në hollësi çdo ndryshim që duhet të kenë parasysh subjektet tatimore, duke filluar nga 1 janari 2015. Në taksat kombëtare bëhen këto shtesa dhe ndryshime...(Burimi: standard.al)

26.12.2014...Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi të mos rrisë çmimin e energjisë për operatorin e Transmetimit të Energjisë (OST). Bordi i ERE që është mbledhur në këto momente për të përcaktuar tarifat e reja të energjisë, njoftoi se nuk do të ndryshojë tarifat e transmetimit...(Burimi: monitor.al)

26.12.2014...Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në tre mujorin e dytë të këtij viti, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ka shënuar vlerën prej 162.8 milionë euro, nga 114.3 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë vitit paraprak...(Burimi: telegrafi.com)

25.12.2014...Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë të këtij viti, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum shënoi një rritje prej 8,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2013. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2013 ishte me rënie 2 %...(Burimi: standard.al)

25.12.2014...Me nisjen e vitit të ri, bizneset do të paguajnë taksa të reja për produktet e ashquajtura të luksit. Për produkte si kafeja, pijet energjike, birra, vera apo duhani do të paguhen nivele të tjera akcize nga sa paguahetr tani...(Burimi: scan-tv.com)

24.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. DREJTUESIT PUBLIKË DHE PRIVATË, E ARDHMJA DHE PAGAT NË SHQIPËRI.Drejtuesit ekzekutivë me nivel të paspikatur në dije dhe përvojë krijojnë probleme për inovacionin në organizatën që drejtojnë, prishin konkurrimin e lirë brenda ambientit ku ata ndikojnë, por edhe dëmtojnë imazhin për motivimin dhe nxitjen e talenteve të reja. Efekti i tyre është mungesa e perspektivës për zhvillimin e vendit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.12.2014...Çmimet e karburanteve në tregun botëror kanë arritur nivelin më të ulët në disa vite të fundit duke u reflektuar kështu drejtpërdrejt në çmimet e naftës në rajonin e Ballkanit, gjë të cilën e kanë mirëpritur qytetarët e zakonshëm të cilët ndodhen thellësisht të përfshirë nga problemet e përditshme ekonomike dhe sociale. Çmimet e karburanteve më shumë do ti ndjejnë buxhetet e qytetarëve të Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë...(Burimi: zhurnal.mk)

23.12.2014...Shitjet me pakicë në ekonomi u rritën ndjeshëm në tremujorin e tretë të këtij viti, duke dhënë një sinjal të përmirësimit të kërkesës së brendshme...(Burimi: scan-tv.com)

23.12.2014...OPNION. Eduart GJOKUTAJ.Public and private managers, the future and wages in Albania. Executives and managers with no protruding level of knowledge and experience could create problems for innovation in organizations that manage, disrupt free competition within the environments in which they affect, but also tarnish the image to motivate and encourage new talent. Their effect is the lack of prospects for development. They should be measured with the inherent challenges and new models for the management of the country...(Source: articlebase.com)

22.12.2014...Çmimet për sipërmarrësin e vitit, por risia e këtij viti ishte se tashmë logoja do të jetë Bleta e Artë, duke dashur të kthehet në një traditë të përvitshme. Qëllimi është promovimi i sipërmarrjes shqiptare dhe punës e kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin . me të njëjtën qasje u bë edhe përzgjedhja e kategorive të çmimeve dhe bizneseve të nominuara...(Burimi: monitor.al)

21.12.2014...Produktet ushqimore duke filluar nga pemët, perimet dhe atyre të konservuara, janë produktet të cilat hyjnë në kategorinë e mallrave më të importuara në Kosovë. Këto mallra kryesisht importohen nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian...(Burimi: kosova-sot.info)

21.12.2014...Tre muaj pas rishpërndarjes së fondeve në shtator, qeveria planifikon që të bëjë një tjetër rialokim të fondeve në fund të muajit. Por, tashmë bëhet fjalë për mbartjen e tyre në buxhetin e vitit 2015...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.12.2014...Nga data 1 janar 2015, administrata tatimore do të vërë në funksionim Sistemin e ri Informatik Tatimor. Ky është një sistem i ndryshëm nga i mëparshmi dhe, sipas ekspertëve, shumë më praktik në përdorim. Zëvendësimi i sistemit ekzistues me sistemin e ri është një zhvillim historik për Administratën Tatimore dhe marrëdhëniet e saj me tatimpaguesit...(Burimi: standard.al)

20.12.2014...Që nga koha kur u privatizuar operatori i shpërndarjes së energjisë nga CEZ në vitin 2008 e më pas kur administrimi u bë publik publik pas heqjes së licencës për çekët në janar 2013, blerja e energjisë për mbulimin e humbjeve bëhet nga importi dhe me çmime të kripura. Në fund të çdo muaji OSHEE lançon procedurën e blerjes së energjisë për muajin pasardhës dhe pas paraqitjes së ofertave fillestare nga firmat hyn në një proces negociatash deri në konkludimin e çmimeve...(Burimi: monitor.al)

19.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Fiscal encouragement of renewable energy market and hydrocarbons. Government programs, although they have different political colors, they join about the national energy strategy, which is part of the national development policy, but also bridges the integration with the EU directive on energy efficiency and energy generation orientation favoring energy renewable (water, air, light)...(Source: articlebase.com)

19.12.2014...Për vitin 2015, janë paraparë të hyra prej 1 miliard e 576 milionë euro bazuar në vlerësimet makro fiskale për vitin 2015, normalisht pjesa më e madhe e këtyre të hyrave vjen prej doganave prej të hyrave në kufi, ku prapë pjesa më e madhe vjen nga pjesa e TVSH-së, që mblidhet në kufi...(Burimi: telegrafi.com)

18.12.2014...Revista Amerikane Forbes ka renditur vendin tonë në vendin e 58 në nivel global sipas një indeksi i cili i referohet biznesit. Ky raport vlerson 146 vende të Globit sipas kritereve të ndryshme si korrupsioni, taksat, mbështetja investitorëve, liria monetare dhe tragtare apo edhe teknologjia...(Burimi: scan-tv.com)

18.12.2014...Bashkimi Europian ka akorduar rreth 92 milionë euro për investime në sektorin bujqësor gjatë viteve 2014-2020. Kjo vlerë është më e larta e dhënë ndonjëherë për këtë qëllim dhe që do të jetë e fokusuar kryesisht në rritjen e sigurisë ushqimore...(Burimi: scan-tv.com)

17.12.2014...Nga 1 janari 2015 do të ketë vetëm një pagë të unifikuar minimale, mbi të cilën do të llogaritet edhe paga maksimale, teksa do të hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra pak muaj më parë në ligjin për sigurimet shoqërore. Kjo do të sjellë automatikisht një rritje të pagës minimale për të vetëpunësuarit, e cila aktualisht është 19,406 lekë, teksa ajo do të barazohet me pagën minimale në shkalllë vendi (për të punësuarit dhe punëdhënësit), që është aktualisht 22 mijë lekë...(Burimi: monitor.al)

16.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. How to grow the economy, investments and my incomes? But, given the fact that the increase of individual incomes comes primarily as product of investment, as well the policy analysis should focus on economic model. Then, must wait government and the economy to attract investment when investors will decide how and where to invest?...(Burimi: articlebase.com)

16.12.2014...Biznesi është në hall, por qeveria shikon vetëm hallin e saj. Gati gjysma e subjekteve që rezultojnë debitore ndaj arkës së shtetit janë regjistruar këtë vit. Por, pas rritjes së lartë të numrit të subjekteve debitore ndaj shtetit në vitin 2014, Tatimet kanë filluar javën e kaluar u janë drejtuar zyrtarisht, duke u kërkuar sipërmarrjeve, që të shlyejnë këto detyrime...(Burimi: standard.al)

15.12.2014...OPINION. Arben MALAJ. Kreditimi i ekonomise, depozituesit dhe investitoret...depozituesit duhet te bejne kujdes dhe me nje rrisk te ri qe po u afrohet, kalimin e depozitave te tyre ne fondet e investimeve te bankave tregtare, kur i autorizojne ato per ti perdorur ne investime financiare per llogari te tyre me shpresen se mund te marrin me shume te ardhura ne kete arst kursimet e tyre nuk jane me depozita, nuk jane me te mbrojtura nga sistemi i sigurimit te depozitave...(Burimi: panorama.com.al)

15.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Additional taxes for Albania by the "gray" economy...If there would be no tax evasion would have probably not even a budget deficit. It is enough just to check how uncollected taxes lacks the budget (see Missed Taxes, 2012, al-tax.org) and I think that is enough not to borrow money for the budget need for several consecutive years. Limiting the tax gap is one of the most valuable ways to limit the possibility for the budget deficit...(Burimi: articlebase.com)

15.12.2014...Është shënuar sot 15 vjetori i Bankës Qendrore të Kosovës, ku u tha se zhvillimi i funksionit të Bankës Qendrore të Kosovës ndodhi në kohën kur pjesa më e madhe e rajonit ishin në pjesën e përfundimit të tranzicionit. Po ashtu, u tha se vlera e depozitave nëpër banka komerciale ka arritur vlerën prej 2 miliard e 500 milionë euro deri sa në vitin 210, vlera e depozitave ishte vetëm 1 miliard e 96 milionë euro, ku për katër vite ka arritur 20 për qind rritje...(Burimi: telegrafi.com)

15.12.2014...Buxheti është paraparë që të jetë për këtë vit në pozicionin e të hyrave buxhetore 1 miliard e 576 milionë, në pozicionin e shpenzimeve përkatësisht të dalave buxhetore 1 miliard e 682 milionë, tek të hyra planifikohet të kemi të hyra 8,1 për qind më të larta nga viti 2014, tek të falurat kemi 6 për qind më shumë se sa në vitin 2014 dhe po ashtu është një mospërputhje në mes të hyrave dhe të dalave që parashihet të plotësohet nga të hyra tjera jofiskale që është në harmoni me marrëveshjet që janë bërë me Fondin Monetar Ndërkombëtar s ai përket deficitit buxhetor...(Burimi: telegrafi.com)

15.12.2014...Pas rritjes së lartë të numrit të subjekteve debitore ndaj shtetit në vitin 2014, tatimet kanë filluar javën e kaluar tu kërkojnë sipërmarrjeve të shlyejnë këto detyrime. Në inbox-et e bizneseve kanë mbërritur përgjatë gjithë javës së kaluar njoftime të përsëritura ku u kerkohej shlyerja e detyrimeve sa më shpejt. Sipas listës zyrtare të publikuar nga Drejtoria e Tatimeve, detyrimet tatimore nuk janë paguar në kohë nga 11.350 biznese, ku vetëm në 2014-n numri i tyre u rrit me 40%...(Burimi: monitor.al)

14.12.2014...Shqipëria është një vend importues i energjisë elektrike dhe referuar raporteve të ERE-s, ne importojmë nga 30% të nevojave tona energjetike deri në 50% në varësi të reshjeve vjetore nga viti në vit. Nevoja për energjinë elektrike do të vijë gjithnjë në rritje, duke pasur parasysh që ekonomia e një vendi rritet çdo vit. Pyetja që lind është a bëjmë dot pa të? Si do ta garantojmë ne këtë energji?..(Burimi: monitor.al)

13.12.2014...Derisa vlera e rublës ruse vazhdon të bie, për shkak të çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve të Perëndimit, humbje në vlerë kanë shënuar edhe monedhat e shumë republikave ish-sovjetike...(Burimi: zeri.info)

13.12.2014...Kompania e nxjerrjes së naftës në Shqipëri Bankers Petroleum deklaroi dje se beson se është në gjendje të përballet me rënien e ndjeshme të çmimit të naftës në botë, ndonëse të ardhurat e saj pritet të bien ndjeshëm. Gjatë pesë ditëve të fundit, aksionet e kësaj kompanie në bursë kanë rënë në kuotën më të ulët në tre vjet. Gjatë këtyre viteve Bankers ka ngritur një biznes me një bilanc të pastër financiar dhe operacione fleksibël ndaj luhatjeve të çmimit të naftës...(Burimi: standard.al)

12.12.2014...Taksa tatimi mbi dividendin që do të bëhet 15% në 2015, duket se i shtyn kompanitë e huaja të të bëjnë shpërndarjen e dividendit këtë vit, duke mos e lënë për në vitin 2015. Rritja 50% e tatimit mbi të ardhurat dhe depozitat është një nga taksat që ka shkaktuar pakënaqësi gjatë diskutimit të Paketës Fiskale 2015, prandaj ky transferim i lartë i kapitaleve, mund të jetë një reagim ndaj kësaj mase...(Burimi: gazeta-shqip.com)

12.12.2014...Sipas Bankës së Shqipërisë janë afro 900 mijë karta bankare përmes të cilave shqiptarët mund të kryejnë blerje direkte, nga të cilat 74 mijë janë karta krediti. Pagesat automatike mundësojnë reduktimin e kostove dhe rreziqeve nga përdorimi i parasë fizike në qarkullim. Paratë kalojnë nga llogaria e blerësit te ajo e shitësit pa dalë nga sistemi bankar. Sipas studimeve të kryera nga shoqata më e rëndësishme globale e pagesave, Visa, kalimi nga pagesat cash në ato elektronike mund të sjellë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto të një vendi nga 0.6% në 1.6%...(Burimi: scan-tv.com)

12.12.2014...12 vjet pas krijimit të saj, është mbyllur sot Bursa e Tiranës, pavarësisht se gjatë kësaj kohe nuk funksionoi qoftë për një ditë të vetme. Bursa u krijua në vitin 2002, ndërsa sipas burimeve nga Ministria e Financave, njoftohet se tani kjo strukturë është mbyllur përfundimisht...(Burimi: shekulli.com.al)

11.12.2014...Konfindustria gjykon, se ndër shkaqet kryesore të përgjysmimit të investimeve të huaja, të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare janë pasojat e zbatimit të paketës fiskale, që ka hyrë në fuqi në fillimin e vitit 2014. Masa me ndikimin me të prekshëm negativ në paketën fiskale 2014 për investimet e huaja është rritja e tatim fitimit për biznesin në masën 50%, duke arritur ne nivelin e 15%. - (Burimi:sot.com.al)

10.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ...How to grow the economy, investments and my incomes?Judging by the law of capitalism, businesses have turnover more, if employees have more money for consumption. If we rely on the facts of fiscal policy for 2014 then the followed logic is the same. It was reduces the tax on wages for employees and added 5 to 10 per cent over the money for consumption. Spending on consumer goods and services of agro-industrial products increased by 1% of GDP in 2014. The economy began to whirl as its mechanisms were put to work...(Source: articlebase.com)

10.12.2014...Duhen 1 miliardë dollarë për të rimëkëmbur sektorin energjetik në Shqipëri. Deklarata u bë dje nga zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja...(Burimi: shekulli.com.al)

10.12.2014...Papunësia në tremujorin e tretë të vitit ra lehtë në 17.4%, nga 17.7% që kishte qënë në tremujorin e dytë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e anketës së forcave të punës nga Instat, ky është tremujori i dytë radhazi që papunësia për popullsinë në moshë pune regjistron rënie...(Burimi: scan-tv.com)

10.12.2014...30 milionë dollarë pjesë e huas së BERZH-it, do të përdoren nga KESH-i në rast thatësire për garantimin e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve. 93 milionë dollarë do të shkojnë për matësit e energjisë dhe rrjetin e shpërndarjes me nënstacionet, të cilat do të ndërtohen dhe riparohen...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.12.2014...Eksportet shqiptare për 10 mujorin shënuan zgjerim vjetor mbi 5 %, por përqëndrimi i tyre drejt tregut italian pësoi rritje të mëtejshme. Nga totali eksporteve, 66.2 % e tyre patën destinacion tregun italian, në krahasim me 59 për qind që ishte ky nivel për periudhën janar shtator 2013, sipas të dhënave nga Drejtoria Përgjithshme e Doganave...(Burimi: monitor.al)

09.12.2014...Dje, në pikat e pakicës nafta arriti në rreth 171 lekë për litër, ndërsa në disa stacione karburanti, çmimet u ulën deri në 168 lekë për litër. Që prej muajit qershor të këtij viti, kur një fuçi naftë kushtonte 105 dollarë dhe deri tani, që çmimi i saj në bursa ka shkuar 69$, ulja është me 35%. Në qershor çmimi në tabelën e karburanteve për naftën shënonte vlerën 185 lekë, ndërsa sot ai është 171 lekë/litër...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.12.2014...Shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.0 % ose shprehur në numra 144,829 persona. Sipas një publikimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me anketën e fuqisë punëtore 2013, në mesin e personave në fuqinë punëtore, papunësia është shumë më e lartë për femrat rreth 38.8%...(Burimi: zeri.info)

08.12.2014...Huatë e pakthyera në afat në banka u ulën lehtë në muajin tetor, duke zbritur në 24.7%, nga 24.9% që rezultuan në shtator. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të sistemit bankar të publikuara nga Shoqata e Bankave. Në tetor, ndikimin kryesor në përmirësimin e këtij treguesi e dha ulja e zërit të huave nënstandarde, që u reduktua me 4 miliardë lekë (principali). Nga ana tjetër edhe rritja e kredisë në total në tetor, ndikoi në uljen e peshës së huave me probleme...(Burimi: standard.al)

07.12.2014...Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë, që flasin për muajin tetor, por edhe në shumicën e vitit, tregojnë për një dominim të plotë të metalurgjisë në eksportin e Kosovës në shkallën mbi 52 për qind nga totali i eksportit...(Burimi: zhurnal.mk)

07.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ...Messages of Government Budget of Albania, 2015...In the Government Budget of Albania for the fiscal year 2015 has seen that there is no polarization. On the one hand there will continue to be invested only in those goods and services that is invested in the past. On the other side will receive budgetary breathing agriculture, education and health services. It can be seen that the financial assistance budget will indirectly affect unproductive sectors, to become productive...(Source: articlebase.com)

07.12.2014...Duke filluar nga data 1 janar 2015, hiqet tavani i pagës për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Qeveria çdo vit do të përcaktojë indeksimin e pagës maksimale në të njëjtën mënyrë që e bën për pagën minimale. Efekti prek të gjitha pagat që e kalojnë 100 mijë lekëshin...gazeta-shqip.com)

06.12.2014...Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet tatimore në kohë janë rritur me të paktën 40 për qind gjatë vitit 2014. Lista zyrtare me bizneset borxhlinj është shtuar edhe me 4803 kompani këtë vit, duke e çuar listën e zezë të tatimpaguesve në 11 350 subjekte deri në fund të nëntorit 2014...(Burimi: standard.al)

05.12.2014...OPINION. Zef PRECI. Mbi borxhin publik dhe rregullimin ligjor te tij...duke marre parasysh rendesine qe ka borxhi dhe kompleksiteti qe kane maredheniet midis brezave mendoj se ky debat duhet adresuar ndoshta edhe ne drejtime te tjera...(Burimi: panorama.com.al)

05.12.2014...Rritja anemike e pagave në vendet e zhvilluara ka ulur të ardhurat mesatare globale dhe po rrezikon të ngadalësojë më tej rritjen ekonomike. Ky është përfundimi i një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, (ILO). Në raportin e publikuar sot, organizata tha se rritja globale e pagave gjatë vitit 2013 u ngadalësua në 2% nga 2.2% vitin paraardhës...(Burimi: scan-tv.com)

04.12.2014...Në fund të nëntëmujorit të ardhurat nga kontributet rezultuan tejkalim 1 miliard lekë nga planifikimi. Sipas burimeve zyrtare, tejkalimi i të ardhurave në vlerë u shoqërua me rritje të numrit të kontribuesve ndaj vitit 2013 për rreth 43 000 persona. Ekspertët në iSSH shpjegojnë se, rritja erdhi nga lufta ndaj evazionit si dhe falja e kamatëvonesave të kontributeve të personave që janë të vetëpunësuar në bujqësi...)Burimi: monitor.al)

04.12.2014...BE­ja ka mbështetur institucionet e Kosovës në vlerësimin e shtrirjes së ekonomisë joformale në Kosovë. Sot janë publikuar rezultatet e këtij vlerësimi. Këto të dhëna tregojnë se ka një rënie të vogël të nivelit të ekonomisë joformale. Mirëpo, ende rreth 200 milionë euro janë shënuar si pjesë e ekonomisë së zezë në Kosovë. Buxheti i Kosovës ka humbur rreth 63 milionë euro nga tatimi në të...(Burimi: telegrafi.com)

03.12.2014...Konsumatorët familjarë që kanë fatura të pashlyera dhe nuk kanë mundësi financiare, tani mund të paguajnë me këste. Ndërkohë falen kamatëvonesat për ata që paguajnë menjëherë. Mundësia e ofruar dje nga OSHEE (Operatori i Shpërndarjes) e ka afatin zbatimit deri në 1 mars 2015...(Burimi: gazeta-shqip.com)

02.12.2014...Projektligji i ri i jep të drejtë Drejtorisë së Tatimeve që të bëjë kallëzime penale për ata që përsëritin shkeljet më shumë se 2 herë. Kompani të huaja dëshirojnë që të futin kasat fiskale në tregun shqiptar...(Burimi: shekulli.com.al)

01.12.2014...Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tri mujorin e tretë të vitit 2014, shkalla e vende të lira të punës është 1.58 përqind. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës gjendet në sektorin e Transportit dhe depove ku është 3.31 përqind, përderisa shkalla më e ulët është në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, etj që është 0.07 përqind...(Burimi: zhurnal.mk)

01.12.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Public debt can be reduced. Even the new government is not following the same way to consolidate the public finances; I think that his fate is to go in the same footprints almost for the first years of the first mandate. Actions before the government and those that will follow based on public trust towards her will best help for recovery of economic growth, fiscal performance, while also reducing the public debt year after year...(Burimi: articlebase.com)

NENTOR

30.11.2014...Qeveria nuk po merr ende reagime pozitive nga shlyerja e 26 miliardë lekëve fatura të prapambetura. Hulumtimet tregojnë se përfitimi më i madh ishte parandalimi i një përkeqësimi të mëtejshëm në ekonomi. Kompanitë pohojnë se ndihen ende të pasigurta për të investuar...(Burimi: monitor.al)

29.11.2014...Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, firmos një udhëzim me titull Për mbikëqyrjen e OJF-ve në funksion të parandalimit të pastrimit të parave. Sipas kësaj direktive, organizatat jofitimprurëse (OJF) do të kontrollohen çdo 6 muaj nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT)...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.11.2014...Lehtësira fiskale për punimet e dorës. pozicionuar gjeografikisht mes Maqedonisë e Greqisë, qëndistaret në Juglindje po fillojnë të ndiejnë konkurrencën e fqinjëve. Maqedonia po mbështet dhe nxit prodhimet artizanale edhe përmes lehtësirave fiskale. Artizanët janë përjashtuar nga taksa e licencimit dhe të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne, artizanët vendas...(Burimi: monitor.al)

29.11.2014...OPINION. Loreta PECI. Përfitimet nga zonat e lira...zhvillimi i një zone të lirë do të lehtësojë arritjen e objektivave strategjike të vendosura nga qeveria. Por, në realitet, zgjedhja nuk është kurrë kaq e lehtë, sepse qëllimet nuk janë të karakterizuara në mënyrë eksplicite pro apo kundër zonave të lira. Është e natyrshme, që duhet të arrihet një kompromis...(Burimi: monitor.al)

29.11.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Mesazhet e vitit buxhetor 2015...Në leximin fiskal të buxhetit të vitit 2015 shikoj të ndërthurura në harmoni mes tyre modelin qeverisës të dy presidentëve historikë të SHBA, Regan dhe Klinton. Modelet e tyre u bazuan mbi arkitekturën fiskale, që ndërthuri orientimet e shkollës konservatore me atë reformatore. Qeverisja aktuale, në koordinim me institucionet e pavarura monetare, ndoshta padashur qëndron midis këtyre dy arkitekturave të qeverisjes ekonomike të Amerikës së fundshekullit të kaluar...(Burimi: monitor.al)

28.11.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ.SI DO TË RRITET EKONOMIA DHE INVESTIMET? PO TË ARDHURAT E MIA? Nuk ka për të ndodhur ndonjëherë që rishpërndarjen e të ardhurave ta bëjnë të pasurit, pasi historia tregon se në sistemin që jetojmë dhembshuria është në plan të fundit. Biznesmenët dhe të pasurit munden për të sistemuar rritjen e nivelit të pagave me të paktën 3-6% më lart për secilin vit pune...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.11.2014...OPINION. Olindo SHEHU.SFIDA E EKONOMISË PËRBALLË KONSOLIDIMIT FISKAL...qeveria ka propozuar një paketë fiskale që dallon për nga incentivat në sektorë si bujqësia, agrobiznesi, peshkimi dhe mbetet e dukshme mbështetja për industrinë fasone apo favorizimi i prodhimit vendas. Këto incentiva janë një përgjigje e mirë për kërkesat e këtyre bizneseve dhe synojnë një rritje dhe zgjerim të këtyre industrive që janë identifikuar edhe më parë nga qeveria si industri me prioritet strategjik për vendin...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.11.2014...Rimbursimi I TVSH: Kontrollet lidhur me rimbursimin e TVSH-së të bëhet vetëm në bazë të analizës së riskut dhe kërkesat për rimbursim TVSH-je të cilat nuk janë me risk të procedohen automatikisht për rimbursim. Për të garantuar dhënien në kohë të rimbursimit të TVSH-së është përcaktuar se pagesa e tepricës kreditore të rimbursueshme kryhet brenda pesë ditëve, nëpërmjet sistemit të thesarit...(Burimi: monitor.al)

28.11.2014...Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në raportin e politikës monetare të tremujorit të tretë, tregojnë se agregati i gjerë monetar M3 (para gjithsej) ka reflektuar ecuri të dobët të depozitave totale, me një rritje vjetore prej 1.5%, e ndikuar nga tkurrja e depozitave në lekë për 4 muaj radhazi...(Burimi: monitor.al)

28.11.2014...Kompania e nxjerrjes së naftës, Albpetrol dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë kanë derdhur vlerat më të larta nga dividendi në buxhetin e shtetit për 9 mujorin. Fitimi i Albpetrol shënoi 7 milionë dollarë në fund të periudhës nëntëmujore . Një vit më parë ky tatim ka munguar në buxhet për shkak se, kompania rezultoi me humbje...(Burimi: monitor.al)

27.11.2014...Bankat komerciale që operojnë në Kosovë me vite të tëra i kanë mbajtur të larta normat e interesit për kredi, që për ekspertët e çështjeve ekonomike kanë vështirësuar zhvillimin e veprimtarive të biznesit dhe nuk kanë qenë të favorshme as për kreditë familjare. Normat efektive të interesit për kredi, sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës fillojnë nga 10.8 për qind, por kjo varet nga banka dhe lloji i kredisë...(Burimi: zeri.info)

27.11.2014...Operatorët e konsoliduar në tregun shqiptar, importojnë prej vitesh nënprodukte nafte me shumicë sipas çmimeve përgjithësisht të bursës Platts Londër, Med Itali. Me kontrata lëvrimi dhjetëra mijëra tonëshe dhe terma afatgjatë, ata furnizojnë periodikisht në rrugë detare depozitat pronësi e tyre (ose me qera apo nënqera) në magazinat doganore bregdetare me terminal të Porto Romanos dhe Petrolifera-s që nënkupton se...(Burimi: shekulli.com.al)

26.11.2014...Normat e interesit nuk duket të ndikojnë mbi investimet sikundër vlerësojnë ekonomistët, analizon The Economist Nëse bankierët qendrorë dëshirojnë të nxisin veprimtarinë ekonomike, ata reduktojnë normat e interesit...(Burimi: monitor.al)

26.11.2014...Programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit dhe misioni i FMN-së ka arritur një marrëveshje në nivel stafi me qeverinë shqiptare. Pritshmëritë tona janë se rritja ekonomike e vitit 2014 do të jetë rreth 2%, e udhëhequr nga eksportet, prodhimi i naftës, shlyerja e detyrimeve të prapambetura si dhe rimëkëmbja e kërkesës së brendshme, tha mbrëmë përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.11.2014...Një ekspert i Bankës Botërore shprehet se pesë ekonomitë në zhvillim mund të zëvëndësojnë përdorimin e dollarit amerikan në transaksionet ndërkombëtare për të shmangur të ashtuquajturin terrorizmin ekonomik...(Burimi: scan-tv.com)

25.11.2014...Kriza ka ndikuar investimet e huaja në Europë, ku më e prekura ka qenë Europa Qendrore e Lindore dhe ajo Juglindore, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Ernst & Young, Tërheqja europiane 2014 ku janë intervistuar 808 investitorë potencialë...(Burimi: monitor.al)

25.11.2014...Në vitin 2014 totali i investimeve në ekonomi parashikohet të tkurret me -0.4 % në terma realë, duke kontribuar me -0.1 pikë përqindje në rritjen e PBB-së. Ministria e Financave në Programin Buxhetor Afatmesëm pranon se, shkak për ulje është bërë mosrealizimi i shpenzimeve publike në krahasim me vitin 2013, me 9.9% më pak, ndërsa investimet private parashikohen të rriten me rreth 2.3% në terma realë...(Burimi: monitor.al)

24.11.2014... Paga mesatare e drejtuesve në Shqipëri arrin deri në 52 mijë euro në vit. Sektori Bankar, ai i Telekomunikacionit, dhe Naftës e Gazit, mbeten ndër më të paguarit. Gjithashtu, ekziston një ndryshim i madh ndërmjet pagave të ekzekutivëve të lartë që punojnë në Tiranë, dhe atyre në qytete të tjera të Shqipërisë, të cilët paguhen në nivele shumë më të ulta...(Burimi: monitor.al)

24.11.2014...Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), gjatë vitit 2013, ka zbuluar transaksionin të dyshimta në vlerë prej 35 milionë eurosh. Shtatë transaksione të dyshohet se kanë qenë si të destinuara për të financuar terrorizmin. NJIF, po ashtu ka zbuluar vitin e kaluar edhe 7 transaksione të dyshimta për financim të terrorizmit...(Burimi: telegrafi.com)

23.11.2014...Që nga 1 janari, pritet që tatimi mbi interesat bankare, ashtu si dhe mbi dividendët dhe qiratë, të rritet në 15%, nga 10% që është aktualisht. Kjo rritje, në masën 50 për qind, shton ndjeshëm nivelin e tatimit mbi të ardhurat e tjera të individëve, pasi vitin e kaluar u vendos tatimi progresiv deri në 23% mbi pagat. Rritja e forcon pozicionimin e Shqipërisë mes vendeve ku të ardhurat nga interesat tatohen, ndryshe nga një pjesë e mirë e ekonomive të Evropës Perëndimore...(Burimi: standard.al)

23.11.2014...Viti 2014 më aspektin ekonomik nga përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderohet të jetë vit i dështuar ekonomik. Në këtë vit, ata që pësuan më së shumti nga ngecja e proceseve ekonomike, thuhet të jetë sektori privat. Mos krijimi i institucioneve të reja të Kosovës për gjashtë muaj,vlerësohet të jetë faktori kyç i cili ka ndikuar në ngecjen ekonomike...(Burimi: kosova-sot.info)

22.11.2014...Konsorciumi i gazsjellësit Trans-Adriatik pritet të investojë në pranverën e vitit të ardhshëm rreth 100 milionë dollarë për ndërtimin e rrugëve dytësore dhe rajonale...(Burimi: scan-tv.com)

21.11.2014...Shqipëri renditet 15 vende më lart se një vit më parë në pagesën e taksave, përkatësisht në vendin e 131, duke lënë pas vende të rajonit, si Serbia që renditet në vendin e 165, ndërkohë që Kosova renditet në vendin e 65...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.11.2014...Sistemi bankar gjatë këtij viti ka dhënë 30 miliardë lekë ose 214 milionë euro më shumë kredi të re për bizneset. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re këtë vit paraqitet në përmirësim të dukshëm dhe në veçanti sipërmarrjet po gjejnë më shumë mbështetje nga bankat. Totali i kredisë së re për biznesin gjatë nëntëmujorit të këtij viti kishte vlerën e 162 miliardë lekëve dhe rezulton në rritje për shumicën e sektorëve ekonomikë. Sektori më i kredituar ngelet tregtia, me një portofol prej 72 miliardë lekësh, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar...(Burimi: standard.al)

20.11.2014...Gjatë nëntë muajve të vitit 2014, Raiffeisen Bank International (RBI) ka arritur profit para tatimit prej 502 milionë euro. Kjo paraqet një ulje për 28% ose 194 milionë euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Kjo periudhë raportimi është ndikuar nga tensionet gjeopolitike në Ukrainë dhe masat e reja që janë ndërmarrë në sektorin bankar në Hungari...(Burimi: telegrafi.com)

20.11.2014...Këshilli i Ministrave vendosi dje institucionalizimin e krijimit të fondit në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve...(Burimi: shekulli.com.al)

20.11.2014...INTERVISTA. Shkelqim CANI. Minister i Financave. 2015, viti i fundit i rritjes së taksave...(Burimi: monitor.al)

19.11.2014...Statistika e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit tregon se serialet televizive marrin vrull çdoherë e më shumë në dekadat e fundit. Mbi 15 mijë orë televizive seriale janë shitur në dy vitet e fundit në mbi 75 vende dhe ka sjellur të ardhura pothuajse 200 milionë dollarë. Në vitin 2001 kjo shumë ka qenë një milion dollarë, ndërsa vlera e parashikuar për vitin 2023 është një miliard dollarë...(Burimi: zhurnal.mk)

18.11.2014...OPINION. Erion BRACE. Buxheti eshte OK, por problemi yne eshte pabarazia...(Burimi: gazetatema.net)

17.11.2014...Paketa e re fiskale do ti sigurojë arkës së shtetit rreth 160 milionë dollarë më shumë, edhe pse numri i masave lehtësuese është më i madh se ai i masave shtrënguese. Drafti parashikon 11 ndryshime që sjellin ulje apo zerim taksash dhe 3 masa që parashikojnë rritje taksash...(Burimi: scan-tv.com)

17.11.2014...Banka e Shqipërisë dhe qeveria duhet të rishikojnë skenarët për inflacionin pas rritjes së tarifave të energjisë dhe ujit dhe taksave mbi karburantet, cigaret dhe tatimit mbi të ardhurat personale. Paketa fiskale e vitit 2015 mbart dhe një sërë risqesh të shtuara për inflacionin, të cilat duhet të merren në konsideratë nga Banka e Shqipërisë për vendimmarrjen e politikës monetare. Sigurisht që politika fiskale dhe ajo monetare kanë qëllime të ndryshme, por harmonizimi i tyre për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e ekonomisë reale, mbetet i domosdoshëm...(Burimi: standard.al)

17.11.2014...Parlamenti pritet të miratojë sot, në seancën plenare që nisi në orën 11, projektbuxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale 2015. Qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të ardhurat totale të arrijnë në 27.8 për qind e PBB-së, me një rritje prej 49 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit. Totali i të ardhurave buxhetore për vitin 2015 është parashikuar në nivelin rreth 414.4 miliardë lekë ose rreth 27.8% e PBB, me një rritje në terma nominalë prej 49.7 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2014...(Burimi: monitor.al)

16.11.2014...OPINION. Dritan SHANO. Buxheti i taksave te larta dhe propagandes. Liria ekonomike eshte me individin dhe sipermarrjen. Kete po ja u thote shume fort biznesi shqiptar ne konsultimet qe formalisht po kryhen ne Parlament. Ata jane te qarte. Kerkojne uljen e taksave dhe ko rritjen e metejshme te tyre. Deri kur do te talleni me tej me ta?...(Burimi: panorama.com.al)

16.11.2014...OPINION. Bardh SEJDARASI. Kush gënjen më shumë Biznesi apo Qeveria? Argumenti i Dhomës Amerikane se ulja e këtyre taksave do të rriste interesin për investime të huaja më të larta, nuk ka baza, por ti referohemi studimit të Al.Tax, sipas të cilit shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe qëndror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) që kanë barrë tatimore të ulët (21,5 %, 22, 6 % 24,1 %) nuk i reflektojnë investimet e huaja direkte (IHD) sipas kësaj barre fiskale (10%, 4,5 %, 2,9 %). Shtetet e Ballkanit Lindor (Bullgari, Rumani) që kanë barrë tatimore jo të lartë në Ballkan (27,2 %, 28,2 %) nuk e reflektojnë IHD neto sipas këtij niveli të barrës tatimore (4,1%, 1,1 %). Shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi, Kroaci) dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi) kanë barrë tatimore të lartë (38,1 %, 34,3 %, 33 %) dhe (35,6 %, 35,4 %) kanë po të njëjtën pamje të IHD-ve...(Burimi:shqiptarja.com)

16.11.2014...Paketa fiskale e vitit 2015 mbart dhe një sërë risqesh të shtuara për inflacionin, të cilat duhet të merren në konsideratë nga Banka e Shqipërisë për vendimmarrjen e politikës monetare. Sigurisht që politika fiskale dhe ajo monetare kanë qëllime të ndryshme, por harmonizimi i tyre për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e ekonomisë reale, mbetet i domosdoshëm...(BUrimi: monitor.al)

16.11.2014...Vitin që vjen, qytetarët dhe biznesi do të paguajnë 45 miliardë lekë më shumë për buxhetin e shtetit. Rritja ambicioze me 2.7 pikë përqindjeje të PBB-së vetëm brenda një viti do të vijë nga politikat e reja fiskale, rritja ekonomike, lufta ndaj informalitetit dhe ndihmat nga Fondi Monetar dhe Banka Botërore. Ja si ndahet torta e të ardhurave dhe ndikimet e saj në konsum dhe rritjen ekonomike...(Burimi: monitor.al)

16.11.2014...INTERVISTA. Selami XHEPA. Dy janë rreziqet kryesore që meritojnë të shtjellohen dhe të mbahen në konsideratë edhe për buxhetin 2015: Së pari, fakti që kontributi kryesor në rritjen e ekonomisë vjen nga konsumi, i cili zë gati 70% të PBB-së dhe çdo tkurrje e konsumit, do të kishte një efekt shumë negativ në rritjen ekonomike. Së dyti janë rreziqet e arritjes të vetë objektivit të rritjes ekonomike, për shkak të faktorëve të tjerë, qoftë endogjenë apo ekzogjenë...(Burimi: monitor.al)

15.11.2014...Qeveria dhe opozita janë përfshirë nga debatet se viti i ardhshëm do të jetë apo jo më i vështirë për shqiptarët duke iu referuar paketës së re fiskale. Duke iu referuar kësaj pakete gjatë vitit të ardhshëm të ardhurat nga pagat e qytetarëve shqiptarë nuk do të preken nga rrija e taksave...(Burimi: scan-tv.com)

15.11.2014...Gjatë këtij viti, në Kosovë kanë hyrë 2 mijë e 400 tonelata duhan. Mesatarja e importit të duhanit që hyn në Kosovë për një vit, është rreth 3 mijë e 500 tonelata. Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit, për konsum të duhanit...(Burimi: zeri.info)

14.11.2014...Prodhuesit dhe eksportuesit e bimëve medicinale kërkojnë nga qeveria rishikimin e tatimi-fitimit, duke argumentuar se taksimi në masën 15 për qind rëndon këtë industri. Kjo kërkesë u bë nga përfaqësuesit e këtij sektori...(Burimi: shekulli.com.al)

13.11.2014...Evazioni fiskal nga kompanitë e karburanteve në sektorin e hidrokarbureve ka rritur ankesat jo vetëm nga qytetarët por edhe nga vetë administrata tatimore, e cila ka ndryshuar edhe protokollin në inspektimin e tyre...(Burimi: shekulli.com.al)

12.11.2014...Asnjë qindarkë nuk është parashikuar në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2015 për detyrimet e pashlyera të bashkive e komunave në vite ndaj bizneseve që kanë kryer punime infrastrukturore e të tjera. Kjo u pranua dje nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë diskutimit në parim të projektbuxhetit 2015 në Komisionin e Ekonomisë të Kuvendit të Shqipërisë...(Burimi: standard.al)

11.11.2014...Pjesë e paketës fiskale të sapoprezantuar nga qeveria për vitin e ardhshëm është edhe rritja e tatimit për të ardhurat nga depozitat. Aktualisht, të ardhurat nga interesi i depozitave tatohen me 10%, ndërsa pritet që nga 1 janari të tatohen në burim me 15%. Kjo rritje nuk është 5%, sikurse duket në vështrim të parë, por 50%...(Burimi: standard.al)

10.11.2014...Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri mbajti sot konferencën për shtyp me çrast informoi për realizimin e Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2014, me vlerë të përgjithshme prej 11.690 denarësh...(Burimi: zhurnal.mk)

09.11.2014...Paketa fiskale, e përgatitur nga qeveria dhe e prezantuar tashmë edhe në Kuvend, planifikon që një numër shumë i vogël biznesesh në Shqipëri do të përfitojnë ulje taksash për vitin e ardhshëm, ndërkohë që shumica e tyre, si dhe qytetarët e thjeshtë, do të kenë një rritje të barrës së taksave në masën 112 milionë euro. Kjo del qartë nga paketa e projektligjeve fiskale dhe relacioneve përkatëse të lidhura me buxhetin e vitit 2015...(Burimi: standard.al)

08.11.2014...Banka e Shqipërisë publikon rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për periudhën korrik-shtator 2014. Qytetarët vijojnë të kërkojnë kredi kryesisht për shtëpi dhe konsum. Standardet e kredisë mbetën të pandryshuara për bizneset dhe u lehtësuan për individët në tremujorin e tretë të vitit, bazuar në informacionin e marrë nga vrojtimi i aktivitetit kreditues, njoftoi dje Banka e Shqipërisë...(Burimi: standard.al)

08.11.2014...Që të arrijë në standardet normale në infrastrukturë, Shqipërisë i duhen të paktën edhe rreth 2.5 miliardë euro investime. Kjo shumë është analizuar si e tillë për të ndërtuar një port të ri në Shëngjin, Rrugën e Arbrit, Korridorin Blu nga Velipoja në Butrint, një aeroport të ri ndërkombëtar në Sarandë dhe linjat hekurudhore Tiranë-Durrës, Durrës-Vlorë dhe Durrës-Hani i Hotit...(Burimi: monitor.al)

08.11.2014...Buxheti vendor i vitit 2015 është buxheti i tranzicionit nga ndarja aktuale administrativo-territoriale në implementimin e reformës së re. Kështu ky buxhet do të jetë i ndarë në dy faza, faza e parë para ndarjes së re administrative, që përkon para zgjedhjeve lokale dhe faza e dytë, pas zgjedhjeve, kohë kur bëhët efektive kjo ndarje...(Burimi: scan-tv.com)

07.11.2014...Ministri në detyrë i Financave Besim Beqaj ka pritur sot në takim Ryo Nakamura, drejtor për Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, me të cilin ka biseduar lidhur me mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve. Gjatë takimit Ministri Beqaj, posaçërisht është ndalur rreth stabilitetit dhe qëndrueshmërisë makrofiskale, duke folur për ndikimin negativ të situatës aktuale politike në zhvillimin ekonomik të vendit dhe angazhimin konkret në vazhdimin e zbatimin të reformave në ekonomi...(Burimi: zhurnal.mk)

07.11.2014...Rritja e taksës së qarkullimit e parashikuar në Paketën Fiskale për vitin 2015 është parë si mënyra më e lehtë për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit, me argumentin edhe të mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së sigurisë rrugore...(Burimi: scan-tv.com)

06.11.2014...Rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe punësimin; Uljen e rreziqeve të rritjes, ku hyn niveli i borxhit publik dhe masat për sektorin e energjisë elektrike; mbështetjen e reformave të pensioneve, të energjisë, administrativo-territoriale dhe mbrojtjen sociale...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.11.2014...Mosrealizimi në kohë i investimeve publike, pagesat për vendimet e Strasburgut, përkeqësimi i borxhit publik, mosmbledhja e të ardhurave tatimore, janë disa nga rreziqet e mundshme të parashikuara nga qeveria për zbatimin e buxhetit të planifikuar...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.11.2014...Totali i të ardhurave buxhetore për vitin 2015 është parashikuar në nivelin rreth 414.4 miliardë LEK ose rreth 27.8% e PBB, me një rritje në terma nominalë prej 49.7 miliard LEK krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2014, sipas variantit përfundimtar të buxhetit 2015...(Burimi: monitor.al)

05.11.2014...Pensionet do të rriten dy herë gjatë vitit 2015. Për kryefamiljarët do të ketë kompensim të plotë të energjisë elektrike për heqjen e fashës 300 kw/muaj, në janar 2015, ndërsa për të gjithë pensionistët, në korrik 2015, si çdo vit, do të zbatohet një rritje e pensioneve e barabartë me inflacionin vjetor (aktualisht 1.5-2%)...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.11.2014...Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2015 në Konferencën e Kryetarëve. Cani ka theksuar se ky buxhet parashikon uljen e borxhit dhe nxitjen e ekonomisë. Pas vitit 2017, tha ministri pritet që ekonomia të përshpejtohet dhe të rritet me ritme më të larta se 4-5% në vit, duke shtuar se institucionet ndërkombëtare e kanë vlerësuar pozitivisht rritjen ekonomike të vendit...(Burimi: monitor.al)

04.11.2014...Nga janari e deri në shtator nga Maqedonia janë eksportuar mallra në vlerë prej 3.694.254.000 dollarë amerikanë, ndërsa janë importuar mallra, vlera e të cilave paraqet 5.418.869.000 dolarë amerikanë. Sipas të dhënave që sot i kumtoi Enti shtetëor për statistikë, mbulimi i eksportit me import është 68,2 për qind, ndërsa deficiti tregtar në këtë periudhë paraqet 1.724.615.000 dollarë amerikanë...(Burimi: zhurnal.mk)

04.11.2014...Ndaj Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës(ATK), presioni ka filluar pasi që këto dy institucione janë larg arritjes së objektivit që ministria e financave u kishte kërkuar. Dogana e Kosovës është larg objektivit rreth 235 milion, kurse ATK-ja diku rreth 10%. Në vazhdim komunikata për media e ministrisë së financave...(Burimi: zeri.info)

04.11.2014...Nga janari e deri në shtator nga Maqedonia janë eksportuar mallra në vlerë prej 3.694.254.000 dollarë amerikanë, ndërsa janë importuar mallra, vlera e të cilave paraqet 5.418.869.000 dolarë amerikanë. Sipas të dhënave që sot i kumtoi Enti shtetëor për statistikë, mbulimi i eksportit me import është 68,2 për qind, ndërsa deficiti tregtar në këtë periudhë paraqet 1.724.615.000 dollarë amerikanë...(Burimi: zhurnal.mk)

04.11.2014...Komuniteti i biznesit kërkon të jetë më shumë i pranishëm në politikat vendimmarrëse të qeverisë. Edhe pse qeveria kishte premtuar një frymë të re bashkëpunimi me sipërmarrjen, tashmë e ka dërguar në Kuvend paketën fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe komuniteti I biznesit nuk është njohur akoma me këtë draft...(Burimi: scan-tv.com)

04.11.2014...Ulen interesat e kredive, për individët në 11.19 %, për bizneset në 7.82 %, por janë lehtësuar edhe kushtet dhe interesat e kredisë për bizneset. Konkluzioni i Bankës së Shqipërisë vjen pas analizës së ecurisë së intersave të aplikuara për kredinë e re në lekë të cilat kanë rënë në muajt korrik-gusht 2014...(Burimi: monitor.al)

03.11.2014...Rritja e pagave edhe për 25 për qind nga janari i vitit 2015 është mision i pamundur për Qeverinë e Kosovës. Një rritje e tillë nuk është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2015, vetëm se e ka përmendur kryeministri Hashim Thaçi, por jo edhe ministri i Financave, Besim Beqaj me rastin e prezantimit të projektbuxhetit...(Burimi:telegrafi.com)

02.11.2014...Masë e përkohshme-ndalesë për kryerjen e veprimtarisë dhe gjoba në para për personin juridik dhe për personin përgjegjës, janë pjesë e sanksioneve me të cilat do të përballen firmat të cilat nuk sollën aparate fiskale me GPRS pajisje në Maqedoni...(Burimi: zeri.info)

02.11.2014...Sipas të gjithë skenarëve, borxhi publik në vitin 2018 nuk do të jetë më i ulët se 72% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), por nëse kriza energjetike vijon të ndikojë arkën e shtetit njësoj si tani, atëherë niveli i detyrimeve do të kalojë 84% e PBB-së. Parandalimi i një krize akute nga borxhi i lartë vështirësohet në kushtet e Shqipërisë, për shkak se mbulesa fiskale është gërryer tashmë...(Burimi: monitor.al)

01.11.2014...Normat më të larta të fitimit të VIP-ave luhaten në 20-30%, ku kryesojnë si zakonisht disa kompani telekomunikacioni, disa kompani shtetërore, si Autoriteti Portal i Durrësit apo Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe KESH, sipërmarrjet e call center, që po rriten me shpejtësi, por akoma edhe disa kompani ndërtimi, me gjithë krizën e sektorit...(Burimi: monitor.al)

01.11.2014...Në një kohë që Ministria e Financave thuajse është në fund të hartimit të draftit të paketës fiskale, që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, biznesi akoma nuk është njohur me të. Komuniteti i biznesit të huaj që aderon pranë Dhomës Britanike të Tregtisë, por dhe asaj Amerikane, është shprehur për median se diskutimi për ndryshimet ligjore që do të përfshihen në paketën fiskale kanë qenë sporadike dhe se ata nuk janë konsultuar me qeverinë për këtë çështje...(Burimi: standard.al)

01.11.2014...Në datat 27-29 tetor 2014, në Berlin të Gjermanisë u zhvillua Takimi i 7-të i Global Forum (GF) mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e Informacionit për Çështjet e Taksave, sipas burimeve zyrtare nga financat. Ministria e Financave u përfaqësua në këtë takim në nivel ministror, nga kreu i saj, z.Shkëlqim Cani...(Burimi: monitor.al)

01.11.2014...Rritja e çmimeve gjatë ditëve të para të tetorit ka ndodhur, por është i vështirë identifikimi i hallkave, për shkak se firmat e mëdha duhet të raportojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ndryshimet në çmime përpara aplikimit. Fakti që është paguar gjithë barra fiskale e kalon rritjen në favor të shitësve të shumicës, pasi shitësit me shumicë e ndryshojnë ofertën në treg, duke e zhvendosur rritjen e çmimeve para hyrjes në fuqi të akcizës...(Burimi: monitor.al)

TETOR

31.10.2014...e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri. Buxheti 2015 parashikohet të ketë një rritje ekonomike prej 3%, ndërsa 2 vitet në vijim do të kenë një rritje prej 4.5%, kurse borxhi synohet të reduktohet nga 70,9% që është aktualisht në 70,6% gjatë vitit 2015...(Burimi: gazeta-shqip.com)

31.10.2014...Inflacioni në 18 vendet që përdorin euron u rrit lehtë gjatë tetorit, tregoi vlerësimi i parë i zyrës europiane të statistikave. Ky raport ka ofruar një farë shprese për politikëbërësit se deflacioni i çmimeve mund të shmanget. Eurostat deklaroi se çmimet konsumatore në zonën euro u rritën me 0.4 për qind në tetor, në linjë edhe me parashikimet e analistëve. ..(Burimi: telegrafi.com)

31.10.2014...Interesat e kredive në lekë gjatë këtij viti po bien ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja për muajin Shtator ishte 8.5%, ndërkohë që në të njëtën periudhë të një viti më parë kishte qënë 10.1%. ..(Burimi: scan-tv.com)

31.10.2014...Edhe pse ende nuk ka një draft përfundimtar për paketën fiskale 2015,sipas të dhënave paraprake, viti i ardhshëm do të jetë me i vështirë për financat e qytetarëve. Pra viti 2015-të do të vijë sërish me një sistem të ri taksash, i cili këtë radhë do të prekë më shumë qytetarët...(Burimi: scan-tv.com)

30.10.2014...Ministrat e financave dhe drejtorët e tatimeve nga 51 vende të botës nënshkruan një marrëveshje për shkëmbim automatik të informacioneve fiskale, në një përpjekje për ti dhënë fund evazionit fiskal në nivel global...(Burimi: scan-tv.com)

30.10.2014...Bashkimi Evropian ka lançuar dje projektin e binjakëzimit mbi Zbatimin e një Menaxhimi Financiar modern, Sistemit të Kontrollit dhe Inspektimit Financiar Publik në Shqipëri. Sipas njoftimit të delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë BE ka investuar 2.5 milionë në menaxhimin e financave publike të Shqipërisë. Ministria e Financës e Austrisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financës e Francës do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Financave të Shqipërisë, me mbështetjen e ekspertizës edhe nga Holanda dhe shtete të tjera anëtare...(Burimi: monitor.al)

29.11.2014...Paketa fiskale 2015, Gjokutaj: Politika e re fiskale ndikon në një strukturim më të mirë të tregut...Burimi:sot.com.al)

29.10.2014...Maqedonia vazhdon të qëndrojë mes vendeve me rezultatet më të mira në nivel global, në fushën e reformave për lehtësirat e biznesit, tregon raporti më i ri i Bankës Botërore Doing Bussines 2015. Maqedonia, në këtë raport, renditet e 30-ta, duke shënuar një ngritje prej 1 pozite...(Burimi: zhurnal.mk)

29.10.2014...OPINION. Arben MALAJ. Kredidhenia e ngurtesuar, fitimet e bankave ne rritje?! ...do te duhet te pranojme se ne ritmet e rritjes se fitimeve ne vitin 2014 kane influencuar shume pak faktore te drejtperdrejte te suksesit te vete bankave te nivelit te dyte. Kerkohet nje analize me e thelluar per te identifikuar faktoret e qendrueshem ne normat e fitimit te bankave...(Burimi: panorama.com.al)

29.10.2014...Rënia e vlerës së shtuar bruto në tremujorin e dytë 2014 me 0.6% kapi shumëkënd në surprizë, teksa Banka e Shqipërisë kishte deklaruar se sinjalet ishin të dukshme se ekonomia po gjallërohej. Sipas INSTAT-it, ishin tre sektorë që ndikuan në këtë performancë: ndërtimi, transport dhe industria, përkatësisht me minus 2.79%, 0.73% dhe 0.2%...(Burimi: standard.al)

29.10.2014...Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm përsa i përket klimës të të bërit biznes. Banka Botërore ka publikuar raportin Doing Business 2015 dhe Shqipëria renditet në vendin e 68 nga 189 shtete, duke rikuperuar 40 pozicione krahasuar me një vit më parë...(Burimi: scan-tv.com)

29.10.2014...Kosova ngritët në vendin e 75 në Raportin e Bankës Botërore (BB), sa i përket të bërit biznes. Kjo shënon një ngritje prej 51 vende që nga viti 2012, kur Kosova ishte në vendin 126. Ndërsa, një ngritje prej 11 vendesh nga viti 2014, kur Kosova ishte në vendin e 86, pa rishikim të fundit...(Burimi: zeri.info)

28.10.2014...Nga muaji janar i vitit 2015 rritet vkera e rrogës minimale në Maqedoni. Qeveria planifikon edhe ndryshime ligjore me të cilat rriten gjobat për punëdhënësit të cilët nuk do të paguajnë rrogë minimale, si mekanizëm mbrojtës për realizimin e të drejtave të punëtorëve..(Burimi: zhurnal.mk)

28.10.2014...Nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milion euro të mbledhura. Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak tregon rritje prej afër 30 milion euro, shkruhet në një komunikatë për medie të këtij institucioni, pasi që vitin e kaluar Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milion euro...(Burimi: zeri.info)

28.10.2014...Rënia e vlerës së shtuar bruto në tremujorin e dytë 2014 me 0.6% kapi shumëkënd në surprizë, teksa Banka e Shqipërisë kishte deklaruar se sinjalet ishin të dukshme se ekonomia po gjallërohej. Sipas INSTAT ishin tre sektorë që ndikuan në këtë performancë: ndërtimi, transport dhe industria, përkatësisht me minus 2.79%, 0.73% dhe 0.2%. Po cilët kanë qenë faktorët që kanë ndikuar në këtë performancë. Monitor.al ka hulumtuar këtë tendencë, nisur nga metodologjia sipas të cilës INSTAT llogarit vlerën e shtuar bruto tremujore (sipas metodës indirekte së prodhimit)...(Burimi: monitor.al)

27.10.2014...Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2014 kapën vlerën 8,585 milionë lekë, ose 45.21% më shumë se në periudhën janar-shtator 2013, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare...(Burimi: monitor.al)

27.10.2014...Ministria e Financave përgatisin nisëm për të realizuar kartën e tatimpaguesit, ose siç do të njihet ndryshe karta e të drejtave dhe detyrimeve të tatimpaguesve. Hartuesi i kësaj iniciative Artur Papajani, për gazetën Shekulli u shpreh se kjo kartë është në fakt një deklaratë, në të cilën paraqiten të drejtat, por edhe detyrimet e tatimpaguesve...(Burimi: monitor.al)

26.10.2014...Zviceranët do të vendosin me referendum çka të bëhet me arin e shtetit. Në fund të nëntorit do të mbahet referendumi zviceran, ku do të deklarohen qytetarët për fatin e arit nacional të vendit, që duhet të jetë bazë e sistemit financiar...(Burimi: zeri.info)

25.10.2014...INTERVISTA. Nadem ILAHI. Kërkesa e FMN-së është që barra fiskale e humbjeve të energjisë duhet të reduktohet me kalimin e kohës, për shkak se nëse nuk ndodh kjo, atëherë taksapaguesit do të duhet të paguajnë për këtë. Atëherë do të duhet të rrisnin taksat në të ardhmen. Në pikëpamjen tonë, kjo do të krijonte një përhapje të problemit nga një sektor te sektorë të tjerë, të cilët sot po ecin mirë...(Burimi: monitor.al)

25.10.2014...Qeveria vendos si afat datën 1 nëntor 2014 për dorëzimin e faturave tatimore për fermerët që përfitojnë nga skema e subvencionit. Kjo u komunikua në një ndryshim të udhëzimit Për procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të firmosur nga ministrat Cani dhe Panariti...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.10.2014...Një çerek shekulli pas rënies së Komunizmit, progresi drejt mbylljes së hendekut në të ardhurat mes Evropës Lindore dhe Perëndimore ka mbetur në vend numëro, dhe në disa raste po ecën në drejtim të kundërt me rrymën, deklaroi të premten FMN...(Burimi: monitor.al)

23.10.2014...OPINION. Jorida TABAKU. Kredite, bankat dhe qeveria...atehere pse ndodhemi ne kete situate. Shqiptaret jane me te prire per te marre hua informale, sepse kredite qe ofrojne institucionet financiare jane shume larg mundesise qe xhepat e qytetareve dhe bizneseve mund te perballojne...(Burimi: panorama.com.al)

23.10.2014...Ekonomia shqiptare është e qëndrueshme. Ky ka qenë konkluzioni që ka nxjerrë agjencia financiare Moodys në analizën e saj vjetore. Në atë raport janë listuar disa nga problemet që paraqet ekonomia e vendit, ku mes të tjerash deklaron se situata për vendin tonë vlerësohet me B1 të qëndrueshme...(Burimi: shekulli.com.al)

22.10.2014... Në prag të paraqitjes së paketës fiskale, që duket se do të shoqërojë buxhetin e shtetit për vitin 2015, biznesi ka dërguar paraprakisht kërkesat e veta tek Ministria e Financave. Kështu, Konfindustria ka bërë gati tetë pika me kërkesa konkrete lidhur me paketën fiskale shoqëruese të PB 2015...(Burimi: standard.al)

21.10.2014...Ministria e Financave duket se po shkon drejt një taksimi të sheshtë të ri, por që nuk prek të ardhurat nga pagat e të punësuarve. Fjala është për një nivelim të mundshëm të taksimit për të ardhura të tjera, duke filluar nga ato që merren prej depozitave bankare...(Burimi:shqiptarja.com)

20.10.2014...Teksa në nëntor 2015 maturohet eurbondi me afat 5 vjeçar, prej 300 milionë eurosh që Shqipëria ka marrë në vitin 2010, financat kanë filluar punën për emetimin e eurobondit të ri, i cili do të mundësonte shlyerjen e eurobondit të maturuar, apo dhe do të siguronte para shtesë për investimet...(Burimi: monitor.al)

19.10.2014...Sipas Gjokutajt te AL-Tax Center, duhet të përfshihen në reformim tatimi mbi të ardhurat individuale, tatimi mbi dividendin, tatimi mbi të drejtën e autorit, si dhe tatimet e tjera që lidhen me kapitalet (tatimi mbi qiranë, tatimi mbi ndërtesat, tatimi mbi kalimin e pasurisë së paluajtshme) dhe vlerën e punës. Nëse pesha e këtyre tatimeve do të merrte një tjetër dimension në objektivat e buxhetit do të ishte një lajmëtare e rritjes cilësore të kapaciteteve të administrimit...(Burimi: monitor.al)

19.10.2014...Në kulmin e diskutimeve për ndryshimin me tendencë rritje të disa taksave dhe tatimeve në vitin 2015, ekspertët dhe shoqatat e biznesit mendojnë se, ndryshimet nuk duhet të prekin taksat e drejtpërdrejta si tatimfitimi, sigurimet shoqërore dhe tatimet në paga. Historia e ka treguar se, pavarësisht nivelit të lartë, tatimet e tërthorta si TVSH, akciza, sigurojnë pjesën dërrmuese të të ardhurave në buxhet. Banka Botërore zbardh evazionin fiskal dhe sugjeron hapësirat për politika të reja tatimore...(Burimi: monitor.al)

19.10.2014...INTERVISTA. Nikolin JAKA/ Dhoma e Tregtise Tirane...Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, thotë se barra e rëndë fiskale dëmton biznesin, dëmton konkurrencën e ndershme, rrit mundësinë për evazion dhe nuk kontribuon në rritjen e të ardhurave nga taksat në proporcion me rritjen e tyre. Ai thotë se, nga ana qeverisë, duhet të kuptohet se është e nevojshme asistenca e FMN-së, por teoria e rritjes së taksave në kohë krize nuk jep produkt...(Burimi: monitor.al)

18.10.2014...Performanca buxhetore nuk ishte mbresëlënëse as në muajin Shtator. Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të ardhurat ishin lehtësisht mbi nivelin e programuar, kryesisht falë tatimit mbi vlerën e shtuar, pothuajse e vetmja kolonë që po mban në këmbë planifikimin buxhetor...(Burimi: scan-tv.com)

18.10.2014...Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, sot president i Institutit për Politika Publike e Mirëqeverisje, thotë për televizionin Scan se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve nuk janë në nivelet e pritshme dhe në këtë aspekt nuk mund të konsiderohet partner kryesor për Shqipërinë. Tensionimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë vjen vetëm pak javë pas konferencës së Berlinit, në të cilën u premtua një paketë financiare mbështetëse për rajonin...(Burimi: zeri.info)

17.10.2014...Kryeqytetasit janë të vetmit, që kanë arritur të shtojnë kursimet e tyre në banka në gjashtë muajt e pare të këtij viti, sipas statistikave të detajuara të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Pak janë rritur depozitat edhe në Fier, ndërsa pothuajse të gjithë qytetet e tjera kanë parë një tkurrje të kursimeve në banka...(BUrimi: monitor.al)

17.10.2014...OPINION. Ervin BUSHATI. Buxheti 2013, shpërbërje fiskale, pastaj lajthitje elektorale. Ajo që sot ne si pjesëtarë të kësaj shoqërie duhet të kuptojmë është se ciklet politike dhe ekonomike paraprijnë në mënyrë të ndërsjellë njëra-tjetrën disa herë duke na dhënë një kohë periudhë disavjetore, ndërsa disa herë na lënë me kohë të pamjaftueshme për të reaguar si duhet...(Burimi: balkanweb.com)

17.10.2014...Standart&Poors njoftoi së fundi për kalimin e Shqipërisë nga vlerësimi Stabël në pozitivë mbështetur kryesisht në rritjen e angazhimeve të Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe veçanërisht sistemin ligjor pasi Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat në qershor të këtij viti...(Burimi: monitor.al)

17.10.2014...Hartohet strategjia kombëtare për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë në vend për vitet 2014- 2020. Në të përfshihen thjeshtimet administrative, reformat tatimore si edhe qeverisja elektronike. Në thjeshtimet administrative Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka rolin që regjistrimi në QKR bëhet brenda një ditë pune dhe me një kosto minimale prej 100 lekësh ose (0.81 euro). Regjistrimi me një sportel të vetëm do të ofrohet në 32 zyra në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim thjeshtimin në maksimum të procedurës së regjistrimit...(Burimi: shekulli.com.al)

16.10.2014...Nëse nuk do të arrihet të miratohet buxheti i vitit të ardhshëm sipas afateve të parapara, do të rrezikohen afër 200 mijë qytetarë të mbesin pa të ardhura. Kjo, sepse Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të marrë vendime pa miratim të Kuvendit për ekzekutim të buxhetit. Zyrtarët e Ministrisë së Financave kanë pranuar se qeveria mund të ekzekutojë pagesa vetëm dy muajt e parë të vitit të ardhshëm, shkruan Kosova Sot...(Burimi: telegrafi.com)

16.10.2014...Në datën 30 Shtator 2014, përfundoi me sukses blerja e veprimtarisë bankare me pakicë të Citibank nga Grupi Alpha Bank. Operacionet bankare të blera përfshijnë njësinë e Citi-t për drejtimin e pasurisë aktive të klientëve nën drejtim prej 2 miliardë Euro, (përfshirë 900 milionë euro depozita) dhe huatë neto prej 400 milionë Euro kryesisht kredi në karta kredie...(Burimi: shqiptarja.com)

16.10.2014...Bizneset dhe konsumatorët shfaqin besim tek ekonomia. Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3.7 pikë në tremujorin e tretë të vitit 2014, njoftoi INSTAT-i. Zhvillimet pozitive u përcaktuan nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe nga rritja e besimit të konsumatorëve gjatë tremujorit të tretë. Nga ana tjetër, rënia e besimit në sektorin e tregtisë dha një kontribut negativ te ky tregues...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.10.2014...Sforcoja e bërë në fund të vitit të kaluar nga qeveria e re, e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, bëri që në përgjithësi detyrat e Buxhetit të Shtetit të vitit të kaluar të realizoheshin. Sipas raportit, të paraqitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, lidhur me zbatimin e Buxhetit 2013, të ardhurat e përgjithshme rezultuan sa 24.1% të PBBsë, kundrejt kundrejt 24% të planifikuara, duke reflektuar një tejkalim të lehtë prej 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por duke mbetur në një nivel gati san ë vitin 2010...(Burimi:shqiptarja.com)

15.10.2014...Ekonomia edhe më tej po rikuperoht me tempo solide, në një pjesë e mbështetur edhe përmes aktivitetit kreditor të bankave vendore. Rikuperimi ekonomik po zhvillohet në mungesë të presioneve të çmimve. Lëvizjet e këtilla udhëzojnë në ambient adekuat për rikuperim të qëndrueshëm të sektorit privat, me ç'rast sërish u vlerësua se mbështetja deritanishme e ekonomisë vendore përmes masave të ndërmarra të politikës monetare është e mjaftueshme. Dalja nga zona e politkës së riadaptuar monetare në periudhëne ardhshme do të varet nga ndryshimet në pozicionin e jashtëm të ekonomisë dhe efekteve ndaj rezervave devizore", qëndron në kumtesën e BPRM-së...(Burimi: zhurnal.mk)

14.10.2014...Në strategjinë e tyre për të ulur peshën e borxhit afatshkurtër, financat ia kanë dalë të bëjnë hapa parë në pjesën e parë të këtij viti. Sipas tabelave të publikuara nga Ministria e Financave, pjesa përbërëse e bonove të thesarit në totalin e borxhit të brendshëm është ulur nga 47.19% në fund të vitit 2013 në nivelin prej 47.14% në muajin qershor 2014, ndërkohë që instrumentat financiare me afat të gjatë maturimi kanë mbetur thuajse në të njëjtat nivele...(Burimi: monitor.al)

13.10.2014...Zbatimi i sistemit të ri të riskut, rimbursimit të TVSH-së si dhe çmimet e referencës për qiratë janë pjesë e sugjerimeve që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do i drejtojë ministrinë e Financave. Paketa fiskale që ky institucion ka përgatitur pritet të kalojë nën shqyrtim nga ministria e Financave në datën 22 tetor dhe më pas do të bëhet me dije nëse sugjerimet do të bëhen vendime ose jo...(Burimi: shekulli.com.al)

13.10.2014...Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) jep kontributin e saj për forcimin e sektorit financiar shqiptar, duke zgjeruar kredinë e parë sindikale në vend. Financimi do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lokale. 6 milion euro i akordohen Fondit Besa, një huadhënës jo-bankar, në mbështetje të zhvillimit lokal të sektorit privat. Financimi është një transaksion historik, sikurse citohet, e për më tepër është kredia e parë e BERZH-it, në sektorin financiar të Shqipërisë...(Burimi: monitor.al)

13.10.2014...Ministria e Financave (MF), ka siguruar mjete të nevojshme për pagesën e pagave për tre muajt e mbetur të këtij viti. Këshilltari i ministrit të Financave, Besim Beqaj, Gëzim Baxhaku, ka thënë për Radio Kosovën se problemet serioze në ekzekutimin e pagave do të paraqiten nga muaji mars i vitit të ardhshëm, nëse deri atëherë nuk formohen institucionet e vendit...(Burimi: telegrafi.com)

12.10.2014...Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit thellon edhe më shumë skandalin e abuzimeve financiare, por edhe të administrimit në Bankën Qendrore. Kontrolli është kryer menjëherë pas publikimit me vjedhjen e thesarit. Raporti nuk i kushton asnjë paragraf skandalit të vjedhjes, përveç rekomandimit që inventarizimi fizik i arkës stok të kryhet vit për vit. Por edhe pse e shmang këtë çështje ai konstaton një sërë parregullsish në fusha të tjera. Sipas raportit, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë prokuroi 18 milionë dollarë tendera. Por vetëm 18 për qind e tyre kanë qenë me prokurim të hapur dhe konkurrues. Të tjerët ose kanë qenë me pjesëmarrje të kufizuar ose me prokurim të drejtpërdrejtë, ku drejtuesit e bankës kanë zgjedhur vetë kompaninë private dhe po kështu kanë negociuar po vetë çmimin...(Burimi: standard.al)

11.10.2014...Edhe pse akoma nuk është përfunduar drafti i paketës fiskale që do ti paraqitet Kuvendit për vitin e ardhshëm, një gjë është e pashmangshme, rritja e taksave. Ministria e Financave, e këshilluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pritet ti propozojë biznesit, Qeverisë dhe Kuvendit, ndryshime në disa taksa dhe procedura administrative. Sipas burimeve nga ky dikaster, sipas parashikimeve të deritanishme, nga ndryshimi i këtyre taksave, efekti në buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 10 miliardë lekë...(Burimi: scan-tv.com)

11.10.2014...Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i propozon Ministrisë së Financave vendosjen e çmimeve të referencës për qiratë e pronave të patundshme. Këtë e deklaroi dje, drejtorja e përgjithshme e këtij institucioni, Brisida Shehaj. Në një bisedë informale me gazetarët, Shehaj renditi arritjet dhe konkluzionet e analizës së punës së Administratës Tatimore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.10.2014...Standard & Poors ngre vlerësimin për Shqipërinë nga e qëndrueshme në pozitive. Standard & Poors deklaroi dje, sipas Wall Street Journal, se beson se Shqipëria do të ulë deficitin e saj me 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2017. Standard & Poors në njoftimin e vet përmend gjithashtu përpjekjet e reformës strukturore të Shqipërisë, duke përfshirë forcimin e të drejtave pronësore dhe sundimin e ligjit, si arsye për të përmirësuar vlerësimin...(Burimi: gazeta-shqip.com)

10.10.2014...INTERVISTA. Shkelqim CANI. Nga Uashingtoni, ku ministri i financave Shkëlqim Cani po zhvillon aktualisht takime me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore, flet në një intervistë të posaçme për Monitor.al lidhur me çështjet kryesore që po diskutohen. Tre janë pikat kryesore të diskutimit sipas tij, paketa fiskale, energjia dhe buxheti, ku pika më e nxehtë mbetet energjia...(Burimi: monitor.al)

09.10.2014...AL-Tax...Krahasimi i Kapitullit 16 per taksimin te Progres raportit te vitit 2014 me vitin 2013...(Burimi: scribd.com)

09.10.2014...Sistemi bankar regjistroi për 8 muajt e këtij viti një fitim rekord prej 7.1 miliardë lekësh. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, gjatë muajit Gusht, fitimi i bankave u rrit më tej nga vlera 5.7 miliardë lekë e 7-mujorit...(Burimi: scan-tv.com)

08.10.2014...AL-Tax...Kapitulli 16. Progres Raporti i KE per Shqiperine, 2014...(Burimi: scribd.com)

08.10.2014...Rritja ekonomike për Shqipërinë do të vazhdojë të mbetet sipas parashikimit në masën e 2.1 për qind. Kjo masë e rritjes ekonomike u bë e ditur nga raporti që Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi dje për zhvillimin ekonomik jo vetëm në Shqipëri por edhe në nivel botëror. Në raportin e publikuar dje, FMN-ja ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e cila sipas këtij institucioni parashikohet të mbetet me 2.1 për qind...(Burimi: shekulli.com.al)

07.10.2014...Banka e Shqipërisë në deklaratën e detajuar te stabilitetit financiar, qe pritet te publikohet e plotë neser, për 6 mujorin e parë të vitit ka konkluduar se gjendja dhe ecuria e sistemit bankar dhe sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme. Sipas deklaratës se detajuar, qe Monitor e ka siguruar, vëllimi i aktivitetit të saj është zgjeruar dhe performanca financiare është përmirësuar...(Burimi: monitor.al)

07.10.2014...Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto, ekonomia në tremujorin e dytë të vitit 2014 vlerësohet më poshtë kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2013. Kontributin kryesor në rënien e treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto e kanë dhënë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë për qind, transporti me -0,73 pikë për qind dhe industria me -0,20 pikë për qind...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.10.2014...INTERVISTE. Aurela GJOKUTAJ. Aurela GJOKUTAJ, Drejtore e Qendrës AL-Tax, bën një analizë të sistemit aktual fiskal, duke dhënë edhe sugjerimet së çfarë taksash dhe tatimesh duhet të ndryshojnë vitin që vjen. Sipas Gjokutajt, duhet të përfshihen në reformim tatimi mbi të ardhurat individuale, tatimi mbi dividendin, tatimi mbi të drejtën e autorit, si dhe tatimet e tjera që lidhen me kapitalet (tatimi mbi qiranë, tatimi mbi ndërtesat, tatimi mbi kalimin e pasurisë së paluajtshme) dhe vlerën e punës. Nëse pesha e këtyre tatimeve...(Burimi: monitor.al)

06.10.2014...OPINION. Arben MALAJ. Fondet e BE-se dhe (pa)aftesia jone...Historia e deritanishme me BE dhe me donatore te tjere eshte jo pozitive. Sfida jone mbetet rritja e aftesise per te thelluar integrimin rajonal, per te qartesuar e unifikuar projektet rajonale prioritare, per te rritur cilesine e projekteve kombetare...(Burimi: panorama.com.al)

06.10.2014...Ekonomia shqiptare ka pësuar një rënie prej 0.61% në 3-mujorin e dytë të këtij viti, sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (VSHB), krahasuar me një vit më parë. Ishte vetë Drejtori i INSTAT Gjergji Filipi i cili tha sot për mediat, se për këtë rënie kanë ndikuar sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika. Kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën "Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit", rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind"...(Burimi: shqiptarja.com)

06.10.2014...OPINION. Bardh SEJDARASI. AKCIZA E DUHANIT, ÇFARË VLEN TË KORRIGJOHET? dua të theksoj sërish efektin e mundshëm që ka rritja e taksës në zhvillimin e tregtisë së paligjshme. Është më se e qartë se tregtia e paligjshme nxitet nga një sërë faktorësh, përfshirë këtu edhe rritjen e tepruar të taksës. Megjithëse është e mundur të ruash nivele të larta tatimore, pa dëshmuar nivele të larta kontrabande në produkte të duhanit, taksa mbetet një shkak i rëndësishëm, rrjedhimisht, një faktor ndikues në lidhje me tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.10.2014...Duke marrë shkas nga përgatitjet për buxhetin e vitit financiar 2015, Konfindustria i kërkon qeverisë që rritja e nevojshme e të ardhurave në këtë buxhet të mbështetet në strategjinë e miradministrimit fiskal, dhe jo në rritjen e taksave dhe tatimeve për biznesin dhe qytetarët...(Burimi: standard.al)

05.10.2014...Për Dhomën Amerikane, rekomandimi ndaj qeverisë shqiptare, teksa kjo e fundit po përgatitet për paketën fiskale 2015 është i qartë: theksi të vihet te zgjerimi i bazës të taksapaguesve, jo duke rritur barrën mbi bazën ekzistuese të taksapaguesve (shiko nëndarjen Dhoma Amerikane kërkon rishikim dhe ulje të tatimfitimit). Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, pohon se rritja e taksave rrezikon që bizneset të zhvendosen drejt vendeve të rajonit që kanë taksa më të ulëta...(Burimi: monitor.al)

05.10.2014...Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se mosrealizimi i shpenzimeve kapitale do të ketë efekte negative afatgjata në ekonomi. Ardian Civici dhe Arben Malaj japin parashikimet e tyre dhe komentojne zhvilimet dhe efektet ne ekonomi...(Burimi: monitor.al)

05.10.2014...Banka e Shqipërisë (BSH) do të pësojë humbje nga depozitat në euro, për shkak të uljes poshtë zeros të normës së interesit nga Banka Qendrore Europiane (ECB). Fakti pranohet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, i cili në mbledhjen e fundit, vendosi të marrë masa paraprake...(Burimi: gazeta-sqip.com)

05.10.2014...Të gjithëve ne, në përditshmërinë tonë, na ndodh që të mos bëjmë shpenzimet e planifikuara për shumë arsye që ndonjëherë lidhen me pasigurinë që kemi në të ardhurat ose shpeshherë me cilësinë e produktit që na ofrohet. Kjo vlen edhe për qeveritë. Të paktën në këto katër vite, kur kriza ekonomike i ka shtrënguar rripin e financave deri në vrimën e fundit, shpenzimet, sidomos ato që lidhen me investimet, janë kthyer po aq makth sa edhe realizimi të ardhurave...(Burimi: monitor.al)

05.10.2014...Gjatë vitit 2013, Investimet e Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor ishin më të pakta se viti paraardhës. Kjo u shoqërua edhe me ulje të vendeve të punës (32%), projekteve (17%) dhe kapitalit të investuar. Sipas të dhënave të monitoruara nga fDi Markets, gjatë 2013-s krahasuar me një vit më parë, destinacionet më top për tërheqjen e tyre vazhdojnë të mbeten Serbia, Kroacia dhe BosnjëHercegovina. Metjithatë, Shqipëria, sipas të njëjtit burim, regjistroi në këtë periudhë ndryshimin më të madh të IHD-ve dhe rritje të ndjeshme të projekteve të reja ndërtimore, me 63%...(Burimi: standard.al)

05.10.2014...OPINION. Fatos ÇOÇOLI. Pse doganat japin 135 milionë euro më shumë? Urojmë që më në fund, patatet kosovare të mos kalben në magazinat doganore, si dhe domatet e specat të kalojnë lirisht këtej kufirit. Jo pak tregtarë e sipërmarrës kosovarë të thonë në Prizren e Gjilan se po të ndryshojë regjimi doganor, tregtia e ndërsjellë Shqipëri-Kosovë mund të rritet me një të tretën e saj brenda një viti...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.10.2014...Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, borxhi i jashtëm bruto në fund të korrikut, ka qenë 5 miliard e 721 milion euro Banka Shtetërore Maqedonase informoi për rritje të borxhit të jashtëm të shtetit për 500 milionë euro vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, duke shkuar në 5,7 miliardë euro ose 71.66 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (GDP). Sipas Bankës, ky borxh kryesisht është rritur nga kreditë dhe huamarrjet e realizuara nga ana e Qeverisë maqedonase...(Burimi: telegrafi.com)

04.10.2014...Gjatë 8 muajve të vitit 2014 u importuan 13.5 % më pak cigare, se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Importi i cigareve ka rënie të ndjeshme, krahasuar edhe me mesataren e 8-mujorit gjatë 5 viteve të fundit. Gjatë periudhës janar-gusht u importuan 1779 ton cigare. Kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar është importuar 13.5 % më pak, periudhë në të cilën u importuan 2,056 ton cigare...(Burimi: shqiptarja.com)

03.10.2014...Në 12 muaj dogana ka arkëtuar 18,9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shtatori ka qenë një muaj shumë i mirë dhe raportoj se janë mbledhur 13 miliardë e 595 milionë lekë. Tashmë ka një kod të ri doganor në punën tonë, që hyn në fuqi më 1 janar 2015. Janë bërë 126 kallëzime për 12 muaj, me një rritje 117%. Ndoshta duket shifër e ashpër, por ka të bëjë me biznese të pandershme që duan të ruajnë pozicionin e tyre në treg përmes pandershmërisë, pra korrupsion...(Burimi: shqiptarja.com)

03.10.2014...Investimet private i janë rikthyer rritjes gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për tetëmujorin importi i makinerive dhe pajisjeve kishte vlerën e 62.1 miliardë lekëve, në rritje me 8.2% kundrejt të njëtës periudhë të vitit të kaluar. Importi i makinerive dhe pajisjeve është treguesi kryesor i tërthortë për ecurinë e investimeve private në ekonomi. Rritja e tyre konfirmohet edhe nga përmirësimi i kredisë për investime dhënë biznesit...(Burimi: scan-tv.com)

03.10.2014...Sistemi bankar duket se po merr pak frymë muajt e fundit. Krahas rritjes së kredive, edhe depozitat kanë shënuar një ecuri pozitive në muajin gusht, duke shënuar rritje për të pestin muaj radhazi. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit gusht arriti në 962.3 miliardë lekë, me një rritje prej 0.5% në raport me një muaj më parë. Kjo shifër është e barabartë me gjithë masën e borxhit të shtetit shqiptar...(Burimi: standard.al)

02.10.2014...Borxhi i jashtëm bruto në 6 muajt e parë të vitit është 5.74 miliardë euro ose 71.66 për qind e Bruto Prodhimit Vendor. E dhëna e tillë jepet nga Banka Popullore, sipas së cilës, borxhi më i madh është ai i Qeverisë kundrejt institucioneve të huaja financiare (1.6 miliardë euro)...(Burimi: zhurnal.mk)

02.10.2014...Ndonëse vitet e fundit flukset hyrëse të investimeve kanë qenë pozitive, rënia, me sa duket, është shkaktuar, nga tërheqja e një pjese të investitorëve të huaj apo nga tërheqja e pjesshme e kapitaleve të tyre. Kështu, në fund të vitit 2013, stoku i investimeve të huaja kishte vlerën e 2.85 miliardë eurove, në rënie me 12.5% krahasuar me vitin 2012. Në strukturën e kapitalit të huaj, duket qartë se më shumë nga kriza është prekur më shumë sektori prodhues, duke filluar nga industria nxjerrëse, një ndër aktivitetet më tërheqëse të investimeve në vitet e fundit...(Burimi: standard.al)

01.10.2014...Në tremujorin e dytë 2014, shifra e afarizmit në volum në Industri (përfshi Industri Nxjerrëse dhe Përpunuese), është rritur 8,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2013, referoi INSTAT. Në këtë rritje ndikon aktiviteti Industri Nxjerrëse me 20,4 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, aktiviteti Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë paraqitet me rritje 9,8 %, ndërsa aktiviteti Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar me rënie 9,7 %...(Burimi: monitor.al)

01.10.2014... Investimet e huaja direkte në Maqedoni mbërrijnë vlerën 152 milionë euro, në 7 muajt e parë të vitit. Këtë fakt e tregojnë të dhënat e Bankës Popullore për periudhën 7-mujore të vitit 2014. Sipas tyre, vlerave e investimeve të huaja këtë vit shënon ulje me 2 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar...(Burimi: zhurnal.mk)

01.10.2014...Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për Planit Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 2020. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, Integrimi në ekonominë globale është një ndër pikat kyç të këtij program, ku përfshihet akordimi të një shifre prej 35 milion lekësh për përmirësimin e imazhit të vendit tonë, nëpërmjet konferencave të ndryshme të organizuara...(Burimi: monitor.al)

SHTATOR

30.09.2014...Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin gusht 2014, ku këto statistika tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin gusht 2014 prej 208,5 milionë euro krahasuar me deficitin prej 204,7 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2013. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti i mallrave në muajin gusht 2014 kishte vlerën 33 milionë euro, ndërsa importi 241.6 milionë euro, është një rritje prej (42.3 për qind) për eksport si dhe (6.0 për qind) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013...(Burimi: telegrafi.com)

30.09.2014...Sektorët kryesorë të ekonomisë kanë shënuar rritje të volumit të shifrës së afarizmit, në tremujorin e dytë 2014, të udhëhequra nga industria dhe shërbimet. Sipas INSTAT, Indeksi i volumit të shifrës së afarizmit, vlerësuar me çmime fikse (2010=100) arriti 115,7 % në tremujorin e dytë 2014...(Burimi: monitor.al)

29.09.2014...Në kohën që kredia për ekonominë prej më shumë se një viti po shënon rënie, ekspertët kërkojnë krijimin e një burse rajonale. Visar Malaj është një profesor nga Kosova, i cili hedh idenë për krijimin e një tregu aksionesh siç është bursa, mes Kosovës dhe Shqipërisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.09.2014...Në një aksion të përgjithshëm të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, të datës 26 Shtator, në të gjithë Shqipërinë, strukturat te specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave së bashku me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës kanë bërë të mundur zbulimin, kapjen dhe sekuestrimin e një sërë mallrash kontrabandë që hynin në Shqipëri, në Doganën e Kapshticës, Doganën e Kakavijës, Doganën e Tiranës dhe Doganën e Vlorës...(Burimi: standard.al)

27.09.2014...OPINION. Klodian MUÇO. A NA LEVERDIS EKONOMIKISHT INTEGRIMI NË BE...Për të pasur zhvillim ekonomik, i cili nuk është sinonim i pastër i rritjes ekonomike nga një anë nevojitet një analizë e mirëfilltë e konsumit të brendshëm për të orientuar investimet, nga ana tjetër duhet nxitur ato investime apo ata sipërmarrës të huaj që kërkojnë të krijojnë një raport afatgjatë me vendin tonë, duke bërë investime serioze dhe jo zgjedhje të momentit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

27.09.2014...Shqipëria do të marrë nga Komisioni Europian mbështetjen financiare prej 649.5 milionë eurosh për kryerjen e reformave dhe investimeve të nevojshme për anëtarësimin në BE. Brukseli nuk ka dhënë shumë para këtë radhë për infrastrukturën dhe energjetikën, por është fokusuar në asistencën për kryerjen e reformave...(Burimi: gazeta-shqip.com)

27.09.2014...OPINION. Flir MOSHO. Buxheti suplementar: Si ta lexojmë? pavarësisht rritjes së të ardhurave buxhetore qeveria parashikon të rrisë borxhin e brendshëm me 4.4 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar. Qeveria argumenton se ajo ka ulur huamarrjen e jashtme me 8.6 miliardë lekë. Në total huamarrja e qeverisë është reduktuar, por borxhi i brendshëm vazhdon të jetë një kërcënim për stabilitetin makro ekonomik edhe pse qeveria është kujdesur ti përmbahet programit me FMN...(Burimi: balkanweb.com)

27.09.2014...Shqiptarët me pagën minimale më të vogël në Europë paguajnë tarifën e energjisë thuajse në një nivel me vendet e tjera të rajonit. Në bazë të të dhënave të Shoqatës Rajonale të Rregullatorëve të Energjisë (ERRA) për tarifat e energjisë, mesatarja e çmimit të energjisë për konsum familjar është 8.8 eurocent për kW/h, ndërsa për konsumatorët jofamiljarë, kjo tarifë është mesatarisht 9.1 euro cent për kW/h. ERRA është burimi kryesor i të dhënave zyrtare të energjisë elektrike në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

27.09.2014...Shqipëria do të marrë nga Komisioni Europian mbështetjen financiare prej 649.5 milionë eurosh për kryerjen e reformave dhe investimeve të nevojshme për anëtarësimin në BE. Brukseli nuk ka dhënë shumë para këtë radhë për infrastrukturën dhe energjetikën, por është fokusuar në asistencën për kryerjen e reformave...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.09.2014...Në fund të qershorit 2014 stoku i borxhit ndaj PBB (prodhimit të brendshëm bruto) vlerësohet në 917,6 miliard LEK, ose 64.99% (duke konsideruar PBB vjetore dhe pa përfshirë detyrimet e prapambetura) nga i cili 38.49% është borxh i brendshëm dhe 26.50% është borxh i jashtëm, sipas burimeve nga Ministria e Financave...(Burimi: monitor.al)

25.09.2014...Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi të dhënat për tregun e sigurimeve për 8 muajt e parë të vitit 2014. Sipas AMF të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2014 kapën vlerën 7 miliardë e 544 milionë lekë, ose 40.96% më shumë se në periudhën janar-gusht 2013. Gjatë periudhës janar-gusht 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 670,489 me një rritje prej 0.54% krahasuar me periudhën janar-gusht të një viti më parë...(Burimi: monitor.al)

25.09.2014...OPINION. Sherefedin SHEHU/ Deputet i Kuvendit. Arnim dhe jo rishikim buxheti me rritje...po fshihet rritja faktike e borxhit. Ai rrit te ardhurat lokale sepse mund te bllokoje edhe kryerjen e shpenzimeve nga pushteti lokal, sic po ben me Bashkine e Tiranes. keshtu synon qe te perdore te ardhurat e pushtetit lokal, si burime te financimit te deficitit te fshehur ne buxhetin e shtetit...

25.09.2014...Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në 18.3 miliard LEK për periudhën janar-gusht, ose -5.9 përqind më pak se periudha e një viti më parë dhe me realizim të planit për vitin 2014 në masën 98.23 përqind. Sipas Ministrisë së Financave. Ky zë për periudhën 8 mujore 2014 ka pasur nje minus prej vetëm 0.33 miliard LEK...(Burimi: monitor.al)

24.09.2014...Sektori bankar dhe sistemi financiar në përgjithësi paraqiten me një ecuri dhe shëndet të qëndrueshëm, sipas deklaratës dhe Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka arritur në përfundimin se, sektori bankar dhe sistemi financiar në përgjithësi paraqiten me një ecuri dhe shëndet të qëndrueshëm. Vëllimi i aktivitetit është zgjeruar, depozitat në sektorin bankar janë rritur dhe situata financiare është përmirësuar...(Burimi: monitor.al)

24.09.2014...Banka e Shqipërisë, në deklaratën e saj pas vendimit të politikës monetare, ku mbajti normën bazë në 2.5%, ka pohuar se rritja ekonomike po gjallërohet në tremujorin e dytë dhe të tretë dhe inflacioni po kthehet brenda objektivit. Sipas deklaratës, Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit rezultoi 2.0% në muajin gusht, duke shënuar rritje për të dytin muaj radhazi...(Burimi: monitor.al)

24.09.2014...Zyrtarët e Ministrisë së Financave (MF), kanë treguar se për vitin fiskal 2014, deri më tani janë shpallur 16 ankande të Letrave me Vlerë, përfshirë edhe atë i cili do të mbahet më 29 shtator deri sa borxhi i Qeverisë nga këto letra ka tejkaluar 220 milionëshin. Momentalisht, shuma totale e huamarrjes përmes shitjes së Letrave me Vlerë është 220.7 milionë euro. Norma mesatare e baraspeshuar e interesit që paguhet për këto para është 1.57 për qind vjetore, kanë treguar zyrtarët e Ministrisë së Financave për Telegrafin...(Burimi: telegrafi.com)

23.09.2014...Janë prezantuar ditën e sotme projektet e fituese të Programit Italo-Shqiptar, të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim. Prezantimi u bë në Ministrinë e Financave, ku fituese u shpallën 12 institucione qendrore dhe lokale, me projekte që kapin vlerën e 4,6 milionë euro. Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se këto projekte do kenë impakt pozitiv në jetën e disa komuniteteve në vend. Dhe janë të fokusuara në prioritetet që ka vendi, si në arsimin fillor atë profesional apo edhe trajnime personave me aftësi të kufizuara...(Burimi:shqiptarja.com)

23.09.2014...OPINION. Jorida TABAKU. Eshte koha e taksimit me stil...buxheti i rishikuar do te jete me shume taksa (qe do na paraqiten si tarifa) dhe me pak shpenzime, ashtu qe qeveria ne fund te vitit te filloje rregullimin e nje borxhi qe e dergoi ne 70%...(Burimi: panorama.com.al)

22.09.2014...Fatmir Bytyçi, konsulent për shfrytëzimin e fondeve nga programi IPA, thotë se autoritetet lokale në Maqedoni duhet të investojnë në aftësimin e administratës. Njëkohësisht, sipas tij, duhet të përfshihen të gjithë aktorët relevantë në përpilimin e një strategjie afatgjate, e cila do të përcaktonte prioritetet për zhvillimin e komunave të caktuara...(Burimi: zhurnal.mk)

21.09.2014...Importet e produkteve farmaceutike kanë shënuar një rritje në gjashtë muajt e parë të këtij viti, për herë të parë që nga 2011-ta, sipas statistikave të detajuara nga INSTAT-i. Për periudhën janar qershor 2014, produktet farmaceutike të importuara arritën në 10.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje vjen pas një periudhe dy vjeçare, ku tregu i importeve të barnave kishte shënuar një periudhë staniacioni...(Burimi: standard.al)

20.09.2014...Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për krijimin e fondit në mbështetje të sipërmarrjeve të reja Start-up për një periudhë zbatimi 4 (katër) vjet. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren zyrtare, fondi ka një vlerë të përgjithshme prej 25 milionë lekësh. Për vitin 2014, do të jetë i disponueshëm fondi me vlerë 2 milionë lekë, duke u rritur më pas në 4 milionë lekë në 2015-ën, 10 milionë lekë në 2016-ën dhe 9 milionë lekë në vitin 2017...(Burimi: standard.al)

19.09.2014...Kursimet janë shtuar në banka për të katërtin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në korrik, totali i depozitave në ekonomi arriti në 957.8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 0.3% në raport me qershorin e 2014-s. Si kursimet në lekë, ashtu dhe ato në valutë kanë parë rritje gjatë periudhës përkatëse. Por, nga një vëzhgim më i detajuar i të dhënave, rezulton se rritja e depozitave ka ardhur kryesisht nga korporatat dhe jo nga individët (këta të fundit zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka)...(Burimi: monitor.al)

18.09.2014...Shqipëria është e para në Ballkan për sa i përket nivelit të depozitave në raport me PBB-në, me 71% të PBB-së, ku raportin më të ulët e ka Mali i Zi, me 45.82%. Por Shqipëria renditet nga fundi lidhur me përdorimin e këtyre parave për kreditimin...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.09.2014...Që nga fundi i vitit 2013, interesi ka zbritur me gjsymë pikë përqindje, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013 me 2.8 pikë përqindje. Në vlera akoma më të ulëta kanë rënë interesat e depozitave në euro. Depozitat 12 mujore në euro paguheshin mesatarisht 0.88% në muajin Qershor, nga 1.64% në Dhjetor të vitit të kaluar dhe 2.27% në Qershor 2013. Ulja e interesave është transmetim i politikës monetare ekspansioniste të ndjekur nga Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Shqipërisë...(Burimi: scan-tv.com)

17.09.2014...Ministria e Financave ka publikuar tabelën paraprake të të ardhurave për periudhën janar-gusht 2014. Sipas të dhënave paraprake, ritmet e rritjes së të ardhurave janë përshpejtuar sërish në gusht, duke bërë që për periudhën janar-gusht 2014 të hyjnë në buxhet 236.3 miliardë lekë, apo 12.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar...(Burimi: monitor.al)

17.09.2014...Niveli i kredive të këqija ka kapur nivelin më të lartë qysh nga viti 2001, me gjithë rezultatin pozitiv në të ardhurat e bankave. Sipas statistikave të publikuara dje nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kredia me probleme në fund të muajit korrik arriti në 24.9% të totalit të huas së dhënë. Ndërsa në muajin qershor 2014, kredia e keqe ishte 24.1% e totalit...(Burimi: gzeta-shqip.com)

17.09.2014...Shpenzimet buxhetore për tetëmujorin vijuan tendencën rritëse të nisur në korrik, si rrjedhojë e dy faktorëve kryesorë, shtimit të kostos për subvencionimin e skemës së pensioneve dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, një zë i ri, që është futur për herë të parë në buxhetin këtij viti. Megjithatë, rritja e këtyre dy zërave është neutralizuar disi nga tkurrja e fortë e shpenzimeve kapitale, ndërkohë që kthimi i detyrimeve të prapambetura ka ndalur ritmin në gusht, një prirje kjo që ishte paralajmëruar nga financat, në pritje të auditivit të procesit të deritanishëhm...(Burimi: monitor.al)

16.09.2014...OPINION. Dritan SHANO. Po rriten taksat? S'keni pare asgje akoma...viti 2015 duket se do te jete nje vit shume me i veshtire per qytetaret dhe bizneset shqiptare. Deri tani eshte e sigurt qe ne shqiperine socialiste te vitit 2015 do paguhen akoma she me shume taksa. S'kemi pare gje akoma...(Burimi: panorama.com.al)

16.09.2014...Fitimi i sistemit bankar për shtatë muajt e vitit arriti në afro 5.7 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi u rrit me më shumë se dy miliardë lekë në muajin Korrik krahasuar me të dhënat e fundit të Qershorit...(Burimi: scan-tv.com)

15.09.2014...Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për tetë muajt e parë të këtij viti ka arritur të grumbullojë të hyra në vlerë prej 201.2 milionë eurosh, shumë e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Valentina Bytyqi-Sefa, zyrtare për Komunikim me Publikun në ATK, ka deklaruar se të hyrat e realizuara gjatë periudhës janar-gusht 2014 kapin shumën prej 201.2 milionë eurosh. Kjo shumë është e përafërt me të hyrat e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Administrata Tatimore e Kosovës i konsideron si trend pozitiv këto të hyra, pavarësisht situatës aktuale ekonomike...(Burimi:te;egrafi.com)

14.09.2014...Vetëm disa muaj më parë, udhëheqësit e Eurozonës besuan se, meqë kaluan stuhinë, më në fund po stabilizoheshin. Nxitur nga premtimi i Mario Draghi-t, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, për të bërë gjithçka që do të jetë e nevojshme në mbështetje të monedhës, kontinentit iu rikthye besimi. Gjasat janë se rritja është kthyer, edhe pse me një ritëm të ngadaltë...(Burimi: standard.al)

13.09.2014...Dy kompanitë e para në listën e 100 më të mëdhave nga qarkullimi vjetor gjatë vitit 2013 janë në fushën e naftës, Bankers Petroleum, e cila është aktive në zbulim e nxjerrje të naftës dhe Kastrati, e dyta, në tregtimin me shumicë e pakicë të produkteve të hidrokarbureve...(Burimi: monitor.al)

12.09.2014...Si ka qenë fati i kompanive më të mëdha shqiptare gjatë vitit të kaluar? Janë pak ato që janë fuqizuar, ndërkohë që subjekte shumë të fuqishme janë larguar nga skena, me vendim të politikës, apo si pasojë e falimentit të detyruar nga gabimet e bëra. Nga një analizë të revistës Monitor, lidhur me deklarimet e xhirove të VIP-ave për vitin fiskal 2013, shkëputëm dy detaje, që përbëjnë dy shembuj të bizneseve të mëdha që janë larguar nga tregu VIP dhe një tjetër që tregon se ku është përqendruar vëmendja e qeverisë, si sektor i privilegjuar i ekonomisë...(Burimi: standard.al)

12.09.2014...Sipas tabelave të publikuara nga INSTAT, në fund të 6 mujorit të parë 2014, numri i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor (gjeneruesi kryesor i punësimit në vend) ishte 314,130, duke u rritur neto (hyrjet e reja minus daljet në pension) me vetëm 2462 persona në raport me dhjetorin 2013...(Burimi: monitor.al)

11.09.2014...OPINION. Gjergj EREBARA. Ballkani sheh me shpresë nga paratë e kinezëve. Kryeministri Shqiptar Edi Rama raportohet se ka kërkuar para kineze për ndërtimin e autostradës Rruga e Arbërit, ndërkohë që Mali i Zi shpreson te paratë kineze për ndërtimin e një autostrade për ta lidhur me Serbinë ndërsa Rumania shpreson që Kina do ta ndihmojë në ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor, projekt kyç për zhvillimin e këtij vendi në dekadat e ardhshme...(Burimi: balkanweb.com)

10.09.2014...Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se ekonomia shqiptare po ringrihet dhe se sinjalet pozitive, të shfaqura në fillim të vitit janë konsoliduar, duke pasqyruar rikthimin e besimit në ekonomi. Ashtu siç e prisnim, këtë herë shohim më shumë sinjale pozitive sesa herën e fundit që ishim këtu, tre muaj më parë. ..(Burimi: mapo.al)

09.09.2014...Qeveria shqiptare ka miratuar garancinë qeveritare, të lëshuar në favor të bankës tregtare Raiffeisen Bank Albania, në kuadër të kushteve të kontratës të kredisë që do të nënshkruhet ndërmjet kësaj banke dhe KESH, sh.a.-së, për shumën ekuivalente në lekë të shumës 35 000 000 euro...(Burimi: standard.al)

08.09.2014...Inflacioni me bazë vjetore, ka arritur në muajin gusht nivelin më të lartë që nga shkurti i këtij viti, duke rezultuar në kufirin e poshtëm të objektivit minimal të Bankës së Shqipërisë prej 2-4%. Që nga muaji mars, norma vjetore e ndryshimit të çmimeve kishte qëndruar nën 2%...(Burimi: gazetadita.al)

06.09.2014...INTERVISTA. Anjeza KELMENDI. Koordinatore banke. Kreditimi i agrobiznesit ka pësuar rritje në vitet e fundit. Rritja e sensibilizimit dhe e nevojës për të rritur biznesin e tyre, ka bërë të mundur që fermerët tu drejtohen bankave të nivelit të dytë për mbështetje...(Burimi: shekulli.com.al)

05.09.2014...Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Ministria e Financave (MF), nuk po munden të gjejnë një gjuhë të përbashkët për fiskalizimin në vend. Dallimi është se ATK po kërkon rimbursimin e shpenzimeve për pajisje fiskale kurse ministria e Financave nuk kanë përpiluar ende një politikë të tillë. Madje për të përpiluar këtë kërkesë ATK-në, e kishin shtyrë ankesat e shumta të tatimpaguesve...(Burimi: telegrafi.com)

05.09.2014...Importet e naftës dhe benzinës kanë shënuar një rritje të qëndrueshme gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të 2013-s.Sipas statistikave tëpublikuara nga Ministria e Financave, për periudhën janar-qershor 2014 kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 897 mijë ton karburant, 4.4% më shumë se një vit më parë...(Burimi: monitor.al)

04.09.2014...Rritet numri i kompanive të Evropës Qendrore, që për të tretin vit radhazi kanë raportuar rënie të të ardhurave të tyre, duke reflektuar ngadalësimin ekonomik të rajonit. Ndërkohë që rezultatet e kompanive në tremujorin e parë të vitit 2014, tregojnë nëse për një numër të madh të tyre, stanjacioni është transformuar në rënie konkrete...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.09.2014...Ndonëse të ardhurat në total për 7-mujorin u rritën me rreth 11% me bazë vjetore për periudhën janar-korrik 2014, duke qenë 1.5% më larta se plani, performanca e tatimeve e doganave rezulton në rënie, sipas të dhënave më të detajuara, të publikuara nga Ministria e Financave. Në total, të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 1.5 miliardë lekë apo 1.1% më pak se plani, kryesisht e mbledhjes më pak se parashikimi të tatimfitimit, akcizës dhe taksës nacionale (që ishin përkatësisht 6.8, 16.6% dhe 10.2% më pak se plani)...(Burimi: standard.al)

02.09.2014...INTERVISTA. Greta GREMI. Kontabel i Miratuar. Rreth 45 për qind e ekonomisë në vend është informale. Ndryshimet që vijnë çdo ditë nga komisionet e ligjeve, duket se do të eliminojnë gangrenën që shkakton informaliteti...(Burimi: shekulli.com.al)

02.09.2014...Janë botuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore, të cilat rregullojnë pensionet suplementare dhe fusin për herë të parë konceptin e pensionit social...(Burimi: monitor.al)

02.09.2014...Për gjashtë muaj në Kosovë janë importuar mbi 592 mijë kilogramë kafe. E gjithë kjo sasi e importuar nuk ka paguar akcizë, pasi Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave në vitin 2010 kishte vendosur ta heqë akcizën për produktin që hyn te lista e mallrave të luksit, duke e kategorizuar me produkt të domosdoshëm. Sipas burimeve të gazetës, përfitues më të mëdhenj të këtij biznesi del të jenë dy kompani vendore, Devolli Corporation dhe Arena. Të dyja këto kompani janë në listën e doganës si importuesit më të mëdhenj të kafesë...(Burimi: kosova-sot.info)

02.09.2014...Autoriteti i Konkurrencës, pasi ka shqyrtuar kërkesën e ndërmarrjes Rapiscan Systems ICN për revokimin e Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 319, datë 13.06.2014 Për disa rekomandime në lidhje me kontratën e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit, ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë, pasi e ka gjetur të pabazuar në ligj...(Burimi: monitor.al)

02.09.2014...Ekonomia e Zvicrës në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me tremujorin e parë ka stagnuar, gjegjësisht nuk është shënuar ngritje dhe as rënie e saj. Siç bën të ditur Seco (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) brutoprodukti vendor gjatë kësaj periudhe praktikisht nuk ka pësuar kurrfarë ndryshimi. Por, nëse ky tremujor krahasohet me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, atëherë konstatohet një rritje e vogël prej 0.6 për qind...(Burimi: kosova-sot.info)

01.09.2014...Huaja për ekonominë duket se po shfaq sinjale të qëndrueshme gjallërimi. Statistikat e publikuara sot nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në korrik, kredia për biznese e individë u rrit për të tretin muaj radhazi, periudha më e gjatë gjeruese, që nga fillimi i vitit 2012. Totali i huasë për ekonominë në korrik 2014 arriti në 550.6 miliardë lekë, duke u rritur me 0.4% në raport me muajin e mëparshëm...(Burimi: monitor.al)

01.09.2014...Me gjithë faktin se ka vite që ka filluar procesi i fiskalizimit për bizneset e Kosovës, deri më tani as gjysma e tyre nuk janë pajisur me mjetet elektronike fiskale. Nga mbi 130 mijë biznese sa janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, deri tash Administrata Tatimore e Kosovës ka fiskalizuar 20.175, me gjithsejtë 25.970 pajisje të instaluara në këto biznese...(Buurimi: monitor.al)

GUSHT

31.08.2014...OPINION. Naim BALLUKU. Pensionet e emigrantëve: Për të mos qenë të humbur...Duke qenë në kushtet e një shteti, ku numri i emigrantëve është shumë i madh (Itali dhe Greqi) dhe ende nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen respektive të vjetërsisë kontributive në të dy vendet, emigrantët shqiptarë ndihen të diskriminuar, pasi pjesa më e madhe e tyre privohen nga përfitimi i pensioneve, duke mbetur pa mjete jetese, kur plotësojnë moshën për pension...(Burimi: monitor.al)

31.08.2014...Sipas raportit të Bankës Qendrore, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, bankat në vend kanë arritur që të fitojnë 26.9 milionë euro, nga 15.2 milionë euro sa ishin në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Në rritjen e profitit kontributin kryesor e kishte rënia e theksuar e shpenzimeve krahas rënies së lehtë të të hyrave. Gjithsej shpenzimet deri në qershor 2014 u karakterizuan me rënie prej 12.6 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

30.08.2014...OPINION. Artan HOXHA. Dobesite e muajit te shtate fiskal.Njesoj si ne muajt pararendes, edhe korriku tregon se, nese nuk ndryshon tendenca e derisotshme e ekonomise dhe nese nuk rritet performanca fiskale e administrates se rilindur, rezultati deri ne fund te vitit do te jete nje deficit ne te ardhurat tatimore qendrore (pa ato te qeverisjes vendore) ne intervalin 10-20 miliarde leke me pak se parashikimi prej afro 324 miliarde lekesh per keta zera...(Burimi: panorama.com.al)

30.08.2014...Banka Popullore e Maqedonise ka njoftuar se investimet e huaja ne gjashte mujorin e pare te vitit kane arritur ne 132.5 milion euro, apo 14 milion euro me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar...(Burimi: zhurnal.mk)

29.08.2014...Eksportet i sollën arkës së shtetit 23 miliardë lekë vetëm për muajin korrik. Ky është rezultati që Instituti i Statistikave ka bërë publike gjatë ditës së djeshme. Tregtia e jashtme për muajin korrik të këtij viti shënon një ulje në masën e 5.7 për qind më pak krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar...(Burimi: shekulli.com.al)

28.08.2014...INTERVISTA. Jens REINKE/ Shef i Misionit FMN, Tirane...Përfaqësuesi i ri i Përhershëm i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, në një dalje të tij të parë për mediat në Shqipëri ka folur për Monitor.al lidhur me vizitën që misioni i FMN-së po zhvillon aktualisht në Tiranë, buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që ka folur zyrtarisht lidhur me qëndrimin që mban FMN-ja për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë dhe propozimeve për ndryshime në ligjin e Bankës së Shqipërisë...(Burimi: monitor.al)

28.08.2014...OPINION. Flir MOSHO. Misioni i FMN-së dhe ekonomia shqiptare. Duke i uruar, si qeverisë, ashtu dhe ekipit të FMN-së një punë të lehtë, do të dëshiroja më shumë të dëgjoja këshilla të tjera përveç rritjes së taksave për ekonominë tonë. Megjithëse situata në të cilën gjendet ekonomia jonë nuk është krejtësisht rezultat i politikave ekonomike, mendoj që një vëmendje më e madhe duhet drejtuar ndaj zhvillimit ekonomik, por këtu nuk dua të them si ajo e qeverisë së Francës...(Burimi: balkanweb.com)

27.08.2014...Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde thotë se është vënë nën hetim për neglizhencë në një çështje mashtrimi në Francë, por ndaj saj nuk është ngritur akuzë. Sipas BBC, ajo është pyetur disa herë për rolin e saj në një pagesë prej 400 milionë euro si kompensim për biznesmenin Bernard Tapie në vitin 2008. Lagarde, 58 vjeç, ishte ministre e Financave nën qeverisjen e Nicolas Sarkozy, në kohën kur biznesmeni mori kompensimin...(Burimi: gazetadita.al)

26.08.2014...INSTAT ka njoftuar për rritjen e varësisë së vendit tonë nga importi i energjisë elektrike. Në raportin e Bilancit të Energjisë për 6-mujorin e parë të vitit 2014, INSTAT ka llogaritur vlerat e importit, i cili kap shifrat e 44.4% të energjisë elektrike në dispozicion...(Burimi: shekulli.com.al)

24.08.2014...Totali i depozitave në sistemin bankar arriti në gati 956 miliardë lekë në fund të muajit shtator, duke u rritur me 0.8%, apo rreth 7 miliardë lekë në raport me një muaj më parë. E gjithë kjo rritje ka ardhur pothuajse tërësisht nga shtimi i kursimeve në valutë, të cilat janë zgjeruar me gati 1.6% në raport me një muaj më parë...(Burimi: standard.al)

23.08.2014...Shqipëria renditet e fundit në listën e 100 vendeve të botës, përsa u përket rezervave të arit. Në raportin e fundit të World Gold Council për muajin gusht 2014, thuhet se Shqipëria posedon 1.6 tonë flori, duke u renditur kështu pas Haitit, me rezerva prej 1.8 tonë. Shifrat konfirmohen edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar...(Burimi: shekulli.com.al)

22.08.2014...Skema e pensioneve sa vjen e po bëhet më e paqëndrueshme, duke e thelluar deficitin. Shpenzimet për mbulimin e pagesave të pensioneve u rritën me 9.5% me bazë vjetore për shtatë mujorin. Ato ishin rreth 78 miliardë lekë në fund të korrikut, duke zënë 33% të totalit të shpenzimeve buxhetore, nga 30.5% që ishte kjo peshë në korrik 2013...(Burimi: standard.al)

21.08.2014...Deri në fund të korrikut, financat kanë shlyer 25.7 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga të cilat 12.75 miliardë lekë rimbursim TVSH-je, 8.4 miliardë lekë detyrime infrastrukture dhe 4.7 miliardë lekë detyrime të tjera. Shpenzimet buxhetore për shtatë mujorin shënuan rritje për herë të parë gjatë këtij viti, si rrjedhojë e dy faktorëve kryesore, shtimit të subvencioneve për subvencionimin e skemës së pensioneve dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, një zë i ri, që është futur për herë të parë në buxhetin këtij viti. Megjithatë, rritja e këtyre dy zërave është neutralizuar disi nga tkurrja e fortë e shpenzimeve kapitale...(Burimi: monitor.al)

20.08.2014...Sistemi bankar ka vijuar rritjen edhe në kushtet e ngadalësimit të kreditimit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2013 totali i aktiveve të sistemit bankar u rrit 3.9 për qind me bazë vjetore, ndërsa në fund të Qershorit 2014 rritja e aktiveve rezultoi 4.1 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

20.08.2014...Më saktësisht për 10 vite mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë. Ndërkohë në tremujorin e parë të këtij viti janë dërguar 130.8 milionë në Kosovë nga mërgata, krahasuar me tremujorin e parë të 2013-ës, kur kishim 127.8 milionë, ka një rritje për 3 milionë, thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës...(Burimi: zeri.info)

20.08.2014...Ekspertët e ekonomisë i akuzojnë rëndë tri agjencitë më të mëdha të vlerësimit: Standard & Poors, Moodys dhe Fitch. Kur Manfred Gärtner, profesor për ekonominë në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër flet për Standard & Poor s (S & P), ai nuk thotë asnjë fjalë të mirë për këtë agjenci vlerësimi...(Burimi: standard.al)

19.08.2014...Vetëm Credins, NBG dhe Veneto kanë qenë aktive në kreditimin e ekonomisë në gjysmën e parë të këtij viti. Bankat e tjera vijojnë ti investojnë paratë e depozituesve të tyre në letra me vlerë të qeverisë, apo i vendosin në institucione financiare jashtë vendit...(Burimi: monitor.al)

19.08.2014...Qeveria zhvilloi sot ankandin e parë të obligacioneve në euro në tregun e brendshëm financiar, me synimin për të siguruar një borxh në vlerën e 40 milionë eurove. Testi me obligacionet 2 vjeçare mund të konsiderohet i suksesshëm, po të kemi parasysh shumën e lartë të siguruar dhe interesin relativisht të ulët, prej 3.5%...(Burimi: scan-tv.com)

19.08.2014...Autoritetet kompetente në Kosovë përmes veprimeve dhe mekanizmave të ndryshëm vazhdimisht kanë tentuar të luftojnë ekonominë joligjore në vend, por realiteti duket krejt ndryshe. Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se kjo dukuri po ndikon në shkallën e zhvillimit ekonomik, tek investitorët e jashtëm dhe të brendshëm, si dhe po sjell mungesën e parasë se gatshme në treg...(Burimi: telegrafi.com)

18.08.2014...Sipas një raporti të publikuar së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në gjashtëmujorin e parë të këtij viti bankat kanë arritur kulminacionin e të hyrave, derisa të gjithë parametrat makroenomik të vendit janë duke u përmbysur. Të hyrat Bruto të bankave, pa i llogaritur këtu shpenzimet, në gjashtëmujor arrijnë shifrën rekorde prej 121.6 milionë eurosh, prej të cilave 97.1 milionë euro vinë nga kamatat në kredi. Përderisa, fitimi i pastër i bankave, në gjysmën e parë të këtij viti ka arritur në 26.9 milionë euro, shumë më shumë se në vitet paraprake...(Burimi: zeri.info)

17.08.2014...Greqia vijon tiu rezistojë thirrjeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të patur një agjenci private të mbledhjes së miliona eurove të kontributeve të sigurimeve shoqërore të papaguara...(Burimi: scan-tv.com)

17.08.2014...Siç duket bankat komerciale që operojnë në Kosovë nuk qëndrojnë keq në aspektin financiare, pasi nuk kanë shumë nevojë për depozita. Kjo vërehet te dallimi rreth 10 për qind që ekziston në mes kamatave të kredisë dhe kursimeve. Sipas raportit të fundit, për muajin qershor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për të marrë kredi në banka klienti duhet të paguajë kamatën për kredi mbi 11 për qind, por nëse qytetarët vendosin që mjetet e tyre ti bartin në llogaritë e kursimeve, atëherë normat e interesit për depozita arrijnë vetëm 0. 6 për qind, për ekonomitë familjare 0.5 për qind, kurse për ndërmarrjet vetëm 0.3 për qind...(Burimi: kosova-sot.info)

16.08.2014... Bashkimi Europian merr parasysh kerkesen potenciale nga shqiptaret te etur per te investuar ne biznesin e tyre bujqesor. Bashke me investimet e BE-se qe shkojne deri me tash ne 27.7 milion euro ka edhe 12.2 milion euro shtese te planifikuara per te kontribuar nepermjet programit IPA 2013...(Burimi: zhurnal.mk)

15.08.2014...Prestigjiozia britanike "The Economist" shkruan se një projekt i madh evropian është drejt shkatërrimit dhe nuk e ka fjalën për Eurozonën, por për marrëveshjen Schengen ndërmjet 26 vendeve evropiane, për eleminimin e kontrollit të kufijve ndërshtetërorë...(Burimi: shekulli.com.al)

15.08.2014...Ne gjithsej 1145 kadastra komunale ne Maqedoni apo 60.07% te totalit ka perfunduar procesi i dixhitalizimit te planeve analoge te kadastres, ndersa ne 21.2 % prej tyre jane ne faze perfudnimtare te harmonizimit te bazes se te dhenave nga kadastra elektronike dhe per nje kohe te shkurter do te jene pjese e saj...(Burimi: zhurnal.mk)

14.08.2014...Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar Moodys konfirmoi vlerësimin B1 për obligacionet e qeverisë shqiptare me parashikim të qëndrueshëm. Moodys citon si arsye kryesore disa faktorë pozitivë, që kanë kompensuar dobësitë e ekonomisë, të cilat mund të kishin shkaktuar një vlerësim në rënie...(Burimi: scan-tv.com)

14.08.2014...Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Moodys ka konfirmuar vlerësimin B1 për obligacionet e qeverisë shqiptare, ndërsa parashikimi i kësaj agjencie ka mbetur në parametra të qëndrueshëm...(Burimi: monitor.al)

13.08.2014...CEZ Shpërndarje, që ndryshoi emrin në Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), nuk e ka ndryshuar zakonin e rritjes së importeve të energjisë. Këto importe që sa vijnë dhe shtrenjtohen i duhen kompanisë për mbulimin e humbjeve. Këtë verë, OSHEE ka rritur importet, duke shënuar kulmin në muajin gusht. Mbi 10 milionë euro është sasia e blerë me tenderë nga OSHEE për periudhën 1 gusht deri më 31 gusht 2014...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.08.2014...Ndonëse konsumi i brendshëm vlerësohet në rritje në gjysmën e parë të 2014-s, sipas Bankës së Shqipërisë, konsumi i familjeve shqiptare vlerësohet të ketë qenë më i orientuar tek mallrat e konsumit të përditshëm dhe tek mallrat afatgjatë sesa tek shërbimet, bazuar në informacionin e marrë nga tregues të tërthortë dhe llogaritë kombëtare...(Burimi: monitor.al)

12.08.2014...Banka e Shqipërisë ka analizuar sjellja e bankave ndaj kreditimit në vend dhe në rajon, nisur nga fakti që në praninë e lartë të bankave të huaja në vend, politikat dhe strategjitë e ndjekura në një pjesë të rëndësishme të tyre janë diktuar nga bankat mëma. Zhvillime të ngjashme janë vënë re edhe në një pjesë të madhe të vendeve të rajonit, ku prania e grupeve bankare të huaja të njëjtë ose jo me ato në vendin tonë është njëlloj e rëndësishme për kreditimin e ekonomisë. Sipas BSH-së, deri në vitin 2008 kredia në të gjitha vendet e rajonit është rritur me ritme të shpejta, ndërkohë që me fillimin e krizës vërehet ngadalësim i dukshëm i saj...(Burimi: monitor.al)

11.08.2014...Maqedonia eshte ne fund te Europes sipas pragut te nevojshem per zbatim te TVSH. Ne maqedoni behesh tatimpagues i TVSH me te ardhura mbi 16.000 Euro, ne Bosnje 25.000 Euro, ne kroaci 32.000 Euro...(Burimi: zhurnal.mk)

11.08.2014...Gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në këtë kohë gjithsej janë regjistruar 2399 ndërmarrje, ndërsa në tremujorin paraprak kanë qenë 2912 sosh. Të dhënat e publikuara të ASK-së në muajin korrik tregojnë se ka rënie prej 4.2 për qind të bizneseve të reja, krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak...(Burimi: telegrafi.com)

11.08.2014...Ndonëse të punësuarit në sektorin privat jo bujqësor janë gati dyfishi i atyre që punojnë në shtet, ata kanë paguar rreth 13% më pak tatim mbi të ardhura në vitin 2013, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave. Në fund të vitit 2013, sipas INSTAT, ishin të punësuar në sektorin privat jo bujqësor 311,668, me një rritje prej 12% në raport me fundin e 2012-s...(Burimi: monitor.al)

10.08.2014...Open Data Albania ka kryer edhe një hulumtim në lidhje me Borxhin e Jashtëm në Republikën e Kosovës, duke e parë këtë si një nga indikatorët e rëndësishëm pjesë e Borxhit Publik. Në harkun kohor 2007-2013 Borxhi i Jashtëm Bruto në Kosovë ka ardhur duke u rritur. Nga 521 milionë euro që ishte në vitin 2007, rezulton të ketë arritur një vlerë prej 1.6 miliard euro shtatë vite më vonë...(Burimi: telegrafi.com)

10.08.2014...Pesë vitet e fundit tregojnë rënie të remitancave nga 952 milionë euro në vitin 2007 në gjysmën e tyre në vitet 2012-13. Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh, remitancat shënojnë rritjen më të madhe në vitin 2006, 15.8% krahasuar me vitin 2005. Familjet përfituese kanë ulur shumë konsumin (60.8%), kursimet në masën (32%) dhe investimet (7.2%)...(Burimi: gazeta-shqip.com)

10.08.2014...Vetëm dy nga nëntë bankat komerciale sa funksionojnë në Kosovë, kanë kapital vendor ndërsa shtatë të tjerat janë filiale të bankave ndërkombëtare. Kjo, sipas një hulumtim të Open Data Albania (ODA), tregon se sistemi bankar në Kosovë, edhe 15 vjet pas luftës, nuk ka arrit të konsolidohet. Vetëm Banka Ekonomike e Kosovës ka 100 për qind kapitalin vendës, ndërsa Banka për Biznesit ka 43 për qind, të tjerat janë degë bankash të huaja. Këtë vlerësim e ka dhënë ODA, në një hulumtim lidhur me numrin e subjekteve financiare, që janë licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës në vitet 2010-2013...(Burimi: zeri.info)

09.08.2014...Banka Botërore (BB) mbështet qeverinë për marrëveshjen e arritur me CEZ-in dhe me këtë rast i jep një hua 150 milionë dollarë për energjetikën. Në një deklaratë për shtyp, BB njoftoi dje se, përfunduan me sukses negociatat për një program prej 150 milionë dollarësh për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.08.2014...Inflacioni regjistroi rritje në Korrik në 1,8%, pas tre muajve në nivele të ulëta. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, rritja e inflacionit është përcaktuar kryesisht nga grupet Mallra dhe shërbime të ndryshme me 8,5%, pasuar nga Pije alkoolike dhe duhan me 6,9%, Ushqime dhe pije joalkoolike me 2,6% dhe Hotele, kafene dhe restorante me 2,5%. Duket se nisja e sezonit turistik në vend, ndonëse jo në shifrat e pritshme gjatë muajit Korrik, ka dhënë ndikimet e para në rritjen e çmimeve për grupet e mësipërme...(Burimi: scan-tv.com)

08.08.2014...Vijon rënia e çmimit të banesave, ndërsa rriten vlerat e qirasë. Indeksi i çmimit të banesave, sipas INSTAT-it, regjistroi një rënie vjetore prej 3.4% në terma realë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014. Rënia e IÇB-së gjatë këtij tremujori, pason rënien me 1.8% në tremujorin e parë dhe me 4.7% gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, zhvillimet më të fundit në indeksin e qirasë (IQB) tregojnë për vijim të normave rritëse të tij. Në tremujorin e dytë, i rregulluar për normën e inflacionit, ndryshimi i IQB është 5.1%...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.08.2014...Muaji korrik shënoi rezultate rekord në mbledhjen e të ardhurave në 23 vite, si dhe me vlerën më të lartë të TVSH-së së rimbursuar. Performanca e lartë e Administratës Tatimore paraqitet me mbledhjen në total të mbi 16 miliardë lekëve, e cila në raport me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave është rreth 10.8% më e lartë ose rreth 1.56 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ku totali i të ardhurave të mbledhura ishte 14.4 miliardë lekë, kjo shifër tregon një rritje prej më shumë se 11% ose rreth 1.6 miliardë lekë. TVSH-ja e rimbursuar gjatë muajit Korrik në vlerën prej rreth 1.5 miliardë lekë, është vlera me e lartë historike e rimbursimit të saj...(Burimi: monitor.al)

06.08.2014...Niveli i kredive të këqija nuk ulet. Në raport me fundin e vitit 2013, huat e pakthyera në afat nga bankat janë rritur. Nga 23.22% që ishte në dhjetor 2013, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2014, kredia me probleme është 24.06% e totalit. Gjatë muajit maj 2014, kreditë e humbura ishin 11.98%, kreditë e dyshimta 3.49%, kreditë nënstandarde 8.61% dhe kreditë në ndjekje 8.46%...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.08.2014...Sipas buletinit zyrtar të Bankës Qendrore, gjatë këtij viti inflacioni pritet të luhatet brenda intervalit 0.93.6% (me një probabilitet ndodhjeje 90%). Sipas BSH-së, norma e inflacionit në gjashtëmujorin e parë ka rezultuar e ulët dhe nën objektiv. Inflacioni mesatar rezultoi 1.6% në tremujorin e dytë të vitit 2014, duke shënuar rënie krahasuar me vlerën e regjistruar një tremujor më parë. Ndërsa inflacioni vjetor zbriti në nivelin 1.5% në muajin qershor...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.08.2014...Ka filluar testimi i sistemit të individualizuar të sigurimit të detyrueshëm Bonus Malus dhe më 22 gusht 2014 do të bëhet funksional për tregun. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës (AK), i cili sapo ka mbyllur procedurën e hetimit mbi tregun e sigurimeve. Sipas AK-së, sistemi Bonus Malus do të liberalizojë tarifat, por edhe do të nxisë konkurrencën në pagesën e dëmit. Kjo do të thotë se pagesa e dëmit do të bëhet nga kompania siguruese sipas riskut të blerë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.08.2014...Rekord në mbledhje taksash, por paratë e mbledhura shkuan për borxhet. Kjo është ajo që duket nga shifrat e Buletinit Fiskal të Ministrisë së Financave për 6-mujorin e parë të vitit 2014...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.08.2014...Kosova do të blejë energji elektrike nga vendet e rajonit edhe për më së paku 6 vjetët e ardhshme, për shkak se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re nuk mund të fillojë brenda dy viteve, ndërsa ndërtimi i një termocentrali më së paku zgjat pesë vjet. Kështu shprehen ekspertët e çështjeve të energjetikës në Prishtinë pas shtyrjes së afatit për dorëzimin e ofertave nga investitorët që bëri Komiteti drejtues i projektit Termocentrali Kosova e re...(Burimi: standard.al)

05.08.2014...Bujqësia shqiptare, me produktet e saj BIO, po tërheq gjithnjë e më tepër investitorë të huaj. Një grup ekspertësh nga Izraeli po vizitojnë fermat bujqësore BIO në disa rrethe të vendit dhe po studiojnë kapacitetet e bujqësisë shqiptare. Sipas statistikave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, janë rreth 274.413 hektarë tokë, të certifikuara, ku kultivohen 440 ha prodhime bujqësore, nga të cilat 273.972 janë bimë e egra medicinale/aromatike. Ndërsa numri i operatorëve organikë kap shifrën e 137 fermave, prej të cilëve 126.25 janë kultivues/përpunues, 14 janë grumbullues dhe 17 janë eksportues të prodhimeve BIO...(Burimi: shekulli.com.al)

04.08.2014...OPINION. Arben MALAJ. Krixzat bankare dhe Unioni Bankar i BE-së. Per shkak te disa bankave nga vende anetare te BE-se ne sistemin bankar te vendit tone mund te perfitojme nga efektet pozitive te Unionin Bankar qysh tani. Natyrisht, qe duhet te njohim per cdo banke standardet me te mira te mbikqyrjes bankare...(Burimi: panorama.com.al)

03.08.2014...Mos konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do të ketë efekte negative në proceset ekonomike në vend, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Rritja ekonomike e parashikuar nga Qeveria e Kosovës sipas tyre, nuk do të mund të arrihet dhe se do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik...(Burimi: zeri.info)

02.08.2014...OPINION. Rexhep MEIDANI. Çdo teprim në taksim është vrastar për ekonominë...teprimi i taksimit te me te pasurve ja ben jeten me te veshtire edhe me te varferve. Ne fakt nuk jane individet dhe te ardhurat e tyre thelbi i problemit, por te ardhurat e mbledhura nga administrata ne nivele tejet te ulta...(Burimi: panorama.com.al)

02.08.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Rritja ekonomike në Shqipëri: Faktorët ndikues dje, sot dhe nesër...Ky vit duhet të shërbejë si një parathënie për fillimin e projektit të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë (politika ekonomike) të nesërm të Shqipërisë bazuar mbi modelin që kalon nëpër katër pikat, si një teoremë që e zbatojnë gjithë shtetet që kërkojnë zhvillimin nëpërmjet modelit...(Burimi: monitor.al)

01.08.2014...Shqiptarët mbajnë 6.8 miliardë euro në banka, si depozita. Madje depozitat në sektorin bankar janë rritur në qershor 2014, duke kanë shënuar ecurinë më pozitive që nga shtatori 2013. Sipas statistikave mujore të publikuara dje nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave në fund të muajit qershor arriti në 955 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 6 miliardë lekësh, apo 0.6%, në raport me majin 2014. Përmirësimi ka ardhur si nga shtimi i kursimeve në lekë, por më shumë nga ato në valutë...(Burimi: standard.al)

01.08.2014...Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është burimi më i rëndësishëm i të ardhurave në buxhetin e shtetit. Nga TVSH gjatë vitit 2013 janë mbledhur gjithsej për 12-mujorin 111.9 miliardë lekë ose -3.9 përqind më pak se një vit më parë. Për tremujorin e fundit të vitit 2013, nga TVSH janë mbledhur 32.8 miliardë lekë, 2.4 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë ose 8 për qind më shumë, sipas burimeve nga Ministria e Financave...(Burimi: monitor.al)

KORRIK

31.07.2014...Miratimi Kodit Doganor. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjitha bizneset që zhvillojnë eksporte apo importe do ti kryejnë procedurat në bazë të një Kodi të Ri Doganor. Kodi nuk arriti të miratohej në seancën e javës së kaluar në Kuvend, për shkak të mosarritjes së shumicës së cilësuar, por ai pritet të kalojë sot dhe pjesa e dytë e vitit do të shërbejë si fazë përgatitore për fillimin e zbatimit të tij vitin e ardhshëm...(Burimi: monitor.al)

30.07.2014...Sot, në datën 30 korrik 2014, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Deklaratën e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%...(Burimi: monitor.al)

30.07.2014...Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi shumën e borxhit publik të Maqedonisë. Ai është 44,8% e Prodhimit Bruto Vendor ose 3 miliardë e 584 milionë euro. Në këtë borxh nuk hyn borxhi i ri i Qeverisë prej gjysmë miliardë euro përmes euroobligacionit. Nëse shtohen edhe këto para, atëherë borxhi publik i shtetit, në të cilin përveç borxhit të Qeverisë, hyjnë edhe borxhet e Bankës Popullore, Bankës Maqedonase për Zhvillim dhe Rindërtim, komunat dhe ndërmarrjet jofinanciare, atëherë borxhi rritet në 51% të Prodhimit Bruto Vendor, që e çon në mbi 4 miliardë euro borxhin e përgjithshëm...(Burimi: zhurnal.mk)

30.07.2014...Standardet e kredidhënies u lehtësuan gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, si për bizneset ashtu edhe për individët, raporton Banka e Shqipërisë. Sipas rezultateve të vrojtimit të aktivitetit kreditues, bankat shprehen se i kanë lehtësuar standardet e kredisë dhënë korporatave të mëdha, bizneseve të vogla dhe të mesme, për financimin e kapitalit qarkullues dhe për investime...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.07.2014...Banka Popullore e Maqedonisë njoftoi sot se gjatë muajit qershor janë bllokuar 206.687 llogari bankare të personave fizikë dhe juridikë.E dhëna bëhet e ditur nga Banka Popullore e Maqedonisë. Nga numri i përgjithshëm i llogarive të bllokuara, 65.782 u takojnë personave juridikë, kurse 140.905 personave fizikë. Krahasuar me muajin maj, numri i llogarive të bllokuara është për 23.808 sish më i lartë...(Burimi: zhurnal.mk)

29.07.2014...Kosova, si edhe shtetet tjera të rajonit, është në një proces të fiskalizimit të bizneseve që ushtrojnë veprimtari afariste dhe punojnë me para të gatshme. Ky proces, i cili te ne ka filluar në vitin 2010, fillimisht duke bërë fiskalizimin në baza vullnetare, ka vazhduar më tej ti obligojë të gjitha bizneset që punojnë me para të gatshme që të pajisen me arka fiskale. Por, ky proces gjatë zbatimit ka hasur në shumë sfida. Pikë së pari, ndryshe nga vendet e rajonit ku qeveria ka bërë subvencionime në mënyra të ndryshme ndaj bizneseve, për të lehtësuar barrën financiare ndaj tyre, në Kosovë një gjë e tillë nuk është bërë. Prandaj, që nga fillimi kemi parë një lloj rezistence nga bizneset, të cilat e kanë përdorur këtë argument për të kundërshtuar fiskalizimin...(Burimi: telegrafi.com)

28.07.2014...OPINION. Sherif BUNDO. Deformimi i tregut dhe abuzimi me lirinë ekonomike. avantazhet ekonomike te nje vendi jane energjia qe e ve ne levizje rritjen ekonomike. Ana.iza e kujdesshme e transformimeve dhe rritjes ekonomike perben nje proces shume te rendesishem...(Burimi: panorama.com.al)

28.07.2014...Fondi Monetar Ndërkombëtare, në raportin e fundit të tij për Shqipërinë tërheq vëmendjen që të bëhet kujdes në moskrijimin e detyrimeve të reja të prapambetura ndaj biznesit. Sipas një vëzhgimi që FMN ka bërë për muajin mars ka treguar se janë krijuar 360 milionë lekë (rreth 0.03 % të PBB-së) detyrime të reja gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, sipas FMN-së kjo reflekton gjerësisht vonesa nga një pjesë e këtyre institucioneve për të regjistruar bonot në Thesar në kohë të mjaftueshme për të marrë pagesën...(Burimi: monitor.al)

28.07.2014...Norma e papunësisë në Kroaci ka zbritur nën 17.9 për qind gjatë muajit korrik. Zyra e Punësimit në vend bëri të ditur se kjo është hera e parë në dy vjet, që të papunët zbresin nën nivelin 300 mijë. Kroacia është vendi i tretë anëtar i Bashkimit Europian me papunësinë më të lartë, pas Greqisë dhe Spanjës...(Burimi: telegrafi.com)

27.07.2014...Dogana e Kosovës, në 6 mujorin e parë të këtij viti ka ngritje të të hyrave për 6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, thotë se janë afër realizimit të projeksioneve të parapara me ligjin për buxhet. Rafuna ka thënë se përkundër rënies se importimit të mallrave prej 5 përqind, të hyrat shënuan rritje si rezultat i reformës, dhe funksionimit të dy pikave doganore, asaj në Bërnjakë dhe Jarinje...(Burimi: zeri.info)

27.07.2014...65 mijë e 500 lekë do të jetë pensioni social por njëkohësisht edhe baza nga do të fillojë përllogaritja e pensioneve të atyre që mbushin moshën pas datës 1 janar 2015. Është pikërisht formula e re pensioneve që ka dominuar debatet mes deputetëve socialistë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, disa ditë më parë në Komisionin për Ekonominë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.07.2014...Në Kosovë, përfaqësues të bizneseve thonë se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti mjedisi i të bërit biznes është përkeqësuar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa shqetësim mbetet edhe rënia e pritshmërive që bizneset të rrisin punësimet...(Burimi: telegrafi.com)

26.07.2014...Rriten të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2014, ndërkohë që numri i kontratave shënon ulje. Ky rezultat reflekton rritjen e çmimeve të sigurimit dhe uljen e pagesave të dëmeve. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e kompanive të sigurimit arritën rreth 5,316 milionë lekë, ose 34.61% më shumë se në periudhën janar-qershor 2013...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.07.2014...Autoritetet vendore thonë se janë duke i vazhduar reformat në ambientin e të bërit biznes. Prandaj edhe rangimi i Kosovës në raportin e Bankës Botërore Të të Bërit Biznes 2015, pritet të jetë më i mirë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ndërkaq, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se përmirësimet janë të natyrës administrative e jo përmirësime reale dhe cilësore që i ndjejnë bizneset...(Burimi: kosova-sot.info)

26.07.2014...Borxhi publik i Kosovës ka kaluar mbi 507 milionë euro. Për pesë vitet e fundit është rritur për rreth 260 milionë euro. Kjo është rreth 9.2 për qind të Bruto Produktit Vendor (GDP). Bazuar në Ligjin për Borxhin Publik, vendi mund të hyjë në borxhe deri në 40 për qind të GDP-së, apo shprehur në shifra, ka hapësirë për të marrë edhe mbi 1.5 miliard euro të tjera borxh...(Burimi: zeri.info)

25.07.2014...Për 35 për qind është rritur shuma e mjeteve të grumbulluara nga pagesa e taksave rrugore prej datës 11 të këtij muaji, kur u bë ndryshimi në çmim me kthim të shumës prej para hyrjes në fuqi të masave antikrizë, tregojnë të dhënat e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. "Nëse mjetet janë rritur për 35 për qind, ndërsa kthimi i çmimeve prej para vitit 2008 ishte diku prej 27 deri 32 për qind, kemi rritje të komunikacionit sa dallimi, prej 5,9 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

25.07.2014...Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e fundit projektligjin Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, i cili vjen si një ofertë për biznesin dhe investitorët për të treguar se rregullat e taksimit në Shqipëri po ndryshojnë në kahun e duhur, sipas direktivave të njohura në Bashkimin Evropian. Ligji i ri synon që të ofrojë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si për biznesin vendas edhe për investitorët e huaj, me rregulla të mirë përcaktuara...(Burimi: monitor.al)

24.07.2014...Kompania e shpërndarjes së energjisë, ende në pronësi të grupit çek CEZ, por që nga 1 janari 2013 në administrim shtetëror ka ndryshuar emrin dhe nuk do të quhet më CEZ Shpërndarje, duke lënë përfundimisht pas historinë e një privatizimi të dështuar. Sipas aplikimit në QKR, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur në 17 korrik miratimin e ndryshimit të emrit tregtar të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a., në shoqërinë: Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., me akronimin OSHEE sh.a...(Burimi: standard.al)

23.07.2014...Ministria e Financave prezantoi sot arritjet në 300 ditë qeverisje dhe sfidat e të ardhmes së këtij institucioni. Do vijojmë luftën kundër korrupsionit dhe evazioni. Është një luftë që kërkon bashkërendim të të gjithë institucioneve. Detyrimi ynë është për përdorimin me efikasitet i parasë publike. Por ka ende vend për përmirësim si në funksionet e kontrollit, ashtu edhe në stabilitetin fiskal, si dhe në transparencë dhe llogaridhënie", tha ministri Cani...(Burimi: shekulli.com.al)

23.07.2014..."Banco Espritio Santo - Hija e falimentimit në Portugali", "Skandal i ri bankar në Bullgari" - vetëm dy kryetituj nga java e kaluar. Kudo ku në Europë një bankë ndodhet në gjendje të vështirë, kërcënon të vijë sërish kriza. Në rastin e bankës bullgare Corp-Bank qeveria bëri të ditur se për shpëtimin e bankës do të futet në borxh rreth 1 miliardë euro në tregjet financiare...(Burimi: zhurnal.mk)

23.07.2014...Me ndryshimet e fundit në kushtet për projektin "Bli shtëpi - bli banesë", ai bëhet ekstra atraktiv për qytetarët dhe pres që dukshëm të rritet kërkesa e këtyre kredive që janë shumë më të mira se komercialet, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski. Për kushtet e reja të volitshme për "Bli shtëpi - bli banesë" Kuvendi para një jave miratoi ndryshime ligjore, me të cilat bëhet ulja plotësuese e shkallës së interesit...(Burimi: zhurnal.mk)

22.07.2014...Interesa të larta për kreditë në lekë dhe standarde të shtrënguara për huan bankare. Muaji maj 2014 është pika më e ulët e 5 muajve të parë të vitit për kredidhënien, sipas Buletinit Statistikor të Bankës së Shqipërisë, i publikuar këto ditë. Kredia për ekonominë arriti 545.481.5 (milionë) lekë, më e larta për 5 muajt e parë të vitit, por më e ulët se dhjetori i vitit 2013, kur kredia totale ishte 547,927.6 (milionë) lekë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.07.2014...Studiuesi francez i ekonomisë Thomas Piketty arriti pas shqyrtimit të një sasie të madhe të dhënash historike në përfundimin se në një ekonomi që rritet ngadalë pasuritë ekzistuese rriten më shpejt se pagat. Hendeku mes të pasurve dhe klasës së mesme thellohet dhe fajin e ka kapitalizmi...(Burimi: standard.al)

20.07.2014...OPINION. Klodian MUÇO. EFEKTET E KRIZËS FINANCIARE DHE DALJA PREJ SAJ. dalja nga kriza do të arrihet vetëm me rritjen dhe orientimin e investimeve nga ana e shtetit në ata sektor të ekonomisë që gjenerojnë punësim e më vonë duke ju lutur konsumatorëve të konsumojnë, konsumojnë dhe vetëm të konsumojnë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.07.2014...Amnisti për firmat e çregjistruara nga QKR dhe tre muaj afat i ri për zbatimin prej tyre të kërkesave të ligjit për shoqëritë tregtare. Tani, një firmë private, sipas projektligjit të qeverisë, mund ta hapësh edhe me 100 lekë. Drafti që ndryshon ligjin aktual Për shoqëritë tregtare, sjell lehtësime në mënyrën e regjistrimit në QKR dhe përfarimin me rregullat e BE-së...(Burimi: zhurnal.mk)

19.07.2014...Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto kohë, ka një debat politik shumë të ndezur, midis presidentit Obama dhe shumicës republikane në Kongres. Ky debat ka në thelb të tij propozimin për rritjen e pagës minimale federale. Tani për tani, kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një lëvizje surprizë, ka firmosur një dekret që e çon pagën minimale për nëpunësit federalë, në 10.1 dollarë për orë, si dhe pritet që kjo të zgjerohet në masë në të gjithë punonjësit. Në kuadrin e demokratëve është parashikuar indeksimi i inflacionit...(Burimi: scan-tv.com)

18.07.2014...Pushteti ka vendosur të marrë borxh me euro obligacion prej 500 milion euro. Ekonomistët paralajmërojnë që të ndalojnë shpenzimet joproduktive. Deficiti buxhetorë është në situatë dramatike dhe bash ajo është arsyeja kryesore për të cilin shkak pushteti aktual ka vendosur të lëshojë euro obligacion me vlerë prej 500 milion euro, thotë ish ministri i financave Xhevdet Hajredini. Vlera nuk është aspak e vogël, ndërsa shqetëson ajo që gjeneratat e ardhshme po futen në borxh për nevoja të pakuptueshme...(Burimi: zhurnal.mk)

18.07.2014...Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi raportin mbi rishikimin e parë të marrëveshjes së zgjeruar me Shqipërinë dhe kërkesën për modifikimin e kritereve të performancës. Sipas raportit, deri në fund të marsit të gjitha kriteret e performancës dhe objektivat strukturore ishin përmbushur, me përjashtim të objektivit strukturor për kontraktimin e auditorëve të jashtëm...(Burimi: shekulli.com.al)

17.07.2014...Sipas statistikave për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rezulton se buxheti i shtetit ka realizuar një fond mbi 50 për qind më të ulët në shpenzime kapitale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo dukuri mendohet nga ekspertët e financave publike se është prirja më negative e zhvillimit të këtij sektori të shtetit shqiptar, e cila, së bashku me rritjen e shpejtë të huamarrjes së jashtme, kryesisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, ka ngjallur rreziqet për një kolaps ekonomik të vendit...(Burimi: standard.al)

17.07.2014...Deficiti buxhetor u ul me 54% në raport me gjashtëmujorin e parë 2013, raporton Ministria e Financave përmes statistikave me treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar janar-qershor 2014. Kjo erdhi nga rritja e të ardhurave me 11.7% dhe ulja e shpenzimeve me 3.7%...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.07.2014...Qëllimi i formimit të zonës financiare ndërkombëtare, që propozohet me ndryshimet kushtetuese, është rritje e punësimit në Republikën e Maqedonisë. Tërësisht do të rifigurohet rregullativa nga ekonomitë më të mira të cilat janë më tërheqëse për investitorët. Këtë e theksoi kryeministri Nikolla Gruevski, pas lëshimit në përdorim të stacionit të ri transformues autonom dhe largpërçuesit Shkup-Kumanovë në trafostacioni Shkuo 5 të SHA MEPSO...(Burimi: zhurnal.mk)

15.07.2014...Eksportet kanë shënuar një ecuri pozitive në muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, duke u zgjeruar me rreth 10% me bazë vjetore për katërmujorin. Të dhënat e INSTAT detajojnë se cilat janë grupet që po ecin më mirë dhe po i japin një dorë të gjithë eksporteve shqiptare. Të parat renditen veshjet e këmbëve, me një rritje prej 3.5 miliardë lekësh në vlerë dhe 31.5% në përqindje...(Burimi: monitor.al)

14.07.2014...Lufta ndaj evazionit dhe informalitetit nga administrata fiskale duket se ka dhënë rezultatet e para. Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rezulton se të ardhurat nga kontributetet e sigurimeve shoqërore për pjesën e parë të vitit, janë rritur me 2.56 miliardë lekë ose 9.49% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po të analizojmë këtë fakt rezulton se kemi një rritje të numrit të të punësuarve të futur në këtë skemë, çka do të thotë se tashmë nuk punojnë në të zezë...(Burimi: scan-tv.com)

14.07.2014...Sasia e parasë jashtë bankave ka ardhur në rënie të vazhdueshme në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit Prill, paraja jashtë bankave tregtare kishte vlerën e 193.4 miliardë lekvëe, në rënie me 2.7% që nga fillimi i vitit...(Burimi: scan-tv.com)

14.07.2014...Numri i të punësuarve në Kosovë zakonisht rritet gjatë sezonit të verës, por jo në mënyrë të kënaqshme. Sektori i bujqësisë, ndërtimtarisë, restorantet, hotelet, ambientet turistike, janë fushat ku nevojiten fuqi punëtore më e madhe gjatë kësaj kohe, thonë përfaqësues të punëtorëve. Por, përfaqësues të kompanive që në këtë sezon kanë nevojë për punëtorë sezonalë, pohojnë se vazhdimisht kanë probleme pasi punonjësit e rinj nuk janë të profilizuar në sektorë të caktuar...(Burimi: telegrafi.com)

14.07.2014...OPINION. Emin BARÇI. Bankat fajtore për interesat...ekonomia shqiptare po jeton nje moment paradoksi te jashtezakonshem. Kostoja e parase ka rene ne nivele historike. Po ashtu dhe perdorimi i saj. Ne po humbim nje moment te arte per te financuar me kosto te uleta rritjen ekonomike nepermjet nxitjes se konsumit, investimeve publike e private te konsumit, te punesimit e per rrjedhoje rritjes se mireqenies...(Burimi: panorama.com.al)

13.07.2014...Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, publikoi një raport sipas të cilit 30-40% e të punësuarve në Shqipëri, nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit, duke sjellë reduktimin e kontributeve shoqërore si dhe zhvillimin e një konkurrence të pandershme mes bizneseve. Milva Ikonomi, eksperte në ekonomi, deklaroi se nga viti 2007 deri në 2012, bizneset nuk kanë ulur pagat edhe pse nuk kanë rritur investimet, çka ka ndihmuar në kapërcimin e krizës më lehtë...(Burimi: shekulli.com.al)

13.07.2014...Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të jetesës në të gjithë rajonin, shumë larg standardeve evropiane drejt të cilave synojnë. Kjo vërtetohet edhe nga një sërë studimesh të cilat flasin për një pagë minimale tepër të ulët, më të voglën në rajon dhe një nivel të lartë të informalitetit në tregun e punësimit...(Burimi: standard.al)

12.07.2014...Rreth 300 milionë dollarë janë kaluar nga qeveria për detyrimet e prapambetura, njofton Ministria e Financave, e cila jep statistikat deri më 30 Qershor 2014. Sipas sektorëve, këto para ndahen për investimet publike, ku janë alokuar 93 milionë dollarë, shpenzimet korente për mallra e shërbime dhe kategori të tjera, ku janë alokuar rreth 63 milionë dollarë, rimbursime të TVSH-së, ku janë alokuar rreth 99 milionë dollarë dhe sektori energjetik ku janë alokuar rreth 45 milionë dollarë...(Burimi: scan-tv.com)

11.07.2014...Ndryshimet në projektligjin e TVSH, janë prezantuar sot nga ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Ligji ishte i vitit 1995, pra administrata tatimore dhe biznesi operonin me një kuadër ligjor të hartuar para 20 viteve, në kushtet kur tregu dhe ekonomia kishin evoluar, ndërsa interpretimi dhe zbatimi në praktikë po krijonte gjithnjë e më shumë terren për abuzime dhe klimë.frenuese për investitorët...(Burimi: monitor.al)

10.07.2014...INTERVISTA. Nadem ILAHI. Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, i tha Zërit të Amerikës se sektori i energjisë ka disa probleme themelore që kërkojnë zgjidhje dhe se vendi duhet të shfrytëzojë rezervat e mëdha hidro-energjitike. Zyrtari i Fondit Monetar Ndërkombëtar theksoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të sistemit të kompensimit të taksave. Në intervistën me gazetaren e VOA-s Rudina Dervishi, shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë tha se vëren shenja të një rritjeje të besimit në ekonominë shqiptare...(Burimi: monitor.al)

10.07.2014...Drejtoria e Hetimit Tatimor ushtroi kontroll në subjektet private në zonën e plazhit Durrës, lidhur me regjistrimin e këtyre subjekteve në organin tatimor, deklarimin e punonjësve, instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale, dokumentimin e mallrave si dhe afishimin e çmimeve. Nga ky kontroll, vetëm në harkun kohor prej 7 ditësh, u arrit të konstatohen shkelje të rënda. Nga ana e Tatimeve u penalizuan 404 subjekte si dhe u arrit të licencohen 159 subjekte në QKR. Veç kësaj, u konfiskuan 20.000 shishe birrë pa faturat përkatëse, 3.600 shishe me pije të akcizës (uiski, verë) si dhe asete te luajtshme, të cilat në tërësi kapin një vlerë rreth 10.500.000 lekë...(Burimi: standard.al)

09.07.2014...Duke filluar nga data 1 gusht, rreth 606 mijë qytetarë do të përfitojnë pension më të lartë. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, e cila vendosi të rrisë me 2%, që në vitin e saj të parë, pensionet e plota, të pjesshme, pensionet e reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit dhe familjare, pensionet për vjetërsi shërbimi, si në qytet ashtu edhe në fshat...(Burimi: monitor.al)

09.07.2014...Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim prej 7.3 milionë Euro nga IBRD për Projektin e Shërbimeve Mjedisore në Shqipëri, nga i cili do të përfitojnë fermerë, shoqata të pyjeve, grupe dhe individë në 310 komuna rurale dhe në 2980 fshatra të vendit. Kostoja totale e projektit është 16.8 milionë Euro dhe bashkë-financohet nga një Fond Besimi prej 7.3 milionë Euro nga Qeveria Suedeze dhe një Fond Besimi prej 2.2 milionë Euro nga Global Environmental Facility (GEF)...(Burimi: monitor.al)

09.05.2014...Banka e Shqipërisë (BSH) e mbush tregun me para. Sasia totale e likuiditetit të injektuar në tremujorin e parë është mesatarisht 21.22 miliardë lekë, kundrejt 16.05 miliardë lekëve të injektuara në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Ndërkaq, sasia e injektuar është rreth 25% më e lartë se 1 vit më parë, kur kjo vlerë ishte rreth 17 mld lekë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.07.2014...Krahasuar me një vit më parë, ekonomia po ecën me ritme më të mira, por kundrejt fundit të 2013-s, ritmet janë ngadalësuar. Konkluzioni del nga tabela me të dhënat e INSTAT-it për Vlerën e Shtuar Bruto (VSHB) për tremujorin e parë 2014. Sipas INSTAT-it, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2013, rritja vlerësohet vetëm 0.16%. Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto, ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet të ketë pasur një rritje prej 1.65%, ndaj të njëjtit tremujor të vitit pararendës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.07.2014...OPINION. Tritan SHEHU. Taksat okulte per shendetesine...edhe keto dy taksa te fundit qe kerkojne te rendojne mbi qytetaret flasin per kete tendence, per konfuzion, ideologjizim dhe mungese transparenceqe mbreteron ne ata kolege politikeberes...(Burimi: panorama.com.al)

07.07.2014...Pas 15 vitesh, tregtia e jashtme pritet të rregullohet nga një kod i ri doganor. Por, ndërsa bazohet në normat europiane të tregtisë së jashtme, ka shumë kundërshti nga shoqatat e biznesit e ekonomistët. Pas një lufte me qeverinë, bizneset fason arritën të bëjnë dallimin këtë pranverë, duke siguruar një paketë me lehtësi fiskale e mbështetje. Kjo paketë rrezikon të bëhet e pavlefshme, me kodin e ri doganor që pritet të aplikohet në janarin e ardhshëm...(Burimi: monitor.al)

07.07.2014...Ndryshimet e fundit mbi taksat, përveçse ligjërojnë miratimin e një pakete të nxituar fiskale rreth gjashtë muaj më parë, po sjellin një amulli në sistem. Sipas ekonomistëve e sipërmarrësve, ndryshimet e vazhdueshme të taksave rrezikojnë të rrisin më tej informalitetin, ndërsa bizneset mund të jenë objekt i më shumë penalizimeve...(Burimi: monitor.al)

06.06.2014...Ministria e Bujqësisë, një nga institucionet më të financuara nga buxheti i shtetit, BE dhe Banka Botërore, nuk arrin të realizojë projektet, edhe pse janë të siguruara paratë. Këto e pohon indirekt ministria në një dokument me titull Monitorimi i realizimit të buxhetit të 3-mujorit të parë të vitit 2014, dërguar Ministrisë së Financave...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.07.2014...Në Kosovë llogaritet se një familje mesatarisht gjatë një viti shpenzon më shumë se 1 mijë e 200 euro për shfrytëzimin e energjisë elektrike. Me tarifën e re, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, faturat e energjisë elektrike do të jenë për 5 për qind më të larta dhe çdo familje do të paguaj 60 euro më shumë për një vit, ose afër 5 euro më shumë në muaj...(Burimi: telegrafi.com)

06.07.2014...Pavarësisht mungesës së klimës për investime në Kosovë, prapë shumë qytetarë po gjejnë mundësi për të hapur biznese të reja. Madje, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë hapur mbi 5 mijë biznese të reja...(Burimi: kosova-sot.info)

05.07.2014...OPINION. Bardh SEJDARASI. Ligjet që miratohen sot dhe amendohen nesër...Qeveria ka bërë gati për miratim dy nga ligjet më të rëndësishme të sipërmarrjes, dy kode unikalë të funksionimit të marrëdhënies shtet-biznes, siç janë ligji i ri i TVSH-së dhe Kodi i Ri Doganor, që hyjnë në fuqi në datën 1 Janar 2015. Paralel me to, në 1 Tetor 2014 implementohet skema e re e funksionimit të administratës tatimore dhe sjella e re e biznesit me këtë autoritet publik. Sa i njohim këto? Sa e dimë këtë informacion? Edhe deputetët dinë fare pak...(Burimi: revistajava.al)

05.07.2014...Panariti deklaron lehtësimin e TVSH-së për bizneset që eksportojnë mbi 50% të prodhimit të tyre. Këtyre bizneseve do tu njihet e drejta e blerjeve të përjashtuara nga TVSH-ja në masën e barabartë me eksportin e një viti më parë. Këtë deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë prezantimit të paketës së sistemit fiskal dhe doganor përpara bizneseve...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.06.2014...OPINION. Bardh SEJDARASI. DISA RRESHTA PËR PAGËN MINIMALE. Ka ardhur koha që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të kërkojë atë që sot është bërë domosdoshmëri në Komisionin Europian: Krijimin e një komisioni të pavarur me përfaqësues të biznesit, akademikë dhe përfaqësues të sindikatave, që të analizojë efektet e pagës minimale dhe të pagave të ulëta në nivel kombëtar dhe sektorial. Një institucion i tillë do të kishte përparësi për të qenë në gjendje të ndërmjetësonte në mes të përfaqësuesve të interesave të ndryshme dhe të kontribuonte në arritjen e një konsensusi...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.07.2014...Paga minimale në Shqipëri, sipas Organizatës Botërore në Gjenevë, është më e ulëta në Europë, madje më e ulët se në Bullgari apo Rumani Qendrës shqiptare për Kërkime Ekonomike konsideron se 29 për qind e punësuarve në Shqipëri funksionojnë në mënyrë informale, ndërsa pagat minimale janë më të voglat në gjithë Ballkanin. Edhe pse nuk tregohet se sa është paga më e ulët, kjo qendër thotë se pagat janë më të ulët se sa të Bullgarisë e Rumanisë...(Burimi: zeri.info)

04.07.2014...Në muajin qershor 2014, të ardhurat tatimore arritën rreth 3.1 miliardë lekë ose 50.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe rritje me 323.6 milionë lekë ose 3.6% më shumë krahasuar me planin e këtij viti. Ndërkaq, gjatë këtij muaji, tatimorët mblodhën në total rreth 14.14 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër është 3.67 miliardë lekë më shumë ose një rritje prej 35.73%. Kontributet e Sigurimeve Shoqërore janë rritur me 13.2% ose 539.7 milionë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.07.2014...Studimi më i fundit i Qendrës shqiptare për Kërkime Ekonomike ka treguar se 29% e punësimit të përgjithshëm është informale dhe Shqipëria ka ende pagat minimale më të ultat në Europë...(Burimi: shekulli.com.al)

02.07.2014...Tregtia me pakicë rezultoi me rritje në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, po të përjashtojmë shitjet e hidrokarbureve, çmimi i të cilave u rrit si pasojë e rritjes së taksës nga ana e qeverisë, indeksi i tregtisë me pakicë njohu një rritje vjetore me 4.5%, çka përfaqëson shkallën më modeste të rritjes për pesë tremujorët e fundit...(Burimi: standard.al)

01.07.2014...Ministria e Financave ka hartuar projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, Për taksat kombëtare, të ndryshuar, i cili propozohet në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, mMe propozimet e paraqitura, në projektligj është reflektuar nevoja e ndryshimeve me qëllim që ti hapet rrugë ligjore implementimit të sistemit të ri informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në përshtatje me praktikat më të mira të njohura gjerësisht...(Burimi: monitor.al)

QERSHOR

30.06.2014...Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) njofton se miratoi sot rishikimin e parë të performancës ekonomike të Shqipërisë në bazë të një programi të mbështetur nga një marrëveshje e Mekanizimit Lehtësues të Fondit (EFF). Përfundimi i rishikimit u mundëson autoriteteve të tërheqin një shumë shtesë prej SDR 23.55 million (rreth 26.7 million), duke e çuar shumën totale që është bërë e disponueshme për Shqipërinë në SDR 47.1 million (rreth 53.3 million). Vendimi u mor pa një takim formal...(Burimi: monitor.al)

30.06.2014...Elena Panaritis, ish-ekonomiste e Bankës Botërore dhe ish-deputete e parlamentit grek ishte sot në Tiranë për një trajnim të stafit të kompanisë Eurosig. Në prezantimin e saj, mbështetur veçanërisht në eksperiencën e gjatë në Bankën Botërore, zonja Panaritis tha se pengesa kryesore për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin e klasës së mesme të vendeve në zhvillim është mungesa e sigurisë. Sipas saj, forcimi i institucioneve, por edhe rritja e rolit të industrisë siguruese në shoqëri, është çelësi i ndryshimit...(Burimi: scan-tv.com)

30.06.2014...Fillon kontrolli i transferimit të fitimeve jashtë nga kompanitë e huaja në Shqipëri. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka firmosur udhëzimin Për transferimin e çmimit. Deri tani, procedura e transferimit të çmimit ka rezultuar e pazbatueshme nga organet tatimore, por bëhet i mundur me ndryshimin në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Transferimi i çmimit është tërësia e transaksioneve që realizojnë personat e lidhur e që kryhet përgjithësisht nga shoqëritë shumëkombëshe me vendndodhje të veprimtarive të biznesit të tyre në shtete të ndryshme, në formën e një filiali, dege, apo selie të përhershme...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.06.2014...Investimet e huaja direkt në Kosovë kanë shënuar rritje vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, vlera e investimeve të huaja në dhjetor të vitit 2013 ka arritur në 258.9 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 13.2 për qind në krahasim me vitin 2012, kur këto investime ishin 230 milionë euro. Kjo rritje e investimeve është gjeneruar kryesisht nga fitimi i ri-investuar i kompanive që operojnë në Kosovë, i cili ka shënuar rritje prej 56.9 për qind, duke arritur vlerën prej 71.6 milionë eurosh...(Burimi: telegrafi.com)

28.06.2014...OPINION. Ervin KOCI. Administrata fiskale dhe rrënimi 8-vjeçar. Të dhënat fiskale tregojnë se objektivi i qeverise për rritjen e perfomancës së administratës fiskale, shoqëruar me politika ekonomike dhe fiskale që nxisin konsumin dhe prodhimin, është në udhë të mbarë. Nga opozita (nga lideri i saj, ish-ministrat, deputetët, mediat dhe analistët që e mbështesin në çdo aksion politik) është deklaruar, që ekonomia, pas muajit shtator, po përkeqësohet; që perfomanca e administratës fiskale është shumë më e dobët se ajo e kohës së tyre dhe që zbatimi i politikave...(Burimi: shekulli.com.al)

28.06.2014...Muajin që kaloi, fondi më i madh në botë i obligacioneve, Pimco, ka publikuar raportin e vet Secular Outlook, në të cilin ka paraqitur gjendjen e veçantë ku ndodhen tregjet e përparuar dhe ata në zhvillim. Madhësia e likuiditeteve që janë futur në sistemin financiar nga viti 2007 e deri sot, në vend që të luftonte një flluskë, ka krijuar të tjera, të cilat mund të jenë më të rrezikshme...(Burimi: standard.al)

28.06.2014...Ndryshon mënyra e llogaritjes së tatimit për biznesin e vogël. Kështu, akoma pa kaluar gjashtë muaj nga ndryshimi i sistemit fiskal, qeveria reagon ndaj ankesave të biznesit të vogël, duke rishikuar normat tatimore për këtë kategori. Drafti për ndryshimet në ligjin Për sistemin e taksave vendore sapo ka mbërritur në Kuvend, ku pritet diskutimi dhe miratimi i shpejtë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.06.2014...Ministria e Financave bëri me dije sot se pas tre muaj trajnim të rreth 550 punonjësve të administratës doganore dhe tatimore, sot (datë 28 qershor) nisi testimi për rreth 200 inspektorë tatimorë. Javën tjetër do të jetë testimi për punonjësit e doganave. Në testim nuk do të ketë vetëm inspektorë, por edhe nivel menaxherial, pra drejtues që janë rreth 85. Testimi është kryer në ambientet e fakultetit Ekonomik, në Tiranë...(Burimi: gazetadita.al)

27.06.2014...Rroga neto mesatare mujore, e paguar për të punësuarit në muajin prill të këtij viti në vend është 21.175 denarë dhe shënon rritje prej 0,9 për qind në krahasim me muajin prill të vitit 2013. Siç publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, rritja e tillë ka të bëjë, para se gjithash, me rritjen e neto rrogës mesatare mujore të paguar për të punësuarit në sektorin e ndërtimtarisë për 7,4 për qind, Veprimtari lidhur me prona të patundshme për 5,6 për qind dhe veprimtari administrative dhe shërbime për 5,2 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

26.06.2014...Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën te ditur se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2014 arritën rreth 4,399 milionë lekë, ose 29.71% më shumë se në periudhën janar-maj 2013. Gjatë periudhës janar-maj 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 364,360 me një ulje prej 4.60% krahasuar me periudhën janar-maj të një viti më parë...(Burimi: monitor.al)

25.06.2014...Kursimet e rrepta që i kanë aplikuar bankat në vend, kanë rezultuar me sukses në mbushjen e arkave të tyre. Edhe pse kanë shënuar rënien e të hyrave nga interesi, bankat në Kosovë pothuajse kanë dyfishuar fitimet në krahasim me vitin paraprak si rezultat i kursimeve. Sipas raportit të fundit të Bankës qendrore të Kosovës (BQK), bankat në vend, gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar fitime në vlerë prej 9.8 milionë eurosh, duke shënuar kështu rritje vjetore prej 57.7 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

25.06.2014...Sipas raportit, vlera e gjithsej eksporteve në TM1 2014 është karakterizuar me një rënie vjetore prej 2.3 për qind, duke zbritur në 65.7 milionë euro. Rënia e eksporteve në TM1, sipas të dhënave të BQK-së, në 2014 kryesisht i atribuohet rënies së çmimeve të metaleve bazë në tregjet ndërkombëtare Projeksionet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për këtë vit janë se norma reale e rritjes ekonomike do të jetë 4 për qind...(Burimi: kosova-sot.info)

25.06.2014...Deklarimi i pasurisë tek Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit nga ana e zyrtarëve të lartë duket të jetë vetëm një formalitet është thënë sot në një raport të prezantuar nga Grupi për Studime Juridike e Politike në Prishtinë. Sipas këtij raporti, pasuria e zyrtarëve publik, sidomos të atyre politik, në rastet kur relacioni i pasurisë me të ardhurat e tyre është më i madh, ngrit dyshimet e bazuara se kujt në fakti i takon pasuria në fjalë...(Burimi: zeri.info)

24.06.2014...Një ndërmarrje që quhet "Dunav Mineral" ka zbuluar në vendbanimin shqiptar Tularë në Medvegjë plot 547 milionë ton ari dhe bakër. Në këto depozita është përcaktuar përmbajtja e 0.22 gram për ton ar dhe 0.23 për qind bakër. Kjo është 1.260.000 ton bakër dhe 120 ton prej ari", ka thënër Menaxheri për hulumtime Research Phil Fox...(Burimi: kosova-sot.info)

24.06.2014...Për herë të parë pas disa vitesh, 2013-ta rezultoi negative për eksportet shqiptare drejt Kosovës. Ato jo vetëm nuk u rritën me ritmet e rritjes së eksporteve në tërësi, por shënuan rënie në vlerë reale. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave, eksportet drejt Kosovës në 12 muajt e vitit të kaluar ishin 16.29 miliardë lekë ose rreth 6% më pak se një vit më parë. Ndikimin kryesor e dha pezullimi i eksportit të tjegullave për rreth dy muaj, për shkak të pengesave të shtuara administrative nga doganat kosovare...(Burimi: standard.al)

23.06.2014...Edhe pse pritej që nga Ministria e Financave të ndërhyhej në mes të vitit për ndryshime në buxhetin 2014, ky dikaster tashmë ka filluar mbledhjen e kërkesave të institucioneve të ndryshme për buxhetin e vitit 2015. Burime nga ky institucion bejnë të ditur për TV SCAN se, kërkesat e institucioneve janë më të larta se fondet e këtij viti. Por, risia që pritet të shoqërojë buxhetin 2015 është se nuk do të shkojë i vetëm në Qeveri dhe Kuvend, por i shoqëruar nga buxheti afatmesëm 2015-2017...(Burimi: scan-tv.com)

23.06.2014...Zgjerimi i sektorit privat në Eurozonë u ngadalësua në mënyrë të papritur gjatë këtij muaji, edhe pse kompanitë kanë vazhduar të ulin çmimet për të ringjallur biznesin e tyre. Rruga e Gjermanisë dhe e Francës ka qënë sërish e ndarë, pasi në Gjermani aktiviteti i biznesit u zgjerua fuqishëm, megjithëse me një ritëm pak më të ngadaltë se muaji i kaluar, ndërsa në Francë, sektori privat u tkurr me hapin më të shpejtë në katër muajt e fundit...(Burimi: scan-tv.com)

22.06.2014...Kompanitë vendore ende përballen me shumë vështirësi gjatë afarizmit të tyre. Shumë sish ankohen për normat e larta të interesit në kredi, ngarkesat e shumta tatimore, por edhe çështje tjera që lidhen me sundimin e ligjit. Njohës të çështjeve ekonomike rekomandojnë që institucionet të angazhohen më shumë për përmirësimin e mjedisit afarist, në të kundërtën, gjendja e bizneseve mund të keqësohet. Sektori privat në Kosovë, i cili konsiderohet gjenerator i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, ende përballet me shumë vështirësi...(Burimi: kosova-sot.info)

21.06.2014...Banka Botërore ka publikuar raportin e qershorit Perspektiva Ekonomike Globale, ku për Shqipërinë parashikohet një rritje prej 2.1% në vitin 2014, për tu përshpejtuar më pas në 3.3% në 2015-n dhe 3.6% në 2016-n. Ndërkohë, bilanci i llogarisë korente pritet të përkeqësohet, nga -10.3% e PBB-së në vitin 2014, në -14.8% të PBB-së në 2016, duke qenë më i larti në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, pas Malit të Zi. Rritja e konsumit privat do të vijojë të jetë negative, edhe për vitin 2014, me -1.2%, për tu kthyer pozitive në vitet në vijim, përkatësisht 4.3% dhe 4.7% në 2015-n dhe 2016-n...(Burimi: standard.al)

20.06.2014...Pas urdhrit të ministrit Cani për bllokim të fondeve të ministreve nëse nuk kryenin pagesat pas 10 ditëve është përshpejtuar ndjeshëm ritmi i tërheqjes së pagesave Ministra e Financave ka publikuar situatën me pagesën e detyrimeve të prapambetura deri në datën 13 qershor. Sipas tabelave të publikuara nga financat, deri në këtë datë, vlera e çelur nga buxheti ishte 18.2 miliardë lekë, nga e cila është paguar në total rreth 13.5 miliarde lekë, apo rreth 74% e totalit të çelur...(Burimi: monitor.al)

20.06.2014...Drejtuesit e agjencive të marketingut Në Shqipëri flasin për rritje të numrit të fushatave publicitare që kanë si emërues të përbashkët Kupën e Botës, FIFA 2014 që po zhvillohet në Brazil. Format e reklamimit janë nga më interesantet, ku konstatohet një rritje e kërkesës për creative media, forma më e fundit e reklamimit vizual. Nuk mungojnë edhe rastet kur bizneset kërkojnë më shumë marrëdhënie me publikun sesa reklama të mirëfillta...(Burimi: monitor.al)

19.06.2014...Politikanët Behgjet Pacolli, Ramiz Kelmendi dhe Hashim Deshishku, kanë pasuri prej 400 milionë euro. Sipas formularëve të pasurisë së zyrtarëve publikë për vitin 2014, të publikuar të mërkurën nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), lideri i Aleancës Kosovare e Re (AKR), Behgjet Pacolli, është politikani më i pasur kosovar. Pasuria e tij e përgjithshme kap shumën prej 340 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar, pasuria e Pacollit është shtuar për 35 milionë euro, pasi që në vitin 2013 ai kishte deklaruar pasuri të përgjithshme prej 305 milionë euro...(Burimi: zeri.info)

18.06.2014...Kuvendi ka publikuar një rezolutë për punën e realizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare gjatë vitit 2013, si dhe ka lënë detyra specifike që duhet të përmbushen gjatë 2014-ës e që duhet të sjellin ndryshime të rëndësishme veçanërisht në tregun e sigurimeve, si më problematiku. Në rezolutë, Kuvendi kërkon që të stabilizohen tregjet financiare, të zgjidhet përfundimisht çështja e pagesave të prapambetura të dëmeve, që nga viti 2002. Po ja cilat janë në mënyrë të detajuar detyrat që AMF duhet të përmbushë...(Burimi: monitor.al)

18.06.2014...OPINION. Rexhep MEIDANI. A realizohet punesimi me kete rritje ekonomike...ne kushte krize ligji Okun, si nje ligj empirik, jo patjeter lidh ne menyre te plote, sidomos ne rrafshin strukturor rritjen ekonomike dhe perqindjen e papunesise, por ama ai ndjek dinamiken e ndryshimit te tregut te punes...(Burimi: panorama.com.al)

18.06.2014...Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi mbi fitimin, sipas tabelës krahasuese të përpiluar nga Sektori i Statistikave të Tatimeve, udhëheqin rritjen e të ardhurave të mbledhura për 5-mujorin e parë 2014. Ndërkaq, nga një vlerësim i 5-mujorëve të parë të pesë viteve të fundit, del se të ardhurat bruto të mbledhura nga tatimet, 70.817.365.000 lekë, janë më të lartat...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.06.2014...Projektkodi i ri doganor, që futet nesër në procedurën për shqyrtim parlamentar, sjell shumë risi që do të ndryshojnë raportet e biznesit me doganën. Pra, më pak kontrolle, më pak letra, më tepër besim te deklaratat e biznesit. Përmirësimet do të krijojnë kushtet për kalimin në një mjedis doganor elektronik pa letër (paperless), si dhe për të futur procedurat doganore për operatorët ekonomikë të autorizuar, përfshirë zhdoganimin e centralizuar; garantimin e çlirimit të shpejtë të mallrave kur operatori ekonomik jep paraprakisht informacionet e nevojshme për kryerjen e kontrolleve bazuar në analizën e riskut, duke pasur parasysh këtu që Konventa e Kyotos parashikon që depozitimi, regjistrimi dhe kontrolli i deklaratës doganore mund të bëhen para mbërritjes së mallrave...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.06.2014...A paraqesin avantazhe konkurruese eksportet shqiptare? Si ka qenë ecuria e eksporteve vendase gjatë viteve të fundit; zhvendosjet në grupmallra dhe partnerë tregtarë? Studimi i Alban Pllaha, të Bankës së Shqipërisë analizon ecurinë e eksporteve shqiptare gjatë viteve të fundit...(Burimi: monitor.al)

16.06.2014...Gati 500 milionë euro ka arritur aktualisht shuma e borxheve që qytetarët e Kosovës u kanë vetëm katër prej kompanive më të mëdha publike në vend. Por, në këtë shumë nuk hyjnë edhe borxhet që konsumatorët i kanë kompanive publike rajonale e komunale. Edhe më tutje Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK), vazhdon ta ketë primatin për shumë të madhe të borxhit që qytetaret i kanë kësaj të fundit...(Burimi: zeri.info)

15.06.2014...OPINION. Elvin MEKA. Pse transferohen kapitalet jashte Shqiperise...e gjykoj domosdoshmeri nga ana e politikeberesve dhe institucioneve mbikqyrese dhe rregullatore te sistemit financiar shprehjen dhe artikulimin e nje vullneti te qarte ne drejtim te rivitalizimit te Burses se Tiranes, mirefunksionimi i te ciles si nje treg dhe institucion do te mund te kontribuonte sadopak...(Burimi: panorama.com.al)

15.06.2014...Disa kohë më parë prestigjozja The Economist i kushtonte një artikull të veçantë historisë unike 100-vjeçare të Argjentinës. Ky artikull zuri edhe faqen e parë të revistës të publikuar më 15 shkurt. Titulli ishte Parabola e Argjentinës-Çfarë mund të mësojnë qeveritë e tjera nga 100 vite të rënies ekonomike. Dhe sigurisht nëse e analizojmë me kujdes këtë shkrim, qeveria shqiptare ka shumë për të mësuar nga gabimet e Argjentinës, pasi në disa raste ngjashmëritë janë të habitshme...(Burimi: standard.al)

14.06.2014...Përgjatë vitit 2013, botës ju shtuan edhe 2.6 milionë familje milionere, që sugjeron se të pasurit po bëhen akoma më të pasur. Numri i përgjithshëm i familjeve milionere në botë gjatë vitit të kaluar u rrit me 19% në 16.3 milion familje dhe përfaqësojnë rreth 1.1% të familjeve në të gjithë botën. Amerika ishte vendi që regjistroi rritjen më të madhe të familjeve milionere, me 1.1 milionë të tilla, në totalin e 7.13 milionë familjeve...(Burimi: scan-tv.com)

13.06.2014...Trendët e konsumit, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) 2013, rezultojnë se kanë një rritje prej 3.9 për qind të konsumit të përgjithshëm, krahasuar me vitin 2012. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2013 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 45 për qind për ushqim dhe 30 për qind për banim të konsumit të përgjithshëm...(Burimi: telegrafi.com)

12.06.2014...Për Shqipërinë parashikohet një rritje prej 2.1% në vitin 2014, për tu përshpejtuar më pas në 3.3% në 2015 dhe 3.6% në 2016-n. Ndërkohë, bilanci i llogarisë korrente pritet të përkeqësohet, nga -10.3% e PBB-së në vitin 2014, në -14.8% të PBB-së në 2016, duke qenë nga më të lartët në gjithë rajonin e Europës Qendrore Lindore e Juglindore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.06.2014...Instituti Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë ka njoftuar se Shqipëria prin me investime direkte të huaja që mbërrijnë 923 milionë euro. Pastaj vjen Serbia me 779 milionë euro, Mali i Zi me 337 milionë euro, Bosnjë Hercegovina 300 milionë euro, Kosova me 259 dhe Maqedonia me 251 milionë euro...(Burimi: zhurnal.mk)

11.06.2014...Banka Botërore ka publikuar Raportin e qershorit Perspektiva Ekonomike Globale, ku për Shqipërinë parashikohet një rritje prej 2.1% në vitin 2014, për tu përshpejtuar më pas në 3.3% në 2015 dhe 3.6% në 2016-n. Ndërkohë, bilanci i llogarisë korente pritet të përkeqësohet, nga -10.3% e PBB-së në vitin 2014, në -14.8% të PBB-së në 2016, duke qenë më i larti në gjithë rajonin e Europës Qendrore Lindore e Juglindore, pas Malit të Zi...(Burimi: monitor.al)

11.06.2014...Drejtoria e të Ardhurave Publike në ueb faqe e publikoi listën e parë të kompanive dhe qytetarëve të cilët i kanë borxh shtetit shumë parash në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal të të ardhurave, kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social, akciza dhe doganat. Në listë janë emrat e personave fizikë dhe ushtruesve të pavarur të veprimtarive në të cilat vlera e përgjithshme e borxhit është më e lartë se 120.0000 denarë, si dhe personave juridikë me borxhe mbi 300.000 denarë...(Burimi: zhurnal.mk)

10.06.2014...Kredia për ekonominë ka pësuar ngadalësim të përshkallëzuar, duke kaluar në territor negativ në gjysmën e dytë të vitit dhe duke shënuar një ndryshim vjetor prej -2.4% në muajin nëntor. Ritmet e kreditimit të ekonomisë kanë vijuar të ndikohen nga të njëjtat probleme të kërkesës dhe ofertës, të cilat janë bartur edhe gjatë tremujorit të katërt...(Burimi: monitor.al)

10.06.2014...Ulen çmimet e ilaçeve, por vazhdojnë të shtrenjtohen ushqimet. Për ushqimet nuk është një gjë e re, por vazhdim i kurbës rritëse që nga viti i kaluar, ndërsa ulja e çmimeve në sektorin e shëndetësisë shënon një rënie të menjëhershme të madhe. Indeksi i çmimeve të konsumit maj 2014, që u publikua dje nga INSTAT, tregon se ndryshimi vjetor është 1,6%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Në muajin maj 2014, indeksi arriti 117,3% kundrejt muajit dhjetor 2007...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.06.2014...OPINION. Anastas ANGJELI. G7 dhe sfidat globale te zhvillimit. me shume transparence, thenie dhe njohje te efekteve pozitive qe keto reforma sjellin, por edhe te sakrificave qe kerkohen per to pavaresisht nga shkalla e tyre. Financat publike do te duhet qe te vazhdojne te konsolidohen e ti nenshtrohen nje rregulle te ri fiskal...(Burimi: panorama.com.al)

09.06.2014...Inflacioni për muajin Maj pësoi rënie të mëtejshme, megjithë tentativat për të nxitur kërkesën e brendshme në ekonomi. Sipas të dhënave të Instat, inflacioni zbriti në 1.6%, nga 1.7% që kishte qenë në Prill dhe 2.1% që kishte qenë në Maj të vitit të kaluar...(Burimi: scan-tv.com)

08.06.2014...Nga data 4 qershor, transaksionet e pronave dolën nga pluhuri i regjistrave të noterëve dhe u bënë të lexueshme për mijëra zyrtarë që hetojnë apo gjurmojnë kundërvajtje dhe vepra penale të ndryshme. Regjistri Noterial Shqiptar (RNSH), tashmë në formë elektronike, është i aksesueshëm për shumë institucione. Me fjalë të tjera shitblerjet e pronave të patundshme nuk janë më sekret i palëve, por një vendim qeverie përcakton edhe kush do të ketë mundësi ti shohë veprimet dhe transaksionet që kryhen në zyrat noteriale...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.06.2014...Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Crown Agents njoftojnë fillimin e fushatës më të gjerë që është ndërmarrë deri më sot në lidhje me kontrollin e prodhuesve, importuesve, shpërndarësve dhe shitësve me pakicë të alkoolit, cigareve, pijeve energjike dhe kafes produkte të cilat janë subjekt akcize...(Burimi: standard.al)

06.06.2014...Pas Bankës Botërore (BB), edhe një institucion tjetër financiar ndërkombëtar konfirmon dhe fuqizon qëndrimin e tyre se krijimi i 200 mijë vendeve të reja të punës nuk do të ndodhë. Tani është Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që deklaron se zhvillimi ekonomik dhe punësimi nuk do të ndodhin pa vënë në vend një strategji të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik...(Burimi: zeri.info)

05.06.2014...Banka e Shqipërisë ka miratuar shtypjen e kartëmonedhës 10 mijë lekë, që bëhet prerja më e madhe monedhës së brendshme në treg. Pritet që Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, të ngrejë një grup të posaçëm pune, i cili do të merret me përcaktimin e pamjes dhe studimin e tematikës, që do të pasqyrohet në kartëmonedhën e re...(Burimi: shekulli.com.al)

04.06.2014...Rreth 50% e punonjësve të shtetit përfitojnë një pension të veçantë, i cili është shumë herë më i lartë se ai që përfiton një kontribuues i rregullt. Pavarësisht se me skemën e re Ministria e Mirëqenies Sociale ka premtuar reduktimin e këtyre pensioneve, listës së mëposhtme nuk do ti hiqet asnjë emër (pozicion pune). Pension si punonjës shteti përfitojnë të gjithë ata persona që kanë kryer funksione kushtetuese apo detyrën si punonjës i shtetit (institucionet qendrore buxhetore). Kushti i përfitimit të pensionit si punonjës shteti është që personi të jetë larguar nga funksioni...(Burimi: standard.al)

04.06.2014...Cani: Organet tatimore përballen me dy bilance; do thjeshtëzohen standardet për SME-të. nga eksperienca shqiptare, nënvizoi rëndësinë që ka, midis shumë punëve të tjera të qeverisë, vëmendja në prioritet e një reforme të tillë, transparenca për publikun dhe për organet tatimore që shpesh përballen me dy bilance të mbajtura nga shoqëritë tregtare. Në Shqipëri po vazhdohet nga puna për thjeshtësimin e standardeve të raportimit financiar për bizneset mikro dhe përmirësim të aspekteve të veçanta për grupe të tjera...(Burimi: monitor.al)

04.06.2014...sipas të dhënave nga Departamenti i Punësimit në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkalla e papunësisë në vend është 30,9 për qind. Sipas të dhënave të po këtij dikasteri të Ministrisë, numri i personave të regjistruar si të papunë në Zyrat e Punësimit të administruara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale deri në fund të muajit shkurt 2014, është 270 238 e këtu hyn edhe Berat Azemi, i cili tregon se kërkon punë për më shumë se 6 vjet, por asnjëherë nuk iu është ofruar zgjidhje në këtë drejtim...(Burimi: zeri.info)

04.06.2014...Në Maqedoni, vitin e kaluar ka pasur 36 persona, pasuria personale e të cilëve ka kaluar 30 milionëshin e dollarëve amerikan. Bashkë, këto njerëz kanë pasuri me vlerë prej 4 miliardë dollarë, prezanton këto të dhëna Velt iks, në Utrinski vesnik. Në krahasim me vitin 2012-2013, kur për herë të fundit ka pasur të dhëna të veçanta për vendin, numri i të pasurve vitin e kaluar është rritur për një. Megjithatë, nuk nuk ka ndryshime në rritjen e pasurisë së tyre të përgjithshme e cila ka mbetur në 4 miliardë dollarë...(Burimi: zhurnal.mk)

04.06.2014...Përkushtimi i Qeverisë në reformën e Doganës dhe ATK-së dhe luftimin e ekonomisë joformale përkatësisht evazioni fiskal, ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e performancës përmes rritjes së të hyrave, luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera kundërligjore...(Burimi: telegrafi.com)

03.04.2014...Nga data 4 Qershor, çdo biznes që nuk paguan detyrimet do të përballet me kamatëvonesat. Ligji Nr.48/2014 që hyn në fuqi me 5 qershor 2014 Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare rregullon çështjen e kryerjes me vonesë të pagesave te faturave të furnizimit me mallra apo shërbime për Shoqëritë tregtare ose Institucionet Shteterore...(Burimi: shekulli.com.al)

02.06.2014...Gjatë periudhës janar prill 2014 primet e shkruara bruto të sigurimeve të Jetës arritën mbi 343 milionë lekë, ose rreth 6.63% më shumë se e njëjta periudhë e të vitit të kaluar. Tendenca pozitive e primeve nuk u arrit dot të ruhej nga ana e shoqërive për sa i përket pagesës së dëmeve që u llogaritën 827 milionë lekë dëme ose 1.30% më pak se në janar prill 2013...(Burimi: monitor.al)

01.06.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Tatime shtesë për Shqipërinë nga ekonomia gri. Për daljen nga kjo situatë informaliteti dhe evazioni nevojitet bashkëveprimi i institucioneve, që kanë objekt të përbashkët antievazionin dhe luftën ndaj informalitetit. Në këtë kontekst shkon për shtat shprehja se i vetëm mund të ecësh më shpejt, por me shokë mund të ecësh më larg...(Burimi: gazeta-shqip.com)

MAJ

31.05.2014...Shqipëria i ka nënshkruar dy marrëveshje për hua mbështetëse për buxhet në vlerë prej gjithsej 220 milionë dollarë amerikanë me Bankën Botërore. Me këtë hua do të mbështetet buxheti i Shqipërisë, e veçanërisht problemet me borxhe dhe reformat qeveritare në sektorin e taksave, të pensioneve dhe të energjisë...(Burimi: telegrafi.com)

31.05.2014...Emigracioni nuk ka gjasa ta lehtësojë presionin mbi pagat në ekonomitë e dobëta. Për ekonomistët, një zonë optimale e monedhës është një në të cilën fitimet nga ndarja e monedhës së vetme tejkalojnë kostot. Ka disa debate për sa i përket Eurozonës. Ndër faktorët kyç për të bërë që monedhat e përbashkëta të funksionojnë, sipas Robert Mundell, nuni i teorisë së monedhës optimale, është një forcë punëtore e lëvizshme...(Burimi: monitor.al)

30.05.2014...OPINION. Gjergj EREBARA. POLITIKA MONETARE REZULTON INEKZISTENTE NË SHQIPËRI. Ndërsa bankat kanë ulur me disa herë normën e interesit të depozitave në lekë, interesat e kredive në lekë janë ulur shumë më pak. Nëse një vit më parë, bankat merrnin depozita me 5 për qind për të dhënë kredi me 10 për qind, aktualisht ato po marrin depozita me 2 për qind dhe po i japin kredi me 8 për qind. Në një situatë të tillë, për qytetarët është pa leverdi ekonomike të mbajnë depozita në banka dhe gjithashtu pa leverdi për të marrë kredi në banka...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.05.2014...Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, ka argumentuar në një dalje publike vendimin e Këshillit Mbikqyrës për të ulur në 2.5% normën bazë të interesit. Vënia në lëvizje të plotë e mekanizmit të kredimit sot është thembra e akilit dhe e gjithë vëmendja e botës financiare është e përqendruar në këtë element, që është shumë kompleks dhe që kërkon përfshirjen e shumë aktorëve...(Burimi: monitor.al)

30.05.2014...INSTAT ka publikuar të dhënat vjetore përfundimtare të PBB-së me metodën e prodhimit për vitin 2010 dhe 2011 dhe të dhënat gjysëm-finale për vitin 2012. Në vitin 2012, PBB me çmime korente u vlerësua me 1.335,5 miliard lekë dhe është rritur në vlerë për rreth 35 miliard lekë krahasuar me vitin 2011...(Burimi: monitor.al)

30.05.2014...OPINION. Ilir KALEMAJ. Pabarazia apo rritja ekonomike si prioritet kryesor? Pa rritje ekonomike, pa akumulim kapitali, dëshirat për rritje taksash, fryrje administrate për të kënaqur orekse militantësh dhe shtim burokracie për të thithur gjakun e pakët të biznesit shqiptar, janë të destinuara të ngelen si ëndrrat e një nate vere...(Burimi: balkanweb.com)

29.05.2014...Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, Kosova nuk ka kapacitete ta zgjerojë tregun e kapitalit dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes tregut rajonal. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza ka thënë se Kosova është treg i vogël për të pasur bursë të saj. Sipas tij, asnjë shtet i rajonit nuk mund të ketë bursë...(Burimi: zhurnal.mk)

28.05.2014...Realizimi i marrëveshjes me FMN-në, sipas BSH është një hap i rëndësishëm për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Megjithatë, BSH thekson se, vëllimi i aktivitetit bankar u zgjerua me ritme të ngadalësuara, teksa depozitat u rritën me ritme më të ngadalta dhe kreditimi u tkurr. Por ritmi vjetor i rritjes së kredisë me probleme, sipas BSH-së, ka shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2008...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.05.2014...OPINION. Bislim AHMETAJ. Ekonomi e lirë apo shtet ligjor? Me këtë brumë që është grumbulluar në krye të shoqërisë shqiptare, as ne, as Uashingtoni, as Berlini, as Brukseli, smund të gatuajnë bukë tjetër. Çfarë kemi mbjellë, do të korrim. Shanset për ndryshime të shpejta janë të vogla, por shpresat nuk duhen humbur...(Burimi: balkanweb.com)

28.05.2013...Në fund të vitit 2013, stoku i kredisë së lëvruar nga sektori bankar vlerësohet në 567.1 miliardë lekë në rënie referuar fundit të gjashtëmujorit të parë 2013 me 2%, dhe fundvitit 2012 me 1.8%. Në mënyrë të veçantë, kredia për biznesin, e cila zë 69% të totalit të kredisë, u tkurr me 3% në 2013, krahasuar me një rritje prej 1.5% gjatë 2012...(Burimi: standard.al)

27.05.2014...Reforma e pensioneve dhe në sektorin energjik janë dy çështjet kryesore të cilave qeveria shqiptare duhet tu japë zgjidhje në një afat sa më të shkurtër. Ky është rekomandimi i Bankës Botërore i bërë prezent në Shqipëri përmes shefes së zyrës së kësaj banke në Tiranë...(Burimi: shekulli.com.al)

26.05.2014...Prodhimi në vend i naftës ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, duke e mbyllur vitin 2013 në një nivel prej 1.2 milionë tonësh, më e larta që prej vitit 1990, sipas të dhënave që jan ëbërë të ditura nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë. Megjithatë, niveli i prodhimit të naftës vijon të mbetet ende larg rekordit prej 2.2 milionë tonësh, që është arritur në vitin 1974...(Burimi: monitor.al)

25.05.2014...Në rast se trendi i ndërmarrjeve të reja në Kosovë vazhdon me ritmin e viteve të kaluara, atëherë mbi 99 për qind e investitorëve në Kosovë nuk pritet të lirohen nga taksat për një kohë të caktuar, në kuadër të lehtësirave që po bëhen për investitorët e rinj. Kjo pasi që shumica absolute e ndërmarrjeve të reja në vend janë mikro ndërmarrje...(Burimi: telegrafi.com)

25.05.2014...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Modeli i taksimit të pagës: Pse kërkohet ngrirja e pagës minimale. Ekspertë ndërkombëtarë kanë konkluduar se rregullimi politik i pagave ka një efekt negativ në punësim. Që do të thotë se nuk ka konkurrencë të përsosur në tregun e punës, si në tregje të tjera. Nëse shteti ndërhyn në funksionimin e tregut me vendosjen e një page minimale dhe kjo është më e lartë se paga ekuilibër, kërkesa për punë bie. Si rrjedhojë, shënohet rritje e papunësisë, e cila dëmton veçanërisht grupet profesionale në segmentin e pagave të ulëta...(Burimi: monitor.al)

25.05.2014...Politika fiskale e cila momentalisht është duke u zbatuar në Kosovë, është jo e favorshme për prodhuesit në Kosovë, pasi jemi të obliguar që edhe në lëndën e parë dhe repromaterial të paguajmë taksa, përderisa prodhuesit në Maqedoni, në Serbi e Mal të zi, janë të liruar prej këtyre taksave, thotë Namoni. Vendimi i qeverisë për të hequr taksat në lëndën e parë do të ndikojë pozitivisht që prodhuesit të jenë më konkurrent si në tregun vendor po ashtu edhe në tregjet e jashtme...(Burimi: telegrafi.com)

24.05.2014...itimet - Fitimi i bankave për tremujorin vazhdoi të mbetet i lartë. Sipas tabelës së publikuar nga Shoqata e Bankave, përftimi neto në total i 13 bankave është 3,374,877,207 lekë. Ndërkaq, 9 banka tregtare deklaruan rezultate fitimprurëse për vitin 2013, megjithëse u cilësua vit i vështirë financiar. Depozitat për tremujorin e kaluar nuk shënuan rritje për shkak të uljes së remitancave të emigrantëve dhe të interesave të ulëta. Në mars, ato arritën në 959,287,309,488 lekë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.05.2014...Projektligji i ri për lojërat e fatit është gati që të kalojë në qeveri. Burime nga Ministria e Financës tregojnë se qeveria parashikohet të vendosë kushte të reja në këtë sektor, që po gjen një përhapje gjithnjë e më të gjerë. Gazeta publikon sot draftin, që duhet të marrë OK nga mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, para se ti nënshtrohet diskutimit në Parlament...(Burimi: standard.al)

22.05.2014...Qeveria shqiptare me një vendim të fundit të saj i ka dhënë dritën jeshile disa ndryshimeve të rëndësishme në Regjistrin Kombëtar të Noterëve. Risia e këtyre ndryshimeve ligjore ka të bëjë me dhënien e të drejtës për tu futur në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Noterëve të administratës tatimore, inspektorëve të zyrës së Parandalimit të Pastrimit të Parave, të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, etj për të bërë çdo verifikim të mundshëm për raste të dyshimta...(Burimi: monitor.al)

21.05.2014...OPINION. Arben BRAÇE. Fasonët, si zhvillim pa të ardhme. pa shtim të kapitalit nuk ka investime dhe as zhvillim ekonomik. Kjo teori prodhon ishuj industrializimi dhe mirëqenieje, ku pasuria është e ndarë në mënyrë shumë të pabarabartë. Në shumë vende të Afrikës së zezë, ku kjo teori është zbatuar në mënyrë klasike, pasuria ka mbetur e përqendruar në një shtresë të lartë të korruptuar, të cilës i përkasin një grusht njerëzish e që nuk i bëhet vonë për pjesën tjetër të shoqërisë...(Burimi: balkanweb.com)

20.05.2014...Kreditimi i bizneseve vijon të tkurret që nga tremujori i dytë i vitit 2013, sipas raportit të stabilitetti financiar të Bankës së Shqipërisë. Në fund të 2013, kredia për bizneset ra me 2.16%, në terma vjetorë. Kjo sjellje u kushtëzua kryesisht nga tkurrja e kredisë në valutë me 3.78%, ndërsa kredia në lekë shënoi zgjerim të lehtë me 1.13%...(Burimi: monitor.al)

20.05.2014...Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, pjesa më e madhe e rezervave shqiptare të bakrit kanë kaluar në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze Jiangxi Koper.Përkatësisht pak ditë më parë, kompania kineze ka blerë në Turqi 50 për qind të aksioneve të Nesco Metal. Kjo e fundit është ndërmarrja që zotëron 100 për qind të aksioneve të shoqërisë Beralb, e cila ka me koncesion nga qeveria shqiptare vendburimet më të rëndësishme të bakrit në Shqipëri si minierën e Munellës, Lakroshit, Karmës por edhe Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz...(Burimi: zeri.info)

20.05.2014...hkalla e parashikuar e rritjes ekonomike për vitin prej 3,5 deri në 3,7 për qind është e realizueshme dhe e kënaqshme për periudhën post-recensionale dhe në linjë ekstreme nënkupton përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve në afatin mesatar nëse kjo mbahet në një periudhë më të gjatë, vlerësoi profesori Dimitar Eftimovski...(Burimi: zhurnal.mk)

19.05.2014...Shlyej borxhin që ke ndaj shtetit, pastaj përfito detyrimet e prapambetura. Kjo është strategjia e re që Ministria e Financave po aplikon për të gjitha kompanitë që kanë patur detyrime në vite ndaj administratës fiskale apo institucioneve të tjera shtetërore...(Burimi: scan-tv.com)

19.05.2014...Bizneset vijojnë të raportojnë rënie të nivelit të shitjeve, por me ritme të ngadalësuara në krahasim me pjesën e parë të vitit. Rënia e shitjeve është shoqëruar me ulje të rezultatit financiar dhe tkurrje të investimeve për të gjithë sektorët. Banka e Shqipërisë, për të analizuar gjendjen financiare dhe të huamarrjes në vend, në sektorin e biznesit ka vrojtuar një zgjedhje prej 728 ndërmarrjesh, të cilat shtrihen gjeografikisht në të gjithë vendin...(Burimi: monitor.al)

18.05.2014...Fondi prej 1.6 miliardë lekësh, i programuar në buxhetin e shtetit për vitin 2014, është një vlerë e papërfillshme në krahasim me faturën e vërtetë të pretenduar nga ish-pronarët. Këta e kanë llogaritur vetë, prej vitesh, se, në rast se shteti shqiptar do të zbatonte rregullat e njohura botërisht për të drejtën themelore të njeriut, që është e drejta e pronës, familjet e shpronësuara nga regjimi komunist do të duhej të paguheshin me 30 miliardë euro...(Burimi: standard.al)

17.05.2014...Më shumë se gjysma e shqiptarëve e mbyllin muajin me para borxh, të cilat i shpenzojnë për nevoja jetike. Rreth 55 % e familjeve mbyllin muajin me para borxh në dyqanet e lagjes ose lekë që marrin për afat të shkurtër nga të afërmit e tyre. Gjendja e vështirë është zyrtarizuar në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, i cili i referohet vrojtimit të kryer në tre muajt e fundit të vitit 2013...(Burimi: shekulli.com.al)

16.05.2014...Për të vlerësuar gjendjen financiare të familjeve dhe të bizneseve, Banka e Shqipërisë kryen një vrojtim të posaçëm i cili zhvillohet çdo gjashtë muaj. Vrojtimi i fundit u krye në fund të vitit 2013, duke pasur në fokus zhvillimet në gjysmën e dytë të tij, ndërkohë që vlerësimet për pritshmëritë i referohen gjysmës së parë të vitit 2014...(Burimi: monitor.al)

16.05.2014...Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2013, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme, sipas raportit të stabilitetti financiar të Bankës së Shqipërisë, publikuar sot. Me gjithë rritjen më të ulët ekonomike, zhvillimet në kuadrin makroekonomik kanë mbështetur ecurinë e sistemit financiar...(Burimi: monitor.al)

15.05.2014...Në një dokument të përbashkët të 27 vendeve të BE-së, i cili i parapriu takimit të gjashtë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, merret në analizë gjerësisht ekonomia shqiptare...(Burimi: standard.al)

14.05.2014...Shohim shenja të mira në performancën e të ardhurave. Veçanërisht tek TVSH-ja. Ky është ndoshta fillimi i një trendi pozitiv. Kemi përmirësim në tregti, si tek importet ashtu dhe eksportet. Po kështu, disa sektorë si tekstilet po gjallërohen. Pra, faktori i jashtëm i ekonomisë po përmirësohet, por edhe besimi i brendshëm konsumator dhe ai i investitorëve po ashtu, për shkak të reformave për klimën e biznesit...(Burimi: shekulli.com.al)

13.05.2014...Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) javën e kaluar ka gjetur parregullsi në punët financiare në 101 objekte afariste. Objektet janë mbyllur, ndërsa tatimpaguesit edhe janë dënuar me të holla. Siç informojnë nga DAP, pjesa më e madhe e objekteve të mbyllura janë në Shkup (35), Manastir (20), Strumicë (6) dhe Gostivar (5), ndërsa objektet tjera janë nga 21 komuna tjera...(Burimi: zhurnal.mk)

12.05.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Rritja e pagës minimale si nxitje ekonomike dhe punësim. Nxitja më e madhe për rritjen e pagës minimale synon të zbusë pabarazinë sociale të rritur në këto 5 vitet e fundit. Një pagë minimale e rritur do të tregojë rolin e saj si një standard i punës dhe në mbrojtje të punonjësve duke u dhënë atyre siguri, pasi një pagë minimale e rritur ndikon në uljen e nivelit të varfërisë në periudhë afatshkurtër...(Burimi: monitor.al)

11.05.2014...Ligji për TVSH-në ka filluar të prezantohet te shoqatat e biznesit, që duket se do tu duhet pak kohë për të kuptuar ndryshimet. Por, kërkesat e para nuk kanë munguar pak ditë pas prezantimit të ligjit. Kërkohet heqje e TVSH-së për kolateralet bankare, e fermat e vogla të mos pajisen me NIPT. Vitin e ardhshëm, një pjesë e mirë e sipërmarrjeve duhet të përgatiten për të operuar në kushte të ndryshme nga ato aktuale. Duhet të paguajnë 20% më shumë se çmimi aktualisht i produktit apo shërbimit që tregtojnë, ose në po këtë nivel do të ulet kostoja e disa produkteve të tjera...(Burimi: monitor.al)

11.05.2014...Rreth 260 milionë euro është borxhi që kompani të ndryshme kosovare kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës( ATK). Nga kjo vlerë, borxhi bazë sillet rreth 120 milionë euro, ndëshkimet rreth 45 milionë, kurse 80 milionë euro janë interesa. Kështu thonë zyrtarë të ATK-së, duke shtuar se gjatë këtyre viteve ky institucion ka ndërmarrë masa të fuqishme për mbledhjen e borxheve dhe kjo ka rezultuar në zvogëlimin e dukshëm të tyre...(Burimi: telegrafi.com)

10.05.2014...OPINION. Barrierat që nuk po bien. Elona BEDALLI. Rajoni konkurrues apo bashkëpunues? Marrëdhëniet ekonomike të deritanishme të paktën mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës kanë treguar se nuk është arritur të shfrytëzohet i gjithë potenciali. Biznesi kërkon rrëzimin e barrierave burokratike, që rëndom pengojnë bashkëpunimin mes dy anëve të kufirit, edhe në kushtet kur ekzistojnë marrëveshje ndërshtetërore...(Burimi: monitor.al)

09.05.2014...Rreth 500 mijë është numri i qytetarëve që kanë kredi në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, me një vlerë prej 1.8 miliard eurosh. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, shuma më e lartë e kredive është për tregti, prej mbi 647 milionë eurosh dhe kredi individuale, ku përfshihen kreditë familjare, amvisëri, kredi konsumuese, të cilat arrijnë në 517 milionë euro...(Burimi: telegrafi.com)

09.05.2014...Aftësia e rritjes potenciale të ekonomisë shqiptare është përgjysmuar. Sipas një studimi të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, pas nisjes së krizës, në vitin 2009, potenciali i rritjes së ekonomike të vendit ka zbritur në intervalin midis 2,6% dhe 3%, nga rreth 6% që vlerësohet të ishte para krizës...(Burimi: scan-tv.com)

09.05.2014...Zonat e lira ekonomike ose industriale të shpallura nga qeveria Berisha, mbetën në letër ose u përdorën si lavatriçe që pastronin para. Njësoj si koncesionet e për qindra HEC-e, zonat e lira nuk u ndërtuan kurrë. Qeveria ka vendosur ti kalojë në sitë dhe të zbulojë se çështë bërë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.05.2014...Banka e Shqipërisë ka dështuar në politikën monetare për nxitjen e kreditimit. Dhe kjo ndodh në një kohë që bankat e mbyllën vitin 2013, me një fitim sa dyfishi i vitit 2012. Në raportin e tremujorit të parë të vitit 2014, të publikuar dje, vetë banka detyrohet të pohojë mungesën e reflektimit në sportelet e bankave...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.05.2014...Avokati i Tatimpaguesve i kërkon Qeverisë të ndërhyjë në ligjin për deklarimin e të ardhurave, duke zgjeruar zërat e shpenzimeve që njihen si të zbritshme nga taksat. "Në mënyrë nominative mund të përcaktohet, në formë bareme, edhe një shkallë e përcaktuar e njohjes së shpenzimeve jetësore, ato më të domosdoshme të njeriut, konform metodave që i aplikon BE. Janë shpenzime që deri në njëfarë mase janë të njohura", thotë avokat Artur Papajani...(Burimi: top-channel.tv)

07.05.2014...Punëtorët në Europë mesatarisht marrin nga 24 euro për çdo orë pune, ka publikuar Eurostat. Më së shumti fitojnë punëtorët në Norvegji edhe atë 48.5 euro për orë ose dyfish më shumë se mesatarja e BE-së, njofton Zhurnal...(Burimi: zhurnal.mk)

07.05.2014...Më shumë se 1.200 njerëz të rinj janë punësuar për vetëm dy muaj në mbi 800 kompani si rezultat i masave qeveritare për lirimin nga pagesa e kontributeve sociale për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeçare...(Burimi: zhurnal.mk)

06.05.2014...OPINION. Altin HOTI. Financimi i ndërmjetëm një mundësi për shlyerjen e detyrimeve të qeverisë ndaj biznesit. Kriza e fundit financiare dhe ekonomike globale, ndër të tjera, ka dhënë dhe ndikimin e saj në ekonominë shqiptare, nëpërmjet krijimit të një zinxhiri detyrimesh të pashlyera, qeveritar e privat, si dhe mungesë likuiditetesh në rritje, duke e futur funksionimin normal të saj në një qerthull tejet të ndërlikuar...(Burimi: ekon.al)

06.05.2014...Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar bëri që një prej kërkesave kryesore nga sipërmarrësit e fasonit, por edhe të sektorëve të tjerë të ekonomisë, si turizmi, ulja e TVSH-së, të mos merrej parasysh. Por, pavarësisht nga kjo, bizneset po përpiqen të gjejnë forma të tjera për të lehtësuar barrën e taksave, që u imponua nga ajo marrëveshje. Kjo nënkupton kërkesën për forma të tjera të kompensimit apo mbështetje të tjera që do ta kompensonin këtë taksë...(Burimi: standard.al)

05.05.2014...OPINION. The Economist. RRITJA E PAGËS MINIMALE ËSHTË E MIRË. Paga minimale në Britani funksionon në këtë mënyrë: ajo vendoset nga një panel teknokratësh të quajtur Komisioni i Pagave të Ulëta që nuk ka nevojë të marrë miratimin në Parlament për rritjen. Ky është një mekanizëm që ne rekomandojmë për vendet e tjera...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.05.2014...Shumë vende në Europën Qendrore, Lindore e Juglindore varen më shumë nga transfertat e brendshme sesa nga flukset e kapitalit, në veçanti remitancat nga Diaspora (shtetasit që jetojnë jashtë vendit të tyre), sipas raportit të fundit rajonal të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në vitin 2012, Kosova dhe Moldavia kishin remitanca prej më shumë se 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB); në Bosnjë & Hercegovinë, Shqipëri dhe Serbi remitancat i tejkaluan 5% të PBB-së...(Burimi: monitor.al)

05.05.2014...OPINION. Artan HOXHA. Gropa e frikshme e buxhetit rilindës...shpenzimet ne buxhetin 2014 jane te tejfryra, ndaj ato mund te zvogelohen per te kompensuar deficitin e pritshem prej rreth 21 miliarde lekesh. Mjafton qe shpenzimet te realizohen me pak se plani, sic edhe ka ndodhur zakonisht e nese kjo nuk mjafton...(Burimi: panorama.com.al)

04.05.2014...Komuna e Gjakovës ka paralajmëruar heqjen e taksës në firmë për të gjitha bizneset që operojnë në këtë komunë. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila e cila ka thënë se aplikimi i kësaj takse bie ndesh me një vendim të qeverisë të vitit 2011...(Burimi: zeri.info)

03.05.2014...Ka qenë një ndër premtimet e mbajtura rritja e pagave dhe pensioneve nga ana e qeverisë Berisha në tetë vitet e fundit. Ajo që ka qenë më e lehtë vitet e para, rezultoi tejet e vështirë në mandatin e dytë, kur në botë pllakosi kriza globale e, megjithatë, shifrat zyrtare të statistikave, edhe për vitin 2013 tregojnë se fjala është për një premtim të mbajtur deri në fund...(Burimi: standard.al)

02.05.2014...Shumë kompani që shteti u detyrohet shlyerjen e TVSH-së së prapambetur, nuk bëjnë tërheqjen e shumave pranë Thesarit. Financat, të ndodhura para këtij fenomeni që nuk e kishin e parashikuar, po bëjnë njoftimin e firmave që nuk janë paraqitur...(Burimi: gazeta-shqip.com)

01.05.2014...Sipas opozitës, reforma e saposhpallur e pensioneve është në dëm të qytetarëve. Në një intervistë për ABC News, ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu tha se do të krijohet një gropë e re fiskale në vend. ..(Burimi: mapo.al)

PRILL

30.04.2014...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. BUXHETI DHE TVSH NDAJ BIZNESIT DHE QYTETARIT. qytetarët në një ekonomi ku të gjithë janë pjesë e bazës së TVSH-së dhe zbatojnë rregullat e saj, do të ndiheshin më të lehtësuar në çmimet dhe shërbimet e mallrat që do të blinin, për arsye të garancisë që jep formalizimi dhe kontrolli i kufijve të tij. Një sistem efektiv do të reduktonte TVSH-në e paguar nga qytetarët, rrjedhojë që vjen vetëm nga zbatimi i TVSH-së, sipas parimeve të barazisë dhe shtrirjes së bazës në të gjithë sektorët ekonomikë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.04.2014...Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hiqen Tatimet në Korporata dhe Tatimi në Vlerën e Shtuar për investitorët të cilët sigurojnë të paktën tridhjetë vende pune. Ekzekutivi i vendit po ashtu ka marrë vendim për hartimin e një Udhëzimi Administrativ për heqjen e taksave doganore për lëndën e parë dhe për pajisje. Këto vendime Qeveria e Kosovës i ka marrë në mbledhjen e së martës...(Burimi: zeri.info)

29.04.2014...Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin mars 2014 prej 179.3 milionë euro krahasuar me deficitin prej 172.1 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2013. Ndërsa, eksporti mbulon importin 11.4 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

29.04.2014...Fondi Monetar Ndërkombëtare ka prezantuar sot në Stamboll Raportin Ekonomik Rajonal për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE. CESEE i referohet shteteve në vijim: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia., Sllovenia, Turqia dhe Ukraina...(Burimi: monitor.al)

29.04.2014...Brenda tre muajve të parë të këtij viti janë shtuar 91 milionë euro borxhe nga institucionet e shtetit shqiptar - Strategjia e thjeshtëzuar e qeverisë Rama parashikon rritje të borxhit për të shkyer borxhe të mëparshme, duke lënë pas dore në mënyrë të dukshme investimet, majën e diamantit të Ekzekutivit të mëparshëm...(Burimi: standard.al)

28.04.2014...OPINION. Diego VALIANTE. Sistemi financiar mund të shpëtojë Europën. Përqëndrimi tek reformat e shumta të nisura nga Komisioni Europian në pesë vitet e fundit, dhe përqëndrimi i tyre tek objektiva europianë, dhe jo të G20-ës, do të ishte vendimtar. Riparimi i sistemit financiar, domethënë kanali i transmetimit i asaj politike monetare nga e cila klasa politike kërkon shumë shpesh mrekullira, është shansi i vërtetë për të krijuar një kanal alternativ të kredidhënies tradicionale nga bankat, si dhe për të rikthyer, këtë herë me të vërtetë, rritjen ekonomike në Kontinentin e Vjetër...(Burimi: balkanweb.com)

27.04.2014...OPINION. Anastas ANGJELI. 11 rekomandime për krizën e kreditimit. kjo gjendje ka lidhje edhe me aktivitetin e plogësht rregullues të Bankës së Shqipërisë, e cila është treguar joefektive në rekomandimet për aplikimin e politikave të kujdesshme për vlerësimin e riskut nga ana e bankave dytësore, përpara se niveli i NPL-ve të mbërrinte në 25%, ndërsa sot nuk po tregohet efektive në gjetjen e shtysave për rritje të kreditimit. Banka e Shqipërisë duhet ta fokusojë më shumë punën e saj në disa drejtime si...(Burimi: shekulli.com.al)

27.04.2014...INTERVISTE. Nadem ILAHI. ka në marrëveshjen e fundit për lëvrimin e huas 330 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kushte për Shqipërinë? A përfshin kjo marrëveshje rritje të taksave, çmimit të energjisë dhe moshës së pensionit. Sa detyruese janë rekomandimet e FMN-së në raportin e fundit të stafit? A rrezikon Shqipëria që ti ndërpritet lëvrimi i kësteve të kredisë nëse nuk arrin të përmirësojë parametrat makroekonomikë, siç është rënë dakord me FMN-në. Për të gjitha këto, në një intervistë ekskluzive për Monitor, nga zyra e tij në Uashington, flet z. Nadeem Ilahi, shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë...(Burimi: monitor.al)

27.04.2014...Megjithëse ka hyrë në fuqi që më shumë se tre muaj më parë, projekti Rama-Cani për rritjen e të ardhurave buxhetore bazuar mbi taksimin progresiv mbi të ardhurat e shqiptarëve deri tani ka shënuar dështim. Vetëm ditën e djeshme, ky dikaster ka publikuar të dhënat mbi realizimin e zërave kryesorë të buxhetit për janar-marsin (të dhëna progresive të tre muajve bashkë), ku duket se plani i përgatitur që para se të vinte në pushtet nga PS nuk ka dhënë pasojat e pritshme...(Burimi: standard.al)

26.04.2014...Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj, të angazhuara në luftën kundër korrupsionit, si një nga prioritetet themelore të Qeverisë për forcimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e interesave të taksapaguesve shqiptarë, kanë paraqitur në organet e prokurorisë 192 kallëzime penale për 569 autorë, të cilat i referohen veprave penale në fushën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe fshehjes së detyrimeve tatimore, kontrabandës, ushtrimit të veprimtarive të pa ligjshme në fushën e lojërave të fatit si dhe ato në fushën e pastrimit të parave, sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Financave...(Burimi: monitor.al)

26.04.2014...OPINION. Zef PREÇI. Auditimi permes KLSH dhe te ardhurat tatimore...nese frika ne publik per zbulimin e privilegjeve fiskale qe kane gezuar nje numer perfaqesuesish politike i shtyn keta te fundit dhe ndoshta dhe mazhorancen ne teresi qe te mbaje qendrime te ngurta ne kete debat...(Burimi: panorama.com.al)

25.04.2014...Shqipëria dhe Kosova hedhin hapin e radhës për t'i dhënë fund asaj që kryeministri Edi Rama, e quajti një epokë të turpshme në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin doganor. Dhe që kjo të bëhet realitet Kryeministri Rama deklaroi se duhet që burokracinë ta shpallim armik të përbashkët. Nga takimi mes përfaqësuese të doganave nga Shqipëria dhe Kosova Edi Rama parashtroi një sërë propozimesh, ndër to edhe lehtësimin e procedurave të tranzitit. Me fjalë të tjera, mallrat e nisura nga Durrësi do ta mbyllin tranzitin në destinacionin final në Kososë, transmeton TCH...(Burimi: kosova-sot.info)

25.04.2014...30 prilli është afati i fundit kur individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre. Ministria e Financave ka publikuar disa shembuj se çfarë duhet të kenë parasysh individët që duhet të bëjnë deklarimin...(Burimi: monitor.al)

25.04.2014...Qeveria ngrin për katër vitet e ardhshme rritjen e pagave dhe bën marrëveshje në kurriz të 150 mijë punëtorëve të industrisë së fasonit. Ky kusht i FMN-së, i papranuar zyrtarisht nga autoritetet, duket se do të zbatohet fillimisht për pagat minimale të punonjësve të këtij sektori...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.04.2014...Projektligji i ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që është hartuar tashmë nga Ministria e Financave, është përfshirë në diskutime me grupet e interesit. Zyrtarët e Financave prej ditësh kanë mbledhur shoqatat e biznesit, dhomat e avokatisë dhe të tjera palë të interesuara për të përcaktuar edhe ndryshimet e fundit që do të ndodhin në projektligjin për TVSH-në. Ai tashmë i është përcjellë për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Integrimit...(Burimi: monitor.al)

24.04.2014...Lufta kundër ekonomisë joformale në Kosovë, ka nevojë për veprime konkrete dhe jo deklarime. Ekonomia joligjore apo evazioni fiskal, me vjet vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet kompetente, por që asnjëherë nuk kanë munguar premtimet e institucioneve përkatëse se janë të përkushtuar që të luftojnë...(Burimi: telegrafi.com)

23.04.2014...Për Bankën e Shqipërisë, zvogëlimi i nivelit të borxhit publik nga ana e qeverisë, do të thoshte një stabilitet të qëndrueshëm. Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të Raportit vjetor për vitin 2013, tha se ekonomia e vendit njohu gjatë atij viti ngadalësimin më të madh që kulmoi pas zgjedhjeve elektorale...(Burimi: shekulli.com.al)

22.04.2014...Sot në Pallatin e Kongreseve u shpalosën skemat e reja të financimit që shteti mundëson për fermerët, në përpjekjen e përbashkët për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të fshatit; një paketë që mbështet projektet konkrete të fermerëve dhe sjell zhvillimin që duam në drejtim të formalizimit të këtij sektori strategjik për vendin tonë...(Burimi: shqiptarja.com)

21.04.2014...OPINION. Emin BARÇI. Shqiperia fle mbi miliarda...kemi perpara dy sfida: ate te injektimit ne eknoomi te 1.4 miliard euro, qe flene ne depozita dhe barazimin e depozitave me kredine per ekonomine qe do e conte vleren e injektuar ne 3-4 miliarde euro...(Burimi: panorama.com.al)

20.04.2014...Mosha e pensionit në vendin tonë do të shkojë gradualisht drejt mesatares europiane, që është 65 vjeç për gratë dhe 67 vjeç për burrat. Drafti i ri për reformën e pensioneve parashikon që duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm, mosha për gratë të rritet me 2 muaj për çdo vit kalendarik deri në vitin 2032. Rritja do të prekë edhe gratë që aktualisht janë në prag pensioni...(Burimi: balkanweb.com)

19.04.2014...OPINION. Elona BEDALLI. Heqja e tatimit të dyfishtë: Një kapitull i ri. Shqipëria është vendi i parë me të cilin Kosova ka hequr tatimin e dyfishtë mbi të ardhurat dhe kapitalin. Në fakt, bëhet fjalë për një marrëveshje të vitit 2004, por që në atë kohë ishte e lidhur nga misioni i Kombeve të Bashkuara. Me fitimin e pavarësisë nga Kosova dhe më tej me rregullimet e tjera ligjore lindi domosdoshmëria për të përshtatur edhe legjislacionin në këtë fushë...(Burimi: monitor.al)

19.04.2014...Shkalla e evazionit fiskal në Kosovë llogaritet të jetë afër 40 për qind edhe pse ende nuk ka të dhëna zyrtare. Këtë shkallë të përqindjes të evazionit fiskal e rrit pjesa veriore e Mitrovicës, ku Administrata Tatimore nuk ka arritur të shtrihet asnjëherë. Edhe për kundër asaj se qeveria e Kosovës për vite të tëra kishte vendosur në prioritetet e politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë...(Burimi: zeri.info)

18.04.2014...Është krijuar Task-Forca e Menaxhimit Turistik, qëllimi i të cilës është ndjekja dhe monitorimi i zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. Prezantimi i kësaj task-force u bë gjatë një konference të zhvilluar në Durrës nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni...(Burimi: shekulli.com.al)

16.04.2014...Shqipëria do të trokasë në tregjet ndërkombëtare vitin e ardhshëm, kur Eurobondi i saj pesëvjeçar të maturohet , tha Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Agjencia e rankimit Standard & Poor rriti vlerësimin mbi Shqipërinë në e qëndrueshme nga negative dhe konfirmoi rankimi në B që vjen pas kredisë prej 331 milionë euro që vendi ka marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kuptohet , vitin e ardhshëm ne do të shkojmë realisht në tregjet ndërkombëtare, sepse Eurobondi maturohet vitin e ardhshëm, tha Cani në Uashington...(Burimi: monitor.al)

15.04.2014...OPINION. Zef PREÇI. AMNISTIA FISKALE NJË HISTORI QË DUHET TË MARRË FUND. Duke e parë amnistinë fiskale të çfarëdo lloji duke përfshirë edhe këtë që diskutoi sot Komisioni i Ekonomisë i Kuvendit si një armë që duhet çuar në muze apo si një trashëgimi e tranzicionit për të cilën asnjë qeveri nuk duhet të ndihet krenare, mendoj se interesat e vendit shërbehen më shumë nëse për këtë çështje qeveria, komuniteti i biznesit dhe palë të tjera të interesuara ndërmarrin një analizë të plotë të ndikimit të faljeve mbi jetën ekonomike të bizneseve, mbi konkurrencën dhe mbi ekonominë kombëtare në tërësi...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.04.2014...Financat sjellin në Komisionin e Ekonomisë draftin, me vlerë 3.6 milionë euro, që përfshin gjoba të ashtuquajtura politike nga qeveria Rama, por duke shmangur një amnisti reale, për të cilën ka me të vërtetë nevojë ekonomia dhe biznesi shqiptar shtrimi rrugeve. Janë 4.069 gjoba, me vlerë mbi 500 milionë lekë, të vendosura nga administrata tatimore gjatë periudhës mars-qershor 2013 që do të falen nga qeveria Rama. Deklarata është bërë dje nga zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, në kuadër të prezantimit të projektligjit të përgatitur nga qeveria...(Burimi: standard.al)

14.04.2014...Banka e Shqipërisë ka miratuar një udhëzim që detyron bankat të përgatisin dhe të përditësojnë çdo vit një plan rimëkëmbje, dokument që paraqet masat që mund të ndërmarrin vetë bankat për të rikthyer në normalitet gjendjen e tyre financiare dhe siguruar vijimin normal të veprimtarisë, si përgjigje ndaj skenarëve që mund të cënojnë këtë vazhdimësi. Bankat duhet ti konceptojnë këto masa si zgjidhje me natyrë të jashtëzakonshme, të cilat nuk ndërmerren përgjatë veprimtarisë normale të biznesit...(Burimi: scan-tv.com)

13.04.2014...Përmbyset tendenca shumëvjeçare, remitancat janë 5 herë më të mëdha se në vitin 2002, por investimet e huaja janë nëntë herë më të larta se ato të 11 viteve më parë. Situata më pozitive që la pas vetes qeveria e mëparshme ka qenë ajo në financimet nga jashtë. Ndërkohë që prurjet valutore të emigracionit kanë qenë në rënie të vazhdueshme, si pasojë e krizës në vendet ku punojnë shqiptarët, në të kundërt, ka patur një rritje të konsiderueshme në investimet e huaja direkte...(Burimi: standard.al)

13.04.2014...Projektligji që parashikon fshirjen e kredive të këqija nga sistemi bankar është hartuar tashmë nga Ministria e Financave dhe është dërguar te Ministria e Drejtësisë, e cila do të bëjë ndërhyrjet e saj dhe do ta dërgojë atë për miratim në qeveri. Ky projektligj pritet ti japë zgjidhje një nga problematikave më të mëdha të bankave, ku huat e humbura nuk njiheshin nga organet tatimore si një shpenzim i zbritshëm, duke rënduar detyrimet fiskale të tyre...(Burimi: monitor.al)

13.04.2014... Qeveria shqiptare duket se ka nisur të nxehë motorët për ti injektuar ekonomisë më shumë investime. Parashikohet që brenda këtij viti të nisë funksionimi i një qendre me një ndalesë, e cila do të minimizojë burokracitë. Janë disa sektorët që vlerësohen me më shumë potencial, ndërsa do të synohet edhe tërheqja e investimeve nga tregjet e rëndësishme të Europës, por edhe Azisë...(Burimi: monitor.al)

12.04.2014...I ndodhur në Uashington për takimet e pranverës me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri i financave, Shkëlqim Cani, në një intervistë të posaçme për Monitor.al flet lidhur me disbursimin e pritshëm të këstit të parë të kredisë prej 330 milionë euro FMN-së, mënyrën e përdorimit të tij, ecurinë e pagesave të detyrimeve të prapambetura dhe efektet e kësaj lëvizjeje në ekonomi, si dhe diskutimet që po zhvillohen me Bankën Botërore dhe FMN-në në Uashington, kun ë fokus kanë qenë dhe financimet e nevojshme për të përballuar krizën energjetike si rrjedhojë e thatësirës...(burimi: monitor.al)

11.04.2014...OPINION. Ornela LIPERI. Sistemi bankar 2013: Fundi i ankthit? Bankat me kapital shqiptar (Credins dhe Union Bank) kanë bërë një hap përpara në vitin 2013, duke e rritur peshën e tyre me një pikë përqindjeje, në 11.1%, një hap pozitiv ky, që tregon si diversifikimin më të mirë të origjinës së kapitalit, ashtu dhe reduktimin e pozicionimit të bankave me kapital perëndimor, duke e bërë vendin më pak të varur nga lëvizjet e bankave mëmë në Perëndim, që vitet e fundit kanë frenuar zhvillimin e degëve të tyre në Europën Qendrore e Lindore, reflektim ky i krizës së borxheve...(Burimi: monitor.al)

11.04.2014...Krijimi i bordeve menaxhuese do të jetë hapi i ardhshëm në funksionalizimin e zonave të lira ekonomike. Kështu është shprehur Bernard Nikaj, ministër i MTI-së, në një konferencë për media, i cili ndër të tjerash ka thënë se zonat e reja sipas planit kombëtar për zona ekonomike të aprovuara nga Qeveria e Kosovës parasheh konkretisht funksionalizimin e tyre...(Burimi: zeri.info)

11.04.2014...OPINION. Klodian MUÇO. MODELI I ZHVILLIMIT EKONOMIK TË MUNGUAR. Nëse duhet të flasim për një model zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, atëherë duhen reforma ekonomike rrënjësore si: rritje të konkurrueshmërisë në treg, mbështetje të drejtpërdrejtë të biznesit vendas, rritje e dinamikës së tregut të punës etj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.04.2014...Programi 3-vjeçar i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe FMN-së ka rikthyer vlerësimin pozitiv për ekonominë shqiptare nga kompania e njohur Standard & Poors. Më 11 prill 2014, sipas njoftimit zyrtar, kompania e vlerësimeve Standard & Poors ka rishikuar vlerësimin e Outlook-ut për Republikën e Shqipërisë duke e ndryshuar nga negativ në të qëndrueshëm, si dhe ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e kreditimit afatgjatë dhe afatshkurtër në B/B...(Burimi: monitor.al)

11.04.2014...OPINION. Besmira MANAJ. A DUHEJ FMN TA BESONTE SHQIPËRINË. Diametri i problematikave ekonomike do të kapërcente në rrethin social, i cili do të induktonte sjellje ekonomike të shthurura, drejtësi problematike (siç në fakt është). Kaosi politik degradon në paaftësi për konsensus, fenomen që vështirëson reformimin. Mangësira të importuara nga e shkuara, por me keqardhje mund të pohojmë që shumëfishohen në aspekte të caktuara, duke reflektuar kulturë të vogël dhe dialogu, egocentrizëm të dyanshëm të protagonistëve...(Burimi: monitor.al)

11.04.2014...Do të ketë sanksione, në qoftë se vërejnë se do të rrezikohet stabiliteti buxhetor. Po ashtu, nëse Qeveria jonë dëshiron të ketë marrëdhënie me FMN-në, ku si kusht janë edhe marrëdhëniet me institucionet e tjera ndërkombëtare, FMN-ja sigurisht që do të propozojë masa regresive shkurtesa, të cilat do të jenë të dhimbshme si për Qeverinë, si për njerëzit e tjerë, tha deputeti Muhamet Mustafa...(Burimi: kosova-sot.info)

10.04.2014...Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë tremujorit të parë të vitit 2014-të ka arritur të grumbullojë të hyra në vlerë mbi 80 milionë euro. Valentina Bytyqi-Sefa, zyrtare për Komunikim me Publikun në ATK, ka deklaruar për Epokën e re se Administrata Tatimore e Kosovës gjatë tremujorit të parë të vitit 2014-t ka vjelë të hyra për 9 për qind më shume se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar...(Burimi: telegrafi.com)

10.04.2014...Fiskalizimi i bizneseve në Kosovë ka rënduar gjendjen e tyre. Përveç çmimit të lartë që është dashur të paguajnë pronarët e kompanive për aparat fiskal, nga 500 deri në 800 euro, ata janë të detyruar që për çdo vit të paguajnë rreth 100 euro për mirëmbajtjen dhe kontrollin vjetor të tyre...(Burimi: zhurnal.mk)

10.04.2014...Pas kërkesave të fasonistëve dhe të gjithë eksportuesve të tjerë, Ministria e Financave ka ndërmarrë iniciativën duke reflektuar për rimbursimin në një kohë të shkurtër të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), nëpërmjet sistemit të thesarit. Me propozim të Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për kategoritë e eksportuesve, të cilët rimbursimin e TVSH, ose e marrin automatikisht, me paraqitjen e kërkesës, ose e marrin brenda 30 ditëve. Ky afat është sa gjysma e kohës që u jepet tatimpaguesve të tjerë, për të cilët koha e rimbursimit është 60 ditë...(Burimi: shekulli.com.al)

10.04.2014...Tregu i bonove të privatizimit ka njohur një rritje këto ditët e fundit. Edhe pse ka dy vite që ka hyrë në fuqi ligji për përdorimin e bonove të privatizimit në procesin e legalizimit, vlera e tyre ka patur luhatje gjatë gjithë këtyre kohëve...(Burimi: scan-tv.com)

09.04.2014...Rritja ekonomike për jo më shumë se 3 për qind, papunësia rreth 40 për qind, varfëria ekstreme 10 për qind si dhe deficiti i lartë tregtar, janë numra të cilat tregojnë se trendet ekonomike në Kosovë nuk janë pozitive dhe se Kosovës i duhen ende shumë punë për të bërë në uljen e këtyre shifrave, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile...(Burimi: telegrafi.com)

09.04.2014...Fondi Monetar Ndërkombëtare ka publikuar dje raportin e ri për pasqyrën ekonomike globale Rimëkëmbja fuqizohet, por dobësitë mbeten. Sipas raportit, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2014 do të gjallërohet në 2.1%, pas një zgjerimi prej vetëm 0.7% në 2013. Ekonomia shqiptare pritet të gjallërohet në 2015-n, me një rritje prej 3.3%, parashikon raporti...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.04.2014...OPINION. Bajram HYSA. Marrëveshja me FMN dhe kërkimi shkencor. Dihet qe ndryshimi nenkupton perteritjen dhe novacionin dhe se sistemi europian i novacioneve drejt te cilit synojme te arrijme eshte i varur nga perhapja e gjere e se drejtes per te ndermarre e shfrytezuar novacionet para se gjithash ne fushen e shkences dhe arsimit...(Burimi: panorama.com.al)

09.04.2014...Gjatë gjithë tremujorit të parë të këtij viti, ekipi menxhues i Bankers ka zhvilluar diskutime të shpeshta me qeverinë shqiptare në lidhje me ndryshimet e kohëve të fundit të legjislacionit fiskal në sektorin e hidrokarbureve. Kompania ka marrë garanci nga qeveria se do tI ofrohet një zgjidhje për kompensimin e efekteve financiare që do të lindin nga ndryshimet fiskale. Brenda 3-mujorit të dytë të këtij viti pritet të finalizohet një marrëveshje zyrtare për këtë qëllim. Lajmi bëhet I ditur nga njoftimi zyrtar I kompanisë më të madhe në vend, Bankers Petroleum, e cila nxjerr, përpunon dhe eksporton naftë nga Shqipëria...(Burimi: monitor.al)

08.04.2014...Investitorët e huaj në Shqipëri i kërkojnë qeverisë të mbajë premtimet e dhëna biznesit. Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, FIAA, ka vendosur ti rikujtojë ekzekutivit shqiptar 10 premtimet që ka marrë prej tij. Taksat që shpesh janë bërë burim pakënaqësish për investitorët e huaj dhe vendas zënë një vend të rëndësishëm në kërkesat që ata i përsërisin ekzekutivit...(Burimi: standard.al)

07.04.2014...Ekonomia shqiptare ka një rritje të lehtë në tremujorin e katërt të vitit 2013, i cili në të njëjtën kohë cilësohet si viti më i vështirë në ekonominë shqiptare. Të dhënat bëhen me dije nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit Prodhimi Kombëtar shënoi rritje në tre muajt e fundit të vitit, ndonëse me ritme minimale...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.04.2014...Dy ditë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së huas me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka nisur negociatat me Bankën Botërore për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Ekonomik Kombëtar, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, prezantoi marrëveshjen e huas prej 100 milionë dollarësh për politikat zhvillimore. Kjo është një hua, për modernizimin e sistemit financiar, ku krahas marrjes së një shume prej rreth 100 milionë dollarësh, qeveria shqiptare angazhohet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme në sektorin financiar...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.04.2014...Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave nga taksat në rajonin e Europës Juglindore. Të ardhurat nga taksat ishin sa 21.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2013, më ulët se një vit më parë. Studimi i Al-Tax: Pesha e fokusuar te pak biznese...(Burimi:monitor.al)

05.04.2014...Sa kanë kaluar tre muaj nga hyrja në fuqi e paketës fiskale me rregullat e reja të miratuara prej qeverisë, sipas kushteve të diktuara nga Forrobaqepsindi Monetar Ndërkombëtar, biznesi ka ndjerë shenjat e para të problematikës që këto masa kanë shkaktuar në ekonominë reale. Ditën e djeshme, ka qenë grupimi i industrive shqiptare Konfindustria, që ka ngritur zërin, jo vetëm për të kërkuar thyerjen e fshehtësisë që mbulon ende marrëveshjen midis qeverisë dhe FMN, por edhe duke vënë në dukje që kushtet e vendosura nga ky organizëm nuk kanë vonuar për të krijuar një situatë aspak pozitive në ekonominë reale të vendit...(Burimi: standard.al)

04.04.2014...OPINION. Anastas ANGJELI. Rëndësia e marrëveshjes me FMN-në...zbatimi i marrëveshjes me FMN-në, në terma konkretë dhe realë, duhet konsideruar edhe si një vlerësim, pasi ky institucion po ofron fleksibilitetin e nevojshëm dhe krijon hapësirat e duhura, jo vetëm për konsolidimin fiskal,por edhe për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare në përgjithësi dhe biznesit në veçanti. Prandaj, sigurimi i mbështetjes financiare nga marrëveshja me FMN-në, e cila është kaq e rëndësishme, mbetet vetëm njëra anë e medaljes...(Burimi: shekulli.com.al)

03.04.2014...Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka zbuluar përpara këshillit Konsultativ, kushtet e marrëveshjes me FMN-në. Sipas tij huaja do të jepet në SDR (Special drawing rights- monedha në të cilën FMN mban rezervat e huaja). Kredia do të lëvrohet me 9 këste për 36 muaj; interesi deri në shumën 200 milionë euro do të jetë 1.13% dhe për pjesën e mbetur të shumës, ai rritet me 2%, duke shkuar në 3.13%...(Burimi: monitor.al)

03.04.2014...OPINION. Elona SHEHU (SHAHINI). FMN dhe BB gjunjezojne Banken e Shqiperise.Per te permiresuar situaten FMN keshillon qeverine qe te ule nivelin e kredive te keqia ne sistem, te pakesoje rreziqet nga investime ne letrat me vlere, te ule ekspozimin e ekonomise nga euro...(Burimi: gazetatelegraf.com)

03.04.2014...Guvernatori Ardian Fullani, në një takim me drejtuesit e bankave ka sqaruar marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Republikës Popullore të Kinës, si dhe mundësive që ofrohen prej saj. Kjo marrëveshje çliron rreth 250 milionë euro fonde, të cilat do të jenë shtysë e vlefshme për ekonominë shqiptare...(Burimi: monitor.al)

03.04.2014...Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), publikoi pjesën e dytë të hulumtimit të nevojave të tregut të punës Paga mesatare në Kosovë. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se hulumtimi është zhvilluar në 2100 biznese, ndërsa përgjigje kanë dhënë 1480 biznese apo 70.5 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

03.04.2014...Investimet e huaja shënuan një rritje të kënaqshme për vitin 2013, duke pasur parasysh që ky ishte një vit krize, me një rritje që pritet të jetë nën 1% dhe për më tepër u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në mes të tij. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, totali i investimeve të huaja në fund të vitit 2013 arriti në 923 milionë euro, një rekord historik ky, me një zgjerim prej 24% në raport me një vit më parë...(Burimi: monitor.al)

02.04.2014...Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, në fund të dhjetorit 2013 mbeti pothuajse në nivelin e njëjtë me tremujorin paraprak, vlera e borxhit të jashtëm bruto më 31 dhjetor 2013 shënoi 1.59 miliard euro...(Burimi: zhurnal.mk)

02.04.2014...Krijimi i zonave të lira ekonomike do të krijojë lehtësira të mëdha për bizneset. Kështu thonë zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Valdrin Lluka kryeshefi i Agjencisë për Përkrahjen e Investimeve dhe Ndërmarrjeve në Kosovë thotë se bazuar në udhëzimin administrativ për "përcaktimin e kushteve dhe lehtësirave për bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kuadër të zonave ekonomike", parashihen një varg lehtësirash për bizneset që vendosen në kuadër të zonave ekonomike, respektivisht në zona të lira ekonomike, me qëllim të përballimit të investimeve të tyre dhe të tërheqjes së investimeve të reja në kuadër të zonave ekonomike...(Burimi: zeri.info)

01.04.2014...Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, të zhvilluar të martën pasdite, Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka konfirmuar se deri tani, shuma që i është kthyer biznesit nga shteti për detyrimet e prapambetura ka arritur 120 milionë dollarë. Nga kjo shumë, 30 milionë dollarë janë paguar vitin e kaluar (kur në dhjetor 2013 përmes një akkti normativ u alokua një shumë prej 5 miliardë lekësh, nga e cila 2 miliardë shkoi për ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë fatura të prapambetura), ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë paguar 90 milionë dollarë...(Burimi: monitor.al)

MARS

31.03.2014...Duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2015, bankat duhet të paraqesin çdo vit pranë bankës së Shqipërisë planet e tyre të rimëkëmbjes. Banka e Shqipërisë ka publikuar në fletoren e fundit zyrtare udhëzimin Mbi Planet e Rimëkëmbjes, e cila ka si object përcaktimin e parimeve themelore dhe kërkesave mbikëqyrëse mbi strukturën dhe përmbajtjen e Planeve të Rimëkëmbjes së bankave...(Burimi: monitor.al)

30.03.2014...FMN paralajmëron se sektori bankar sot është më i ndjeshëm ndaj goditjeve për shkak se bankat po mbajnë sasi të mëdha të obligacioneve qeveritare, që mund të shkaktojnë humbje të ndjeshme për to në rast se zhvlerësohet borxhi publik. Bilancet e bankave janë përkeqësuar, si rezultat i një rritjeje të shpejtë të kredive me probleme. Dobësitë në banka janë konfirmuar nga stres-teste të zhvilluara nga Fondi...(Burimi: monitor.al

30.03.2014...Monitor zbardh se cilat janë kompanitë që kanë realizuar punë publike, të cilave qeveria u ka borxhet më të mëdha. Rreth 98% e tyre i përkasin infrastrukturës, ku dominojnë firma të mëdha si Alb-Star, Victoria Invest Internacional, Gjoka Konstruksion, A.N.K., Triss Ndërtim, Gener 2, etj. Borxhi më i vjetër daton 6 vjet më parë, ndërkohë që për shumë kompani tejkalon edhe shifrën prej 10 milionë eurosh...(Burimi: monitor.al)

30.03.2014...Një pjesë e shpenzimeve për investimet publike të buxhetit të shtetit do të qëndrojnë të bllokuara deri në muajin maj. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë ministrisë së Ekonomisë, sipas të cilave mësohet se fondi i që do të mbahet i bllokuar është rreth 5 miliardë lekë. Fondi...(Burimi: shekulli.com.al)

29.03.2014...Shqipëria dhe Kosova konkretizuan dje dy marrëveshje të rëndësishme, shmangien e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal, si dhe heqjen e TVSH-së për librat. Marrëveshjet u nënshkruan dje në Kosovë nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe homologu i tij kosovar, Besim Beqaj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.03.2014...Në një anketë të bërë me investitorët e huaj, për të parë se cilat janë pengesat kryesore që ata shohin kur duan të investojnë në Shqipëri, që u krye verën e shkuar, problem kryesor ishte administrate, ka pohuar kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka përshëndetur fillimin e cikleve të trajnimit ETIKA E PUNONJESVE TE ADMISTRATES TATIMORE DHE DOGANORE. Ai tha se sot nisin ato që mund tI quajmë kurset kundër analfabetizimit fiskal...(Burimi: monitor.al)

28.03.2014...Tremujori i fundit i vitit 2012 shënoi një frenim në rritjen e kredive të këqija të bankave, për herë të parë që nga viti 2006. Në dhjetor, ky tregues zbriti nën 23%, duke ngjallur shpresën se bankat më në fund po arrinin që të vinin nën kontroll huat me probleme. Por, të dhënat mujore të Shoqatës së Bankave tregojnë se huatë joperformuese janë rritur sërish në janar...(Burimi: standard.al)

27.03.2014...Me krijimin e një sektori të ri të gjyqësorit shqiptar, Gjykatave Administrative, ndryshojnë edhe rregulla të ankimimit të bizneseve dhe qytetarëve për akte të ndërmarra nga administrata shtetërore. Sa më poshtë, vijojnë rregullat e reja, që duhet të dihen për tiu drejtuar kësaj Gjykate. Gjykata, në gjykimin administrativ, siguron nëpërmjet një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, mbrojtjen juridike të të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë të subjekteve, që mund të cenohen si pasojë e ushtrimit ose jo të funksioneve publike nga ana e organeve të administratës publike...(Burimi: standard.al)

26.03.2014...Qeveria shqiptare deri në muajin qershor do tu shlyejë bizneseve gjysmën e borxhit, rreth 350 milionë dollarë. Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë një interviste të dhënë për Reuters...(Burimi: shekulli.com.al)

26.03.2014...Monitorues të Organizatës Joqeveritare EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit për monitorimin e transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, në analizimin e pasqyrave financiare të Komunës së Prizrenit për vitin e kaluar ka konstatuar dobësi në performancën buxhetore, për shkak të mbylljes së 2013-tës me afër 2.5 milionë euro borxhe të papaguara...(Burimi: zeri.info)

25.03.2014...Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë, për të ardhurat e kapitalit dhe parandalimin e evazionit fiskal me Kosovën. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës Për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe parandalimin e evazionit fiskal, krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë apo kosovarë, të cilët kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dy shteteve...(Burimi: standard.al)

25.03.2014...Dhjetëra projekte kapitale do të fillojnë këtë verë të realizohen në komunën e Ohrit. Investimi i përgjithshëm është mbi 4 milionë euro. Këtë e paralajmëroi nënkryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski gjatë vizitës së sotme në Ohër, duke shtuar se në preiudhën e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimi me Komunën përmes realizimit të projekteve të drejtpërdrejta nga programi i pushtetit qendror për katër vitet e ardhshme....(Burimi: zhurnal.mk)

24.03.2014...Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë, për të ardhurat e kapitalit dhe parandalimin e evazionit fiskal me Kosovën. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës Për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe parandalimin e evazionit fiskal, krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë apo kosovarë, të cilët kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dy shteteve...(Burimi: monitor.al)

23.03.2014...Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar duket se po vihet në qendër të vëmendjes tani, shumë më tepër se sa kur u shpall shifra e huasë së akorduar prej 330.9 milionë eurosh. Ajo që bie aktualisht në sy është mungesa totale e transparencës nga Tirana zyrtare dhe fakti se FMN sikurse e ka në parimet e saj nga çdo vend i botës së ndihmon financiarisht, kërkon zbatime të kushteve të caktuara. Qeveria Rama ka mohuar ekzistencën e këtyre kushteve, por një gjë e tillë është shpallur publikisht nga vetë FMN, nëpërmjet botimit të termave të marrëveshjes...(Burimi: standard.al)

23.03.2014...Ndërsa është bërë fakt taksimi progresiv, sipërmarrës e ekspertë vazhdojnë të jenë të bindur në dobinë e taksës së sheshtë për një vend ende në zhvillim si Shqipëria e mbi të gjitha në një periudhë krize. Informaliteti, rreziku më i madh i kësaj takse. Debati mbetet i hapur, pasi edhe drejtuesit e FMN-së pranojnë se mund të bëhen hapa mbrapa, nëse ajo nuk rezulton efektive...(Burimi: monitor.al)

22.04.2014...Qeveria prezantoi nga Porti i Durrësit projektin e Kodit të ri Doganor, përmes të cilit synohet lehtësimi dhe thjeshtimi i procedurave doganore për biznesin, njëkohësisht përafrimi me legjislacionin europian për doganat. Kryeministri Edi Rama e përshkroi Kodin e ri, si një instrument, i cili do të rrisë sigurinë për importuesit dhe eksportuesit shqiptarë, njëkohësisht nisjen e një epoke transformimi, duke pasur një qasje të re me biznesin, të cilin e quajti një partner strategjik...(Burimi: gazeta-shqip.com

21.03.2014...Qeveria shqiptare ka vendosur pezullimin e përkohshëm të koncesionit të dhënë për procesin e skanimit në dogana, që do të rriste më tej koston për bizneset dhe qytetarët. Ky fakt u konfirmua nga kreu i doganave shqiptare, Elisa Spiropali në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga biznesi. Spiropali njoftoi se me kompaninë që ka fituar koncesionin po zhvillohen negociata për kontratën...(Burimi: scan-tv.com)

20.03.2014...Ekspertët e ekonomisë, në pjesën më të madhe të tyre, mbështesin taksimin e sheshtë. Ata duan të presin edhe ndonjë muaj tjetër për të vlerësuar efektet e ndryshimit të kësaj takse në buxhet e në xhepat e sipërmarrësve. Por, pavarësisht rezultateve, të gjithë ekspertët vazhdojnë të preferojnë taksat e ulëta për një ekonomi si kjo e jona, ku informaliteti mbetet i lartë dhe rrezikon të rritet edhe më tej me rritjen e barrës fiskale...(Burimi: standard.al)

20.03.2014...Kompania britanike, Crown Agents, që do të asistojë doganat shqiptare ka nisur tashmë punën. Crown Agents do të ketë 8 skuadra operacionale me bazë në terminalin e doganave të Tiranës dhe në total 11 këshilltarë që janë atje për të implementuar punën e skuadrave operative. Në çdo skuadër ka punonjës të doganave shqiptare dhe këshilltarë të Crown agents që janë trajnuar në dy javë e gjysëm dhe janë përzgjedhur në bashkëpunim me doganat...(Burimi: monitor.al)

19.03.2014...Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë, për të ardhurat e kapitalin dhe parandalimin e evazionit fiskal me Kosovën. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot se marrëveshja është në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se ajo është në dobi të biznesve të të dy vendeve...(Burimi: monitor.al)

19.03.2014...OPINION. Romeo HANXHARI. Padrejtësia ndaj taksave mjedisore 2014...rritja e takses se qarkullimit kete vit ishte thjesht koperture mjedisore per buxhetin jomjedisor. Dhe kjo tregon se ai veprim i guximshem i rritjes se takses mjedisore nuk justifikohet ne praktike, sepse rezultati ne mjedis nga ato taksa do te jete potencialisht nul...(Burimi: panorama.com.al)

19.03.2014...Banka zvicerane Credit Suisse e konsideron Shqipërinë një vend me të ardhura të ulta për vitin 2013, me një pasuri për të rriturit prej mesatarisht 6 mijë e 796 euro ose 9 mijë e 450 dollarë...(Burimi: scan-tv.com)

19.03.2014...Ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani priti në zyrën e tij, homologun kosovar, z.Besim Beqaj, në kuadër të takimeve të zhvilluara më herët mes dy ministrave dhe grupeve teknike në Prishtinë. Thelbi i diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, identifikimi i barrierave tregtare dhe sheshimin e problemeve. Në mënyrë të veçantë, z.Cani dhe z.Beqaj diskutuan për heqjen e tatimit të dyfishtë dhe TVSH-në e librit. Në parim të dyja vendet, me grupet teknike të ministrive kanë rënë dakord. Tashmë pritet miratimi i marrëveshjeve në qeveri, për tia kaluar për aprovim final kuvendit...(Burimi: monitor.al)

19.03.2014...Ekonomia e Shqipërisë mbetet e dobët, zhbalancimet makroekonomike janë të mëdha dhe sektori financiar përballet me disa rreziqe. Në Raportin e Sistemit Financiar të Shqipërisë për 2013, që është publikuar sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar konkludon se borxhi publik afat-shkurtër I qeverisë paraqet gjithashtu një risk për financat në vend. Me një tregti të ndikuar nga euro, ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj rreziqeve të jashtme...(Burimi: monitor.al)

18.03.2014...Nuk ka vonuar shumë për të marrë shuplakën e radhës politika e re fiskale e qeverisë Rama, e shprehur në paketën e re fiskale, të miratuar me nxitim të madh në fund të vitit të kaluar dhe për të cilën nuk u mor për bazë asnjë nga mendimet, opinionet dhe amendamentet e propozuara nga opozita parlamentare...(Burimi: standard.al)

17.03.2014...Përkundër shifrave pozitive gjatë dekadës së fundit, rritja ekonomike në Kosovë është e paqëndrueshme nëse nuk stimulohen aktivitetet e sektorit privat dhe rritja e investimeve. Kështu është thënë në një konferencë të mbajtur nga grupi për Studime juridike dhe politike, me temën A ka Kosova përparësi krahasuese për tërheqjen e IHD-ve: mundësitë dhe Barrierat. Arberesha Loxha, nga GSJP-ja, ka thënë se ekonomia e Kosovës karakterizohet me deficit të inflacionit si reflektim i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe niveli i ulet i eksportëve...(Burimi: zeri.info)

17.03.2014...Shqipëria renditet ndër vendet me pagën minimale më të ulët jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan. Këto të dhëna u bënë të ditura nga Open Data Albania, e cila bëri një hulumtim mbi nivelin e pagës minimale në vend. Paga minimale nënkupton pagën më të ulët të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Punës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.03.2014...Kreditë me probleme janë kthyer në një shqetësim për sistemin bankar në Shqipëri. Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e renditi vendin tonë me nivelin më të lartë të kredive të pashlyera në Europën Juglindore. Në janar të vitit 2011, totali i kredive ishte 490,3 miliardë lekë. Nga këto, 14.5 për qind ose 71 miliardë lekë klasifikoheshin si kredi të këqija...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.03.2014...OPINION. Koço BROKA. STIMULI FINANCIAR I FMN-SË. Nëse qeveria e Koresë së Jugut shpalli strategjinë proeksport, ishte aftësia e biznesit për tiu përgjigjur kësaj strategjie për të prodhuar Samsungun në atë cilësi dhe çmim që të bëhej konkurrues në tregun ndërkombëtar. E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në vendin tonë që të mbështesë zhvillimin ekonomik në shërbimet dhe produktet konkurruese të prodhimit për konsum vendas dhe/ose eksport...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.03.2014...Ministria e Financave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kanë përgatitur projektligjin Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë. Ky projekt-ligj është hartuar me financim të Bashkimit Europian dhe me asistencën e Administratës Tatimore Franceze. Ky mendohet se siguron përputhshmërinë e rregullave të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri me vendet anëtare të BE-së, me qëllim mosshtrembërimin e kushteve të konkurrencës dhe mospengimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të shërbimeve, duke eleminuar sa më shumë faktorët që cënojnë këto kushte, jo vetëm në rrafshin kombëtar, por për ti paraprirë edhe atij ndërkomunitar...(Burimi: standard.al)

15.03.2014...Në bazë të një udhëzimi të publikuar në Fletoren zyrtare, kanë ndryshuar procedurat se si do të paguhet renta minerare. Sipas vendimit të publikuar, në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar, në pikën II të pikës 2.4.1, paragrafi i tretë dhe i katërt zëvendësohen nga paragrafët me këtë përmbajtje: Në momentin kur subjekti eksportues, eksporton mineralin që ka blerë nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit apo nënproduktin mineral, ai paguan rentën minerare vetëm për diferencën ndërmjet vlerës së rentës së përllogaritur në bazë të çmimeve të eksportit, që është çmimi FOB në Shqipëri, dhe vlerës së rentës të paguar nga zotëruesi i lejes së shfrytëzimit...(Burimi: gazetadita.al)

15.03.2014...Ajo që i druheshin ekspertët e menaxhimit të buxhetit, duket se ka ndodhur në dy muajt e parë të këtij viti: Ministria e Financave ka zgjedhur rrugën e ndalimit të shpenzimeve për qëllime investimi për të rregulluar deficitin buxhetor. Ky i fundit, sipas shifrave zyrtare të porsapublikuara nga ana e këtij dikasteri, rezulton vërtet që për dymujorin të ketë shënuar një ulje të ndjeshme, duke kaluar nga 7.4 miliardë lekë në janar-shkurt të vitit të kaluar, në 1.7 miliardë në janar-shkurt 2013. Por shpenzimet kapitale, zëri më i rëndësishëm në buxhetin e një shteti, që sigurojnë rritjen e ekonomisë nëpërmjet hedhjes së fondeve të grumbulluara nga taksat e taksapaguesve në favor të infrastrukturës dhe shërbimeve të tjera jetike, që krijojnë edhe rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në fakt kanë kaluar nga 7 miliardë lekë një vit më parë, në vetëm 2.6 miliardë lekë...(Burimi: standard.al)

14.03.2014...OPINION. Irena BEQIRAJ. Ekonomia informale, problem apo zgjidhje? Asnjë analizë e Shqipërisë së sotme dhe asnjë politikë nuk mund të hartohet dhe zbatohet efektivisht nëse nuk merret parasysh ekonomia informale. Megjithëse për të flitet shumë, apo nga shumë politikë-bërës, ajo konsiderohet thjesht si evazion fiskal. Si e tillë mjafton që të kesh vullnetin ta luftosh, dhe e bën...(Burimi: gazetadita.al)

14.03.2014...Në bazë të një udhëzimi të publikuar në Fletoren zyrtare, kanë ndryshuar procedurat se si do të paguhet renta minerare. Sipas vendimit të publikuar, në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar,ndryshojnë procedurat për pagimin e rentës minerare...(Burimi: monitor.al)

14.03.2014...Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka gati draftin e parë të strategjisë ndërsektoriale të Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjes së Tregut 2014-2020. Aktualisht është në fazën e ripunimit të draftit në bazë të kontributeve të institucioneve përkatëse dhe parashikohet që gjatë periudhës prill maj 2014 të kalojë në procesin e konsultimit me grupin e këshillimit dhe palë të tjera të interesuara...(Burimi: monitor.al)

14.03.2014...Strategjia e Biznesit dhe Investimeve 2014 -2020 ka nxitjen e sipërmarrjes femërore një nga prioritetet e saj kryesore. Kjo strategji përfshin një numër objektivash që synojnë rritjen e punësimit dhe kreditimin e biznesit si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi dhe sipërmarrjen femërore në veçanti. Në përputhje më këtë strategji, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me mbështetjen e UN Women, ka hartuar planin e veprimit për gratë sipërmarrëse për periudhën 2014 2020...(Burimi: monitor.al)

13.03.2014...Kodi i Ri Doganor vendos një gur të rëndë themeli për një rrugë krejt të re marrëdhëniesh Evropiane mes biznesit dhe doganës dhe përfaqëson praktikën e re e të unifikuar të Doganës Shqiptare me Sistemin Doganor Evropian. Projekti i dytë i rëndësishëm, Single Window (Dritarja e vetme), një projekt i iniciuar nga Doganat, por që përfshin 15 institucione të ndryshmë shtetërore. Single Ëindoë do të kthehet në një partner të besueshëm për komunitetin e biznesit. Disa prej përfitimeve që do të ketë biznesi përfshijnë shkurtimin e kohës për praktikat administrative, uljen e kostos së aplikimit dhe rritjen e nivelit të transparencës...(Burimi: monitor.al)

13.03.2014...OPINION. Ermelinda MEKSI. ARSIMI NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT EKONOMIK. Në kushtet kur rritja ekonomike është funksion i prodhimit, në kushtet kur Shqipëria sprodhon teknologji, arsimi ynë i lartë duhet të adresojë sasinë, por akoma më shumë cilësinë e zhvillimit të kapitalit njerëzor për të arritur zhvillimin e pritur të ekonomisë së një vendi që aspiron BE-në...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.03.2014...Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka diskutuar për bujqësinë gjatë vizitës së tij në një prej zonave që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e këtij sektori, siç është jo vetëm zona e Lushnjës, por i tërë qarku i Fierit, është shumë domethënës...(Burimi: monitor.al)

12.03.2014...Vendet e rajonit do të forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre nëpërmjet projekteve të përbashkëta të cilat do të kenë si synim zhvillimin ekonomik të Ballkanit dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Kjo ishte kryefjala e takimit të 42-të të Komisionit për Çështjet Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që u zhvillua në Tiranë, në të cilin morën pjesë delegacione nga Turqia, Gjeorgjia, Moldavia, Azerbajxhan, Shqipëria, Greqia, Rusia, Bullgaria, dhe Armenia...(Burimi: shekulli.com.al)

12.03.2014...Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës, strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura te disa institucioneve publike ne sektorin e energjisë elektrike. Strategjia parashikon që brenda muajit Mars të kryhet identifikimi, verifikimi dhe konfirmimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.03.2014...Të ardhurat që do të mblidhen nga taksimi i tokës do të shkojnë për kompensimin e pronarëve. Ka qanë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili ka konfirmuar ndërhyrje në ligjin 7501 dhe propozimin e një skeme të re për ish-pronarët...(Burimi: standard.al)

11.03.2014...Gjatë vitit 2014 qeveria do të orientohet në marrjen e borxhit afatgjatë, një strategji e nisur kjo që gjatë vitit të kaluar. Sipas raporteve të Ministrisë së Financave, kalendari bazë i huamarrjes së brendshme për vitin 2014 bazohet: në emetime të reja prej 45,8 miliardë lekësh, të cilat synohet të realizohen me obligacione afatgjata dhe maturimet ekzistuese, të cilat janë rreth 374 miliardë lekë të ndara përkatësisht në bono thesari 304 miliardë lekë dhe obligacione 70 miliardë lekë që vijojnë me ripërsëritjen e tyre...(Burimi: shekulli.com.al)

10.03.2014...STUDIM. Al-tax.org. Vendi i rajonit të Ballkanit, ku data e Ditës së Lirisë Fiskale vjen më vonë se në çdo vend tjetër, është Serbia. Për këtë vend në vitin 2013, Dita e Lirisë Fiskale ishte 12 maji. Këtë vit ajo është 10 maji. Kjo do të thotë, se duke filluar nga 1 janari e deri në 10 maj, serbët duhet të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre, përpara se të ardhurat e fituara të shkojnë në xhepat e tyre...(Burimi: shqiptarja.com)

09.03.2014...Ministria e Financës publikoi dje listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH, vlera e të cilave arrin në rreth 27.4 miliardë lekë. Në grupin e punëve publike, 14.7 miliardë lekë janë fatura me informacion të plotë, për të cilat pagesat do të fillojnë menjëherë gjatë javës në vijim, pas verifikimeve finale rutinë të dokumentacionit brenda procedurave të thesarit...(Burimi: standard.al)

08.03.2014...Rishikimi që po i bëhet aktualisht ligjit për Sigurimin e Depozitave të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) sjell risi të rëndësishme për tregun bankar shqiptar dhe në veçanti për SHKK-të dhe Unionet e tyre. Shoqëritë Kursim Kredi (SHKK) janë ndër institucionet më përfaqësuese të mikrofinancës shqiptare. Ato janë bashkime vullnetare individësh, banorë të zonave rurale, të cilët vetëkrijojnë dhe vetadministrojnë Shoqërinë e Kursim Kreditit e cila jep mikrokredi dhe mbledh kursime vetëm nga anëtarët e saj, gjithashtu banorë të zonës rurale së mbuluar nga SHKK-ja...(Burimi: monitor.al)

08.03.2014...Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gati listën e kompanive që nuk janë paguar për punët publike dhe që, pas bërjes efektive të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të marrin paratë. Bëhet fjalë në total për 11 kompani të kontraktuara, për të cilat duhen paguar 23 fatura, pasi secili nga subjektet ka kryer më shumë se një shërbim me një vlerë prej rreth 1 miliard lekësh...(Burimi: shekulli.com.al)

07.03.2014...Bankat më të mëdha në Greqi kanë nevojë për një kapital shtesë prej 6.4 miliardë euro për të qenë më të forta përballë krizave në të ardhmen. Ky raport u publikua nga Banka Qendrore e Greqisë. Kontrolli shëndetësor u krye për të parë nëse rikapitalizimi prej 28 miliardë euro i verës së kaluar, i katër huadhënësve më të mëdhenj në Greqi, ishte i mjaftueshëm për të përballuar humbjet nga rritja e kredive të këqija, nga një rënie e mëtejshme e ekonomisë dhe nga goditjet e tjera të mundshme. Në këtë vlerësim janë përfshirë edhe bankat e vogla si Attica Bank dhe Panellinia Bank...(Burimi: scan-tv.com)

07.03.2014...Kontrollet e kryera nga strukturat e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë kanë nxjerrë në pah problematikën e shumtë me koncesionet minerare në vend. Nga monitorimet e kryera mbi subjektet private, rezulton se, një pjesë e konsiderueshme nuk shlyejnë asnjë detyrim ndaj shtetit. Në këto kushte, ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri ka lëshuar një urdhër për revokimin e lejeve për 121 subjekte, apo rreth 16% e totalit të lejeve të lëshuara...(Burimi: scan-tv.com)

06.03.2014...Biznesi vendas ka ulur ndjeshëm investimet gjatë vitit 2013. Lajmi konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi ecurinë e importit të makinerive dhe pajisjeve, çka tregon edhe ritmin e investimeve nga ana e sipërmarrjeve në vend. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2013 janë importuar në total rreth 70 miliardë lekë makineri, pjesë këmbimi dhe pajisje, me një ulje të ndjeshme prej afro 30% kundrejt një viti më parë...(Burimi: standard.al)

06.03.2014...Këshilli i Ministrave miraton kredinë prej 330 milionë eurosh të dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në vendimin e djeshëm të KM-së, thuhet se miratohet në parim huamarrja prej 330 milionë eurosh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë, për programin 36-mujor të ndihmës. Kjo kredi, do të alokohet me 9 këste të barabarta, ku i pari do të përfitohet në muajin mars dhe do të kapë vlerën e 26 milionë eurove...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.03.2014...Qeveria shqiptare ul masën e kontributeve për sigurime shëndetësore për të vetëpunësuarit në biznese familjare dhe në bujqësi. Janë ndryshuar 12pika të ligjit për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, i cili lehtëson me 2 % peshën e kontributeve për të vetëpunësuarit. Është vendosur dhe ka hyrën në fuqi vendimi që, për efekt të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, paga për të vetëpunësuarit të jetë 19026 lekë dhe ata të paguajnë 6. 8 % për sigurimet shëndetësore nga 7% që ishte, duke i lehtësuar...(Burimi: shekulli.com.al)

04.03.2014...Kompanitë private që kanë qenë të angazhuara si nënkontraktor në ndërtimin e autostradës nga Morina e deri në fshatin Besi të komunës së Prishtinës po kanë probleme me nxjerrjen e parave, pasi që kompania që e ka marrë tenderin Bechtel &Enka nuk po ua jep ato, duke i zvarritur nga dita në ditë. Madje si pasojë e zvarritjes disa operatorë privatë janë detyruar që ti drejtohen gjykatave...(Burimi: zeri.info)

03.03.2014...OPINION. Gjergj EREBARA. FITIMET E ÇUDITSHME TË BANKAVE. Por është një gjë që bankat nuk e kanë kërkuar: mbrojtjen e konsumatorit përballë sjelljes predatore të tyre. Nuk di të ketë ndonjë studim konkret, por të dhëna anekdotale sugjerojnë që bankat i japin të drejtë vetes të ndryshojnë kushtet e kontratave me klientët ekzistues, duke ua faturuar më shtrenjtë klientëve të rregullt për të mbuluar humbjet nga klientët e parregullt...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.03.2014...Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi dje, se pas miratimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të kredisë për Shqipërinë, do të fillojë menjëherë shlyerja e detyrimeve të prapambetura të qeverisë ndaj bizneseve, të akumuluara në formën e punëve publike të papaguara, si dhe tepricës së tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin të parimbursuara...(Burimi: gazeta-shqip.com)

02.03.2014...Që nga ky vit do të aplikohen tarifa të reja për legalizimet. Lajmin e ka njoftuar kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, në një mbledhje me drejtorët rajonalë të këtij institucioni. Sipas tij, skema e vlerësimit të legalizimit të banesave ka ndryshuar nga fillimi i vitit 2014, në varësi të zonës ku është ndërtuar. Lame u shpreh se nuk do të paguajnë të njëjtat tarifa qytetarët e Kukësit me ata të Tiranës. Gjithashtu, tarifa më të ulëta do të ketë për banesat në fshat sesa ato në qytet. Lame u shpreh se janë rreth 300 mijë familje që presin të legalizojnë banesat, ku gjysma e tyre ende nuk ka arritur të dorëzojë dokumentacionin pranë zyrave të ALUIZNI-t dhe ndryshimet e parashikuara në ligjin për legalizimin e banesave, do të mundësojnë mbylljen e këtij procesi...(Burimi: standard.al)

02.03.2014...Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një hua për Shqipërinë me një vlerë prej 330 milionë eurosh, për të mbështetur reformat e qeverisë. Por çdo të sjell kjo për ekonominë shqiptare. Në një intervistë për VOA shefi i FMN në Shqipëri, Nadeem Ilahi shprehet se fondet nuk kanë një destinacion të cak-tuar. Ai thekson se kjo asistencë është dhënë për të paguar borxhin e lartë. Sipas IIahi në vitet e fundit borxhi publik është rritur në Shqipëri...(Burimi: shekulli.com.al)

01.03.2014...Oda Ekonomike e Kosovës me mbështetje të qeverisë gjermane përmes organizatës GIZ ka prezantuar sot të gjeturat mbi klimën e bizneseve për tre mujorin e katërt të 2013, ku gjendja vlerësohet të jetë përkeqësuar krahasuar me tremujorin e tretë te vitit 2013. Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se Kosovës i mungojnë të dhënat mbi trendët ekonomike, andaj qëllimi i OEK-ut është që përmes këtij indikatori ti ndihmojmë vendit në orientim të politikave dhe në identifikimin e problemeve të biznesit dhe aspektin e punësimit...(Burimi: telegrafi.com)

01.03.2014...2013-a ishte viti më i vështirë për biznesin dhe ekonominë shqiptare në dy dekadat e fundit, por nuk ka rezultuar i tillë për sistemin bankar. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fitimet e bankave vitin e kaluar gati u dyfishuan krahasuar me 2012-n, duke arritur në 65 milionë dollarë. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2010, kur fitimi total i sistemit bankar ishte rreth 67 milionë dollarë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

SHKURT

28.02.2014...Administrata fiskale në vend ka arritur të tejkalojë planin e të ardhurave gjatë muajit janar për zërin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Tkurrja e fortë e taksës bazë të konsumit, që shoqëroi gjithë vitin e kaluar, ka marrë një kthesë tjetër këtë fillimviti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat nga TVSH janë realizuar në masën 8.9 miliardë lekë, nga 7.8 miliardë lekë që ishte planifikimi...(Burimi: shekulli.com.al)

28.02.2014...Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) njofton se miratoi në 28 shkurt marrëveshjen 36-mujore prej 295.42 milionë SDR (rreth 330.9 milion euro, ose 457.1 milion dollarë; 492.4 përqind e kuotës së vendit në Fond) Instrumenti i Zgjeruar i Fondit (Extended Fund Facility EFF) me Shqipërinë për të mbështetur programin e reformave të autoriteteve...(Burimi: monitor.al)

27.02.2014...Është botuar së fundmi raporti Qytetet Evropiane dhe Rajonet e të Ardhmes, 2013-2014, i cili bën renditjen e qyteteve evropiane sipas interesit në tërheqjen e investimeve të huaja direkte (IHD), publikuar nga Financial Times dhe Njësia e Inteligjencës e The Economist...(Burimi: standard.al)

26.02.2014...Shkurtimi i afatit nga 33 ditë në 13 ditë për regjistrimin e pronës dhe reduktimi në 35 ditë i afatit për të marrë një leje ndërtimi, janë dy nga faktorët kryesore për të cilët do të investohet qeveria shqiptare me qëllim lehtësimin e kushteve për të bërë biznes në Shqipëri. Në strategjinë për biznesin dhe investimet, qeveria shqiptare synon që për periudhën 2014-2020, të marrë një sërë masash për reduktimin e barrierave për të bërë biznes...(Burimi: shekulli.com.al)

26.02.2014...Banka e Shqipërisë vendosi sot të ulë më tej në një nivel të ri historik interesin bazë të lekut në 2.75 për qind nga 3 për qind që qe më parë, si pasojë e inflacionit të ulët dhe ekonomisë shumë të ngadaltë. Guvernatori Ardian Fullani tha se rritja e akcizave për karburantet dhe cigaret nga qeveria duke filluar nga 1 janari 2014, solli një ndikim rritës prej 0.5 për qind në indeksin e çmimeve të konsumit, ose në koston e jetesës së shqiptarëve...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.02.2014...OPINION. Eduard ZALOSHNJA. Suficiti buxhetor, rrugët dhe ekonomia. Duke hedhur një vështrim më të gjerë përtej rrugëve, duket se injeksioni më i fortë fiskal këtë vit do të jenë 660 milionë dollarët e parashikuara për investime kapitale dhe 350 milionë dollarët e parashikuara për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Së bashku përbëjnë një injeksion prej më se 1 miliard dollarësh për ekonominë e ngadalësuar shqiptare! Në qoftë se ky injeksion kryhet shpejt dhe i plotë, ka gjasa...(Burimi: balkanweb.com)

25.02.2014...Bien te ardhurat deshtojne dhe investimet. te shpenzimet bie ne sy edhe tejkalimi i shpenzimeve per interesat e borxhit...(Burimi: panorama.com.al)

24.02.2014...OPINION. Alfred CAKO. Flamuri i ekonomisë dhe oferta e kinezëve. Në fakt, rritja e ekonomisë dhe hapja e vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies dhe stabiliteti i çmimeve janë flamuri më i mirë që mund të tundë çdo patriot dhe qeveritar për planet afatmesme e afatgjata, duke vepruar me kompetencë, konkretisht e pa demagogji...(Burimi: balkanweb.com)

23.02.2014...INTERVISTA. Naim HASA. Pse po falimenton skema e pensioneve; Ja rrugëzgjidhjet. Duhet pranuar që sistemet private të pensioneve paraqiten si një domosdoshmëri e kohës. Siç dihet, skema e solidaritetit (shtetëror) mendohet që e kreu mirë misionin e saj, ato ishin shumë efektive kur kishim një popullsi të re, ku shumë punonin e kontribuonin dhe pak përfitonin (paguaj pak e merr shumë...(Burimi: monitor.al)

22.02.2014...Në Kosovë janë të regjistruara mbi 120 mijë biznese, por jo të gjitha nga to janë aktive, apo paguajnë obligimet tatimore në Administratën Tatimore të Kosovës, pasi në këtë të fundit figurojnë vetëm gjysma e tyre. Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thonë se në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve janë të regjistruara mbi 127, 000 biznese. Por, një numër i këtyre bizneseve që janë të regjistruara nga periudha 2000 deri në mars të 2003-s, nuk e kanë bërë riregjistrimin e tyre, ndërkaq një pjesë e bizneseve që janë të regjistruara, konsiderohen se nuk e zhvillojnë aktivitetin e tyre për arsye të ndryshme...(Burimi: telegrafi.com)

22.02.2014...Paketa Fiskale 2014 është ndërtuar vetëm nga këndvështrimi fiskal i sigurimit të të ardhurave në buxhet në afatshkurtër. Mungon vlerësimi i domosdoshëm profesional për parashikimin e mënyrës së sjelljes së tregjeve nga zbatimi i PF2014 parë nga këndvështrimi i zhvillimit ekonomik detyrë e Ministrisë së Ekonomisë. Politikat fiskale si qëllim vetëm për tejkalimin e vështirësive në afatshkurtër, të mbështetura në rritje të borxhit publik dhe shtim taksash mund të japin frymëmarrje financiare të përkohshme, por rrezikojnë të japin pasoja mjaft të padëshirueshme, nëse nuk prodhojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. (72% e biznesit të madh, 75% e biznesit të vogël shprehet se paketa fiskale rrit kostot dhe ul konkurueshmerinë e prodhimeve vendore)...(Burimi: sot.com.al)

22.02.2014...Pavarësisht nga kriza, ekonomia shqiptare ka mundur, jo vetëm të mbrohet nga ndikimi negativ nga jashtë vendit, por madje të ecë shumë më mirë sesa pritej. Këtë e deklarojnë shifrat e afarizmit në ekonomi, të porsapublikuara nga ana e Institutit zyrtar të Statistikave, që bëri të ditur statistikat e rishikuara për vitin 2012 në këtë drejtim...(Burimi: standard.al)

22.02.2014...Ndonëse Qeveria e Kosovës ka paraparë që nga muaji prill i këtij viti ti rrisë pagat për rreth 80 mijë punëtorë në sektorin publik, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, po baraspeshohet me inflacionin, i cili në Kosovë nga muaji në muaj shënon rritje. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin janar, tregojnë se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,3 për qind, krahasuar me muajin dhjetor 2013...(Burimi: zeri.info)

22.02.2014...Tregu i retail-it në Shqipëri pritet të shënojë ecuri pozitive gjatë këtij viti, pasi ka lënë tashmë një periudhë të vështirë, vitin 2013. Drejtuesit e kompanisë ndërkombëtare të real-estate, Colliers International, presin ndryshime pozitive në tregun e retail me hyrjen në treg të Inditex Group, prodhuesi i Zara, Bershka, Stradivarius, Pull&Bear dhe Massimo Dutti. Dyqanet e kësaj kompanie do të zënë një sipërfaqe prej mbi 5,000 m² në qendrën tregtare TEG. Një tjetër impakt pozitiv pritet të japë edhe zgjerimi i mëtejshëm i hipermarketit Carrefour...(Burimi: monitor.al)

21.02.2014...Zhvillimi i ekonomisë shqiptare për 6 vitet e ardhshme do të mbështetet në përmirësimin e klimës së biznesit, mbështetjen e SME-ve, nxitjen e eksporteve si dhe investimeve të huaja. Këto katër shtylla u theksuan dje nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit të draft-strategjisë së biznesit dhe investimeve për periudhën 2014-2020, para grupeve të interesit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.02.2014...Paga mesatare është rritur me 1. 1 pikë përqindje në tre muajt e fundit të vitit 2013, ndërsa për këtë vit rritja e pagave në të gjithë sektorët ekonomisë pritet të frenohet. Të dhënat janë pasqyruar në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë i mbështetur në të dhënat nga vrojtimet e biznesit...(Burimi: shekulli.com.al)

21.02.2014...Diaspora kosovare më 2013 ka dërguar më tepër mjete financiare në Kosovë, se sa vitin 2012. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), thuhet se nga janari deri në shtator të vitit 2013, shuma e remitencave ka arritur në 454.6 milionë euro apo 17.9 milionë euro më tepër se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2012, kur dërgesat emigrantëve kosovarë ishin 436.7 milionë euro...(Burimi: telegrafi.com)

21.02.2014...Kërkesa e huaj për lëndë të para ka kufizuar efektet e krizës në ekonominë shqiptare, duke dhënë një kontribut pozitiv në rritje dhe në punësim. Vitin e kaluar, eksportet shqiptare shënuan përsëri rritje me 16%. Ecuria më e shëndetshme e kërkesës së huaj reflektohet edhe në ecurinë e punësimit sipas sektorëve. Dega me ecurinë më pozitive të punësimit gjatë vitit 2013 ka qënë pikërisht industria nxjerrëse. Sipas të dhënave nga Instat, punësimi në industrinë nxjerëse është rritur mesatarisht me 21.5% për tre tremujorët e vitit të kaluar...(Burimi: scan-tv.com)

21.02.2014...Me tatimin mbi vlerën e shtuar që shënoi një rendiment tepër negativ në 2013-ën, pesha e këtij zëri, që është kryesori në sigurimin e të ardhurave në buxhetin shqiptar, ka shënuar rënie të lehtë në raport me një vit më parë. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, pesha që TVSH-ja siguron në totalin e të ardhurave nga tatimet e doganat zbriti me një pikë përqindjeje në 49% në fund të vitit 2013...(Burimi: standard.al)

21.02.2014...Operatorët për transmetimin e energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Serbisë (EMS) kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, ka njoftuar zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Evropiane të Energjisë, Dirk Buschle. Në një intervistë për portalin Euractiv.rs, Buschle ka bërë të ditur se dokumenti i nënshkruar është obligues për të dy palët. Kjo marrëveshje, sipas Buschle, e cila është nënshkruar më 12 shkurt, e bërë në mes të dy kompanive nga Kosova dhe Serbia, është shumë e rëndësishme...(Burimi: kosova-sot.info)

21.02.2014...Shqipëria është renditur në vendin e 146 në botë përsa i përket pagesës së taksave. Ky ka qenë përfundimi i raportit Pagesa e Taksave 2014, i hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC. Barra e taksave mbi biznesin në Shqipëri është cilësuar e lartë në krahasim me ekonomitë fqinje të Maqedonisë, Bosnjes dhe Kosovës, të cilat kanë një taksë për biznesin 10%, përveç Malit të Zi që e ka 9%. Vendi ynë kaloi në tatimin progresiv mbi bizneset dhe individët, në Janar të këtij viti dhe kjo e ka rritur normën mesatare të taksimit...(Burimi: scan-tv.com)

21.02.2014...Prezantohet dokumenti per zhvillimin e biznesit dhe investimeve. Npermjet draft - strategjise se biznesit dhe investimeve synohet qe deri ne vitin 2020 te arrihet nje rritje e ndermarrjeve aktive ne treg me 10.6%, rritje e numrit te punesuarve me 34%, rritje te eksporteve me...(Burimi: panorama.com.al)

20.02.2014...Ritmi jashtëzakonisht i lartë i marrjes së huave, kryesisht në tregun e brendshëm, nga qeveria Rama në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ka sjellë një rritje katastrofike të borxhit publik të Republikës së Shqipërisë. Në fund të dhjetorit të vitit 2013, borxhi publik i qeverisë qendrore vlerësohet të jetë 883.8 miliardë lekë ose 65.08% i PBB-së, duke u rritur kështu me 3.05 për qind krahasuar me fundin e vitit 2012, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave...(Burimi: standard.al)

20.02.2014...Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm për gjashtë vjet të funksionimit të shtetit qoftë në infrastrukturë, apo në sfera tjera. Por ekonomia e vendit ende përballet me probleme të thella strukturore dhe si pasojë me një nivel të lartë të papunësisë, eksporte të pakta, informalitet dhe mungesë të transparencës në institucionet publike...(Burimi: zhurnal.mk)

19.02.2014...Anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare financiare dhe rritja e GDP-së për 25 për qind, vlerësohet të jenë ndër sukseset më të mëdha të ekonomisë së vendit në gjashtë vjetorin e shtetësisë. Përderisa dështimet llogariten të jenë më të mëdha, duke filluar nga përgjysmimi i rritjes ekonomike, deficiti i lartë tregtar e deri tek ambienti ekonomik që nuk krijon vende të reja të punës. Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se ekonomia e Kosovës në gjashtë vjetorin e shtetësisë nuk është ajo që do të duhej të ishte...(Burimi: zhurnal.mk)

18.02.2014...Zhvlerësimi i kursit të këmbimit ka ndikuar pozitivisht në bilancin tregtar me Italinë dhe Greqinë. Kjo është një nga gjetjet e një studimi që vlerëson ndikimin e kursit të këmbimit në flukset tregtare dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe partnerëve kryesorë tregtarë, përkatësisht: Eurozona, Italia, Greqia, Gjermaia, Kosova dhe Turqia. Studimi titullohet Efekti i kurbës-J në tregtinë dypalëshe: Ndikimi i nënçmimit të monedhës në bilancin tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe partnerëve kryesorë tregtarë, i autorit Alban Pllaha të Bankës së Shqipërisë...(Burimi: monitor.al)

18.02.2014...Studimi Modeli Financiar në Shqipëri: Qasje ndaj të Dhënave të Panelit, i autorëve Elona Dushku dhe Vasilika Kota të Bankës së Shqipërisë synon që të sigurojë një strukturë për mënyrën se si goditjet makrofinanciare transmetohen në sektorin bankar, mundësisht edhe për parashikimin e ardhshëm të tyre. Modeli është ndërtuar për të analizuar goditje të ndryshme makroekonomike ndikojnë në stabilitetin financiar, nëpërmjet rreziqeve që vijnë që nga jashtë sistemit financiar, ku më kryesoret që studiohen janë politika monetare e Bankës së Shqipërisë, ecuria ekonomike dhe kursi i këmbimit...(Burimi: monitor.al)

17.02.2014...Financat kanë kaluar një vit të vështirë në 2013-n, me të ardhurat që kanë pasur një rendiment negativ dhe shpenzimet në rritje, sidomos në pjesën e parë të vitit, [ka ka bërë që deficiti buxhetor të rritet ndjeshëm, duke vënë shpesh në vështirësi financat për financimin e tij, teksa bankat nuk iu përgjigjën gjithnjë kërkesës së qeverisë për të blerë borxh. Ndërkohë, në tre muajt e fundit të vitit, të qeverisura nga socialistët, shpenzimet kapitale ranë ndjeshëm, me gati 40%...(Burimi: monitor.al)

17.02.2014...Në 6 vite pavarësi, si shteti më i ri në Europë, Kosova ka arritur të krijojë një ekonomi të konsoliduar me qendrueshmëri në paga dhe shërbime. Aktualisht paga mesatare në Kosovë arrin në rreth 360 euro në muaj, ndërsa ajo minimale në 220 euro,që po ta krahasosh me pagën minimale në vendin tonë e cila është 22 mijë lekë, Kosova ka vendosur një standard me rreth 9 mijë lekë më shumë në këtë drejtim...(Burimi: scan-tv.com)

16.02.2014...Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me vendet fqinje, përgjatë gjashtë vjetëve të fundit ishin përcjellë me probleme të ndryshme. Vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria, jo rrallë herë gjatë kësaj kohe u kishin vënë barriera tregtare prodhimeve kosovare, duke dëmtuar kështu ekonominë e Kosovës...(Burimi: kosova-sot.info)

15.02.2014...Qeveria Rama ka marrë një shuplakë të re nga institucionet ndërkombëtare lidhur me mungesën e përmbushjes së detyrimeve të marra nga shteti shqiptar. Në 11 shkurt, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (Kom-Enit) i ka nisur Shqipërisë një letër të hapur për mospërmbushjen nga ana e saj të legjislacionit të Kom-Enit mbi energjitë e rinovueshme. Shqipëria ka pasur afat deri në 30 qershor 2013 për dorëzimin e planit kombëtar të energjive të rinovueshme, por një gjë e tillë ka kaluar stafetë për qeverinë e re, që u konstitua pas zgjedhjeve të qershorit të një viti më parë, por qeveria shqiptare nuk e ka aprovuar dhe dorëzuar ende një plan të tillë...(Burimi: standard.al)

14.02.2014...OPINION. Selami XHEPA. Shqiperia 1 Euro dhe morali i ekonomise...qeveria nuk duhet te shqetesohet shume per elemente te lidhura me kosto dhe te marre nisma te tipit 1 Euro, por ti krijoje kushte qe investitoret te mund te bejne fitime jo duke ulur kostot dhe duke mos respektuar standarded e punes, por duke prodhuar mallra e sherbime cilesore...(Burimi: panorama.com.al)

13.02.2014...Të ardhurat totale në buxhet pritet të rriten gradualisht nga 24% e PBB-së në 2013 (niveli më i ulët i dekadës së fundit) në 25.7% në 2014 për tu ngjitur deri në 27.1% të PBB-së në 2017-n, sipas kuadrin afatmesëm 2014-2017 të qeverisë shqiptare. TVSH do të vazhdojë të jetë kontribuuesi kryesor i të ardhurave në buxhet. Sipas pritshmërive të Ministrisë së Financave, pasi kanë zbritur në 8% të PBB-së në 2013-n, do të rriten gradualisht për të arritur në 9% të PBB-së në 2017...(Burimi: monitor.al)

13.02.2014...Ndonëse në 2013-n, treguesit e punësimit ishin pozitivë, duke treguar për një shtim të vendeve të punës në kohë krize, analiza më të hollësishme tregojnë se më shumë se hapje të fronteve të reja, kjo lidhet me uljen e informalitetit. Në raportin e fundit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, theksohet se tregu i punës vijon të jetë i plogësht. Norma e papunësisë ka mbetur e pandryshuar nga fundi i vitit të kaluar, duke qëndruar në nivelin 12.8% në tremujorin e tretë të vitit...(Burimi: monitor.al)

12.02.2014...Në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, papunësia ishte mbi 43 për qind, 15 për qind e popullatës së përgjithshme jetonin në varfëri ekstreme, ndërkaq 45 për qind e popullsisë jetonin në varfëri relative. Derisa, të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2012 tregojnë se papunësia në Kosovë është 30.9 për qind. Ndërkaq, varfëria sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, është 29.7 për qind, derisa varfëria ekstreme 10 për qind...(Burimi: kosova-sot.info)

12.02.2014...Kreditë me probleme pritet të zbresin me 3-4 pikë përqindje nëse llogarisim fondin e parashikuar në buxhet prej 350 milionë dollarë, që parashikohet të shkojë për detyrimet e papaguara ndaj firmave...(Burimi: monitor.al)

11.02.2014...OPINION. Eduard ZALOSHNJA. Numri i të papunëve, shumë larg 1-milionëshit...Bazuar në këtë abstragim, arrijmë në shifrën ekstreme të 470 mijë të papunëve. Prapë, shumë larg 1-milionëshit të pretenduar nga socialistët, kur ishin në opozitë... Kjo mospërputhje e akuzave që bëjnë partitë kur janë në opozitë, me shifrat që gjejnë kur vijnë në pushtet, është sëmundje e kahershme e tranzicionit 23-vjeçar shqiptar. Dhe shembulli i mësipërm duhet të shërbejë edhe si mësim për opozitën aktuale, që të mos bëjë akuza në ajër. Sepse nesër mund të vijë përsëri në pushtet dhe do ti duhet të ballafaqojë akuzat e sotme me shifrat që do të gjejë kur të ketë drejtimin e vendit...(Burimi: balkanweb.com)

10.02.2014...Ministria e Financave (MF), u është përgjigjur shqetësimeve dhe interesimit të disa shoqatave të biznesit dhe bizneseve individuale informon se gjatë vitit 2014 nuk do të ketë rritje të normave tatimore dhe se të gjitha informatat e tilla të botuara kohën e fundit në media nuk përkojnë me të vërtetën...(Burimi: telegrafi.com)

10.02.2014...Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, në organizim të Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë (AIHPE), sot në Shkup do të kenë takim me delegacionin e odave ekonomike, asociacioneve dhe shoqatave të Shqipërisë...(burimi: zhurnal.mk)

10.02.2014...Pagesat do të fillojnë nga detyrimet më të vjetra tek ato më të reja, sipas datave të dorëzimit, vlerësimit dhe aprovimit nga institucionet përkatëse, të dokumentacionit që vërteton kryerjen e punimeve/shërbimeve/dorëzimin e mallrave dhe/ose kërkesën për rimbursimin e TVSh, tatim fitimit...(Burimi: monitor.al)

10.02.2014...Dy vitet e fundit bizneset nuk po arrijnë të bëhen më produktive, si një përgjigje ndaj krizës që i ka mbërthyer ata. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e tretë të vitit, ritmi vjetor i treguesit të produktivitetit të punës (PP) për sektorët jobujqësorë të ekonomisë rezultoi -8.2%...(Burimi: monitor.al)

09.02.2014...Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, ka disiplinë financiare për çka vlerësohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe ka stabilitet të theksuar makroekonomik. Kështu ka thënë ministri i Financave, Besim Beqaj, në takimin me zyrtarë të lartë të Thesarit të Shtetit, zv/asistentin e Sekretarit të Thesarit Amerikan, Larry Mcdonald dhe me zv/asistentin e Sekretarit për Evropë dhe Euroazi, Daleep Singh...(Burimi: gazetaexpress.com)

09.02.2014...Llogaritja e re, 21 për qind e shqiptarëve të papunë. Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar. Ajo pjesë e tyre që bën presion në treg duke kërkuar punë, do regjistrohen si të papunë dhe janë rreth 40 mijë të tillë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.02.2014...Me gjithë normat e larta të interesit për kredi, qytetarët e Kosovës janë të interesuar apo të detyruar të marrin kredi, qoftë kredi biznesi, familjare apo bujqësore. Në raportin e Stabilitetit Financiar, të publikuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, thuhet se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, vlera e kredive të lëshuara nga bankat komerciale në vend, ka arritur në 1.83 miliard euro...(Burimi: kosova-sot.info)

09.02.2014...Paketa fiskale 2014, që ka në qendër të saj lehtësimin dhe nxitjen e biznesit të vogël, sapo është miratuar edhe në Parlament dhe së shpejti do të hyjë në fuqi. Por ndërsa ajo kënaq sipërmarrësit e vegjël, që janë edhe më të shumtë në numër, bizneset e mëdha e të mesme kanë ende shqetësime. Një nga problematikat më të mëdha për to, që nuk po gjen zgjidhje, është mos marrja e faturave me TVSH nga biznesi i vogël. Biznesi i madh, i cili përbëhet kryesisht nga furnitorët më të mëdhenj të produkteve të importuara dhe të prodhuara në vend si dhe shërbimeve e ka shumë të vështirë të shesë mallin te biznesi i vogël me fatura TVSH-je...(Burimi: monitor.al)

08.02.2014...Skema e re e pensioneve që pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2014, do të ketë në thelb të saj dhënien e përfitimeve të drejta për të gjithë qytetarët, duke synuar heqjen e tavanit kufizues për përfitimet. Reforma e sistemit të pensioneve, tashmë ka hyrë në diskutime konkrete, ku ditën e djeshme u mblodh për herë të parë grupi ndërministror i punës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.02.2014...OPINION. Zef PREÇI. A duhet te behen bankat faktor pozitiv per ekonomine?...ndersa bankat qe nuk japin kredi prej vitesh, me e pakta qe mund te thuhet eshte se ato po shfrytezojne tregun duke mbartur barren e krizes te qytetari dhe biznesi vendas...(Burimi: panorama.com.al)

07.02.2014...Paketa fiskale e miratuar nga qeveria, e cila rriste taksat per nje sere produktesh mund te kthehet ne bumerang dhe nje situate me e mire ne te ardhurat mund te mbytet nga nje ulje e metejshme e konsumit. Per Banken e Shqiperise, kjo ende nuk mund te thuhet me siguri, por...(Burimi: panorama.com.al)

06.02.2014...Kësti i parë e shlyerjes së detyrimeve që qeveria i ka biznesit do të fillojë në muajin mars. Zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi, u shpreh se, fillimi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për sipërmarrjen do të nisë që nga muaji i ardhshëm. Sipas tij, brenda këtij muaji do të miratohet kësti i parë i borxhit të dhënë nga FMN-ja për qeverinë shqiptare, ndërkohë që dikasteri i Financave tashmë ka hartuar strategjinë për shlyerjen e tyre...(Burimi: shekulli.com.al)

05.02.2014...Niveli i kredive të këqija për sektorin e biznesit arriti në 28.6% në fund të shtatorit 2013, nga 25.9% në fund të vitit 2012, duke qenë më i lartë se mesatarja e të gjithë sistemit, prej rreth 24%. Shifra bëhet e ditur në programin ekonomik dhe fiskal 2014, të publikuar nga Ministria e Financave. Në nivele të larta është dhe huaja e pakthyer në monedhë të huaj, që ka arritur në 26.2% të totalit për të njëjtën periudhë, nga 24.7% në dhjetor 2012...(Burimi: standard.al)

05.02.2014...Parandalim të rikrijimit të detyrimeve të prapambetura, si dhe masa specifike për të forcuar disiplinën, kryesisht në drejtim të planifikimit buxhetor, kontrolleve financiare paraprake dhe rritje e eficiencës së shpenzimeve. Kjo është një ndër shtyllat kryesore të projekt-strategjisë së hartuar tashmë nga Ministria e Financave për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që qeveria shqiptare ka ndaj biznesit...(Burimi: scan-tv.com)

05.02.2014...Rimbursimi në kohë i TVSH-së, verifikimi i të gjithë faturave të rimbursuara dhe mbledhja e detyrimeve që biznesi ka ndaj buxhetit të shtetit ishin tre temat e diskutuara dje, në mbledhjen me dyer të mbyllura në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Rritja e të ardhurave në arkën e shtetit përmes punës së tatimorëve dhe rivendosja e raporteve të mirëbesimit mes biznesit dhe tatimeve ishin porositë kryesore të Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në takimin me punonjësit e Tatimeve...(Burimi: shekulli.com.al)

05.02.2014...Dhënia e licencave për ndërtimin e qindra hidrocentraleve të reja u shoqërua edhe me një garanci të fortë për privatët. Shteti mori përsipër, që përmes KESH, të blejë gjithë energjinë e prodhuar nga ta me çmim të privilegjuar, më të lartë se sa çmimi i tregut. Në harkun kohor të 8 viteve disa nga HEC-et e nisur kanë përfunduar dhe tashmë janë në prodhim...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.02.2014...Qytetarët shqiptarë do të mund të përfitojnë asistencë ligjore falas për çështjet civile apo administrative. Pas vendimit për hapjen e zyrave apo siç i emërton ligji klinika ligjore vendore, ministria e Drejtësisë ka nxjerrë edhe urdhërin që përcakton rregullat e funksionimit të tyre...(Burimi: scan-tv.com)

05.02.2014...Një destinacion i ri eksporti është përvijuar përgjatë dy viteve të fundit, sidomos në 2013. Malta, shteti me të cilin dikur nuk kishim potthuajse asnjë marrëdhënie, ka kapërcyer në partnerin e tretë tregtar në 2013-n përsa i përket eksportet, me shitjet drejt këtij vendi që u rritën me 430% me bazë vjetore, duke arritur në 17 miliardë lekë për 11 mujorin, sipas të dhënave të detajuara të publikuara nga INSTAT...(Burimi: monitor.al)

04.02.2014...Fermerët dhe agropërpunuesit në gjithë territorin e Kosovës edhe sivjet do të përkrahen përmes granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Tashmë kjo ministri ka hapur edhe periudhën për aplikim për projekte të zhvillimit rural, të cilat i përkrah përmes granteve investive në masën prej 60-80 për qind në vlerën e përgjithshme të investimit...(Burimi: gazetaexpress.com)

04.02.2014...Edhe zyrtarisht, nga shifrat e publikuara së fundi prej Institutit të Statistikave, u pohua fakti i pamohueshëm se rritja e arkëtimeve gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, shpallur me shumë bujë nga shefja e Doganave, Erisa Spiropali, shprehte asgjë tjetër veç një hyrje masive të karburanteve, për të shmangur rritjen e taksës së karbonit e për tu shitur me taksën e re, në kurriz të konsumatorit e aspak në fitim të shtetit. Shifrat e tregtisë së jashtme zyrtarizojnë importin e lartë të karburantit, madje, të të gjitha produkteve të akcizës gjatë muajit dhjetor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, importi në dhjetor arriti në 54 miliardë lekë, ose 20% më shumë se një muaj më parë...(Burimi; standard.al)

04.02.2014...Financat kanë si objektiv kryesor në afatin e mesëm që të ulin deficitin strukturor, i cili do të siguronte qëndrueshmërinë e borxhit public në afatin e mesëm dhe të gjatë nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të minimizonte efektet negative tek rritja ekonomike. Sipas programit ekonomik dhe fiscal 2014, objektivi kryesor operacional sasior i politikës fiskale është që deficiti fiscal të jetë përkatësisht...(Burimi: monitor.al)

03.02.2014...Zbulohet një tjetër skemë mashtrimi më TVSH-në në fushën e kromit, ndërtimit dhe kartave rimbushëse telefonike, dëmi i të cilit llogaritet 1 milionë dollarë. Kështu mbi bazën e një hetimi dymujor të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dolën për ekzekutim disa urdhër-arresti për disa administratorë subjektesh tregëtare...(Burimi: monitor.al)

03.02.2014...Shtrirja e korrupsionit në Evropës është galopant dhe i kushton ekonomisë së BE-së rreth 120 miliardë euro çdo vit. Kjo shifër jepet nga Komisionit Evropian. Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom do të prezantojë sot raportin e plotë mbi problemet e korrupsionit në BE...(Burimi: koha.net)

03.02.2014...Humbjet e energjisë në rrjet ngelen në nivele alarmante. Për vitin 2013, humbjet ishin mbi 43%, me një kosto në bilancin e Cez Shpërndarje prej 200 milionë dollarësh. Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, në cilësinë e kryetarit të Task Forcës për energjinë, tha se në muajin e parë të punës janë ndërprerë afro 20 mijë lidhje të debitorëve, ndërsa arkëtimet në Janar janë rritur me 10 milionë dollarë ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar...(Burimi: scan-tv.com)

02.02.2014...Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Itali ka ftuar biznesin italian të investojë në Shqipëri, duke evidentuar faktin e vendi ynë mbetet një destinacion biznesi i paeksploruar dhe që ofron lehtësi fiskale. Afërsia gjeografike, kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe sistemi i taksave ishin disa pika kyçe që Kryeministri Rama ua prezantoi si thelbësore investitorëve italianë për ti tërhequr ata qe të vijnë drejt vendit tonë...(Burimi: scan-tv.com)

02.02.2014...Profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika, thonë ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët shpesh kanë ngritur këtë çështje, madje duke e vlerësuar shqetësuese këtë fakt, në një vend ku një pjesë e qytetarëve mezi sigurojnë bukën. Në Kosovë, ku paga mesatare është deri në 400 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër, sipas drejtorit të Agjencisë Kundër-korrupsion, Hasan Pretenit, është shumë e vështirë të arrihet pasuria milionëshe...(Burimi: koha.net)

02.02.2014...Në pikën kufitare në Gjilan dhe ne atë me Maqedoninë, ka kontrabandë, ndërsa në pikat doganore Jarinj dhe Bërnjak, Dogana e Kosovës, ushtron autoritetin e saj të plotë dhe inkason obligimet doganore. Kështu deklaron drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për KosovaPress. Ai thotë se politika nuk po përzihet në këtë institucion, ndërsa me bindje shprehet se i kanë shpallur luftë kontrabandës, korrupsionit dhe evazionit fiskal, kjo në bashkëpunim me bizneset. Madje, sipas tij, po luftohet edhe ekonomia joformale...(Burimi: agzetaexpress.com)

02.02.2014...Niveli i lartë i kredive të këqija është shndërruar në një nga rreziqet më të mëdha për ekonominë. BERZH e klasifikon Shqipërinë si vendin më problematik për huatë e pashlyera, ndër ekonomitë në zhvillim të Europës dhe Azisë. Më keq është vetëm Kazakistani, ku kreditë e këqija llogariten në 36.7 për qind. Huatë me probleme në Shqipëri u rritën me ritme shumë të shpejta gjatë viteve të krizës nga 3.2 për qind që ishin në 2007-n në gati 24.4 për qind aktualisht...(Burimi: gazeta-shqip.com)

02.02.2014...Në tre vitet e ardhshme buxheti për pushtetin vendor do të rritet. Në kuadrin makroekonomik e fiskal për periudhën 2015-2017, të miratuar nga qeveria, vihet re një rritje nga viti në vit e fondeve për shpenzime për pushtetin vendor. Sipas këtyre statistikave, për këtë vit, shpenzimet për buxhetin vendor janë në vlerën e 33.1 miliardë lekëve, për vitin 2015 janë parashikuar 30.4 miliardë lekë, për vitin 2016 janë 31.7 miliardë lekë dhe për vitin 2017 janë parashikuar 33.4 miliardë lekë...(Burimi: shekulli.com.al)

01.02.2014...Qeveria ka tejkaluar parashikimet e nëntorit për borxhin e 2013, duke e çuar nivelin e përgjithshëm caninë 70.5 për qind, nga 68 për qind që ishin pritjet. Rritja me 6 për qind e borxhit për tre muaj nuk parashikon shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Tejkalimi i borxhit në këto nivele u njoftua dje nga Ministria e Financave gjatë publikimit të Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2015-2017...(Burimi: monitor.al)

01.02.2014...ndustria e nxjerrjes minerare nuk po përjeton periudhën e saj më të mirë. Çmimet e kromit dhe të bakrit kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare që gjatë vitit të kaluar dhe pritshmëritë e kompanive për këtë vit na paralajmërojnë eksport të kufizuar të mineralit të kromit dhe bakrit. Në bursat ndërkombëtare, çmimi i bakrit ka zbritur në 1100 dollarë për ton, ndërsa një vit më parë ishte rreth 1600 dollarë. Për kromin, sipas bursës ndërkombëtare, çmimi ka zbritur 25% krahasuar me një vit më parë, në 250 dollarë për ton...(Burimi: monitor.al)

01.02.2014...Edhe pse pritet që brenda këtij viti të realizohet reforma administrative-territoriale, çka do të shkurtojë numrin e njësive të qeverisjes vendore, përsëri buxheti për to do të vijojë të jetë i lartë. Kështu në kuadrin makroekonomik e fiskal për periudhën 2015-2017, të miratuar nga qeveria, vihet re një rritje nga viti në vit e fondeve për shpenzime për pushtetin vendor...(Burimi: scan-tv.com)

01.02.2014...Sektori i hetuesisë që funksionon brenda Doganave të Kosovës dhe njësia e Hetimeve e Administratës Tatimore të Kosovës, tash e tutje do ti bashkërendojnë aktivitetet e tyre. Kjo do të ndodhë pasi që vitin që lëmë pas dy agjencitë tatim-mbledhëse, Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, nuk arritën të grumbullonin paratë për të cilat i kishte ngarkuar Qeveria...(Burimi: telegrafi.com)

JANAR

31.01.2014...Ministri i Financave (MF), Besim Beqaj ka vlerësuar sot lartë kontributin që bizneset e vendit i japin zhvillimit ekonomik të Kosovës. Duke folur në takimin me përfaqësuesit e bizneseve tatimpagues më të mëdhenj të vendit të organizuar nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe në të cilin ka marr pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që biznesi privat ka në sigurimin e të ardhurave për buxhetin e Kosovës dhe se gjatë viteve të kaluara, sektori privat ka dhënë një kontribut të madh në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit...(Burimi: telegrafi.com)

31.01.2014...Një çështje me rëndësi, e trajtuar në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë, Kultura financiare në Shqipëri: Rezultatet e vrojtimit për matjen e nivelit të njohurive financiare të popullatës, 2011, është edhe përcaktimi i shkallës së përgjegjshmërisë së individit në administrimin e financave familjare dhe në mbajtjen e një buxheti...(Burimi: monitor.al)

31.01.2014...Abuzimi me deklarimin e detyrimeve tatimore, sidomos me TVSH-së, ka çuar për ndjekje penale pesë administratorë të subjekteve të ndryshme private, ndërkohë që demi ekonomik arrin në 26 milionë dollarë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se dëmi i llogaritur nga skema e mashtrimit është 26 milionë dollarë. Kështu nga hetimet, ka rezultuar, se këto subjekte tregtare kanë regjistruar në QKR dhe në...(Burimi: shekulli.com.al)

31.01.2014...Rreth 40 ndërmarrje të ndërtuesve kanë themeluar të premten Shoqatën e Ndërtuesve të Kosovës në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK). Shoqata do të udhëhiqet nga Durim Prishtina, i ndërmarrjes Tregtia në Prishtinë. Shoqata në fjalë mision dhe vizion të qartë, dhe qëllim kryesor ka avancimin e partneritetit me qeverisjen lokale dhe qendrore si dhe partneritetin me asociacionet brenda dhe jashtë vendit, thuhet në njoftimin për media...(Burimi: telegrafi.com)

31.01.2014...Kryeministri i vendit, Edi Rama gjendet në Milano për vizitën e tij dyditore, me qëllim që të tërheqë bizneset italiane që të investojnë në Shqipëri. Në një intervistë për prestigjiozen italiane La Repubblica, Rama zbulon detajet e vizitës së tij në Itali, si edhe mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët italianë...(Burimi: shekulli.com.al)

31.01.2014...Zbatimi i buxhetit të vitit 2014 nga institucionet publike do ti nënshtrohet një disipline të rreptë. Një udhëzim i Ministrisë së Financave që mban datën 17 Janar, detajon procedurat e zbatimit të buxhetit të këtij viti. Referuar udhëzimit...(Burimi: scan-tv.com)

30.01.2014...Gjatë muajit të parë të këtij viti, Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 38 milionë euro, apo rreth 3 për qind më shumë se në muajin janar të vitit paraprak. Kështu tha për Radio Kosovën zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci. Bazuar në të hyrat e këtij muaji, ai thotë se janë optimist se do të realizojnë planin e këtij viti. Buxheti i Kosovës edhe më tej vazhdon të mbushet kryesisht nga të hyrat që mblidhen në kufij. Ndonëse gjatë vitit të kaluar kishte trend rënës të të hyrave nga dogana, fillimi i këtij viti është mjaft i suksesshëm për këtë institucion...(Burimi: koha.net)

30.01.2014...Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar aksionin për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Kosovë, që nuk i përmbushin kriteret e parapara me ligj. Zyrtarë të ATK-së thonë se deri tani i kanë mbyllur rreth 300 sish, ndërsa vetëm 6 komuna i kanë sjellë planet detale për vendndodhjen e tyre. Nga ana tjetër, ka reaguar shoqata e lojërave të fatit. Moszbatimi i ligjit për lojërat e fatit, respektivisht nenit 66 që përcakton distancën e tyre nga objektet edukativo-arsimore, komunale, etj, ka shtyrë ATK-në të ndërmarrë aksion kontrolli në tërë territorin e Kosovës. Nahit Sharku, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për operacione përmbushësh...(Burimi: kosova-sot.info)

30.01.2014...Qeveria shqiptare duhet të marrë masa për të kontrolluar dhe ulur borxhin publik. Ky ka qenë rekomandimi i dhënë dje nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pas prezantimit të vendimeve të marra nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së. Sipas Fullanit, borxhi tenton të rritet edhe më shumë në kushtet e një rritjeje të dobët ekonomike...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.01.2014...Plot 150 milionë dollarë është dëmi ekonomik në financat publike i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin 2013. Shifra rekord është bërë publike nga kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, gjatë analizës vjetore të punës, ku merrnin pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, si dhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Sipas të dhënave të prezantuara dëmi ekonomik është konstatuar pas 164 auditimesh të bëra nga inspektorët e KLSH-së në institucionet shtetërore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.01.2014...Që ku nisi kriza ekonomike në vitin 2008, përkundrejt të gjithë treguesve të tjerë, eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje domethënëse, duke u shndërruar në zërin kryesor të prurjeve valutore në vendin tonë. Në fund të vitit 2012, eksportet në vlerë monetare arritën në 246.3 miliardë lekë ose në plot 2.4 miliardë dollarë, nga vetëm 37 milionë dollarë që ishin në vitin 2001. Shifra u dha dje nga INSTAT-i në publikim të tregtisë me jashtë për muajin dhjetor...(Burimi: zhurnal.mk)

28.01.2014...Qeveria shqiptare ka vendosur që pas disa muajsh të nisë procesin e tenderimit për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Jemi ne fazën e përgatitjes së modelit se si do te jepet me koncesion kjo rrugë. Në fillim të verës, ne do të tenderojmë koncesionin, tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë takimit që zhvilloi sot me homologun e tij kosovar. Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrave të infrastrukturës, ministri i Kosovës, Fehmi Mujota tha se shkëmbimet Shqipëri-Kosovë janë katërfishuar që nga ndërtimi i rrugës...(Burimi: gazetaexpress.com)

27.01.2014...Kompania britanike Crown Agents që u kontraktua për asistimin në punën e doganave shqiptare është prezantuar sot në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar reform urgjente në Dogana dhe luftë korrupsionit. Ekipi prej 12 pjestarësh nën drejtimin e Dejvit Smith do të punojnë duke pasur në fokus një administrim më të mirë të punës në dogana, luftën e korrupsionit dhe rritjen e të ardhurave për llogari të qeverisë shqiptare...(Burimi: zhurnal.mk)

26.01.2014...Bashkëpunim në nxitjen dhe lehtësimin e Tregtisë është marrëveshja e fundit kornizë që është nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje, e cila është nënshkruar në Prizren gjatë mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, asaj të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, synon të përcaktojë drejtimet kryesore, në të cilat të dyja palët do ti përqendrojnë përpjekjet e përbashkëta me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave. Marrëveshja mbulon jo vetëm çështjet e lidhura me procedurat doganore, mirëpo edhe çështjet e ndërlidhura me kontrollet sanitare dhe fito-sanitare në tregjet e jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bernard Nikaj, zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë...(Burimi: gazetaexpress.com)

25.01.2014...Shoqata e Lojërave të Fatit, përmes një kumtese shpreh shqetësimin për, siç thuhet, sulmet e vazhdueshme që janë duke iu bërë subjekteve të lojërave të fatit, në emër të implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit - nr.04/L-080. Që nga viti 2012, kur është aprovuar Ligji mbi Lojërat e Fatit, shoqata i ka drejtuar shkresa organeve shtetërore, ku kanë shprehur vërejtjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e veprimtarisë së tyre...(Burimi: telegrafi.com)

25.01.2014...Partneriteti me Doganat e Kosovës është i rëndësisë së veçantë për komunitetin e biznesit vendorë dhe kjo formë e komunikimit do të reflektojë pozitivisht edhe në të ardhmen në interes të të dyja palëve. Kështu ka deklaruare Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, SafetGërxhaliu, me rastin e pritjes në një takim pune Drejtorin e Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna me bashkëpunëtorë...(Burimi: telegrafi.com)

24.01.2014...Regjistrimi i bizneseve do të kryhet në mënyrë elektronike, pa u paraqitur në zyrat e QKR-së, por vetëm duke klikuar në faqen e saj në rrjet. Ndërkohë që aktualisht procesi i regjistrimit është fizik dhe kërkon rreth 24 orë, me praktikën e premtuar pritet që procesi të reduktohet në vetëm 8 orë...(Burimi: scan-tv.com)

24.01.2014...Investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar një rritje prej 15 për qind të investimeve totale. Vetëm në nëntëmujorin e vitit 2013 investimet e huaja kanë pasur rritje që kapin vlerën 205.4 milionë euro, ku nga këto, 95 milionë euro investime kanë qenë nga shtetet që janë anëtare të Bashkimit Evropian...(Burimi: zeri.info)

24.01.2014...Një dokument konfidencial i Albpetrolit hedh dyshime të forta, të cilat implikojnë Bankers Petrolium, në një tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas. Por, nga ana tjetër, Bankers deklaron se të gjitha këto dyshime janë të pavërteta dhe se nuk ka kryer asnjë shkelje që pretendon Albpetroli. Dokumenti i zotëruar nga Top Channel, i cili konfirmohet zyrtarisht nga Albpetroli dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dyshon se kompania kanadeze ka shitur në tregun e brendshëm me pakicë sasi të mëdha karburanti të cilësisë së dobët, që njihet ndryshe me emrin hollues. Ky lloj karburanti përdoret nga kompanitë prodhuese të naftës si lëndë e parë në proceset teknologjike të prodhimit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.01.2014...Industria e gjerë e prodhimit në Kinë u tkurr për herë të parë në gjashtë muajt e fundit, ndërsa edhe fabrikat në Shtetet e bashkuara të Amerikës u ngadalësuan. Por sektori privat në Europë e filloi vitin 2014 me një shpejtësi më të madhe nga sa pritej nga tregjet...(Burimi: scan-tv.com)

23.01.2014... Fermerët mund të përfitojnë naftë me 80 deri në 100 lekë për litër, nëse qeveria miraton skemën e re të propozuar nga shoqatat e agrobiznesit në vend. Ky fakt u bë i ditur gjatë seancës dëgjimore që përfaqësues të agrobiznesit mbajtën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvend...(Burimi: shekulli.com.al)

22.01.2014...Një javë, pasi Banka Botërore bëri në Washington një prognozë optimiste për ekonominë botërore, shembullin e saj e ndoqi dhe organizata simotër, Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mesazhin kryesor i "World Economy Outlook", ishte pikerisht ky: ekonomia botërore vazhdon shlodhjen, por ajo eshte e brishtë dhe jo e njëtrajtshme...(Burimi: zhurnal.mk)

22.01.2014...Ministria e Financave ka akorduar 3 miliardë lekë për transportin rrugor. Përfundimi i segmenteve rrugore të rëndësishme dhe rimbursimi i disa faturave të TVShsë të prapambetura, janë vënë në krye të listës së prioriteteve nga dikasteri i financave...(Burimi: shekulli.com.al)

21.01.2014...Gjatë vitit 2013 në Kosovë janë importuar 1198 vetura të reja që, krahasuar me vitin 2012, ka një ngritje të lehtë në numrin e veturave të importuara, të cilat janë sjellë nga vende të ndryshme evropiane. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për gazetën Epoka e re se në vitin 2013, krahasuar me atë 2012, ka pasur rënie të taksave për 1.198.00 euro. Gjatë vitit 2013 ka pasur rënie të taksave, pasi në vitin 2012 vlera e taksave kapte shumën 4,734,016.23 euro, kurse gjatë vitit 2013 kjo shifër kishte rënë në 4,444,109. 01 euro...(Burimi: telegrafi.com)

20.01.2014...Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik të organizuar në Tiranë nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri është ndalur tek ndryshimi i legjislacionit në fushën e energjisë, përmirësimi i situatës, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet. Gjiknuri ndër të tjerash paralajmëroi se qeveria ka ndër mend të rishikojë çmimin e energjisë. Ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani në fjalën e tij tha se brenda muajit qershor do të jetë gati një paketë e re fiskale e cila do të sjellë përmirësime të mëdha në klimën e biznesit, dhe që do të ketë partner kryesor biznesin në hartimin e saj...(Burimi; monitor.al)

20.01.2014...Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH)njofton se u zhvillua analiza vjetore e Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qendrueshme për vitin 2013. Për 55 auditimet e evaduara janë dhënë 1370 rekomandime të natyrave të ndryshme, me qëllim përmirësimin e gjendjes së subjekteve të audituar si vijon...(Burimi: monitor.al)

20.01.2014...Sektori që punon me material porositësi në vend, ai i tekstile e këpucëve i ka drejtuar qeverisë shqiptare një paketë me masa për të nxitur eksportet. Tatim fitimi 0%; ngrirje e pagës minimale për katër vjet; pagesë sigurimesh për vendet e reja të punës; lehtësi doganore etj janë disa nga propozimet e industrisë së përpunimit aktiv...(Burimi: monitor.al)

19.01.2014...Kriza ekonomike dhe zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, të cilat përkuan edhe me fillimin e sezonit turistik për vitin e shkuar, ndikuan negativisht për turizmin e vendit tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, zgjedhjet parlamentare dhe kriza ekonomike bënë që numri i turistëve në Shqipëri të pësonte një rënie për vitin 2013...(Burimi: shekulli.com.al)

18.01.2014...Bie ndjeshëm miratimi i lejeve të ndërtimit, ku spikatin ato bashki, në të cilat këshillat prej kohësh ndiejnë peshën e bllokimit politik, pas ndryshimit të mazhorancës qeverisëse. Kësaj rënieje nuk po i kundërvihet as ekzekutivi i ri, por më e keqja është angazhimi politik i mazhorancës për të prishur edhe atë frymë të vakët besimi, që ka ekzistuar më parë dhe që solli bumin në sektorin e ndërtimit...(Burimi: standard.al)

18.01.2014...Në takimin Administrata të shërbim të qytetarëve, me punonjës të administratës tatimore, kryeministri Edi Rama ka pohuar se do të kërkojmë me insistim që administrata të ndërrojë fytyrë, të ndërrojë sjellje, të ndërrojë në themel marrëdhëniet me qytetarët. Në mes të shkurtit, qeverisë do ti vijë ligji i ri për TVSH-në, që do të jetë në linjë me standardet europiane, ndërkohë që do të punohet për ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat...(Burimi: monitor.al)

17.01.2014...Shqipëria dhe Kosova pritet të ndërmarrin një hap të shumëpritur nga bizneset, atë të heqjes së tarifave doganore mes dy vendeve. Në këtë përfundim kanë arritur ministrat e Financave të të dy vendeve, Shkëlqim Cani dhe Besim Beqaj, gjatë një takimi të zhvilluar sot në Prishtinë...(Burimi: shekulli.com.al)

16.01.2014...OPINION. Fidan KOSUMI. Racionaliteti dhe guximi sot në biznes. Guximi duhet të hyjë në punë atëherë kur të gjitha analizat rezultojnë pozitive dhe japin sinjale për sukses. Kjo nuk do të thotë se duhet të zbehet shpirti sipërmarrës i cili karakterizohet me guxim por këtij entuziazmi duhet shtuar racionalitetin në kuptim që shanset për sukses të jenë më reale...(Burimi: telegrafi.com)

16.01.2014...Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka lajmëruar se qeveria do të auditojë bilancet e kompanive hidrokarbure që shfrytëzojnë rezervat e naftës në Shqipëri, pasi ka dyshime se në to raportohen shpenzime të fryra për të shmangur tatimet...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.01.2014...Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 5.5% më tremujorin e fundit të vitit 2013, si rezultat i përmirësimit të besimit në segmente të veçanta të ekonomisë. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i indeksit agregat të besimit në ekonomie erdhi nga sektorët e tregtisë, shërbimeve dhe industrisë, ndërsa besimi në sektorin e ndërtimit dhe besimi konsumator regjistruan rënie...(Burimi: scan-tv.com)

16.01.2014...Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), edhe gjatë vitit 2013 vazhdoi me kthim pozitiv nga investimet. Kryetari i Bordit të Turistit Ymer Havolli tha se investimet këtij institucioni gjatë vitit 2013 kanë pasur kthime pozitive sipas tij, kjo politikë investimit të kompani të sigurta do të vazhdojë edhe më tej...(Burimi: telegrafi.com)

16.01.2014...Niveli i borxhit publik, si në nivel kombëtar, por llogaritur edhe për frymë, ka ardhur në rritje nga viti në vit. Referuar të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, rezulton se borxhi publik për frymë sipas parashikimeve buxhetore këtë vit do të arrijë në vlerën 370 224 lekë...(Burimi: scan-tv.com)

15.01.2014...Kontrolli i ushtruar ne shoqerite publike tek financimet dhe projektet me investim te huaj ka zbuluar nje dem ekonomik prej 18 milione euro...(Burimi: panorama.com.al)

14.01.2013...Krijimi i lehtësive fiskale për bizneset kosovare në vendin tonë dhe anasjelltas, synon ti japë fund mosmarrëveshjeve tregtare mes dy vendeve. Pritet që brenda kësaj jave, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, do të udhëtojë drejt Kosovës për të konkretizuar me homologun e tij në terma teknikë, marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë në Prizren...(Burimi: scan-tv.com)

14.01.2013...Shqipëria renditet e 25 mes 43 vendeve të rajonit të Evropës, ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore, në vendin e 54. Sipas raportit një pikë e dobët për liritë ekonomike në vend vazhdon të mbetet lufta kundër korrupsionit dhe e drejta e pronës. Shqipëria ka 66,9 pikë në klasifikimin me 100 pikë të Indeksit për Lirinë Ekonomike për vitin 2014 duke u radhitur e 54-ta në botë. Shqipëria renditet e 25 në mesin e 43 vendeve të rajonit të Evropës ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.01.2013...Sasia e energjisë nga burimet e ripërtërishme në konsumin përfundimtar bruto deri më 2020 për Kosovën si nënshkruese e Traktatit të energjisë duhet të jetë 25%. Por, sipas zyrtarëve të Institutit të Poltikave Zhvillimore, vendi ynë nuk është i orientuar fare nga burimet e ripërtëritshme të energjisë...(Burimi: kohaditore.com)

13.01.2014...OPINION. Eduard ZALOSHNJA. Evazioni fiskal, sa ka qenë e sa do të jetë. Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohen të jenë sa 8.5% e PBB-së, e cila pritet të jetë rreth 13.9 miliardë dollarë. Pra, qeveria parashikon të mbledhë rreth 1.2 miliardë dollarë, nga 2.2 miliardë dollarë që duhet të mbledhë, në qoftë se e vjel TVSH-në në nivelin 16% të PBB-së. Duke e ekstrapoluar këtë evazion të pritshëm të pagimit të TVSH-së, mund të arrihet në përfundimin se rreth 47% (100%-8.5%/16%) e aktivitetit ekonomik joshtetëror nuk do të kalojë në sitën e administratës fiskale në vitin 2014...(Burimi: balkanweb.com)

12.01.2014...Qindra biznese private veprojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, por shifrat për regjistrimin e tyre ndryshojnë në autoritetet kompetente në Prishtinë. Sipas shifrave të Administratës Tatimore të Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës janë të regjistruara 268 biznese, kurse në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë të regjistruara vetëm 47 prej tyre...(Burimi: telegrafi.com)

12.01.2014...OPINION. Harold JAMES, Princeton University. Një lloj i ri i pabarazisë ekonomike. Nuk është vetëm politika monetare që po jep një impakt polarizues. Evropianët, që po i konsiderojnë politikat kejnesiane, përballen me trashëgiminë e shtrenjtë të projekteve të dikurshme të investimeve publike...(Burimi: shekulli.com.al)

12.01.2014...Dy variantet e qeverise per reformen e pensioneve. Te dy versionet qe po diskutohen pritet te kene efekte te forta sociale mes shtresave te popullsise...(Burimi: panorama.com.al)

11.01.2014...Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë ka vlerësuar, një ditë më parë mbledhjes së dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, se barrierat tarifore dhe jotarifore nga Kosova dhe Shqipëria dëmtojnë rëndë interesat e bizneseve të të dyja anëve të kufirit, njëkohësisht duke penguar fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimi tregtar si dhe lëvizja e lirë e mallrave ndërmjet dy shteteve...(Burimi: standard.al)

10.01.2014...BQK-ja publikon borxhin e jashtëm bruto të Kosovës. Borxhi publik 387.8 milionë euro Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në relacion të investimeve të huaja direkte (629.2 milionë euro), pasuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë me 324.4 milionë euro dhe huamarrjet e bankave komerciale me 206.9 milionë euro...(Burimi: kosova-sot.info)

10.01.2014...Sistemi bankar shqiptar nuk mund të shmangë mbylljen e bilanceve për vitin 2013 pa humbje, kjo pas rreth 15 vjetësh bilancesh pozitive sipas standardeve mbikëqyrëse të raportimit financiar. Shkak për këtë janë niveli i lartë i kredive bankare me probleme që për vitin 2013 kanë mbajtur nivele rekord...(Burimi: shekulli.com.al)

10.01.2014...Divizioni i Lojërave të Fatit i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës, ka vazhduar të premten në Ferizaj aksionin për mbylljen e të gjitha njësive të lojërave të fatit, të ndodhura në afërsi të drejtpërdrejt me institucionet fetare, kulturore, historike dhe shkolla...(Burimi: telegrafi.com)

10.01.2014...Në vazhdën e angazhimit për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe rritjen e transparencës së praktikave tregtare në treg, por edhe në përgjigje të shqetësimit qytetar për praktikat e rritjes së çmimeve në periudhat e fundvitit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nisur marrjen e masave për monitorimin e tregut. Në këtë kuadër, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z.Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani kanë firmosur Urdhrin e Përbashkët Për ngritjen e grupit të përbashkët të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg...(Burimi: monitor.al)

10.01.2014...Shqipëria vlerësohet të ketë rezerva relativisht të larta që arrijnë deri në 400 milionë ton naftë. Sipas burimeve zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore, rreth 40 milionë tonë naftë janë ende të pashfrytëzuara. Patos-Marinza është burimi më i madh natyror i naftës në të gjithë Evropën...(Burimi: shekulli.com.al)

10.01.2014...ekspertët e ekonomisë Arben Malaj dhe Selami Xhepa u shprehën dje për Top Channel të mendimit se ekonomia ndodhet në udhëkryq dhe viti 2014 është një test i fortë, që do të përcaktojë të ardhmen e saj. Për ish-ministrin e Financave, ky është viti i fundit kur qeveria shqiptare ka luksin ta stimulojë ekonominë me borxh...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.01.2014...Ekonomia joformale mbetet edhe më tej një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Financave, Besim Beqaj, në takimin kushtuar hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit...(Burimi: zeri.info)

09.01.2014...OPINION. Prof.Asc. Përparim FERUNAJ. Taksa e naftës dhe disa ndikime të saj. Ky fenomen natyrisht është i lidhur edhe me zhvillimin teknologjik, Por nëse do rritet bileta e autobusit apo çmimi i naftës, ju do të detyroheni që ndoshta të lëvizni më shumë, si rrjedhojë, të përmirësoni veprimtarinë e zemrës dhe të muskujve, të cilat Natyra i ka dizenjuar për të punuar. Baza e shkencës së Fiziologjisë ushtrimore është pikërisht struktura dhe funksioni i muskujve tanë (më shumë se 600), me të cilët, ne njerëzit, lëvizim kockat tona, d.m.th realizojmë lëvizjen...(Burimi: shekulli.com.al)

09.01.2014...Ekonomia kombëtare në tremujorin e tretë të vitit 2013 pësoi një rënie me mbi 2 për qind, në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto të së njëjtës periudhë të vitit 2012. Kjo tkurrje e ekonomisë erdhi si rezultat i rënies së sektorëve kryesorë të ekonomive, si industria, ndërtimi, tregtia, shërbimet...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.01.2014...INTERVISTA. Lulzim BASHA. Ekonomia, skenari shqiptar më i keq se ai grek. Nuk mund të fshihet papërgjegjshmëria e paketës fiskale, që ne denoncuam që në fillim pas hedhjes së fajeve dikur tjetër. Abuziviteti me çmimet është një çështje e përhershme në treg, në fund të fundit tregu është ai që jep përgjigjet, pikërisht me masa të rrepta monitorimi, siç unë në Bashkinë e Tiranës kam filluar të bëj tashmë prej dy vitesh e gjysmë me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit...(Burimi: balkanweb.com)

08.01.2014...Ndërsa bizneset e vogla do ti nënshtrohen një skeme të re taksimi, edhe njësitë e pushtetit vendor do të kenë gjithashtu një skemë të re përfitimi. Referuuar ndryshimeve ligjore të paketës së re fiskale, nuk do të jenë me vendorët ata që do ti administrojnë këto taksa, por do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve...(Burimi: scan-tv.com)

08.01.2014...OPINION. Dritan HILA. Mirëserdhët në kapitalizëm. Pas çerek shekulli, shqiptarët po fillojnë të ndjejnë në lëkurë sistemin ekonomik të rendit që aspiruan në dhjetor 91. E veçanta e kësaj historie, është se po vjen nga dora e njeriut që për njëzet vjet e kujtonim ithtar të Bakuninit sesa pasues të Bernshteinit. Pjesa tjetër, është determinizëm historik. Do të ndodhte gjithsesi...(Burimi: balkanweb.com)

08.01.2014...Rritja e çmimeve, faji i tregtarëve apo i politikës së re fiskale? Ditët e fundit po zbulohet se, me të marrë vesh ndryshimet e planifikuara nga qeveria Rama për taksat kryesore, bizneset kanë nxituar të shtojnë importin, para se këto taksa të hynin në fuqi. Kështu, importet e disa mallrave kryesore të akcizës kanë shënuar një rritje të fortë në muajin tetor, kohë kur filloi të diskutohej për rritjen e taksave të tyre. Tetori është muaji i fundit kur të dhënat nga Doganat janë të disponueshme...(Burimi: standard.al)

08.01.2014...Studimi i BSH: Pse ra dhe si mund të rritet kredia për ekonominë. Kredia bankare do të zgjerohet me një rritje më të lartë ekonomike, më tepër besim ndërmjet agjentëve të ndryshëm ekonomikë dhe mundësinë për të mbështetur një rritje të qëndrueshme ekonomike. Ky është konkluzioni në materialin e diskutimit PËRCAKTUESIT E KREDISË BANKARE PËR SEKTORIN PRIVAT: RASTI I SHQIPËRISË, përgatitur nga Gerti Shijaku, Departamenti i Kërkimeve, dhe Irini Kalluci, Departamenti i Mbikëqyrjes, në Bankën e Shqipërisë...(Burimi: monitor.al)

07.01.2014...OPIONION. Mimoza KOÇIU. Taksapagues model a skllav i bindur? Për shtetin mbeten shumë pyetje. A ka një përllogaritje se si do përkthehet në treg rritja e taksave? A po monitorohet tregu? A do rriten produktet në masën e taksës, apo më tepër? Sa është tendenca për abuzim, nisur nga rastet e njohura në të kaluarën? A ka një plan për të frenuar abuzimet dhe informalitetin, duke nxitur kështu qytetarin që të paguajë me bindje taksat?..(Burimi: balkanweb.com)

07.01.2014...ATK në 2014 synon të grumbullojë 367 milionë euro. Viti 2014 fillon me plane të mëdha për Administratën Tatimore. Projeksionet e qeverisë janë që ky institucion të grumbullojë 367 milionë euro për buxhetin e shtetit, apo 22 për qind më shumë se një vit më parë...(Burimi: kosova-sot.info)

07.01.2014...OPINION. Eduard ZALOSHNJA. Dy sfida të mëdha për ministrin Cani...ministri Cani do të përballet së shpejti me dy sfida një nga poshtë e një nga lart. Burokratizmat dhe/ose korrupsioni i personelit të Ministrisë së Financave mund të bëhen pengesë për realizimin me sukses të manovrës më të veçantë buxhetore në dekadën e fundit financimit nga FMN dhe Banka Botërore të detyrimeve të prapambetura të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, përkrahja politike e Edi Ramës për dy drejtoreshat që kanë në dorë 90% të të ardhurave të thesarit mund të bëhet pengesë për vendosjen e autoritetit të ministrit Cani ndaj tyre...(Burimi: balkanweb.com)

07.01.2014...Cigaret dhe karburantet, rriten ndjeshëm importet para taksave të reja. Kështu, importet e karburanteve ishin 45 mijë ton në tetor, sipas Doganave, me një rritje prej 25% në raport me një muaj më parë dhe duke shënuar nivelin më të lartë mujor përgjatë gjithë 2013-s (rreth 24% më e lartë se mesatarja mujore për periudhën janar-shtator)...(Burimi: monitor.al)

06.01.2014...Inflacioni në Dhjetor u rrit në 1.9%. Përcaktues ishte rikthimi i rritjes e çmimeve në grupin Ushqime dhe pije joalkoolike Inflacioni i këtij grupi në Dhjetor u rrit në 3.5%, nga 2.1% që ishte një muaj më parë. Produktet ushqimore vazhdojnë të japin ndikimin kryesor në inflacion...(Burimi: scan-tv.com)

05.01.2013...Disa nga kompanitë private në Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë shënuar progres, ndërsa disa të tjera regres, thonë pronarë të biznesve private. Ata thonë se gjatë vitit 2013, autoritetet kompetente nuk kanëtreguar ndonjë përkushtim në përmirësimin e kushteve të sektorit privat. Se sektori më i rëndësishëm për zhvillimin e vendit po përballet mesituatë gjithnjë e më të vështirë, tregon edhe një anketë e zhvilluar me 600 biznese nga InstitutiRIINVEST. Nga ky numër, më shumë se 50 për qind prej tyre pohojnë se kanë pasur rënie të fuqisë se tyre, ndërsa 21 për qind kanë shënuar rritje, kurse 25 për qind nuk kanë pasur ndonjë ndryshim...(Burimi: gazetaexpress.com)

04.01.2014..."Forbes", bullgarët dhe rumunët nuk do ta vërshojnë BE-në. Vlerësohet se një e katërta e bullgarëve dhe 31 për qind e rumunëve flasin gjuhën angleze, kundrejt një e treta e polakëve...(Burimi: zhurnal.mk)

04.01.2013...Të dhënat më të fundit zyrtare sinjalizojnë se tre-mujori i tretë i vitit të kaluar mund ta ketë zhytur ekonominë sërish në zonë negative, për herë të tretë që nga fillimi i krizës. Instituti i Statistikave raportoi se të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë kanë shënuar gjatë këtij tre-mujori rënië të fortë të prodhimit. Sipas INSTAT, rënien më të madhe e ka industria dhe ndërtimi, ku xhiro ekonomike e zhveshur nga efekti i cmimeve u tkurr përkatësisht me 10.8 dhe 11.3 për qind krahasuar me një vit më parë...(Burimi: top-channel.tv)

03.01.2014...Në vitin e kaluar, 300 persona kanë fituar 524 miliardë dollarë. Nga 300 personat më të pasur të involvuar në listën për rejting, vitin e kaluar vetëm 70 kanë pasur humbje financiare. Njeriu më i pasur në botë përsëri është kryetari i Këshillit të drejtorëve të "Majkrosoftit", Bill Gejts, i cili kapitalin e tij e ka rritur për 15,8 miliardë dollarë në 78,5 miliardë dollarë. Në pozitën e dytë është oligarku meksikan i telekomunikimeve Karlos Slim, i cili posedon mbi 73 miliardë dollarë...(Burimi: zhurnal.mk)

02.01.2014...KOMENT. Liridon LLAPASHTICA. Të pasur sa shteti. Edhe më tutje në krye të listës së pasanikëve të politikës, qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro...(Burimi: zeri.info)

02.01.2014...INTERVISTE. Arben MALAJ. Reformat pro rritjes ekonomike janë bërë jetike. Buxheti i viti 2014 është buxheti që tenton të ndihmojë rritjen ekonomike, por është njëkohësisht buxheti me borxhin më të madh publik, një pjesë e të cilit i destinuar për të paguar borxhet e prapambetura në shumën rreth 35 miliardë lekë. Ky buxhet, ku ekonomia ka një rritje rreth 2% dhe një deficit buxhetor rreth 6.6%, ka një nivel të lartë të deficitit primar dhe sjell një rritje të mëtejshme të borxhit publik...(Burimi: monitor.al)

02.01.2014...Njohës të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve thonë se të arriturat në fushën e ekonomisë gjatë vitit 2013 nuk janë për mburrje, pasi që ka mbetur shumë punë për tu bërë. Sipas shifrave të Ministrisë së Financave, rritja ekonomike ka qenë 3.2 për qind, deri sa sipas Bankës Botërore rritja ekonomike ka qenë më 2013 vetëm 3 për qind. Kjo ministri ka parashikuar që rritja ekonomike të jetë 4.1 për qind ne 2014...(Burimi: telegrafi.com)

01.01.2014...Ekonomia në një vit: Nga rritja e eksporteve te tkurrja e kredisë. Viti që sapo kemi lënë pas, ka qenë më i vështiri, ndoshta që nga 1997, kohë kur ekonomia shqiptare vuajti pasojat e krizës së piramidave. Rritja ekonomike e pritshme, sipas burimeve zyrtare do të jetë rreth 1.2%, më e ulëta e dekadës së fundit. Në fakt, ritmet e rritjes së ekonomisë janë zvogëluar ndjeshëm që nga 2008 (që shënoi një zgjerim prej rreth 8%), teksa vendi filloi të prekej gradualisht nga kriza financiare që nisi në Amerikë e pastaj u kthye në një krizë globale. Më pas,mekrizën që nga erdhi në derë,me fqinjin Greqi që rrezikoi të falimentonte e Italinë që u tkurr ndjeshëm, kriza na goditi edhe më keq...(Burimi: monitor.al)


2013

DHJETOR

31.12.2013...Edhe pse gjatë vitit 2013 nuk u arrit marrja e statusit kandidat për anëtarësim, vendi ynë mund të përfitojë financime nga të gjithë komponentët e Instrumentit të Paraaderimit. Zëvëndësministri i Integrimit Majlind Lazimi shpjegon për televizionin SCAN se strategjia financiare e Bashkimit Europian nuk kushtëzon përfitimin e fondeve me statusin e vendit aplikues. Në fillim të vitit 2014, Shqipëria mund të përfitojë të drejtën e manaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian përmes institucioneve të saj...(Burimi: scan-tv.com)

31.12.2013...Në tremujorin e tretë 2013, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti 184,1 % kundrejt vitit bazë (2005=100), njoftoi INSTAT. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 2,8 % krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraardhës, dhe 6,5 % krahasuar me tremujorin paraardhës...(Burimi: monitor.al)

31.12.2013...Gjykata e Lartë e Francës aprovoi taksën 75% mbi fitimin për ata që fitojnë mbi një milionë euro në vit, duke i dhënë dritën jeshile shndërrimit në ligj të një prej premtimeve kryesore elektorale të presidentit François Hollande. Vendosja e kësaj takse kishte mbetur pezull prej një viti, pasi rritja në këto nivele u konsiderua si antikushtetuse prej Këshillit Kushtetues në Dhjetor 2012...(Burimi: telegrafi.com)

31.12.2013...Shqiptarët duket se kanë ulur tashmë edhe konsumin e kafes. Kriza po jep efektet edhe tek një nga artikujt më të konsumuar nga vendasit, kafja. Gjatë 10-muajve të parë të kë tij viti janë importuar në totat rreth 5900 ton kafe gjithsej nga vendet e huaja në tregun vendas. Kjo sasi ë shtë ulur rreth 8% kundrejt së një jtë s periudhë të një viti më parë ...(Burimi: monitor.al)

30.12.2013...OPINION. Kiço BLUSHI. Rreziku i ortekut financiar prej panikut kolektiv. Por më e keqja është se ne kemi një klasë politike të papërgjegjshme, së cilës nuk i shkon kurrë mendja, as pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, që të bashkohet për të përballuar krizën dhe shmangur panikun. Për të shpëtuar vendin. Në të kundërt, ne pamë këto ditë 'live' se si për të ardhur në pushtet krerët tanë janë të gatshëm t'i vënë edhe një herë tjetër zjarrin Shqipërisë, duke ia djegur, "për inat të njëri-tjetrit", jo vetëm "statusin", po edhe jorganin. Edhe shpresën...(Burimi: balkanweb.com)

30.12.2013...Në vitin 2013 janë rritur shpenzimet në paga dhe mëditje, në mallra dhe shërbime dhe në subvencione dhe transfere. Ndërsa ka pasur ulje të shpenzimeve kapitale. Deri në 4.1 për qind pritet të jetë rritja ekonomike në vitin që po hyjmë, ndërsa po punohet që biznesit ti kalohet aktiviteti ekonomik. Kështu tha ministri i Financave, Besim Beqaj në konferencën e tij për fundvit. Sipas tij, mos shitja e Psotë Telekomit të Kosovës nuk rrezikon projeksionet buxhetore për vitin 2014...(Burimi: gazetaexpress.com)

30.12.2013...OPINION. Irena BEQIRAJ. Paketa fiskale si shpëtim i shtetit nga falimenti. Si qytetare e këtij vendi do të kisha dashur të dëgjoja më shumë gjatë diskutimit të buxhetit nga ministrat e kësaj qeverie të parashtronin prioritetet e ministrive përkatëse për vitin e ardhshëm, duke dhënë argumente të mjaftueshëm se paratë e taksapaguesve do të përdoren me efiçencë dhe efektivitet...(Burimi: gazetadita.al)

30.12.2013...Fillimi i vitit 2014 do të shoqërohet me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale. Efektet e kësaj pakete do të ndjehen që në ditët e para të vitit, si për qytetarët, të cilëve do tu rëndonjë më tepër tek shpenzimet e tyre, ashtu edhe në buxhetin e shtetit, që pritet ti shtohen të ardhurat...(Burimi: scan-tv.com)

30.12.2013...Muaji 2013 ka rregjistruar një rritje tepër dinamike të të ardhurave nga renta minerare në vend. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të ardhurat nga renta arritën në rreth 6.6 miliardë lekë në fund të muajit tetor 2013. Kundrejt një viti më parë rritja e shënuar është rreth 40%. Kjo taksë ka shtuar vazhdimisht peshën në buxhetin e shtetit si pasojë e shtimit të eksporteve të produkteve të nëntokës që janë në fakt edhe grupmallrat që paguajnë rentë...(Burimi: monitor.al)

30.12.2013...Kredia për ekonominë shënoi një gjallërim të lehtë në nëntor, pasi kishte rënë ndjeshëm në tetor. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të bankës së Shqipërisë. Totali i kredisë për ekonominë në fund të muajit nëntor arriti në rreth 541 miliardë lekë, duke shënuar rritje me rreth 0.3%, apo rreth 1 miliardë lekë, në raport me një muaj më parë. Në krahasim me fundin e vitit 2012, huaja për ekonominë është tkurrur me 2.5%, apo rreth 14 miliardë lekë. Një vit më parë, ndryshimet përkatëse ishin plus 2% dhe 10 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

29.12.2013...Tregtia jonë me rajonin ndoqi të njëjtin kurs të tregtisë së jashtme në tërësi gjatë nëntë muajve të vitit. Eksportuam 10% më shumë e importuam 15% më pak. Por, pesha vendeve CEFTA vazhdon të mbetet e ulët. Lufta tregtare mes vendeve shfaqet me procedura të herëpashershme administrative. Tregtia jonë me rajonin e Ballkanit u ndikua njësoj nga faktorët që sollën rritje të eksporteve dhe ulje të importeve tona në tërësi...(Burimi: monitor.al)

29.12.2013...Duket se viti 2013 është karakterizuar me rënie të qarkullimit në veprimtaritë afariste të Prizrenit. Kështu së paku flasin shënimet në Qendrën Komunale për Regjistrimin e Bizneseve, ku krahasuar me vitin paraprak, gjatë këtij viti është trefishuar numri i bizneseve të mbyllura. Përderisa më 2012 ishin mbyllur 63 dyqane, kryesisht tregtare, sivjet numri i tyre arriti në 184...(Burimi: zeri.info)

28.12.2013...Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik, në fund të shtatorit 2013 ka mbetur pothuajse në nivelin e njëjtë me tremujorin paraprak. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se vlera e borxhit të jashtëm bruto më 30 shtator 2013 ka shënuar 1.55 miliard euro. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm, me rreth 25 për qind...(Burimi: gazetaexpress.com)

28.12.2013...Organizata jo-fitimprurëse Global Financial Integrity me bazë në Uashington publikoi dy javë më parë raportin vjetor mbi largimin e paligjshëm të kapitalit nga vendet në zhvillim. Ky raport analizon të dhëna për 187 vende, ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur rreth 1 miliard dollarë gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, ndërmjet 2-3% të PBB-së. Joana Allamani e Zërit të Amerikës bisedoi me një nga autorët e raportit, ekonomistin Brian LeBlanc...(Burimi: standard.al)

28.12.2013...Studimi: Si vidhemi të gjithë përditë me naftën dhe dorëzimi përballë naftokracisë. Që ky sektor është më fitimprurësi mund të dallohet edhe nga vetë qytetarët. Pas investimeve për bare-restorante, investimet më të shumta janë te pikat e karburantit. Llogaritet se një pikë karburanti ka nevojë për një investim fillestar në vlerën afër 450 mijë euro, por në fakt kërkon edhe më shumë nëse kërkohet të përshtaten gjithë normat e kohës. Ndërsa shoqëri importuese të mëdha nuk janë më tepër se 7-8 syresh, të cilat luajnë gjithë politikën e çmimeve dhe furnizimit. Deri më sot, këto monopole kanë luajtur me çdo mjet të mundshëm dhe kanë shfrytëzuar gjithë hapësirat për të përfituar...(Burimi: gazetadita.al)

28.12.2013...Skema e ndryshuar e tatimfitimit për biznesin nga 2 deri në 8 milionë lekë që tashmë do të paguajë 7.5 për qind, do të kërkojë që procedura të kryhet në bazë të vetëdeklarimit. Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, u shpreh se duke qenë se numri i vetëdeklarimeve të bëra aktualisht është 27 mijë nga 66 mijë që duhet të ishin, do të bëhet një procedurë e re...(Burimi: panorama.com.al)

27.12.2013...Beqaj: Së shpejti eliminimi i tatimit të dyfishtë me Arabin Saudite. Ministri i Financave, Besim Beqaj ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare...(Burimi: zeri.info)

26.12.2013...Nënproduktet e naftës, gazoili dhe benzina për automjetet, do të vazhdojnë të shiten në Shqipëri edhe më shtrenjtë se në të gjitha vendet fqinje, pas vendimit të mazhorancës qeverisëse për rritjen e taksës së karbonit nga 7 në 14 lekë për litër. Ndërkohë, janë edhe një numër vendesh të pasura të Eurozonës, me nivel shumë herë më të lartë të ardhurash vjetore për frymë, që shesin me pakicë naftën apo benzinën me një çmim më të lirë se ai, me të cilin tregtohet në vendin tonë...(Burimi: standard.al)

25.12.2013...Britania është vendi që jep më shumë para për fondacionet ndërkombëtare që ndihmojnë vendet e varfra. Sipas të dhënave, Britania ka dhënë 2.8 miliardë paund, më shumë se SHBA-të, Japonia dhe Gjermania. Fondi për të varfrit, i cili drejtohet nga Banka Botërore, u rrit me rreth 32 miliardë paund në mbledhjen e fundit të qeverive botërore, mbajtur në Moskë...(Burimi: telegrafi.com)

24.12.2013...Interesi për një pozicion pune në administratën tatimore ka qënë mjaft i madh. Për vetëm 150 vende të lira i janë nënshtruar konkursit rreth 1200 kandidatë, të cilët kanë plotësuar kriteret në varësi të postit. ISipas zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, konkurrimi ishte i hapur për nëpunësit civilë brenda dhe jashtë administratës tatimore dhe kjo, sipas tyre, do ta bëjë më transparente rekrutimin e stafit të kësaj administrate...(Burimi: scan-tv.com)

24.12.2013...OPINION. Blendi FEVZIU. Modeli që po godasi...Nuk e di se sa më shumë mund të mbledhë Qeveria nga taksa e rritur ndaj këtyre njerëzve, por druaj se portofoli i shpuar i qeverisë po godet një model që duhej ta kishin stimuluar më shumë: atë të suksesit, që vjen nga shkollimi dhe konkurrenca e hapur. Modelin e vetëm me të cilin kanë ecur përpara shumë vende si ne, e si për mallkimin tonë, po ecin përpara edhe fqinjët...(Burimi: panorama.com.al)

24.12.2013...Konfindustria, pas shqyrtimit të hollësishëm të projekt buxhetit 2014 dhe në konsulencë me partnerët institucionale ndërkombëtare të saj, ka pergatitur paketën me propozimet/kërkesat e saj zyrtare drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë me qëllim pasqyrimin ne vendimet përfundimtare ligjore përkatëse. Paketa me propozimet e Konfindustrisë për projekt buxhetin 2014 paraqitet si më poshtë: 1- Të ardhurat nga miradministrimi fiskal në buxhetin 2014 të parashikohen më të larta se parashikimi në të pakten 100 milion $...(Burimi: monitor.al)

24.12.2013...OPINION. Eduard ZALOSHNJA. Efekti i akcizave: Diku mes Berishës e Ramës. rritja e çmimit të grupeve karburant e energji, alkool e duhan, dhe kafe, çaj e kakao, përkatësisht me 29.1%, 32.1% dhe 21.7% në 6 vjet, është shoqëruar me rritje të indeksit të përgjithshëm të çmimeve të konsumit me 14.2%. Dhe korelacionet e mësipërme na tregojnë se ky indeks (pra inflacioni) mund të rritet 2.4%-2.6% me rritjen e akcizave...(Burimi: balkanweb.com)

24.12.2013...Qeveria Rama Çfarë fsheh buxheti i 2014-ës ? Qeveria Rama e ka marrë me mjaft komoditet hartimin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm financiar. Në relacionin shoqërues të ligjit më të rëndësishëm të shtetit për vitin 2014, kryefjala është paaftësia e ekzekutivit për të arritur ritme rritjeje si ato, që shoqëruan ekonominë shqiptare gjatë dy mandateve qeverisëse të së djathtës. Justifikimi është kriza...(Burimi: standard.al)

24.12.2013...Ajo që dallon buxhetin e vitit të ardhshëm për bujqësinë nuk janë thjesht ato 550 milionë lekë më shumë në krahasim me buxhetin e vitit që po mbyllet, por orientimi i këtyre financimeve në trajtën e pagesave direkte për bujkun, fermerin, bizneset bujqësore dhe ato agropërpunuese, ka pohuar Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, në një konferencë për shtyp lidhur me buxhetin për bujqësinë në 2014...(Burimi: monitor.al)

24.12.2013...Pa humbur kohë dhe vetëm pak minuta pas votimit në parim të projekt-buxhetit dhe paketës së re fiskale, komisioni parlamentar i Ekonomisë nisi seancat dëgjimore me grupet e interesit për dy draftet. Shqyrtimi nen për nen për dy draftet e miratuara në parim duhet të mbyllet brenda 2 ditësh pasi në seancën që do ët mbahet në fund të kësaj jave do të bëhet edhe votimi në terësi i tyre...(Burimi: monitor.al)

24.12.2013...OPINION. Vera NDRECAJ. Prokurimi publik, reformat dhe sfidat. e gjithë procedura e konkurrimit është ndërtuar në një mënyrë të tillë që fituesi të jetë i parashikuar pa filluar tenderi. Kjo do të thotë që ligji që rregullon përzgjedhjen e kontratave (LPP) Nr. 9643 i ndryshuar në 2011, nuk funksionon, përderisa ai krijon hapësira për abuzime. Ndryshimi i praktikave aktuale të tenderimit është një sfidë për qeverinë e re dhe profesionistët në këtë fushë, sepse, raste të tilla nuk sjellin asnjë përfitim në buxhetin e shtetit. Përkundrazi e dëmtojnë atë...(Burimi: shekulli.com.al)

24.12.2013...Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka marrë vendimin lidhur me tarifat e energjisë elektrike. Sipas ERE, tarifat e energjisë nuk do të ndryshojnë për vitin 2014, dhe rishikimi I tyre do të bëhet pas vitit 2014. Në bazë të tarifave aktuale të ERE, çmimi mesatar i energjisë elektrike 9.53 lekë/kWh. Për konsumatorët familjarë, për bllokun e parë deri në 300 kWh, çmimi është 7.7 lekë/kWh. Për bllokun e dytë mbi 300 kWh/orë çmimi rritet në 13.5 lekë/kWh...(Burimi: monitor.al)

24.12.2013...Sot nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës është kryer përfundimi i hetimeve dhe është vendosur kalimi për Gjykim i procedimit penal në ngarkim të 25 të pandehurve, të akuzuar se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale të Mashtrimit parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal, Fallsifikimi i vulave, stampave apo formularëve e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 190/2 i K.Penal, dhe veprën penale të Fshehjes së të ardhurave parashikuar nga neni 180 i K.Penal...(Burimi: monitor.al)

23.12.2013...Ministri i Financave Besim Beqaj ka deklaruar sot se zhvillimet ekonomike në vend i karakterizojnë stabiliteti makrofiskal, rritja më e lartë ekonomike nga të gjitha vendet e regjionit dhe përmbyllja me sukses e SBA me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Duke folur në takimin konstitutiv të Këshillit Konsultativ të formuar nga Dogana, Administrata Tatimore dhe përfaqësuesit e biznesit, ministri Beqaj ka thënë se shkalla e zhvillimit ekonomik të vendit është më e larta në regjion...(Burimi: kosova-sot.info)

23.12.2013...Ndryshimi i modelit të taksimit dhe rritja e disa taksave duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mund të shoqërohet nga penalitete për bizneset, për shkak të mosnjohjes së ndryshimeve që sjell paketa e re fiskale. Në këto kushte, sipas ish ministrit të Financave Arben Malaj, një zgjidhje do të ishte që për të paktën 6 muajt e parë të vitit, administrata tatimore të tregohet tolerante dhe të mos i aplikojë ato...(Burimi: scan-tv.com)

23.12.2013...OPINION. Leonard BODURI. KUR SI BIE DOT GOMARIT I BIE SAMARIT. Nëse qeveria nuk ka çfarë ti bëjë gomarit (evazionit fiskal) të mos ia nxjerrë më kot inatin samarit (rritjes së normës së taksave), por të përpiqet të përdorë instrumentet e duhura për të arritur qëllimet e saj. Vetëm pasi të ketë bërë mjaftueshëm në planin e reduktimit të informalitetit, atëherë qeveria ka të gjithë të drejtën e Zotit të kërkojë rritjen e barrës tatimore. Nëse nuk mundet që ta realizojë një gjë të tillë, atëherë le tia lërë vendin një mjeti (qeverie) tjetër më të mirë për qytetarët shqiptarë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.12.2013...INSTAT ka publikuar rezultatet e anketës strukturore të ndërmarrjeve ekonomike, 2012. Sipas rezultateve tw anketws, në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve, shifra e afarizmit në vitin 2012 u rrit 9,5 % krahasuar me vitin 2011. Numri i të punësuarve gjithsej dhe investimet u rritën përkatësisht 5,4 % dhe 13,2 %. Numri i ndërmarrjeve është rritur 2,9 %. Prodhuesit e shërbimeve zënë 84,4 % të numrit të ndërmarrjeve dhe realizuan 63,8 % të shifrës së afarizmit. Prodhuesit e të mirave kanë 41,1 % të të punësuarve dhe realizuan 60,8 % të investimeve...(Burimi: monitor.al)

22.12.2013...OPINION. Agim HOXHAJ. Verifikim i ndërtesave, pastaj taksimi. Biznesi informal, jo vetëm që ndikon në grumbullimin e më pak të ardhurave për shtetin dhe njësitë vendore, por ekzistenca e tij është diskriminuese për paguesit e rregullt, krijon terren dhe favorizon zhvillimin e aferave korruptive. Regjistrimi i gjithë bizneseve që operojnë në treg, zgjerimi i bazës së taksapaguesve, mbase edhe ndërhyrjet në ligjin për procedurat tatimore do të ishin mjete për të parandaluar informalitetin në biznes, për të ulur evazionin dhe përmirësimin e edukimit fiskal...(Burimi: shekulli.com.al)

22.12.2013...Kredia 300 milionë euro që qeveria shqiptare pret të marre nga FMN-ja do të ketë interes 2 %. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë raportin të projektbuxhetit të vitit 2014 në Komisionin e Ekonomisë, i cili ka vijuar edhe dje. Cani tha gjithashtu se, ndryshe nga borxhet e qeverisë së mëparshme ku interesat ishin disa herë më të larta, deri në 12. 8 %, kredia nga FMN do të jetë mjaft e favorshme për ekonominë shqiptare...(Burimi: shekulli.com.al)

21.12.2013...KOSOVA DHE SHQIPËRIA ME MARRËVESHJE PËR ENERGJINË. Ngjarja e sotme përveçse mbart anën emocionale të dy vendeve tona, ka për qëllim zhvillimin ekonomik të hapësirës shqiptare" kanë vlerësuar, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës , Fadil Ismajli dhe ministri i Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë, Damjan Gjiknuri...(Burimi: gazetaexpress.com)

21.12.2013...Shumë objekte afariste hoteliere në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e konsumatorit, konsiderohet se nuk i përmbushin standardet higjienike sanitare. Ata thonë se në raport me restorante, hotele e kafeteri të vendeve të rajonit, Kosova në këtë fushë konsiderohet të jetë në një gjendje shqetësuese...(Burimi: telegrafi.com)

21.12.2013...Buxheti i vitit të ardhshëm dhe paketa fiskale që do e shoqërojë atë, janë cilësuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, si zgjidhje e situatës aktuale financiare dhe rimëkëmbjes së saj. Kryeministri Edi Rama në mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste bëri të ditur arritjet e qeverisë në 99 ditët e saj në pushtet, si dhe ka sjellë një pasqyrë të përgjithshme mbi impaktet ekonomike dhe sociale të sistemit të ri të taksimit në vend...(Burimi: scan-tv.com)

21.12.2013...Borxhi i jashtëm i sektorit privat në Kosovë, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka arritur vlerën prej 1.1 miliard eurosh, apo përbën 74 për qind të borxhit të jashtëm bruto, që arrin në 1.5 miliard euro, apo nëntë për qind më i lartë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, thonë se pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja (612.4 milionë euro), e pasuar nga huamarrjet e bankave komerciale - 183 milionë euro dhe huamarrje të firmave kosovare që importojnë mallra nga vendet tjera 160 milionë euro...(Burimi: telegrafi.com)

21.12.2013...OPINION. Eduart ZALOSHNJA. Taksim progresiv apo... regresiv? Në paketën e re fiskale që ka paraqitur qeveria në Kuvend, ky parim i trumbetuar papushim nga Rama e gjen shprehjen e vet në skemën e re të tatimit mbi pagat, që do të tatohen me një përqindje më të ulët për ata që e kanë pagën bruto në intervalin 300 mijë 1 milion e 300 mijë lekë të vjetër dhe më të lartë për ata që e kanë më të lartë (pagat 300 mijë e poshtë janë përjashtuar nga tatimi që në prill të këtij viti)...(Burimi: balkanweb.com)

21.12.2013...OPINION. Vladimir PUKA. Paketa Fiskale 2014, a mund të (mos) rritet çmimi i karburanteve? Rritja e taksës së qarkullimit mund dhe duhet të absorbohet nga kompanitë që dominojnë tregun duke ridimensionuar aktivitetin në funksion të një marrëdhënieje korrekte e bashkëpunuese me autoritetet. Ulja graduale e marzheve në funksion të lehtësimit të publikut në kushtet e krizës dhe gropës buxhetore, do të jetë hapi i parë për formalizimin real të tregut dhe investimi më i rëndësishëm që ky biznes do të bëjë për të ardhmen...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.12.2013...Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar dje, se rritja e taksës së qarkullimit mbi karburantet nuk do të ketë ndikim në buxhetet e familjeve shqiptare veçanërisht në konsumin mujor të karburantit apo ndikim në rritjen e çmimit të ushqimeve bazë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.12.2013...Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore njofton se miratoi një hua të re për të ndihmuar Shqipërinë që të përmirësojëcilësinë e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në qytetin bregdetar të Durrësit si dhe performancën financiare të ndërmarrjes sëujësjellësit të këtij qyteti. Huaja e IBRD-së prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e Investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri ka për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve nërajonin e Durrësit, qyteti i dytë më të madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë...(Burimi: monitor.al)

20.12.2013...Bizneset në Kosovë shumë pak u besojnë institucioneve kosovare e në veçanti gjykatave. Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Instituti Riinvest, me temën Performanca, barrierat dhe besueshmëria e bizneseve në Kosovë. Pjesa më e madhe e bizneseve në Kosovë kanë pasur një vit të vështirë të zhvillimit të tyre gjatë vitit 2013. Kështu tha Lumir Abdixhiku nga Instituti Riinvest. Ai shtoi se Bizneset Kosovare shumë pak besojnë në Institucionet e vendit...(Burimi: telegrafi.com)

20.12.2013...Ministria e Financave është duke përfunduar strategjinë e pagesës së këtyre detyrimeve, proces i cili jo vetëm do të auditohet, certifikohet nga ministritë e linjës, por do të auditohet mbi bazë risku edhe nga një kompani audituese me përvojë ndërkombëtare, e cila do të rekrutohet me një proces të hapur tenderimi...(Burimi: standard.al)

20.12.2013...Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar dje në Komisionin e Ekonomisë se të ardhurat për vitin 2014 do të rriten me 40 miliardë lekë. Nga përmirësimi administrativ shohim rritje të të ardhurave në këtë paketë, prej 40 miliardë lekësh, aq sa është mesatarja e rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat në 10 vitet e fundit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.12.2013...Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit do të bëhet nga qeveria nëpërmjet një komiteti ndërministror, i cili do të ketë në dorë vendimmarrjen, si dhe do të bëjë një raport mujor për të gjitha kontratat. Qeveria e ka pranuar tashmë se borxhet që shteti ka ndaj bizneseve për punët e papaguara apo për detyrimet tatimore është i lartë. Për këtë qëllim, financat kanë ndjekur një proces intensiv të evidentimit, vlerësimit dhe auditimit të tyre...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.12.2013...Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u ka kërkuar bankave tregtare më shumë mbështetje për sektorin privat përgjatë vitit të ardhshëm. Duke folur në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Fullani u shpreh edhe për rritjen e financimit të subjekteve të vogla dhe të mesme, çka zbut rrezikun e kreditit përmes diversifikimit të portofolit dhe përmirëson qendrueshmërinë e kthimit nga financimi. Sipas tij, shtimi I financimit gjatë vitit të ardhshëm diktohet nga disa kushte të reja...(Burimi: scan-tv.com)

19.12.2013...Në tregun kosovar ka mungesë të theksuar të qarkullimit të parasë së gatshme dhe kjo ka rritur nivelin e këmbimit të mallrave, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, me që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve. Arsye e mungesës së parave të gatshme në treg, sipas ekspertëve është për shkak të nivelit të lartë të eksportit, deficitit tregtar, mbajtjes jashtë tregut kosovar, mjetet eTrustit të Kursimeve Pensionale dhe bllokimit të fondit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit...(Burimi: gazetaexpress.com)

19.12.2013...Vazhdon të mos respektohet dhe mos të zbatohet ligji për lojërat e fatit nga personat që ushtrojnë këtë aktivitet. Shifrat që dalin nga raporti i komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për lojërat e fatit janë alarmuese. Të dhënat zyrtare të këtij raporti tregojnë se nga 4,875 automatë bixhozi sa janë në Kosovë, vetëm nga 1.700 prej tyre mblidhet akciza. Pra, nga këto të dhëna del se 3.175 automatë janë duke funksionuar të pa lajmëruar që mund të nënkuptohet se ata janë në funksion dhe nga ta nuk mblidhet akciza...(Burimi: zeri.info)

19.12.2013...Të gjithë ata që jetojnë në një apartament të ndërtuar para vitit 1993 do të paguajnë taksë ndërtese dyfish. Pra nga 15 lekë për metër, në 30 lekë për metër. Por, nga ana tjetër, të gjithë ata që kanë më shumë se një shtëpi, pra dy ose tri, pagesa do të jetë me dyfishin e çmimit të miratuar. Në Komisionin e Ekonomisë, u diskutua se qeveria duhet të gjejë mekanizma për të mbledhur taksën e ndërtesës, e cila është shumë pak e njohur nga njerëzit...(Burimi: panorama.com.al)

19.12.2013...ANALIZE. Prof.Dr. Ermelinda MEKSI. Sfidat e ekonomisë, mes taksave dhe borxhit (pjesa II). Me angazhimin për taksën progresive, qeveria e dalë nga koalicioni i së majtës, merr mbi vete koston politike të premtimit me të cilin erdhi në pushtet. Prandaj ajo duhet të garantojë suksesin e premtimit jo si qëllim në vetvete, por si një instrument që i gërshetuar me të tjerë instrumente që u shpjeguan në këtë shkrim, të orientojë ekonominë në rrugën e rritjes së qëndrueshme...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.12.2013...ANALIZE. Prof.Dr. Ermelinda MEKSI. Sfidat e ekonomisë, mes taksave dhe borxhit (pjesa I). sfida e ekonomisë sonë është rivitalizimi i ekonomisë. Kjo sfidë në afatshkurtër do të thotë frenim i rënies së të ardhurave dhe rritja, kryesisht miradministrimi, filozofi që shprehet në buxhetin e 2014 që do trajtohet në pjesën e dytë të shkrimit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.12.2013...Qeveria shqiptare arrin një marrëveshje me FMN-në, e cila konsiston më së shumti dhe në marrjen e një huaje 300 milionë dollarë në vit. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare, Nadeem Ilahi u shpreh: Kemi arritur një marrëveshje mbi një program trevjeçar. Asistenca jonë do të ndihmojë që të përcaktohet se ku do të përqendrohen reformat e ardhshme për zhvillimin ekonomik...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.12.2013...Shqipëri-FMN, Cani: Ekonomia po operon nën potencialin e vetë, Fullani: Duhet një model i ri për ekonominë shqiptare.Sipas tij, marrëveshja mbështetet në instrumentet e financimit të 300 milionë eurove dhe synon të ofrojë një mbështetje të fuqishme për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, për ta vendosur atë në rrugën e duhur...(Burimi: sot.com.al)

17.12.2013...OPINION. Ridvan BODE. Taksa progresive Rama i rëndon padrejtësisht të gjithë shqiptarët. Në tërësi, taksat e reja të rritjes progresive vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë rëndojnë mbi pagat, të ardhurat apo shërbimet për një vlerë prej 14 mld lekësh dhe ulja për kategori të caktuara në 2 mld lekë, pra neto rëndon drejtpërdrejt familjet me 120 milionë USD në vit. Ky është efekti i drejtpërdrejtë dhe askush sot nuk mund të përllogaritë efektin zinxhir të rritjes së çmimeve për shkak të karburanteve apo bartjen e taksës progresive të kompanive dhe biznesit mbi çmimin e mallrave...(Burimi: panorama.com.al)

17.12.2013...Pas më shumë se një viti kërkimesh kompania e konsultimit Bloom Consulting ka realizuar renditjen për market për vitin 2013. Sipas Bloom Consulting Country Brand Ranking © 2013, në Europë, marka shqiptare renditet në vendin e 31- në turizëm dhe në vendin e 34 në tregti. Studimi ka marrë në konsideratë dy dimensione: turizmin dhe tregtië...(Burimi: monitor.al)

17.12.2013...Buxheti 2014, drejtoritë që marrin pjesën e luanit. Në vitin 2014 plani buxhetor do të synojë rritjen e fondeve për bujqësinë, të cilës do ti shtohen fondet me 1.9 miliardë lekë, nga të cilat 1 miliardë lekë investime dhe shtesa prej 600 milionë lekë për fondin e kompensimit të fermerëve nga heqja e TVSH-së për inputet bujqësore. Një tjetër sektor prioritar është arsimi, të cilit do ti shtohen fondet me 1.4 miliardë lekë, nga të cilat rreth 0.8 miliardë lekë pajisje të reja për shkollat. Mbështetje të konsiderueshme në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar për shëndetësinë...(Burimi: shekulli.com.al)

17.12.2013...Qeveria është angazhuar për herë të parë publikisht për të përmbushë reformën e pensioneve brenda këtij mandati qeverisës. Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri, tha se, drafti i reformës së pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2014 dhe për këtë është ngritur një grup pune ndërministror...(Burimi: scan-tv.com)

17.12.2013...Ndryshimi i modelit të taksimit për pagat shkaktoi debate të forta në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Opozita argumentoi se, ndryshimi i modelit të taksimit nuk sjell përfitimet e deklaruara për individët, për faktin se, të ardhurat shtesë që u mbeten nga taksimi i ri për pagat, u merren atyre në mënyrë indirekte, përmes rritjes së taksave të tjera...(Burimi: scan-tv.com)

16.12.2013...Pensionistët për vitin 2014 do të kenë vetëm indeksim të pensioneve të tyre në nivelin 2 për qind. Projektbuxheti i qeverisë, i miratuar vetëm dy ditë më parë, vërteton edhe një herë draftin e publikuar pak ditë më parë në gazetë se nuk do të ketë rritje, por vetëm përmbushje të detyrimit ligjor...(Burimi: panorama.com.al)

16.12.2013...Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur dy herë brenda një muaji normën bazë të interesit duke e çuar në minimumet historike 3 % nga 3.25% që ishte vetëm 20 ditë më parë. Uljen e papritur të normës bazë të interesit, guvernatori Fullani e argumenton me faktin se, kjo politikë lehtësuese e Bankës së Shqipërisë kryhet për arsye se rritja ekonomike pritet të jetë e dobët edhe gjatë vitit të ardhshëm...(Burimi: shekulli.com.al)

16.12.2013...Kreditë e këqija në vend edhe më tutje vazhdojnë të pësojnë rritje të konsiderueshme në raport me vitet e kaluara. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se kreditë e këqija në fund të shtatorit të këtij viti kanë arritur në 8,5 për qind, e derisa në fund të qershorit të këtij vitit kishin qenë 7,8 për qind. Sipas BQK-së kjo rritje e pjesëmarrjes së kredive jo performuese në gjithsej kreditë kryesisht i atribuohet normës më të ulët të rritjes së gjithsej kredive gjatë kësaj periudhe...(Burimi: zeri.info)

15.12.2013...Investimet e huaja direkte në Kosovë, kanë shënuar rritje, pavarësisht vështirësive, me të cilat është duke u përballur eurozona, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës. Deri në qershor të vitit 2013, vlera e investimeve të huaja arriti në 143.4 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 66.4 milionë euro...(Burimi: kosova-sot.info)

15.12.2013...Arka e shtetit nuk arrin të mbushet sipas planifikimeve që ka bërë Qeveria e Maqedonisë. E njëjta mbetet e mangët për mbi 560 milionë euro, mjete këto që siç theksojnë ekspertët e ekonomisë, vështirë se mund të mblidhen gjatë këtij muaji, aq sa ka mbetur në përmbylljen e këtij viti. Ndërsa, afaristët thonë se kjo gjendje e rënduar ekonomike është si rrjedhojë e keqmenaxhimit të mjeteve shtetërore, që kryesisht destinohen në investime jokapitale dhe jo për mëkëmbjen e ekonomisë së vogël dhe asaj të mesme. Arben Halili nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thotë se një pjesë e madhe e kompanive private janë të detyruara të zvogëlojnë veprimtarinë si pasojë e moslikuiditetit...(Burimi: zhurnal.mk)

15.12.2013...Përveç ndryshimit të normës së akcizës në duhan, vitin e ardhshëm Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë ndryshim të normave tjera tatimore. Kështu thotë për Radio Kosovën, Ministri i Financave Besim Beqaj. Drejtues të shoqatës së importuesve të duhanit theksojnë se kjo rritje nuk do të ndikojë në rënien e importit. Prej një janarit të vitit të ardhshëm hyn në fuqi norma e re e akcizës në duhan. Pas rritjes nga 27 në 30 euro për një kilogram në tetor të këtij viti, prej 1 janarit norma e akcizës së duhanit rritet edhe për dy euro, pra për një kilogram arrin në 32 euro akcizë...(Burimi: gazetaexpress.com)

15.12.2013...Komuniteti i biznesit shton presionin ndaj qeverisë për të mos miratuar paketën e re fiskale, të paktën për vitin e ardhshëm. Rritja e tatimit mbi fitimin nga 10 për qind në 15 për qind prek direkt biznesin e madh, i cili e sheh këtë si kërcënim për financat e tij, sidomos në një treg jo formal siç ekziston në Shqipëri. Dje, përfaqësues të këtij komuniteti, kanë kërkuar njëzëri që qeveria të mos nisë aplikimin e taksës progresive nga 1 janari i vitit 2014, por të konsultohet me biznesin dhe 2014-a të konsiderohet pak a shumë si një vit prove dhe konsultimesh të gjera me grupet e interesit për të hartuar një paketë fiskale, e cila të mos dëmtojë interesat e sipërmarrjes private, si dhe të ekonomisë së vendit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.12.2013...Qeveria shqiptare po negocion me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një kredi, e cila mund të luhatet nga 300 deri në 400 milionë dollarë. Top Channel ka mësuar se palët janë në minutat e fundit të negociatave dhe po përcaktojnë detajet e mbetura të kushteve që qeveria duhet të përmbushë për të marrë financimin. Marrëveshja e huas pritet të bëhet zyrtarisht publike të hënën, në një konferencë të përbashkët për mediat të Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të FMN-së...(Burimi: gazeta-shqip.com) Kundërshti edhe nga arsimi privat dhe koncesionarët e pasurive të nëntokës për përfshirjen në TVSH. Bujqësia dhe turizmi, dy sektorë që pritet të gëzojnë nga paketa e re.

14.12.2013...Institucionet Mikrofinanciare (IMF) dhe kompanitë e sigurimeve këtë vit me gjasë do ta mbyllin me humbje. Të dy këto institucione në nëntëmujorin e këtij viti kanë raportuar humbje. Megjithatë, për dallim nga këto institucione, bankat vazhdojnë të jenë më fitimprurëset në vend të cilat kanë shënuar rritje të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), IMF-të gjatë periudhës janar-shtator kanë shënuar humbje për 1.6 milionë euro. Megjithatë niveli i humbjeve këtë viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është më i ulët...(Burimi: gazetaexpress.com)

14.12.2013...Shumë të ngatërruar dhe shumë të paqartë e kanë konsideruar deri tani të gjithë ekspertët e financave publike sistemin, që po përpiqet të zbatojë qeveria e majtë në Shqipëri. Sado që të përpiqesh ta shpjegosh, gjithnjë mbetet një sistem shumë i pakapshëm për shumicën e shqiptarëve, jo vetëm për ata me arsim bazik ekonomik, por madje edhe për akademikët!...(Burimi: standard.al)

14.12.2013...Qeveria miraton projektbuxhetin 2014. Deficiti buxhetor parashikohet të jetë 12 miliardë lekë, apo 14% më i lartë se ai i një viti më parë, duke arritur në 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga kjo, 2.8% të PBB-së e përbën zëri për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, duke bërë që deficiti, përjashtuar detyrimet ndaj biznesit, të jetë 4.1% e PBB-së. Financimi i deficitit parashikohet të kryhet përmes huamarrjes së brendshme, e cila do të reduktohet me 13%, apo 7 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

14.12.2013...Qeveria përgatit një detajim të ligjit ekzistues për të mbushur vrimën më të madhe në legjislacionin tatimor. Mbledhja e tatimit mbi fitimet e realizuara në Shqipëri dhe që deri tani është shmangur përmes këtyre skemave të paligjshme por të pandëshkuara, mund të mbushë një pjesë të madhe të gropës së buxhetit të shtetit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.12.2013...Shkalla e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për tremujorin e tretë nga viti 2013 është 3,3 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Rritje është vërejtur në më shumë sektore, por më e madhe në ndërtimtari - 30,5 për qind, komunikacion, deponim dhe lidhje - 5,8 për qind dhe tregti në të madhe dhe të vogël, riparim i automjeteve motorike, motoçikletave dhe lëndëve për përdorim personal dhe për amvisëritë - 2,8 përqind...(Burimi: zhurnal.mk)

13.12.2013...Sado që në muajin tetor të këtij viti deficiti tregtar i Kosovës ishte diku për katër milionë euro më i vogël se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kjo nuk ka ndikuar kur kemi parasysh periudhën dhjetëmujore të vitit. Në fund të tetorit, minusi i shkëmbimit të mallrave me botën ishte një miliard e 770 milionë euro, po aq sa ishte edhe në tetorin i vjetëm. I vetmi ndryshim vërehet te niveli i mbulimit të importit me eksport- nga 11,1 për qind sa ishte, tash u ngrit në 12,4 për qind...(Burimi: zeri.info)

13.12.2013...Sigurimet shëndetësore mbulojnë gjithë qytetarët. Projektligji parasheh që të siguruar në mënyrë të obligueshme të janë të gjithë qytetarët dhe banorët, të cilët kanë bërë pagesën e premiumit për sigurimin shëndetësor të obligueshëm ose të cilët janë të liruar nga obligimi për të paguar këtë Premium. Projektligji parasheh lehtësira për punëdhënësin dhe të punësuarin për këto pagesa, si dhe ngërthen në vete kategoritë e qytetarëve të liruar nga pagesat...(Burimi: telegrafi.com)

13.12.2013...Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet nga qeveria në nivelin 2 %. Për vite me rradhë qeveria shqiptare nuk ka parashikuar një rritje ekonomike më të ulët se edhe institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, e cila ka parashikuar 2.1 % këtë rritje...(Burimi: scan-tv.com)

13.12.2013...Praktikisht GDP-ja për numër banorësh në Maqedoni për vitin 2012 ishte sa 35% e mesatares së BE-së. Por nuk është Maqedonia me nivelin më të ulët të GDP-së në Ballkan. Më keq se ajo renditen Shqipëria me 30% dhe Bosnje Hercegovina me 29%. Në situatë më të mirë është Serbia, e cila ka 36% të nivelit mesatar të BE-së...(Burimi: shekulli.com.al)

12.12.2013...OPINION. Ardjana SHEHI. Zbatim i barabartë i ligjit fiskal për të gjithë; sistemi progresiv i shpejtë . Reforma e re tatimore duhet patjetër të shmangë që vështirësitë e borxhit publik të ngarkohen vetem mbi ata tatimpagues që kane qene dhe janë të rregullt, sepse kjo, si çdo përpjekje për nje amnisti tjeter fiskale, do të ndikonte ne përkeqësimin e standardeve të bërit biznes në Shqipëri...(Burimi: monitor.al)

12.12.2013...Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë arriti në 5.47 miliardë euro në fund të 9 mujorit 2013, duke shënuar një rritje me 4.4% me bazë vjetore, apo me rreth 230 milionë euro. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e Bankës së Shqipërisë. Financat janë treguar të kujdesshme që të rrisin borxhin e jashtëm me maturitet afatgjatë, i cili është shtuar me rreth 140 milionë euro në fund të shtatorit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tij është me kredi të buta, me interesa të leverdisshme...(Burimi: monitor.al)

12.12.2013...OPINION. Jorida TABAKU. Ekonomia në udhëkryq. Ka dhe një tjetër mangësi teknike në vendosjen e sistemit të ri fiskal. Një nga pikat më kryesore të politikës së sistemit financiar është ajo e kompleksshmërisë të botës, e cila të bën të kryesh studime empirike përpara se të implementosh një sistem të ri fiskal në një ekonomi. Kjo do të thotë që për një ekonomi si kjo e jona do duheshin më shumë studime dhe hulumtime për të ndryshuar sistemin e taksimit, pikërisht ashtu sikundër ndodhi me qeverinë e shkuar, që iu deshën plot 2 vjet e gjysmë për të implementuar një sistem të ri taksimi. Në kohë të ndryshme dhe në hapësira të ndryshme, funksionojnë ligje të ndryshme, se duhen bërë fillimisht studime dhe pastaj të nxirren konkluzionet, e jo anasjelltas...(Burimi: panorama.com.al)

12.12.2013...Financat kanë hartuar variantin e fundit te ndryshimit të sistemit të taksave në Republikën e Shqipërisë.Shkalla tatimore e aplikueshme mbi të ardhurat e tatueshme, subjekt i tatimit mbi mbi fitimin për biznesin vogël, me qarkullim nga 2 deri në 8 milion lek është është 7.5 për qind dhe për subjektet me qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milion lek është 1% e të ardhurave të tatueshme...(Burimi: monitor.al)

11.12.2013...Konkurrenca jo fer, që rrjedh nga evazioni fiskal dhe nën deklarimi i punëtorëve është përmendur nga bizneset në Kosovë si barriera më e lartë në të bërit biznes. Krahasuar me studimet paraprake, të cilat vlerësojnë barrierat e të bërit biznes, intensiteti i këtij perceptimi është rritur, gjë që tregon se konkurrenca jo fer në të bërit biznes në Kosovë është problem shumë serioz...(Burimi: gazetaexpress.com)

10.12.2013...Opinioni publik ka disa kohë që po jeton me paradoksin më të bukur ndonjëherë. Mazhoranca qeverisëse thotë se ekonomia është në krizë, ndërsa opozita thotë Jo!! Kur për çdo arsye në botë ndodh zakonisht e kundërta. Megjithatë, edhe kjo e ka një shpjegim. Ky paradoks lind sepse palët nuk po shohin drejt së ardhmes, por nga e shkuara, dhe çdo argument e kundërargument jepet nga këto pozicione, por edhe sepse nga qeveria e sotme ende nuk kemi një plan konkret të së ardhmes mbi të cilin mund të diskutohet, e ku më i shpejti dhe më domethënësi është buxheti i ri...(Burimi: monitor.al)

10.12.2013...Rritja konsumimit të prodhimeve vendore do të ndikojë edhe në rritjen dhe zhvillimin kompanive vendore po ashtu do të rritet cilësia e prodhimeve vendore, këto komente janë bërë në konferencën me temë Si të zhvillohen dhe afirmohen prodhimet e Kosovës, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2013"...(Burimi: telegrafi.com)

10.12.2013...OPINION. Eduard ZALOSHNJA. TVSH-ja, një tatim tejet regresiv. Debati aktual shqiptar për progresivitetin e taksimit do të kishte kuptim, për shembull, në vendet anglosaksone, ku ekziston thënia Vdekjes dhe taksave nuk u shpëton dot. Ndërsa në vende si Shqipëria, ku pothuaj çdokush mundohet tu shmanget taksave, vlen të diskutohet së pari për zbutjen e regresivitetit të taksimit...(Burimi: balkanweb.com)

10.12.2013...Mbi 49% e vizitorëve të hoteleve janë kosovarë. gjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vërehet një rritje e ndjeshme e ofrimit të shërbimeve nga ana e tyre, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012...(Burimi: telegrafi.com)

10.12.2013...Në raport me 2007-n, vitin më të mirë, prurjet e emigrantëve në Shqipëri janë përgjysmuar. Vetëm për tremujorin e tretë, rënia është 40% me bazë vjetore, duke thelluar ndjeshëm ritmet e tkurrjes...(Burimi: monitor.al)

10.12.2013...Banka Botërore: Borxhi mund të arrijë në 76 për qind. Borxhi publik është i paqëndrueshëm. Nëse nuk merren masa, rrezikohet stabiliteti makroekonomik, vendi do të detyrohet të paguajë interesa të larta për borxhin, si dhe ka rrezik për aftësinë paguese të tij, u vërejt në raportin e BB-së...(Burimi: gazedta-shqip.com)

09.12.2013...Qeveria Shqiptare është e ndërgjegjshme që situata tejet e rëndë financiare dhe ekonomike që ka trashëguar, është faktori kryesor i uljes së vlerësimit të borxhit nga B+ në B. Vlerësimi reflekton situatën ekonomike dhe financiare të nëntë muajve të parë të vitit 2013, për të cilat ka të dhëna zyrtarisht të konfirmuara. Trashëgimia e papërgjegjshme e një borxhi tepër të lartë e të rrezikshëm, të dokumentuar apo të fshehur, por tashmë të verifikuar e bërë transparent nga Qeveria aktuale, FMN e institucione të tjera financiare ndërkombëtare, e bëjnë Qeverinë e mëparshme përgjegjëse të drejtpërdrejtë, jo vetëm për këtë zhvlerësim, por edhe për gjendjen e rënduar të buxhetit të shtetit, për gjendjen e vështirë ekonomike dhe financiare të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë...(Burimi: monitor.al)

09.12.2013...OPINION. Alfred CAKO. Buxheti dhe FMN. Natyrisht që argumenti i FMN do të jetë se me tatime të larta do largoni investitorët dhe në këtë rast do dështojë projekti i E.Ramës për tua u hedhur barrën e buxhetit kompanive të mëdha, të cilat realisht janë ato që arkëtojnë dhe bëjnë xhiro më shumë. Madje, mund të ketë në këtë drejtim edhe një sinkron mes qëllimeve të FMN dhe ardhjes së drejtorit të Evropës Qendrore e Jugore, J.Moore, pasi opozita e djeshme dhe qeveria e sotme po kërkon të auditojë dhe tatojë kompani të elitës, si Bankers-at ose shumëkombëshe të tjera. Në rast se prej këtyre rekomandimeve apo presioneve qeveria tërhiqet nga programi i saj elektoral, barra e taksave do tu hidhet përsëri njerëzve të thjeshtë...(Burimi: balkanweb.com)

09.12.2013...Përmirësimi i performancës tatimore dhe ndryshimet e taksave që do të bëhen përmes paketës fiskale, pritet që të kenë një efekt të rritjes së të ardhurave në masën 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Vetëm nga taksat që do të ndryshohen, shqiptarët do të paguajnë 180 milionë dollarë më shumë...(Burimi: panorama.com.al)

08.10.2013...Ligji i falimentimit, pak a shumë në formën që është dhe sot, daton që në vitin 1995. Ky ligj është përmirësuar dhe amenduar në vitin 2002 dhe në 2008-ën. Ligji i vitit 2002 solli ndryshime thelbësore në krahasim me ligjin e vitit 1995, si p.sh. sa i takon rendit të prioriteteve të kërkesave të kreditorëve, shkarkimi i shoqërisë nga pjesa e mbetur e detyrimeve, etj., ndërkohë që ndryshimet e bëra në vitin 2008, konsistojnë në krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentimit, si dhe përforcimin e rolit të administratorit të falimentit...(Burimi: standard.al)

07.12.2013...S&P zhvlerëson borxhin e Shqipërisë. Zhvlerësimi i borxhit publik të Shqipërisë nga Standard and Poors, nuk është një lajm i mirë për ekonominë. Zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi thotë se tani menaxhimi i financave të vendit do jetë më i vështirë. "Ne mund të kemi tani terma më të vështira financiare në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu edhe agjentë të tjerë tregtarë të huaj, privatë mund të shtrëngojnë termat e tyre për Shqipërinë, kështu që kjo e bën akoma më të vështirë detyrën e menaxhimit të borxhit", tha Luçi...(Burimi: top-channel.tv)

07.12.2013...Grupi i PS, Cani: Negociatat e vështira me FMN po vonojnë buxhetin e 2014. Një tjetër çështje që është sqaruar edhe nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është edhe ajo e negociatave me FMN-në. Ashtu si dhe kryeministri, edhe Cani sqaroi se në fakt janë negociata jo të lehtë me FMN-në dhe Bankën Botërore, pasi FMN-ja nga ana e saj ka disa kërkesa, të cilat kanë vonuar edhe paraqitjen e projektbuxhetit të vitit 2014, brenda afateve, në Kuvend...(Burimi: monitor.al)

07.12.2013...INTERVISTE. Arben MALAJ. Të mbështesim investimet private. Ekonomia ka nevojë për një reagim të shpejtë, për politika që ofrojnë siguri e qartësi. Në një intervistë për Monitor, prof. Arben Malaj, sugjeron që qeveria të marrë pjesërisht kredi të re për shlyerjen e borxhit dhe një pjesë të vlerës së tij ta shlyejë përmes planit të investimeve për vitin e ardhshëm. Të ardhurat nuk duhen fokusuar vetëm te rritja e taksave...(Burimi: monitor.al)

07.12.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Borxhi publik mund te reduktohet. Miradministrimi i fondeve për shpenzime publike (sociale, investime dhe administrative) sipas një programi të bazuar mbi (a) parimet e reformës së re administrative (reformim i decentralizimit) si dhe (b) parimeve të luftës ndaj krimit ekonomik (evazionit) dhe krimit social (korrupsionit) do të fillonin të ndihmonin buxhetin dhe reduktimin e deficitit buxhetor. Nëse harxhohet më shumë kohë duke pasur vëmendjen te debatet për të mbrojtur gabimet e qeverisjes, nuk mund të konsiderohet më si një moral pozitiv dhe i vlefshëm për publikun dhe vendin...(Burimi: monitor.al)

06.12.2013...OPINION. Eduard ZALOSHNJA. A do të paguajnë 95% e shqiptarëve më pak? Një rrugë tjetër për të ulur barrën fiskale për 95% të shqiptarëve do të ishte edhe ulja e akcizave dhe taksave doganore, sepse ato i paguajnë tërthorazi të gjithë shqiptarët si fëmija që ble një çokollatë të importuar nga Turqia, edhe plaku që pi një kafe të importuar nga Kolumbia. Por të ardhurat nga akcizat dhe taksat doganore mbulojnë 10% të shpenzimeve të buxhetit të shtetit dhe, për më tepër, janë edhe më të kollajtat për tu mbledhur. Për këtë arsye ekonomistët e FMN-së dhe Bankës Botërore nuk do të ishin dakord me një ulje të tyre...(Burimi: balkanweb.com)

06.12.2013...Efekti financiar që do të ketë paketa fiskale në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë në rreth 20 miliardë lekë. Efektet e ndryshimeve kryesore të tatimit mbi vlerën e shtuar janë rreth 1.4 miliardë lekë, nga pushteti vendor janë parashikuar minus 2 miliardë lekë, të ardhurat nga akciza 3.3 miliardë lekë, nga taksat nacionale 2.7 miliardë lekë. Gjithashtu, po diskutohen edhe dy variante të tatimit progresiv të të ardhurave personale, nga e cila nuk ka asnjë efekt...(Burimi: scan-tv.com)

06.12.2013...Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), organizoi një tryezë me qëllim të adresimit dhe diskutimit të çështjeve dhe problemeve tatimore me të cilat përballen bizneset të identifikuara nga Komiteti Tatimor i Odës Amerikane. Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut Arian Zeka, tha se me gjithë përmirësimet e shumta të bëra së fundmi nga ana e ATK-së dhe Ministria e Financave, bizneset vazhdojnë të paraqesin probleme të ndryshme të cilat kryesisht lidhen me vendimet të cilat ata i konsiderojnë arbitrare nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës, e të cilat janë rezultat i interpretimit jo të duhur të dispozitave të ligjeve tatimore...(Burimi: telegrafi.com)

05.12.2013...Milionat që Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) mbledh nga kursimet pensionale vazhdojnë të investohen dhe të deponohen nëpër shtetet evropiane. Nga 800 milionë euro, sa janë në FKPK në vend janë investuar vetëm 20 milionë euro. Milionat tjerë të kontribuuesve për pensione i pengon ligji që të investohen në Kosovë. Kjo situatë ka bërë që Kosova të kërkojë donacione dhe investime ndërkombëtare, pa marre parasysh se ka mbi 1 miliardë e 400 milionë euro, të cilat mbahen të ngrira, ose të investuara në tregjet ndërkombëtare...(Burimi: zeri.info)

05.12.2013...Pas Shqipërisë dhe Greqisë, edhe parlamenti italian i ka thënë Po marrëveshjes së gazsjellësit TAP. Marrëveshja u votua sot me 284 vota pro, 42 kundër dhe vetëm dy abstenime. Marrëveshja ka për synim ndërtimin e një tubacioni përtej kufijve, ku pika e fillimit do të jetë në Greqi dhe Shqipëri, për të kaluar më pas në Itali. ..(Burimi: kohaditore.com)

05.12.2013...Ligji për Lojërat e fatit nuk është duke u zbatuar në të gjitha fushat, ka vlerësuar Grupi Punues i Komisionit për Buxhet dhe Financa, i cili ka monitoruar zbatimin e tij. Sipas Raportit të Komisionit, zbatimi i Ligjit vazhdon të mos bëhet kur është fjala për hapjen e lojërave të fatit në largësi prej 500 metrave nga shkollat, institucionet, aparateve të licencuara etj...(Burimi: telegrafi.com)

05.12.2013...Dhe në këtë kuadër mendoj se taksat specifike janë më të thjeshtat dhe më të efektshmet (p.sh., një shumë nominale e taksës për mililitër/ml të sasisë së nikotinës ose për kartridge) të ngjashme si tatimi që aplikohet për produktet e duhanit. Niveli i taksës, në anën tjetër, duhet të ruajë përballueshmërinë e këtyre produkteve kundrejt produkteve konvencionale të duhanit për të reflektuar profilin e tyre, me rrezik më të ulët...(Burimi: shekulli.com.al)

05.12.2013...Banka e Shqipërisë do të shesë për llogari të financave 23.1 miliardë lekë bono thesari 6 dhe 12 mujore dhe obligacione 5 vjeçare, një nga shumat më të larta të ofruara për shitje përgjatë këtij viti, teksa në buxhetin e rishikuar 2013 u miratua dhe rritja e kufirit të borxhit me rreth 24 miliardë lekë, që do të vinte terësisht nga shtimi i borxhit të brendshëm...(Burimi: monitor.al)

05.12.2013...OPINION. Fatos ÇOÇOLI. SFIDAT E TAKSAVE TË REJA. Tri janë sfidat më të forta përpara qeverisë në ekonomi. E para, të arrijë të marrë rreth 200 milionë euro më shumë sesa arkëtimet e këtij viti, vetëm me përmirësimin e administrimit të taksave dhe tatimeve. Për këtë, energjia e kontrolleve dhe e kërkesës së llogarisë duhet të jetë si në këta dy muaj, tetor-nëntor 2013. E dyta, të arkëtojë një pjesë të borxhit tatimor, i cili është kolosal, rreth 560 milionë euro. Sikur vetëm 40 për qind të tij të arrijë ta rikuperojë gjatë vitit 2014, qeveria ka bërë një hap të madh në sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme buxhetore për të mos rënduar fort deficitin e shtetit. E treta, duhet të formalizojë tregun e punës dhe të vendosë në të bardhë të gjithë ata punonjës që sot punojnë në të zezë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.12.2013...Kryeminisrti i Greqisë, Antonis Samaras deklaroi se ekonomia do ti rikthehet rritjes vitin e ardhshëm, pas 6 vitesh në recesion. Rimëkëmbja do të fillojë pas vitit të ri, deklaroi Samaras në një konferencë ekonomike të zhvilluar në Athinë. Qeveria greke dyfishoi parashikimin për surplusin buxhetor, përpara pagimit të interesave për këtë vit, për shkak të përmirësimit të performancës të të ardhurave nga taksat...(Burimi: scan-tv.com)

04.12.2013...Depozitat kanë shënuar një ulje rekord gjatë muajit tetor të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm gjatë një muaji nga bankat e nivelit të dytë u tërhoqën rreth 73 milionë dollarë...(Burimi: panorama.com.al)

04.12.2013...Korrupsioni që ka kapur çdo hallkë të funksionimit të shtetit, përkthehet në taksë ekstra për bizneset dhe qytetarët e thjeshtë, në këmbim të një shërbimi. Ryshfeti për administratën, nuk është vetëm detyrim përderisa administrata që duhet të shërbejë është burokratike dhe e korruptuar, por edhe zgjidhje për të shmangur tarifat e larta të taksave dhe faturave që duhet të paguhen nga qytetarët dhe bizneset...(Burimi: zeri.info)

04.12.2013...Tatimi i fitimit që do të aplikohet për biznesin do të nisë nga 7. 5 % për biznesin e vogël dhe do të përfundojë në 20 % për koncesionet. Progresiviteti i tatimit do të mbajë në konsideratë xhiron vjetore të biznesit, mbi të cilën kryhet edhe klasifikimi i bizneseve. Kështu bizneset e vogla me xhiro vjetore nga 2 milionë deri në 8 milionë do të kenë tatim mbi fitimin në masën 7.5 %, biznesi i madh do të paguajë tatim mbi fitimin në masën 15 %, ndërsa koncesionet do të kenë një tatim mbi fitimin në masën 20 %...(Burimi: shekulli.com.al)

04.12.2013...Ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri publike shifrën e borxhit që Qeveria ka ndaj biznesit për kontratat publike, të verifikuar nga kompania Deloitte. I gjithë ky proces solli atë që Deloitte identifikoi shifrën e 24.6 miliardë lekë që buxheti i shtetit i detyrohet biznesit. Kjo shifër ka në pjesën e vet sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por pjesën dërrmuese e ka pjesa e infrastrukturës që zë afërsisht 65 për qind të kësaj shume. Pastaj vijnë me radhë edhe shëndetësia edhe arsimi etj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.12.2013...Faktorët që e pengojnë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë janë të ndërlidhur me mungesën e kapaciteteve për eksport e që ndërlidhet edhe me mungesën e konkurrencës mes ndërmarrjeve, thuhet në një raport të nxjerrë si rezultat i një hulumtimi të realizuar nga Qendra për Kurajo Politike, transmeton KTV...(Burimi: koha.net)

03.12.2013...Portofoli i kredisë për ekonominë u tkurr me më shumë se shtatë miliardë lekë gjatë Tetorit, duke prekur vlerën më të ulët të regjistruar këtë vit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në fund të Tetorit kishte vlerën e 540 miliardë lekëve, në rënie me 2.2% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo është rënia me e thellë e kredisë për këtë vit dhe më e larta që nga viti 2002...(Burimi: scan-tv.com)

02.12.2013...Xhepa: Të rriten taksat indirekte, jo taksa e sheshtë. efektet e tjera negative të rritjes së taksave pritet të shtrihen në ekonominë e gjerë. Nga rritjet e kostove te biznesi, deri te punësimi në vend. Duke paguar më shumë taksa, bizneset do të kenë më pak fonde të lira për investime dhe për të punësuar të rinj. Por nëse kjo rritje do të shoqërohet me informalitet, ka gjasa që bizneset e ndershme të dalin nga tregu. I gjithë ky ndryshim në taksa duket se është frymëzuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar...(Burimi: monitor.al)

02.12.2013...Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar kërkon që në pakëtën fiskale të vitit të ardhshëm akciza e naftës për fermerët të rimbursohet me para në dorë dhe jo me tollona. Sipas presidentit të KASH, Enver Ferizaj, skema aktuale e rimbursimit të naftës, nuk ka funksionuar si duhet, madje ka patur dhe abuzime, pasi ndikon shumë shkalla e lartë e informalitetit në skemën e tregtimit të produkteve bujqësore...(Burimi: scan-tv.com)

02.12.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. KONTRIBUT PËR SHQIPËRINË, PASTAJ PËR PARTINË. Partitë mund të duan idetë progresiste, liberale a konservatore, ashtu si dhe unitetin partiak që mbledh përreth saj aktivistët dhe anëtarët. Por, qeveria që zgjidhet nga votat e qytetarëve duhet të ketë në fokus vetëm ata. Përndryshe partia do të pësojë zhgënjimet e saj me kalimin e kohës, pasi pakënaqësitë dhe veset e individëve brenda radhëve të saj do të gjejnë mënyrën për të prishur moralin e qeverisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

01.12.2013...Shikoni se si llogaritet tatimi mbi te ardhurat nga paga, sipas nje propozimi te paketes fiskale 2014, te bere publike nga mediat e shkruara javen e kaluar dhe kete jave. Llogaritjet jane ndryshe nga ato qe publikohen ne keto media dhe flasin per nje ulje barre per pagat nen 90 mije leke ne krahasim me tatimin per 2013...(Burimi: scribd.com)

01.12.2013...OPINION. Ardian FULLANI. Përse duhet një marrëveshje me FMN-në. Nga këndvështrimi i përgjithshëm, ekonomia shqiptare gëzon stabilitet ekonomik dhe financiar. Varësia e ekonomisë shqiptare ndaj vendeve në vështirësi si Greqia e Italia, kërkon marrjen e masave për përballimin e një situate të mundshme mosfinancimi të bilancit të pagesave. Për më tepër autoritetet monetare europiane dhe rregullatorët e tregut bankar e financiar shprehen se ekziston një vendim politik që çdo ekonomi europiane me mungesa financimi duhet të gjejë fondet në bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar...(Burimi: panorama.com.al)

01.12.2013...Maqedonia: Një leksion për tërheqjen e investimeve. Një nga pikat e forta të Maqedonisë janë padyshim edhe zonat e lira, ku vetëm pak ditë më parë nisi ndërtimi i një zone edhe në Tetovë. Avantazhet e tyre janë: subvencionimi deri në 500.000 euro për shpenzimet e ndërtimit, por edhe tokën që është në dispozicion me qira afatgjatë, për një periudhë deri në 99 vjet. Ndërsa zonat zhvillimore, industriale të teknologjisë (TIDZs) sigurojnë në mënyrë të vazhdueshme: energji elektrike, rrjet modern telekomunikacioni, ngrohje qendrore, sistem të lartë të sigurisë dhe monitorimit etj...(Burimi: monitor.al)

01.12.2013...Deloitte: Borxhi i shtetit ndaj biznesit 27 miliardë lekë. Një shumë e madhe detyrimesh lidhet edhe me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, borxhet në energjetike ato që lidhen me shpronësimet dhe një sërë detyrimesh të tjera, që mendohet se e çojnë shifrën totale të borxheve të papaguara në rreth 500 milionë euro. Por veç Deloitte, Ministria e Financave është duke e konsultuar çështjen e identifikimit dhe verifikimit të borxheve të prapambetura edhe me Fondin Monetar. Një mision i FMN pritet të mbërrijë në Tiranë në datën 3 dhjetor për të dhënë miratimin përfundimtar mbi buxhetin dhe paketën e re të taksave...(Burimi: monitor.al)

NËNTOR

30.11.2013...RUMANI/ Tatimet e reja alarmojnë bizneset. Duke filluar nga viti 2014, do të hyjë në fuqi një taksë e re mbi karburantin dhe një taksë mbi ndërtimet e veçanta, të cilat zbatoheshin kryesisht në sektorët e energjisë dhe telekomit. Autoritetet synojnë të mbledhin rreth 100 milionë euro nga taksat e reja. Bizneset rumune kanë kundërshtuar rritjet e reja të planifikuara të taksave, duke thënë se barra në fund do të bjerë mbi konsumatorët, në formën e çmimeve më të larta...(Burimi: monitor.al)

30.11.2013...Dy shtete, një komb, drejt një tregu të përbashkët. Numri i bizneseve shqiptare të regjistruara në Kosovë është rritur dukshëm nga viti 2008, kur edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në Shqipëri veprojnë mbi 300 biznese kosovare. Ndërkaq, në Kosovë veprojnë mbi 500 biznese shqiptare...(Burimi: standard.al)

30.11.2013...Agjencia e vlerësimit Moodys ka rritur shkallën e besueshmërisë së kredive të Greqisë, duke cituar përmirësimin e rezultateve të programit të përmirësimit ekonomik, në vendin e goditur nga kriza e gjatë ekonomike. Agjencia njoftoi të premten përmirësimin prej 2 nivelesh, nga C te Caa3, ende shumë poshtë shkallës së investimeve, në një lëvizje që shihet si shtysë për qeverinë...(Burimi: top-channel.tv)

30.11.2013...Hiç më pak se 1,6 milionë euro ka arritur vlera e pasurisë së konfiskuar nga fillimi i këtij viti e deri më tash nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruara ose të Konfiskuar, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë...(Burimi: zeri.info)

30.11.2013...Krahas rritjes së tatimit mbi të ardhurat, të gjithë ata që marrin paga relativisht të larta, do të duhet të përballen dhe me një rritje të sigurimeve. Një nga pikat që po diskutohet në paketën e re fiskale, është që të hiqet tavani i llogaritjes së kontributeve shëndetësore me pesëfishin e pagës minimale. Lajmi bëhet i ditur për Monitor.al nga shoqatat e biznesit që janë pjesë e diskutimeve të paketës fiskale...(Burimi: monitor.al)

30.11.2013...Sa fitojnë komisarët dhe nëpunësit e Komisionit Evropian. Të gjitha vendet e BE-së kanë nga një anëtar në Komisionin Evropian (KE), organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian, transmetojnë medie elektronike belge. Komisari evropian për Ekonomi belgu Karel de Gucht, si njëri nga ministrat standardë, ka pagë mujore bruto 20.667 euro. Gucht me pagë merr edhe kompensimin shtesë në shumë 15 për qind nga të ardhurat në emër të shpenzimeve për banim që janë 3.100 euro si dhe preminë për shpenzimet mujore për reprezentacion 607,71 euro...(Burimi: kohaditore.net)

30.11.2013...TAP: Strategjia e tarifave. Gazsjellësi TAP ka prezantuar para tre rregullatorëve të energjisë të vendeve nga ku do të kalojë (Shqipëri, Greqi, Itali) kodet tarifore që do të zbatohen gjatë viteve të operimit, duke marrë në konsideratë edhe ndryshimet përkatëse sipas rritjes së volumit të transportit apo rrezikut të investimit...(Burimi: monitor.al)

30.11.2013...Politika tatimore dhe administrimi tatimor ndërveprojnë në tre nivele dalluese: formësimin e politikës dhe hartimin e legjislacionit, procedurat administrative dhe institucionet që nevojiten për të vënë në jetë legjislacionin tatimor, me kusht që politika tatimore tu përshtatet kërkesave të kohës në lidhje me kapacitetet administrative në dispozicion. Nuk ka rëndësi se sa e mirë mund të jetë teorikisht një politikë tatimore, ose një administratë tatimore në praktikë, sepse të dyja kërkojnë një mjedis të përshtatshëm me qëllim që të prodhojnë rezultate të mira...(Burimi: monitor.al)

29.11.2013...Ekspertët mendojnë se ulja e fundit e normës bazë të interesit ishte një lëvizje në drejtimin e duhur, por që do të ketë pak ndikim në nxitjen e ekonomisë. Altin Hoti, dekan i fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, thotë se pasiguria dhe rreziqet e shtuara e bëjnë të vështirë efikasitetin e masave monetare...(Burimi: scan-tv.com)

29.11.2013...Kamatat e kredive në bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta dhe kjo paraqitet barrë e madhe për huamarrësit, qoftë për biznese apo individuale, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Kamatat e kredive në Kosovë sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë, norma këto që vazhdimisht janë cilësuar si më të lartat në rajon...(Burimi: telegrafi.com)

29.11.2013...Evropa Juglindore qëndron në një udhëkryq, për sa i takon planeve zhvillimore energjetike ne njërën ane si dhe respektimit te standardeve evropiane ne anën tjetër. Rreth 30 miliardë euro do te investohen ne shtetet e Evropës Juglindore në projektet e energjisë përgjatë dhjetë viteve të ardhshme. Sipas standardeve të BE-së deri në vitin 2010 eficiença e energjisë duhet të jetë 20 për qind. Ndërkohë që vetëm Kroacia parashikon vlerën 20 për qind të eficiençes deri në 2020, kurse Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia deri në vitin 2018 parashohin eficiençen deri në 9 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

29.11.2013...Indeksi i pagës mesatare në ekonomi regjistroi rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit, pas tkurrjes së regjistruar gjatë vitit 2012, sipas raportit të politikës monetare të tremujorit të tretë të Bankës së Shqipërisë. Rritja e këtij treguesi ishte kryesisht e përqendruar në tremujorin e parë (5.9%), ndërsa në tremujorin e dytë rritja ishte vetëm 0.3%...(Burimi: monitor.al)

29.11.2013...Gjatë tetorit të këtij viti, eksporti i mallrave arriti në 22 miliardë lekë, duke u rritur përafërsisht 17% në krahasim me tetorin e vitit 2012. Sipas të dhënave nga INSTAT, rritje më të madhe ka pasur në eksportet e grupeve: Ushqime, pije, duhan përafërsisht 46% dhe Prodhime druri dhe letre përafërsisht 43%. Ndërkohë ulje ka pësuar eksporti i grupit Materiale ndërtimi dhe metale me përafërsisht 5%...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.11.2013...Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të përafrohen me njëra-tjetrën, në të gjitha aspektet. Fizikisht këtë e mundëson projekti madhor i të dyja shteteve - Rruga e Kombit, e përfunduar tashmë, e cila përveç që ka shkurtuar distancën mes dy vendeve, ka ndikuar edhe në krijimin e lehtësirave dhe përfitimeve në aspektin ekonomik. Së shpejti pritet të ndërmerren hapa konkretë drejt krijimit të një tregu të përbashkët.Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë...(Burimi: kohaditore.net)

28.11.2013...Parashikimet për një inflacion të ulët dhe një rritje ekonomike modeste kanë bërë që Banka e Shqipërisë të ulë edhe një herë normën e interesit për lekun. Ky vendim vjen pak para miratimit të buxhetit, i cili do të përfshijë edhe borxhin 500 milionë euro, që Qeveria do të shlyejë për biznesin...(Burimi: panorama.com.al)

28.11.2013...Shqipëria ka aktualisht nivelin më të lartë të kredive me probleme (hua jo performuese- NPL) në të gjithë Europën Qendrore e Lindore. Të dhënat bëhen të ditura në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Europën Qendrore Lindore dhe Juglindore. Me një nivel të huave të pakthyera në afat që janë afërsisht sa 25% e totalit të kredive, Shqipëria kryeson, e ndjekur nga Rumania dhe Serbia, që e kanë këtë tregues në rreth 20-21%...(Burimi: monitor.al)

27.11.2013...OPINION. Selami XHEPA. Kriza ekonomike dhe kriza e mendimit ekonomik. Bota sot është duke përjetuar një destabilitet ekonomik e social me një potencë të fortë transformuese drejt rivendosjes së një ekuilibri të ri. Historia, përveçse një kuriozitet i studiuesve (përgjithësisht) të moshuar, është një laborator nga ku mund të nxjerrim leksione që të na vlejnë për të rikalibruar modelet tona të ardhshme të zhvillimit. Nuk është anakronike një ide thjesht se i përket së shkuarës; anakronike është edhe një ide e kohës, por që dështon të përmbush misionin e vet të premtuar...(Burimi: panorama.com.al)

27.11.2013...Rafuna tha se Dogana e Kosovës se masat antikorrupsion i lufton në dy rrugë: Në proaktive dhe reaktive. Ai tha se qytetarët e kanë rritë besimin në Doganën e Kosovës. Rafuna ka shtuar se në tre muajt e fundit ka rreth 300 thirrje nga qytetarët në numrin e veçantë të Doganës i cili është i hapur 24 orë, ku kanë lajmëruar për korrupsion apo kontrabandim...(Burimi: kosova-sot.info)

27.11.2013...Gjatë dhjetë viteve të fundit Kosova karakterizohet nga një rritje ekonomike relativisht e lehtë, e shoqëruar edhe me një inflacion të cilin ka arritur ta mbajë nën kontroll.Por, pse Kosova ende nuk po mundet të mbuloj as nevojat e veta me grurë ? Fermeri nga Lipjani Valon Vehapi thotë se shkaqet e një gjendjeje të tillë janë të shumta dhe sillen prej rendimenteve të ulëta dhe politikave ekonomike joadekuate që ndikojnë në aftësinë e pamjaftueshme konkurruese, deri te organizimi jo i mirë institucional dhe i fermerëve...(Burimi: zeri.info)

27.11.2013...Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha sot se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka vendosur të ulë normën bazë të interesit për lekun me 0.25 pikë përqindje, duke e zbritur atë nga 3.5 në 3.25 për qind. Fullani doli sot para mediave në një konferencë për shtyp për të prezantuar raportin mujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë...(Burimi: kohaditore.com)

27.11.2013...Pas Tatimeve, edhe administrata doganore është përballur dje me një lumë kritikash nga ana e Dhomës Amerikano-Shqiptare së Tregtisë. Në një takim me drejtoren e kësaj administrate, Elisa Spiropali, përfaqësuesit e biznesit të grupuar në këtë Dhomë kanë paraqitur një sërë propozimesh për të ndryshuar legjislacionin, por sidomos mënyrën e punës së punonjësve doganorë...(Burimi: standard.al)

27.11.2013...Projekti/Taksa progresive, Individët me të ardhura të larta do tatohen 25%. atim fitimi pritet të bëhet në dy nivele, 15% për biznesin që ka më shumë se 5 milionë lekë xhiro në vit dhe 7.5% për biznesin e vogël me xhiro nga 2-5 milionë lekë. Taksa e ndotjes për karburantet pritet të rritet nga 7 lekë për litër në 14 lekë për litër, pra dyfishim...(Burimi: monitor.al)

26.11.2013...Republika e Kosovës dhe Republika e Çekisë nënshkruan sot marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet në të ardhurat në mes të Kosovës dhe Çekisë. Në emër të Republikës së Kosovës marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Besim Beqaj, ndërsa në emër të Republikës së Çekisë nga ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Jiri Doleel...(Burimi: kosova-sot.info)

26.11.2013...Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton në seancë plenare buxhetin faktik të vitit 2012, ku nuk kanë munguar debatet mes ministrit actual Shkëlqim Cani dhe ish ministrit, që kartoi dhe zbatoi buxhetin e 2012-s, Ridvan Bode. Cani ka akuzuar Boden dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se kanë boshatisur buxhetin përmes shpenzimeve pa kriter...(Burimi: monitor.al)

26.11.2013...Edhe ky buxhet në esencë është vazhdim i politikave të gabuara buxhetore me të cilat synohet të blehet lojaliteti i pensionistëve, shtresave sociale të varfëra, administratorëve dhe bujqëve në funksion të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pavarsisht nga fakti që me këto politika buxhetore qeveria e Gruevskit definitivisht e përgadit skenarin e bankrotit buxhetor të Greqisë edhe vendit tonë. Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrimin se edhe ky propozim buxhet i RM në parim ndjek logjikën e njëjtë të planifikimit të manifestuar vitet e fundit nga qeveria e VMRO-së në teorinë makroekonomike njihen si politika kejnizianiste...(Burimi: zhurnal.mk)

26.11.2013...OPINION. Denion MEIDANI. Pro taksës së sheshtë, kundër miopisë fiskale. Si përfundim, ndërsa vendi po përballet me një pressing ekonomik e social, qeveria është akoma larg konceptimit dhe formulimit të një politike fiskale të qëndrueshme që mund të ofronte zgjidhje pozitive qoftë afatshkurtër, qoftë afatgjatë...(Burimi: panorama.com.al)

25.11.2013...Banka Botërore këshillon Shqipërinë për zhvillimin afatgjatë të vendit. Mësohet se përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ellen Goldstein ishte e pranishme në takimin informal të kabinetit qeveritar i cili u zhvillua ditën e shtunë...(Burimi: shekulli.com.al)

25.11.2013...Diferenca midis normës mesatare të interesit të kredive që japin institucionet bankare në Shqipëri dhe interesit të depozitave në monedhën vendase përbën fitimin bruto të bankave të nivelit të dytë nga aktiviteti i zakonshëm. Bazuar në të dhënat statistikore të Bankës së Shqipërisë, vihet re se norma e depozitës në lek është ulur më shumë se norma e kredisë, nga ku mund të arrihet në përfundimin se fitimi i bankave nga aktiviteti i tyre normal (pranim depozitash dhe dhënie kredie), është rritur...(Burimi: standard.al)

24.11.2013...E sheshtë, apo progresive?! Ekspertët e ekonomisë kërkojnë nga qeveria që të ndryshojë sistemin fiskal në tërësi duke shmangur pabarazinë ndaj individëve dhe bizneseve. Më shumë se ndryshimi i taksave, rëndësi ka sistemi dhe administrata tatimore. Revista Monitor ka intervistuar disa ekspertë të Ekonomisë në vend. Të gjithë theksojnë idenë e ndryshimit rrënjësor të sistemit tatimor, i cili në thelb të garantojë drejtësi për bizneset. Më shumë sesa ndryshimet e taksave, që po ndodhin shpesh në Shqipëri dhe që realisht nuk kanë sjellë më shumë të ardhura, duhet ndryshuar skema dhe sistemi fiskal...(Burimi: monitor.al)

23.11.2013... Ngritje e çmimeve, në muajt e fundit, përveç lëndëve djegëse, sipas qytetarëve, është vërejtur te produktet e konsumit, siç janë buka, vaji, perimet dhe veshmbathja. Qytetarët ankohen se çmimet po bëhen të papërballueshme për xhepin e tyre dhe po ulin standardin e tyre jetësor. Në një anketë të zhvilluar me qytetarë, për Radion Evropa e Lirë ata thonë se më shumë shpenzojnë para , se që kanë të ardhura...(Burimi: kohaditore.com)

23.11.2013...840 subjekte në vendin tonë punojnë në kushte informale e të paliçensuara, ndërkohë që 1400 punonjës nuk janë të siguruar.Janë rreth 11.105 subjekte të kontrolluara të cilët kanë rreth 40 mijë punëmarrës pra punonjës. Nga këta janë 540 subjekte të cilët punojnë krejtësishtë në kushte informale. Nuk janë të regjistruar në qëndrën kombëtare të rregjistrimit por nuk janë edhe të licensuar edhe në organet tatimore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.11.2013...Ministria e e Financave po i jep dorën e fundit paketës fiskale, mbi bazën e të cilës po hartohet buxheti për vitin e ardhshëm dhe që do të zbatohet që në fillim të janarit. Taksa progresive do të zbatohet si për tatimin e pagës së qytetarëve ashtu edhe për tatimin mbi fitimin për biznesin...(Burimi: shekulli.com.al)

22.11.2013...Që nga muaji Janar qeveria do të nisë pagesat për borxhin e pashlyer ndaj biznesit për punët dhe shërbimet e kryera. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë një takimi me gazetarët pa praninë e kamerave. Sipas Canit, menjëherë pas daljes së rezultateve të auditimit nga kompania Deloitte, dikasteri që ai drejton do të fillojë kontrollin fizik të të gjithë faturave të pashlyera që pretendon biznesi...(Burimi: scan-tv.com)

22.11.2013...Në vitin 2012, diaspora ka dërguar 457 milionë euro në Kosovë. Remitancat e dërguara në vitin 2012 shënuan rritje vjetore prej 23.1% në krahasim me vitin 2011, thuhet në një studim të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, ka thënë se në vitin 2012 ka pasur më pak familje që kanë pranuar remitenca se në vitin 2011...(Burimi: kosova-sot.info)

22.11.2013...Shoqatat e biznesit dhe Dhomat e Tregtisë do të bëjnë lobing për adresimin e përbashkët në qeveri të kërkesave dhe problemeve që kanë. Në Forumin Kombëtar të Biznesit të zhvilluar pikërisht për këtë arsye u arrit në konkluzionin se kërkesat dhe vështirësitë që kanë bizneset do të paraqiten si një paketë e vetme dhe jo të diferencuara...(Burimi: scan-tv.com)

22.11.2013...Banka e Shqipërisë ka prezantuar dje raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të këtij viti. Ajo çka vërehet dhe në këtë periudhë të vitit, është se rritja ekonomike ndodhet nën potencial, ndërsa presionet inflacioniste pritet të mbeten të ulëta, ku inflacioni në këtë tremujor të tretë të vitit ishte 1.5 për qind. Sipas zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, edhe në këtë periudhë, madje dhe në tremujorët në vijim, politika monetare pritet të ruajë kahun stimulues në horizontin afatmesëm...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.11.2013...Strategjia e EJL 2020, vende pune dhe prosperitet. Strategjia e EJL-s 2020 do të mundëson një rritje më të madhe ekonomike dhe qasje më të lehtë vendeve të rajonit në BE...(Burimi: zhurnal.mk)

21.11.2013...OPINION. Bardh SEJDARASI. Si të bësh biznes, pa zërin e...biznesit. Sot dëgjoj shumë përfaqësues falso të biznesit të kërkojnë edhe qiqra në hell, por asnjë reale nga ato që kërkon biznesi, që ngrenë zërin e i bien tavolinave të zyrave publike, jo duke u ankuar për padrejtësitë që mund ti bëhen biznesit, por thjesht për të përfituar nga të qënit përfaqësues i biznesit. Kur nuk janë realisht të tillë. Dhe kur asnjë prej pretendimeve të tyre nuk i shkon për shtat biznesit. Të bësh biznes, pa zërin e biznesit. Kështu i thonë kësaj. Dhe kështu e pasqyron edhe raporti i fundit i BB, të cilin e harruam që pas leximit të faqes së pare...(Burimi: revistajava.al)

21.11.2013...Biznesi ka kërkuar në një seancë të veçantë dëgjimore në Kuvend që të rishihen tarifat e pullave fiskale. Prodhuesit e birrës thanë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, se çmimi që përfiton koncesionari është i padrejtë dhe se ai po rëndon sipërmarrjen. Asnjë në vendet e BE-së dhe jashtë BE-së nuk ekziston një praktikë e tillë që birrat të pajisjen me pullë fiskale, por duke e konsideruar si një praktikë të mbyllur këtë çështje, ne kërkojmë që të paktën të ulet çmimi i kodit fiskal apo pullës fiskale dhe konkretisht e kërkojmë nga 22 euro pa TVSH, në 2 euro pa TVSH...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.11.2013...Kompanitë ndërkombëtare të duhanit të pranishme në Greqi janë të brengosura nga planet e Qeverisë për të vendosur tatim special të konsumit për prodhimet e duhanit në kohën kur humbja e të ardhurave nga tatimet e cigareve ilegale, vetëm brenda këtij viti, është rreth 700 milionë euro...(Burimi: zhurnal.mk)

20.11.2013...OPINION. Arben MALAJ. Përfitimet nuk do të jenë të shpejta. n.q.s. FMN dhe Moodys parashikojnë përkeqësim të borxhit publik, efekti i analizave të tyre te biznesi privat është më i madh se efekti i perceptimit nga përfitimi i statusit të vendit kandidat. Prandaj efekti indirekt i përfitimit të statusit të vendit kandidat mbetet i paqartë dhe i vështirë për tu kalkuluar...(Burimi: panorama.com.al)

20.11.2013...Moodys: Ndikim pozitiv nëse merret statusi nga BE dhe TAP. Shqipëria ka marrë edhe një herë notën B1 nga agjencia e vlerësimit të riskut Moodys, por këtë herë tonet për kujdesin janë më alarmante. Në analizën që agjencia i bën profilit të vendit tonë thuhet se borxhi dhe performanca fiskale janë dy risqet kryesore që duhet të menaxhohen mirë dhe nëse nuk ndodh kështu, një përkeqësim i pozicionimit nuk përbën çudi...(Burimi: panorama.com.al)

19.11.2013...Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaron se qeveria do të shkojë drejt një skeme të re mbështetje për fermerët, e cila bazohet te subvencionet me para në dorë për produktin e gatshëm. Fermeri, kultivuesi merr paratë e mundit dhe djersës së tij, në momentin kur dorëzon produktin në pikat e tij të grumbullimit...(Burimi: monitor.al)

19.11.2013...Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moodys konstaton se gjendja e financave publike të Shqipërisë është përkeqësuar duke vënë në rrezik vlerësimin e borxhit publik nëse Qeveria nuk do arrijë të ndalë përkeqësimin e treguesve fiskal...(Burimi: gazeta-shqip.com)

19.11.2013...OPINION. Pajtim MELANI. Pro-biznes; Pro-sipërmarrje; Pro-rritje. Gara e uljes së barrës fiskale i ka përfshirë ethshëm në këto kohë vendet e rajonit duke ofruar ulje të njëpasnjëshme të tatimit mbi korporatat dhe duke vendosur të paktën në dilemë politikëbërësit dhe vendimmarrësit në Shqipëri mbi aplikimin e taksës progresive mbi kompanitë e mëdha. Por a është barra fiskale kriteri kryesor për një investitor të huaj në vendimmarrjen e lokalizimit të aktivitetit të tij në vende në zhvillim...(Burimi: monitor.al)

19.11.2013...Shumë vite më parë, shqiptarët shkonin për të punuar dhe për të filluar një jetë të re në Greqi. Sot, të papunët grekë po shkojnë në Shqipëri për të njëjtën arsye. Rrogat në Shqipëri, sipas Greek Reporter janë nga 400 deri në 500 euro në muaj. Pjesa më e madhe e tyre kanë vite që nuk gjejnë punë në atdhe. Ata janë kryesisht punëtorë ndërtimi apo ustallarë. Sot, ata zgjedhin të kalojnë kufirin dhe të punojnë në Shqipëri për 7 deri në 20 euro në ditë. ..(Burimi: kohaditore.com)

18.11.2013...Pazare me politikat fiskale. Rekomandimet për largimin e disa obligimeve fiskale gjatë importit të pajisjeve që do të hyjnë në funksion gjatë ndërtimit të termocentralit të ri Kosova e Re po konsiderohen si veprime te dëmshme nga ekspertë të ekonomisë në vend. Madje sipas tyre nëse ndodh një veprim i tillë buxheti i Kosovës do të rrezikohet seriozisht...(Burimi: zeri.info)

18.11.2013...Qeveria e Kosovës ka përmbushur me sukses kriteret e parapara me marrëveshjen Stand By, thonë zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të ekzekutivit. Për të rishikuar dhe vlerësuar përmbushjen e marrëveshjes së pestë dhe të fundit për dy javë, në Kosovë ka qëndruar një mision i FMN-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim mbështetjen e një programi për të lehtësuar presionet fiskale të vendit...(Burimi: telegrafi.com)

18.11.2013...Edhe pse tashmë ka kaluar çdo afat ligjor për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, akoma nuk ka një draft përfundimtar. Burime nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur për TV SCAN se, drafti përfundimtar i këtij projekt-buxheti do të dorëzohet në qeveri javen e parë të muajit Dhjetor, pak ditë pas përfundimit të auditimit të financave publike nga kompania Deloitte. Po sipas burimeve, buxheti i vitit të ardhshëm do të shoqërohet në Kuvend edhe nga paketa fiskale. Sipas variantit paraprak të Ministrisë së Financave, zëri i të ardhurave është parashikuar në vlerën 380 miliardë lekë, çka do të thotë se do të jetë më i vogël se buxheti i këtij viti...(Burimi: scan-tv.com)

17.11.2013...Ministria e Financave ka gati draftin për ndryshime në të gjithë sistemin e taksave, ndërsa deklarohet e hapur për konsultime me biznesin. Drafti do të konsultohet me grupet e interesit gjatë javëve në vijim, me qëllim përmirësimin e tij. Nga ana tjetër përfaqësuesit e biznesit shprehen të gatshëm për të dhënë sugjerime konkrete, sidomos mbi mbledhjen e taksave...(Burimi: shekulli.com.al)

17.11.2013...Ryshfeti - favorizon dhe diskriminon bizneset. Vetë fakti se disa ndërmarrje, them kushtimisht, parapaguhen duke u dhënë ryshfet zyrtarëve të ndryshëm në ministri apo dikasteret tjera qeveritare, tregon se ata janë më të favorizuar në krahasim me bizneset, të cilat mendojnë që në mënyrë strategjike mendojnë të zhvillojnë biznese të mirëfilltë, afatgjatë dhe të shëndoshë, duke mos iu nënshtruar dukurive të këqija, përkatësisht dhënies së ryshfeteve...(Burimi: kohaditore.com)

16.11.2013...Vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti në pjesën veriore të Mitrovicës janë evidentuar 22 raste të konfiskimit, të cilat kryesisht kanë qenë derivate të naftës. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Doganës së Kosovës në një konferencë të mbajtur të premten me gazetarë. Ibrahim Xhaka, përfaqësues nga Dogana, ka thënë se gjatë ditëve të fundit kryesisht kanë hasur në raste të kontrabandës me derivateve, por sipas tij nuk mungojnë edhe produktet tjera. Ai ka përmendur një rast kur njësit doganore kanë hasur në një maune të ngarkuar përplot me kanistër të naftës...(Burimi: zeri.info)

16.11.2013...OPINION. Ani THOMAI. Teknika të zhvillimit të evazionit fiskal ndërkombëtar. A duhen stimuluar, duhen luftuar, apo ato do të zhvillohen nën moton tolerancë zero? A shërbejnë marrëveshjet e nënshkruara midis vendeve, për zhvillimin jo vetëm të politikave makroekonomike, por edhe për favorizimin e sipërmarrjeve, apo ato do të mbeten gjithmonë objekt i goditjeve dhe përfitimit për të mbushur arkën e shtetit? Cila është kostoja e informalitetit dhe luftës kundër tij krahasuar me koston e zhvillimit të një ekonomie formale me rregulla ku të gjitha palët të mbeten të kënaqura...(Burimi: monitor.al)

15.11.2013...Shtetet, të cilat sektorin ekonomik e kanë mbështetur në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kanë pasur rritje ekonomike shumë të lartë dhe njihen si vende mjaft të zhvilluara, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Por, sipas tyre, në Kosovë autoritetet kompetente nuk kanë krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin e veprimtarisë së këtyre ndërmarrjeve...(Burimi: telegrafi.com)

15.11.2013...Industria e bimëve medicinave, si një nga pikat e forta të eksportit shqiptar kërkon rritjen e bashkëpunimit me institucionet shtetërore për të konsoliduar rritjen e sektorit. Për këtë është hartuar një memorandum që synon rritjen e bashkëpunimit; rritjen e konkurrencës në tregjet botërore, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore...(Burimi: monitor.al)

14.11.2013...Bankat që rezultuan me humbje për 9-mujorin e këtij viti ishin Tirana Bank, Credit Agricole dhe ProCredit Bank, ndërsa Alpha Bank dhe Banka e Kreditit të Shqipërisë ende nuk kanë publikuar informacion...(Burimi: standard.al)

14.11.2013...OPINION. Bardh SEJDARASI. Shifrat që trembin strategjitë. Nëse ka një sipërmarrje politike që mund të quhet me tërë kuptimin e vërtetë të fjalës sfidë, kjo është politika e qeverisë së re Rama për punësimin. 300 mijë të punësuar të rinj në hapësirën e një mandati qeverisës e kalon edhe imagjinatën më optimiste Por duket se llogaritë janë bërë, ndonëse shifrat në tavolinë trembin çdo strategji të re që është duke u hartuar...(Burimi: revistajava.al)

13.11.2013...Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë po prezantohet raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2012. Gjatë fjalës së tij, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, ka vlerësuar punën e qeverisë së mëparshme Berisha duke deklaruar se ajo ka punuar për përmbushjen e objektivave të buxhetit. Viti 2012 do mbahet mend për thyerje të rregullit fiskal. Të ardhurat në Tatime e Dogana janë në nivelin 7.4% në buxhetin faktik. Modeli i qeverisë së mëparshme ka reflektuar korrupsion,vjedhje në Tatime e Dogana. Dje kam çuar audit të thelluar në administratën tatimore dhe kushdo që kapet me shkelje tek Tatimet do ndëshkohet, tha z.Can...(Burimi: monitor.al)

13.11.2013...Ministria e Financave ka nisur hetimet në lidhje kontratat qindra milionë euro të nënshkruara nga qeveria Berisha, ku ka konstatuar shkelje të rënda. Faktet për të cilat Shekulli ka raportuar m? 20 shtator, ministri i Financave i ka pohuar zyrtarisht dhe ka paralajmëruar se faturën për koston që i është shkaktuar buxhetit të shtetit për makijazhin e qeverisë në kancelaritë ndërkombëtare do ta paguajnë firmëtarët e dokumenteve zyrtare, edhe pse këta të fundit mund të mos jenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për dëmin e shkaktuar pasi kanë zbatuar urdhrat e shefit të tyre...(Burimi: monitor.al)

12.11.2013...Cani: Pse e zgjodhëm Crown Agents. Kompania Crown Agents është e njohur në botë pasi e krijua afro 2 shekuj më parë dhe me aktivitet aktualisht në rreth 100 vende të botës, në të gjithë globin, vende të zhvilluara apo në zhvillim. Bashkëpunon me qeveri e organizma joqeveritare. Është me reputacion dhe zbaton standarde të larta, ka pohuar ministrit i Financave, Shkëlqim Cani, në Komisionin e Ligjeve rreth asistencës në dogana nga Crown Agents...(Burimi: monitor.al)

11.11.2013...Skema të mëdha të shpëlarjes së parave në Kosovë i ka identifikuar Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Financave (MF). Kompani të huaja, në bashkëpunim me ato vendore, së paku në 19 raste janë zënë duke shpërlarë para përmes bankave, kompanive të sigurimit, kazinove, patundshmërive, prostitucionit etj. Në raportin e Inteligjencës Financiare (NJIF) Tipologjitë e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizimit në Kosovë të siguruar nga gazeta Zëri, thuhet se NJIF-ja ka identifikuar rastet kur kreditë bankare janë përdorur për justifikimin e prejardhjes së fondeve...(Burimi: zeri.info)

11.11.2013...Gjysmë miliard euro është shuma e dërgesave të emigrantëve kosovarë që hyjnë çdo vit në Kosovë, mjete këto të cilat kryesisht janë shpenzuar për konsum, investim në shkollim dhe shumë pak janë investuar në krijimin e ndonjë biznesi, që rrjedhimisht do të mundësonte punësim. Pavarësisht krizave ekonomike që kishte pasur në shtetet evropiane, kosovarët që jetonin dhe punonin në këto vende vazhdonin të dërgonin para në Kosovë për familjarët e tyre...(Burimi: kohaditore.com)

11.11.2013...Përderisa pagat e punëtorëve qëndrojnë në vend, nuk është duke u ndalur trendi i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Thuajse të gjitha çmimet e këtyre produkteve në këtë periudhë kohore janë më të larta se një vit më parë. Mishi i gjedheve që kushton sivjet 635 denarë, vitin e kaluar kushtonte 585 denarë, mishi i pulës që kushton 355 denarë për kilogram, vitin e kaluar kushtonte 6 denarë më pak, por jo i paketuar. Djathi i përzier që vitin e kaluar kushtonte 252 denarë për kilogram, sivjet kushton 282 denarë...(Burimi: zhurnal.mk)

11.11.2013...Pas një përgjumjeje që po zgjaste prej gati një viti, ku kredidhënia për ekonominë shënoi rënie për herë të parë në një dekadë, sistemi bankar duket se është zgjuar nga gjumi. Një pjesë e konsiderueshme e bankave kanë dalë me fushata publicitare ku reklamojnë oferta agresive për kredi, sidomos për shtëpi, por nuk mbeten pas dhe ato për biznes dhe konsumatore, siç nuk ishte parë prej shumë kohësh...(Burimi: monitor.al)

11.11.2013...Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sapo ka publikuar raportin më të fundit mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë botërore. Banka e ka ulur edhe më tej parashikimin e saj për Shqipërisë, duke e zbritur në 1.2% nga 1.5% që kishte parashikuar në raportin e muajit janar. Sifdat fiskale janë të ashpra ndërkohë që borxhi publik në nivelin 60% janë problematikë për ekonominë. Nga ana tjetër, shqetësim mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme, në nivelin prej 25% të totalit të kredive të sistemit bankar...(Burimi: monitor.al)

11.11.2013...Kompanitë prodhuese dhe importuese të cigareve u kanë paraprirë ndryshimeve fiskale që do të bëhen nga qeveria, duke rënë dakord për një rritje të akcizës, por kërkojnë që kjo të bëhet në mënyrë graduale. Në një letër drejtuar dy komisioneve parlamentare, atij të Ekonomisë dhe atij të Veprimtarisë Prodhuese, grupi i shoqërive importuesve të cigareve shpreh edhe disa prej pretendimeve të këtij sektori...(Burimi: panorama.com.al)

10.11.2013...Qeveria e Kosovës nuk është duke menduar fare për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo të paktën mund të thuhet posa të shikohen parashikimet që kjo e fundit i ka bërë me mënyrën se si të mbushë arkën e shtetit. Deri në vitin 2016, qeveria barrën më të madhe për ta mbushur buxhetin ia ka lënë Doganave të Kosovës. Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë që të mblidhen 24 milionë euro më shumë sesa që është paraparë të mblidhen gjatë këtij viti...(Burimi: zhurnal.mk)

10.11.2013...Banka Botërore kritikon kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike në Shqipëri. Në raportin e fundit të saj mbi punësimin në Europë dhe Azinë Qendrore, BB vëren se filtrat që fusin njerëzit përfitues në skemë nuk janë plotësisht eficentë dhe duhet të ndryshohen...(Burimi: zhurnal.mk)

10.11.2013...Biznesi dhe ekspertët: Çfarë presin nga Gjykata Administrative. Përfaqësuesit e Shoqatave dhe Biznesit dhe ekspertët flasin për Monitor lidhur me funksionimin e Gjykatës Administrative, që nusi nga puna në 4 nëntor. Hallka e munguar e zinxhirit të drejtësisë por duhet mbajtur nën vëzhgim...(Burimi: monitor.al)

10.11.2013...INTERVISTA. Vilma RAKIPI. Si do ti ndryshoj Tatimet e Tiranës. Administrimi i rajonit të Tiranës përfshin si ndjekjen e zbatimit të procedurave tatimore, ashtu dhe atyre rregullave që vendosin ligjet specifike dhe këtë duhet ta bëjë duke respektuar të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve. Që sistemi të funksionojë duhet që rregullat të kuptohen dhe zbatohen nga inspektorët e tatimeve dhe nga tatimpaguesit njëkohësisht. Kjo është dhe sfida jonë...(Burimi: monitor.al)

09.11.2013...REPORTAZH. Bernd Naber, nga qyteti Neunkirchen, është sigurisht gjermani i parë që merr nga një qytet i madh shqiptar titullin e qytetarit të nderit. Qyteti quhet Durrës dhe, me 113 mijë banorët e tij është i dyti në vend për nga madhësia. Durrësi për gjermanin Naber është bërë të thuash vendlindje e dytë. Dhe, ai e ka merituar plotësisht një nderim të tillë. Ndërmarrja që mban mbiemrin e tij familjar (Naber), gjatë 15 vjetëve të fundit ka krijuar 650 vende të punës në Shqipëri...(Burimi: kohaditore.com)

09.11.2013...Krijimi i parqeve industriale në Kosovë ndikon në përmirësimin e kushteve të sektorit privat dhe për investitorët e huaj, thonë ekspertë për çështje ekonomike dhe pronarë të kompanive që tashmë veprojnë në parqe të tilla. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, deri më tani ka krijuar shtatë parqe. Disa nga to janë në funksion, ndërsa disa të tjera në proces të përfundimit...(Burimi: kohaditore.com)

09.11.2013...OPINION. Enno BOZDO. Një abrakadabra për ekonominë shqiptare. Kryeministri Rama deklaroi përpara disa ditësh që ekonomia shqiptare do të rilindë duke filluar nga data 1 janar 2014. Lajm më i mirë dhe më i shumëpritur se ky, as që mund të mendohej ndonjëherë. E veçanërisht në vigjilje të festave të fundvitit. Kështu, ekonomia jonë, duke filluar jo më larg se 1 janari i vitit që vjen, do të ringrihet si feniksi nga hiri i saj, do të forcohet dhe do të gjallërohet, do të shkëlqejë dhe së fundmi, nëpërmjet reformave të thella...(Burimi: panorama.com.al)

09.11.2013...Nëntoka është shumë e pasur, por politikat e ndjekura për trajtimin e sektorit të hidrokarbureve, plus korrupsionin zyrtar, kanë rezultuar në një barrë për bizneset dhe qytetarët. Shumëkush duhet të ketë shtruar të paktën një herë pyetjen: Pse paguajmë kaq shtrenjtë karburantet, ndërkohë që jemi vend prodhues nafte e kemi kapacitete përpunimi të saj...(Burimi: standard.al)

09.11.2013...Ata që kanë kryer universitetin kanë shanse që të paguhen 60 për qind më shumë për një orë pune, krahasuar me ata që kanë përfunduar vetëm shkollën e mesme. Banka Botërore, në një raport të fundit të saj vëren se ky nivel pagese është i këtij kufiri në Shqipëri dhe disa vende të tjera në rajon. Kështu, sipas publikimit që trajton ecurinë e punësimit në Europë dhe në Azinë Qendrore, arsimimi luan rol kyç në caktimin e përftimit...(Burimi: panorama.com.al)

09.11.2013...BSH: Detajet e platformës për adresimin e kredive me probleme. Qëllimi i kësaj platforme është analiza dhe trajtimi i kredive me probleme të portofoleve të bankave individuale. Nëpërmjet saj do të mundësohet marrja në analizë të detajuar e kredimarrësve individualë duke vlerësuar mundësinë dhe nivelin e rikuperueshmërisë së problemeve të shfaqura nga huamarrësit si dhe duke ofruar opsionet për zgjidhjet e përshtashme dhe afatgjatë për secilin prej tyre...(Burimi: monitor.al)

09.11.2013...Dy biznesmenët Gjergji Tupe dhe Mirjan Beneja, të cilët janë shpallur në kërkim, dyshohen nga prokuroria se kanë marrë kesh 5 milionë euro të rimbursuara nga Tatimet, për disa firma fantazmë që kanë pasur në pronësi, ku kanë deklaruan falimentin. Ata përgatitën dokumentet menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe i dorëzuan te tatimet. Të gjitha dokumentet e firmave të tyre, që pretendoheshin se ishin kineze, ishin të falsifikuara. Me lëvizje të shpejta dhe me ndihmën e zyrtarëve të kontrollit tatimor, ata kërkuan falimentin dhe rimbursimin e TVSH-së. Sipas akuzës, 11 kompanitë e falimentuara përfituan në total 5 milionë euro, ndërsa për secilën, Tatimet depozituan në llogaritë e biznesmenëve më shumë se 400 mijë euro...(Burimi: monitor.al)

08.11.2013...Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Doganat e Kosovës, vazhdojnë bashkëpunimin, dukë ndërmarr aktivitete të përbashkëta në teren për identifikimin dhe kontrollimin e bizneseve që merren me shitjen e mishit dhe eksportimin e lëkurave. Në kuadër të këtyre aktiviteteve inspektorët tatimor dhe ata veterinar janë duke bërë inspektimin e përbashkët për të kontrolluar tregun e mishit...(Burimi: kosova-sot.info)

08.11.2013...Gjendja ekonomike e subjekteve afariste në fushën e tregtisë me pakicë sipas vlerësimit të udhëheqësve të tyre në tremujorin e tretë nga viti 2013 është më e volitshme në krahasim me tremujorin paraprak dhe në krahasim me tremujorin e tretë të viti të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë...(Burimi: zhurnal.mk)

08.11.2013...Ikin nga Shqipëria 230 milionë euro. Banka e Shqipërisë ka raportuar të dhëna mbi vendosjen e parave të lira nga bankat që operojnë në vend ku vërehet se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti këto institucione financiare kanë transferuar rreth 32 miliardë lekë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë kredia për ekonominë ra me 84 milionë euro, ndërkohë që bankat nuk po blejnë më as letra me vlerë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.11.2013...Mungesë mbështetjeje me kredi të buta apo politika lehtësuese, por edhe tregu për prodhimet, janë shqetësimet kryesore që gratë sipërmarrëse kanë në zhvillimin e aktivitetit ekonomik të tyre. Sipas përfaqësuesve të tyre, qeveria duhet të sigurojë fonde të veçanta, si dhe të inkurajojë institucionet financiare t'i kreditojnë ato. Në këtë mënyrë, fuqizimi i grave do të ndihmonte edhe në zhvillimin ekonomik të vendit...(Burimi: scan-tv.com)

07.1.2013...Parashikimet e Qeverisë së Kosovës për rritje ekonomike në mbi 4 për qind nga ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë konsiderohet e dhënë ambicioze dhe vështirë e arritshme. Në projekt buxhetin e vitit 2014 të aprovuar nga Qeveria e Kosovës është parashikuar se rritja ekonomike për tri vitet e ardhshme do të jetë më e larta në rajon dhe atë mbi 4.6 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

07.11.2013...Komuniteti i biznesit që aderon pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë ka kërkuar dje nga Drejtoria e Tatimeve që të rritet transparenca e kontrolleve tatimore dhe mos ketë selektim të bizneseve në rimbursimin e TVSH-së. Kryetarja e Komitetit të Taksave dhe Ligjeve pranë kësaj Dhome, Ardiana Shehi, prezantoi një paketë përmbledhëse të problemeve të çështjeve tatimore, si dhe disa sugjerime të tyre për ndryshimet në legjislacionin tatimor. ...(Burimi: standard.al)

07.11.2013...Për periudhën janar-shtator, sistemi mbyll llogaritë me 1.3 miliardë lekë humbje. Sistemi bankar shqiptar mbylli tremujorin e parë me humbje në më shumë se një dekadë në periudhën korrik-shtator të këtij viti, si pasojë e procesit të pastrimit të bilanceve nga kreditë e këqija dhe mbulimit të humbjeve nga këto kredi me kapital themeltar...(Burimi: gazeta-shqip.com)

06.11.2013...OPINION. Resmie BALLAZHI. Bordet shkatërruese. Qeveria nuk ka ndërmarrë masa në emërimin e profesionistëve në bordet publike. Shumica e ndërmarrjeve publike operojnë me humbje dhe një nga shkaktarët e kësaj perfomance jo të mirë është edhe emërimi i anëtarëve joprofesional dhe politikë, ka përfunduar Demi...(Burimi: zeri.info)

05.11.2013...OPINION. Ani THOMAI. Teknika te zhvillimit te evazionit fiskal nderkombetar. Procesi i harmonizimit fiskal ne Ballkan do te perbeje nje faktor te rendesishem progresi per vendet e Ballkanit, qe neser do te behen anetare te Bashkimit Europian...(Burimi: tiranaobserver.al)

05.11.2013...Korrupsioni, krimi i organizuar, çmimi i lartë i kredive, pamundësia për të pasur qasje në financa, dhe klima e papërshtatshme janë disa nga faktorët të cilët po i çojnë bizneset drejt falimentimit, vlerësojnë njohës të ekonomisë. Sipas statistikave në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit, deri në fund të korrikut janë shuar 770 biznese, kurse gjatë periudhës se njëjtë të vitit të kaluar numri i bizneseve të shuara ka qenë 587, ndërkaq nuk jepen arsyet e shuarjes së këtyre bizneseve, duke thënë se me ligj nuk është paraparë arsyetimi për mbylljen e biznesit...(Burimi: kosova-sot.info)

05.11.2013...Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin shtator 2013. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin shtator 2013, prej 185,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 234,9 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2012...(Burimi: telegrafi.com)

05.11.2013...Edhe pse ka pak ditë që Ministria e Financave ka nisur hartimin e projekt-buxhetit 2014, krahas prioriteteve të tij po diskutohen edhe risqet e këtij buxheti. Sipas të dhënave kofidenciale nga ky dikaster, mësohet se "pikat kritike" të tij do të jenë situata e sektorit elektroenergjitik, arbitrazhi me CEZ, detyrimet ndaj ish të përndjekurve politikë dhe vendimet gjyqësore të Strasburgut për pronat...(Burimi: scan-tv.com)

05.11.2013...Administrata Tatimore ka arritur të mbledhë rreth 1.2 miliardë lekë më shumë sesa plani gjatë muajit Tetor 2013. Kjo është një kthesë e kësaj administrate, pasi që nga fillimi i këtij viti, mosrealizimi i të ardhurave nga tatimet ka thelluar deficitin në buxhetin e shtetit...(Burimi: scan-tv.com)

05.11.2013...Operimi me dy bilance i bizneseve, një praktikë që njihet tashmë, nuk do të jetë më aq i lehtë, të paktën për ato biznese që do të duan të kreditohen. Qeveria ka në plan që të nxjerrë një rregull, i cili do të fusë në linjë bashkëpunimi bankat me Tatimet për të evituar kreditimin e atyre bizneseve që mashtrojnë...(Burimi: panorama.com.al)

05.11.2013...OPINION. Arben MALAJ. Pagesat për biznesin, jo vetëm me borxh të ri. Rritja e shpejtë dhe e lartë e borxhit publik mund të vështirësojë objektivat e detyrueshme për të mbështetur më qartë, më mirë dhe me një përgjegjësi e këndvështrim afatgjatë rritjen ekonomike dhe stabilitetin e financave publike...(Burimi: panorama.com.al)

04.11.2013...Sektorët ku janë konstatuar më shumë dëme janë ai i doganave me 182 milion lekë dëme të ardhura si detyrime doganore të papaguara. Ndërsa palët politike po debatojnë në lidhje me situatën reale të arkës së shtetit dhe për mënyrën sesi janë shpenzuar fondet gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare, Kontrolli i Lartë i Shtetit, si institucioni suprem për auditimin e financave publike ka publikuar raportin 6 mujor të punës, që përfshin edhe periudhën për të cilën palët janë në debat publik me argumente dhe kundërargumente...(Burimi: scan-tv.com)

04.11.2013...Qeveria e Kosovës nuk e pret asnjë të hyrë nga privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së në buxhetin e vitit 2014. Në buxhetin për vitin 2014, të miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, nuk janë planifikuar të hyra nga shitja e PTK-së, edhe pse kjo ndërmarrje është në proces të privatizimit...(Burimi: kohaditore.com)

03.11.2013...Evazioni fiskal në tatime i zbuluar brenda një muaji arrin në 8 milionë dollarë. Ndërkohë që skema e mashtrimit me TVSh-në dyshohet të jetë shtrirë edhe në drejtori të tjera përveç asaj të Tiranës...(Burimi: shekulli.com.al)

03.11.2013...Sipërmarrësit shqiptarë duken optimistë për ecurinë e biznesit nën drejtimin e qeverisë së re. Revista Monitor intervistoi drejtues të organizatave kryesore të biznesit vend, për të njohur pritshmëritë dhe opinionin e tyre për qeverinë e re. Sipërmarrësit nuk i paragjykojnë emërimet e reja të qeverisë Rama në krye të Tatimeve dhe Doganave, pasi për ta më e rëndësishme është ndershmëria e tyre dhe trajtimi i barabartë i bizneseve dhe jo përvoja...(Burimi: monitor.al)

03.11.2013...Ne dyshojmë se skema është akoma dhe më e gjerë. Administrata tatimore javës tjetër, kur të raportojë për shifrat dhe për arritje do të raportojë edhe për evazionin e gjetur, sepse nuk është vetëm Tirana dhe nuk është vetëm skema e TVSH-së, por janë disa skema të tjera që ne, për dy javë, kemi arritur të konstatojmë, tha Shehaj dje, në një takim me studentët e Fakultetit Ekonomik...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.11.2013...Kur shtrohet çështja se sa progresiv duhet të jetë tatimi mbi të ardhurat, përgjigjja varet nga çështje të rëndomta si ajo se si u përgjigjen tatimpaguesit përqindjeve të larta tatimore, si dhe nga çështje të thella siç janë roli i saktë i qeverisë dhe si duhet ta vlerësojë shoqëria shqiptare një lek në duart e një familje me të ardhura të ulëta kundrejt një lek në duart e një familje me të ardhura të mëdha...(Burimi: monitor.al)

02.11.2013...Administrata doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin tetor 105%, duke arkëtuar 13.244.199. Këtë muaj janë arkëtuar 2.8 miliardë lekë (rreth 28 milionë USD) më shumë se muaji shtator i këtij viti. Lajmi i mirë është se nga janari realizimi i muajit tetor 2013 është gjithashtu 875 milionë lekë ( ose rreth 8.7 milionë USD) me i lartë se tetori 2012...(Burimi: panorama.com.al)

02.11.2013...Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti kanë arritur ti mbledhin rreth 946 milionë euro. Të dy institucionet që e mbushin arkën e shtetit i kanë kaluar parashikimet e mbledhjes së të hyrave. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka bërë me dije se të hyrat doganore për periudhën janar-tetor gjatë këtij viti janë 684.3 milionë euro, apo 2 për qind më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetme...(Burimi: kohaditore.com)

02.11.2013...INTERVISTA. Sybi HIDA. Qeveria ka të gjitha mekanizmatmazhorancë të kualifikuar për ti realizuar premtimet e saj, por duhet së pari të analizojë nëse këto premtime i përballon ekonomia apo jo. Unë do ti sugjeroja qeverisë se duhet të dallojë qartë politikën e taksave me politikën sociale. Secila nga këto politika ka objektiva të ndryshëm dhe bashkimi i tyre në një politikë të vetme do të cenonte ndjeshëm arritjen e objektivave...(Burimi: monitor.al)

01.11.2013...Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, deri në shtator, qytetarët kanë hyrë në borxhe bankare për 1,47 miliardë eurosh. Prej këtyre parave, pjesa më e madhe janë kredi të denarit. Sipas këtyre të dhënave, qytetarët hyjnë në borxhe më shumë për kreditë konsumatore (604 milionë euro), pastaj këtu janë kartat kreditore me borxh total deri në shtator me vlerë 200 milionë euro. Saldot negative të llogaritjeve bankare të personave fizikë bashkë me shtator janë 87 milionë euro...(Burimi: zhurnal.mk)

TETOR

31.10.2013...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Kur flet në emër të biznesit! Analistë mediatikë, por edhe politikanë të rinj kanë filluar këto ditë të flasin në emër të biznesit, por sidomos për mungesën e përshëndetjes që biznesi duhet ti bëjë politikës së qeverisë së re. Çfarë kanë thënë dhe çfarë kanë lënë pa thënë...(Burimi: revistajava.al)

31.10.2013...Çdo banori të Republikës së Shqipërisë i takon një borxh prej 3.1 milionë lekësh të vjetra aktualisht. Në total, gjatë 9 muajve ky borxh është rritur me 5.3 për qind, për të arritur në nivelin e 872 miliardë lekëve ose 6.23 miliardë euro. Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në 6.23 miliardë euro ose 872 miliardë lekë...(Burimi: kohaditore.com)

31.10.2013...Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2014. Ministri i Financave ka thënë se buxheti i Kosovës do të jetë 1 miliardë e 590 milionë euro, transmeton KTV. Kryeministri i Kosovës ka thënë se me këtë planifikim do të ketë ngritje pagash për të gjitha kategoritë...(Burimi: kohaditore.com)

31.10.2013...Borxhi publik pothuajse ka ngrirë në tremujorin e tretë të vitit, si përpjekje e qeverisë së mëparshme për të kufizuar pasojat e shpenzimeve tejet të larta të gjashtëmujorit të parë. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se stoku i borxhit të qeverisë në fund të Shtatorit ishte 871.85 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 300 milionë lekësh nga tremujori i dytë. Në terma realë, Ministria e Financave raporton një borxh sa 62% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por kjo është sigurisht një shifër që ka nevojë për përditësim dhe korrigjim të thellë...(Burimi: scan-tv.com)

31.10.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. MË SHUMË LIRI EKONOMIKE, MË SHUMË KONKURRUESHMËRI. mbajtja nën kontroll e stabilitetit makroekonomik, vazhdimi i konsolidimit fiskal (kontrolli mbi deficitin buxhetor dhe borxhin publik), vazhdimi i reformave strukturore me riprioritizim të ekonomisë, mbështetja me politika të reja ekonomike e fiskale që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të shoqëruar me punësim, mbeten faktorë kyçë në zbatim të prioritetit të rëndësishëm në plotësimin e standardeve të zhvillimit ekonomik të vendit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

31.10.2013...Sistemi bankar në Maqedoni ka depozita të përgjithshëm prej 4.1 miliardë euro. Në krahasim me vitin 2012, kursimet e qytetarëve shënojnë rritje prej 4%, kurse ato të kompanive rënie për 1%. Sipas të dhënave më të reja të Shoqatës së bankave të Odës Ekonomike, depozitat e qytetarëve kapin vlerën prej 2.9 miliardë euro. Nga muaji janar deri në muajin shtator të këtij viti kursimet e tyre janë rritur për 147 milionë euro, ose për 4% më shumë se në vitin e kaluar. Kursimet e përgjithshme të qytetarëve në fund të vitit 2009 kanë qenë 2.02 miliardë euro, kurse në muajin e fundit të këtij viti kanë arritur në vlerën prej 2.85 miliardë euro...(Burimi: zhurnal.mk)

30.10.2013...Buxheti për vitin 2013 u realizua siç premtuam se do të realizohet. Saktë dhe me kohë paguhen obligimet ndaj ekonomisë, qytetarëve dhe ndaj të gjithëve që duhet të marrin mjete nga Buxheti, theksoi pasdite para deputetëve zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski...(Burimi: zhurnal.mk)

30.10.2013...Instituti Legatum, i cili publikon indeksin vjetor të zhvillimit Legatum Prosperity Index që merr në konsideratë 142 vende në botë, e pozicionon Maqedoninë në vendin e 79-të. Nga vendet e rajonit më të përparuara janë Serbia pozita 76, Mali i Zi (71), Greqia (54), Kroacia (53), Bulgaria (49), ndërkaq pas Maqedonisë renditet Shqipëria në vendin 83 dhe Bosnja e Hercegovina në pozitën 97. Kosova nuk është përfshirë në këtë hulumtim...(Burimi: zhurnal.mk)

30.10.2013...Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, pasi u njoh me zhvillimet në vend, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në 3.5%. Sipas guvernatorit Ardian Fullani, presionet infalcioniste janë dhe do të vazhdojnë të ulëta, çka do të bëjnë që politika monetare të vazhdojë të jetë stimuluese dhe për periudhën në vijim, duke bërë të mundur ruajtjen e inflacionit në periudhë afatmesme...(Burimi: monitor.al)

30.10.2013...OPINION. Adrian CIVICI. Si ta lexojmë raportin Doing Business 2014? Konkluzioni i raportit është se ekonomitë më të mira nuk janë ato ku rregullat janë minimale, por ato ku pushtetet publike kanë arritur të krijojnë një sistem rregullator që lehtëson funksionimin e tregut dhe mbron interesat kryesore publike, pa e kufizuar me rregulla të kota sektorin privat, një sistem rregullator që buron dhe administrohet nga institucione solide...(Burimi: panorama.com.al)

30.10.2013...Guvernatori Fullani jep alarmin SOS, nuk ka investime. rritja ekonomike me vetëm 1.1% në tremujorin e dytë dhe e tillë pritet të jetë dhe në tremujorin e tretë ka ardhur pasi investimet dhe konsumi vazhdojnë të jenë të ulta...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.10.2013...OPINION. Kastriot ISLAMI. Vendi drejt recesionitqeveria me miratimin e aktit normativ ka shumë pak hapësirë për të shmangur skenarin e krizës. Për rrjedhojë, urgjentisht duhet që ekonomia dhe financat të vihen nën monitorimin e FMN-së, që nesër të mos jetë vonë. Nëse konceptimi i buxhetit 2014 dhe zbatimi i tij që në fazën fillestare nuk vendoset nën monitorimin e FMN-së, ai veçse do të përshpejtonte ardhjen dhe thellimin e krizës...(Burimi: panorama.com.al)

29.10.2013...Doganat shqiptare do të kalojnë në menaxhimin e Crown Agents, një agjenci e specializuar në konsulenca të ndryshme, mes të tjerash edhe për financat publike me qendër në Britani. Me një vendim të veçantë, i cili mori dje miratimin e Këshillit të Ministrave, Crown Agents do të ketë një kontratë me qeverinë për dhënien e asistencës në shërbimin doganor...(Burimi: panorama.com.al)

29.10.2013...Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor Doing Business 2014, një vëzhgim mbi lehtësirat e të bërit biznes në 189 vende të botës. Krahasuar me vitin e kaluar kur Shqipëria renditej e 85-ta në klasifikim, këtë herë ajo ka humbur 5 pozicione, duke u renditur në vend të 90-të.Raporti merr në shqyrtim 10 tregues të cilët lidhen me kompleksitetin dhe kostot e proceseve rregulatore si dhe me kuadrin ligjor dhe institucional me të cilin ndeshet një aktivitet biznesi...(Burimi: kohaditore.com)

29.10.2013...Balkan Factors Albania tërhiqet nga tregu i faktoringut. Tregu i factoring-ut në Shqipëri vlerësohet të ketë arritur tashmë në 9 milionë euro, kur në vitin 2011 ishin në nivelet e 3-4 milionë euro, sipas tëdhënave nga aktorët e tregut. Ky shërbim financiar mund të ofrohet nga bankat, por edhe nga institucione të tjera financiare dhe nënkupton blerjen e llogarive të arkëtueshme të një kompanie dhe administrimin e ndjekjen e tyre...(Burimi: monitor.al)

29.10.2013...Sllovenia, e cila është në recesion nga viti 2011, duhet urgjentisht ta rikapitalizojë sektorin bankar, ndërsa ekonomia e saj me siguri do të rritet mjaft ngadalë, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar në fund të misionit në këtë vend, i cili ka zgjatur dhjetë ditë...(Burimi: zhurnal.mk)

28.10.2013...Një mekanizëm i padukshëm ka vënë në lëvizje një skemë të detajuar përfitimi të paligjshëm nga rimbursimi i TVSH-së përmes riaktivizimit të kompanive të fjetura me emra kinezë, që kishin qenë aktive dikur rreth viteve 1995. Nga rimbursimet e prapambetura deri te përfitimi përmes faturave fiktive. Gjithçka e ka zanafillën që në vitet e para 90, kur firma të shumta kineze u dyndën në Shqipëri për të shitur produktet e lira, që i importonin nga shteti mëmë...(Burimi: monitor.al)

28.10.2013...Administrata fiskale nuk po arrin të realizojë të ardhurat, duke regjistruar një ecuri negative gjatë 9-mujorit të këtij viti, çka ka rritur deficitin buxhetor. Spiralja e pandalshme negative apo tkurrja më e fortë, është ajo e taksës bazë të konsumit, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas shifrave paraprake nga Ministria e Financave, në 9 muajt e këtij viti të ardhurat nga TVSH-ja janë shumë nën nivelin e parashikuar, duke paralajmëruar rënie të mëtejshme të konsumit...(Burimi: scan-tv.com)

28.10.2013...OPINION. Erindi GOLEMI. Interesi bankar në politikat legjislative. Kreditë e këqija është një term i mbarënjohur në Shqipërinë e lodhur ekonomikisht të viteve të fundit. Një term që nënkupton alarm të përgjithshëm dhe që bankat po e përçojnë me një zë gjithmonë në rritje për të shpjeguar pamundësinë e debitorëve për të shlyer në kohën dhe në sasinë e duhur këstet e kredive të lëvruara prej tyre...(Burimi: revistajava.al)

27.10.2013...INTERVISTA. Prof.Dr. Arben MALAJ. Ky nivel borxhi nuk është i shëndetshëm për ekonominë tonë. Nëse realizimi i premtimeve për heqje, përjashtim dhe ulje taksash do të mbetet prioriteti edhe në kohë i qeverisë edhe në kushtet e një situate të përkeqësuar të financave publike, druhem se ato do të kenë efekte jopozitive mbi rritjen ekonomike, mbi uljen e papunësisë dhe varfërisë. Qeveria duhet të fokusohet te reformat që nxisin rritjen ekonomike dhe te politikat dhe masat që rrisin të ardhurat, reduktojnë shpenzimet he keqpërdorimet buxhetore dhe që së bashku i bëjnë më të lehta kostot sociale të paketave antikrizë...(Burimi: monitor.al)

27.10.2013...INTERVISTA. Dr.Selami XHEPA. Rritja e borxhit, e vetmja varkë shpëtimi për parandalimin e recesionit. Pavarësisht se rotacioni politik e bën të lehtë për qeverinë që të mund të transferojë faturën e mosrealizimeve, përgjegjshmëria ndaj fateve të ekonomisë kombëtare kërkon që analiza e të ardhurave të munguara të jetë shumë transparente, e hollësishme dhe e mirargumentuar. Nga ana tjetër, reduktimi i shpenzimeve është një manovër financiare e detyruar nga nevoja për të ruajtur deficitin në nivele të përballueshme dhe jo krejtësisht kërcënuese...(Burimi: monitor.al)

27.10.2013...Përdorimi i bankave islamike, i të ashtuquajturave banka me pjesëmarrje, po bëhet gjithnjë e më i preferuar në Turqi. Statistika e shoqatës turke të bankave me pjesëmarrje(TKBB) tregon: që prej vitit 2006, sektori i bankave islamike në Turqi është rritur me 25 deri 30 përqind në vit. Në fillim të këtij viti ishin rreth 800 filiale me gjithsej katër banka islamike. Aktualisht numri i tyre ka arritur në 900. Ndër bankat me pjesëmarrje janë "Bank Asya", "Türkiye Finans", "Kuveyt Türk" dhe "Albaraka Türk". Tri prej katër bankave janë të rajonit të Gjirit Persik...(Burimi: zeri.info)

27.10.2013...Rreth 20 biznese të mëdha kanë falimentuar në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me 20 kërkesa për shpalljen e falimentit për bizneset që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit. Sipas ligjit në fuqi, autoritetet tatimore brenda 30 ditëve nga konstatimi i paaftësisë paguese të debitorit, në këtë rast të një biznesi të madh, janë të detyruara të paraqesin në gjykatë kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit...(Burimi: shekulli.com.al)

27.10.2013...Rritja e borxhit ndodh çdo vit, por rregulli i artë është që rritja e borxhit të jetë më e vogël e rritja ekonomike. Tani kemi një disproporcion të thellë, pasi kemi një rritje të borxhit publik me dy herë. Strategjia që po ndjek qeveria Rama për daljen nga situata aktuale jo e mirë e arkës së shtetit duket se është përqendruar e gjitha në marrjen e huave të reja, më çdo kusht. ..(Burimi: standard.al)

26.10.2013...Pothuajse në çdo vend anëtar të BE-së janë shitur tashmë më shumë biçikleta të reja sesa makina. Në vitin 2012 për herë të parë në histori janë shitur në Spanjë më shumë biçikleta se makina. Belgjika dhe Luksemburgu janë të vetmet vende nga 27 shtetet e BE-së që ka shitur më shumë makina se biçikleta...(Burimi: kohaditore.com)

26.10.2013...Të ardhurat kanë vijuar të bien edhe në fund të shtatorit, duke e thelluar më shumë gropën e mosrealizimit. Treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave për 9-mujorin reflektojnë një mosrealizim në masën 230 milionë dollarë. Krahasuar me planin fillestar të të ardhurave doganore dhe tatimore, ka një diferencë me gati 12.4 për qind...(Burimi: panorama.com.al)

25.10.2013...Të gjitha makineritë apo kompjuterat e lojrave të fatit do të pajisen me një pullë sigurie, çka do të thotë një inventarizim i këtyre pajisjeve, por edhe treg i kontrolluar. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, gjatë një takimi informal me gazetarët e Ekonomisë, u shpreh, se më datë 28 tetor do të nisë një fushatë regjistrimi dhe inventarizimi i gjithë këtyre pajisjeve, të cilat do të pajisen më një pullë sigurie...(Burimi: scan-tv.com)

25.10.2013...Sipas prof. Adrian Civici, lëvizjet e fundit të qeverisë për ndryshimet në buxhet (ulja e shpenzimeve me 16 miliardë lekë, në kushtet kur mosrealizimi i të ardhurave deri në fund të vitit pritet të jetë rreth 40 miliardë lekë dhe rritja e kufirit të borxhit me rreth 22-24 miliardë lekë) janë vendime e lëvizje që në gjuhën e lojës së shahut cilësohen si me detyrim e përcaktim...(Burimi: standard.al)

25.10.2013...Vetëm në shtator, periudhë kur u ndërruan zyrtarisht pushtetet, të ardhurat në buxhet ishin 24.5 miliardë lekë, duke qenë 6.5% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe rezultati më i dobët që nga shtatori i vitit 2008...(Burimi: monitor.al)

25.10.2013...Takimi i parë i Këshillit Kombëtar Ekonomik, i cili zgjati për 3 orë e gjysmë, duke u mbyllur në 21:30, ka vendosur përballë pretendimet e biznesit dhe qeverisë për shlyerjen e borxhit për punët e papaguara...(Burimi: panorama.com.al)

24.10.2013...Rreth 1700 shërbyes civilë që punojnë në 38 administrata komunale janë të tepërt, raporton KTV. Prishtina është komuna e cila prin me numrin më të lartë të të punësuarve në administratë më shumë se sa që është e nevojshme, duke u pasuar nga komuna e Prizrenit, Ferizajti dhe komuna të tjera...(Burimi: kohaditore.com)

24.10.2013...Mashtrimi me TVSH-në, ish-kupola e tatimeve nën hetim. Dëmi përllogaritet deri në 515 milionë lekë, kompanitë fantazmë operacione ekonomike nga Kina.Pezullohen nga detyra dhe kallëzohen për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranes 8 ish-drejtues dhe inspektorë tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë. Ismail Muça, ish Drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës dhe Afërdita Hysi ish Drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë janë dy prej drejtuesve që akuzohen për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdorur detyrën...(Burimi: shekulli.com.al)

23.10.2013...Auditimi i borxhit të fshehtë dhe dalja me një shifër konkrete sesa është ai, pritet që të bëhet publik para datës 30 nëntor, ose të paktën ky është limiti final. Në varësi të kësaj shifre varet edhe buxheti 2014, por Ministria e Financave po ecën paralel me punën për këtë plan...(Burimi: panorama.com.al)

23.10.2013...Afro 54 mijë shqiptarë humbën vendin e punës gjatë vitit 2012 në krahasim me vitin 2011, ndërsa mijëra të tjerë humbën bizneset ku qenë të vetëpunësuar e dhjetëra mijëra kaluan në kategorinë e të punësuarve pranë familjeve, pa pagesë. Këto janë të dhënat e llogaritura nga Instituti i Statistikave bazuar në vrojtimin pranë familjeve për tregun e punës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.10.2013...INTERVISTA. Xhentil DEMIRAJ. Ndryshimi i taksave pamundur për momentin; borxhi i rrezikshëm nëse nuk adresohet. Pra, në esencë, ekonomia e vendit duhet të bëhet më produktive dhe më konkurruese, duke zhvilluar me shpejtësi dhe efikasitet avantazhet e saj konkurruese. Siç e vini re, të gjtiha masat mësipërme kanë të bëjnë me rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, dhe jo menaxhimin e borxhit në vetvete. Sigurisht që ka gjëra që duhen bërë më mirë dhe me menaxhimin e borxhit, por tek e fundit niveli i qëndrueshmërisë së borxhit publik varen principalisht nga ekonomia e vendit...(Burimi: monitor.al)

22.10.2013...Shqipëria mund ti japë fund monopolit rus të transportit të gazit. Kështu analizon për Hyriet Daily News, drejtor i projektit transCaspian Borut Grgic, duke theksuar se nuk është në interesin e askujt që mungesat e energjisë në rajon të mbushen vetëm nga Rusia, e cila ka tashmë nën kontroll tregun e gazit natyror në Serbi...(Burimi: standard.al)

22.10.2013...Qeveria nuk ka përgjigje se pse bizneset e kanë të vështirësuar qasjen në financa, ndërsa përfaqësues të odave ekonomike dhe ekspertë të fushës kritikojnë mungesën e vizionit shtetëror Në Raportin e Progresit për Kosovën, të publikuar ditë më parë, një ndër pengesave kryesore për zhvillim të ndërmarrjeve konsiderohet të jetë edhe qasja në financa...(Burimi: kosova-sot.info)

22.10.2013...Perceptimi është një indikator i rëndësishëm në identifikimin e ndonjë dukurie në vend, thonë sociologë kosovarë. Sipas tyre, perceptimet publike kanë një rol shumë të rëndësishëm në hulumtimet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, sepse ato krijohen për mes përvojave personale. Edhe perceptimet në raportin e fundit të publikuar nga Gallup se rreth 90 për qind e kosovare besojnë se në qeveri ka korrupsion, janë reale, sepse qytetarët reflektojnë atë që ndjejnë dhe përjetojnë, thotë sociologu Shemsi Reçica...(Burimi: telegrafi.com)

22.10.2013...Qeveria e Maqedonisë në procedurë të përshpejtuar do të marrë 783 milionë dollarë për ndërtimin e dy autostradave në vend. Këto projekte infrastrukturore janë projektet kapitale të parapara në projekt buxhetin për 2014. Parlamenti i Maqedonisë me procedurë të përshpejtuar pritet të miratojë vendimin për garancitë shtetërore për marrjen e kësaj huaje nga banka kineze Eksim Bank, transmeton ina njoftimin...(Burimi: kohaditore.com)

22.10.2013...Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se kriza botërore gjatë këtyre 5 viteve të fundit, i ka kushtuar ekonomisë shqiptare rreth 2.5 miliardë dollarë prodhim te munguar. Në raportin e fundit rajonal për Evropën, ekspertët e fondit kanë përllogaritur se si është ngadalësuar rritja e prodhimit në të gjitha ekonomitë evropiane, krahasuar me vitet para krizës...(Burimi: shekulli.com.al)

22.10.2013...Kalimi i rrugëve dhe hekurudhave te privati mbetet sfida më e madhe për Shqipërinë, sa i përket transportit. Të paktën kështu gjykon Bordi i Drejtorëve i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në strategjinë e transportit për vendet ku operon Banka. Më 16 tetor ishte edhe miratimi i dokumentit që jep një situatë të përgjithshme mbi sektorin e transportit dhe sfidat që hasin një sërë vendesh...(Burimi: panorama.com.al)

22.10.2013...Financimi i investimeve me prioritet të lartë dhe mbështetje direkte për buxhetin janë dy aktivitetet me të cilat Banka Botërore synon të ndihmojë Shqipërinë në nxitjen e ekonomisë. Jepen detajet e para për huanë për mbështetje buxhetore...(Burimi: monitor.al)

22.10.2013...Zbardhja e borxheve që shteti i ka bizneseve që kanë realizuar punë publike në llogari të saj pritet të bëhet gati në datë 30 nentor. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një conference për shtyp ku sqaroi ecurinë e procesit të audimit të ministrive, tha se buxheti 2014 do të jetë i varur ndaj borxheve që janë grumbulluar nga biznesi...(Burimi: monitor.al)

22.10.2013...Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është mbledhur në masën 70.1 miliard lekë gjatë periudhës janar-gusht 2013, gati 10 miliard më pak se sa pritej dhe 8.2 përqind më pak në terma vjetorë, sipas burimeve nga financat. Ky është tatimi që ka kontribuar më shumë në ecurinë jo pozitive të të ardhurave buxhetore gjatë këtij viti, duke qënë se nga 16 miliard lekë të munguara kundrejt buxhetit fillestar 2013, rreth 10 miliard lekë vijnë nga mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH...(Burimi: monitor.al)

21.10.2013...Zbulohen detyrimet që shteti shqiptar u ka firmave private apo institucioneve shtetërore. Shifra totale e borxhit, e përllogaritur deri më tani, është 55.1 miliardë lekë, ose 500 milionë euro. Kjo shumë është paraqitur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë së bashku me nismën e qeverisë për rishikimin e shifrave të buxhetit të shtetit për vitin 2013...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.10.2013...OPINION. Florion MIMA. Rilindja e financave, sa afër e paskemi pasur! 2012 ka qenë vërtet një vit i vështirë, të ardhurat nuk performuan sipas pritshmërisë dhe qeveria e maxhorancës së djeshme dhe opozitës së sotme ndërmori operacionin e dhimbshëm, por sipas nesh të vetmin e disponueshëm: shkurtoi shpenzimet në të njëjtën masë, rreth 20 miliardë lekë, sa çishte edhe mosrealizimi në të ardhura...(Burimi: panorama.com.al)

20.10.2013...Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, Unioni Social Demokrat ka propozuar katër masa të reja, të cilat do të jenë pjesë e programit të tyre. Këto masa përfshijnë futjen e taksës progresive. Taksimi progresiv i propozuar nga Unioni Social - Demokrat parashikon taksa më të larta, për të gjithë ata persona me të ardhura më të larta...(Burimi: scan-tv.com)

20.10.2013...INTERVISTA. Sherefedin Shehu/ deputet i Partisë Demokratike. Rishikimi i buxhetit hap një gropë më të madhe dhe nuk adreson problemet. Unë jam partizan i rritjes së borxhit publik, por me një kusht që kjo rritje të bëhet vetëm për mbylljen e projekteve të infrastrukturës dhe për asnjë qëllim tjetër. Madje do të ishte shumë pozitiv krijimi i një fondi të infrastrukturës, i cili mund të financohej me borxhin publik dhe buxheti i shtetit do të financonte vetëm për kthimin e këtij borxhi...(Burimi: monitor.al)

20.10.2013...INTERVISTA. Prof. dr. Anastas Angjeli/ deputet i Partisë Socialiste. Ndryshimet në buxhetin e këtij viti, të pashmangshme. e rëndësishme për momentin është vendosja e kontrollit të plotë mbi shpenzimet dhe të ardhurat dhe monitorimi nga afër i rritjes së borxhit. Në fillim të vitit 2014, kur ekonomia të shkojë më shumë se 2.5%, atëherë krijohen hapësirat për të programuar politikat e reduktimit të borxhit për ta risjellë atë nga viti në vit drejt kufijve që nuk riskojnë zhvillimin ekonomik....(Burimi: monitor.al)

20.10.2013...Sektori i patundshmërisë vlerësohet të ketë qenë më atraktivi për investitorët e huaj gjatë këtij viti, por sektori që ka gjeneruar vende të reja të punës është sektori i ndërtimtarisë. Sipas të dhënave zyrtare, thuhet se investimet e huaja në Kosovë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, kanë arritur vlerën e 143.4 milionë eurove. Ndërkaq, nga të gjitha këto investime, janë punësuar 834 punëtorë, 221 nga ta janë punësuar në sektorin e ndërtimtarisë, 155 në sektorin financiar, 140 në tregti, 138 në aktivitete shërbyese dhe të tjetër në sektorë të ndryshëm...(Burimi: zeri.info)

20.10.2013...Ministria e Financave dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar duken të vendosur për të rritur moshën e pensionit. Dy vite për burrat dhe tri vite për gratë, ky është niveli i ri që pritet të miratojë qeveria për të moshuarit.Nga viti i ardhshëm gratë do të dalin në pension në moshën 63 vjeç dhe burrat në 67 vjeç...(Burimi: standard.al)

20.10.2013...Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes një analize ka vlerësuar se vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, ku bën pjesë edhe Kosova, mund të preken nga një krizë e re financiare ekonomike. Ekspertët thonë se rekomandimet e FMN-së duhen marrë seriozisht, dhe se institucionet duhet të tregohen të kujdesshme që të krijojnë klimë të përshtatshme për tërheqjen e investimeve të huaja...(Burimi: kosova-sot.info)

19.10.2013...Në Kosovë operojnë 14 institucione mikrofinanciare, me mbi 110 degë. Këto institucione janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta. Ndërkaq, disa nga to, japin gati të gjitha llojet e kredive që ofrojnë edhe bankat komerciale. Ekspertë për çështje ekonomike, i konsiderojnë stabile këto institucione, por normat e kredisë, sipas tyre, janë jashtëzakonisht të larta...(Burimi: telegrafi.com)

18.10.2013... Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët qysh nga viti 2005. Në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën thuhet se kjo rënie nuk ka ardhur si pasojë e krizës ekonomike evropiane, siç arsyetohen zyrtarët e Qeverisë së vendit, por ka të bëjë kryesisht me sistemin e dobët ligjor në këtë vend...(Burimi: kohaditore.com)

18.10.2013...Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë lidhur me aktin normativ Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.119/2012 Për buxhetin e vitit 2013, ku ka shpjeguar ndryshimet që janë bërë dhe shifrat e reja të buxhetit.Cani në Komisionin e Ekonomisë: Rritja ekonomike 1.2%, borxhi do shkojë 73% e PBB-së...(Burimi: monitor.al)

17.10.2013...Dërgesat e mërgimtarëve kosovarë janë edhe më tej faktor shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Rreth 25 për qind e familjeve në Kosovë marrin të hyra të rregullta nga diaspora. Por këto dërgesa nuk do të jenë të qëndrueshme në vazhdimësi. Kështu u tha në një prezantim të zyrtarëve të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në prezantimin e njërit nga kapitujt e raportit të tetë për Zhvillim Njerëzor në Kosovë 2014...(Burimi: kohaditore.com)

17.10.2013...Arka bosh e shtetit, FMN ofron borxh me kushte. FMN edhe pse në parim është pro dhënies së këtij borxhi, pritet ti vendosë disa kushte qeverisë shqiptare, kryesisht për reformën në sistemin fiskal, si dhe kufizimin e shpenzimeve buxhetore...(Burimi: scan-tv.com)

17.10.2013...Progres raporti 2013: Tatimet, përparim të kufizuar. Ka patur përparim të kufizuar në fushën e tatimeve. Lufta ndaj korrupsionit dhe evazionit tatimor nevojitet të forcohet, por edhe pse disa masa janë marrë këto çështje mbeten një shqetësim. Përpjekje të mëtejshme nevojitet të bëhen në përafrimin në të njëjtën linjë me acquis communautarie, hetimin tatimor, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit me vendet e BE-së, rimbursimet e TVSH-së dhe sistemin informatik. Përgjithsësisht, pregatitjet kanë avancuar në mënyrë të moderuar...(Burimi: monitor.al)

17.10.2013...Në buxhetin e rishikuar është e pashmangshme një rritje e huamarrjes totale neto të brendshme me rreth 24.8 miliard Lekë mbi programimin fillestar, ndërkohë që ajo e huaj neto pritet të reduktohet me rreth 2.2 miliard. I shprehur si raport ndaj PBB, deficiti fiskal për vitin 2013 pritet të jetë rreth 6.2% e PBB, nga 4.3% i programuar në ligjin fillestar të buxhetit, duke përfshirë edhe përdorimin e të hyrave neto nga privatizimet prej rreth 0.9% të PBB...(Burimi: monitor.al)

16.10.2013...autoritetet po nxjerrin në pah përmasat e vërteta të saj. Shifrat janë tronditëse. Pas operacionit masiv për mbylljen e subjekteve të jashtëligjshme, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Tatimeve dhe njësia që mbikëqyr lojrat e fatit vlerësojnë se mbi dy të tretat e industrisë së kumarit në Shqipëri kanë qenë në të zezë, jashtë ombrellës ligjore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.10.2013...Një situatë paradoksale mbizotëron tashmë prej dy vitesh në sektorin e turizmit në vendin tonë. Statistikat tregojnë që, kur shqiptarët dalin jashtë vendit, shpenzojnë më shumë para se çshpenzonin më parë, ndërsa për turistët që vijnë në Shqipëri dukuria është në kah të kundërt. 6-mujori I 2013, shpenzuam jashtë 10% më shumë, të huajt sollën 7.5% më pak. Dukuria e krizës globale në sektorin shqiptar të turizmit është mjaft paradoksale; rezulton që të huajt të jenë bërë më kurnacë, ndërkohë që shqiptarët kur shkojnë jashtë vendit harxhojnë më shumë se më parë...(Burimi: standard.al)

16.10.2013...Ministria e Financave nis punë për hartimin e pakës së re fiskale e cila duhet të përfundojë para hartimit të buxhetit të vitit 2014. Sipas Ministrisë së Financave, politika fiskale do të prodhojë më shumë qëndrueshmëri financiare...(Burimi: shekulli.com.al)

16.10.2013...Bizneset në Kosovë rrezikojnë të futen në krizë edhe më tepër në mungesë të financimit. Ndërmarrjet në vend kanë humbur besimin e Bankave për kreditimi pavarësisht rritjes së kërkesës për kredi. E gjithë kjo shihet në rezultatet e një ankete për Klimën e Biznesit në Kosovë të përpiluar nga OEK, ku theksohet se ngadalësimi i aktiviteteve të ndërmarrjeve tregtare gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 është reflektuar edhe përmes ngadalësimit të importit në këtë periudhë, shkruan Tribuna...(Burimi: telegrafi.com)

15.10.2013...Rritja ekonomike në Kosovë vitin e ardhshëm pritet të jetë 4.2 për qind. Kështu paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes një raporti të publikuar ditë më parë. Ndërkaq sipas Kornizës afatmesme të shpenzimeve 2013-2015 rritja reale ekonomike përgjatë kësaj periudhe parashihet të jetë rreth 5 për qind apo më e lartë, nëse realizohen projektet e mëdha, Rruga 6, Brezovica dhe Termocentrali Kosova e Re.

14.10.2013...Në kuadër të projektit, Ministria e Ekonomisë ka paraparë ndarjen e shpërblimeve në të holla - vauçerë për 3 plane më të mira të biznesit: shpërblimi i parë në vlerë prej 333.000 denarë, shpërblimi i dytë në vlerë prej 230.000 denarë dhe shpërblimi i tretë në vlerë prek 140.000 denarë. Ministri Saraqini ndau vlauçerët me vlerë Dane Todorovski për biznes planin e plasuar në vendin e parë MEO - Rrjeti i mbeturianve elektronike, Adelina Selimi për bines planin e dytë me radhë Warlander dhe Blerand Ramadani për biznes planin e plasuar në vendin e tretë In Safe Eco Energy...(Burimi: zhurnal.mk)

14.10.2013...OPINION. Bardh SEJDARASI. Koha për të mos humbur kohë. Qasja e qeverisë së re ndaj biznesit dhe sfida e përfaqësimit: kush është kush? dhe kush bën çfarë?. Historia e errët e përfaqësimit të partnerëve socialë në dy dekadat e fundit. Punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe nevoja për një fokus të ri të rolit të tyre në raport me qeverisjen...(Burimi: revistajava.al)

14.10.2013...Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në relacionin e projektbuxhetit të rishikuar 2013, të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2013 parashikohet të arrijnë nivelin e 220.1 miliard lekë, me një rënie vjetore 5.4 përqind. Krahasuar me buxhetin fillestar të viti 2013, ky parashikim i të ardhurave nga tatimet e doganat konsiston në një reduktim prej rreth 35.1 miliard lekë. Ky reduktim vjen si nga ulja e disa taksave, ashtu dhe mujorit të parë të këtij viti, me efekt në katër muajt e mbetur të vitit 2013 dhe konkretisht...(Burimi: monitor.al)

14.10.2013...Banka Europiane e Investimeve (BEI), Banka Botërore (BB) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë njoftuar gjatë takimit vjetor të Fondit Monetare Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, se ata janë në rrugën e duhur për të plotësuar objektivat për investimet për nxitjen e rritjes ekonomike në Europën Juglindore dhe Qendrore...(Burimi: monitor.al)

13.10.2013...Mesatarisht në vit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, shuhen mbi 1 000 biznese. Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Gazmend Mejzini, në një përgjigje të dërguar nëpërmjet postës elektronike, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë janë të regjistruara 126 mijë biznese, derisa vetëm gjatë këtij viti si të shuara figurojnë 1 151 sosh.Sa i përket arsyeve të shuarjes, Mejzini përmend se ato janë të ndryshme...(Burimi: kohaditore.com)

13.10.2013...Kredia për ekonominë po njeh rënie të shpejtë në muajt e fundit dhe shifrat më të fundit zyrtare, të muajit gusht, konfirmojnë ritmet më të shpejta rënëse të dekadës. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë kredia për ekonominë zbriti me 1.3% me bazë vjetore. Pothuajse asnjë sektor nuk ka arritur të rrisë stokun e huasë muajt e fundit, sipas të dhënave më të detajuara që janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë, duke nënkuptuar që bankat janë përqendruar në mbledhjen e kredive të dhëna tashmë dhe i kanë kushtuar shumë pak vëmendje financimit të ekonomisë...(Burimi: monitor.al)

12.10.2013...Qeveria do të marrë edhe një tjetër borxh nga biznesi, bankat dhe fondet vendase, në vlerë prej 63 milionë eurosh. Të martën e javës së ardhshme, janë caktuar për tu zhvilluar dy ankande për bonot e thesarit dhe një për fletobligacionet...(Burimi: zhurnal.mk)

12.10.2013...Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Stavreski pas takimeve të djeshme në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore deklaroi se gjendja me reformat në Maqedoni është vlerësuar pozitivisht, si më e volitshme nga vendet në rajon, ndërsa pritet edhe përmirësim i gjendjeve në vendet e BE-së që do të pasqyrohet pozitivisht edhe në Maqedoni...(Burimi: zhurnal.mk)

12.10.2013...Rritja ekonomike vitin tjetër pritet të jetë më e ulët se ajo e këtij viti, dhe kjo nëse i referohemi Bankës së Shqipërisë. Në raportin e stabilitetit financiar për pjesën e parë të vitit, BSH, duke llogaritur ecurinë e një sërë treguesish, parashikon një vit më të vështirë për ekonominë...(Burimi: panorama.com.al)

12.10.2013...Ministri shqiptar i Financave Shkëlqim Cani tha se punonjësit e administratës së tatim-taksave dhe doganave që do të rezultojnë se kanë shkelur ligjin, do ti përgjigjen ligjit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Cani foli komentoi dhe mbi nivelin e borxhit të qeverisë ndaj biznesit, duke thënë se shifrat që zotërohen janë vetëm të përafërta dhe se për të dhëna të sakta do të përdoret ndihma e një kompanie ndërkombëtare...(Burimi: monitor.al)

12.10.2013...Në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, një pjesë të rëndësishme zë pasqyrimi i situatës ekonomike, e cila njeh dobësi megjithë ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Kërkohet riekuilibrim në planifikimin buxhetor, që cilësohet i dobët dhe me parashikime optimiste të të ardhurave. Sipas raportit, ngadalësimi i rritjes ekonomike, rënia e ndjeshme e remitancave, kufizimet financiare, besimi i ulët tek konsumatorët dhe kapaciteti i varfër prodhues frenuan konsumin privat dhe shpenzimet në investime...(Burimi: monitor.al)

11.10.2013...Hiç më pak se 16 milionë euro i kanë fituar bankat komerciale në vend gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se sivjet fitimi i bankave është rritur për 5.6 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

11.10.2013...Rritja ekonomike në Kosovë vitin e ardhshëm pritet të jetë 4.2 për qind. Kështu paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes një raporti të publikuar ditë më parë. Ndërkaq sipas Kornizës afatmesme të shpenzimeve 2013-2015 rritja reale ekonomike përgjatë kësaj periudhe parashihet të jetë rreth 5 për qind apo më e lartë, nëse realizohen projektet e mëdha, Rruga 6, Brezovica dhe Kosova e re...(Burimi:

11.10.2013...OPINION. Elton METAJ. TEATRI I SHIFRAVE TË BODES. Edhe borxhi u rrit, por biznesi nuk u pagua. Ilir Zhilla e Nikolin Jaka vazhduan të flisnin dhe ndoshta të përsërisnin veten. Borxhi ndaj biznesit mbeti aty, ndërsa Ridvan Bode u largua nga zyra e ministrit të Financave, duke fotokopjuar tabelat për borxhin publik...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.10.2013...Qeveria Rama ka ndërhyrë në buxhetin e vitit 2013, me aktin normativ të miratuar dy ditë më parë. Ndryshimet do të rrisin shpenzimet qeveritare me 35 milionë dollarë...(Burimi: standard.al)

11.10.2013...Rritja e pagave do të përfshijë edhe punonjësit me uniformë. Kështu paga minimale në Policinë e Shtetit shkon 39000 mijë lekë për gradën nëninspektor, për gradën inspektor bëhet 42500 mijë lekë, për gradën kryeinspektor paga shkon 47500 lekë, për nënkomisar 57000 lekë, për komisar 63000 mijë lekë dhe për kryekomisar 84000 mijë lekë...(Burimi: shekulli.com.al)

11.10.2013...OPINION. Aleksandër ÇIPA. AUDITI DHE AJSBERGU I KRIZËS FINANCIARE. Shifrat e mbrojtura dhe të publikuara në kaq plotësi vetëm në intervistën postministrore të tij, nga zoti Bode dhe sidomos momentin kur ai dhe ish-zëvendësi i tij deklarohen se borxhi nga 16 miliardë, nga qeveria Rama do të thellohet në 24 miliardë, janë pjesë e një regjie që kërkon sa mjegullimin e përgjegjësisë, aq edhe shumëfishimin e ilaritetit politik...(Burimi: gazeta-shqip.com)

10.10.2013...Qeveria ka nisur të aplikojë buxhetin e ndryshuar për katër muajt e fundit të vitit 2013. Me akt normativ, i cili zëvendëson menjëherë ligjin e vjetër të buxhetit, qeveria Rama ka shkurtuar me 390 milionë dollarë planin e të ardhurave dhe me rreth 160 milionë USD planin e shpenzimeve...(Burimi: panorama.com.al)

10.10.2013...Nëpërmjet një ligji, që pret votat e deputetëve në Kuvend, Deloitte është përzgjedhur të bëjë kontrollin dhe zbardhjen e borxhit që shteti u ka firmave private vendase dhe të huaja për punë dhe shërbime të papaguara. Sipas ligjit, audituesit i është lënë kohë deri në fund të muajit nëntor për të nxjerrë raportin përfundimtar...(Burimi: panorama.com.al)

10.10.2013...OPINION. Arben MALAJ. Nuk na mjafton një rregull i vetëm fiskal. Na duhen rregulla të cilat lehtësojnë identifikimin dhe parandalimin e krizave, lehtësojnë rimëkëmbjen sa më parë të rritjes ekonomike dhe ndihmojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Ne nuk duhet të kemi në fokus vetëm një grup rregulli fiskal, pasi ekspertët vlerësojnë se forcimi një kuadri më të gjerë është më i rëndësishëm...(Burimi: panorama.com.al)

10.10.2013...Potencialet e rritjes ekonomike mund të jenë më të larta se parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Altin Hoti, dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, thotë se, shlyerja e shpejtë e borxheve të qeverisë ndaj bizneseve do ti jepte një impuls të fortë ekonomisë. Sipas zotit Hoti, sektorë të veçantë të ekonomisë, si energjia elektrike dhe mineralet kanë potenciale për të dhënë një kontribut më të madh në rritjen ekonomike të vendit. Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi këtë javë parashikimin për rritje ekonomike 1.7% gjatë këtij viti...(Burimi: scan-tv.com)

10.10.2013...Gushti ka sjellë një kthesë në tendencën e kostos së kredisë në lekë. Ndërsa deri në korrik interesat e huasë i kishin rezistuar politikës monetare lehtësuese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë (e cila që nga gushti 2011 ka ulur shtatë herë normën bazë në 3.5% aktualisht), në gusht u konstatua një rënie e ndjeshme e tyre...(Burimi: standard.al)

10.10.2013...Numri i kosovarëve të cilët po humbin patundshmëritë e tyre, për shkak dështimeve për të shlyer borxhet që kanë ndaj bankave komerciale në Kosovë, po rritet dita ditës. Të sigurt që do të mund të i dalin përballë kësteve mujore ndaj bankës, kosovarët si garancion kanë futur si hipotekë, shtëpitë, tokat, dyqanet, objekte të ndryshme e gjithçka tjetër. Por, kriza financiare, të ardhurat e pasigurta të tyre, kanë sjelle kompanitë në një gjendje ku shumë shpejt mund të dështojnë, ku më pas pasuritë e tyre konfiskohen dhe hedhen në shitje nga gjykatat përmes ankandeve të ndryshme...(Burimi: zeri.info)

10.10.2013...Përmes uljes së normës bazë të interesit, Banka e Shqipërisë synon të nxisë ekonominë përmes uljes së kostos së lekut, që do të përkthehet në rënie të interesave të kredisë dhe reduktim të normave të depozitave, çka do ti bënte individët më të prirur për të shpenzuar paratë e tyre dhe jo për të kursyer. Ndërsa kjo lëvizje nuk ka arritur të nxisë shumë kredinë, (që në gusht ra 1.3% me bazë vjetore, ndërkohë që kosto e huasë në lekë nuk ka rënë dukshëm), depozituesit po përfitojnë gjithnjë e pak kthim nga kursimet e tyre...(Burimi: monitor.al)

09.10.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. ÇFARË DO TË PËRFITOJË VENDI NGA MODELI QË SJELL TONI BLER?Njësitë e kësaj natyre, në mbarë botën kanë qenë lajmëtaret e ndryshimit dhe përçueset e kultivimit të një shërbimi, që bazohet mbi mentalitetin dhe filozofinë e re të qeveribërjes. Suksesi ka qenë i lidhur me kufizimin në pak prioritete, fillimisht ato më të nevojshmet dhe që janë baza për vazhdimësinë e prioriteteve të tjera...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.10.2013...Fondi Shqiptaro-amerikan i sipërmarrjeve shënoi me ceremoni të veçantë në Tiranë 15 vjetorin e themelimit, si një mbështetje e rëndësishme për nismat e biznseve të reja vendase. Fondi jofitimprurës u çel në vitin 1998 me nismën e ish-presidentit Bill Clinton dhe gjatë gjithë këtyre viteve investoi në forcimin e 44 bizneseve shqiptare dhe mori pjesë në 77 investime të ndryshme me mbi 111 milionë dollarë amerikanë...(Burimi: kohaditore.com)

08.10.2013...Ministria e Financave ka bërë gati draftin e ndryshimit të buxhetit duke ulur shpenzimet dhe të ardhurat dhe sikurse deklaroi, ka rritur dhe deficitin. Drafti i ri ul të ardhurat duke i çuar ato nga 3.60 miliardë dollarë në 3.23 miliardë dollarë...(Burimi: panorama.com.al)

08.10.2013...Nis shlyerja e borxheve dhe detyrimeve që krijoi qeveria Berisha ndaj shtresave sociale, individëve dhe biznesit. Të parët janë të varfrit që marrin ndihmë ekonomike. Kështu, Thesari i Shtetit nis të paguajë detyrimet e prapambetura sipas radhës që ka përcaktuar Ministria e Financave. Fillimisht do të shlyhen pagesat e prapambetura të papunësisë, ndihmës sociale, faturat e prapambetura për ilaçe, energji dhe sigurime shoqërore për punonjësit e administratës...(Burimi: monitor.al)

07.10.2013...Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, në kuadër të projektit Hapur me biznesin, sot realizoi një takim me përfaqësuesit e Odës për Shërbime dhe Odës për Tregti pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë...(Burimi: zhurnal.mk)

07.10.2013...OPINION. Fatos ÇOÇOLI. A po rilindin financat? Vetëm borxhi tatimor ishte 78 miliardë lekë të rinj në gusht 2013, ose rreth 600 milionë euro. Borxhet ndaj shtetit, ai tatimor dhe ai doganor, të grumbulluar mal nga papërgjegjësi menaxhimi (për të cilat ia vlen të ndalemi në shkrime të tjera, me shpresën që gabimet-faje të mos përsëriten më), duhet të fillohet të mblidhen një orë e më parë...(Burimi: panorama.com.al)

07.10.2013...Kreditimi për bizneset ka shënuar tkurrje të vazhdueshme gjatë tetë muajve të këtij viti, duke rënë me 10 miliardë lekë (stoku i huasë), apo 2.5% në fund të gushtit, në raport me dhjetorin 2012, për të arritur në 391 miliardë lekë. Ndërkohë, statistikat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë hedhin dritë se cilët janë ato sektorë të biznesit, që janë përballur me një frenim të huasë, apo ku ritmi i kthimit apo fshirjes së kredisë është më i lartë se financimet e reja...(Burimi: monitor.al)

06.10.2013...Normat e larta të interesit për kredi në sistemin bankar, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, vlerësohet të kenë ngadalësuar rritjen e Bruto Produktit Vendor në Kosovë. Sipas disa organizatave joqeveritare që merren me këtë çështje, normat e kredive sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë...(Burimi: zeri.info)

06.10.2013...Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga neto te shumica e punonjësve kosovarë është 300 deri 400 euro në muaj. Por, se sa është reale kjo vlerë dhe sa është e mjaftueshme për punonjësit dhe familjet e tyre, përfaqësues të punëtorëve dhe bizneseve, japin vlerësime të ndryshme. Po, sipas këtij raporti, numri i të punësuarave në nivel vendi arrin mbi 300 mijë persona, ndërkaq shkalla e papunësisë në 30.9 për qind...(Burimi: kosova-sot.info)

06.10.2013...Emergjenca për likuiditete do të detyrojë qeverinë shqiptare të dalë në tregun ndërkombëtar për të financuar deficitin. Në kushtet kur arka e shtetit është borxh, ku mungojnë 210 miliardë lekë për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, Ministria e Financave do të marrë një borxh prej rreth 24 miliardë lekës, ose 20 milionë euro...(Burimi: shekulli.com.al)

06.10.2013...Fullani: Kriza, bankat çuan jashtë burimet e brendshme të financimit. Vitin e kaluar, banka më e madhe me origjinë nga BE-ja që operon tek ne, vendosi të kontribuojë në arritjen e niveleve të kërkuara të kapitalit nga grupi duke reduktuar ekspozimin ndaj letrave me vlerë të qeverisë shqiptare në një masë prej thuajse 3% të PBB-së brenda një periudhe shumë të shkurtër...(Burimi: monitor.al)

06.10.2013...Rikthehet historia e ligjit të gjobave, por tashmë në një tjetër kontekst. Bizneset nuk duan të paguajnë detyrimin para apelimit në tatime, por në gjykatë. Situata me gjobat, vendimet dhe sugjerimet për rishikimin e ligjit. Ligji i procedurave tatimore, miratuar rreth 4 vjet më parë, shkaktoi jo pak debate për të ashtuquajturin neni i gjobave, sipas të cilit biznesi duhet të paguante 15% të gjobës para se të ankimonte. Në atë kohë, bizneset lobuan fort për ta hequr si nen, deri sa u desh ndërhyrja nga Gjykata Kushtetuese, duke e ndryshuar...(Burimi: monitor.al)

06.10.2013...Konfindustria vlereson frymën e bashkpunimit dhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare të shtetit ndaj biznesit të shprehur në mënyrë të përsëritur drejtperdrejt nga Kryeministri Z. Edi Rama. Sipas një deklarate për shtyp, Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht nga ekzekutivi shqiptar, që të zbatojë plotësisht në mënyrë të njëjtë sikurse i kërkohet biznesit në detyrimet financiare të ndërsjellta...(Burimi: monitor.al)

06.10.2013...Shqipëria nuk ka më hapësirë për të ulur taksa, dhe në kushtet kur të ardhurat kanë ardhur në rënie, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar tri masa të shpejta që duhet të vihen në zbatim për vitin e ardhshëm...(Burimi: panorama.com.al)

05.10.2013...Kontrolli i Shtetit u është bashkuar këshillave të vjetra të Bankës Botërore dhe parashikimeve të qeverisë së re për një ndryshim radikal të skemës së pensioneve. Raporti i fundit i KLSH parashikon që skema aktuale është shumë deficitare dhe kërkon rishikimin e saj për uljen e shpenzimeve vjetore që kalojnë 1.4% të GDP...(Burimi: panorama.com.al)

04.10.2013...Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se eksporti mbulon importin vetëm 10.2 për qind. Eksporti në muajin gusht 2013 kishte vlerën 23,2 milionë euro, ndërsa importi 228,1 milionë euro. Kjo tregon një rritje prej (11.1 për qind) për eksport, si dhe një rënie prej (-4.9 për qind) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012...(Burimi: telegrafi.com)

04.10.2013...Ritmet e rritjes së ekonomisë janë ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin dytë, njoftoi INSTAT. Prodhimi i Brenshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2013 u rrit me 1.1 përqind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 u rrit me 1 përqind. Në tremujorin e parë, rritja me bazë vjetore ishte 1.7%...(Burimi: monitor.al)

04.10.2013...Ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani në konferencën Dialog, Përgjegjësi, Partneritete ka cilësuar biznesin si një partner të rëndësishëm, nga ku bazohet krijimi i të ardhurave. Ministri theksoi që në fillim të fjalës situatën e vështirë të financave të vendit, por sipas tij, e përballueshme në rast se do të punohet në mënyrë transparente, me ndershmëri dhe realiste, me ndihmën e partneritetit privat, ndërkombëtar dhe institucioneve financiare...(Burimi: monitor.al)

04.10.2013...Gjatë takimit Dialog, pergjegjesi, partneritet, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me biznese të rëndësishme në vend, kryefjala ka qenë kriza ekonomiek që po kalon vendi dhe mënyrat se si mund të dilet prej saj. Të gjithë drejtuesit e rinj të qeverisë, Ahmetaj i MInistrisë së Ekonomisë, Cani i Financave dhe Haxhinasto i Transporteve kanë pohuara se situata është e vështirë...(Burimi: monitor.al)

03.10.2013...Biznesi nuk është i interesuar të marrë fajde, është i interesuar të ketë kredi. Duke mos marrë kredi me kushte optimale, siç ka sot në botë, nuk i afrohet dyerve të bankave. Përballon me sforco të jashtëzakonshme problemet që ka, mungesën e likuiditetit, duke u kthyer në klering, dhe nuk shkon në dyert e bankave, sepse bankat kanë kredi të tilla që për 5-10 vjet e groposin një ndërmarrje private...(Burimi: telegrafi.com)

03.10.2013...Nënshkrimi i Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit mik - Republikës së Hungarisë, për Kosovën është një moment i rëndësishëm dhe bëhet në vazhdën e bashkëpunimit shumë të mirë në mes të dy shteteve tona jo vetëm në planin ekonomik por edhe në segmentet tjera, ka thënë sot ministri i Financave Besim Beqaj...(Burimi: kohaditore.com)

03.10.2013...INTERVISTE. Ermelinda MEKSI. Në nisje të betejës buxhetore të qeverisë së re, si dhe pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi financat publike, ish-ministrja e Ekonomisë, eksperte e financave dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, prof. dr. Ermelinda Meksi u përgjigjet disa pyetjeve mbi ekonominë e aktuale dhe të ardhshme shqiptare...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.10.2013...Maqedonia është në vendin 10 vendeve më të qëlluara për të filluar biznes sipas raportit më të ri të Korporatës ndërkombëtare financiare dhe Bankës Botërore, publikoi CNN në pjesën "Going global". Maqedonia është në pozitën e pestë si rezultat i procedurave të thjeshtuara të ndërmarra në pesë vitet e kaluara për hapjen e një kompanie, kushtin e zvogëluar për kapitalin e nevojshëm minimal gjatë hapjes së kompanisë, procedura të zvogëluara administrative dhe kohën e nevojshme për aplikim dhe vendosjen e sistemit elektronik për dorëzimin e dokumenteve...(Burimi: zhurnal.mk)

03.10.2013...Depozitat bankare janë rritur në muajin Gusht pas tre muajsh radhazi në rënie. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave të sistemit bankar në fund të Gushtit ishte afro 948 miliardë lekë, 13 miliardë lekë më shumë, krahasuar me Korrikun...(Burimi: shekulli.com.al)

03.10.2013...Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës njoftojnë se me datë 02.10.2013, në Degën e Doganës Lezhë, zbuluan hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4400 ton karburant gasoil. Me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 388.920.165 leke, një dëm i jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit, sipas Doganave...(Burimi: monitor.al)

03.10.2013...Rishikimi i buxhetit, shpenzimet do ulen me 16 mld lekë, nga të cilat 6 mld kapitale. Pritet që të ardhurat në buxhet deri në fund të vitit të jenë 40 miliardë lekë më pak se parashikimi...(Burimi: monitor.al)

02.10.2013...Ministria e Financave ka nisur punën për të zgjidhur çështjen e borxheve të prapambetura që buxheti ka ndaj biznesit. Përmes një njoftimi për shtyp, ministria bën të ditur se të gjitha bizneset që pretendojnë pagesa të pashlyera nga buxheti mund të vetëdeklarojnë përmes një formulari të posaçëm që gjendet në faqen e saj online për shumat e pretenduara...(Burimi: gazeta-shqip.com)

02.10.2013...Deloitte dhe Crown Agent janë dy kompanitë që janë përzgjedhur paraprakisht për të asistuar qeverinë në auditimin e detyrimeve që shteti u ka kompanive, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve. Lajmi u bë i ditur nga financat, të cilat pritet të përzgjedhin brenda pak ditësh me prokurim të drejtpërdrejtë, një nga këto dy kompani, ose dhe të dyja, me detyra të veçanta...(Burimi: monitor.al)

02.10.2013...Ministri i financave ka prezantuar sot drejtueset e reja të tatimeve e doganave, dy prej institucioneve kyç, nga ecuria e të cilave do të varen dhe shumë plane të qeverisë për një sërë premtimesh lidhur me reformën e taksave, që u morën në fushatën elektorale...(Burimi: monitor.al)

01.10.2013...Shpenzimet e jetesës, muajin e kaluar, kanë qenë më të mëdha për 0,2 për qind në raport me gushtin e vitit 2013, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Rritja është rezultat i indekseve më të lartë të pijeve alkoolike për 1,2 për qind, peshku për 0,8 për qind, përpunimet e qumështit për 0,7 për qind, përpunimet e pemëve për 0,3, pemët e thata dhe mishi i freskët për 0,2 për qind...(Burimi: kohaditore.com)

SHTATOR

30.09.2013...Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit gusht arriti në 948 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 13 miliardë lekësh, apo 1.4%, në raport me korrikun e po këtij viti (rreth 90% e rritjes erdhi nga kursimet në valutë). Megjithatë, nga të dhënat historike rezulton se, në vlerë absolute, kjo është shtesa mujore më e ulët e dekadës së fundit (shih grafikun). Shtesa më e lartë është konstatuar në gusht 2009, atëhere kur dhe prurjet vjetore të emigrantëve arritën kulmin...(Burimi: monitor.al)

30.09.2013...Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat e sektorit të jashtëm, ku deficiti i llogarisë rrjedhëse në ketë pjesë shënoi vlerën 147.6 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak deficiti ka qenë më i lartë për 5.8 milionë euro. Kontribuesi kryesor i deficitit të llogaris rrjedhësembetet kategoria e mallrave(bilanci tregtarë në mallra) që në gjysmën e parë të vitit 2013 arriti vlerën 923.7 milionë eurodhe kishte një nivel të njëjtë me atë të vitit. Në anën tjetër, kontribuesit kryesorë në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse janë transferët rrjedhëse (563.3 milionë euro), shërbimet (137.9 milionë euro) dhe të ardhurat (74.9 milionë euro)...(Burimi: telegrafi.com)

30.09.2013...Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në fund të qershorit 2013 arriti vlerën 1.5 miliard euro, 9 për qind më i lartë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm bruto, (394.8 milionë euro apo 26 për qind e borxhit të jashtëm bruto...(Burimi: telegrafi.com)

30.09.2013...Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se shifra zyrtare e papunësisë në vendin tonë është 30.9 për qind. Sipas statistikave, 28.1 për qind papunësia është te meshkujt, ndërsa 40 për qind te femrat. Sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore bërë në vitin 2012 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, paga mujore neto, mesatare është rreth 300 deri në 400 euro...(Burimi: kosova-sot.info)

30.09.2013...Konfindustria, dukë marrë shkak nga deklaratat e përbashkëta të misionit të FMN me përfaqesues të ekzekutivit për problematiken e ekuilibrave makroekonomike në vend, i kerkon qeverisë shqiptare të jetë e kujdesshme dhe të shmangë ndryshime të thella në politikat fiskale të deritashme...(Burimi: monitor.al)

30.09.2013...Marrëveshja për Tregti të Lirë (MTL) me Turqinë, të cilën ditë më parë e nënshkroi ministrja, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministri i Ekonomisë i Turqisë, Zafer Caglan, do ta dëmtojë buxhetin e Kosovës hiç më pak se 20 milionë euro në vit...(Burimi: zeri.info)

29.09.2013...Rritja ekonomike në kuartalin e dytë të këtij viti ka bërë më optimist edhe guvernatorin e Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov. Në intervistën e përjavshme për Radion Evropa e Lirë, kreu i BPM-së ka thënë se të dhënat për rritjen e Bruto Prodhimit Vendor janë inkurajuese për të dhe për institucionin që drejton...(Burimi: zhurnal.mk)

28.09.2013...Drejtori i FMN-së, Ilahi: Shohim ekonomi të dobët, rritja ekonomike 1,7%. Detyrimet e akumuluara të verifikohen dhe listohen. Dobësi në kërkesën e brendshme, në kreditim të ngadalshëm, në bilancin e bizneseve, që kanë ndikuar në klimën ekonomike. Nëse fillohet me politika dhe reforma mendojmë se vitin e ardhshëm rritja të jetë 2,3-2,5%...(Burimi: shekulli.com.al)

28.09.2013...E vetmja zgjidhje që na la kjo qeveri është thyerja e kufirit të deficitit të borxhit publik, meqë paratë janë harxhuar ndjeshëm në 8 muajt e parë të vitit. Nevojiten jo më pak se 24 miliardë lekë borxh shtesë në 2013-n, ndaj borxhi publik i pritshëm nuk do të jetë 64% sa çishte zotimi i qeverisë së mëparshme, por diçka mbi 67%, deklaroi Cani...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.09.2013...Cani konfirmon mashtrimin për borxhin publik, Bode dhe Berisha përgjegjësi penale për mashtrim me shifrat zyrtare...(Burimi: sot.com.al)

28.09.2013...Maqedonia dhe Serbia projektojnë kanalin përballë fuqizimit ekonomik të shqiptarëve. Një projekt infrastrukturor i përmasave shumë të mëdha është në studim e sipër në kancelaritë e Beogradit dhe Shkupit. Kanali ujor do të rivalizonte në trafikun e mallrave pjesën e banuar me shqiptarë, duke i dhënë shtysë zhvillimit të Maqedonisë Lindore dhe Serbisë që nuk ka dalje në det...(Burimi: standard.al)

28.09.2013...Konsumatorët shqiptarë i provuan për vite me radhë pasojat e një tregu monopol apo duopol në fushën e telefonisë celulare, përmes çmimeve të larta dhe shërbimeve të kufizuara. Por dy vitet e fundit është rishfaqur rreziku i pozicionit dominues në treg. Hetimi i autoritetit të Konkurrencës dhe si shkelet konkurrenca në treg...(Burimi: monitor.al)

28.09.2013...Ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Qeveria shqiptare janë përfshirë në një kompromis të heshtur, për të transmetuar në publik situatën e një krize, sipas tij jo reale. Një ditë më parë Fondi Monetar dhe Ministria e Financave deklaruan se borxhi publik i vendit ka arritur në mbi 70 për qind e Prodhimit Kombëtar, për shkak të ecurisë së dobët të të ardhurave dhe krijimit të detyrimeve të fshehta të Qeverisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.09.2013...Fullani: Para nga Kina si garanci për bankat, mos shkurtoni shpenzimet. Sistemi bankar shqiptar ka krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme mbrojtëse si garanci për të ardhmen, dhe kjo bazohet në kredi dhe marrëveshje mbështetëse me vende të tjera...(Burimi: panorama.com.al)

28.09.2013...Ligji për investime të huaja, i cili ka pësuar ndryshime nga Ligji i vitit 2006, është miratuar të enjten në një seancë parlamentare. Sipas Rexhepit, ky ligj iu krijon mundësi diasporës kosovare që të kenë siguri më të madhe të investimeve në Kosovë si dhe është ulur përqindja e kapitalit të huaj gjë që iu jep mundësi të ndërtimit të partneritetit të bizneseve vendore me ato të huaja...(Burimi: kohaditore.com)

28.09.2013...Në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më vështirë të gjesh punë. Mbi 50% e të rinjve në Maqedoni janë pa punë, ndërkohë që mbi 22 mijë qytetarë me arsim të lartë janë të rregjistruar në Entin për punësim. Drejtori i Agjencisë për punësim Vllatko Popovski thotë se numri më i madh i të rinjëve të papunë, që janë të evidentuar në Agjencinë për punësim janë të diplomuar sipas sistemit të Bolonjës...(Burimi: zhurnal.mk)

27.09.2013...Kosova nënshkruan marrëveshjen për tregti të lirë me Turqinë. Në historinë e Kosovës, kjo është marrëveshja e parë e tregtisë së lirë e negociuar nga institucionet e Kosovës...(Burimi: kosova-sot.info)

27.09.2013...Frenimi i konsumit dhe kriza e likuiditeteve po bëjnë që bizneset të mos arrijnë të gjenerojnë fitimete duhura, duke e reflektuar këtë dhe në mosarritjen e pagave të punonjësve të tyre. Konstatimi është bërë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në daljen e tij të fundit para medieve, ku njoftoi për mbajtjen e normës bazë në nivel të pandryshuar, prej 3.5%...(Burimi: monitor.al)

27.09.2013...Gratë, biznesi dhe ligji studimi më i fundit i Bankës Botërore në shkallë globale, propozon heqjen e pengesa për barazinë gjinore. Në Shqipëri gratë dhe vajzat zënë mbi 56 për qind të popullatës, ose mbi 1,5 milionë banorë...(Burimi: standard.al)

27.09.2013...të ardhurat janë 7.2 për qind më pak se sa plani 2013 dhe 3.8 për qind më pak se sa vitin e kaluar. Të ardhurat këtë vit pritet të jenë 23.7 për qind, kjo është performance më e keqe me përjashtim të vitit 1997. Ne kemi nevojë për 24 miliardë lekë borxh shtesë. Deficiti do të arrijë në 6 për qind të PBB-së nga 3.5 që qe planifikuar...(Burimi: gaztea-shqip.com)

26.09.2013...Kosova parajsë për falsifikuesit e parave. Trendi i falsifikimi të parave të vendin tonë kohëve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se kjo dukuri sjell dëme të mëdha, prandaj sipas tyre, duhet të luftohet me të gjitha mjetet. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2012 dhe pjesës së parë të vitit 2013, janë identifikuar 465 raste të falsifikimit të parave...(Burimi: telegrafi.com)

26.09.2013...Fullani: Rritja ekonomike, nga shpenzimet e qeverisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vazhdën e vizitave që po zhvillon në vendin tonë, ka pasur dje takim edhe me biznesin dhe bankat, ku ka trajtuar edhe problemet kyçe që shqetësojnë palët. Në takimin me biznesin, Fondi ka kërkuar nga këta të fundit parashtrimin e një platforme lidhur me problemet e situatës aktuale dhe asaj se çfarë mund të mendohet si zgjidhje, pra çfarë do ta ndihmonte më shumë biznesin të dilte nga kriza...(Burimi: panorama.com.al)

26.09.2013...INTERVISTA/ Flet zyra qendore e TAP në Zvicër. Janë rreth 200 ekspertë që projekti Trans Adriatic Pipeline do të angazhojë për të mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm mbi tokat (njëkohësisht edhe pronarët) nga ku do të kalojë gjurma në tri shtetet, Greqi, Shqipëri dhe Itali. Ky informacion do të krijojë një bazë të detajuar të dhënash kadastrale. Në termat teknikë njihet si procesi LEA, mbi të cilin TAP do të bazojë përfitimin e të drejtave të aksesit mbi tokën për korridorin e ndërtimit ku do të shtrihet tubacioni dhe për atë ku do të vendosen instalimet, si stacionet e ndryshme etj...(Burimi: monitor.al)

26.09.2013...Qeveria ka zyrtarizuar anulimet e para të koncesioneve, të dhëna në periudhën e tranzicionit politik. Top Channel ka mësuar se ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri, përmes një urdhri ka vendosur të anulojë 6 leje koncesionare për ndërtimin e 7 hidrocentraleve të dhëna nga Qeveria paraardhëse e demokratëve në minutat e fundit nga 22 gushti në 9 shtator...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.09.2013...Dështimi i skemës së pensioneve është rikthyer në vëmendjen e qeverisë nga përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore. Ekspertët ndërkombëtarë kanë dy rekomandime për skemën e pensioneve në Shqipëri, e cila është drejt falimentimit. Rritja e moshës së daljes në pension ose rritja e masës së kontributit...(Burimi: monitor.al)

26.09.2013...OPINION. Leonard BUDURI. PUBLIKU DHE EVAZIONI FISKAL. Një nga mënyrat më efektive të aplikuara për të përmirësuar treguesit fiskalë është rimbursimi i pjesshëm i TVSH-së në bazë familjare. Në disa vende aplikohet me sukses rimbursimi i plotë ose i pjesshëm i TVSH-së, duke reduktuar ndjeshëm evazionin fiskal dhe duke rritur konsumin në tregun e brendshëm. Prioritet mund të jetë rimbursimi i TVSH-së me një nivel më të lartë për familjet me të ardhura më të ulëta, duke qenë lehtësisht i matshëm konsumi i tyre...(Burimi: gazeta-shqip.com)

25.09.2013...OPINION. Arben MALAJ. Risqet që gërryejnë mirëqeverisjen...pas zgjedhjeve çdo qeveri duhet të angazhohet që në fillim në një partneritet sa më serioz me qeveritë e vendeve të tjera dhe institucionet ndërkombëtare, duke e merituar mbështetjen për sfidat e vendit të saj në bazë të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit, korrupsionit, klientelizmit, papunësisë dhe varfërisë...(Burimi: panorama.com.al)

25.09.2013...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Në kërkim të shifrave dhe numrave. Nuk janë shifrat që mungonin për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, ato që e bënin programin politik të maxhorancës së re të kritikueshëm nga ish-ët. Ajo që mungon ende është inventari i parasë, dokumentimi i borxheve dhe rezultatet reale të të hyrave fiskale...(Burimi: revistajava.al)

25.09.2013...Në kulmin e krizës së kredive, që ka vënë në vështirësi sipërmarrësit për financime, shoqatat e biznesit i kërkojnë qeverisë që të hapë tregun e kapitalit dhe të vërë në punë bursën e Tiranës. Nevoja në rritje e biznesit shqiptar për të gjetur rrugë të reja financimi të ndryshme nga kreditë bankare të kushtueshme, të çon natyrshëm në krijimin e lëndës së parë për aktivizimin e tregut të kapitaleve...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.09.2013...OPINION. Programi fiskal i qeverisë, teori apo praktikë? Si mund të realizohen premtimet që janë bërë në fushatë për rritje masive të punësimit, prekje të sistemit të taksave dhe shkrirje të administratave, rishikime të koncesioneve të dhëna nga shteti, pa shkaktuar tërmet në ekonominë e brishtë shqiptare?...(Burimi: standard.al)

24.09.2013...Qeveria Rama, në javën e dytë të punës së saj, pritet të godasë dhe tronditë dy segmentet më të korruptuara të pushtetit të Sali Berishës. Bëhet fjalë për tatimet dhe doganat, të lakuara aq shumë për evazion fiskal, kontrabandë, ryshfet dhe forma të tjera korrupsioni...(Burimi:sot.com.al)

23.09.2013...Situata në destinacionet turistike egjiptiane mbetet e qetë, njoftoi drejtoresha e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Maja Llomidze. Ajo ndodhet në Egjipt, së bashku me anëtarët e ekipit të inspektimit, të cilët po vlerësojnë situatën në zonat turistike të vendit, duke filluar nga 19 shtatori...(Burimi:kohaditore.com)

23.09.2013...Duhet që të angazhohen në drejtim të të qenit formal si në transaksione dhe raportet financiare, të qenit taksapagues të rregullt, dhe të ofrojnë biznes-plane të arsyeshme, do të krijonte hapësirë për ulje të mëtejme të normave të interesit, ka thënë në një intervistë për gazetën Zëri, guvernatori Hamza...(Burimi: zeri.info)

22.09.2013...Sa realiste, transparente dhe frytdhënëse është reforma e panjohur më parë e Kryeministrit të ri Edi Rama për kontroll-revizionin e firmave që operojnë në vend nga joshqiptarët? Lajmi se 1.000 kompani të klasifikuara si biznese të mëdha apo të quajtura ndryshe VIP do të kontrollohen nga një firmë audituese e huaj ka ndezur debat në mjedisin e biznesit...(Burimi: standard.al)

22.09.2013...Biznesi, ekspertët dhe shoqatat: Si e shohim programin e qeverisë. Flasin: Eduart GJOKUTAJ, Gjergji GJIKA, Nikolin JAKA, Agim BINAJ, BiznesAlbania, Artan DULAKU, Ismail BEKA. Sipas analizës, por edhe të studimeve ndërkombëtare, Shqipëria përllogarit një nivel informaliteti që arrin deri në 50 për qind. Kush fiton më tepër, për shkak të pozicionit komod dhe monopol, të krijuar sidomos enkas nga shteti, si lejet apo licencat, nuk shoh asgjë të keqe për të vendosur norma të reja sipas shkallëve....(Burimi: monitor.al)

21.09.2013...Kompanitë kosovare të sigurimeve vazhdojnë të përfitojnë shuma më mëdha parash nga shitja e policave të sigurimit në kufi. Vetëm brenda tetë muajve të fundit këto kompani, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kanë shitur rreth 335 mijë polica me vlerë 13 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

20.09.2013...Një çështje e rëndësishme, të cilën e preku edhe Kryeministri, është ajo e borxhit të padokumentuar që duhet të dokumentohet. Të dhënat ti jepen sektorit privat dhe pasi të bëhet pjesë e borxhit kombëtar, që në fakt i tillë është, duhet të merret vendimi se si niveli i këtij borxhi duhet të ulet...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.09.2013...Me kalimin e ditëve nga marrja e pushtetit, po kristalizohet edhe plani për auditin ndërkombëtar të financave të vendit nga shoqëritë prestigjioze. Tashmë, për Kryeministrin Edi Rama nuk do të jenë vetëm asetet publike që do të verifikohen, por edhe vetë kompanitë e mëdha, të cilat zënë një peshë të madhe në vjeljen e të ardhurave në buxhet...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.09.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. TAKSAT DHE NDIKIMI MBI INVESTIMET DHE BIZNESIN. Lidhja midis taksave dhe rritjes ekonomike vijon të mbetet si një çështje kryesore në politikën e ditës. Ky shkrim, duke pasur në vëmendje prezantimet e shoqatave të prodhuesve dhe ekspertëve të sektorit ekonomik dhe fiskal, synon që diskutimi të bëhet në aspektin teknik për ti dhënë përgjigje pyetjes se sa ndikon shkalla tatimore për fitimin e aktiviteteve (të mesme dhe të mëdha) dhe të ardhurat e punonjësve?...(Burimi: gazeta-shqip.com)

19.09.2013...Do të ngritën çmimet e duhanit nga një dhjetori e pastaj nga janari sërish do të ketë ngritje tjetër. Kështu pas vendimit që ka marr Qeveria e Kosovës për ngritje të tatimit akcizës. Kosova përveç Shqipërisë, andaj ka hapësira të mjaftueshme që të ngritën akciza në këtë produkt nga 27 euro në 30 euro gjatë 2013-ës ndërsa nga 30 në 32 euro gjatë vitit 2014 për njësi konvencionale...(Burimi: telegrafi.com)

19.09.2013...Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bruto Produktin Vendor (BPV) nga viti 2004 deri në vitin 2012, me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante. Sipas këtij agjencioni, BPV-ja në Kosovë është rritur nga vlera 4 miliardë e 772.8 milionë euro në vitin 2011 në vlerën 4 miliardë e 916.4 milionë euro 2012...(Burimi: kosova-sot.info)

19.09.2013...Hapet në Tiranë seminari për bashkëpunimin ekonomik rajonal në Ballkan; si ti përgjigjesh krizës ekonomike me tregjet e hapura. Mundësitë për tregje të hapura dhe integrimin e tyre sipas modelit Beneluks në Ballkan do të diskutohen sot në Tiranë në seminarin Tregjet e hapura për Beneluksin e Ballkanit, të organizuar nga Qendra Austriake për Ekonominë, Instituti i Liberalëve Shqiptarë dhe AGREEI...(Burimi: standard.al)

19.09.2013...Deficiti buxhetor në fund të 8 mujorit arriti në 53 miliardë lekë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, duke qenë më shumë sesa dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke iu afruar kufirit të rishikuar të buxhetit vjetor (të rishikuar me të ardhurat e privatizimeve), që parashikohet në 61 miliardë lekë, ndërkohë që parashikimi fillestar kishte qenë 49 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

19.09.2013...Rënia e të ardhurave u theksua në muajt e fushatës elektorale, por me humbjen e zgjedhjeve, qeveria e drejtuar nga demokratët e thelloi më tepër gropën në arkën e shtetit, ku pas qershorit, u pa se në korrik dhe tashmë në gusht, gjendja paraqitet dramatike...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.09.2013...Bllokada ne dogana. Maqedonia fitoi 20 mije dhe humbi rreth 7 milione euro. Humbjet llogariten te jene afer 1 milione euro ne dite...(Burimi: gazetaexpress.com)

18.09.2013...OPINION. Shenoll MUHARREMI. Për një bashkëpunim fuqizues mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shqipëria dhe Kosova kanë probleme të përbashkëta, si papunësia, zhvillimi i ultë dhe bilance të thella negative tregtare. Por, ato gjithashtu kanë përparësitë e veta të cilat me një mobilizim dhe bashkëpunim të strukturuar, në adresimin e defekteve dhe përdorimin e resurseve të përbashkëta me përparësi krahasuese, do të shërbenin për punësim, rritje të qëndrueshme ekonomike dhe sidomos përmirësim të konkurrencës së dy ekonomive...(Burimi: telegrafi.com)

18.09.2013...Ngritja e vazhdueshme e çmimeve për shërbime bankare në disa raste është bërë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Banka më e madhe komerciale në vend Pro Credit Bank ka ngritur tej mase çmimin për shërbime të vogla bankare. Deri para pak kohësh për një pagesë banka të ndalte vetëm 0,50 euro, e ndërkaq tash e tutje ajo është 1.50 euro, por për disa lloj të tjera të pagesave shkon deri në 2 euro. Po ashtu, edhe banka tjetër Raifaissen ka ngritur tarifën nga 0.50 centë në 1.50...(Burimi: zeri.info)

18.09.2013...Pensionet në vitin 2014 do të rriten për 5 për qind, paralajmëroi sot kryeministri Gruevski para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. Përveç rritjes së pensioneve, Gruevski paralajmëroi që nga marsi i vitit të ardhshëm Qeveria do të bëjë rritjen e mjeteve për ndihmë sociale...(Burimi: zhurnal.mk)

18.09.2013...Nje treg ballkanik sipas modelit Benelux diskutohet nesër ne Tiranë. Mundësitë për tregje të hapura dhe integrimin e tyre sipas modelit Benelux në Ballkan do të diskutohen nesër në Tiranë në seminarin "Tregjet e hapura për Benelux-un e Ballkanit", të organizuar nga Qendra Austriake për Ekonominë, Instituti i Liberalëve Shqiptarë dhe AGREEI (Grupi i Veprimit për Integrimin Ekonomik dhe Europian)...(Burimi: zhurnal.mk)

18.09.2013...INTERVISTE. Helmut HOFFMANN/ Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë. Shqipëria është shumë afër integrimit të sigurt në Komunitetin Europian. Ne jemi shumë aktiv në lidhje me këtë proces. Projektet që financon Gjermania në Shqipëri. Kapërcimi i ngërçit për linjën e interkojeksionit Shqipëri-Kosovë...(Burimi: shekulli.com.al)

18.09.2013...Selami Xhepa, ish-këshilltari i Kryeministrit në vitet 2005-2009, tani dekan në Institutin Kanadez të Teknologjisë, sqaron në një intervistë për Top Channel se çfarë pasojash ka për ekonominë, anulimi masiv i koncesioneve të dhëna nga qeveria e mëparshme...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.09.2013...Ministri i Financave, Besim Beqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret e parapara me marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Për sa i përket Buxhetit 2014, ne kemi diskutuar në detale për procesin dhe përmbajtjen e Buxhetit në pika të përgjithësuara. Tani që kemi Rregullën fiskale në fuqi, jemi dakorduar që deficiti i përgjithshëm për vitin 2014 të jetë 2% i GDP-së, tha i Ministri i Financave...(Burimi: zeri.info)

17.09.2013...Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija, ka dorëzuar pranë ministrit të ri të Financave, Shkëlqim Cani dorëheqjen e tij nga detyra. Ndërkohë që kanë nisur konsultimet për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj administrate, që duket se do të drejtojë njëkohësisht dhe doganat...(Burimi: monitor.al)

17.09.2013...Banka e Shqipërisë në një udhëzim të publikuar në Fletoren e fundit Zyrtare për matjen e rrezikut nga pastrami I parave dhe financimi I terrorizimit. Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ndihmojë subjektet e rregullores Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (në vijim referuar si PPP/LFT), në administrimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Udhëzimi përcakton të gjitha rastet se kur sjelljet e subjekteve, organizatave jo fitimprurës, transaksionet, apo individët mund të jenë subjekt...(Burimi: monitor.al)

17.09.2013...Ndërsa remitancat që emigrantët sjellin nga vendet ku jetojnë e punojnë drejt të afërmve në Shqipëri shënuan nivelin më të ulët të dekadës në gjashtë muajt e parë të 2013-ës, për të dytin vit radhazi po vihet re tashmë një prirje e re: janë familjet shqiptare ato që po ndihmojnë të afërmit e tyre jashtë vendit...(Burimi: standard.al)

17.09.2013...Ministria e Financave, me ardhjen e ministrit të ri, Shkëlqim Cani, i është rikthyer punës, pas mbledhjes së parë të zhvilluar dje paradite. Problemi kryesor i ministrisë është identifikimi i detyrimeve të prapambetura, të cilat mendohet se janë rreth 400 milionë dollarë, plus 200 milionë që vlerësohen vonesat nga mosrimbursimi në kohë i Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH)...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.09.2013...OPINION. Adrian CIVICI dhe Ibrahim REXHEPI. Për një ekonomi të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shkëmbimet tregtare vuajnë nga një deficit tregtar strukturor shumë i lartë, me eksporte anemike kryesisht në lëndë të para me vlerë të shtuar të ulët dhe importe që mbulojnë deri dhe produktet bazë. Bilanci i pagesave ekuilibrohet nga remitancat dhe kohët e fundit në Shqipëri nga borxhmarrja. Investimet e huaja janë në rënie si në Shqipëri, edhe në Kosovë...(Burimi: panorama.coma.al)

16.09.2013...Dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga administrimi dhe përdorimi i fondeve publike nga pushteti vendor, i evidentuar nga KLSH në raportin e vitit 2012, është i konsiderueshëm. Në total, 36 bashki dhe 18 komuna kanë shkaktuar një dëm rreth 401 milionë lekë...(Burimi: standard.al)

16.09.2013...Qeveria e Maqedonisë ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Tregtisë, i cili rregullon kushtet dhe mënyrën e tregtisë në tregjet e brendshme dhe të jashtme, masat për kufizimin dhe performancën e tregtisë dhe masat mbrojtëse...(Burimi: zhurnal.mk)

16.09.2013...TAP-i: Një gazsjellës për të ardhmen energjetike të Europës. Parashikohet ndërtimi i një zinxhiri gazsjellësish 4000 km të gjatë për eksportin e gazit në Europë (hera e parë). Parashikohet, sipas projektit të TAP, që kosto totale e këtyre projekteve do të jetë mbi 40 miliardë dollarë amerikanë. Plani është që të prodhohen 16 miliardë metra kub gaz në vit më shumë dhe deri në 100 000 fuçi kondensati në ditë. 6 miliardë m kub gaz në vit do ti shiten Turqisë, pjesa e mbetur, 10 miliardë, do ti vihet në dispozicion Europës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.09.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Buxheti!? Varet nga parashikimi dhe administrimi fiskal. Nga zhvillimi ipolitikave fiskale ka pjesë të ardhurash që buxheti i humbet. Këto efekte me vlerë zbritëse llogariten si të ardhura, që buxheti nuk do ti përfshijë në të ardhmen. Por, nga ana tjetërpolitikat fiskale me lehtësira për investimet, kur llogariten duke konsideruar instrumentet emirëadministrimit (si pjesë të strategjisë vizionare të zhvillimit ekonomik) i japin mundësibuxhetit të fitojë pjesë të tjera edhe më të mëdha të ardhurash në të ardhmen, si dhe përperiudha afatgjata duke ndikuar në forcimin dhe konsolidimin fiskal...(Burimi: monitor.al)

15.09.2013...Vjet në Kosovë kanë kërkuar punë 260 mijë veta, 120 mijë të rinj. Ndërsa, nga Ministria e Arsimit bëhet e ditur se 59 shkolla profesionale janë në funksion, me çfarë po synohet të zhvillohet cilësia profesionale për uljen e papunësisë në Kosovë dhe se plan-programi korrespondon me nevojat e tregut të punës...(Burimi: telegrafi.com)

15.09.2013...Më shumë se 200 milionë euro është borxhi që kompanitë kosovare kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, thonë zyrtarë të këtij institucioni, edhe pse kjo administratë është fokusuar në shumë aktivitete me qëllim që të sigurojë një nivel të lartë të përmbushjes tatimore...(Burimi: telegrafi.com)

14.09.2013...Bruto prodhimi vendor në kuartalin e dytë të vitit shënon rritje prej 3,9 për qind, shpalli enti shtetëror për statistikë. Sipas të dhënave të publikuara në tremujorin e dytë të vitit 2013 është shënuar rritje në më shumë sektore...(Burimi: zhurnal.mk)

14.09.2013...Qytetaret e Kosovës nuk janë të varfër ashtu siç duken. Ata duket se kanë para të bollshme nëpër duar. Këtë fakt e vërtetojnë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, ku shihet se depozitat kanë shënuar rritje muajve të fundit. Deri në muajin korrik të këtij viti qytetarët e Kosovës kanë deponuar nëpër banka 2 miliardë e 144 milionë euro. Kurse në muajin qershor depozitat ishin 2 miliardë e 76 milionë euro. Nga kjo del se brenda një muaji janë rritur depozitat përreth 68 milionë euro...(Burimi: telegrafi.com)

14.09.2013...Detyrimet e papaguara ndaj biznesit, plus borxhi publik, e vendosin qeverinë Rama në një situatë aspak komode, por sikurse është shprehur Shkëlqim Cani, në kohën e fushatës, skema e pagesave është projektuar, por se do tu bëhet e qartë të gjithëve, se shlyerja do të bëhet sipas radhës dhe mundësive. Fundja, auditi ndërkombëtar, këtë qëllim ka, të identifikojë saktë detyrimet e shtetit ndaj privatit, borxhin e fshehur...(Burimi: gazeta-shqip.com)

14.09.2013...Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbeten simbolike apo karakterizohen vetëm nga shkëmbimet tregtare, eksport - import, edhe pse vullneti politik nuk mungon për formimin e një tregu të përbashkët. Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë që Kosova dhe Shqipëria duhet që të kenë një treg unik, me rregullativa të përafruara në të gjitha aspektet e legjislacionit që mbulon fushën ekonomike, me qëllim që bashkëpunimi të intensifikohet...(Burimi: kohaditore.com)

14.09.2013...ANALIZE. Erjona SULJOTI dhe Sofika NOTE. Kreditimi i sektorit privat: Analizë e zhvillimeve në vend dhe rajon. Zhvillimet në kreditimin në Shqipëri duket se janë në një linjë me zhvillimet në vendet e rajonit. Kërkesa e ulët për kredi është reflektim i ecurisë së dobët ekonomike në këto vende. Ndërkohë, oferta për kredi vijon të jetë e shtrënguar prej dy faktorëve kryesorë: nevoja për të financuar aktivitetin ndërmjetësues nga burime të brendshme të financimit (depozita) dhe rritja e rrezikut të kredisë (niveli i lartë i huave me probleme)...(Burimi: monitor.al)

14.09.2013...Administrata tatimore dëshmon një paaftësi totale në mbledhjen e taksave, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar, kurse rrjedhimisht qytetarët përfitojnë më pak mundësi për mirëqenie. Nuk janë pak, por 2 miliardë lekë, mungesa në arkën e shtetit për shkak të mosadministrimit si duhet nga administrata tatimore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.09.2013...Dëmet e biznesmenëve, nga vendosja e barrierës në kufirin e Maqedonisë dhe Kosovës, janë evidente si për palën e Maqedonisë po ashtu dhe për Kosovën. 'Më shumë këto dëme i pësojnë kompanitë', vlerësojnë nga Lidhja e Odës Ekonomike të Maqedonisë (LOE)...(Burimi: kohaditore.com)

13.09.2013...Të varfrit janë shtuar, madje jo vetëm në fshat, por edhe në qytet. Konfirmimi vjen nga anketa e INSTAT-it, realizuar te 6671 familje, në bashkëpunim me Bankën Botërore. Të dhënat paraprake të Anketës së Matjes së Nivelit u publikuan dje dhe u referohen vitit 2012, përmes matjeve të zhvilluara në muajt shtator-tetor të atij viti...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.09.2013...Shqipëria dhe Republika Popullore e Kinës do të kryejnë për tre vjet transaksionin SWAP, që ofron një kanal, mes të cilit, bankat qendrore do të kenë akses në monedhat vendase, me qëllim, nxitjen e tregtisë dypalëshe dhe investimeve direkte për zhvillimin ekonomik, njoftoi zyra e shtypit pranë Bankës së Shqipërisë...(Burimi: standard.al)

13.09.2013...Biznesi pritet të çlirohet nga ngarkesa fiskale, arbitrariteti tatimor dhe të gjenerojë para, nga kthimi i borxhit që qeveria e i ka. Këtë pritshmëri ka biznesi, pasi ka dëgjuar programin ekonomik nga Kryeministri Rama. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikon Jaka e cilëson program të realizueshëm, atë të prezantuar nga Rama. Ai thotë po ashtu se borxhi prej afro 200 milionë euro ndaj kompanive, mund të kthehet me paratë e buxhetit...(Burimi: sot.com.al)

12.09.2013...Edhe pse dje hyri në fuqi ligji për strukturën e re të doganave, shumica qeverisëse në ka një tjetër projekt për sistemin e tatimeve dhe doganave. Në programin qeverisës të katër viteve të ardhshme është parashikuar që struktura e tatimeve dhe doganave të bashkohen...(Burimi: shekulli.com.al)

11.09.2013...Rrushi cilësor i këtij viti i ka bërë verëtarët kosovarë që të presin një përmbyllje të suksesshme të sezonit të prodhimit të verës. Kjo do të ndikoj në vazhdimin e trendit pozitiv të eksportit por edhe të zëvendësimit të importit të verës. Hapja e shumë kapanoneve të verës në Rahovec ka eliminuar problemin e vitit 2010. Vetëm gjatë vitit të kaluar, verëtarët kosovarë kanë arritur të prodhojnë mbi 5 milionë litra verë.

11.09.2013...TAP-i, Korridori i Jugut, dhe siguria energjitike në Europë. Në Uashington u zhvillua një diskutim mbi gazsjellësin e njohur si Korridori i Jugut. Ky projekt, i cili përfshin gazsjellësin TAP, parashikon transportin e gazit natyror të Detit Kaspik nga Azerbajxhani për në Europë duke kaluar përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë...(Burimi: kohaditore.com)

11.09.2013...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Rrëpira 17 shkallëshe e indeksit të konkurrueshmërisë globale...Asnjë qeveri, në 20 vitet e fundit, nuk i ka degaduar kaq rëndë 12 elementët thelbësorë të zhvillimit të një vendi. Nga vendi i 78-të, Shqipëria zbret në vendin e 95, në 148 shtete të raportuara...(Burimi: revistajava.al)

11.09.2013...Ulen të ardhurat, emigrantët më pak para se në vitin 2004. Sollën në Shqipëri vetëm 228 milionë euro në 6 muaj. Referuar shifrave zyrtare të bëra publike vit pas viti, shumica e emigrantëve jetojnë dhe punojnë në vende fqinje si Greqia dhe Italia, dy vende në krizë. Arsyeja e parë e rënies së dërgesave lidhet me papunësinë në këto vende, që ka prekur së pari emigrantët...(Burimi: panorama.com.al)

10.09.2013...Programi i Qeverisë Rama, 2013-2017. Në një material prej 80 faqesh, qeveria e re ka publikuar programin që do të shërbejë si bazë për qeverisjen e katër viteve 2013-2107. Ai është i mbështetur në 5 shtylla kryesore: 1.Integrimi në Bashkimin Europian; 2. Shqipëria evropiane në rajon dhe në botë; 3. Shteti i të drejtës dhe demokratizimi i qeverisë; 4. Zhvillimi ekonomik...(Burimi: monitor.al) -shërbimet publike

10.09.2013...ANALIZE. Eduart GJOKUTAJ. Pabarazia ekonomike: Është rritur apo do të rritet më tej? Pabarazia ekonomike në vend ka shënuar rritje të madhe. Pesha e të ardhurave ka një rëndim mbi të pasurit e rinj. Pesha e taksave mbi ta nuk ka qenë sipas peshës së të ardhurave, me qëllim që të mund të balanconte sadopak peshoren midis shtresave. Pabarazia e vendosur ka ndryshuar status quo-në për qindra mijë punonjës. Polarizimi ekonomik ka ndikuar duke varfëruar më shumë të varfrit dhe duke pasuruar më shumë të pasurit. Por, si do i vejë halli pabarazisë ekonomike? Një rrugë e gjatë me ulje dhe ngritje...(Burimi: gazeta-shqip.com)

10.09.2013...Qeeveria e Kosoves ka marre vendim per heqjen e TVSH per produktet primare qe prodhojne fermeret ne Kosove. Nga ky lehtesim do te fitojne 20 mije fermere. Norma e sheshte qe nga sot do te jete zero perqind. Ndersa ne vendet e rajonit ajo eshte nga 4 dhe 6 perqind...(Burimi: gazetaexpress.com)

10.09.2013...Edhe sivjet ashtu si edhe vitin e kaluar pritet të ketë rritje të sipërfaqeve me të mbjella vjeshtore. Por, bujqit ankohen për impute të shtrenjta edhe këtë vit, pavarësisht se çmimi mbetet pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Kohëve të fundit edhe çmimi i naftës ka shënuar rritje për 2 centë. Jo rrallëherë në prag të mbjelljeve vjeshtore, apo edhe pranverore, bujqit në Kosovë përballen me rritje çmimesh. Si pasojë e kësaj vështirësohet dukshëm edhe puna e tyre, sidomos në fushatën e mbjelljeve...(Burimi: telegrafi.com)

10.09.2013...Qeveria e re, e kryesuar nga socialistët ka paraqitur një progam ambicioz, si heqja e taksave për biznesin e vogël, reduktimin e një sërë taksash të tjera, vendosjen e tatimit të përshkallëzuar, si dhe hapjen e 300 mijë vendeve pune, të gjitha këto në një kohë kur buxheti është në gjendje të vështirë dhe ekonomia po rritet me ritmet më të ulëta të dekadës, me më pak se 2%...(Burimi: monitor.al)

10.09.2013...Monitor publikon një përmbledhje të disa pikave kyçe të programit ekonomik të Partisë Socialiste lidhur me punësimin, politikat e taksave, turizmin, energjinë, mbështetjen e sipërmarrjes dhe zhvillimin rural, që pritet të jenë baza e zhvillimit të vendit në katër vitet e ardhshme...(Burimi: monitor.al)

10.09.2013...Çmimet me pakicë të benzinës, prej sonte në mesnatë, do të rriten për 1,5 denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë për litër. Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 83,50 denarë, e Eurosuperit BS-98 do të arrijë 85 denarë, ndërsa i Eurodiselit 73 denarë...(Burimi: zhurnal.mk)

10.09.2013...OPINION. Gjon NDREJA. Auditimi i brendshem- Nje hap perpara, dy hapa mbrapa. aktualisht, është hapur një diskutim i rëndësishëm në Europë rreth rolit dhe pozicionit të Komiteteve të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik ku dominon pikëpamja se këto komitete, me një numër të reduktuar njerëzish, duhet të asistojnë dhe mbështesin njësitë e auditimit të brendshëm në subjektet publike, në pikëpamje të rritjes së pavarësisë dhe të profesionalizmit të tyre...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.09.2013...Bizneset vendase, mes vështirësive të rënies së kërkesës e problemeve me likuiditetin, mund të marrin disi frymë lirisht, pasi në pjesën e parë të vitit nuk po përballen me rritje të kostove të prodhimit, në raport me një vit më pare, ndërkohë që në raport me tremujorin e parë, rritja është fare e lehtë për disa industri...(Burimi: monitor.al)

09.09.2013...Ankandet e bonove vijojnë normalisht pavarësisht apeleve për kujdes nga ekspertët e financave, për shkak të shqetësimit të rritjes së borxhit. Mësohet së fundmi se Banka e Shqipërisë ka njoftuar se do të nxjerrë në shitje të martën (nesër) për llogari të Ministrisë së Financave letra me vlerë më afat maturimi 12 dhe 6-mujor. Vlera e borxhit që do të merret te bankat llogaritet në rreth 100 milionë dollarë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.09.2013...Edhe pse shifrat e vizitorëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit janë në rritje, të ardhurat nga industria e turizmit nuk kanë ndjekur të njëjtin trend, kjo tregon se kemi të bëjmë më shumë me shqiptarë (emigrantë, ose shqiptarë me nënshtetësi tjetër etj.) që shpenzimet për turizmin i përfshijnë te remitancat që sjellin...(Burimi: monitor.al)

07.09.2013...Ministri në ikje i Financave ka firmosur një urdhër ku parashikohen disa ndryshme në ligjin për taksat kombëtare. Ndryshimet ligjore që hyjnë në fuqi sot, prekin procedurën për pagesën e rentës. Në urdhër parashikohet se në rastin kur zotëruesi i lejes së shfrytëzimit eksporton mineralin që ai ka nxjerrë nga nëntoka apo nënproduktin e prodhuar nga ky mineral, ai paguan taksën e rentës minerare në çastin e bërjes së deklaratës doganore...(Burimi: shekulli.com.al)

07.09.2013...Edhe në Shqipëri, sot janë të pakët ata që blejnë CD me muzikë, madje aq shumë është rrënuar ky biznes, saqë sot në Tiranë gjen vetëm dy pika shitjeje, nga qindra që ishin. Shitjet kanë rënë në nivele rekord, aq sa janë për të ardhur keq. Përfaqësuesi i agjencisë Albanian Music Industri (AMI) Romeo Koçi, thotë se gjendja e këtij tregu është vërtet mjerane, shitjet e CD-ve kanë rënë me më shumë se 50%...(Burimi: monitor.al)

06.09.2013...Politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) vendosën dje në mesditë në Frankfurt që të mbajnë normën bazë në një nivel të ulët historik prej 0.5%. Në kushtet kur marrja e një kredie është bërë gjithnjë e më vështirë, bizneset po mbështeten te tregu informal për të marrë hua dhe për të shlyer detyrimet e tyre. Fenomeni është pranuar së fundmi dhe nga Banka e Shqipërisë, në raportin e saj të standardeve të kreditimit për tremujorin e dytë të këtij viti...(Burimi: standard.al)

06.09.2013...Numri i qytetarëve që po arrijnë ta gjejnë një vend pune në sektorin publik në vend, edhe më tej vazhdon të jetë shumë i vogël, në raport me kërkesat që ka vendi. Për gjashtë muaj, përmes ndërmjetësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në Institucionet Publike në vend kanë arritur të hyjnë në punë vetëm 356 qytetarë. Ndërkaq, në sektorin privat, gjatë gjysmës së parë të këtij viti janë punësuar 1730 punëtore...(Burimi: zeri.info)

06.09.2013...Këmbimi i përgjithshëm i Maqedonisë me jashtë në shtatë muajt e parë të vitit arrin 6.182.009.000 dollarë amerikanë, ndërsa më shumë ose 49,6 për qind është tregtuar me Gjermaninë, Greqinë, Britaninë e Madhe, Serbinë dhe Italinë. Sipas të dhënave të publikuara në Entin shtetëror të statistikës, eksporti i mallrave është 2.407.356.000 dollarë, ndërsa importi 3.774.653...(Burimi: zhurnal.mk)

05.09.2013...INSTAT: Ekonomia është e orientuar te shërbimet. Sipas të dhënave më të fundit të plota të publikuara nga Instituti zyrtar i Statistikave, në vitin 2011, shërbimet sollën 52.4% të vlerës së shtuar në ekonomi. Ky është kontributi më i lartë që nga viti 2002...(Burimi: gazetametropol.com)

05.09.2013...Ndërsa bankat pothuajse e kanë ndërprerë kredidhënien në valutë dhe janë përqendruar te ajo në lekë, bizneset vijojnë të përballen me kredi të shtrenjta në monedhën vendase. Politika lehtësuese monetare e Bankës së Shqipërisë nuk po arrin të ndikojë në uljen e kostos së huave në monedhën vendase. Në të kundërt, interesi i kredive është rritur...(Burimi: standard.al)

05.09.2013...Hyn në fuqi rregullorja e re për garantimin e parave të depozituara në banka. Urdhri mban firmën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe detyron bankat e nivelit të dytë të mbajnë të ngrirë 12 % të kapitalit për të garantuar depozitat e qytetarëve...(Burimi: shekulli.com.al)

05.09.2013...Kosova vazhdon të ketë një disbalanc të thellë tregtar. Eksporti vazhdon ta mbulojë importin vetëm me 11.8 për qind. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin korrik 2013, prej 202,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 208,5 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2012...(Burimi: kosova-sot.info)

05.09.2013...Maqedonia është e 73-ta në listën e konkurrencës në raportin e fundit të Forumit botëror ekonomik, duke u ngjitur për shtatë vende nga viti i kaluar, kur ishte e renditur në pozicionin e 80-të. Nga vendet e rajonit, Bullgarisë është në vendin e 57-të, Sllovenia në të 62-in, Mali i Zi në të 67-in, Kroacia në të 75-in, BeH në vendin e 87-të, Greqia në të 91-in, Shqipëria në vendin e 95-të dhe Serbia në pozitën e 101-të...(Burimi: zhurnal.mk)

04.09.2013...Pavarësisht se sektori i prodhimtarisë është gjenerues kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi, në Kosovë politikat ekonomike favorizojnë më shumë bizneset tregtare se sa prodhuesit vendor, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve...(Burimi: kohaditore.com)

04.09.2013...Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë për rrugë deri nga fundi i vitit përgatisin rikonstruktim, revitalizim, e deri diku edhe zgjerim të gjashtë rrugëve të reja rajonale në gjatësi prej rreth 100 kilometrave, ku do të investohen 780 milionë denarë, respektivisht 12,6 milionë euro...(Burimi: zhurnal.mk)

03.09.2013...Kreditimi i ekonomisë pësoi një tkurrje në fortë në muajin Korrik dhe për herë të parë pas më shumë se një dekade shënoi rënie me bazë vjetore. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të Korrikut, portofoli i kredisë së sistemit bankar ra pothuajse me 10 miliardë lekë krahasuar me Qershorin. Ndërsa krahasuar me 12 muaj më parë, kredia për ekonominë ra me 0.9%, duke prekur rënien edhe në vlera emërore...(Burimi: scan-tv.com)

03.09.2013...Administrata Tatimore e Kosoves është duke zhvilluar procesin e instalimit të pajisjeve speciale drejtpërdrejt në pompat e karburanteve, që pamundësojnë shitjen e radhës, nëse nuk lëshohet kuponi fiskal. Kjo bëhet me qëllim të zvogëlimit të evazionit fiskal. Drejtori i ATK-së, thotë se sfidë mbetet monitorimi i përdorimit të këtyre pajisjeve...(Burimi: kohaditore.com)

03.09.2013...Qeveria ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e huamarrjes në tregun e brendshëm. Të dhënat e fundit fiskale nga Ministria e Financave tregojnë se niveli i huamarrjes arriti për 7-mujorin në vlerën 24,7 miliardë lekë, nga 22 miliardë lekë që ishte planifikuar për këtë periudhë...(Burimi: shekulli.com.al)

03.09.2013...Në janar nuk do të ketë më lëshime, por vetëm zbatim të ligjit, duke nisur me pagesat e taksave dhe tërheqjen e kuponit tatimor nga kasat fiskale...(Burimi: monitor.al)

03.09.2013...Kosova ka pasuri të mjaftueshme që mund të sigurojnë zhvillim të përgjithshëm ekonomik, por këto potenciale mbesin të pashfrytëzuara, thonë ekspertë të kësaj fushe. Sipas tyre, resurset minerale, metalike, industria e tekstilit dhe sektori i bujqësisë, konsiderohen si sektorë mjaft tërheqës, si për investitorë vendorë, po ashtu edhe për ata ndërkombëtarë....(Burimi: zhurnal.mk)

02.09.2013...OPINION. Artan SANTO. Kopjo dhe perfeksiono. Për rrjedhojë edhe borxhi i sotëm nuk do të jete handikap i papërballueshëm për brezat por një detyrim normal e korrekt për tu shlyer. Por tavolina e punës për qartësimin dhe përcaktimin e politikave makroekonomike, është alternativë e vetme përballë vetëm tavolinës së fjalës...(Burimi: panorama.com.al)

02.09.2013...OPINION. Azgan HAKLAJ. Metamorfoza "agro - politike" e sanxhakbeut Ridvan Bode. Kështu ky i besuar i PD-se per të udhëhequr financat shqiptare i cili pozonte mediatikisht duke imituar e perifrazuar emperikisht arkitektët e ekonomisë botërore si: David Rikardon, Kejnesin, Hajekun apo Milton Fridman, u shndërrua në një sanxhakbej arrogant që nuk interesohej për ekonominë shqipëtare e për fatin e demokratëve, por për të ardhurat vetjake, të cilat gojët e liga thonë se i ka me qindra milionë euro...(Burimi: zhurnal.mk)

02.09.2013...OPINION. Gladiola BENDAJ. Porti i Durrësit: Një histori gjymtimi nën hijen e koncesioneve. Po të kthejmë kokën pas, secili nga ne do të kujtonte kollaj se në tetë vjet qeverisje nuk u ndërtua asnjë plan i mirëfilltë për zhvillimin e bregdetit. E megjithatë qeveria Berisha, në ikje e sipër, ka ndezur një putifer koncesionesh, që bëjnë pazar me pasuritë publike. Terminali i Trageteve, kontrolli fizik, Terminali i Kontejnerëve, Porti i Jahteve, shitje shërbimesh e makinerish... Në Portin e Durrësit dhunimi i aseteve publike snjeh më kufi...(Burimi: revistajava.al)

01.09.2013...Mima, BB, ekspertët e financave: Politikat e Berishës shpëtuan vendin nga recesioni, jo taksës progresive. Nuk ka më hapësirë për ulje të taksave, Rama do të vendosë regjim mbytës ndaj biznesit në vend dhe do të pengojë investitorët e huaj që të vërshojnë në Shqipëri; taksa e sheshtë shpëtoi vendin...(Burimi: standard.al)

01.09.2013...Kriza ekonomike po nxjerr jashtë loje kompanitë ndërmjetëse që shërbenin si hallkë lidhëse e bizneseve të mëdha prodhuese apo importuese me tregun e pakicës. Tashmë kompanitë e mëdha i janë sulur vetë tregut të pakicës, duke shitur direkt te subjektet e vogla në përpjekje për të ruajtur fitimet...(Burimi: monitor.al)

01.09.2013...Global Asia Investment, njëra prej kompanive më të mëdha të shteteve aziatike, ka mbi një vit që ka ateruar në Kosovë, me qëllim të prurjes së investitorëve japonezë. E fokusuar fillimisht në shitblerjen e tokave, përmes aksionarëve të ndryshëm nga kompani aziatike, brenda një viti, kjo kompani ka arritur të sjellë në Kosovë rreth 200 aksionarë japonezë...(Burimi: telegrafi.com)

GUSHT

31.08.2013...Kosova radhitet ndër vendet e fundit në rajon sa i përket investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Sipas të dhënave të raportit të fundit të Konferencës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD), Kosova gjatë vitit të kaluar ishte ranguar vetëm para Maqedonisë dhe Sllovenisë. Ndërkohë zyrtarët thonë se trendi i investimeve ka filluar të shënojë rritje këtë vit...(Burimi: telegrafi.com)

31.08.2013...Ka dy fusha që u duhet kushtuar rëndësi nga qeveria e re, e para është sektori i energjisë, i cili është në probleme të thella prej kohësh. Nëse ky sektor nuk do të menaxhohet siç duhet, mund të shkohet në një situatë që do të ishte shumë fatkeqe për qytetarët deri në kufizime energjie. Fusha tjetër është sektori financiar. Bankat në Shqipëri janë të mirëkapitalizuara dhe kanë fonde rezervë të mjaftueshme, për të mos u prekur nga kriza të shpejta...(Burimi: gazeta-shqip.com)

31.08.2013...Për të pasur një panoramë edhe më të qartë mbi hotelet dhe shërbimin turistik që ne i ofrojmë turistëve që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, Monitor bëri një kërkim edhe në një nga sitet më të njohura për komentet mbi hotelet, tripadvisor.com. Ajo që vihet nga turistët e huaj është, së pari, një zhgënjim i tyre me yjet që reklamojnë hotelet, që ligjërisht nuk janë të bazuara mbi asnjë standard...(Burimi: monitor.al)

31.08.2013...Ajo që bie në sy këtë sezon veror është braktisja e qytetit të Durrësit nga turistët, çka ka çuar në një numër shumë të ulët rezervimesh gjatë këtij viti. Rënie të ndjeshme në këtë zonë kanë regjistruar turistët kosovarë rezulton nga një pyetësor me drejtues të disa hoteleve kryesore në bregdetin shqiptar, që ka realizuar Revista Monitor...(Burimi: monitor.al)

30.08.2013...Kompanitë dhe fondet shtetërore në Slloveni i kanë ndërmarrë hapat e parë drejt privatizimit të operatorit kryesor të telekomit në këtë shtet. Përmes një deklarate, fondi investues shtetëror SOD ka thënë se fondet dhe kompanitë që së bashku përbëjnë 75 % të aksioneve të kompanisë së Telekomit, janë duke e kërkuar një këshilltar që do e mbikëqyrte shitjen...(Burimi: kohaditore.com)

30.08.2013...Në 6 muajt e parë të këtij viti, kanë hyrë 114.45 milionë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja, ndërsa fitimi i pashpërndarë i riinvestuar është 18,87 milionë dollarë. Sipas të dhënave të publikuara të Bankës Popullore të Maqedonisë, pjesa më e madhe e investimeve janë nga Austria, Belgjika, Britania e Madhe dhe Australia, në prodhimtari, ndërtimtari, transport dhe deponim, financim dhe aktivitete të sigurimit...(Burimi: zhurnal.mk)

30.08.2013...Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët, të cilët mbulojnë zonat kodrinore, paga rritet nga 65.335 lekë, në 67.335 lekë. Ndërsa, mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë, tashmë do të përfitojnë 84.335 lekë...(Burimi: scan-tv.com)

30.08.2013...Qeveria tejkalon limitin e borxhit, 8.7 miliardë $. Shifrat e 6-mujorit. Borxhi i jashtëm arrin në 3.7 miliardë USD, shtohet me 140 milionë dollarë në 6 muaj...(Burimi: panorama.com.al)

30.08.2013...Bode i përgjigjet FMN: Pres 30 miliardë lekë humbje në buxhet. Borxhi publik parashikohet të arrijë deri në fund të këtij viti në nivelin e 64 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nga rreth 63 për qind, të vendosur si kufi ligjor nga qeveria...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.08.2013...Në Kosovë janë duke u zhvilluar debate të shumta rreth përcaktimit të pagës minimale për vitin 2014. Derisa përfaqësues të punëtorëve kërkojnë që paga minimale të jetë rreth 65 për qind e pagës mesatare aktuale, çka do të nënkuptojë rritjen e pagës minimale, punëdhënësit thonë se rritja e pagës minimale mund të rriste punësimin joformal. Paga mesatare në sektorin publik në Kosovë, për vitin 2011 sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ishte 368 euro, ndërsa në vitin 2012 ishte 372 euro...(Burimi: kosova-sot.info)

30.08.2013...Rreth 60 milionë euro apo 10 për qind të fondit të privatizimit do të depozitohen në bankat komerciale në Kosovë. Kështu ka vendosur Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e fundit. Ekspertë të ekonomisë këtë e vlerësojnë si hap pozitiv, ndonëse të vonuar, dhe rekomandojnë që edhe pjesa tjetër e fondit të investohet në Kosovë, në sektorë të ndryshëm ekonomikë...(Burimi: kohaditore.com)

30.08.2013... Importi i veturave të vjetra vazhdon të jetë mjaft i lartë. Të dhënat e Doganave të Kosovës tregojnë se niveli i importit të veturave të vjetra vazhdon të mbajë ritmin e njëjtë, transmeton KTV . Vitin e kaluar Buxheti i vendi ka përfituar mbi 41 milionë euro për më shumë se 20 mijë vetura të vjetra, kurse për 1175 vetura të reja janë arritur të mblidhen të hyra që arrijnë në mbi 4.6 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

30.08.2013...Enti Shtetëror për Statistikë njoftoi sot se numri i punëtorëve në industri në korrik është rritur për 0,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë se rritje të numrit të punëtorëve ka në sektorin e Minierës dhe nxjerrjen e gurit për 8,4 për qind dhe në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë për 3,1 për qind në industrinë e përpunimit për 0,1 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

30.08.2013...Administrata e qeverisë Berisha ka abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit në masën 2. 68 % të prodhimit të Brendshëm Bruto në vitet 2008-2012. Shuma e abuzimeve është e barasvlershme me buxhetit që merr shëndetësia në një vit. Janë rreth 32 miliardë lekë të vjedhura nga paratë e taksapaguesve...(Burimi: shekulli.com.al)

30.08.2013...Borxhi publik i Maqedonisë deri më 31 korrik shënon rënie dhe sipas të dhënave të publikuara nga ana e Ministrisë së financave është 33.6% nga Bruto Prodhimi Vendor. Në krahasim me të dhënat e kuartalit të dytë kur ishte 34.2%, zvogëlimi llogaritet për 0.6%...(Burimi: zhurnal.mk)

29.08.2013...Dhënia e disa shërbimeve tatimore për t'u manaxhuar nga sipërmarrës privatë do të jenë më efektive për këtë administratë. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, u shpreh për TV SCAN se, disa shërbime të administratës tatimore mund tu jepen me koncesion kompanive private të huaja, por jo funksionet bazë siç janë kontrolli dhe vlerësimi...(Burimi: scan-tv.com)

29.08.2013...Ministria e Financave ka detajuar me kërkesë të Fondit Monetar Ndërkombëtare nismat e fundit të politikave fiskale të ndërmarrë nga qeveria deri tani, si lehtësimi i barrës së taksave për njerëzit me të ardhura të ulëta, përjashtimet fiskale, përfshirë dhe kostot fiskale të lidhura me to. Në total, efekti negativ në buxhet i këtyre nismave vlerësohet të arrijë rreth 11 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

28.08.2013...Në ditët e fundit të saj, qeveria shqiptare ka marrë borxh në tregun vendas në shumën 10. 9 miliardë lekë përmes bonove të thesarit. Ankandi është zhvilluar sot nga Banka e Shqipërisë dhe interesi i bonove të thesarit preku minimumin historik. Bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi 4.58%, vlerë...(Burimi: shekulli.com.al)

28.08.2013...Proteston biznesi i tre vendeve ndaj barrierave doganore të Kosovës. Përfaqësues të kompanive të ndryshme kërkuan krijimin e një organi të vetëm doganor, heqjen e tarifës prej 40 euro për qëndrimin në terminalin e ndërtuar nga pala kosovare, terminal që menaxhohet nga një kompani private, fatura unike nga të dyja palët si dhe dhënien fund të luftës tregtare e cila po dëmton biznesin e të tria vendeve...(Burimi: standard.al)

28.08.2013...OPINION. Ardian HACKAJ. Pesë skenarë për të ulur borxhin publik shqiptar. Këta skenarë nuk janë shterues. Të pestë kanë të përbashkët etapën e parë: identifikimin e saktë dhe sa më të shpejtë të shumës dhe karakteristikave të borxhit publik shqiptar...(Burimi: panorama.com.al)

28.08.2013...Fullani: Ekonomia nuk po mbështet rritjen e punësimit. Duke parë nga e ardhmja, Banka e Shqipërisë gjykon se burimet e rritjes ekonomike mbeten të dobëta dhe të pasigurta...(Burimi: monitor.al)

27.08.2013...Konfindustria denoncon raste të konkurrencës së ulët, madje të oligopolit nga bankat e nivelit të dytë, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një zonë laboratorike, me pëlqimin e Ardian Fullanit...(Burimi: standard.al)

27.08.2013...Volumet e Tregtisë së Jashtme janë rritur gjatë muajit Korrik si në eksporte, ashtu edhe në importe. Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, eksportet u rritën me 23.9%, ndërsa importet u rritën 1.2% me bazë vjetore...(Burimi: sot.com.al)

27.08.2013...Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, tha se sfida e qeverisë së re, do të jetë vendosja e kontrollit mbi territorin dhe transformimi i politikave urbane në politika zhvillimi, pasi instrumentet e qeverisë së shkuar nuk prodhojmë më kohezion social dhe punësim...(Burimi: monitor.al)

27.08.2013...Banka e Shqipërisë: Po ulet çmimi i banesave, 10.7% më lirë se vjet. Ia vlen më shumë ta blesh apo të jetosh me qira në një apartament. Sipas bankës, ky raport këtë vit po ndryshon. Zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes kanë filluar të bien, krahasuar me marrjen me qira të tyre, sipas analizës së raportit të indeksit të çmimit ndaj qirasë...(Burimi: panorama.com.al)

27.08.2013...OPINION. Arben MALAJ. Suficiti i korrikut, deficit i fshehur dhe borxh i rritur. shtë vështirë që mosrealizimet nga të ardhurat, të cilat do të thellohen, të mbyllen nga kursimet në zëra të ndryshëm të shpenzimeve të buxhetit. Në këtë situatë, rritja e deficitit dhe borxhit mbetet një opsion i detyrueshëm, ndoshta mbetet zgjidhja më pak e keqe krahasuar me çdo zgjidhje tjetër...(Burimi: panorama.com.al)

27.08.2013...Në kuadër të fushatës së Drejtorisë doganore për promovimin e lehtësimeve doganore dhe procedurat më të thjeshtësuara dodanore, e cila zgjatë tashmë dy muaj dhe realizohet nëpër qytetet më të mëdha të shtetit, sot punëtori me këtë temë u mbajt në Shkup...(Burimi: zhurnal.mk)

27.08.2013...Prodhimi industrial në korrik të këtij viti shënon rritje prej 3,9 për qind lidhur me korrikun e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës...(Burimi: zhurnal.mk)

26.08.2013...Ministria e Financave i ka kthyer përgjigje FMN-së në kuadër të projektit të vlerësimit të financave, i cili do të ndodhë në muajt tetor-nëntor. Në kushtet kur qeveria është në detyrë, shumë përgjigje kanë mbetur pezull, duke ia lënë në dorë ministrit të ri, Shkëlqim Cani. Duke nisur nga deficiti buxhetor, ulja e borxhit, shpenzimet, etj., për qeverinë aktuale nuk bën më sens që të tregojë se çfarë duhet të bëjë, ndërsa mësohet se sipas parashikimeve, nisur nga treguesit e 7-mujorit, vendit do ti mungojnë 30 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

26.08.2013...Qeveria socialiste do të trashëgojë një borxh të akumuluar prej faturave të papaguara ndaj firmave ndërtuese, në vlerën e rreth 400 milionë dollarë. Shifra i referohet vitit 2012, ku sipas një raporti hetimi të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në Ministri të Financave, për zbatimin e buxhetit të shtetit, nga ku evidentohet fakti, se pjesa dërrmuese e detyrimeve të papaguara ndaj subjekteve private i takojnë Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.08.2013...Serbia dhe Maqedonia krijojnë favorizime tatimore për bizneset. Njohës të çështjeve ekonomike thonë se Maqedonia dhe Serbia, përpos favorizimeve të ndryshme tatimore për periudhën deri në 10 vjet, ofrojnë edhe grante apo subvencionime të investimeve për të gjithë investitorët, deri në një shumë të caktuar të investimit. Sipas tyre, këto shtete ofrojnë edhe subvencionime për rritjen e numrit të të punësuarve, me shifra që arrijnë deri në 10 000 euro për punë të krijuar. Në Kosovë askush nuk mendon për këto lehtësira...(Burimi: kosova-sot.info)

26.08.2013...Opozita Maqedonase dhe ekspertët e ekonomisë theksojnë se Maqedonisë i duhet sa më parë rishikimi i buxhetit, ngase Qeveria tashmë ka shpenzuar 78 për qind të minusit për tërë vitin. Deficiti buxhetor vetëm për gjysmën e parë të vitit ka tejkaluar 225 milionë euro, kurse për tërë vitin 2013 është planifikuar deficit prej 288 milionë eurosh...(Burimi: zhurnal.mk)

25.08.2013...Vështirësitë në të hyrat e doganave nuk janë vetëm teknike, ka thënë Bajram Rexha, drejtor i operimit të hyrave në Doganën e Kosovës, pasi ato përcillen nga infrastruktura e dobët në pikë-kalimet kufitare, dhe numri jo i mjaftueshëm i oficerëve doganorë, në sigurinë e qarkullimit në pikën kufitare në Bërnjak, dhe nga digjitalizimi në të gjitha pikat. Sipas Rexhës, kontrolli në shtrirjen e tërë territorit mungon ende...(Burimi: gazetaexpress.com)

25.08.2013...Borxhi alarmant i Greqisë, 321 miliardë euro. Në alarm ndodhet Athina zyrtare pas publikimit të shifrave të borxhit të saj, që tashme arrin në 321 miliardë euro. Niveli i borxhit te shtetit grek ka arritur kështu ne 180% te PBB, duke shkaktuar kokëçarje jo vetëm tek qeveria Samaras, por dhe tek specialistët e kreditorëve të Greqisë...(Burimi: kohaditore.com)

25.08.2013...Të vërtetat që ministri Bode nuk i tha. Është e vërtetë se investimet janë më të larta se huamarrja, por ministria lë jashtë llogarive paratë e privatizimeve. Nëse përfshihen dhe ato, buxheti del me deficit korrent. Pra, qeveria nuk po i financon më investimet me të ardhurat e veta nga taksat, por po përdor paratë e privatizimeve, të cilat nuk i përkasin një brezi të vetëm, por edhe atyre që do të vijnë më pas. Për këtë arsye, për vite me radhë, FMN-ja u ka imponuar qeverive shqiptare një rregull, i cili i çonte automatikisht gjysmat e të ardhurave nga privatizimet për shlyerje borxhi, për të mos lënë barrë për brezat e rinj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

25.08.2013...Sezoni turistik i këtij viti po shënon shifra negative në raport me një vit më parë. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Kufirit të Policisë së Shtetit për periudhën qershor 15 gusht të këtij viti, konfirmojnë rënien e hyrjeve të shtesave vendas dhe të huaj në pikat tona kufitare. Në total, gjatë këtij sezoni, kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 1.7 milionë individë, me një rënie prej 8.6% në raport me një vit më parë...(Burimi: monitor.al)

24.08.2013...Të vërtetat e buxhetit; shifrat rrëzojnë Boden, borxhi u rrit nga zgjedhjet. Aktualisht buxheti nuk është me suficit, por me deficit të thellë primar, i cili shkon deri në 24 miliardë lekë ose mbi 2 për qind e Prodhimit Kombëtar. Dhe ky është një nga treguesit me të rëndësishëm të financave të një shteti, pasi tregon se çfarë është duke ndodhur me borxhin publik...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.08.2013...Fullani: Berisha shpërdoroi për fushatë 50 % të fondeve për investime, borxhi 63.3%. Gjatë shpjegimit të të dhënave të raportit, Fullani nënvizon faktin se ecuria e treguesve fiskalë në gjashtë muajt e parë të vitit ka reflektuar një politikë fiskale ekspansioniste, të manifestuar në rritjen e shpenzimeve buxhetore dhe të deficitit fiskal...Burimi: sot.com.al)

24.08.2013...Sistemi bankar në vend është i brishtë, ndërkaq mundësitë për uljen e normave të interesit ekzistojnë, thotë Flamur Keqa, udhëheqës i Institutit për Banka dhe Financa. Shqetësim tjetër për të është mos kërkesa nga autoritetet kompetente kosovare për kthimin e kursimeve devizore në bankat e ish-Jugosllavisë që në atë kohë kanë vepruar në Kosovë...(Burimi: telegrafi.com)

24.08.2013...Ngritja dhe rënia e Rezart Taçit. Përpos këtyre të dhënave, dilema më e madhe është te shitja e aksioneve të ARMO-s, për 35 milionë euro tek azerët. Burime të pakonfirmuara thonë se ARMO iu shit azerëve për 150 milionë euro, por me zbritjen e borxheve, mbeten cash vetëm 30 milionë euro...(Burimi: monitor.al)

24.08.2013...Bizneset presin të paguhen me fonde buxhetore për shërbimet e kryera në vite. Ato inkurajohen kur dëgjojnë për menaxhim të mirë të defiçitit buxhetor dhe punë të mirë të administratës fiskale. Por kjo nënkupton shlyerjen e faturave të prapambetura dhe jo bllokimin e Thesarit...(Burimi: standard.al)

23.08.2013...Bode: Nuk është realizuar plani i të ardhurave. Për 7 muaj, ka mosrealizim 11.5 mld Lekë në të ardhura. Duhen adresuar vetëm 9 miliardë Lekë mosrealizim ndaj të ardhurat janë realizuar në total me 94.1% të planit...(Burimi: shekulli.com.al)

23.08.2013...Christoph Kapp, shef ekzekutiv i kompanisë NEK Umwelttechnik AG nga Zvicra në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, njofton për investimet që kjo kompani planifikon ti bëjë në ngritjen e tri parqeve për prodhimin e energjisë së pastër me turbinat e erës në Zatriq, Budakvë dhe Qyqavicë. Ai thotë se projekti do të realizohet brenda tre vitesh dhe do të kushtojë nga 210 deri në 240 milionë euro, që është investimi më i madh i huaj deri më tani në Kosovë...(Burimi: kohaditore.com)

23.08.2013...KOMENT. Ermelinda MEKSI. Të vërtetat mbi ekonominë dhe Xhorxh Oruell. A duhet pritur të flasë dhe ta zgjidhë problemin FMN-ja, të rekomandojë shkurtim shpenzimesh, rritje taksash, deficit të ulët buxhetor për vitin 2014?! Prandaj është koha të flitet qartë mbi ekonominë, duke inkurajuar mendimin e lirë dhe profesional ekonomik, me synim për gjetjen e zgjidhjeve më optimale larg eklektizmit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.08.2013...Ashtu si me pagat dhe pensionet që u vonuan rreth 8 ditë, duke u shkaktuar jo pak stres rreth 600 mijë familjeve, sërish Thesari shkakton probleme, kësaj here për bërjen publike të të dhënave rreth treguesve fiskalë të muajit korrik. Kur po mbyllet muaji gusht, Ministria e Financave dorëzohet duke pranuar se nuk është në gjendje të nxjerrë të dhënat e muajit korrik dhe të shtatëmujorit, sa u takon shpenzimeve dhe deficitit, kurse mbi ecurinë e të ardhurave, kanë arritur të kenë një panoramë, edhe pse paraprake...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.08.2013...Hapet zonë e lirë industriale në Shtip. ZZHTI "Shtip" ndodhet në veriperëndim të qytetit, në hyrjen nga drejtimi i Shkupit, menjëherë afër zonës industriale të Shtipit. Ka lidhshmëri rrugore me Shkupin dhe Koçanën përmes rrugës magjistrale M5, ndërsa do të lidhet edhe me kargo aeroportin e planifikuar në Shtip përmes rrugës magjistrale M6...(Burimi: zhurnal.mk)

23.08.2013...Prodhimet e qumështit mund të mbulojnë tregun kosovar. Aktualisht, në Kosovë importohen 60 për qind të produkteve të qumështit nga vendet e rajonit dhe të Evropës, ndërsa vetëm 40 për qind e tregut mbulohet nga prodhimi i vendor...(Burimi: kosova-sot.info)

22.08.2013...Raiffeisen ka ndërprerë për dy vjet kredidhënien. Publikohen të dhënat e detajuara nga Shoqata e Bankave. BKT mban rekordin për financimin e qeverisë përmes blerjes së letrave me vlerë; Raiffeisen ul ndjeshëm portofolin e kredisë, ngrin Credinsi...(Burimi: standard.al)

22.08.2013...BSH: Kreu i Bundesbank në Tiranë, diskutoi për ruajtjen e stablitetit financiar të vendit. Në takimin me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe drejtuesit e departamenteve të Bankës së Shqipërisë, z. Weidmann diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit në vend, në rajon dhe në Eurozonë...(Burimi: monitor.al)

22.08.2013...Viti 2012, një ndër vitet më të vështira që nga fillimi i krizës, detyroi qeverinë që mbështetjen e sektorëve të ekonomisë ta bëjë me më pak para cash dhe më shumë me falje taksash...(Burimi: panorama.com.al)

22.08.2013...Papunësia në Kosovë është një nga problemet më të mëdha të shoqërisë sonë, kështu ka thënë zëvendës ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha, pas prezantimit të një hulumtimi të bërë nga Kolegji Universum, Barometri i punësimit, ku është thënë se aftësitë sikur komunikimi, puna ekipore dhe njohurit teknologji informative, janë ato të cilat vlerësohen dhe kërkohen më së shumti në tregun e punës për vitin 2013...(Burimi: gazetaexpress.com)

21.08.2013...Nafta, metalet dhe mineralet, bumi i eksportit shqiptar. Sipas statistikave zyrtare, në total, eksportet shqiptare u rritën me 8% me bazë vjetore në 2012-n, duke arritur në 213 miliardë lekë ose 1.52 miliardë euro, një shifër kjo e paimagjinueshme deri pak kohë më parë...(Burimi: standard.al)

21.08.2013...Raporti i UNCTAD, Shqipëria ndër vendet me më shumë investime të huaja. në vend të parë për nga investimet e huaja është Kroacia me 1,25 miliardë dollarë, më pas vjen Shqipëri me 957 milionë dollarë, ndërsa pasojnë Bosnja dhe Hercegovina me 633 milionë dollarë, Mali i Zi me 609 milionë dollarë, Serbia me 352 milionë dollarë, Kosova me 298 milionë dollarë, Sllovenia me 145 milionë dhe Maqedonia me 135 milionë dollarë...(Burimi: monitor.al)

21.08.2013...Kriza, bie shkalla e punësimit, shkak ndërtimi. Norma e papuësisë në vend, në bazë të anketimeve është 14.5%, gati dy pikë përqindje më e lartë se shkalla zyrtare e papunësisë. Gjatë tremujorit të parë 2013 në Shqipëri 63.2 përqind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune...(Burimi: monitor.al)

21.08.2013...Shqipëria arrin të bëhet vendi i parë në rajon që kualifikon administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE...(Burimi: monitor.al)

21.08.2013...Bankat i refuzojnë milionat e Trustit. Shkaku i pozitave monopoliste, që bankat mbajnë në treg, ka bërë që edhe pse kamatat në kredi janë të larta, bankat kanë interesim të kufizuar (jo të madh) për depozita, pra edhe për ato depozita nga Trusti Pensional i Kosovës...(Burimi: kosova-sot.info)

21.08.2013...Ballkani humbet miliarda nga krimi e korrupsioni. Sipas studimit të mëparshëm nga institucioni studiues ndërkombëtar Ndershmëria Financiare Botërore (NFB), elementët kriminalë e taksat e papaguara shteruan Ballkanin me më shumë se 83.5 miliardë euro midis 2001-shit e 2010-të dhe kontribuan ndaj terrorizmit e shqetësimeve të sigurisë...(Burimi: kohaditore.com)

21.08.2013...Kroaci, në pension në 67 vite jetë ose 41 vite stazh pune. Vitin e ardhshëm në pension të plotë mund të shkojnë punëtorët të cilët veç më kanë 41 vite stazh pune, ndërsa nuk kanë moshë të mjaftueshme për pensionim...(Burimi: zhurnal.mk)

21.08.2013...Sektori energjetik në Shqipëri paraqet dy probleme: i pari lidhet me korrupsionin e lartë dhe i dyti me ecjen në kahun e kundërt të standardeve që kërkon BE për tu bërë pjesë e saj. Raporti i Institutit të Monitorimit të Financimeve për Europën Qendrore dhe Juglindore trajton këto dhe probleme të tjera evidente...(Burimi: panorama.com.al)

21.08.2013...Taksa doganore për lëndën e parë, infrastruktura, energjia, normat e larta të interesit për kredi, edhe më tutje mbesin probleme të pazgjidhura të prodhuesve vendorë në Kosovë. Institucionet e Kosovës, lëre që nuk janë marrë me problemet e tyre, por në disa raste ata vetëm po vazhdojnë ti rëndojnë ata...(Burimi: telegrafi.com)

21.08.2013...Ideja e Pacollit për ringjalljen e Trepçës. Modelet e prezantuara nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli për ristrukturimin e gjigantit metalurgjik Trepça, po duket se kanë mbetur të vetmet për t'u marrë parasysh nga Qeveria e Kosovës. Ata që ishin prezentë në diskutimet e para një muaji për këtë çështje, nuk i kanë deponuar me shkrim propozimet e tyre...(Burimi: telegrafi.com)

20.08.2013...Eksportuesit më të mëdhenj: kryesojnë Bankers, Kurum, Beralb. Në total, eksportet shqiptare u rritën me 8% me bazë vjetore në 2012-n, duke arritur në 213 miliardë lekë. Bankers është kthyer në eksportuesin më të madh në vend, me xhiron e tij, që ishte e barabartë me 24% të totalit të eksporteve vitin e kaluar...(Burimi: monitor.al)

20.08.2013...Bankat: Kreditë e këqija në qershor, 24.2%. Edhe pse sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave kreditë e këqija mbeten 24.2 për qind, ato në një masë të konsiderueshme mbeten të mbuluara nga provigjonet. Po kështu, vetëm Baka e Shqipërisë në disa raste ka theksuar se impakti i kredive të këqija do të ishte akoma më i ulët nëse ato nga totali i tyre zhvishen nga koleterali me të cilin janë mbuluar...(Burimi: panorama.com.al)

20.08.2013...As muaji korrik nuk ka mundur ti japë frymëmarrje arkës së shtetit. Është periudha më e nxehtë e vitit, me bum turistësh, me aktivitete që gjallërohen, etj., por me sa duket, administrata tatimore dhe doganat kanë shkuar me pushime të parakohshme, duke lënë evazionin dhe informalitetin të lulëzojnë në çdo cep të vendit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.08.2013...Kosova gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka importuar një sasi prej 1,573 tonë të duhanit, dhe ka mbledhur nga taksa e akcizës të hyra në vlerë 42.485.757 euro. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Ai ka shpjeguar se në muajin janar në Kosovë janë importuar rreth 203 tonë duhan dhe taksa e akcizës ka qenë rreth 5 milionë euro...(Burimi: telegrafi.com)

20.08.2013...Zyra e Kryeministrit të Kosovës shpenzoi këtë vit, deri në korrik, rreth gjysmë milioni euro për udhëtimet e delegacioneve në bisedimet me Serbinë. Por, qeveria ende nuk ka treguar shpenzimet e plota dhe detajet e tyre për takime me delegacionet serbe për afër dy vjet e gjysmë që kur kanë filluar bisedimet. Në muajin korrik për këto qëllime ajo ndau edhe një fond të ri prej 700 mijë eurosh...(Burimi: kohaditore.com)

19.08.2013...INTERVISTE. Milva EKONOMI. Koha për strategji në mbështetje të rritjes ekonomike. Mendoj që ka ardhur koha për një strategji realiste, që do të mbështesë rritjen ekonomike dhe do të vendosë në baza të shëndosha regjimin fiskal ne vend. Ky borxh i lartë publik, i brendshëm dhe i jashtëm, doemos kërkon një sistemim për të mos u bërë faktor pengues në thithjen e investimeve të huaja. Rivendosja e një regjimi fiskal të programuar së bashku me FMN dhe monitorimi i vazhdueshëm i tij janë faktorë të rëndësishëm për nxitjen e reformave, që kanë në qendër rritjen e prodhimit...(Burimi: shekulli.com.al)

19.08.2013...Autoritetet kompetente duhet ta ndryshojnë konceptin për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, ekzekutivi duhet të krijojë ambient, i cili u siguron fitime investuesve potencialë, sepse qasja e krijimit të mjedisit të përshtatshëm për ta, nuk ka sjellë rezultate...(Burimi: telegrafi.com)

19.08.2013...Britanikët harxhojnë nga 173.645 euro për një fëmijë deri në 18 vjeç. Shpenzimet për kujdesien e një fëmije deri në moshën 18 vjeçare në Britani të Madhe për një vit janë rritur për katër për qind dhe arrijnë 148.105 funta (173.645 euro), bëri të ditur organizata për ndihmë të fëmijëve "Child poverty action group"...(Burimi: zhurnal.mk)

18.08.2013...Paraja në qarkullim, sa është dhe si lëviz. Kush janë monedhat dhe kartëmonedhat që përdoren më shumë nga shqiptarët? Kur ka qenë periudha në të cilën ka qarkulluar më shumë apo më pak para në treg? Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me paranë e emetuar, kartëmonedha dhe monedha, që përdoren si mjet shkëmbimi në Republikën e Shqipris...(Burimi: standard.al)

18.08.2013...Bizneset i blejnë shtrenjtë paratë në banka. Përderisa në Kosovë normat e interesit sillen prej 9 deri në 25 për qind, në Republikën e Maqedonisë ato sillen nga 4.98 deri në 13 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

18.08.2013...Karburantet që shiten në vendin tonë janë me cilësi më të ultë se ato që shiten në rajon. Njëkohësisht në këtë fushë bëhen keqpërdorime të shumta edhe sa i përket sasisë , thonë qytetarët. Njëri thotë se për këtë arsye, shpenzimet në Kosovë janë më të mëdha, krahasuar me vendet e rajonit...(Burimi: gazetaexpress.com)

17.08.2013...Të dhënat e fundit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se në maj të këtij viti, kohë që përkon me kulmin e fushatës zgjedhore është konstatuar një rritje e ndjeshme e parasë jashtë koorporatave depozituese, që është zgjeruar me rreth 4%, çka nënkupton se rreth 6 miliardë lekë apo 44 milionë euro janë hedhur në qarkullim vetëm në një muaj...(Burimi: shekulli.com.al)

17.08.2013...Analize. JOSEPH E. STIGLITZ/ Nobelisti i ekonomisë. MËSIMET E GABUARA NGA FALIMENTIMI I DETROITIT. I famshëm për agresivitetin e luftës së tij kundër pabarazisë ekonomike në SHBA analizon falimentimin e Detroitit si rrjedhojë e kësaj pabarazie...(Burimi: gazetaexpress.com)

17.08.2013...Copëzohet Albpetroli, jepen 6.3 milionë tonë naftë me koncesion. Copëzimi i Albpetrolit është pritur negativisht nga ana qeverisë në ardhje, por reagimin e ka bërë deputeti i PS, Erjon Braçe, i cili në profilin e tij në Facebook vlerëson se ky është abuzimi i radhës i qeverisë në ikje. Sipas tij, pjesa që i është dhënë Feniks Petroleum kap vlerën një miliard dollarë...(Burimi: panorama.com.al)

17.08.2013...Viber i shkakton miliona euro humbje PTK-së. Është ndërmarrja më fitimprurëse në vend. Por tani, Postë-Telekomit të Kosovës nuk po i shkon asgjë mirë, si në aspektin e privatizimit ashtu edhe në realizimin e planit biznesor. PTK-së tashmë i ka dalë një problem i ri që po i kushton me humbje të fitimeve...(Burimi: telegrafi.com)

17.08.2013...Konfindustria: Rritet interesi për investime të huaja në Shqipëri. Prodhuesit dhe industrialistët i kërkojnë qeverisë së re që të hartojë një strategji ekonomike dhe fiskale për të tërhequr investimet e huaja...(Burimi: kohaditore.com)

17.08.2013...Ka një platformë për veprim të përbashkët të bursave në rajon drejt asaj që shumë ekspertë e shohin si alternativë zgjidhjeje të funksionimit të një burse të vetme në rajon. Bursa e Stambollit është e interesuar ta blejë Bursën e Tiranës?!...(Burimi: monitor.al)

17.08.2013...Kur ekonomia mbërthehet nga kriza, zgjidhja më e mirë për çdo sipërmarrës është të jetë i zgjuar, të investojë aty ku duhet duke garantuar rritje edhe në një periudhë të vështirë. Alban Zusi, i cili ka një përvojë mbi 15-vjeçare në menaxhimin e bizneseve është i kënaqur për zgjedhjet që ka bërë pikërisht gjatë krizës. Ai zgjodhi të investojë në vitet kur bizneset e tjera bënin të kundërtën, kursenin. Sot drejton kompaninë INCA, e cila përpunon dhe eksporton të brendshme mishi, një biznes specifik që është shumë pak i përhapur në vend...(Burimi: monitor.al)

16.08.2013...Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se problemet e ditëve të fundit në mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat kanë rezultuar me bllokimin e eksportit të produkteve kosovare drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, janë më tepër të natyrës teknike...(Burimi: telegrafi.com)

16.08.2013...Këshilli i Ministrave ka kaluar në mbledhjen e sotme një vendim për miratimin e marrëveshjeve hidrokarbure, ndërmjet Albpetrol, sh.a.-së, kompanisë, privatizimi i të cilës dështoi në fund të vitit të kaluar dhe PHOENIX Petroleum, sh.a.-së për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në disa vendburime të naftës...(Burimi: monitor.al)

16.08.2013...OPINION. Nezir ALDEDA. Një shënim mbi debatin: Detyrime vs Borxh...Në kushtet kur si çdo lloj risku, edhe ky nuk mund të eliminohet, çështja është si mund të minimizohet, nga ana tjetër të matet e të rritet përgjegjshmëria e agjencive publike dhe organeve/këshillave që mbikëqyrin duke bërë axhustimet e nevojshme në kohë. Menaxhimi i angazhimeve, me pak fjalë, është proces i cili duhet të bëhet pjesë e detyrueshme e agjencive publike dhe që kërkon bashkëpunimin, pranimin dhe vullnetin e të gjithëve...(Burimi: panorama.com.al)

16.08.2013...Në kulmin e sezonit turistik, administrata tatimore u bën edhe një herë thirrje operatorëve privatë të këtij sektori që të jenë në rregull me pagesën e taksave. Mësohet se Drejtoria e Tatimeve është duke vazhduar takimet e saj me subjektet turistike, në zona të ndryshme, si në Sarandë, Vlorë, Shëngjin, Divjakë, Pogradec, Velipojë, Gjirokastër dhe zona të tjera...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.08.2013...Fasonet, si po përballohet kriza. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, sipërmarrësit që punojnë me fason (material porositësi) në vend zënë rreth 32% të të gjithë të punësuarve në industri, ndërkohë që pesha që fasoni ka në totalin e industrisë përsa i përket xhiros është vetëm 9%. Sipas statistikave zyrtare, numri i të punësuarve në të dy kategoritë nuk i kalon 30 mijë, megjithatë vlerësohet që ky segment, direkt dhe indirekt, punëson më shumë se dyfishin e vlerës së deklaruar zyrtarisht...(Burimi: standard.al)

16.08.2013...Dogana e Kosovës vendosë procedura të reja të mbikëqyrjes së importit të mallrave për të gjitha bizneset, duke kërkuar garanci bankare në vlerën 100 për qind të mallit. Sipas zyrtarëve të Doganës kjo vjen pasi teknikisht është bërë e pamundur mbikëqyrja e procesit të hyrje daljeve të mallit nga depot doganore, në mënyrën siç ka qenë deri më tani. Ndaj këtyre procedurave me ndikim ekonomik janë ankuar bizneset e importit të mallrave në Shqipëri dhe Kosovë...(Burimi: telegrafi.com)

16.08.2013...Fundi i recesionit në zonën e euros do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike edhe në Kosovë, por jo në masë të madhe, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, rritja e ekonomike në 17 vendet e shteteve të Bashkimit Evropian,mund të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja dhe dërgesave nga emigrantët që jetojnë në këto shtete...(Burimi: kosova-sot.info)

15.08.2013...Në komunën e thellë të Lekbibajt në rrethin e Tropojës ,këto ditë nisin punimet për ndërtimin e 9 hidrocentraleve të vegjël nga një kompani izraelite me një investim prej 110 milionë euro...(Burimi: shekulli.com.al)

15.08.2013...Belle Air Europe rrit flotën për tiu përgjigjur nevojave të pasagjerëve. Numri i pasagjerëve të transportuar nga fillimi i aktivitetit deri në fund të muajit Korrik 2013 nga kompania Belle Air Europe është mbi 600,000 pasagjerë, duke konkurruar suksesshëm operimin kaotik të charter-ave të disa prej agjensioneve turistike në këtë treg, me çmime më ekonomike dhe me më shumë fluturime në ditë, me avionë të gjeneratës më të fundit Airbus A319 e A320...(Burimi: kohaditore.com)

15.08.2013...Periudha përpara zgjedhore shoqërohet gjithnjë me shtim të shpenzimeve dhe parasë në qarkullim. Të dhënat e fundit, të publikuara nga banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se në maj të këtij viti, kohë që përkon me kulmin e fushatës zgjedhore, është konstatuar një rritje e ndjeshme e parasë jashtë korporatave depozituese, që është zgjeruar me rreth 4%, çka nënkupton se rreth 6 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

15.08.2013...Fitimi i sistemit bankar arriti në 1.5 miliardë lekë për tremujorin, duke shënuar një rënie prej 36% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Problematike në tremujorin e dytë të vitit është bërë rritja e huasë së humbur...(Burimi: monitor.al)

14.08.2013...Ndonëse është një vit krize dhe me shpenzime të kufizuara konsumatore, numri i kartave bankare si një ndër instrumentet kryesore të pagesave nga individët janë rritur edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i kartave bankare në fund të Qershor arriti në 792 mijë, me një rritje prej 3% që nga fundi i vitit të kaluar...(Burimi: scan-tv.com)

14.08.2013...Konkurrenca: Transaksioni i ARMO-s i pavlefshëm, nuk u njoftua përqendrimi. Shitja e mbi 80% të aksioneve të kompanisë së rafinerisë së naftës ARMO tek Heaney Assets Coorporation, transaksion i realizuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në datën 8 gusht, rrezikon që të shpallet e pavlefshme, për shkak se në bazë të ligjit për konkurrencën duhet të ishte bërë paraprakisht njoftimi i përqendrimit të këtij transaksioni, bëhet e ditur nga burime pranë këtij institucioni...(Burimi: monitor.al)

14.08.2013...Ashpërsohet gara e distributorëve, teksa ndiejnë tkurrjen e konsumit. Kompanitë e distribucionit, të përqendruara në segmentin FMCG (mallrat që lëvizin shpejt nga raftet) janë ato që e kanë ndier më shumë tkurrjen e konsumit gjatë 2012-s, duke mos regjistruar në përgjithësi rritje, apo duke u zgjeruar minimalisht, sipas të dhënave të xhiros që janë bërë publike nga tatimet...(Burimi: monitor.al)

14.08.2013...Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të hyrat e drejtpërdrejta të parave në Kosovë nga mërgimtarët tanë, vetëm për tremujorin e parë të këtij viti janë 127 milionë euro. Në këtë kohë krize financiare kontributi i diasporës vlerësohet si jetik për vendin tonë thonë analistët të ekonomisë...(Burimi: telegrafi.com)

14.08.2013...Bizneset, letër Bodes dhe Mimës: Rriten kostot prej 1 gushtit, maunet me 1 mln euro, pezull. Kjo sjellje jokorrekte e institucioneve doganore të Kosovës karshi bizneseve shqiptare bëhet me të vetmin qëllim për ti realizuar përfitim dikujt duke përdorur institucionin e shtetin...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.08.2013...Rritja ekonomike europiane stimulon edhe ekonomine e vendit tone. Me 68.2% të tregtisë që kryhet me vendet e Bashkimit Europian, gati 80% të kapitalit të bankave që vjen nga Eurozona dhe pjesën më të madhe të investimeve të huaja direkte që origjinohen nga vendet e BE-së, ecuria e ekonomisë shqiptare është tepër e varur nga çfarë ndodh në Eurozonë...(Burimi: monitor.al)

13.08.2013...Nafta është një nga tregjet më të mëdha në vend, që qarkullon mbi 100 miliardë lekë në vit (llogaritur në bazë të xhiros së kompanive kryesore), apo gati 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dukuria tipike e dy viteve të fundit (2011-2012) ka qenë konsolidimi i disa sipërmarrjeve, konkretisht të atyre që investuan me depozita në Porto Romano (Kastrati + Kaspetrol, Taçi Oil, Europetrol Durrës Albania dhe së fundmi Bolv Oil), dhe rënia e kompanive të tjera të vogla...(Burimi: monitor.al)

13.08.2013...Tatimi mbi të ardhurat, çfarë përjashtohet nga taksimi 10%. Nevoja për të caktuar saktë përjashtimet, vjen në një kohë kur janë një sërë procesesh në vijim si dëmshpërblim i disa kategorive, shpronësime për interes publik. Një ndryshim që kërkonte pasqyrim në udhëzimin e ri, është edhe ai i nismës që ndërmori qeveria për të hequr detyrimin e tatimit mbi të ardhurat për pagat deri në 30 mijë lekë të vjetër. Saktësimi më i mirë i kësaj bëhet edhe në një kohë kur për të dytin vit është plotësuar edhe formulari i deklarimit të të ardhurave personale për individët. Por cilat janë në fakt të ardhurat që përjashtohen nga detyrimi i pagesës së tatimit 10 për qind?...(Burimi: panorama.com.al)

13.08.2013...Kosova synon gazin e Azerbajxhanit. Përfituese nga projekti me investim rreth 40 miliardë dollarë, i cili ka të bëjë me transportimin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë, përveç Shqipërisë mund të jetë edhe Kosova...(Burimi: kohaditore.com)

13.08.2013...Greqia thotë se recesioni i saj i thellë u zbut nga prilli në qershor, por ekonomia e vendit është tkurrur me më shumë se 20 për qind gjatë pesë vjetëve të fundit. Athina tha sot se ekonomia e saj u ul 4.6 për qind në tremujorin e dytë, pasi pësoi një ulje prej 5.6 përqindësh në muajt e parë të vitit...(Burimi: telegrafi.com)

13.08.2013...Financat rishikojnë amnistinë fiskale, përfitojnë edhe bilancet e vitit 2012! Përtej planit dhe parashikimeve, qeveria nuk ka shtyrë thjesht afatin e zbatimit, deri më 31 dhjetor 2013, por edhe kushtet, pra përfituesit. Më parë ishte deklaruar se amnistia thjesht shtyhej në kohë, por mbeteshin të njëjtat rregulla. Kjo bëhej për ti dhënë një tjetër shans atyre që për arsye të ndryshme nuk aplikuan në periudhën kur nisi zbatimin, qershor 2010 mars 2011...(Burimi: gazeta-shqip.com)

12.08.2013...Çdo herë e më i vogël po është numri i ndërmarrjeve të reja. Për vetëm tre muaj dallimi është mbi 19%. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 gjithsej janë regjistruar 2504 ndërmarrje, ndërsa në tremujorin paraprak kanë qenë 3101 sosh...(Burimi: gazetaexpress.com)

12.08.2013...Sektori energjetik përbën thembrën e Akilit për Shqipërinë, sepse sa herë ka lëkundje ky sektor, aq herë shkundet dhe buxheti. Prandaj, Banka Botërore në programin e saj për aktivitetin në vendin tonë, në fund të bilancit 6-mujor vlerëson se fokusi tek energjetika duhet të jetë reformimi i sektorit. Kjo duhet të ecë sidomos në drejtim të përmirësimit të furnizimit me energji. ..(Burimi: panorama.com.al)

12.08.2013...Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka hequr dorë nga ideja për krijimin e një tregu të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Në një intervistë për Epoka e Re, ai ka thënë se shumë shpejtë këtë ide do ta prezantojë edhe para kabinetit qeveritar, në mënyrë që të fillojë implementimi i këtij projekti...(Burimi: telegrafi.com)

12.08.2013...Veriu i Kosovës i ka të gjitha elementet e nevojshëm për të qenë i pavarur ekonomikisht nga Qeveria e Kosovës. Njohësit e ekonomisë, po shqetësohen se në bisedimet Kosovës Serbi, nëse kësaj pjese të vendit i mbeten si njësi të pavarura gjiganti metalurgjik Trepça, Ujmani, Energjetika, Telekomunikacioni dhe Fondi për Veriun, atëherë veriu do të behët një shtet në vete...(Burimi: telegrafi.com)

11.08.2013...OPINION. Kseniya LVOVSKY/ Përfaqësuesja e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë. Duhet vepruar perpara se te filloje stuhia. Megjithatë, rreziku më i madh vjen nga ajo që duket si një situatë e përsosur në një ditë me diell si ajo e udhëtimit tonë, kur liqeni është i mbushur plot me ujë dhe asnjë shenjë stuhie në horizont...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.08.2013...OPINION. Mitro ÇELA. Divorci i çmimit me taksën. Pa taksa tretet ligji i vlerës. Harrohet konkurrenca dhe çmimet lënë pa gjumë miletin. Le të urojmë se kemi një parullë socialiste për të fituar vota, dhe jo një projektligj fiskal për në Parlament...(Burimi: panorama.com.al)

11.08.2013...Kosova, me një rendiment mesatar prej 4,362 kilogramë për hektarë, sivjet ka prodhuar 364 mijë ton grurë. Fushata e korrje-shirjeve të grurit tashmë ka përfunduar në tërë vendin, duke arritur të korrën gjithsej 83,450 hektarë me grurë. Këto të dhëna, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, janë të dhëna të 34 komisioneve komunale, që i kanë raportuar në komisionin qendror për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve, i cili së shpejti pritet të përgatis dhe publikojë edhe raportin përfundimtar për fushatën e sivjetme të korrje-shirjeve të drithërave të bardha...(Burimi: gazetaexpress.com)

11.08.2013...Në Kosovë kamatat për kredi ndër më lartat në botë. Kreditë vazhdojnë të jenë malli më i shtrenjtë në Kosovë, theksojnë ekspertë për çështje ekonomike, sipas të cilëve normat e interesit për kredi, nuk kanë arritur të ulen, pavarësisht faktit se në tregun financiar ka hyrje të reja të bankave komerciale...(Burimi: kohaditore.com)

10.08.2013...Rriten të ardhurat e shtetit nga koncesionet e naftës. Shfrytëzimi i burimeve të naftës duke filluar nga viti 2015, pritet të rrisë të ardhurat e arkës së shtetit me rreth 50%...Burimi: sot.com.al)

10.08.2013...Kriza dhe ndërtimi pa kriter kanë ulur ndjeshëm shitjet dhe çmimet në disa zona bregdetare të vendit. Zona më e dëmtuar është Durrësi, ku çmimet përllogariten të kenë rënë deri në 50% në raport me fillimin e parakrizës. Agjentët këshillojnë se për këdo që kërkon një shtëpi të dytë, ky është momenti ideal për të kapur ofertat...(Burimi: monitor.al)

10.08.2013...OPINION. Arben MALAJ. Detyrimet e prapambetura duhen paguar...Destinacioni i detyrueshëm dhe i kontrolluar i pagesave të prapambetura nga buxheti duhet të jenë shlyerja e detyrimeve ndaj punonjësve, ndaj kredive të këqija dhe i detyrimeve ndaj buxhetit. Kështu, efekti pozitiv në ekonomi rritet. I gjithë procesi duhet të rregullohet me një akt ligjor dhe duhet të jetë plotësisht transparent...(Burimi: panorama.com.al)

09.08.2013...Ministria e Financave harroi udhëzimin për legalizimin dhe faljen fiskale. Rrezikohet të hidhet poshtë nga qeveria e re, ndërkohë që biznesi dhe qytetarë të shumtë e prisnin si ujët e pakët këtë masë të ndërmarrë nga mazhoranca e djathtë këtë vit, me afat të zgjatur deri në fund të dhjetorit 2013...(Burimi: standard.al)

09.08.201 3...Zyrtare, Taçi heq dorë nga ARMO. Shkak, borxhet!? A është Heaney Assets Corporation përfaqësuese e interesave të azerëve? Edhe kjo nuk është ende e qartë, sepse kompania nuk rezulton në asnjë kërkim, nuk ka një profil të sajin në internet dhe nuk dihet se ku është e regjistruar...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.08.2013...Askush spaguan tatim për qiratë. Qiramarrësit e ndërtesave dhe lokaleve po i shkaktojnë humbje të mëdha buxhetit të Kosovës. Pronarë banesash dhe lokalesh, të cilat i lëshojë me qira, pothuajse nuk paguajnë fare tatimin prej 10 për qind, raporton KTv...(Burimi: kohaditore.com)

08.08.2013...Me një investim me vlerë 17 milionë euro Operatori i Transmetimit të Energjisë do të ketë tashmë një sistem të ri të kontrolli. Ky projekt i rëndësishme u realizua nga kompania Italiane ABB. Nëpërmjet këtij projektit modernizohen 14 nënstacionet e OST, në 6 HEC-et që janë në pronësi të KESH dhe 25 nënstacionet e Shpërndarjes...(Burimi: standard.al)

08.08.2013...Në vendin tonë operojnë nëntë fabrika, të ngritura për të ricikluar mbetjet urbane dhe industriale, me leje të qeverisë shqiptare, për synim mbrojtjen e mjedisit. Problemi qëndron te fakti se fabrikat kanë kapacitete të mëdha dhe nuk u mjafton lënda që marrin nga tregu vendas, ndaj, për të justifikuar investimin dhe për të punuar me ritëm të plotë, u duhet të importojnë mbetje nga jashtë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.08.2013...Një vend pune në bujqësi prej 10 deri në 15 mijë euro. Njëri nga agrobizneset vendore, i cili deri më tash ka arritur të punësojë 35 veta, është edhe qumështorja Eurolona, e cila përmes investimeve të saj dhe granteve që ka marrë nga Komisioni Evropian dhe USAID-i, ka arritur të zgjerojë kapacitetet prodhuese dhe përpunuese...(Burimi: telegrafi.com)

08.08.2013...OPINION. Artur GALANXHI/ Ekspert rural. A është e mundur rritja e të ardhurave nga sektori i Bujqësisë? Rruga e zgjidhjes duhet të shikohet në disa drejtime kryesore, si rritjen e cilësisë dhe eficiencës së investimeve dhe mbështetjes shtetërore, rritjen e sasisë së thithjes së fondeve të BE (Projekti IPARD-like), rritjen e thithjeve të fondeve kredi të buta dhe grante nga Banka Botërore, IFAD, etj. Në rrugën e rritjes së thithjes së fondeve të mësipërme është e domosdoshme një konceptim i ri dhe përdorimi me kriter i mbështetjes, sipas standarteve Europiane...(Burimi: gazetadita.al)

07.08.2013...Autoritetet doganore të Kosovës brenda gjashtë muajve kanë evidentuar 205 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme. Vlera e mallit që është ndaluar nga zyrtarët doganorë arrin vlerën prej gjysmë milion euro...(Burimi: kosova-sot.info)

07.08.2013...Gati 80 mijë punonjës në administratën publike të Kosovës. Ata mesatarisht marrin nga 374 euro në muaj për punët që si kryejnë, ose që kryhen nga një përqindje e vogël e tyre. Në rrethanat kur aktualisht në listën e punëkërkuesve janë të regjistruar 265 mijë e 531 mijë persona, kurse lista e atyre që marrin ndihma sociale(tash janë 132 mijë e 626 persona) vazhdon të rritet, punësimi në administratën publike mund të shihet si një zgjidhje...(Burimi: kohaditore.com)

07.08.2013...VEZHGIM. Lorina MIXHA. Shumë kosto, pak punë, shtretër të pashfrytëzuar. Buxheti i qeverisë paguan nga viti në vit kosto më të lartë për spitalet e rretheve, ata që njihen si spitale rajonalë dhe jo për ata bashkiakë. Edhe pse një pjesë e mirë e popullsisë jeton në qytete, përsëri në dhjetëra spitale në vend nuk janë bërë ndryshime për vite me radhë, duke sjellë konsum dhe shpenzime të panevojshme për të paguar administrata ineficiente...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.08.2013...Në dy vjet, ulja 7 herë e normës bazë reflektoi më tepër te bonot, kredia mbetet e shtrenjtë. Në kushtet kur kredia për privatin rritet me 1-2 për qind, nga 50 për qind, në periudhën e parakrizës, vendimet e Bankës së Shqipërisë për të reduktuar kostot e financimit priten me mjaft interes...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.08.2013...Firmat të papërgatitura për ndryshimet ligjore. Nuk zhdoganohen ilaçet. Bode: Ndaloni importin e ilaçeve pa pullën e koncesionarit. Shkresa parandalon importet që nga data 6 gusht, pra nga dje, dhe ka krijuar një situatë kaosi tek importuesit, e cila shumë shpejt pritet të përcillet edhe në treg...(Burimi: panorama.com.al)

06.08.2013...Inflacioni në muajin Korrik pësoi një ulje të ndjeshme në 1.6%, nga 2.3% që ishte në Qershor. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni ra në nivelin më të ulët prej më shumë se një viti. Indeksi i çmimeve të konsumit pësoi rënie edhe me bazë mujore. Çmimet në Korrik ishin 0.8% më të ulëta krahasuar me Qershorin...(Burimi: scan-tv.com)

06.08.2013...OPINION. Afrim KRASNIQI. Kontrast: Politikanët, pushime familjare me taksat tona. Tek ne shumica e politikanëve flasin për turizmin vendas por vetë pushojnë jashtë vendit, flasin për spitalet tona por vetë kurohen jashtë vendit, flasin për shkollat tona por vetë dërgojnë fëmijët jashtë shtetit dhe në çdo rast mungon abc-ja e transparencës...(Burimi: gazetatema.net)

06.08.2013...Kosova është shndërruar në treg konsumues duke importuar mbi 80 për qind të produkteve të ndryshme. Kjo gjendje, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike tregon se Kosova nuk ka prodhim dhe rrjedhimisht nuk ka as edhe zhvillim ekonomik. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë për një deficit të lartë tregtar. Eksporti në muajin qershor të vitit 2013 kishte vlerën 26.3 milionë euro, ndërsa importi 222.4 milionë euro...*Burimi: telegrafi.com)

06.08.2013...Greqia, edhe partitë politike në borxhe. Partia Pasok thuhet se ka mbi 130 milionë euro borxhe. Punonjësit e Pasokut tregojnë se janë ende në pritje të pagave, se ka shkurtime dhe prapambetje në pagimin e qirasë. Po ashtu njoftohet se bankat kanë filluar procesin e konfiskimit...(Burimi: zhurnal.mk)

06.08.2013...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Kontroll ndërkombëtar xhepave të Berishës? Pse jo! Një kontabilitet publik transparent për qeverinë në ikje është sinjali i parë dhe më i rëndësishëm i besueshmërisë që mund ti japim tregjeve. Reforma e reformave, nëse duam që ky vend vërtet të ndryshojë. Pak rëndësi ka nga kush realizohet kjo transparencë...(Burimi: revistajava.al)

06.06.2013...Kokat e ekonomisë në 4 vitet e ardhshme. Me në krye Shkëlqim Canin, ministër i Financave dhe të tjerë nga pas, në postet e Industrisë, Transporteve, Infrastrukturës, Energjisë, Zhvillimit Urban, Turizmit, Bujqësisë, Sipërmarrjes dhe Mjedisit, të ndarë mes PS-së dhe LSI-së, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, shpreson për një rimëkëmbje të ekonomisë, në të gjithë sektorët që përfaqëson. Ndryshe nga qeveria Berisha, dy ministri janë ndarë në dy pjesë, ajo e Ekonomisë, Energjetikës dhe Transporteve, si dhe Ministria e Mjedisit dhe Ujërave, duke sjellë katër ministri...(Burimi: monitor.al)

05.08.2013...Raiffeisen frenon planet e rritjes në Europën Qendrore e Lindore. Karl Sevelda, i cili ka marrë postin e z. Stepic në qershor, tha se ndërsa ai nuk planifikon që Raiffeisen të largohet nga ndonjë nga tregjet e veta të Europës qendrore për momentin, lideri austriak do të përqendrojë përpjekjet për rritje në gjashtë vende: Rusia, Polonia, Republika Çeke, Sllovaki, Rumani dhe Austri...(Burimi: monitor.al)

05.08.2013...Rritja ekonomike e Kosovës duhet parë si inkurajuese, por nuk është e mjaftueshme për të ndikuar në një rritje të qëndrueshme ekonomike, me ndikim në krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve...(Burimi: telegrafi.com)

05.08.2013...Bankat 6 M I 2013: huaja për privatët dhe individët bie 20 milionë euro; investimet në letrat me vlerë rriten 230 milionë euro...(Burimi: monitor.al)

05.08.2013...Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Maqedonia ka bërë eksportimin e mallrave në vlerë prej 2 miliardë e 720 mijë dollarësh, kurse ka importuar 3.186 miliardë dollarë mall. Sipas të dhënave më të reja nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), deficiti tregtar është 1.185 miliardë dollarë...(Burimi: zhurnal.mk)

05.08.2013...Kriza ekonomike dhe ulja e konsumit po ndikon negativisht edhe në tregun e birrës. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmojnë rënien e importit të birrës gjatë gjysmës së parë këtij vit. Sipas doganave janë importuar rreth 12 milionë litra birrës në periudhën janar-qershor të këtij viti me një rënie prej afro 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i importeve të birrës rregjistruar në katër vitet e fundit...(Burimi: monitor.al)

05.08.2013...Çimento, prodhimi vendas mbyt importin. Importi i çimentos ka rregjistruar rënie të shpejtë në katër vitet e fundit, duke zbritur në 6-mujorin e parë të këtij viti në vetëm 1.5 miliardë lekë...(Burimi: monitor.al)

05.08.2013...Zbardhet vendimi për rritjen e rrogave. Sa përfitojnë nëpunësit, doganierët, tatimorët dhe punonjësit e ALUIZNI.Sa bëhen rrogat e titullarëve, drejtorëve dhe specialistëve...(Burimi: monitor.al)

04.08.2013...INTERVISTE. Arben MALAJ. Qeveria e re, kujdes nga veprimet e sforcuara për rezultate të shpejta. E ardhmja ime në shtator! Zgjidhje ka, disa, por çështja është të gjendet ajo e duhura, më me pak pasoja. Për herë të parë, pas përfundimit të zgjedhjeve, eksperti i financave publike, Arben Malaj, analizon me detaje situatën ekonomike në vend dhe çfarë sfidash e presin qeverinë e re...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.08.2013...ANALIZE. Eduart GJOKUTAJ. Reformat e propozuara, efekt 100 mln USD në buxhetin e shtetit. Propozimet politike fiskale vërehet se synojnë realizim të ardhurash neutrale. Por, çdo ndryshim i shkallës tatimore ka një efekt të dukshëm edhe në shpërndarjen e të ardhurave sipas klasave shoqërore. Në këtë kuadër edhe ndryshimet e shkallëve kanë efekte të ndryshme në shpërndarjen e të ardhurave në familjet shqiptare. Kur futen ligje të reja në zbatim duhet të komunikohet më përpara nga ofertuesi politik fatura buxhetore dhe sociale...(Burimi: standard.al)

04.08.2013...INTERVISTE. Gjergji GJIKA/ kryetar i Dhomës së Fasonit. 8 skenarët për nxitjen e industrisë së fasonit. Është një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonomi, sidomos porsa i përket punësimit. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, sipërmarrësit që punojnë me fason (material porositësi) në vend zënë rreth 32% të të gjithë të punësuarve në industri, ndërkohë që pesha që fasoni ka në totalin e industrisë porsa i përket xhiros është vetëm 9%...(Burimi: monitor.al)

03.08.2013...Mesatarja e të ardhurave vjetore për kokë banori në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, është 2.701 euro. Derisa konsumi i përgjithshëm tek ekonomitë familjare në vit është mbi 7.000 mijë euro, apo për muaj shpenzojnë mesatarisht rreth 600 euro...(Burimi: telegrafi.com)

03.08.2013...Agjencia ndërkombëtare bonitare "Standard end Purs" e ruajti rejtingun kredtior të Kroacisë në nivelin BB+, por dha vlerësime jo të volitshme për perspektivat e saj të ardhshme, duke i zvogëluar prej në "stabile" në "negative"...(Burimi: zhurnal.mk)

03.08.2013...ANALIZE. Eduart GJOKUTAJ. Ndryshimet e propozuara të taksave: Efekti në buxhet 100 milionë USD. Ulja apo dhe heqja e shkallëve tatimore duhet të ketë parasysh dhe ambientin ekonomik mbi të cilin gjen zbatim sistemi fiskal aktual...(Burimi: monitor.al)

02.08.2013...Investigimi. Shqiperia e fundit ne rajon per investime. Gjatë 6 viteve të fundit në Shqipëri vihet re një rritje e vazhdueshme e peshës së IHD-ve ndaj PBB, por ndërkohë, gjatë gjithë këtyre viteve, Shqipëria ka pasur relativisht nivelin më të ulët të IHD-ve ndaj PBB krahasuar me gjithe vendet e rajonit...(Burimi: shqiptarja.com)

02.08.2013...Paga minimale, paguhemi 12 herë më pak se në BE. Të dhënat e fundit të Eurostat lidhur me pagat minimale në vendet e Bashkimit Europian tregojnë për diferenca të jashtëzakonshme me vendin tonë. Nëse i hedhim një sy asaj çka ofron raporti i Eurostat, dalim në përfundimin se i vetmi vend në BE që ka pak a shumë të njëjtin nivel page minimale sa ne është Bullgaria, e cila e ka këtë pagë 22.1 mijë lekë, ndërkohë që ne e kemi 22 mijë lekë...(Burimi: panorama.com.al)

01.08.2013...Ministria e Financave angazhohet për respektimin e ligjshmërisë dhe përcaktimin e përgjegjësisë individuale për të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyrë janë të implikuar në sjellje të cilat nuk përkojnë me obligimet dhe autorizimet ligjore. Ministria e Financave i jep përkrahje të plotë organeve të ndjekjes dhe drejtësisë që edhe në rastin e inspektorit tatimor në Zyrën e ATK-së në Pejë, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti, të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të përcaktuar përgjegjësinë e tij...(Burimi: telegrafi.com)

01.08.2013...Fushata e korrje-shirjeve, e cila ka përfunduar gati në të gjitha komunat e Kosovës, sjell rezultate preliminare. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kosova këtë vit do të përmbushë rreth 80 për qind të nevojave të brendshme konsumuese me grurë...(Burimi: telegrafi.com)

01.08.2013...Sipas statistikave në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit në Kosove per gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shuar 770 biznese, kurse gjatë periudhës se njëjtë të vitit të kaluar numri i bizneseve të shuara ka qenë 587...(Burimi: kohaditore.com)

01.08.2013...Borxhi qeveritar mbi 2.7 miliardë euro ne Maqedoni. Duke u bazuar në kuartalin e dytë të këtij viti, borxhi i përgjithshëm i qeverisjes qëndrore përfshinë 34.1 për qind nga bruto prodhimi vendor, tregojnë të dhënat e publikuara në faqen e ministrisë së financave...(Burimi: zhurnal.mk)

01.08.2013...Kosovë, 7072 vende të reja të punës në bujqësi. Papunësia, konsiderohet si njëra prej problemeve kryesore në ekonominë e vend dhe sektori që mund të ndikojë më së shumti në zbutjen e saj vlerësohet të jetë sektori i bujqësisë. Ky sektor, që për shumë vite ishte i lënë anash, ka filluar të ketë trajtim ndryshe, si nga niveli qendror i qeverisjes, ashtu edhe nga ai lokal...(Burimi: zhurnal.mk)

01.08.2013...Investitorët e huaj kundër ndryshimeve të mëdha në regjimin e taksave. Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Seyhan Pencpligil, pak ditë më parë ka sqaruar dhe arsyet se pse sistemi bankar ka frenuar kredinë. Sistemi bankar shqiptar u rrit me 6% në 2012 dhe aktivet e tij totale arritën në 88% të PBB-së...(Burimi: standard.al)

01.08.2013...INTERVISTE. Kseniya LVOVSKY/ Drejtuesja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. Qeveria e re i ka këmbët e lidhura me financat. Qeverisë së re do ti duhet të përshpejtojë rritjen pa pasur hapësira për stimuj fiskalë. Ndërkohë që konsolidimi fiskal duhet tu dërgojë sinjalet e duhura investitorëve të huaj dhe bankave, që të mbajë të ulët perceptimin e tyre për rreziqet e investimit në Shqipëri...(Burimi: gazeta-shqip.com)

01.08.2013...Fullani: Berisha gaboi me borxhin. Në fund të tremujorit të parë, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së vlerësohet në 63.3%. Borxhi publik përbën një nga dobësitë më të mëdha të ekonomisë e të sistemit financiar shqiptar...(Burimi: gazeta-shqip.com)

KORRIK

31.07.2013...Qeveria e Kosovës përmes bonove të thesarit, deri në fund të muajit qershor të këtij viti, në arkën e shtetit i ka grumbulluar 114 milionë euro. Sipas zyrtarëve në Ministrinë e Financave, qëllimi kryesor për emetimin e bonove të thesarit ka qenë zhvillimi i tregut të brendshëm...(Burimi: kosova-sot.info)

31.07.2013...Ferizaj: Rritet numri i bizneseve të regjistruara. Po të analizojmë këtë trend të regjistrimit të bizneseve, lirisht mund të themi se 2012-ta do të kalohet për nga numri i bizneseve të reja, sepse këtë vit ka pasur gjithsej 600 biznese të regjistruara, ndërsa vetëm në këtë gjashtëmujor kemi 429 krejt të reja...(Burimi: kosova-sot.info)

31.07.2013...Borxhi publik i Shqipërisë vijon të ngjitet drejt majave të rrezikut, duke prekur pikën kritike. Të dhënat e 6-mujorit, të bëra publike nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur se borxhi në tërësi arriti në rreth 872 miliardë lekë, me një rritje 6 për qind në raport me fundin e vitit 2012, ose gati 50 miliardë lekë më shumë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

31.07.2013...Lajme jo të mira nga depozitat, bien me 1.4 mld lekë kursimet. Kursimet e individëve e bizneseve kanë regjistruar rënie për të dytin muaj radhazi në qershor, duke vijuar performancën e dobët që ka nisur prej shtatorit të vitit të kaluar. Totali i depozitave në ekonomi arriti në 939 miliardë lekë në fund të muajit qershor, duke shënuar një rënie prej 1.4 miliardë lekësh, apo 0.15%...(Burimi: gazeta-shqip.com)

31.07.2013...Prezantimi i emrave te kabinetit per Qeverinë qe pritet te madatohet ne Shtator 2013. Per here te pare 6 femra në kabinet. LSI merr 5 ministra, Niko Peleshi zv/kryeministër...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.07.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Mbi Modelin Ekonomik Dje, Sot dhe Nesër. Çfarë...? Dëshira për tju bashkuar kapitalizmit europian, vlerat njerëzore, pasuritë natyrore dhe akumulimi i kapitalit për investimet e duhura për zhvillim duhet të jenë kolonat e parimeve për hartimin e modelit ekonomik strategjik.Ndërkohë, rastësisë së zhvillimit ekonomik pa një bosht industrish udhëheqëse të derisotshme nga të gjithë ekspertët duhet ti vendoset përballë (pavarësisht nga klubi politik) ideja për ta transformuar vendin në një model zhvillimi rajonal. Asgjë nuk i mungon vendit për ta arritur këtë objektiv, ndoshta më të madh edhe se ai i anëtarësimit në Bashkimin Europian...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.07.2013...2013: Eksportet e këpucëve marrin veten; tekstilet qëndrojnë në vend. Eksportet e këpucëve u rritën me 16.5% për janar-maj 2013, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ato të tekstileve me vetëm 3%...(Burimi: monitor.al)

30.07.2013...FMN: Greqia t'i vazhdojë reformat. Janë të mirëseardhura bindjet e partnerëve evropianë se në qoftë se nevojite do të shqyrtojnë masa dhe ndihmë për ulje të borxhit grek deri në nivele të konsiderueshme nën 110 për qind nga BPV-ja deri në vitin 2022, që varet nga zbatimi i plotë i kërkesave të cilat janë të përfshira në programin grek...(Burimi: zhurnal.mk)

29.07.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Reforma fiskale dhe ndryshimi i status quo-së: Si dhe pse? Pjese e materialit permbledhes (Te pavertetat e Rilindjes)...ulja apo dhe heqja e shkallëve tatimore duhet të ketë parasysh dhe ambientin ekonomik mbi të cilin gjen zbatim sistemi fiskal aktual. Kështu, në këtë ambient ka segmente dhe grupe të ndryshme tatimpaguesish që përfitojnë ose mbajnë një barrë më të lartë në raport me njëri-tjetrin...(Burimi: monitor.al)

29.07.2013...Shumë dokumente, shumë garanci bankare dhe shumë pagesa të tjera të mallit paraprakisht është dashur që kompania kosovare Molla ti bëjë për të qenë përfaqësues zyrtar për shitje dhe servisim të kompanisë botërore Apple. Sot kompania Apple në Kosovë e brenduar me emrin molla e cila vepron me leje nga baza e Apple në Kaliforni është duke punuar me humbje të mëdha dhe në prag të mbyllës së dyqaneve zyrtare të saj në Prishtinë. Krejt kjo vjen si pasojë e injorimit të njëpasnjëshëm të kërkesave të përfaqësuesve të kompanisë Molla në drejtim të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tregon për Express Bekim Krasniqi, shefi i kompanisë Molla...(Burimi: gazetaexpress.com)

29.07.2013...Ministria e Turizmit : Në 6 muaj 15% më shumë të huaj. Gjatë muajve të tjerë veçanërisht në pikun e sezonit ( gusht) pritet që numri i turistëve të rritet edhe më tej. Megjithatë ekspertët nuk presin që ritmi i rritjes së turistëve të jetë ndjeshëm më i lartë se i një viti më parë për shkak edhe të ndikimit që do të ketë te administrata procesi i formimit të qeverisë së re, në shtator...(Burimi: monitor.al)

29.07.2013...Miliarda lekë pa rezultat, Financat: Ministritë nuk raportojnë cilësinë. U bënë pesë vjet nga zbatimi i ligjit dhe Ministria e Financave pranon se kemi ende shumë mangësi në mënyrën e raportimit të shpenzimeve, sidomos tek investimet dhe realizimin e produkteve. Çështja nuk është vetëm te shifrat dhe realizimi i tyre në përqindje, por çfarë produkti u arrit në fund të vitit, etj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.07.2013...Falimentimi i bizneseve ne Kosove shqetesues. Prej fillimit të këtij viti e deri më tani, në Kosovë janë shuar 897 biznese, kurse gjatë periudhës se njëjtë vitit të kaluar, numri i bizneseve të shuara ka qenë 587, thonë zyrtarë qeveritarë. Shuarja e këtyre bizneseve vazhdon të mbetet shqetësuese për disa ekspertë të ekonomisë, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë normale...(Burimi: gazetaexpress.com)

29.07.2013...INTERVISTE. Ervin BUSHATI. Liberalizimi i tregut shpëton biznesin dhe ekonominë, por duhet një diagnozë e mirë. Ne sapo kemi hyrë në kapitalizëm që ashtu si demokracia nuk është perfekt, por është e vetmja mënyrë funksionale e zhvillimit të një shoqërie normale njerëzore. Detyra e një shteti që punon për qytetarët e tij është që të shohë me kujdes që të harmonizojë një shoqëri njerëzore, dhe jo një shoqëri aksionere si rëndom në biznes...(Burimi: gazeta-shqip.com)

29.07.2013...Borxhi ka kaluar limitin, sjep më rritje ekonomike. Studimi i specialistëve të Bankës së Shqipërisë për politikën fiskale dhe rritjen...(Burimi: panorama.com.al)

29.07.2013...Sipas raportit vjetor 2012 të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të hyrat buxhetore, pa përfshirë pranimet nga donatorët dhe fondet në mirëbesim, në vitin 2012 kanë shënuar rritje vjetore prej 18 për qind, ndërsa si rrjedhojë e rritjes së produktit të brendshëm bruto (PBB), raporti i të hyrave buxhetore ndaj vetë PBB-së është zvogëluar në 30.6 për qind krahasuar me raportin prej 37 për qind një vit më parë...(Burimi: telegrafi.com)

29.07.2013...Shoqata e Bankave: Nuk financojmë më ekonominë për shkak të kredive të këqija. Lajmi pak më i mirë është që pjesa më e madhe e këtyre huave janë të mbuluara me kolateral dhe gjithçka që na duhet është një ekzekutim eficient i kolateralit në mënyrë që të likuidojmë problemet dhe të rigjallërojmë ekonominë...(Burimi: monitor.al)

29.07.2013...QKR: Emigrantët, që u kthyen nga Greqia, hapën në Shqipëri më pak biznese sesa pritej. Sipas një raporti nga Qendra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), 18 deri në 22 përqind e emigrantëve shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Greqi janë kthyer në Shqipëri, rreth 180,000 njerëz...(Burimi: monitor.al)

28.07.2013...OPINION. Fidan KOSUMI. Iniciativa për biznes në tranzicion.Tranzicioni thekson individualizmin, gjegjësisht ndryshon përceptimin e gjërave dhe botës duke kaluar nga fusha e përceptimit kolektiv në atë individual. Në qendër të këtij sistemi nuk është më kolektivi por individi, prona e tij private, dëshira, guximi për tu marrë me biznes si dhe motivi permanent për profit...(Burimi: telegrafi.com)

28.07.2013...Vetëm rreth 3,2% të të punësuarve marrin rroga më të larta se 30 mijë denar. Nëse kemi parasysh lartësinë e shportës së shpenzimeve prej 32.571 denar, atëherë është e qatë që mungon një pjesë e konsiderueshme të mjeteve për përmbushjen e nevojave të një familjeje katëranëtarëshe, thekson për Radio Evropa e Lirë kryetari i SPM Zhivko Mitrevski...(Burimi: zhurnal.mk)

28.07.2013...Energjia: Çështje sistemi apo menaxhimi? Dy janë problemet që shqetësojnë sektorin energjetik të sistemit të shpërndarjes: humbjet dhe borxhet. Këto të dyja, parametrat negativë morën në qafë çekët e CEZ-it, të cilët u dorëzuan përballë një morie problemesh. Borxhet e akumuluara ndaj CEZ janë rreth 360 milionë dollarë, kurse ndaj KESH janë afro 450 milionë dollarë, sipas pretendimit të drejtorit të korporatës, Halit Velaj. Nga ana tjetër, kemi një nivel humbjesh, mesatare si 6-mujor në rreth 46 për qind, në një kohë që duhet të ishin të paktën nën 25 për qind...(Burimi: monitor.al)

28.07.2013...A duhet përshkallëzuar TVSH. Kur politikanët mendojnë mbi mundësinë e ndryshimit të sistemit ekzistues tatimor nëpërmjet zëvendësimit të tij me një të ri, nëse duan që një ide e tillë të jetë realiste, duhet të marrin në konsideratë faktin se çdo ndryshim i politikës ekzistuese tatimore, përfaqëson një kërcënim në të panjohurën...(Burimi: monitor.al)

27.07.2013...Futet prodhimi vendas, bien çmimet e produkteve. Sipas statistikave, çmimet e rreth 45 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate, kastraveca etj., kanë vazhduar të ulen, përkatësisht në 50-40 lekë/kg, 40-30 lekë/kg, 50 lekë/kg. Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 3,2 leke/kg...(Burimi: shekulli.com.al)

27.07.2013...OPINION. Ardjana SHEHI. Pritshmëritë për politikën fiskale. Për shkak se programi final i gatshëm për zbatim nga kampi politik fitues pritet të sigurojë atë që është shkruar më sipër, është e rëndësishme që faza inception pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare të shterohet me kujdes, duke përfshirë edhe në këtë fazë palët e interesuara, në mënyrë që kontrata sociale me publikun shqiptar të krijojë edhe bazë për zbatimin e kësaj kontrate sociale, sipas parimit të mirëbesimit, kjo në interes të publikut të gjerë dhe të komunitetit të biznesit në veçanti...(Burimi: monitor.al)

27.07.2013...Dilemat e premtimeve PS-LSI. Në dy javët e fundit të trajtimit të çështjes nga Monitor, tashmë është kuptuar një gjë: që as vetë opozita nuk po e kupton se çfarë ka premtuar, të paktën në aspektin e ndikimeve në ekonomi. Dakord! Angazhimet për rishikimin e barrës fiskale janë për tu përshëndetur, por çështja shtrohet deri sa mban buxheti, pasi për fat të keq, në programin e dy partive kryesore të qeverisë së re, PS dhe LSI, nuk paraqitet asnjë efekt...(Burimi: monitor.al)

27.07.2013...INTERVISTE. Majlind LAZIMI/Sekretar për Çështjet Ekonomike, LSI. Efekti i taksave? Të mos harrojmë se kemi 7 miliardë euro depozita!Çdo opsion është i mundshëm, por më duhet ta përsëris se qeverisë së re në shtator i duhet një stabilizim financiar dhe konsolidim fiskal gradual, pa sforco të shpejtë dhe pa reduktuar investimet publike me rentabilitet të lartë, të cilat në fakt janë burimi kryesor për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik që gjeneron punësim...(Burimi: monitor.al)

26.07.2013...Ndërtuesit: Bien shitjet e banesave, në Durrës rënia 50%. ektori i shitjeve të apartamenteve prej shumë kohësh gjendet në nivele minimale. Kjo situatë vijon prej vitesh dhe sipas ndërtuesve është vënë re një ulje edhe sa i përket zonave bregdetare, duke konfirmuar efektet e krizës financiare. Orientimi i qytetarëve drejt kursimit dhe mosulja e çmimeve të apartamenteve, siç ndodh në vendet e tjera gjatë kohës së krizës, ka bërë që një numër i lartë i këtyre pasurive të paluajtshme të mbeten stok...(Burimi: gazetametropol.com)

26.07.2013...OPINION. Bardh SEJDARASI. Zbarkimi i FMN dhe autopsia e financave Bode. Vëmendja tek financat publike ka qënë pothuajse konstante vitin e fundit, jo thjesht për shkak të vitit elektoral, por sepse është bërë shqetësues prej kohësh niveli i borxhit publik. Ekspertët dhe analistët përplasen kur bëhet fjalë për nivelin e borxhit publik dhe e krahasojnë atë empirikisht me nivele borxhesh në shtete rajonale apo europiane, duke harruar sigurisht të nisen nga baza e njëjtë. Debati profesional dhe shkencor mbetet i hapur, ndërsa është ekonomia ajo që mbetet të reagojë...(Burimi: revistajava.al)

26.07.2013...Çfarë do të ndodhë në shtator, kush do të vijë dhe kush do të iki në X institucion? Deri sa të marrin përgjigjen dhe për të marrë garancinë e plotë, kompani të caktuara, të cilat në tetë vitet e qeverisjes së demokratëve kanë vepruar sikur të ishin në vende me parajsa fiskale, për lidhjet që kishin me pushtetin, tashmë duan të mbyllin vrimat në bilance...(Burimi: gazeta-shqip.com)

25.07.2013...Bankat, presion qeverisë për interesin e borxhit. Qeveria ka pranuar të marrë një borxh më të ulët në euro, sesa ai që kërkonte fillimisht përmes instrumentit të bonove të thesarit, duke mos pranuar kështu ti nënshtrohet presionit të bankave dhe interesit më të shtrenjtë...(Burimi: panorama.com.al)

25.07.2013...Rama me Fullanin, kërkohet receta për kreditimin; situata ekonomike e vështirë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se ky takim ka në fokus diskutimet lidhur me buxhetin, ekonominë dhe të ardhmen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me FMN, për vlerësimin e shëndetit financiar të vendit...(Burimi: monitor.al)

25.07.2013...Biznesi vlerëson Memorandumin mes odave ekonomike të Kosovës e Serbisë. Ky memorandum bashkëpunimi duhet t`i shërbejë zgjidhjeve të mundshme të problemeve të caktuara me të cilat mund të përballen në rend të parë bizneset e Kosovës gjatë plasimit të produkteve kosovare në shtetin e Serbisë, sepse në fund të fundit duhet potencuar se produktet e Serbisë kanë një treg të mirë në Kosovë dhe problemet e tilla nuk kanë ardhur zakonisht, jo nga institucionet shtetërore të Kosovës...(Burimi: kohaditore.com)

25.07.2013...Remitancat në Maqedoni, stabilizatorë ekonomik. Në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare të Bankës Popullore, në emër të remitancave vitin e kaluar janë derdhur rreth 2 miliardë euro. Çdo i pesti qytetar i Maqedonisë në vit pranon nga 2 mijë euro nga të afërmit e tij, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendi...(Burimi: telegrafi.com)

25.07.2013...Fondi tërheq vërejtjen për politika të paqëndrueshme. Në letrën e qëllimit të mirë, FMN-ja ka nënvizuar se bilanci bankar i Qeverisë me Bankën Qendrore paraqet një tampon kritik për ta siguruar ekonominë kundër tronditjeve fiskale dhe financiare...(Burimi: kosova-sot.info)

24.07.2013...BSH shet vetëm 9.3 milionë euro bono nga 11 që shpresonte; bankat presion për interesa të larta. Ecuria e ankandit të fundit mund të jetë një sinjal se bankat do të tentojnë për yield-e më të larta edhe në ankandet e bonove të thesarit në lekë, yield-i i të cilave ka rënë vazhdimisht gjatë këtij viti, duke arritur në një minimum historik rekord prej 5.35% për bonot 12 mujore, në ankandin e fundit...(Burimi: monitor.al)

24.07.2013...Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, në tremujorin e parë të vitit 2013, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës arriti vlerën e 1.45 miliardë eurove, 10% më i lartë sesa në tremujorin e parë të vitit 2012. Kurse, bazuar në të dhënat e raportit të shpenzimeve për vitin 2012, borxhi i brendshëm i Qeverisë ishte rritur për 35 herë, që do të thotë nga 6 në 167 milionë...(Burimi: kosova-sot.info)

24.07.2013...Ministri i Financave, Besim Beqaj gjatë vizitës në Zyrës Regjionale të ATK-së në Pejë dhe në Pikën Doganore në Kullë, ka deklaruar se Kosova nuk ballafaqohet me probleme buxhetore dhe ka stabilitet të theksuar makrofinancianciar, ka normën më të ulët të borxhit publik dhe do të vazhdon që edhe në vitet në vijim të realizon projekte kapitale, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave...(Burimi: kohaditore.com)

24.07.2013...Ende pa u formua qeveria e re, sipërmarrësit e huaj kanë filluar takimet me koalicionin e majtë. Duan të sigurohen se qeveria e ardhshme do ta dëgjojë zërin e tyre para se të marrë vendime. Kanë krijuar pritshmëritë e tyre, dhe prej shtatorit pritet të jenë aktivë për tu treguar drejtuesve të ardhshëm se çfarë mund të bëjnë e ku duan të mbështeten...(Burimi: zhurnal.mk)

23.07.2013...Ndryshimet në buxhetin 2013, në dorë të qeverisë së re. Në një kohë kur të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën e parë të vitit nuk janë realizuar në masën e pritshme dhe shpenzimet janë tejkaluar mbi planifikimin, nuk mbetet gjë tjetër veçse një ndryshim i këtyre treguesve në ligjin përkatës...(Burimi: scan-tv.com)

23.07.2013...Rishikimi i buxhetit, gati shkurtimi i 186 milionë USD-ve. Kur të ardhurat kanë qenë larg parashikimit që qeveria ka bërë në buxhetin e vitit 2013 dhe shpenzimet kanë bërë që deficiti të pësojë një rritje të ndjeshme, varianti i vetëm që mbetet është rishikimi i buxhetit...(Burimi: panorama.com.al)

23.07.2013...Deficiti, si u rrit ndjeshëm nga shpenzimet kapitale. Sipas të dhënave nga financat, shpenzimet për të njëjtën periudhë, në vlerë absolute ishin 22.3 miliardë lekë (apo 12.3%) më shumë se 6 mujori i parë i vitit të kaluar, duke bërë që deficiti buxhetor të kërcejë ndjeshëm. Ky i fundit ishte 27 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, apo 18 miliardë lekë më shumë se plani i 6 mujorit të parë 2013 dhe duke ezauruar pothuajse gjithë planin e vitit...(Burimi: monitor.al)

23.07.2013...Statistikat e plota fiskale të 6 mujorit: Gropa nga rënia e TVSH-së. Të ardhurat totale në buxhet për 6 mujorin 2013 kanë shënuar një rënie me baze vjetore prej gati 3%, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave., duke rezultuar në 156.8 miliardë lekë, nga 166.2 miliardë lekë, që ishte plani, pra rreth 5.6%, apo 10 miliardë lekë më pak se plani...(Burimi: monitor.al)

23.07.2013...Shumë nga agjencitë turistike që veprojnë në kryeqytet nuk janë të pajisura me arka fiskale, duke bërë kështu evazion fiskal. Zyrtarët e ATK-së thonë se edhe agjencitë turistike, sikurse edhe subjektet e tjera biznesore, janë të obliguara me ligj të kenë arka fiskale...(Burimi: kosova-sot.info)

23.07.2013...CEFTA në Beograd duhet të mbajë takim të jashtëzakonshëm në të cilin do të shqyrtohet rregulloren të cilin e vendosi Maqedonia për importimin e kushtëzuar të grurit dhe miellit nga Serbia...(Burimi: zhurnal.mk)

23.07.2013...Si ndryshojnë paga minimale dhe paga e sigurueshme. Paga minimale, në shkallë vendi që prej datës 01.07.2013, e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj bëhet 22,000 Lek, nga 21,000 lekë që ishte më parë. Paga minimale e sigurueshme për të vetëpunësuarit bëhet 19,026 Leke nga 18,295, duke filluar nga 1 gushti. Paga maksimale e sigurueshme bëhet 95,130 Lek nga 91,475, që ishte më parë...(Burimi: monitor.al)

22.07.2013...OPINION. Altin HOTI. Zgjidhja për borxhin ndaj biznesit...ërmirësimi i treguesve makroekonomikë, si ai i papunësisë, rritjes ekonomike etj., do të prevalonte në raport me ndjeshmërinë ndaj borxhit. Në të njëjtën kohë, kjo mënyrë e zgjidhjes së problemit të borxhit do të shpërndante peshën e shërbimit të tij në aktorë të tjerë ekonomikë, si dhe do të nxiste tregun financiar me një instrument shtesë...(Burimi: panorama.com.al)

22.07.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Administrim fiskal me drejtim menaxherial efektiv...Përgjegjësia e dyanshme (deleguesit dhe të deleguarit) dhe marrëdhëniet e raportimit janë dy pjesë me rëndësi për arritjen e funksionimit optimal të skemës organizative. Për të bërë të mundur që pjesët të lidhen me njëra-tjetrën, nevojitet që ambienti ku operohet të mbizotërohet nga qartësia e veprimeve, standardizimi i operacioneve, përgjegjësi e qartë dhe e bashkëshoqëruar nga integriteti, si dhe një pajtueshmëri e plotë me strategjinë dhe qëllimet e organizatës...(Burimi: monitor.al)

22.03.2013...Ja 190 pyetjet e FMN që do zbardhin masakrimin e financave nga qeveria Berisha nga viti 2007-2013. Ekonomia shqiptare, në të gjitha dimensionet dhe arteriet e saj, do të kalojë në lupën e ndërkombëtarëve, duke iu nënshtruar një kontrolli të imtësishëm dhe të gjithanshëm. Kontrolli do të nisë në muajin tetor, ndërsa konkluzionet e raportit pritet të dalin në muajin dhjetor. Ky raport do të jetë vendimtar jo vetëm për fatin e kupolës në pushtet, por edhe për të ardhmen e qeverisë shqiptare...(Burimi: sot.com.al)

22.07.2013...Kriza dhe zgjedhjet, ulen 40% hapjet e bizneseve të reja. Në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan rreth 39% më pak biznese të reja krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dha efekte që do të vazhdojnë të ndihen edhe për pjesën tjetër të vitit...(Burimi: monitor.al)

22.07.2013...Sfida e vërtetë: rikthimi i rritjes ekonomike. Deklaratat e dendura dhe tepër të ngarkuara të socialistëve, këto ditë, për një situatë makrofinanciare gati katastrofike sipas tyre, a thua Shqipëria që ato do të marrin në shtator me qeverinë e re është një fushë e djegur, më shumë se të vërteta tingëllojnë si përpjekje për të krijuar një alibi postzgjedhore...(Burimi: monitor.al)

22.07.2013...Dy institucionet kryesore të mbushjes së buxhetit të Kosovës, për pjesën e parë të vitit 2013, kanë kaluar parashikimet që i kanë pasur në fillim të vitit. Dogana e Kosovës ka mbledhur 372 milionë euro, kurse Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë pjesës së parë të vitit 2013 ka mbledhur mbi 200 milionë euro...(Burimi: telegrafi.com)

22.07.2013...Rreth 2000 shtetas të huaj punojnë në Kosovë. Por, ky numër është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm i tyre punojnë në vendin tonë ilegalisht, pa leje pune, dhe pa i paguar taksat shtetit të Kosovës...(Burimi: kohaditore.com)

21.07.2013...Biznesi e investimet, strategji për 7 vite. Ministria ka gati draftstrategjinë për rritjen e investimeve të huaja dhe bizneseve në vend, dhe kjo e fundit përfshin një hark 7-vjeçar...(Burimi: panorama.com.al)

21.07.2013...Mbi 40 mijë firma me xhirollogari të bllokuara!Rrafsh 40.294 firma kanë përfunduar vitin me xhirollogari të bllokuara, bëjnë të ditur të dhënat e reja të Bankës popullore për stabilitet financiar gjatë vitit 2012...(Burimi: zhurnal.mk)

20.07.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Të ndalim një aventurë financiare në vend. Ajo çka është më e rëndësishmja, hartimi, diskutimi dhe miratimi në fund të vitit e projektbuxhetit për vitin 2014, si një dokument kryesor në të cilin të reflektohen efektet e politikave të reja fiskale që do të zbatohen, rrjedhojë e programit të qeverisë së re, sidomos në mbështetje të përmirësimit të klimës së biznesit, me efekte pozitive në programin e rritjes ekonomike (përmes prioritizimit të saj) dhe të punësimit...(Burimi: panorama.com.al)

20.07.2013...6-mujori, pushteti vendor mbledh rreth 1 mld lekë më pak. Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave për treguesit fiskal sipas buxhetit të konsoliduar për 6-mujorin, vihet re se të ardhurat nga pushteti vendor janë 5.4 miliardë lekë, nga 6.4 miliardë që ishte planifikimi në fillim të vitit...(Burimi: scan-tv.com)

20.07.2013...Në kërkim të arit të zi shqiptar. Kompania SHELL deklaron se është 300 metra larg zbulimit të naftës në Shpirag, sakaq, blen edhe 25% të aksioneve të konsorciumit me Petromanas. Zhvillimet e fundit nga Bankers dhe Stream Petroleum, por edhe dilemat e Albpetrol...(Burimi: monitor.al)

20.07.2013...OPINION. Armand BEJKOSALA/përfaqësues i një biznesi tregtar. Sistemi i referencave, i implementuar prej shumë kohësh në doganat tona, si nevojë ndoshta për të shmangur evazionin nga ana e subjekteve, ka gjeneruar dhe vazhdon të gjenerojë korrupsion, abuzim dhe diskriminim për subjektet deklaruese...(Burimi: shekulli.com.al)

20.07.2013...Dritëhijet e auditit ndërkombëtar. Këtu reagimet ishin të shumta, sidomos nga kampi i qeverisë ende në detyrë, ku sipas Berishës, të paktën duke nisur nga viti 2008, buxhetin dhe financat e kanë certifikuar shoqëri të njohura si Moodys, S&P apo dhe Fitch, ndaj nuk është se mungon informacioni mbi gjendjen e arkës dhe sa të besueshëm jemi.Por çfarë mendojnë ekspertët e fushës së auditit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.07.2013...Arka e shtetit boshatiset, përgjysmohen të ardhurat, rrezikohen pagat dhe pensionet. Edhe nëse do të ngrinte tërësisht investimet, shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes si dhe transfertat për pushtetin vendor, sërish qeveria nuk mund të paguajë dot pagat dhe pensionet apo të shërbejë borxhin publik pa marrë borxh të ri...(Burimi: zhurnal.mk)

19.07.2013...OPINION. Arben MALAJ. Bashkëpunimi me FMN, i detyrueshëm dhe i dobishëm. Niveli aktual i deficitit dhe borxhit publik kërkojnë domosdoshmërisht rritjen e të hyrave në ekonominë tonë dhe, në kushtet e një deficiti të lartë tregtar, sidomos të hyrave në valute. Me efekte më të qëndrueshme janë të ardhurat nga rritja e eksporteve, të ardhurat nga turizmi, të ardhurat nga rritjet e investimeve të huaja, pasi hyrjet nga dërgesat e emigranteve dhe hyrjet nga mbështetjet me grante dhe kredi të buta janë në rënie...(Burimi: panorama.com.al)

19.07.2013...Testi i FMN, nga borxhi ndaj biznesit, tek ai publik, taksat dhe privatizimet. Shqipëria ka hyrë në provimin e FMN-së, rezultatet e të cilit do të mësohen në muajin shtator. Të ndara në dy kapituj, me 9 çështje të ndryshme, sipas rëndësisë dhe me nënpyetje, përmbajnë atë që quhet testi për qeverinë shqiptare dhe Bankën e Shqipërisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

19.07.2013...Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, shprehet për Kosova Sot se Kosova duhet të koncentrohet në reforma për të përmirësuar klimën afariste dhe të investimeve. Ai ka shtuar se nuk ka një dinamizëm të rritjes së mjaftueshme ekonomike, që krijon diçka të prekshme në zvogëlim të papunësisë. Pronarët e bizneseve ankohen se krahasuar me vjet u është përgjysmuar shitja...(Burimi: kosova-sot.info)

19.07.2013...Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë pjesës së parë të vitit 2013 ka mbledhur mbi 200 milionë euro, që janë të hyra të ATK-së nga tatimet si dhe pagesat e Trustit Pensional të Kosovës. Nga të hyrat e tatimeve ATK-ja ka mbledhur mbi 150 milionë euro, kurse të Trustit Pensional mbi 55 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

18.07.2013...Spanjë, bonot qeveritare arrijnë mbi 20 mijë euro për banorë...niveli i bonove qeveritare arrin tashmë në 89.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit iberik...(Burimi: zhurnal.mk)

18.07.2013...Berberi: Nuk frenoi tejkalimin e deficitit. Banka e Shqipërisë asnjëherë nuk ka folur apo nuk e ka penguar qeverinë që të bëjë de facto tejkalim të deficitit buxhetor, i cili trashëgohet pastaj në borxhin publik dhe situata e këtij viti është nga më të rëndat në historinë e financave shqiptare, tha Berberi...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.07.2013...Banka e Shqipërisë do të shesë të enjten, në një ankand të obligacioneve dyvjeçare fikse 3.5 miliardë lekë, me një kupon indikativ prej 6.5 për qind. Ankandi i fundit i obligacioneve me të njëjtin afat maturimi është zhvilluar në 18 qershor dhe në të u shitën 4 miliardë lekë obligacione...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.07.2013...Nisin takimet e para, por gjithçka varet nga qeveria e re. Ndonëse vlerësohet se ky është një mision teknik paraprak, nga i cili nuk priten zhvillime të mëdha, ai ka tërhequr interes të lartë, për shkak se vizita e Fondit përkon me një situatë të vështirë për financat shqiptare...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.07.2013...Qeveria ka rritur pagat për administratën, duke lënë jashtë këtij vendimi deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë të shtetit. Në mbledhjen e djeshme, kreu i qeverisë bëri me dije se rritja kapte një mesatare prej 5.4 përqindësh për institucionet. Në vendimin e qeverisë përcaktohet se rritja hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 15 korrik. ..(Burimi: panorama.com.al)

18.07.2013...TAP-i i hap perspektivë gazifikimit të Kosovës. Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) ka hyrë në rrugën e realizimit të tij. Kompania gjermane E.ON Ruhr- Gaz do të ndërtojë në Shqipëri pjesën tokësore të të gazsjellësit, bën të ditur DW...(Burimi: kohaditore.com)

18.07.2013...Suficiti i vjetshëm buxhetor i Kosovës 71 milionë euro. Në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se përderisa të gjitha vendet e rajonit përmbyllën periudhën raportuese me deficit buxhetor, mesatarisht 3.4 për qind e PBB-së, Kosova ishte vendi i vetëm në rajon me bilanc pozitiv buxhetor, prej 1.5 për qind të PBB-së...(Burimi: kohaditore.com)

17.07.2013...Qeveria ngre taksën e naftës pa miratimin e Kuvendit. Shkelet Kushtetuta. Shoqata e Hidrokarbureve padit koncesionin monopolist në Gjykatën Kushtetuese. Kapet në doganë mashtrimi i koncensionarit, faturë doganore false...(Burimi: shekulli.com.al)

17.07.2013...Heqja e TVSH-në për grurin e importuar është e papranueshme për Ministrinë e Bujqësisë, pasi që, sipas tyre, një veprim i tillë në masë të madhe do të dëmtojë prodhuesit vendorë të grurit. Adil Berhamaj, zëdhënës i Ministrisë së Bujqësisë, thotë se kjo ministri nuk e mbështet kërkesën e tregtarëve për heqje të TVSH-së për grurin e importuar, sepse me ketë veprim sipas tij, demotivohen prodhuesit vendorë...(Burimi: telegrafi.com)

17.07.2013...Kosova vazhdon të mbetët vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore. Projektligji për sigurime shëndetësore ka qenë i gatshëm qysh vitin e kaluar, mirëpo me sugjerimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, miratimi i tij është shtyrë për periudhën pas miratimit të ligjit të shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, ka pohuar për Kosovapress se projektligji për sigurime shëndetësore do të procedohet për miratim në Qeverinë e Kosovës në shtator...(Burimi: telegrafi.com)

17.07.2013...Përmirësohet besimi i konsumatorit shqiptar, ndërkohë që bizneset janë më skeptike lidhur me perspektivën e tyre, në kuadër të ndryshimit të pushteteve. Ndryshimi i pushteteve në ekzekutiv ka sjellë mosbesim tek bizneset.

16.07.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Menaxhimi i ndryshimit dhe ndryshimi i menaxherëve...nëse menaxhimi i ndryshimit shoqërohet me ndryshimin e menaxherëve nuk do të kemi thjesht ndryshime të vogla, apo mbajtje nën kontroll të ndryshimeve, por pjesëmarrje të individëve (anonimus) në ndryshim, duke u bërë ata ndryshimi i menaxhimit. Kjo do të thotë një ndryshim i bërë nga individët, me njerëzit, për njerëzit...(Burimi: monitor.al)

16.07.2013...Gjermanët marrin terminalin lindor të Portit të Durrësit. Terminali lindor i Portit të Durrësit i është dorëzuar shoqërisë koncesionare EMS Albanian Port Operator sh.p.k. ( bijë e kompanisë logjistike gjermane EMS Shipping & Trading GmbH) e cila është nënshkruar në muajin maj dhe do të ketë afat 35 vjet, në përputhje me VKM-në nr. 493 date 01.08.2012...(Burimi: monitor.al)

16.07.2013...Frenohen investimet; Kredia e re rritet vetëm për kompanitë shtetërore. Dy janë sektorët , që kanë arritur që të marrin më shumë hua në vlerë absolute gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, tregtia, riparimi i automjeteve dhe prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, gazit e ujit. Kredia e re për sektorin e fundit, ka qenë e vetmja që ka shënuar rritje me bazë vjetore për periudhën janar-maj 2013...(Burimi: monitor.al)

16.07.2013...Azerët do të blejnë kompaninë e naftës ARMO. Sipas burimeve të besueshme, palët janë në bisedime për transaksione dhe kanë rënë dakord në termat e përgjithshëm ekonomikë e teknikë, ndërkohë që nënshkrimi i kontratës është çështje ditësh...(Burimi: shekulli.com.al)

16.07.2013...Paga minimale të përcaktohet çdo tre vjet. Anëtarët e Këshillit Ekonomik Social janë pajtuar me draftin e përcaktimit të pagës minimale, e cila sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, pritet të hyjë në fuqi brenda tetorit të këtij viti...(Burimi: kohaditore.com)

16.07.2013...Fushata shemb buxhetin. Kriza, Beqja: Të ndërhyjë Fullani, KLSH dhe Prokuroria. Në 6 muaj është ezauruar mundësia për borxh të brendshëm. Ja shifrat e financave. Deficiti 460 milionë USD, qeveria borxh për të paguar pagat...(Burimi: panorama.com.al)

16.07.2013...Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi sot rishikimin e katërt të performancës ekonomike të Republikës së Kosovës, sipas një programi të mbështetur nga Marrëveshja Stand-By (MSB). Vendimi u mundëson autoriteteve të Kosovës të tërheqin një sasi shtesë prej rreth 4.9 milionë euro, duke e çuar shumën e përgjithshme në dispozicion për Kosovën në rreth 99.9 milionë euro...(Burimi: telegrafi.com)

16.07.2013...BSH: Biznesi u drejtohet fajdeve. Shkaqet. Faktorët me kontributin kryesor në shtrëngimin e standardeve të kredisë për bizneset ishin problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja, gjendja e huave me probleme në sistemin bankar dhe situata makroekonomike në vend. Aktualisht në treg gjen hua me fajde, interesi i të cilave është mesatarisht 5 për qind në bazë vjetore, nga 10-12 që e ofrojnë bankat

16.07.2013...A po krijohet një "Jugosllavi e re ekonomike"? Kur bëhet fjalë për vendet e Evropës Juglindore, Kroacia dhe Sllovenia po përpiqen të vendosin kontakte edhe më të ngushta me BE-në. Por theksi duhet të jetë në bashkëpunim mes vendeve si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Në veçanti i rëndësishëm është bashkëpunimi në sektorin e energjisë", mendon Janjiq, Drejtori i Forumit për Raporte Etnike në Beograd...(Burimi: zhurnal.mk)

15.07.2013...Kreditë e këqija 1 miliard euro, 10% do të klasifikohen të humbura. Dy ndërhyrjet e fundit të Bankës së Shqipërisë, ligji për ekzekutimin e kolateralit dhe ligji për ristrukturimin e kredive, kanë dhënë efektet e para në pasqyrën e kredive të këqija...(Burimi: shekulli.com.al)

15.07.2013...Kriza e eurozonës prek Kosovën. Ekspertët e ekonomisë kujtojnë krizën ekonomike botërore të vitit 2008 dhe 2009, krizë kjo e cila kishte pasur ndikim mjaft të madh edhe në Kosovë dhe vendet tjera në tranzicion...(Burimi: kohaditore.com)

15.07.2013...Kërkimi i arit në Shqipëri, tjetër kompani merr licencë. Dy kompani me kapital kanadez kanë tashmë licenca të kërkimit të arit në Shqipëri. Një vit e gjysmë më parë, ishte Tirex që publikoi disa herë rresht marrjen e një licence të kërkimit të arit në vendin tonë, ndërsa tani vjen një tjetër kompani kanadeze, e cila deklaron po të njëjtën arritje. Nga mënyra se si kompanitë kanë deklaruar marrjen e këtyre licencave, Shqipëria tingëllon si një El Dorado me gjashtë vendburime, ku mendohet se ka ar...(Burimi: panorama.com.al)

15.07.2013...Kosove: Po shqyrtohet heqja e TVSH-së për qumështin e freskët. Ministri Beqaj, ka theksuar se heqjes apo shkallëzimit të TVSH-së duhet ti paraprije formalizimi i fermerëve të cilët merren me këtë veprimtari me qëllim të zgjerimit të bazës tatimore në këtë sektor, veprim i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit...(Burimi: kohaditore.com)

15.07.2013...Shqetësues deficiti tregtar i Kosovës. Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, kompanitë kosovare kanë eksportuar në Serbi produkte me vlerë prej 3 milionë euro. Ndërkaq, ato serbe në Kosovë kanë pru produkte me vlerë prej 93 milionë euro...(Burimi: zhurnal.mk)

14.07.2013...Konfindustria kundër rikthimit të FMN-së...dryshimi drejt forcimit të rolit të tashëm këshillimor të FMN në raport me Qeverinë Shqiptare, do të ishte jo vetëm pa asnjë përfitim të prekshëm, por mbi të gjitha do të prodhonte pasoja tepër të dëmshme në afatgjatë, duke goditur drejtpërdrejt dhe pa asnjë arsye politikën e tërheqjes së investimeve të huaja. Sa më sipër, sepse natyrshëm investitorët e huaj do të krijonin dyshime për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare...(Burimi: monitor.al)

14.07.2013...Tatimet: Pezulluam ARMO-n, pasi nuk ka paguar taksat. Administrata Tatimore eshte e vendosur, ne baze te ligjit, te zbatoje te gjitha procedurat e mbledhjes me force te detyrimeve tatimore te papaguara, si ndaj subjektit ne fjale ,ashtu edhe ndaj subjekteve te tjera me detyrime te papaguara, thuhet ne njoftimin e tatimeve...(Burimi: monitor.al)

14.07.2013...Nuk ka qëndrueshmëri financiare me buxhet vetëm nga Doganat. Mbledhja e rreth 70 për qind e të hyrave për arkën shtetërore nga Doganat e Kosovës e ka vendosur buxhetin e vendit në një situatë jo të favorshme, për faktin se kjo mënyrë është jo stabile për një shtet, e sidomos kur kihet parasysh rritja e nivelit të integrimit të Kosovës në mekanizmat evropianë...(Burimi: kohaditore.com)

13.07.2013...Ekspertët maqedonas: Arka e shtetit është bosh! Ish guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Petar Goshev thotë se është koha e fundit që qeveria të përfillë sugjerimet e FMN-së për të shpenzuar mjetet publike me transparencën më të madhe si dhe të ndërpritet praktika aktuale që paratë e arkës shtetërore të destinohen në investimet jokapitale...(Burimi: zhurnal.mk)

13.07.2013...Borxhi publik në gjashtë muaj të parë të këtij viti ka arritur në 62.4 për qind, duke iu afruar limiteve të parashikuara me ligjin e buxhetit të vitit 2013 prej 62.8 për qind e Prodhimit e Brendshëm Bruto. I cilësuar si një nivel alarmant nga institucionet ndërkombëtare, jo në pak raste është kërkuar zbatimi i një rregulli fiskal për uljen e tij...(Burimi: panorama.com.al)

12.07.2013...Importet e Kosovës nga Serbia 93 milionë euro, eksportet 3 milionë...sipas statistikave të vitit të kaluar, kompanitë Serbë në vendin tonë eksportuan produkte në vlere prej 268 milionë e 266 mijë euro, ndërkaq ato kosovare eksportuan produkte në vlere prej 10 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

12.07.2013...INTERVISTE. Sybi HIDA. FMN, si mjeku, kurat e saj do të na shkaktojnë dhembje. Nuk duhet të harrojmë se programi ekonomik mbi të cilën kjo mazhorancë kërkoi votat e shqiptarëve është mjaft ambicioz dhe, sipas gjykimit tim, me siguri do të shoqërohet me rritjen e borxhit publik. Kjo do të ishte situatë që do e vështirësonte nënshkrimin e marrëveshjes me FMN...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.07.2013...Qeveria ka zyrtarizuar ngrirjen e shpenzimeve të buxhetit për një sërë zërash që nisin me bllokimin total të investimeve të reja publike për të mbajtur nën kontroll financat e shtetit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.07.2013...Lvovsky e Bankës Botërore: Qeveria e re të paguajë pagesat e prapambetura të biznesit; të lidhet marrëveshje me FMN. Ajo ka shtuar që ky është një vit i vështirë ekonomik për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ajo ka pohuar se janë disa janë veprimet kryesore që duhen ndërmarrë nga qeveria e re: E para rritja e besimit tek institucionet publike; së dyti reforma strukturore e rëndësishme në kohë krize; së treti, vendi ka nevojë për reformë të thellë në energjetikë; së katërti, konsolidimi fiskal; së pesti qeveria e re duhet të paguajë faturat e prapambetura...(Burimi: monitor.al)

11.07.2013...Programi i 300 ditëve: shtyhet plani për taksën progresive, vëmendja te konsolidimi fiskal. Diskutimet janë bërë për sa i takon rrugëve konkrete për të realizuar një qëllim të përbashkët...(Burimi: monitor.al)

11.07.2013...Bankat në Maqedoni, trend i likuiditetit të lartë. Treguesit e rinj për aktivitetin ekonomik tregojnë se ekziston mundësia BPV të ruhet në zonën e shkallëve pozitive të rritjes gjatë tremujorit të dytë. Edhe më tej pritet se rikuperimi nuk do të jetë i fuqishëm që të shkaktojë presione më të mëdha në ekonomi përmes kanalit të kërkesës...(Burimi: zhurnal.mk)

11.07.2013...Lejet për 4G, fitojnë të tre operatorët celularë maqedonas. Pas pagesës së kompensimit të njëfishtë në vlerë prej 10.300.000 euro, operatorët do të marrin leje për shfrytëzim të radeiofrekuencave me të cilat do të muind të sigurojnë shërbime nga gjenerata e katërt e telefonisë celulare...(Burimi: zhurnal.mk)

10.07.2013...Qeveria vendos disiplinimin e shpenzimeve buxhetore. Sipas vendimit, duke nisur nga data 15 korrik 2013, botimi i çdo lloj njoftimi për prokurim të fondeve buxhetore për shpenzime kapitale dhe korrente të njësive të qeverisjes së përgjithshme, sipas përcaktimeve në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, Për prokurimin publik, të ndryshuar, bëhet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave...(Burimi: monitor.al)

10.07.2013...OPINION. Sherif BUNDO. Mund të nxisim investimet me taksën progresive, por me model miks. Filozofia e strukturës tatimore aktuale proporcionale materializohet me sentencën: me qumështin që i duhet fëmijës së një familje të varfër, do të ushqehet qeni që mban një i pasur...(Burimi: gazeta-shqip.com)

10.07.2013...186.4 milionë euro është deficiti tregtar për muajin maj të këtij viti në Kosovë, ndërsa eksporti mbulon importin vetëm 12.8%. Kosova më së shumti gjatë këtij muaji ka eksportuar në Itali ndërsa ka importuar në Serbi...(Burimi: gazetaexpress.com)

10.07.2013...Beqaj: Procesi buxhetor ka shënuar përparime të dukshme. përgatitja dhe ekzekutimi i buxhetit është mirë i planifikuar dhe i fokusuar në zbatimin e reformave të Qeverisë. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm se si i tillë, ky proces mund të përmirësohet edhe më shumë...(Burimi: kosova-sot.info)

10.07.2013...BE partner kryesor tregtar i Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, ka publikuar Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin maj 2013. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët prej 186,4 milionë euro për muajin maj 2013, krahasuar me deficitin prej 206.5 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Eksporti mbulon importin vetëm 12.8 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

09.07.2013...Mungesa e kreditimit, fitimi i bankave bie 962 milionë lekë. Më pak kreditim, më pak të ardhura për bankat e nivelit të dytë në vend. Situata në muajin maj duket se është vështirësuar duke rezultuar me më pak fitime për bankierët...(Burimi: gazetametropol.com)

09.07.2013...INTERVISTE. Arben Ahmetaj: Nafta, kërkohet revolucion në arin e zi. Nëse do të ecim me minimumin e standardit ndërkombëtar, i bie që nëse sot prodhohen një milion ton nafte, do të zbrisnim rreth 100.000 ton naftë si kosto për ta nxjerrë dhe 900.000 ton do të ndaheshin midis buxhetit të shtetit dhe kompanisë nxjerrëse...(Burimi: revistajava.al)

09.07.2013...OPINION. Avni PONARI. Ana pozitive e krizës financiare. Shqipërisë i mungon një industri e tërë, industria financiare jobankare ose tregu i kapitaleve. Ka 20 vjet që ajo nuk ekziston, nuk ka asnjë plan zhvillimi strategjik. Ajo është industria më e varfër në botë...(Burimi: panorama.com.al)

09.07.2013...KLSH zbarkon në Ministrinë e Financave. Mësohet se janë 6 auditues, ekip i përbërë nga specialistët më të mirë të KLSH, të cilët po qëndrojnë prej disa ditësh. Pavarësisht objektit të kontrollit, që prek vitin 2012, kontrollorët janë udhëzuar ti hedhin një sy edhe gjendjes aktuale të arkës së shtetit. Duhet thënë se midis kreut të KLSH-së, Leskaj dhe ministrit Ridvan Bode, ka patur një debat në distancë rreth nivelit të borxhit publik, nëse duhet të ketë një limit dhe si duhet ruajtur...(Burimi: gazeta-shqip.com)

09.07.2013...Shiten 25.4 miliardë lekë bono thesari, ulen sërish interesat. Për bonot 12 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 12 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar 9 miliardë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 5.35%. Në ankandin e mëparshëm për bonot me të njëjtin maturim, yield-i mesatar i ponderuar ishte 5.52%. Për bonot 6 mujore, shuma e ofruar për shitje ishte 16.34 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar 18.57 miliardë lekë. Yield-i zbriti në 5.3%. Për bonot 6 mujore, yield-i në ankandin e mëparshëm rezultoi 5.51%. Kjo ishte shuma më e madhe shpallur për shitje që nga janari 2013...(Burimi: monitor.al)

09.07.2013...Rritet industria; konsumi vazhdon tkurrjen, me rënien e ndjeshme të tregtisë me shumicë. Sektorët kryesorë të ekonomisë kanë shënuar një ecuri positive në tre muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave afatshkutra të INSTAT për tremujorin e parë 2013...(Burimi: monitor.al)

09.07.2013...Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar statistikat e sektorit të jashtëm, në të cilat janë përfshirë statistikat e bilancit të pagesave, pozicionit të investimeve ndërkombëtare si dhe statistikat e borxhit të jashtëm të Kosovës për tremujorin parë të vitit 2013. Raporti i BQK-së ka nxjerrë në pah se remitancat në tremujorin e parë të vitit 2013 kanë shënuar vlerën prej 127 milionë eurosh, apo 7 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2012...(Burimi: telegrafi.com)

09.07.2013...Raporti Rrjetit të organizatave Joqeveritare Rajonale: SEE Change Net dhe ATRC-se ne cilësinë e partnerit nacional për Kosove, nxjerre përfundimin se Bankat Evropiane për zhvillim janë duke shpenzuar 32 herë më shumë fonde në lëndë djegëse fosile sesa në burime të ripërtërishme të energjisë të cilat nuk janë të lidhura me hidro-energji dhe të cilat po ndikojnë në prishjen e standardeve energjetike të rajonit në raport me direktivat e BE-së...(Burimi: telegrafi.com)

08.07.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. AUTONOMIA E AUTORITETIT FISKAL DHE TRANSPARENCA PUBLIKE. Ajo që duhet është një mbështetje politike e fortë për institucionin. Pasi mbështetja politike të provojë veten se ka krijuar një strukturë me integritet duhet të fillojë të promovojë vlerat e administratës, si një aset i qeverisjes dhe ardhmërisë europiane të vendit. Pas kësaj, administrata fiskale është platforma e suksesshme menaxheriale e qeverisjes, nga ku do nisin të lançohen projektet e saj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.07.2013...Cili ka qenë ndikimi konkret i politikave fiskale në rritjen ekonomike, në rastin e Shqipërisë? A e kanë nxitur ato rritjen ekonomike? Një analizë nga Gerti Shijaku dhe Arlind Gjokuta, ekspertë në Bankën e Shqipërisë fokusohet në mënyrën se si përbërja e shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë ndikon normën e rritjes afatgjatë.

08.07.2013...Financat në pozicion të vështirë. Ku po shkon ekonomia dhe deri sa do të mbajë? Të gjithë presin nga qeveria e re, pasi e vjetra, pra ajo aktualja, duket se është dorëzuar. Megjithatë, kryeministri i ardhshëm i ka paralajmëruar shqiptarët se nuk disponon shkop magjik për zgjidhjen e të gjitha halleve, por është ngushëlluar me faktin e një qeverie të transparencës. Rama është zotuar se do ti thotë të gjitha të vërtetat dhe se së bashku, me sakrificë do tu jepet drejtim problemeve...(Burimi: monitor.al)

08.07.2013...Miratimi i Projektligjit për amnisti do ti bënte të lumtur biznesmenët që për vite iu kanë shmangur detyrimeve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Pos që nuk do të ndiqen penalisht, atyre do tu mbesin miliona euro fitime. Mospagesën e borxheve bizneseve ua bën të mundur neni 5 i projektligjit për amnisti, i cili liron plotësisht nga ndjekja penale apo vuajtja e plotë e dënimit kryesisht e veprave penale, përfshirë shmangien nga tatimi (pika 1.1.15.5), nga paslufta deri më 20 shkurt 2013...(Burimi: kohaditore.com)

08.07.2013...Edhe në të ardhmen Zvicra mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve të cilët kthehen të jetojnë në Kosovë. Problemi i pensionistëve të moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë do të zgjidhet gjatë vitit 2014...(Burimi: telegrafi.com)

08.07.2013...Një kosovar shpenzon rreth 250 kilogram grurë në vit. Rreth 185 kilogramë prej tyre do të korret në arat e Kosovës, përderisa pjesa tjetër do të mbulohet nga importi...(Burimi: telegrafi.com)

08.07.2013...OPINION. Miftar EMINI. Mungojnë investimet, më shumë vëmendje mërgimtarëve. Duke konstatuar se vendit i mungojnë investimet e mirëfillta, Kuçi thotë se do të ishte shumë i qëlluar investimi i mërgimtarëve shqiptarë...(Burimi: zhurnal.mk)

07.07.2013...Eksportuesit thone: Ne e vlerësojmë si shumë pozitiv faktin që nuk ka për të pasur ndikime negative në sezonin veror, sepse në këtë situatë prodhimi shqiptar ka pikun e vet dhe në vitet e kaluara sa herë ka pasur zgjedhje, kjo nuk është arritur...(Burimi: standard.al)

07.07.2013...Ndërtimi i gazsjellësit TAP, si do bëhen shpronësimet. Procedura e shpronësimit për tokën ku do të ndërtohet gazsjellësi parashikohet të zbatohet në dy mënyra. E para është ajo e zënies së përhershme që kompania do ta blejë, dhe aty nuk do të ketë akses askush dhe smund të ndërtohet asgjë. E dyta është zënia e përkohshme, që i përket zonës qendrore dhe asaj të jashtme të gazsjellësit, e cila pas ndërtimit mund të shfrytëzohet, por kjo me autorizimin e kompanisë. ..(Burimi: panorama.com.al)

07.07.2013...Amnistia e makinave, debitorët shlyejnë 4.2 milionë euro detyrime. Nga kjo amnisti, kanë përfituar 2532 qytetarë që nuk kishin paguar taksat që në vitin 2011...(Burimi: standard.al)

07.07.2013...Tregu i factoring-ut në Shqipëri arriti në afro 9 milionë euro në 2012, duke shënuar rritje me mbi 60% me bazë vjetore. Uria e bizneseve për likuiditete po i shtyn drejt shërbimeve factoring, që mundëson disbursimin e menjëhershëm të faturave të lëshuara...(Burimi: monitor.al)

07.07.2013...OPINION. Holti BANKA dhe Linda SHOMO.Si të nxiten pagesat elektronike në Shqipëri? Shqipëria është ende në hapat e para të kalimit nga pagesa Cash në pagesat elektronike. Ekziston një shumëllojshmëri instrumentesh për pagesat elektronike, ku ndër më kryesoret përmendim: -Pagesa e bazuar në karta (p.sh. karta debiti / krediti / karta e parapaguar) -Pagesa nëpërmjet telefonit (p.sh. pagesat e bëra përmes celularëve) -Pagesa nëpërmjet internetit (p.sh. me pagesa me Ebanking)...(Burimi: monitor.al)

07.07.2013...Sivjet po shënohet një rënie e vizitorëve në plazhet e Durrësit nga turistët kosovarë dhe ata nga Maqedonia, ku si shkaqe janë edhe moti i paqëndrueshëm, por dhe zgjedhjet parlamentare. Por, ndërkohë, as numri i pushuesve vendas ditorë nuk është aq i madh sa vitin e kaluar...(Burimi: gazetaexpress.com)

07.07.2013...Interesimi i investitorëve të huaj dhe atyre vendorë për të marrë pjesë në privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) në Kosovë çdo ditë e më shumë është duke pësuar rënie. Derisa kohë më parë për një ndërmarrje kishte deri në dhjetëra oferta, aktualisht për pjesën dërmuese të ndërmarrjeve të hedhura në shitje në valët e fundit të privatizimit nuk ka asnjë ofertë. Por, edhe për ato që ka oferta, çmimi i ofruar në të shumtën e rasteve është disa herë më i vogël se sa është çmimi i tregut...(Burimi: gazetaexpress.com)

07.07.2013...Kontrabanda me mallra, duke paraqitur sasi të rrejshme në dogana, është ngritur si një problematikë shqetësuese në një hulumtim të bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). Tregtarët nuk deklarojnë gjithë sasinë apo llojin e mallit - sidomos ato mallra për të cilat aplikohet akciza. Në mesin e tyre janë: pijet alkoolike, duhani e të tjera...(Burimi: telegrafi.com)

06.07.2013...TAP: Detajet e investimit 40 miliardë dollarë. Projektit iu dëgjua emri për herë të parë në vitin 2003, kur vendi qeverisej nga socialistët, ndaj dhe këta pretendojnë pjesë nga suksesi, kurse miratimi final u bë më 28 qershor, kur në pushtet janë demokratët. Se cili ka lobuar më fort, këtë do ta tregojë historia, por pak rëndësi ka. Çfarë pritet pas vendimit për gazsjellësin TAP, cilat janë vlerat e shtuara për ekonominë dhe konsumatorët. Çfarë parashikohet, ku kalon, siguria energjetike dhe roli i Shqipërisë...(Burimi: monitor.al)

06.07.2013...OPINION. Laura Çela. Pritshmëritë e biznesit pas zgjedhjeve...kur situata zgjedhore në Shqipëri u mbyll e qetë dhe pa incidente, bizneset janë optimiste për muajt në vazhdim, ku besueshmëria e partnerëve të huaj dhe e konsumatorëve pritet të rritet. Por një lum kërkesash për qeverinë e re presin të miratohen...(Burimi: monitor.al)

05.07.2013...Zgjedhjet shtuan shpenzimet për investime, deficiti u rrit 223%. Bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve tregon qartë se pa ndërhyrjen për pezullimin e shpenzimeve, buxheti i vendit mund të shkojë në krizë të thellë...(Burimi: panorama.com.al)

05.07.2013...Kompania kanadeze Bankers Petroleum që nxjerr dhe eksporton naftë nga Shqipëria, raporton bilanc pozitiv për gjysmën e parë të vitit. Sipas raportit financiar të kompanisë, për gjashtë muajt në total shitjet e naftës ishin 17.310 fuçi naftë në ditë (me çmim mesatar 84.34 dollarë për fuçi) duke shënuar një rritje prej 26% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shitjet ishin 13.724 fuçi në ditë (me çmim mesatar 80.57 dollarë për fuçi)...(Burimi: monitor.al)

05.07.2013...Këshilli i Territorit autorizon kërkim nafte në Fier-Vlorë, aprovon të tjera HEC-e dhe plane rregulluese. Pa llogaritur vlerën e investimit të TAP-it, projektet e firmosura nga Kryeministri prekin një vlerë që shkon në paktën 40 miliardë lekë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.07.2013...Qeveria kroate ka dhënë pëlqimin për modelin e shndërrimit në para të autostradave. Ato, sipas njoftimeve, do tu jepen me koncesion për 30 deri 50 vjet atyre partnerëve që janë të interesuar të marrin mbi vete mbledhjen e pagesave nga shfrytëzuesit e tyre dhe ti mirëmbajnë ato...(Burimi: kohaditore.com)

05.07.2013...Ky vit pritet të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare edhe pse ajo ka ruajtur ritmet pozitive të rritjes. Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin e parë Prodhimi Kombëtar u rrit sërish me shifrën minimale 1.7 për qind...(Burimi: albeu.com)

04.07.2013...Thellohet kriza e buxhetit, mungojnë 5. 5 miliardë lekë. Gjysma e parë e vitit ka nxjerrë në pah krizën e thellë në të cilën është zhytur buxheti i shtetit. Deficiti është thelluar më tej gjatë muajit qershor, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e qeverisë edhe për të mangësinë e pagesës së pagave dhe pensioneve...(Burimi: shekulli.com.al)

04.07.2013...Studimi, Rruga e Kombit nuk rriti ndjeshëm shkëmbimet tregtare. Projekti më i madh infrastrukturor, autostrada Prishtinë Vërmicë, që vlerësohet ti ketë kushtuar rreth 1 miliard euro buxhetit, nuk ndihmoi rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është përfundimi i arritur nga studimi i realizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave...(Burimi: monitor.al)

04.07.2013...Bankat refuzojnë bizneset, kredia vazhdon të tkurret. Në maj, kredia arriti 554.7 miliardë lekë. Një muaj më parë, në prill ajo ishte vetëm 100 milionë lekë më shumë, pra 554.8 milionë lekë. Ndërkohë që në muajin mars, që shënon edhe fillimin e kësaj rënieje tremujore, kredia ishte 556.5 milionë lekë. Një tkurrje të kreditimit dhe sjellje më konservatore të bankave e konfirmoi në daljen e tij të fundit për mediat edhe kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas tij, kjo ka dhënë efekt direkt në mungesën e investimeve nga...(Burimi: panorama.com.al)

04.07.2013...INTERVISTE. Ilir BEQJA. Synimi ynë strategjik është transformimi i ekonomisë shqiptare nga ekonomia e shtetit më të varfër në kontinent, në ekonominë e një vendi sa më të begatë dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Europian. Rruga e realizimit të këtij synimi kalon nga ndryshimi i strukturës së ekonomisë, nga një ekonomi bazuar tek konsumi i mallrave të importuara, emigracioni e informaliteti në një ekonomi që bazohet tek puna dhe rritja e produktivitetit...(Burimi: revistajava.al)

04.07.2013...Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), të enjten zyrtarizoi funksionimin e e-regjistrit të Pengut. Kjo, formë e regjistrimit elektronik do të ndihmojë të gjithë qytetarët duke iu mundësuar kërkimin falas në sistemin e ri për sendet e luajtshme para se te kontraktojnë ndonjë shitblerje të gjitha institucionet financiare, mikrofinanciare si dhe institucionet e tjera për regjistrim të pengut në mënyrë të shpejtë dhe efikase...(Burimi: telegrafi.com)

04.07.2013...Shkurtimet buxhetore, që ka bërë ekzekutivi i vendit për shkak të Fondit për veriun dhe privatizimit të disa prej aseteve më të rëndësishme publike, ka filluar të ndihet në shumë nga resorët që janë goditur nga reduktimet. Zyrtarët e financave vazhdojnë të mos sqarojnë çështjen e fondit dhe as atë të reduktimeve buxhetore...(Burimi: kohaditore.com)

03.07.2013...Paraja jashtë bankave është rritur me ritme të shpejta në pesë muajt e parë të vitit 2013 dhe ka arritur nivelet më të larta në tre vitet e fundit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, paraja jashtë bankave në fund të muajit Maj kishte vlerën e 196 miliardë lekëve, rreth gjashtë miliardë lekë më shumë se në muajin Prill...(Burimi: scan-tv.com)

03.07.2013...Bizneset shqiptare, 206 milionë dollarë të investuara jashtë. Shqiptarët kanë investuar më shumë jashtë në raport me shtete të tjera të rajonit, në nivele zhvillimi të krahasueshme me ne, si Maqedonia, bizneset e të cilës kanë një stok të investuar jashtë prej vetëm 104 milionë dollar dhe në nivele pak më të ulëta se Bosnja, që ka një nivel prej 286 milionë dollarësh...(Burimi: monitor.al)

03.07.2013...Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ka zbuluar se plani që përfshin vendet si Shqipërisë, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia ka një fond prej 75 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

03.07.2013...Alarmant është borxhi i jashtëm i Maqedonisë - në kuartalin e parë, borxhi që ka vendi ynë ndaj subjekteve të jashtme, është 5.5 miliardë euro, ose 73.5 për qind e Bruto Prodhimit Vendor (BPV)...(Burimi: zhurnal.mk)

02.07.2013...Kompanitë e kërkimit të naftës lirohen nga pagesa e akcizës. Ministria e Financave ka publikuar në Fletoren zyrtare udhëzimin se si do të procedojnë shoqëritë e kërkimit të naftës për tu përjashtuar nga detyrimi i pagesës së akcizës...(Burimi: standard.al)

02.07.2013...Ashpërsohet ligji për lojërat e fatit, kapitali i kompanive do të jetë garanci për fituesit Ministria e Financave ka ashpërsuar ligjin që mban nën kontroll organizatorët e lojërave të fatit, duke i kushtëzuar ata me fondin e ngurtësimit për garancinë e fituesit. Nëpërmjet një udhëzimi të ri, firmosur nga ministri i Financave Ridvan Bode dhe që ka hyrë në fuqi prej datës 17 qershor, kërkohet që për çdo sallë bingo, organizatori të garantojë (Burimi: sot.com.al)

02.07.2013...Meksi: Ekspertët e pavarur të monitorojnë financat publike. Nuk duhet të presim rotacionin e qeverisë, por të monitorojmë me ekspertë të pavarur nga politika treguesit e buxhetit...(Burimi: scan-tv.com)

02.07.2013...Si po ndryshon gjeografia e eksporteve shqiptare. Eksportet drejt Kinës dhe Spanjës kanë shënuar rritje të konsiderueshme në pesë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave nga INSTAT. Shitjet e produkteve shqiptare, kryesisht lëndëve djegëse e energjisë, drejt Spanjës, u rritën me 94% në 13.6 miliardë lekë për periudhën janar-maj 2013, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes te totalit tw eksporteve shqiptare...(Burimi: monitor.al)

02.07.2013...Sipas vlerësimeve të para të Ministrisë së Financave, shuma për krijimin e Fondit për Zhvillimin e Veriut, mund të jetë mbi 3 milionë euro. Ky fond, sipas Ministrisë, nuk do të këtë impakt në projektet tjera që financohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës...(Burimi: kohaditore.com)

02.07.2013...Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në krizën e kredive. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se për herë të parë që nga viti 2002, stoku i kredisë për sektorin privat ka filluar të tkurret. Sipas Bankës, në maj, kredia totale për biznesin ishte 370.8 miliardë lekë nga 373.2 miliardë që ishte në majin e vitit 2012. Kjo do të thotë se përgjatë harkut kohor të një viti kredia e re që ndërmarrjet private kanë marrë në banka, ka qenë më e ulët se sa shlyerjet e kredive ekzistuese...(Burimi: telegrafi.com)

02.07.2013...Thaçi: Suksesi në MSA, do të reflektohet në zhvillimin ekonomik. Thaçi tha se suksesi në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të reflektohet në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së mjedisit afarist për të gjithë investitorët, qofshin vendorë, qofshin të huaj...(Burimi: kosova-sot.info)

02.07.2013...Albafone, telefonia që synon shqiptarët. Albafone është kompania e re e cila zyrtarisht në Maqedoni është prezent prej vitit 2010. Ajo është e formuar nga një përzierje kapitalesh dhe resursesh shqiptaro-amerikane, me detyrë primare në biznesin e telekomunikimit...(Burimi: zhurnal.mk)

02.07.2013...Vietnami shikon Maqedoninë si portë drejt tregut evropian. Me projekte konkrete ekonomike që të rritet këmbimi tregtar i Maqedonisë me Vietnamin dhe të zvogëlohet deficiti tregtar i Maqedonisë, Maqedonia mund të jetë kartë hyrëse për Vietnamin në tregun evropian për çka të dy shtetet së shpejti duhet të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale për mbrojtje të investimeve dhe tatim të dyfishtë...(Burimi: zhurnal.mk)

01.07.2013...Zvicra mbetet mbështetësi më i madh i sektorit privat, ndërsa investimet e huaja nga ky vend janë në rritje. Në vitin 2012 investimet e huaja nga Zvicra janë rritur për 30%, duke u bërë vendi i tretë më i madh sa i përket investimeve në Kosovë...(Burimi: kosova-sot.info)

01.07.2013...Integrimi ekonomik i veriut nuk është i pamundur. Ndërkaq udhëheqësja e zyrës administrative në pjesën veriore të Mitrovicës thekson se janë duke e shqyrtuar mundësinë e krijimit të një strategjie zhvillimore të veriut...(Burimi: kohaditore.com)

01.07.2013...Maqedoni. Ndërmarrjet që çdo tremujor e paraqesin Tatimin në vlerën e shtuar (TVSH) nga sot detyrimisht duhet ta bëjnë atë përmes sistemit elektronik të Drejtorisë të të Ardhurave Publike (DAP), informojnë nga DAP...(Burimi: zhurnal.mk)

QERSHOR

30.06.2013...OPINION. Bardh SEJDARASI. Çfarë është harruar pa thënë për taksat. Biznesi luftoi shumë dhe më në fund iu arriti që të miratojë një nga ligjet më të rëndësishme që ofron një klimë më të mirë biznesi e investimesh. Fjala është për ligjin për gjykimin administrativ, i cili bëhet efektiv duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti, kur ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë i japin forcën e duhur gjykimit administrativ. Gjithçka shkon mirë deri këtu. Je penalizuar nga administrata? E quan këtë të padrejtë dhe madje edhe dashakeqe? E quan këtë si hakmarrje politike a më shumë?...(Burimi: revistajava.al)

30.06.2013...Tirana-Harta me lejet e ndërtimit. Me firmosjen nga kryeministri të planit rregullues të Tiranës, bashkia ka nisur punën për identifikimin e zonave se ku do të ndërtohen. Formularët, kërkesat dhe çfarë presin ndërtuesit...(Burimi: monitor.al)

30.06.2013...Disa banka komerciale që veprojnë në Kosovë, kanë shtrenjtuar tarifat për shërbimet bankare, e që në disa vende tjera ofrohen falas. Për të paguar ndonjë faturë të nevojshme, tarifat fillojnë nga dy euro në disa banka, nëse nuk je klient i atij institucioni, kurse në disa banka tjera mund të përfundosh shërbimet me një euro respektivisht 70 centë...(Burimi: kohaditore.com)

29.06.2013...Shqiptarët, 206 milionë euro për udhëtime jashtë. Pavarësisht nga kriza ekonomike, u shpenzuan shuma të konsiderueshme për udhëtimet jashtë. Rritje me 14 për qind krahasuar me me tremujorin e parë të vitit 2012...(Burimi: shekulli.com.al)

29.06.2013...Udhëzimi- Çfarë ndryshon me procedurat e reja tatimore. Viti 2013, por edhe fundi i 2012-s, do të mbahen mend si periudhat me ndryshimet më të shpeshta të ligjeve fiskale në vend. Rishikimi i paketave ishin të shumta, aq sa shkaktuan njëfarë paqartësie te bizneset...(Burimi: monitor.al)

29.06.2013...OPINION. Laura CELA. Rrehti vicioz i likujditeteve. Bizneset, përfshirë dhe partnerët e huaj, kanë zgjatur në maksimum afatet e shlyerjes së pagesa; bankat nuk po japin kredi; shitjet kanë rënë, duke reflektuar tkurrjen e fuqisë blerëse konsumatore. Si po përkeqësohet situata e likuiditeteve në ekonomi dhe çfarë masash po marrin bizneset vendase. Shumica po fokusohen te klientët e mëdhenj e seriozë, ndërkohë që të tjerë po shikojnë nga tregjet e huaja...(Burimi: monitor.al)

29.06.2013...Ekonomia e Kroacise eshte tkurrur. Që nga viti 2008, prodhimi ka rënë 11 për qind dhe tani është vetëm sa 60 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian. Një ndër pesë vetë janë pa punë dhe bizneset e Kroacisë kanë ngecur nga mungesa e konkurrencës...(Burimi: gazetaexpress.com)

29.06.2013...Investimet e huaja, Shqipëria i rezistoi krizës. Arsye për këtë duket se përveç klimës së biznesit dhe krahut të lirë të punës, është edhe politika e privatizimeve të ndërmarrjeve shtetërore e ndjekur nga qeveria. Në një raport të fundit të Kombeve të Bashkuara...(Burimi: kohaditore.com)

28.06.2013...OPINION. Ard KOLA. Gjurmët e gazsjellësit. Duke iu referuar studimit, Fieri do të jetë epiqendra e gazsjellësit në Shqipëri, nga ku do planifikohet krijimi i degës për nevojat e vendeve të rajonit. TAP ka një gjatësi prej 500 km, ku 200 janë në Shqipëri dhe 60 km në det, për të arritur në Itali, ndërsa sasia gazit që do të transportohet arrin në 10 miliardë metër kub në vit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.06.2013...Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për vitin 2012 është rritur për 2.5% krahasuar me vitin 2011. Thuhet se kjo është për shkak të ngritjes së çmimeve të duhani, rryma, gazi dhe lëndë e tjera djegëse, mishi, përdorimi i pajisjeve për transportin personal, qumështi, djathi dhe vezët, veshjet, këpucët, pemët, perimet, kafeja, çaji dhe kakao, furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin, gazetat, librat dhe materialet për zyre...(Burimi: gazetaexpress.com)

28.06.2013...Në prill të këtij viti neto rroga mesatare e paguar për punëtor është 20.893 denarë. Me këtë, në krahasim me prillin e vitit të kaluar është më e lartë për 1,2%, kumtoi sot Enti shtetëror për statistikë...(Burimi: zhurnal.mk)

27.06.2013...OPINION. Besim I. ISMAILI. Karakteristikë e veçantë për ekonominë e Kosovës. Karakteristikë e veçantë për ekonominë e Kosovës është çështja e financimit të ekonomisë. Pjesa kryesore e financimeve mbulohet nga Dërgesat e emigrantëve kosovarë. Emigrimi ka filluar qysh herët, numri më i lartë i emigrimit ishte gjatë viteve 1990-ta, si rezultat i represionit dhe luftës...(Burimi: telegrafi.com)

27.06.2013...Gara ICT 2013, mbështet ICT ndërmarrjet në pesë vendet e pasluftës: Burundi, Liberi, Ruanda, Kosovë dhe Palestinë. Kjo garë për planet e biznesit është organizuar nga BiD Network, në bashkëpunim me Partnerët Investitor; Fondi i Afrikës eVentures, SEAF, dhe Fondi Palestinez i Investimeve, Partnerët këshillues: Ernst & Young dhe Partnerët e eventit: TNO që ka për qëllim të identifikojë idetë e mundshme të biznesit dhe të sigurojë ekspozim dhe financim ndërkombëtarë....(Burimi: telegrafi.com)

26.06.2013...Banka e Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit. Në një deklaratë për mediat guvernatori i BSH, duke dhënë detaje rreth raportit më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, bëri me dije se është vendosur të mbahet e pandryshuar norma baze e interesit, në 3.75%...(Burimi: kohaditore.com)

26.06.2013...Novobërda, Hani i Elezit dhe Gjakova janë vlerësuar si komuna me performancë më të mirë, për bërje të biznesit, në krahasim me të gjitha komunat tjera të mëdha, si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani. Këtë vlerësimi e ka bërë Ubo-Consulting me përkrahjen e USAID-it në Kosovë, të cilët të martën kanë dalë me raportin e Kosovës për indeksin e Konkurrencës në Komuna 2013...(Burimi: telegrafi.com)

26.06.2013...Çmimi për autokombajnat në fushatën e korrje-shirjeve sivjet pritet të jetë 110 euro për hektarë, pra 10 euro më shumë sesa çmimi i vitit të kaluar. Kjo për shkak se sivjet ministria ka rritur subvencionet për kultivuesit e grurit për 25 për qind dhe ka hequr subvencionet për autokombajnerë, me kërkesë të fermerëve...(Burimi: telegrafi.com)

25.06.2013...Bankat Komerciale në vend gjatë vitit 2012 kanë fituar hiç më pak se 36.4 milionë euro nga tarifat dhe komisionet, e ku vërehet një rritje prej 9 për qind, apo 3.2 milionë euro më shumë se vitin 2011...(Burimi: telegrafi.com)

25.06.2013...Instituti GAP rekomandon bankat komerciale të fillojnë sa më shpejt publikimin e NEI në mënyrë që klientët të njoftohen me koston reale të kredisë apo kthimit real në depozita, në të kundërt BQK të ndërmarr hapa në përputhje me rregulloret e miratuara...(Burimi: zhurnal.mk)

25.06.2013...Rilindje pas krizës?! Kriza e borxheve, që ndikoi negativisht në rritjen ekonomike e punësim dhe detyroi shumë qeveri, që të ndërmerrnin një paketë të paprecedentë masash të rrepta, çoi në një sërë votash proteste anembanë Europës, që kanë rrëzuar pothuajse të gjitha qeveritë që ishin në pushtet pas vitit 2008. Më tipikja ishte vota e papritur italiane për komedianin Beppe Grillo, që turbulloi ujërat italiane, pasi asnjë grup nuk mori mbështetje të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm...(Burimi: monitor.al)

24.06.2013...Paneli i pavarur i themeluar nga Banka Botërore që të vlerësojë vlefshmërinë e një prej renditjeve të profileve të shteteve, këshillin këtë institucion që të ndal se prodhuari këto raporte, sepse mund të jenë mashtruese. Reporti vjetor i Bankës Botërore Të bërit biznes gjykon 185 vendet në 10 kritere, dhe iu përpilon indeksin e lehtësimit të të bërit biznes, duke notuar secilin shtet...(Burimi: kosova-sot.info)

24.06.2013...Kosova në një anketim të bërë nga Odat Ekonomike Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Evropën Qendrore dhe Lindorë është cilësuar se një vend me shkallë të lartë të korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politika jo të mira ekonomike si dhe me cilësi të dobët të arsimit profesional...(Burimi: zhurnal.mk)

24.06.2013...Bankat qendrore nuk duhet të lejojnë që frika e tregjeve për tërheqje nga lehtësimi monetar, të ndikojë në politikën e tyre. Kjo është thirrja që Banka për Rregullime Ndërkombëtare, BIS i bën bankave qendrore. Rezerva Federale në SHBA ishte banka e parë të botë që njoftoi tërheqje nga programi i blerjes së bonove në fund të këtij viti...(Burimi: scan-tv.com)

23.06.2013...DITA PER ZGJEDHJET ADMINISTRATIVE. Programet ekonomike PD PS. I gjithë arsenali është përqendruar te punësimi, më pas te bujqësia dhe taksat, pakkush flet për shëndetësinë apo uljen e borxhit...(Burimi: monitor.al)

22.06.2013...Neritan Sejamini, ekspert i politikave publike, një nga kontribuuesit në hartimin e reformës për taksën e sheshtë, ka shpjeguar në një bisedë me radion gjermane Deutsche Welle përparësitë e një takse të ulët të sheshtë, në rastin e Shqipërisë. Sipas tij, një vend me taksa më të ulëta dhe sistem më të thjeshtë fiskal është më tërheqës për investuesit e huaj. Pra objektivi për tu bërë më tërheqës për investuesit e huaj, ishte një nga arsyet...(Burimi: standard.al)

22.06.2013...Janë afro 7 milionë dollarë të hedhura nga partitë kryesore në tre javët e monitorimit të kryera nga lëvizja Mjaft!, për televizionet dhe produktet, si dhe për shpenzimet e ndryshme, pa llogaritur koncertet. Ky është raporti i dytë, prezantuar dje për fushatën zgjedhore 2013, periudha 24 maj-19 qershor...(Burimi: gazeta-shqip.com)

22.06.2013...Prodhuesit kosovarë ankohen se produktet e importuara nga jashtë i rrezikojnë produktet e tyre. Vendet prej nga importojmë, sipas tyre, kanë politika më të mira fiskale dhe janë të liruara nga ngarkesa tatimore, derisa produktet e Kosovës nuk kanë lehtësira të tilla...(Burimi: kohaditore.com)

22.06.2013...Fushata zgjedhore dhe nevoja për financime nuk e ka ndalur qeverinë të përdorë të gjitha mjetet apo kanalet e transfertave. Përveçse ka rritur shpenzimet, duke marrë borxh te bankat e nivelit të dytë, tej planit vjetor, Ministria e Financave ka marrë para kohe fitimet e Bankës së Shqipërisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

22.06.2013...Mbi 40 milionë euro taksa. Kjo është shumë e parave që qytetarët e derdhin brenda një viti në buxhetin e Kosovës, nga taksat që paguajnë për regjistrim të veturave. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vendin tonë janë të regjistruara 272 mijë vetura. Sipas një llogaritje të bërë, del se një qytetarët i Kosovës vetëm për taksa shtetërore paguan fiks 150 euro për ta regjistruar veturën...(Burimi: telegrafi.com)

21.06.2013...Inflacioni vjetor në Kosovë, 8.3 për qind. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e qymyrgurit, linjiteve dhe shtresave të varfëra të mineralit (37.5%); industri të tjera nxjerrëse (21.1 %); furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (8.1%); nxjerrja e mineraleve metalike (1.6%); mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (0.5%); industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (0.2%) dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike(0.1%)...(Burimi: kosova-sot.info)

21.06.2013...Rritje? Paga reale zhvlerësohet 5.6 për qind. Faktorët negativë: Ngritja e çmimeve të mallrave të shportës dhe taksimi i rritur me 5 deri në 10 herë...(Burimi: shekulli.com.al)

21.06.2013...Ministria e Financave konfirmon, duke publikuar tashmë zyrtarisht, edhe pse me vonesë, dështimin total në arkën e shtetit gjatë 10 viteve të fundit...(Burimi: monitor.al)

21.06.2013...Reformat fiskale, kyçi i rritjes reale te mirëqenies. Ekspertët e ekonomisë ndajnë mendim të përbashkët, për ndryshimin strukturor që po reflekton ekonomia duke argumentuar se tashmë rënia e remitancave po zëvendësohet nga rritja e eksporteve duke balancuar nivelin e importeve...(Burimi: standard.al)

21.06.2013...OPINION. Dritan HILA. Nevoja e debatit per taksat...e keqja është se nuk ka një debat shkencor. Por fatkeqësisht, jo vetëm për shkak të fushatës elektorale, ky debat nuk ekziston në qarqet shkencore. Qoftë për faktin se nuk ka më forume, apo institute akademike. Duke bërë që e ardhmja e vendit të lihet vetëm në dorë të politikaneve, të cilëve shpeshherë nuk iu pëlqen kostumi i ngushtë që i detyron ekonomia të veshin. Dhe me sjelljet e tyre e çojnë vendin në kriza afatgjata që zgjasin përtej mandatit të tyre...(Burimi: balkanweb.com)

21.06.2013...Bursat, në ditën e tyre më të keqe. Mesatarja industriale e Doë Jones humbi 353 pikë, apo 2,3%. Kjo shënon rënien më të madhe ditore, që prej nëntorit 2011. Përfshi humbjet e së mërkurës, Dow Jones ka humbur më shumë se 550 pikë në këto 2 ditë...(Burimi: kohaditore.com)

21.06.2013...Buxheti i BE-së për vitet 2014-2020. Për herë të parë, deputetët luajnë një rol vendimtar në dramën për buxhetin. Sipas traktatit të ri të BE-së, Traktatit të Lisbonës, tani Parlamenti ka të drejta pothuajse të barabarta në hartimin e buxhetit shtatëvjeçar...(Burimi: zhurnal.mk)

20.06.2013...Ekonomia artizanale apo kreative, një sektor ekonomik me potencial zhvillimi në ekonominë lokale, rajonale, kombëtare dhe krijimin e vendeve të punës, po vlerësohet me përparësi nga ministria e Ekonomisë në planet afatmesme. Sipas një studimi të GIZ, kontributi i ekonomisë kreative në Shqipëri llogaritet përafërsisht rreth 0.5% 1% të PBB-së. Sot ky sektor ofron rreth 3.500 vende pune ku 56% e të punësuarve janë gra, të cilat mbisundojnë në fushën e veshjeve me rreth 90% dhe 78% me punët e dorës...(Burimi: standard.al)

20.06.2013...Bizneset që nuk japin kuponin tatimor te blerësi, çka në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon te deklarimi i xhiros që ata bëjnë, do të kenë gjoba më të majme për të paguar në rast se kapen nga administrata tatimore. Në udhëzimin e ministrit të Financave, Ridvan Bode, përcaktohen qartë gjobat për bizneset, por edhe për kompanitë që tregtojnë kasa fiskale dhe nuk kryejnë punën e tyre siç duhet...(Burimi: panorama.com.al)

20.06.2013...Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, deklaroi dje për mediet se këto dy institucione prestigjioze ndërkombëtare Banka Botërore dhe Moodys vlerësuan qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, si dhe politikat fiskale të ndjekura nga qeveria...(Burimi: gazetametropol.com)

20.06.2013...Kosova dhe Maqedonia janë marrë vesh për heqjen e taksës kufitare për eksportin dhe importin e mallrave midis dyja vendeve. Kjo është arritur mbrëmë midis ministrive përgjegjëse të të dyja vendeve, ndërsa marrëveshja do të vlejë deri më 27 qershor, kur pritet arritja e një marrëveshje tjetër, që do të lehtësojë shkëmbimin dhe liberalizimin tregtar midis dy vendeve...(Burimi: kohaditore.com)

19.06.2013...Ankand i jashtëzakonshëm, qeveria merr 1.2 mld lekë borxh. Në ankand u emetuan bono me maturim 3-mujor në vlerën e 1.2 miliardë lekëve, me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 4.66%. Në ankandin e fundit ku qeveria pati marrë borxh me maturitet 3 mujor, muajin e kaluar, interesi ishte afërisht në nivel të njëjtë, 4.64%...(Burimi: scan-tv.com)

20.06.2013...Paga mesatare në Mal të Zi në maj, pa tatime e kontribute, ka qenë 480 euro, përkatësisht ka qenë 1,4 më pak krahasur me një vit më parë, ka njoftuar Enti për Statistika, Monstat...(Burimi: kohaditore.com)

19.06.2013...Borxhi i Shqipërisë për tu paguar në monedhën vendase në raport me PBB-në, vetëm për vitin 2013 është rreth 17% e PBB-së. Mesatarisht, borxhi i përgjithshëm qeveritar (përjashtuar garancitë dhe faturat e bankave qendrore) u rrit nga 37 për qind e PBB në fund të vitit 2011 në 42 për qind në fund të vitit 2012...(Burimi: monitor.al)

19.06.2013...Ndonëse të dhënat e të ardhurave tatimore për vitin 2012 sugjeronin që bizneset po kalonin një vit të vështirë, e konfirmuar dhe nga rritja ekonomike minimale prej 1.6%, më e ulëta e dekadës së fundit renditja e kompanive më të mëdha për 2012-n dhe krahasimi me një vit më parë tregon se kriza nuk e ka penguar rritjen e të mëdhenjve...(Burimi: monitor.al)

19.06.2013...Niveli i varfërisë është rritur. Aktualisht në Shqipëri jetojnë në varfëri 60 % e popullsisë, ndërsa në minimumin jetik janë rreth 15 % e popullsisë. Shqipëria mban vendin e dytë në rajon pas Kosovës, për nivelin e varfërisë.(Burimi: shekulli.com.al)

19.06.2013...Liderët e G8-tës ranë dakord me marrjen e masave të reja kundër pastrimit të parave, evazorëve të paligjshëm fiskalë dhe korporatave, që tentojnë shmangien e taksave...(Burimi: kohaditore.com)

19.06.2013...Përfaqësuesit e Bankës Botërore: Borxhi në limite, nuk mund të rritet më. Ska hapësira fiskale. Rritja më e mirë se fqinjët, të vazhdoj. Ulja e taksave nuk është primare në kërkesat e biznesit, pasi ky i fundit kërkon më shumë stabilitetin e tyre...(Burimi: panorama.com.al)

19.06.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Deficiti i frikshëm 420 milionë USD...praktika e zbatuar përgjithësisht në Shqipëri, për të harmonizuar politikën e taksave me hartimin e buxhetit, është shumë më superiore se sa ndryshimi i taksave në mes të vitit fiskal. Kjo rrugë, vetëm sa shton presionet në balancat fiskale të vendit, që duhet ta kompensojnë uljen e të ardhurave ose duke shkurtuar shpenzimet...(Burimi: panorama.com.al)

19.06.2013...Investimet e huaja në Kosovë janë duke rënë me të madhe. Vetëm mes vitit 2011 dhe 2012 shohim rënie prej më shumë se 160 milionë euro. Nëse krahasohen raportet është vështirësuar edhe më shumë gjendja ekonomike në vend. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2012 investimet e huaja direkte në vendin tonë ishin 232 milionë euro, derisa në vitin 2011 ishin 394 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

19.06.2013...Kosove. Evazioni fiskal me karburante. Edhe pse janë një nga bizneset më fitimprurëse në vend, të hyrat e tyre nuk regjistrohen përmes pajisjeve fiskale. Madje për fiskalizimin e naftëtarëve janë dhënë afate të shumta nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) të cilat nuk janë realizuar deri më tash...(Burimi: telegrafi.com)

18.06.2013...Edhe 2 javë afat për regjistrimin në sistemin e-Tatimet maqedonase. Gjithsej 5.481 subjekte afariste duhet të regjistrohen deri në fund të muajit në sistemin e ri e-Tatime të Drejtorisë për të Ardhura Publike...(Burimi: zhurnal.mk)

18.06.2013...Rritja ekonomike 2013-Maqedonia mirë, Kosova shumë më mirë. Rritja ekonomike e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për vitin 2013 pritet të jetë 1.4 për qind. Nga ekspertët e Bankës Botërore kjo pritet të jetë rritje e moderuar në fillim, por do të përshpejtohet gradualisht në gjysmën e dytë të vitit me zbatimin e planeve të investimeve të drejtpërdrejta publike dhe private...(Burimi: zhurnal.mk)

18.06.2013...Evazioni, zbardhen emrat e 5 kompanive shqiptare në parajsën fiskale. Kanë profil pak a shumë të ngjashëm, 5 shoqëritë shqiptare të regjistruara në parajsat fiskale, të publikuara mes 100 mijë kompanive sekrete të krijuara nëpër botë, në atë që po paraqitet si një prej skandaleve më të mëdha të evazionit fiskal. Madje mbajnë edhe emra mjaft të ngjashëm: ALBANIA GROUP TRADING LIMITED, ALBANIA SERVICES LIMITED...(Burimi: balkanweb.com)

18.06.2013...Kompensimi për të përmbyturit, shlyhet 60 për qind e vlerës. Drejtori Velaj: Në kaskadë rezervë 1.5 miliardë kwh. Korporata Elektoenergjetike Shqiptare parashikon një verë pa shqetësime për furnizimin me energji të vendit, kjo falë situatës së mirë hidrike në kaskadën e Drinit...(Burimi: panorama.com.al)

18.06.2013...Mbi 10 milionë euro kanë rënë të hyrat e operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë gjatë vitit 2012, krahasuar me një vit më parë...operatorët e telefonisë mobile në Kosovë gjatë vitit 2012 kishin të hyra prej 188.2 milionë euro, gjersa një vit më parë të hyrat e tyre ishin 199.2 milionë euro, ku vërehet një rënie prej 5,54 për qind...(Burimi: kohaditore.com)

18.06.2013...Agjencia e vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane, Moodys ka vlerësuar Shqipërinë me gradën B1 si dhe ka vlerësuar një pritshmëri Stable për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë...(Burimi: zhurnal.mk)

18.06.2013...Banka Botërore prezanton numrin e parë të një serie publikimesh mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore (EJL6). Në këtë rast përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Numri i parë i raportit mbulon zhvillimet e fundit ekonomike, përfshirë ndikimin e Euro krizës në vendet e EJL si dhe politikat e përshtatshme për stabilitet dhe rritje afatgjatë në rajon...(Burimi: zhurnal.mk)

17.06.2013... Në vitin 2012 arriti në 21 numri i subjekteve financiare jobanka që operojnë në vend, sipas raportit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dhënia e licencave gjatë vitit 2012 konsistoi në licencimin rishtas edhe të dy subjekteve financiare jobanka...(Burimi: monitor.al)

17.06.2013...Kosove. Buxheti i shtetit është dëmtuar rreth 200 milionë euro, për shkak se disa biznese, të lidhura me politikën, u është mundësuar të nxjerrin mallrat nga depot doganore dhe t'i shesin, pa i paguar asgjë buxhetit të shtetit, thjesht pa i shlyer obligimet doganore dhe pa bërë zhdoganimin e mallit nga depot doganore...(Burimi: kosova-sot.info)

17.06.2013...Në Maqedoni janë 35 multimilionerë që kanë një pasuri në vlerë prej 4 miliardë dollarësh. Kjo bëhet e ditur sipas një raporti vjetor të World Ultra Wealth Report 2012 2013, ku është publikuar numri i multimilionerëve, që nuk ka shënuar ndryshime...(Burimi: telegrafi.com)

16.06.2013...Në datat 15- 20 qershor buxheti i shtetit do të shlyejë detyrimet për të gjithë personat që janë zënë pronat nga ndërtimi i rrugëve...(Burimi: shekulli.com.al)

16.06.2013...Hapet autostrada e koridorit 8.. Autostrada Tiranë-Elbasan ka një gjatësi prej 27 kilometrash, me 4 korsi,dhe një tunel 2,5 kilometra të gjatë. Po ashtu ky segment që lidh Tiranën me Elbasanin përbëhet nga 7 mbikalime, 21 vijadukte dhe 4 nënkalime. Autostrada përbëhet nga tre segmente Segmenti I(Sauk -Tuneli i Krrabës gjatesia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatesia 2.5 km ), Segmenti III (Tuneli i Krrabës Elbasan gjatesia 11.5 km)...(Burimi: scan-tv.com)

16.03.2013...200 mijë kosovarë jetojnë me 1 euro e 20 centë në ditë. Kështu të paktën flasin statistikat e publikuara para pak kohësh nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ndërkohë, që rreth 30 për qind e popullsisë së Kosovës, apo më shumë se 600 mijë kosovarë ditën e kalojnë me 1 euro e 72 centë...(Burimi: zhurnal.mk)

16.06.2013...Haliti: ATK për pesë muaj realizoj 44 për qind të planit vjetor. Sivjet parashihet të mblidhen rreth 1 miliardë e 423 milionë euro...(Burimi: kosova-sot.info)

16.06.2013...Studentët, të cilët përfundojnë studimet në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe universitetet publike dhe ato private, të licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në shumë raste nuk arrijnë të fitojnë njohuri të mjaftueshme dhe të jenë të përgatitur për tregun e punës...(Burimi: zhurnal.mk)

15.06.2013...OPINION. Gaqo APOSTOLI. Ku ka humbur taksa progresive, çështë taksa e ndershme?!...në Shqipëri, si një vend që synon para së gjithash të bëhet një vend i zhvilluar përmes rritjes së vrullshme të investimeve dhe sipërmarrjeve të mëdha, vendëse e të huaja, që sigurojnë ritme të larta të rritjes së nivelit të punësimit të njerëzve dhe, me përparësi të brezit të ri, progres gradual dhe të sigurt të rritjes së nivelit të mirëqenies, TAKSA E SHESHTE është tepër e përshtatshme, dhe si e tillë, ajo është TAKSA E NDERSHME për Shqipërinë...(Burimi: balkanweb.com)

15.06.2013...Presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla, mendon se, siç ndodh në prag të çdo fushate elektorale, ekonomia ka pauzat e veta, aq më tepër kur palët politike janë tepër të kundërta në objektivat e veta. Ai ndan mendimin se në këto kushte është krejt normale që biznesi të vëzhgojë dhe të ndjekë me vëmendje strategjinë e të dy palëve politike. Në këtë situatë disa biznese, si ai i reklamave, shërbimeve që kanë lidhje me politikën, kanë një dinamikë më të madhe...(Burimi: standard.al)

15.06.2013...Për tre muajt e parë të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka arritur të shpenzojë mbi 87.91 milionë euro për investime kapitale. Ndryshe, nga 1 miliard e 586 milionë euro, nga buxheti i këtij viti, 621 milionë euro janë planifikuar për projekte kapitale, 40 për qind e të cilave(ose 217 milionë euro) do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë - Merdarë...(Burimi: gazetaexpress.com)

15.06.2013...Banka Botërore, Gill: Pa reforma, përfundoni si Greqia!Ndërkohë që rreziku më i madh i jashtëm për ekonominë shqiptare është dobësia në eurozonë, kërcënimi më serioz i brendshëm është zhbalancimi në financat publike...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.06.2013...Me qëllim të përmirësimit të kushteve të sektorit privat dhe për investitorët e huaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka krijuar disa parqe industriale në Kosovë. Nga shtatë parqe, sa janë në nivel vendi, Parku i Biznesit në Drenas, ai në Mitrovicë dhe në Suharekë, janë në funksion apo janë në proces të përfundimit, ndërsa katër të tjera ende janë në proces të punimeve...(Burimi: telegrafi.com)

15.06.2013...Në Maltë, në takimin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, sot u votua që të pranohet aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësi të plotë të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar që është degë autonome e Këshillit të Evropës...(Burimi: kohaditore.com)

15.06.2013...Deficiti ka arritur në 420 milionë dollarë, duke shënuar një rritje mbi planin në masën 166 %.Gjatë vitit 2013, ecuria e deritanishme ekonomike tregon se nuk do realizohen as të ardhurat minimale me të cilat të mund të paguhen pagat, pensionet dhe interesat e borxhit që po rriten si pasojë e huave galopante në vitet e fundit...(Burimi: zhurnal.mk)

14.06.2013...OPINION. Dr.Përparim KABO. Me apo pa model, përballë krizës?!...modeli në kushtet e vendit tonë do të duhet të përballojë pasojat e krizës dhe të sigurojë ngritjen dhe zhvillimin, do të duhet të rigjallërojë demokracinë institucionale, do të duhet gjithë po aq, të ndryshojë ndjeshëm jetën e njeriut në të gjitha nivelet...(Burimi: balkanweb.com)

14.06.2013...OPINION. Altin HOTI. Taksa 10 për qind, shumë apo pak!?...edhe pse teorikisht niveli i taksës pranohet deri në masën 20%, norma që aplikohet aktualisht në ambientin ekonomik shqiptar nuk është relevante. Logjika e përdorimit të një norme më të ulët do të ishte më e drejtë dhe përcaktimi ekzakt i normës duhet të kishte ndoshta një metodologji tjetër...(Burimi: balkanweb.com)

14.06.2013...Kosova relativisht e mbrojtur nga kriza. inistri i Financave Besim Beqaj ka thënë sot në Beqiq të Malit të Zi se Kosova në tërësi ka arritur të mbetet relativisht e mbrojtur nga kriza në eurozonë, për shkak të një lidhjeje të kufizuar financiare dhe tregtare me vendet që janë në krizë dhe si rezultat i prurjeve të fuqishme rrjedhëse dhe të kapitalit nga diaspora e Kosovës...(Burimi: kosova-sot.info)

14.06.2013...100 euro taksë çdo kamioni që hyn në Kosovë, përjashtim ata të Shqipërisë. Tani, për çdo importueseve të mallrave me kamion nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi pritet të paguhet taksa prej 100 eurove, për çdo hyrje në Kosovë...(Burimi: zhurnal.mk)

14.06.2013...Biznesi ankohet shpesh për rikontrolle të vazhdueshme nga inspektorët tatimorë, duke shkaktuar stres dhe kosto. Ligji i procedurave tatimore, neni 85 thotë se tatimet kanë të drejtë të kontrollojnë bilancet e 5 viteve të fundit aktivitet...(Burimi: gazeta-shqip.com)

14.06.2013...Treguesit fiskalë të Financave, realizohet vetëm 92 për qind e planit të të ardhurave. Investimet dalin jashtë kontrollit, 136% më shumë se vjet...(Burimi: panorama.com.al)

14.06.2013...Çdo vit në tregun e punës në Kosovë supozohet se hyjnë 20 deri në 30 mijë persona, të cilët janë të aftë për punë. Punësimi i këtyre personave, çdo vit po bëhet më i vështirë në Kosovë, bëjnë të ditur përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë...(Burimi: zhurnal.mk)

14.06.2013...Kosova ka kushte mjaftë të përshtatshme për t`u marrë me bletari, sidomos Rrafshi i Dukagjinit. Në këtë rajon, bletarët profesionistë thonë se ekzistojnë 127 lloje të bimëve mjaltëdhënëse me vegjetacion nga pranvera e hershme deri në vjeshtën e vonshme. Kjo ka mundësuar prodhimin e mjaltit cilësor të cilin bletarët ia kanë arritur që edhe ta eksportojnë...(Burimi: telegrafi.com)

13.06.2013...OPINION. Besim I. ISMAILI. Analiza e tregut financiar. Bota reale financiare paraqet mundësinë e mirë të paraqitjes së realitetit të marrëdhënieve financiare në tregun financiar dhe në institucionet tjera financiare. Bota reale karakterizohet me mungesën e informatave, faktorët objektiv nga mungesa e mekanizmave legale dhe roli i tregut financiar dhe mosefikasiteti i tij...(Burimi: telegrafi.com)

13.06.2013...Performancë pozitive e Tatimeve: PBB rritet 3.8 herë, treguesit fiskalë 6.7 herë. Prej më shumë se një viti, Fondi Monetar po asiston teknikisht administratën tatimore. Qëllimi: Futja e mentalitetit të ri, vullnetarizmi i pagesës së taksave. Të hiqet dorë nga forca dhe planet...(Burimi: standard.al)

13.06.2013...Banka Botërore: Ekonomia shqiptare do të rritet me 1.8% në 2013-n; më ulët se rajoni. Edhe në 2014-n vendi do të vazhdojë të rritet me ritme të dobëta, prej vetëm 2%...(Burimi: monitor.al)

13.06.2013...Komiteti për politikë monetare operative vlerësoi se likuiditeti në sistemin bankar të Maqedonisë edhe gjatë muajit maj ishte në nivel relativisht të lartë dhe stabil, me ç'rast bankat në mënyrë aktive i kanë shfrytëzuar instrumentet monetare në dispozicion...(Burimi: zhurnal.mk)

13.06.2013...Edhe 14 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të ketë ekonomi të dobët, shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Qeveritë, të cilat udhëhoqën vendin përgjatë këtyre viteve, nuk arritën të përmirësojnë gjendjen ekonomike dhe sociale, vlerësojnë ekspertë të fushës së ekonomisë në Kosovë...(Burimi: zhurnal.mk)

12.06.2013...OPINION. Gladiola BENDAJ. Prodhimi vendas nuk i uli çmimet...çmimet e fruta perimeve jo vetëm që nuk po njohin ulje, por sipas tregtarëve pritet edhe të rriten. Arsyeja? Eksportet drejt vendeve fqinjë: Greqi, Serbi, Itali e Kroaci. Por edhe në lokalitetet e prodhimit, mundësia e eksportit iu vjen vetëm prodhuesve të mëdhenj. Të vegjlit, vazhdojnë të vuajnë problemet e tregut dhe infrastrukturës...(Burimi: revistajava.al)

12.06.2013...Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u rrit me rreth 5% gjatë tre muajve të parë të vitit 2013. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të Marsit borxhi i jashtë i vendit arriti vlerën e 5.33 miliardë eurove...(Burimi: scan-tv.com)

12.06.2013...Biznesi: 25 propozimet tona për partitë politike. Partitë politike janë duke premtuar shumë kohët e fundit, duke tejkaluar çdo imagjinatë të logjikës ekonomike, edhe pse kanë realizuar disa herë takime të përbashkëta me grupet e interesit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

12.06.2013...Qeveria kërkoi 130 milionë USD borxh, bankat ofruan më shumë se 190 milionë USD. Ankandi, interesi për borxhin e qeverisë ulet në 5.5 për qind...(Burimi: panorama.com.al)

11.06.2013...Konkurrenca shqyrton shitjen e Tirana International Airport te kanadezët. Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka marrë njoftim mbi përqendrimin nëpërmjet përfitimit të kontrollit indirekt të Tirana International Airport Sh.p.k nga kompania kanadeze Public Sector Pension Investment Board, pasi kjo e fundit ka blerë kompaninë gjermane Hotchtief Airport GmbH, që sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka 47% të aksioneve (shumicën) e Tirana International Airport...(Burimi: monitor.al)

11.06.2013...Investimet e huaja direkte (IHD) kanë vijuar që të jenë të larta në tremujorin e parë të këtij viti, ndonëse ato kanë shënuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë...(Burimi: monitor.al)

11.06.2013...BSH: Bien dërgesat e emigrantëve. Emigrantët kanë sjellë më pak para në Shqipëri dhe në muajin mars të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitancat janë 51.4 milionë euro...(Burimi: panorama.com.al)

11.06.2013...Të hyrat e doganave kosovare më shumë se vjet, më pak se plani. Në pesë muajt e parë të këtij viti, Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra më pak se që ka planifikuar, edhe pse janë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Këtë e ka pranuar vetë drejtori i Doganave, Naim Huruglica, i cili, ndër tjera, ka pohuar se kontrabanda po vazhdon në veri, por jo në nivel siç ka qenë më herët...(Burimi: kohaditore.com)

11.06.2013...Saraçini : Strategjia për energjetikë me rezultate konkrete. Një nga faktorët kryesor të ekonomisë së qëndrueshme është gjithsesi furnizimi cilësor me energji elektrike dhe ajo që dëshiroj të potencoj është se bashkëpunimi me kompanitë energjetike është shumë e rëndësishme...(Burimi: zhurnal.mk)

11.06.2013...Blerjet online, diferencat mes femrave dhe meshkujve. Jemi gjithmone e me shume dixhitale. Sipas Instat per 2011-en, ne rrjet navigojne 46,7% e femrave (87% lidhen shume here ne dite me internetin) dhe 56,6% e meshkujve. Por oret ne kompjuter i kalojne per arsye te ndryshme...(Burimi: zhurnal.mk)

10.06.203...Amnistia, falja e re hyn në fuqi në 22 qershor. Afatet dhe kushtet e faljes mbeten të njëjta si në Ligjin Nr.10418, datë 21.4.2011 Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor. Kjo shtyrje afati u jep thjesht mundësi atyre që nuk e shfrytëzohen në atë kohë, që të përfitojnë nga lehtësitë e saj...(Burimi: monitor.al)

10.06.2013...Shteti drejt të cilit shkojnë mbi 50% e totalit të eksporteve shqiptare, Italia, u tkurr më shumë se sa u raportua fillimisht në tremujorin e parë teksa recesioni më i gjatë i vendit në të paktën dy dekada reduktoi shpenzimet e familjeve dhe eksportet ranë për herë të parë në pothuajse katër vjet...(Burimi: monitor.al)

10.06.2013...Bien të ardhurat nga turizmi. por shqiptarët shpenzojnë më shumë jashtë! Sipas të dhënave të bilancit të llogarisë korente të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 206 milionë euro, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar...(Burimi: monitor.al)

10.06.2013...Sa të varfër ka sot Shqipëria? Kjo nuk dihet pasi mungojnë shifrat zyrtare që prej vitit 2008. Varfëria në Shqipëri është bërë një prej temave më të eksploatuara edhe në fushatën elektorale...(Burimi: shekulli.com.al)

09.06.2013...Rimbursimet, hyn në fuqi vendimi, si mund të përfitojnë fermerët. Fermerët mund të aplikojnë për të tërhequr rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 20 për qind për inputet e produkteve bujqësore. Thirrja është bërë nga kreu i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani, sipas të cilit është miratuar udhëzimi për kompensimin e prodhuesve...(Burimi: standard.al)

09.06.2013...Studimi- Karburantet/Provat pse nuk ulen çmimet. Ndërsa fitimi bruto i kompanive distributore është rritur në 3 muaj rreth 4 lekë/ltr për Dieselin dhe rreth 5 lekë/ltr për Benzinën, pjesa e shtetit ka mbetur gati e pandryshueshme ose rritur pak (nga mosndryshimi i çmimit fundor dhe rritja 1-2 l/ltr e tij kryesisht nga një operator)...(Burimi: monitor.al)

09.06.2013...Numri i kompanive italiane të tekstileve që po kërkojnë partnerë në Shqipëri sa vjen dhe rritet. Në muajt e fundit, fasonistët shqiptarë kanë shtuar takimet me italianët dhe disa prej tyre kanë nisur edhe bashkëpunimin. Sa po i tërheqim këta investitorë dhe si mund ti nxisim në një kohë kur eksportet e tekstileve po shënojnë rënie...(Burimi: monitor.al)

09.06.2013...Në shtatë vitet e ardhshme, Kosova synon që ta rris prodhimin e saj në bujqësi dhe të krijojë vende të reja pune. Kjo parashihet me planin strategjik 2014-2020. Se bujqësisë duhet t`i kushtohet vëmendje më afatgjate, këtë e shohin nga këndi i tyre edhe vetë ekspertët e kësaj fushe...(Burimi: zhurnal.mk)

08.06.2013...Blerja e një shtëpie mund të realizohet edhe duke u bërë vetë një agjent imobiliar. Maturi, një dozë e mirë durimi, por mbi të gjitha ndjeshmëri ndaj teknologjive të reja. Këto janë tri aftësitë me të cilat duhet të pajiseni për të blerë një shtëpi pa kaluar nga dera e agjentit të pasurive të patundshme...(Burimi: monitor.al)

08.06.2013...Në vitin 2012, Tirana International Airport (TIA) u ka shërbyer 1.665.000 pasagjerëve. Mendoj se taksat aeroportuale janë në përpjesëtim të drejtë me standardet që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ofron për secilën kompani që operon në Shqipëri. Taksat janë pothuajse në të njëjtin nivel me taksat e aeroporteve të rajonit...(Burimi: monitor.al)

08.06.2013...Kanadezët kanë braktisur kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania Petromanas, e cila ka fituar të drejtën ekskluzive nga Qeveria shqiptare për kërkim nafte në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihen nga Durrësi në Shkodër...(Burimi: gazeta-shqip.com)

08.06.2013...Rriten kreditë e këqija, shkojnë në 24.2 %. Sipas Shoqatës së Bankave këto të dhëna tregojnë për një sistem bankar që vijon të jetë fitimprurës, ndonëse fitimet këtë vit janë më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar...(Burimi: shekulli.com.al)

07.06.2013...Punësimi: Kriza dhe modeli i sotëm ekonomik vë në pikëpyetje rritjen e vendeve të punës në të ardhmen. Janë rreth 41 mijë vende pune të shtuara në sektorë të ndryshëm të ekonomisë gjatë periudhën 2008-2011. Shifrat mund të merren me rezerva, duke pasur parasysh nivelin e lartë të informalitetit në ekonomi, megjithatë ato shërbejnë për të gjykuar për tendencën bazë...(Burimi: monitor.al)

07.06.2013...Individët kanë investuar deri në fund të marsit të këtij viti plot 250 milionë dollarë në fondet e investimit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë ecurinë e fondeve të investimit, duke bërë krahasimin edhe me fundin e vitit 2012, kur në këto fonde individët kishin të investuara vetëm 160 milionë dollarë...(Burimi: panorama.com.al)

07.06.2013...Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror (SWIFT) ka caktuar një kod të veçantë shtetëror për tu përdorur në lidhje me identifikimin e institucioneve financiare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, mbi bazën e këtij kodi të veçantë shtetëror, SWIFT-i ka nisur procesin e krijimit të kodit të identifikimit ndërkombëtar BIC të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe të lidhjes së saj në sistemin ndërkombëtar SWIFT...(Burimi: kohaditore.com)

07.06.2013...Sivjet rendimentet e grurit priten të jenë më të mëdha. Të paktën kështu vlerësojnë ekspertë të bujqësisë, të cilët këtë vit e konsiderojnë të begatshëm për kulturën e drithërave të bardha...(Burimi: telegrafi.com)

07.06.2013...INSTAT dhe Shoqata e Bankave: Më pak investime dhe kredi se 2012-a. Vëmendja te zgjedhjet. Sipas të dhënave për 4-mujorin e parë, importi i makinerive dhe pajisjeve kishte rënë me 8% në raport me 2012-n, për të njëjtën periudhë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.06.2013...Kosova pëson nga kriza ekonomike në Eurozonë. Kriza ekonomike e vendeve të Eurozonës do të reflektohet në rënien e dërgesave të emigrantëve kosovarë, në rënien e eksportit dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kosovë. Dhe, si rrjedhojë e këtyre elementeve, do të ketë rënie të rritjes ekonomike edhe në Kosovë...(Burimi: telegrafi.com)

06.06.2013...Renta minerare po rregjistron një rritje të shpejtë në vlerat e saj. Të dhënat më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave konfirmojnë se kjo taksë është rritur me mbi 28% në katër muajt e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, nga kjo taksë u mblodhën rreth 2.4 miliardë lekë të ardhura gjatë janar-prillit 2013...(Burimi: monitor.al)

06.06.2013...Biznesi, i zhgënjyer nga amnistia e dytë. Në fakt, është kontradiktor fakti që një amnisti fiskale, të paragjykohet nga sipërmarrja private, edhe pse paketa e propozuar nga qeveria u jep mundësi të përfitojnë faljen e gjobave dhe disa detyrime të të papaguara në vite...(Burimi: monitor.al)

06.06.2013...Përmbushja e standardeve ndërkombëtare anëtarësuan Shqipërinë në Iniciativën e Transparencës për Industritë Nxjerrëse, EITI, një organizëm ndërkombëtar i mbështetur nga Banka Botërore që synon të ndërgjegjësojë popujt për vlerën e pasurive të nëntokës së tyre...(Burimi: standard.al)

06.06.2013...FMN pranon gabimet serioze me programin grek të shpëtimit. Tronditje ka shkaktuar një dokument sekret i FMN, lidhur me vlerësimin e programit të parë të ekonomisë greke 2010-2012. FMN pranon se ka bërë gabime serioze me programin grek të shpëtimit dhe akuzon partnerët evropianë se përfituan prej tij...(Burimi: telegrafi.com)

05.06.2013...Që prej gushtit të vitit 2011, konstatohet se Banka e Shqipërisë e ka ulur gjashtë herë normën bazë të interesit, instrumenti i saj për të ndikuar në uljen e kostos së parasë në ekonomi, duke e zbritur me 1.25 pikë përqindjeje në 3.75% aktualisht...(Burimi: standard.al)

05.06.2013...Del udhëzimi për fshirjen e kredive të këqija të bankave. Me një shtesë në udhëzimin Për tatimin mbi të ardhurat, ministri Bode ka përcaktuar se, në rastin e bankave apo institucioneve financiare jobanka, borxhet e këqija mund të fshihen nga bilancet 365 ditë pasi subjekti ka depozituar në gjykatë kërkesën për nisjen e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm...(Burimi: scan-tv.com)

05.06.2013...Transporti hekurudhor i mallrave në rënie të ndjeshme. Të dhënat nga Instituti i Transporteve tregojnë se gjatë vitit 2012 transporti i brendshëm dhe ndërkombëtar i mallrave shënoi rënie me rreth 55%. Në total gjatë vitit 2012 u transportuan r142,354 ton mallra nga rreth 317,208 ton mallra që u transportuan në vitin paraardhës...(Burimi: monitor.al)

05.06.2013...Shkëmbimi tregtar, mbi 3 miliardë dollarë. Në periudhën janar-prill të këtij viti, pjesëmarrje më të madhe në eksport të mallrave kanë vendet-anëtare të BE-së 27 për qind, me 71 për qind, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor me 19,5 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

04.06.2013...Kompanitë e mëdha të huaja, 260 milionë euro fitime në 2012-n; 32% më të larta se në 2011. Fitimet e deklaruara nga 20 kompanitë më të mëdha të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri, rezultuan 260 milionë euro në vitin 2012, sipas të dhënave nga Tatimet, që zotërohen nga Monitor...(Burimi: monitor.al)

04.06.2013...Rritet më tej kosto e ndërtimit; ulen pagat. Ndërtimi është një prej sektorëve që është goditur më keq nga kriza ekonomike e tre viteve të fundit, nga njëra anë dhe po vuan dhe pasojat e rënies ciklike nga ana tjetër. Në vitin 2012, sipas të dhënave të prodhimit të brendshëm bruto INSTAT, ndërtimi shënoi një rënie me bazë vjetore prej 17 dhe 18% në tremujorin e tretë dhe të katërt, në një kohë që ekonomia në 2012-n u rrit mesatarisht me 1.6%...(Burimi: monitor.al)

04.06.2013...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Amnisti e politizuar, si amnisti e dështuar... Dhe mund të pyetet me të drejtë: Kjo është një përpjekje për një amnisti të re, reale dhe të mirëpritur, apo një urë për të kaluar në familjen e ndershme që paguan rregullisht taksat e disa bizneseve klienteliste...(Burimi: revistajava.al)

04.06.2013...Maji i këtij viti, më i shtrenjtë se i 2012-ës ne Maqedoni. Rritje të indesit të shpenzimeve të jetesës në maj të vitit 2013, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te frutat për 6,4 për qind, prodhimet e mishit të përpunuar për 1,1 për qind, pijet alkoolike për 0,9 për qind dhe përpunimi i qumështit për 0,6 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

03.06.2013...Vendorët mbledhin vetëm gjysmën e parave që shpenzojnë. Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë vendore vazhdojnë të jenë mjaft të ulëta. Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave për treguesit fiskal sipas buxhetit të konsoliduar për 4-mujorin, vihet re se të ardhurat nga pushteti vendor janë 4.5 miliardë lekë...(Burimi: scan-tv.com)

03.06.2013...Oksigjen nga Italia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Financohen projekte të SM E-ve nga 15 mijë euro deri në 50 mijë euro, në raste të veçanta deri në 500 mijë euro nga Italia...(Burimi: shekulli.com.al)

03.06.2013...Papunësi rekorde në Slloveni. Numri i të papunëve në Slloveni është 111 mijë njerëz, që është niveli më i lartë në shtet në 20 vitet e fundit, njoftuan mediat sllovene...(Burimi: zhurnal.mk)

03.06.2013...Kosova është një ndër shtetet me më se shumti dërgesa të emigrantëve të pranuara. Konsiderohet se 18 për qind e bruto-produktit të brendshëm, e përbëjnë remitencat. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, më shumë se 605 milionë euro kanë arritur dërgesat e emigrantëve në Kosovë gjatë vitit të kaluar, apo rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2011...(Burimi: gazetaexpress.com)

03.06.2013...Vetëm dy komuna me certifikatë për klimë biznesi ne Maqedoni. Velesi dhe Strumica janë komunat e para nga Republika e Maqedonisë që do të marrin certifikatë rajonale për komunat me klimë të volitshme biznesi...(Burimi: zhurnal.mk)

02.06.2013...Sektori privat duhet të ketë rol primar në zhvillimin ekonomik kosovar. Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më pak të zhvilluara në rajon. Ndonëse ka rritje të vazhdueshme ekonomike, ajo është shumë e ultë dhe ndikohet kryesisht nga shpenzimet publike kapitale...(Burimi: zhurnal.mk)

02.06.2013...Zvicër - Masa kundër evazionit fiskal. Bankat në Zvicër nuk duan të kenë më klientë me para të pista, por jo për moral, por prej presionit të madh ndërkombëtar....(Burimi: zhurnal.mk)

02.06.2013...Kartat Bankat rrisin sigurinë ndaj vigjilencës së mashtruesve. Numri i transaksioneve bankare me kartat po rritet gjithnjë e më shumë, gjithashtu edhe siguria që ofrojnë bankat, megjithatë rreziku ekziston ende. Tendenca e fundit e mashtrimeve vjen nga faqet jo të sigurta të internetit për qëllime të blerjeve...(Burimi: monitor.al)

02.06.2013...Qeveria shkel ligjin, zbaton kushtet e KURUM për TVSH-në. Zbardhet marrëveshja me kushtet detyruesve të kompanisë që bleu katër hidrocentralet. Qeveria mbyll detyrimet menjëherë pas kontratës...(Burimi: shekulli.com.al)

01.06.2013...Shitja e HEC-eve, paratë për investime. Në total duhet të arkëtoheshin 109.5 milionë euro nga shitja HEC-ve, por kësaj shume i zbritet TVSH-ja që duhet të rimbursonte ndaj kompanisë Kurum, vlera e njohur e së cilës ishte rreth 34 milionë dollarë...(Burimi: panorama.com.al)

MAJ

31.05.2013...Pas shtyrjes së afatit të përdorimit të bonove të privatizimit, qeveria ndërmerr një nisëm tjetër ligjore që synon të zgjerojë dhe më tej masën e përdorimit të tyre. Ligji i ri i miratuar nga qeveria u jep mundësi investitorëve që të privatizojnë trojet e marra me qera duke paguar 80 për qind të vlerës me bono privatizimi...(Burimi: scan-tv.com)

31.05.2013...Sondazh. Në përfundim të sondazhit të kësaj jave në faqen zyrtare të internetit të RTV SCAN, 70% e pjesëmarrësve mendojnë se, periudha parazgjedhore nuk është momenti i duhur për një amnisti...(Burimi: scan-tv.com)

31.05.2013...Autoriteti i Konkurrences mbyll hetimin për vajin: Nuk ka prova për marrëveshje të ndaluar. Vendimi është marrë pasi nga hetimi i thelluar ka rezultuar se ndonëse ndërmarrjet nën hetim, Erbiron sh.p.k dhe Olim sh.a gjatë periudhës objekt hetimi shfaqin tendenca të përafërta të rritjes së çmimit, të cilat tregojnë një nivel të ulët të konkurrencës në tregun përkatës, kjo që nuk përbën një evidencë të mjaftueshme për të provuar ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar në kuptim të Ligjit 9121 Për mbrojtjen e konkurrencës ...(Burimi: monitor.al)

31.05.2013...Injorohen propozimet, biznesi: Nuk është kjo paketa që donim. Biznesi kërkoi aplikimin e tarifave 3-5 për qind për rivlerësimin e pronave të paluajtshme, makinerive dhe pajisjeve, por Kuvendi miratoi tarifat 6-7 për qind, mbi diferencën, sipas ministrisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.05.2013...Rritet numri i punëtorëve në industrine maqedonase. Rritje të numrit të punëtorëve për 8,5 për qind është shënuar në sektorin e Minierave dhe nxjerrjen e gurëve dhe për 2,1 për qind në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim. Ulje të numrit të punëtorëve prej 0,6 për qind ka në sektorin e Industrisë përpunuese...(Burimi: zhurnal.mk)

30.05.2013...Financat, Fullani: Frenoni rritjen e borxhit publik. Banka qendrore e ka parë me vend ta këshillojë qeverinë që në kohë të tilla, kur të ardhurat kanë qenë të ulëta dhe shpenzimet të larta, të jetë e kujdesshme me borxhin publik...(Burimi: panorama.com.al)

30.05.2013...Shifra inkurajuese për ekonominë e Maqedonise. Sipas kryetarit të Shoqatës së bankarëve Gjorgji Jançovski theksoi se të dhënat e fituara për prodhimtarinë industrial janë optimiste dhe se në periudhën e ardhshme do të vijojë edhe rritja kreditore nga ana e bankave...(Burimi: zhurnal.mk)

30.05.2013...Varfëria vazhdon të mbetet problem shqetësues për shoqërinë kosovare. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, thuhet se 29.2 për qind është varfëria e përgjithshme, ndërkaq varfëria ekstreme është 8.2 për qind...(Burimi: gazetaexpress.com)

29.05.2013...Debati ekonomik nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Mima: Vetëm bujqësia krijoi 100 mijë vende pune. Duke iu referuar modelit ekonomik që ofrojnë, dy përfaqësuesit u ndanë qartësisht në qëndrime rreth rolit që shteti duhet të luajë për zhvillimin ekonomik të vendit...(Burimi: standnard.al)

29.05.2013...Eksportet drejt Spanjës kanë vazhduar tendencën e tyre në rritje të shpejtë edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shitjet e produkteve shqiptare drejt këtij shteti përbënin 16% të totalit të eksporteve për periudhën janar prill 2013, nga 9% që ishte kjo peshë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar...(Burimi: monitor.al)

29.05.2013...Që nga 1 Qershori në të gjitha bankat tregtare komuniteti i biznesit do të mund të bëjë pagesat e zhdoganimit të mallrave online. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka, u shpreh gjatë një interviste për TV SCAN se, çdo biznes tashmë nuk ka nevojë të ketë kontakt fizik me punonjësit e administratës, por mund të bëjë pagesat nga zyra nëpërmjet sistemit të ri elektronik...(Burimi: scan-tv.com)

29.05.2013...ATK së shpejti me produkt të ri elektronik. Nga muaji i ardhshëm tatimpaguesve kosovarë, do tu mundësohet dhe një shërbim i ri elektronik on-line, ku përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ata do të pajisen me Vërtetim Tatimor për personat fizik...(Burimi: telegrafi.com)

29.05.2013...TEB Banka dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë nënshkruar një marrëveshje për kredi përmes së cilës BERZH siguron një shumë prej 5 milionë eurosh për TEB'in për huadhënie tek bizneset dhe individët për investime në projekte të energjisë efiçiente...(Burimi: gazetaexpress.com)

29.05.2013...Marrëveshje bashkëpunimi mes bursës së Tiranës dhe Stambollit. Bursat në Tiranë dhe në Stamboll kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në prani të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, në forumin ekonomik në kryeqendrën shqiptare, kushtuar energjetikës...(Burimi: zhurnal.mk)

29.05.2013...Kompromisi, qeveria rrit borxhin me 15.4 miliardë lekë, interesat e bonove të thesarit në pikiatë të pandalshme. Është kthyer gati në një marrëveshje me qeverisë dhe bankave; bllokim kredive për individët dhe bizneset të cilët nuk ofrojnë siguri 100 për qind aq më pak në këtë periudhë të vështirë ekonomike, dhe hapje e kasafortave me miliarda lekë në dispozicion, me interesa gjithnjë e në ulje...(Burimi: sot.com.al)

29.05.2013...Samit për investim në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i samitit është lidhshmëria e qeverive të vendeve ballkanike, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe investitorëve potencialë...(Burimi: zhurnal.mk)

29.05.2013...Forum rajonal i agrobiznesit. Qëllimi i këtij forumi është shkëmbimi i përvojave dhe analizë e sfidave në pjesën e bujqësisë dhe agrobiznesit, me të cilat përballen vendet e rajonit para dhe pas pranimit të tyre në Bashkimin Evropian...(Burimi: zhurnal.mk)

28.05.2013...Tatimet ftojnë biznesin të përdorë ePagesa dhe mTax. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit për përdorimin e formateve elektronike për realizimin e pagesave të detyrimeve. Me anë të këtij projekti synohet që të ofrohet mundësia që çdo tatimpagues të kontrollojë situatën e tij tatimore pa qenë e nevojshme të paraqitet...(Burimi: monitor.al)

28.05.2013...Grantet e reja, 8.2 milionë euro për fermerët. Kjo skemë synon të mbështesë investime që do të ndërmerren nga prodhues e përpunues të qumështit, mishit, perimeve, frutave si dhe disa fushave të tjera...(Burimi: standard.al)

28.05.2013...Shqipëria Vendos: Ekonomia. Kandidatët, platformat, idetë, kundërshtitë, programet, rivaliteti, lideret kryesore, dy kampet e medha, por edhe të vegjelit, të pavarurit, do të vendosen të gjitha në vëmendjen e Top-Story...(Burimi: top-channel.tv)

28.05.2013...Qeveria heq dorë, në heshtje, por zyrtarisht nga procesi. METE: Do ta rihapim. Privatizimi i Albpetrol, shitja 100 për qind e aksioneve mbajti nën vëmendje dhe tension të lartë botën e financave shqiptare, për gjatë vitit 2012...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.05.2013...Për katër muaj 4345 biznese të reja në Shqipëri. Nese ne 17 vjet jane regjistruar ne gjykata rreth 103 mije subjekte per pese vitet e fundit ne QKR jane regjistruar rreth 77 mije te tilla duke bere qe ritmet e rritjes se regjistrimeve jane 2.54 here me te larta...(Burimi: abcnews.al)

28.05.2013...Remitancat, 605 milionë euro nga diaspora, apo rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2011, pavarësisht parashikimeve për tkurrje të tyre si rezultat i krizës ndërkombëtare financiare...(Burimi: kohaditore.com)

28.05.2013...Mos zbatimi i ligjeve pengon zhvillimin ekonomik. Sidoqoftë, edhe mosfunksionimi i gjykatave është një problematikë tjetër, thotë eksperti i çështjeve ekonomike Lekë Musa...(Burimi: telegrafi.com)

27.05.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Interesi personal dhe politika. Njerëzit janë të tërhequr nga interesi personal çfarëdo qofshin: konsumatorë, mësuesë, biznesmenë, punonjës krahu, votues, politikanë apo nëpunësa publikë. Dëshirat e një individi nuk ndryshojnë me lëvizjen e tij nga funksion te tjetri. Supozojmë se...(Burimi: monitor.al)

27.05.2013...Bode, 6 koncesione për të luftuar evazionin fiskal. ë dy vitet e fundit, Ministria e Financave ka transferuar monitorimin e më shumë se katër linjave të biznesit tek kompanitë koncesionare. Disa kontrata sapo kanë përfunduar dhe të tjerat janë në proces, por burimet në dikasterin e Bodes shpjegojnë se kjo është mënyra e vetme për të rritur efektivitetin e taksave në këta sektorë...(Burimi: monitor.al)

26.05.2013... Pensionet për më shumë se 553 mijë pensionistë pritet që të rriten nga data 1 korrik e këtij viti. Qeveria, duke ndjekur shembullin e viteve të fundit, ka bërë gati projektvendimin i cili përcakton edhe rritjen e përfitimit për pensionet në fshat dhe në qytet...(Burimi: panorama.com.al)

26.05.2013...Investimet e rrugëve rurale, ja çështë bërë sipas qarqeve. Gjatë viteve të shkuara Fondi Shqiptar për Zhvillimin ka ndërtuar 1.529 kilometra rrugë rurale...(Burimi: standard.al)

25.05.2013...Ulja e TVSH në turizëm, pak ndikim në shtimin e vizitorëve. Në të gjithë vendin janë të regjistruar rreth 960 njësi akomoduese, nga të cilat 630 janë hotele dhe pjesa tjetër janë motele dhe fshatra turistike...(Burimi: scan-tv.com)

25.05.2013...Fierza plot, KESH shet 13 milionë kilovat/orë në ditë. Në ndryshim nga viti 2012, për këtë vit gjendja për KESH duket më e përmirësuar. Tri hidrocentralet në kaskadën e Drinit janë në nivele që mundësojnë një prodhim të lartë energjie...(Burimi: panorama.com.al)

25.05.2013...Shqiptarët, 70 milionë USD më pak nga taksat e naftës. Prej 1 shtatorit 2011, qeveria aplikoi një skemë të re për llogaritjen e taksës së mjeteve të transportit, duke ndryshuar njëkohësisht edhe detyrimet ndaj karburanteve, konkretisht naftës dhe benzinës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.05.2013...Drejtoria e Tatimeve i jep një afat të ri biznesit për të korrigjuar bilancet. Deklarimet joreale të xhiros që reflektohen në bilancet e bizneseve në disa sektorë specifikë, mund të korrigjohen deri në fund të qershorit 2013 (Burimi: panorama.com.al)

24.05.2013...Janar- Prill 2013: Eksportet rriten me 16.5%. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se për periudhën janar-prill 2013, shitjet jashtë vendit rezultuan gati 74 miliardë lekë, me një rritje prej 16.5% në krahasim me të njëjtën periudhë. Të tre grupmallrat kryesore, minerale, lëndë djegëse dhe energji, tekstile e këpucë-fason dhe materiale ndërtimi e metale, kanë shënuar një ecuri pozitive...(Burimi: monitor.al)

24.05.2013...Amnisti fiskale e re. Tarifa që aplikohet në këto raste do të jetë 30% e detyrimit duke falur pjesën tjetër të detyrimit, gjobat dhe kamatëvonesat. Për efekt të këtij ligji, vijon më tej propozimi, të gjitha kontrollet e ushtruara në subjektet tatimpaguese deri në 31.12.2010...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.05.2013...BE rrit luftën kundër evazionit tatimor. Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri në fund të vitit...(Burimi: telegrafi.com)

23.05.2013...Turizëm, hiqet taksa për charter-ët, tani paketat 10 euro në lirë ne Shqiperi. Operatorët turistikë thonë se me heqjen e kësaj takse, vendimi për të cilën ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, paketat turistike do të reflektojnë një fare uljeje. Shqipëria kishte mbetur pas në heqjen e kësaj takse, duke qenë se Kosova e ka bërë këtë që në vitin 2009...(Burimi: monitor.al)

23.05.2013...Makinat, rritet çmimi i siguracionit. Lëvizje e njëkohshme në treg. Për makinat nën 1600 kubikë, 8.6 mijë lekë, mbi 1600 kubikë, 11.9 mijë lekë. Pas uljes së taksës vjetore, kompanitë shtrenjtojnë sigurimin e detyrueshëm...(Burimi: panorama.com.al)

23.05.2013...Çmimet e naftës prej sot në mëngjes janë në rënie pas të dhënave të ulëta të sektorit përpunues kinez dhe përforcimit të dollarit, theksojnë analistët.Përforcimi i dollarit gjithashtu u reflektua në çmimin e naftës, theksojnë analistët...(Burimi: zhurnal.mk)

22.05.2013...Biznesi amerikan: Sistemi i taksave, te mos ndryshohet. Ndryshimi i sistemit te taksave ne vend, nuk perkthehet ne nje mbeshtetje per biznesin privat. Ky ka qene mesazhi i lancuar nga drejtuesi i Dhomes Amerikane te Tregtise...(Burimi: kohajone.com)

22.05.2013...Bankat nuk kreditojnë ekonominë, por financojnë qeverinë. Në T I 2013, rritja në investimet e letrave me vlerë të qeverisë ishte 100 milionë euro, ajo e kredisë për ekonominë vetëm 2.6 milionë euro...(Burimi: monitor.al)

22.05.2013...Qeveria ka lëshuar dorën e shpenzimeve dhe sidomos sa u përket atyre kapitale. Gazeta Panorama, shkruan sot se treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave tregojnë se në katër muajt e parë të këtij viti janë shpenzuar 258 milionë dollarë, ndërkohë që sipas planit të miratuar në fund të 2012-s, qeveria parashikonte që këto shpenzime të ishin jo më shumë se 217 milionë dollarë...(Burimi: panorama.com.al)

22.05.2013...Kosovarët shpenzojnë në Shqipëri 200 milionë euro ne pushime verore.Kështu thonë ekspertët vendorë të turizmit, sipas të cilëve, gjatë muajve të verës pushimet në bregdetin shqiptar i kalojnë 700 mijë deri në 800 mijë veta dhe shumica prej tyre orientohen në bregdetin e Durrësit e më pak në Vlorë e Sarandë...(Burimi: kohaditore.com)

21.05.2013...Në fund të muajit Mars, Shqipëria kishte një borxh të jashtëm në vlerën e 2.6 miliardë eurove. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi është rritur me rreth 1.9% që nga fundi i vitit 2012. Pjesën dërmuese të strukturës së borxhit e zë borxhi shumëpalësh, i marrë nga institucionet ndërkombëtare dhe bankat e zhvillimit, që është afërsisht 1.5 miliardë euro apo 56% të totalit...(Burimi: scan-tv.com)

21.05.2013...Pas vendimit të qeverisë për të dhënë edhe një shans të tretë për rivlerësimin e banesave, drejtuesit e agjencive të pasurive të patundshme thonë se janë emigrantët ata që po interesohen për të përfituar nga kjo mundësi. Tashmë afati përfundimtar është përcaktuar data 31 tetor i këtij viti...(Burimi: standard.al)

21.05.2013...Privatizimet që trefishuan të ardhurat për 2012. Edhe sivjet shumë dosje janë drejt ekzekutimit. Plani i qeverisë përfshin rreth 500 objekte për tu privatizuar, kryesisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ekonomisë, Bujqësisë, Arsimit, etj, objekte që nuk i nevojiten shtetit. Sipas një studimi të publikuar së fundi nga Open Data Albania, nga 300 milionë lekë të parashikuara, të ardhurat nga privatizimet arritën në 880 milionë lekë, rreth 3 herë më shumë...(Burimi: gazetametropol.com)

21.05.2013...OPINION. Selami XHEPA. Idetë që transformuan botën e sotme: Keynes e Hayek...duke vështruar ekonominë e sotme botërore dhe gjendjen e borxheve publike dhe private që janë sot rreziku më i madh për stabilitetin global dhe kohezionin e shoqërisë njerëzore, duket se kejnsianizmi mbetet një filozofi e parezistueshme në kohë krizash ekonomike, por duke vepruar me një frymëzim të tillë në vijimësi, politikat publike rrezikojnë të krijojnë kriza edhe më të mëdha në të ardhmen...(Burimi: panorama.com.al)

21.05.2013...Është nënshkruar të martën Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e stabilitetit financiar në Kosovë në mes të Ministrisë për Financa të Republikës së Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës...(Burimi: telegrafi.com)

20.05.2013...Bizneset e lojërave të fatit nuk mund të hapen më në afërsi të kishave, xhamive, spitaleve e ambulancave, shkollave dhe bankave. Një ndryshim në Ligjin për Lojërat e Fatit përcakton gjithashtu edhe një afat gjashtëmujor, brenda të cilit...(Burimi: gazetadita.al)

20.05.2013...Bizneset e kryeqytetit dhe të jugut të vendit kanë më shumë mundësi që të gjejnë punonjës të diplomuar për të punësuar në aktivitetin e tyre, ndërsa ata në Elbasan e Shkodër kanë më shumë shanse që të gjejnë femra të arsimuara. Sipas të dhënave të Censusit 2011, të publikuara nga INSTAT, popullsia me diplomë universitare ose gradë më të lartë të fituar është në nivelet më të larta në Tiranë dhe Gjirokastër, përkatësisht me 18.8% dhe 12.3%...(Burimi: monitor.al)

20.05.2013...Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë dhe SHBA...(Burimi: top-channel.tv)

20.05.2013...Shumë institucione operojnë me buxhet të reduktuar, kurse disave nuk u është miratuar ende plani i shpenzimeve, duke u detyruar ti blejnë vetë pajisjet e nevojshme (rasti i mësuesve). Realizimi i një tenderi me vlerë 900 mijë dollarë, në kohën kur drejtuesit e ministrisë janë në diskutim nëse do të vazhdojnë ende të qeverisin pas 23 qershorit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

19.05.2013...Rritja e përqindjes së kontributeve shëndetësore për të gjithë kategoritë dhe kryesisht për të vetëpunësuarit është shtyrë nga qeveria deri në fillim të vitit të ardhshëm...(Burimi: shekulli.com.al)

18.05.2013...Një në tre shqiptarë ka një borxh për të shlyer, dhe më shumë se gjysma e tyre e kanë marrë këtë borxh për konsum, huazuar nga njëri-tjetri, ose nga dyqanet ushqimore. Në fshat, gjendja është edhe më e mjerë...(Burimi: revistajava.al)

17.05.2013...Klima politike po mbyt ambientet përreth, ndërsa biznesi po ndjek me shqetësim situatën deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Korrupsioni dhe informaliteti, ndjekur nga mungesa e një konkurrence të ndershme janë tre faktorët kryesorë pengues për pasjen e një klime të favorshme investimesh...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.05.2013...Gjendja e vështirë e komunitetit të biznesit, po e detyron këtë të fundit të marrë kredi në bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Kamatat e larta të kredive, po pamundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre, madje ka raste kur biznese të ndryshme obligohen të shuajnë veprimtarinë e tyre...(Burimi: gazetaexpress.com)

17.05.2013...Ekonomia shqiptare, ku pritet rritja sektoriale këtë vit. Sipas parashikimeve të agjencive kryesore ndërkombëtare dhe atyre të qeverisë shqiptare, ekonomia e vendit pritet të mbetet sërish në terren pozitiv edhe gjatë vitit në vazhdim. Por, cilët janë sektorët që mendohet se do të realizojnë rritjen më të madhe, duke u nisur nga potencialet, trendi i kohës, investimet që kanë bërë dhe ndihma që u ka dhënë shteti...(Burimi: standard.al)

17.05.2013...Rritje e qarkullimit në industrine maqedonase. Qarkullimi në industri në mars të këtij viti shënon rritje për 3,4 për qind në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, shpalli Enti Shtetëror për Statistikë...(Burimi: zhurnal.mk)

16.05.2013...BERZH: Rriten rreziqet për ekonominë shqiptare. Në raportin e sapopublikuar për ekonomitë e rajonit, BERZH vlerëson se rritja ekonomike do të zbresë këtë vit në 1.5 për qind nga 1.9 për qind që kishte parashikuar në tre muaj më parë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.05.2013...Qeveria, marrëveshje me Kurum, i rimburson 30 milionë USD TVSH. Kompania Kurum International privatizoi katër hidrocentrale: Bistrica 1 dhe Bistrica 2 dhe Ulëz-Shkopet për 109.5 milionë euro dhe si kusht vendosi kthimin e TVSH-së që qeveria i detyrohet asaj...(Burimi: panorama.com.al)

16.05.2013...Bizneset shqiptare do të mund të përfitojnë deri në 1 milionë lekë subvencion të drejtpërdrejtë secili nga Agjencia e Nxitjes së Investimeve të Huaja (AIDA) për të qenë më konkurrues në tregun vendas dhe atë të jashtëm...(Burimi: monitor.al)

15.05.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Bankat dhe politikat zhvilluese...edhe Banka e Shqipërisë duhet të jetë më refrektare e fleksibile në kohë, në përdorimin e instrumenteve të saj, veçanërisht të politikës monetare...(Burimi: panorama.com.al)

15.05.2013...Përmirësimi i ambientit biznesor në Kosovë del të jetë nevojë imediate. Shifrat e investimeve ndër vite nuk japin një pasqyrë të mirë për investimet e bëra ndër vite. Sipas të dhënëve të Bankës Qendrore të Kosovës, edhe shtetet mike ia kanë kthyer shpinën Kosovës. Në këtë listë janë Turqia, SHBA-ja dhe Franca...(Burimi: telegrafi.com)

15.05.2013...Rasti i Doganës së Tiranës, e ndërtuar tërësisht nga e para pranë zonës së Vorës, në kryqëzimin e akseve kombëtare Durrës-Tiranë-Rinas, dhe më tej Veriun me Qendrën dhe Jugun mendohet të jetë i pari në Ballkan, sipas variantit me partneritet publik privat...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.05.2013...Shteti i kthen biznesit 20 milionë euro ne Maqedoni. Ministria e Financave përmes bonove shtetërore në neto-bazë do të kthejë në ekonomi 1.215.000.000 denarë...(Burimi: zhurnal.mk)

15.05.2013...Qeveria vendim për rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Fermerët do të rimbursohen për TVSH-në. Kreu i ekzekutivit gjatë mbledhjes së kabinetit njoftoi se rimbursimi i TVSH-së do të bëhet për fermerët dhe për industrinë turistike, gjë që do të nxisë rritjen e prodhimit dhe do ti japë një ndihëm të madhe ekonomisë së vendit...(Burimi: monitor.al)

14.05.2013...Çfarë parashikon projekti gjigand energjetik i Devollit. Kompania, nisi dje parapërgatitjet për ndërtimin e hidrocentralit 280 MW, me vlerë investimi 950 milionë euro...(Burimi: standard.al)

14.05.2013...Punësimi pa taksa për 3 vite, kontrata 6-vjeçare për të rinjtë. Një kusht kryesor është që kontratat e punës për të punësuarit e rinj të jetë të paktën 6-vjeçare, pavarësisht se kohazgjatja e programit është 3 vite. Në rast se në trevjeçarin e dytë të punësimit, ku ka përfunduar kohëzgjatja e përfitimit nga programi, punëdhënësit ndërpresin në mënyrë të njëanshme marrëdhënien e punës, atëhere këta të fundit janë të detyruar të kthejnë subvencionin e marrë për këtë person për periudhën e paplotësuar sipas kontratës...(Burimi: scan-tv.com)

14.05.2013...Dogana e Tiranës tashmë do të ketë një terminal të ri, Vorë-Rinas. Investimi me vlerë 25 milionë dollarë, shtrihet në një sipërfaqe prej 75.500 m². Parashikohet të hapen si fillim 400 vende të reja pune dhe me perspektivë shtese rreth 120 persona në vit...(Burimi: monitor.al)

13.05.2013...Shkupi synon rritjen e eksporteve maqedonase në Shqipëri. Agjencia e Investimeve të Huaja dhe Nxitjes së Eksportit e IRJ Maqedonisë, nëpërmjet reklamuesit të vet në Shqipëri Fatos Mustafa dhe me mbështetjen e Ambasadorit të IRJ Maqedonisë në Shqipëri VeleTrpevski, në bashkëpunim me Agjencinë për Nxitjen dhe Mbështetjen e Turizmit të IRJ Maqedonisë, është përfshirë në organizimin e Forumit maqedonas-shqiptar të Biznesit dhe Investimeve, që do të mbahet më 22 maj...(Burimi: zhurnal.mk)

12.05.2013...Përkrahen vreshtarët, vera kosovare pushton tregjet jashtë. Kosova që nga viti 2007 deri në vitin 2012, ka eksportuar verë në gjithsej 24 shtete. Ndërsa shtetet ku më së shumti eksporton verë, mbeten Serbia, Gjermania, Kroacia, Maqedonia dhe Sllovenia...(Burimi: telegrafi.com)

12.05.2013...Fondet e kapitalit edhe ne Shqiperi. Para katër vitesh, Ministria e Financave, në bashkëpunim me institucionet financiare të huaja (në rolin e konsulentit) miratuan disa ligje, që në thelb përmbanin disa rregulla për funksionimin e një sektori, pak të njohur për individin. Bëhet fjalë për fondet e kapitalit, të krijuara nga të ardhurat dhe kursimet e gjithkujt, jo vetëm të atyre që merren me biznes, por edhe të individëve të thjeshtë, me të ardhura të qëndrueshme. Mjafton të informohesh qartë, të besosh tek agjenti yt, të jesh i azhurnuar me ecurinë e tregut...(Burimi: monitor.al)

12.05.2013...Kreditorët e këqinj, çfarë rrezikojnë nga ndryshimet e fundit në ligje. Gjithshka duhet të dinë ata që kanë marrë kredi në banka apo kanë lëshuar garanci për të tretë, por janë të prapambetur me pagësën. E vetmja këshillë që mund tu jepet, është pagesa në mënyrë vullnetare, korrekte dhe në negocim me institucionin bankar kredidhënës, në mënyrë që të mos kenë kosto shtesë, me probleme pasurore, sociale apo të karakterit të rendit publik...(Burimi: standard.al)

11.05.2013...Sipas gjetjeve të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosova, në vitin 2012, ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropën Juglindore, përkatësisht 2.5 për qind. Parashikimet për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm janë po ashtu pozitive...(Burimi: gazetaexpress.com)

11.05.2013...Në Shqipëri, kriza financiare e qeverisë dhe rritja e borxhit po godet fort investimet publike të buxhetit. Banka e Shqipërisë vëren se vitin e kaluar investimet u shkurtuan 17,6 herë më shumë se shpenzimet e përgjithshme të qeverisë. Nëse në total shpenzimet e buxhetit u ulën me 0,8 për qind, ato për investime ranë me 14,1 për qind, krahasuar me një vit më parë...(Burimi: kohaditore.com)

11.05.2013...Autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar mundësitë për uljen e normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për artikujt e caktuar ushqimorë. Megjithatë, zyrtarë të Ministrisë së Financave, thonë se në rast të uljes së normës së TVSH-së në disa artikuj ushqimorë, duhet të ketë ngritje të TVSH-së në artikujt tjerë...(Burimi: telegrafi.com)

10.05.2013...BERZH ul në vetëm 1.5% parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2013-n. Në parashikimin e janarit pritej që zgjerimi i ekonomisë vendase të ishte 2%. Amortizatorët monetarë dhe fiskalë janë ezauruar ndjeshëm dhe sektori bankar ka një nivel të lartë të kredive me probleme dhe mbetet i brishtë ndaj infektimit të jashtëm...(Burimi: monitor.al)

10.05.2013...Gjatë vitit 2012 bilanci tregtar me Maqedoninë shënoi rënie me rreth 10%. Sipas të dhënave të dhënave të INSTAT, si pasojë e rënies së importi me rreth 6% gjatë vitit të kaluar në krahasim me një vit më parë u thellua deficiti tregtar. Eksporti për periudhën 2011-2012 ka qëndruar pothuajse në stanjacion...(Burimi: monitor.al)

10.05.2013...Përfaqësues të shoqatave të biznesit e analizojnë situatën me ndjenjë revolte, por të paktë janë ata që i thonë hapur, natyrisht i druhen hakmarrjes me gjobat. Nikolin Jaka thotë se gjendja është e papranueshme dhe se palët duhet të ulen në tryezë për të diskutuar marrjen e masave...(Burimi: monitor.al)

09.05.2013...Këtë vit përfitojmë 150 milionë euro nga BERZH-i. Është fusha e energjisë, ku do të ketë angazhim edhe në termocentralin Kosova e Re, por edhe në energji alternative; janë shërbimet publike të niveleve komunale, flasim për shërbimet e furnizimit me ujë dhe projektet që tani më janë dorëzuar...(Burimi: telegrafi.com)

09.05.2013...Ligji për falimentim, Saraçini prezantoi ndryshimet. Ndryshimet e Ligjit për falimentim, që i miratoi Qeveria në mbledhjen e fundit kanë për qëllim përmirësimin e biznes klimës në vend, si dhe përmirësimin e kushteve të tregutsidomos në sektorin real dhe rregullon të drejtat ndërmjet subjekteve të tregut, përkatësisht në mes kompanive...(Burimi: zhurnal.mk)

09.05.2013...Eksportet e energjisë elektrike kanë arritur nivelet më të larta historike duke lehtësuar sadopak financat e rënduara të Korporataës Elektroenergjetike. Të dhënat e fundit zyrtare nga KESH tregojnë se aktualisht po eksportohet rreth 10 milionë kilovat orë energji në ditë në tregjet e huaja. E përkthyer në vlerë, sasia e eksportuar i mundëson KESH të arkëtojë rreth 10 milionë euro në muaj...(Burimi: top-channel.tv)

08.05.2013...Tatimet, 14 milionë USD më shumë se në vitin 2012. Pavarësisht se situatat parazgjedhore krijojnë probleme besimi në ekonomi, shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se të ardhurat që grumbullohen për buxhetin e shtetit janë rritur...(Burimi: panorama.com.al)

08.05.2013...Të ardhurat personale: Pas mbylljes së deklarimit, nis verifikimi. Deklarimi bazohet mbi numrin personal të kartës së identitetit të çdo individi, si për ata që nuk e kanë deklaruar, qoftë edhe për deklaruesit. Sipas ligjit, i jepet e drejta tatimpaguesit që ta korrigjojë deklaratën dy herë brenda tre muajve pa paguar penalitete...(Burimi: monitor.al)

08.05.2013...OPINION. Bujar LESKAJ. Auditimi dhe këshillimi nga KLSH. Komunikimi midis institucioneve publike dhe shoqërisë është një nga shtyllat e demokracisë. Qytetarët që bashkëqeverisin me qeverinë e tyre duhet të jenë të informuar për të marrë vendimet e duhura. Në një shoqëri demokratike janë qytetarët që qeverisin përmes zyrtarëve të vet...(Burimi: panorama.com.al)

08.05.2013...BB kërkon vazhdim reformash në kontabilitet e auditim në Kosovë. Reformat në kontabilitet dhe auditim në Republikën e Kosovës duhet të vazhdojnë ashtu që harmonizimi me acquis communautaire të BE-së të ketë sukses...(Burimi: kohaditore.com)

07.05.2013...Banka e Shqipërisë ka realizuar një anketim me 727 ndërmarrjesh të shpërndara gjeografikisht në të gjithë vendin për të analizuar gjendjen financiare dhe të huamarrjes në vend, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2012. Sipas rezultateve të anketimit, prirja e dobët në favor të zgjerimit të veprimtarisë apo të rritjes së investimeve ka vijuar...(Burimi: monitor.al)

07.05.2013...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Një vështrim pa lupë i tregut. Nuk ka ende dritë në fund të tunelit. Nuk ka gjallërim të duhur të kredisë, ka eksporte me luhatje sporadike, nuk ka importe të qëndrueshme, mungojnë shpenzimet publike dhe investimet private. Pritshmëria dëmton të gjitha palët...(Burimi: revistajava.al)

07.05.2013...Kundër informalitetit në ekonomi nga 20 milionë euro në vit. Qeveria e Kosovës ka planifikuar ti shpenzojë rreth 60 milionë euro gjatë tri vjetëve të ardhshme për zvogëlimin e ekonomisë joformale dhe realizimin e të hyrave të qëndrueshme buxhetore, pasi që informaliteti ekonomik vlerësohet se i kushton buxhetit të vendit humbje qindramilionëshe në vit...(Burimi: kohaditore.com)

07.05.2013...Hochtief AG (HOT), kompania më e madhe gjermane e ndërtimit, ka rënë dakord që të shesë divizionin e saj të aeroporteve tek Public Sector Pension Investment Board i Kanadasë, teksa do ta ngushtojë fokusin e aktivitetit në ndërtim...(Burimi: monitor.al)

07.05.2013...Shoqatë për luftimin e evazionit fiskal nga shitja e duhanit. Katër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të duhanit, të cilat operojnë edhe në Kosovë, kanë ndërmarrë një sipërmarrje të përbashkët për të luftuar trafikun e paligjshëm të mallrave të konsumit me akcizë...(Burimi: kohaditore.com)

06.05.2013...ANALIZE. Gerti SHIJAKU. Arlind GJOKUTAJ. Politika fiskale dhe rritja ekonomike: Rasti i Shqipërisë. efektet e politikës fiskale në rritjen ekonomike të një vendi të vogël të hapur në zhvillim, Shqipërisë, mund te maten duke përdorur një model endogjen të rritjes ekonomike sipas Metodës së Përgjithshme të Momenteve (GMM). Rezultatet e arritura tregojnë se politikat tatimore të qeverisë kanë ndikim më të madh në rritjen ekonomike se sa ato të shpenzimeve. Ndikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në rritjen ekonomike u analizua duke kategorizuar të ardhurat në tatime deformuese dhe jo deformuese, ndërsa shpenzimet e qeverisë u ndanë në produktive dhe jo produktive...(Burimi: bankofalbania.org)

06.05.2013...Legalizmi i kapitalit, qeveria rikthen deri më 31 tetor amnistinë e pronave. Akti normativ: Rivlerësimi i pronave vetëm me 1% taksë...(Burimi: panorama.com.al)

06.05.2013...9% e shqiptarëve jetojnë me ndihmë ekonomike. Mijëra familje shqiptare bukën e gojës e fitojnë nëpërmjet ndihmës ekonomike. Zonat me varfërinë më të lartë janë veriu dhe verilindja e Shqipërisë...(Burimi: zhurnal.mk)

05.05.2013...Institucionet mikrofinanciare në përgjithësi kanë qëndruar në stanjacion gjatë vitit 2012. Megjithatë, ky sektor paraqet një nivel shumë më të ulët të kredive me probleme, në raport me sistemin bankar. Nga ana tjetër, kriza po i vë ata në vështirësi në sigurimin e fondeve...(Burimi: monitor.al)

05.05.2013...Ne vitin 2013 pritet renia e cmimit te banesave. Në kushtet kur norma mesatare e interesit të kredisë për blerje pasurish të patundshme është rritur vetëm me 0.52 pikë përqindje gjatë vitit 2012, rënia e treguesit të kostos relative reflekton kryesisht zvogëlimin më të madh të normës së rritjes së çmimit të banesave vitin e kaluar, ku kontributin kryesor e jep tremujori i fundit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.05.2013...Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë mund të ngadalësohet më tej gjatë dy viteve të ardhshme, duke tentuar nivelet më minimale...(Burimi: top-channel.tv)

04.05.2013...Eksportet e bakrit po rriten me shpejtësi në vitet e fundit, megjithatë, Shqipëria përllogaritet se shfrytëzon vetëm 2% të rezervave të këtij metali me vlerë. Kompania e vetme e nxjerrjes së bakrit, Beralb, pret marrjen me koncesion të minierave të tjera për të shtuar prodhimin, ndërsa muajt e fundit po përballet me rënien e shpejtë të çmimeve dhe të kërkesës në bursat ndërkombëtare...(Burimi: monitor.al)

04.05.2013...Një në tre shqiptarë ka një borxh pa shlyer. Bizneset në Shqipëri nuk gjenerojnë të ardhura as për të shlyer pagat e punonjësve dhe shpenzimet operative. Kreditë e këqija kanë arritur në 24. 5 % të totalit të portofolit të kredisë, ndërsa rreth 33 % e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer...(Burimi: zhurnal.mk)

03.05.2013...Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), nga 1 Maji i vitit 2012 ka lansuar formatin për përdorim të gjerë (masiv) Sistemin e Deklarimit Elektronik - EDI, përmes së cilit deklarohen 100 për qind e deklaratave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, krahasuar me periudhat e njëjta të një viti më parë, sistemi EDI mundësoi rritjen e numrit të deklaratave: në TVSh për 5.24 për qind, në Tatim në Paga për 8.28 për qind dhe në Kontribute Pensionale për 8.82 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

03.05.2013...PTK-ja u shit për 25 kilometra asfalt. Ndër të tjera, në infograf jepen të dhëna rreth çmimit të shitjes së aksioneve, krahasimit të tij me buxhetin e Republikës së Kosovës dhe buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës...(Burimi: kohaditore.com)

03.05.2013...Rruga e vështirë për OBT. Anëtarësimi i Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë është shumë me rëndësi për ekonominë e përgjithshme, veçanërisht për komunitetin e biznesit, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë, thotë se autoritetet qeveritare po e neglizhojnë këtë çështje, për shkak të mosseriozitetit karshi këtij procesi...(Burimi: telegrafi.com)

03.05.2013...Shporta udhqimore pa TVSH ne Kosove. Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL), të premten publikoi letrën ideore Heqja e TVSH-së për shportën ushqimore me çrast hapi fushatën Shporta ushqimore pa TVSH. Qëllimi i kësaj fushate është heqja e normës tatimore mbi vlerën e shtuar për produktet bazike të shportës ushqimore, siç janë: buka, mielli, vaji, qumështi, sheqeri, kripa dhe mishi...(Burimi: telegrafi.com)

02.05.2013...Dilema e krizës: Investime apo kursime? Evropa jep të njëjtën përgjigje si qeveria shqiptare. Politika e kursimeve nuk po ndihmon që të vihen nën kontroll borxhet...(Burimi: standard.al)

02.05.2013...Dhoma e Tregtisë: Amnistia fiskale të rishikohet dhe zbatohet për 2011-2012. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe përfaqësuesit e shoqatave të sipërmarrjes private duke vlerësuar me objektivitet krizën ekonomike si dhe pasoja e saj në ekonominë shqiptare...(Burimi: monitor.al)

02.05.2013...Qeveria rikthen tatimin mbi vlerën e shtuar e Bujqësi. të gjitha lëndët e para do të shiten me tvsh, por Ministria e Financave ka përgatitur një skemë për rimbursimin e saj...(Burimi: shekulli.com.al)

02.05.2013...Qeveria rrit borxhin, por ulen interesat e bonove. Bankat kanë ulur ndjeshëm kreditimin e ekonomisë, dhe e vetmja formë përfitimi e sigurt ku ato janë aktive në pjesëmarrje, duket se janë ankandet për financimin e borxhit të qeverisë...(Burimi: panorama.com.al)

02.05.2013...Në Shqipëri, që prej ditës së djeshme, të gjithë të punësuarit që kanë pagën nën 30 mijë lekë përjashtohen nga taksa 10 për qind e të ardhurave ku përfitojnë 220 mijë punonjës. Ligji u miratua pak javë më parë në Parlament...(Burimi: kohaditore.com)

01.05.2013...1 maj, hyn në fuqi përjashtimi nga TVSH i makinerive e pajisjeve për investime. Sipas kompanisë konsulente UHY Etlite, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 180, datë 13.2.2013 përjashtohen nga TVSH importimi i makinerive dhe paisjeve në rastet e projekteve të investimit me karakteristikat...(Burimi: monitor.al)

01.05.2013...Fullani: Ska para, më pak konsum dhe investime. Rritja ekonomike në vend ka qenë e ulët në tremujorin e parë të vitit dhe, për Bankën e Shqipërisë, faktorë kryesorë janë rënia e investimeve dhe konsumi i ulët në vend...(Burimi: panorama.com.al)

01.05.2013...Qeveria kthen skemën për TVSH, para në dorë fermerëve. ropozimi i ri i Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqësisë është që përfitimi të mos jetë në formën e përjashtimit, pra që tregtari që shet me shumicë të mos paguajë TVSH, por të aplikohet rimburisimi, që fermeri që blen, të marrë në dorë 20 për qind të parave që ka paguar...(Burimi: panorama.com.al)

01.05.2013...805 vende të reja pune në 15 profesione të ndryshme janë lançuar që sot në portalin e punësimit të hapur nga Bashkia e Tiranës, në web-in e saj zyrtar...(Burimi: monitor.al)

01.05.2013...Oda Ekonomike e Kosovës publikoi sot rezultatet e anketës Monitorimi i Biznesit Kosovar. Të dhënat tregojnë se një e treta e bizneseve e konsiderojnë gjendjen e biznesit të tyre si jo të kënaqshme. Afër dy të tretat e bizneseve, ndërkaq, presin që situata e biznesit të përmirësohet në gjashtë muajt e ardhshëm...(Burimi: kohaditore.com)

PRILL

30.04.2013...Papunësia në Kosovë mbi 35%. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar anketën e fuqisë punëtore për 6 mujorin e parë të vitit 2012. Sipas kësaj ankete në Kosovë janë 35.1 për qind të papunë, ndërsa 23 për qind të punësuar. Në mostrën e kësaj ankete, del se 63.2 për qind të atyre që janë në moshë të punës janë ekonomikisht jo aktiv...(Burimi: telegrafi.com)

30.04.2013...INTERVISTE. Ermelinda MEKSI. Jemi në zonën e kuqe, borxhi si flluska ekonomike. Në prag të fushatës elektorale, ish-ministrja e Ekonomisë flet për programet e partive politike, për vendimet e BSH-së dhe çfarë të ardhme e pret ekonominë e brishtë shqiptare, sipas së cilës, ka hyrë tashmë në zonën e kuqe të alarmit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.04.2013...Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.75%. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë një konference për shtyp. Sipas Fullanit, rritja ekonomike e vendit vitin e kaluar ishte 1.7%, e udhëhequr kryesisht nga shërbimet, ndërkohë që ndërtimi ka shënuar tkurrje...(Burimi: monitor.al)

29.04.2013...OPINION. AL-Tax. Puna me te papunet...Edhe pse Shqipëria arriti që deri në fund të vitit 2012 ta largonte nga territori i saj rënien emadhe ekonomike që pritej të ndodhte prej krizës financiare dhe ekonomike mbarëbotërorenuk mund të thuhet dot se në vitin 2013 mund të bëjnë efekt vetëm politikat fiskale dhe marrjae huave të tjera. Për vitin që jemi dhe më tej financat publike të vendit janë të detyruara tëgërmojnë dhe të gjejnë për fondet e nevojshme nga çdo cep i zërave të shpenzimeve te buxhetitpër të paguar për një periudhë afatshkurtër 2-vjecare deri në 340 milion euro. Por, edhe në vijimdo të duhet të paguhen për të paktën 15 vitet e ardhme deri në 40 milion euro çdo vit, pallogaritur huara të reja në të ardhmen...(Burimi: monitor.al)

29.04.2013...Prodhimi industrial rritet për 4,2 për qind ne Maqedoni. Të dhënat statistikore tregojnë se në sektorin e Xehetarisë dhe nxjerrjen e grurit ka rritje prej 8,2 për qind, Industria e përpunimit shënon rritje prej 0,9 për qind, ndërsa në sektorin për Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner rritja arrin 20,6 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

29.04.2013...Buxheti rrëshqet në deficit. Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, i cili është përgjegjës për kuletën e shtetit, po tregohet më dorëlirë në lejimin e shpenzimeve për agjencitë buxhetore. Derisa që nga paslufta buxheti i shtetit është ballafaquar me suficit(tepricë buxhetore), në tre mujorin e parë të këtij viti ka ndodhur e kundërta...(Burimi: telegrafi.com)

28.04.2013...Nëse je shtetas i huaj dhe kërkon të punosh në Shqipëri, nuk është më e nevojshme të pajisesh me leje pune. Me miratimin e ligjit Për të huajt, në mars të këtij viti, çdo punëmarrës ose i vetëpunësuar nga vendet e Bashkimit Europian mjafton të pajiset me një certifikatë regjistrimi në zyrat e punës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

28.04.2013...Politika ka futur duart në biznes. Për të pasur sukses në veprimtari të caktuara në sektorin privat duhet të jesh anëtar apo mbështetës i ndonjë partie politike apo udhëheqjes qeverisëse, qoftë në nivelin qendror apo lokal, thonë njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend...(Burimi: telegrafi.com)

27.04.2013...Rritje artificiale ekonomike në Maqedoni, ër të cilën flet Qeveria se gjatë këtij viti do të mund të arrij në 2 për qind apo edhe më shumë, nuk është reale, thonë ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, rritje ndoshta mund të ketë, por ajo do të ishte rritje artificiale...(Burimi: kohaditore.com)

27.04.2013...OPINION. Laura CELA. Shfryrja e ndërtimit, edhe jashtë vendit...kriza ekonomike ka ndalur investimet e kompanive shqiptare jashtë vendit. Më të goditurat rezultojnë firmat e ndërtimit, ndërkohë që bizneset e tregtisë dhe të shërbimeve financiare vijojnë me ecuri pozitive...(Burimi: monitor.al)

27.04.2013...Sektori i koncesioneve në vend po zhvillohet me ritme të shpejta, ku qeveria po mundohet të ofrojë çdo shërbim apo të drejtë operimi përmes kësaj skeme të privatit. Megjithatë, bashkë me volumin e madh të kontratave dhe bumin e investimeve, sërish vërehet kaos në trajtimin e koncesioneve...(Burimi: monitor.al)

27.04.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Zhvillimi, Punesimi dhe konsolidimi fiskal...Banka Botërore paralajmëron qeverinë se ulja e taksave, e pashoqëruar me ndryshimet kompensuese në buxhet, mund të ketë pasoja të dëmshme për ekonominë. Praktika e zbatuar përgjithësisht në Shqipëri, për të harmonizuar politikën e taksave me hartimin e buxhetit, është shumë më superiore, se sa ndryshimi i taksave në mes të vitit fiskal...(Burimi: gazeta-shqip.com

27.04.2013...Qeveria është duke e orientuar borxhin e saj të brendshëm drejt atij afatgjatë. Obligacionet me maturitet 7-vjeçar po rriten në mënyrë të shpejtë për shkak të sigurisë dhe normave të larta të interesit që ofrojnë. Alternativat afatgjata te investimeve dhe avantazhet e tyre...(Burimi: monitor.al)

26.04.2013...Rritja e eksporteve të metaleve dhe mineraleve,që janë produkte që nxirren nga nëntoka po rrit me shpejtësi edhe të ardhurat në shtet nga renta minerare. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjitihhme e Doganave, vetëm gjatë 3-muajve të parë të këtij viti kanë vjelë- mbi 1.8 miliardë lekë të ardhura nga renta minerare...(Burimi: monitor.al)

26.04.2013...Në tre muajt e parë të vitit, deficiti i buxhetit ishte 640 milionë lekë më i lartë se investimet publike. Rregulli i artë, i përdorur si argument nga Kryeministri se qeveria merr borxhe vetëm për investime, ka rënë. Përballë kësaj situate të vështirë me financat publike, tre muajt e fundit, qeveria ka ulur një sërë taksash, të cilat tkurrin të ardhurat në buxhet me 17 miliardë lekë të tjera...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.04.2013...Shitja e pronës shtetërore, qeveria ndryshon kushtet. Të gjithë ata që kanë marrë me qira objekte shtetërore ekzistuese apo i kanë shembur ato dhe mbi themele kanë bërë një investim të ri, kanë të drejtën e parablerjes, por kushtet kanë ndryshuar. Në një vendim të qeverisë sqarohet...(Burimi: panorama.com.al)

25.04.2013...Bizneset që investojnë në Shqipëri do të mbështeten në të gjitha etapat e procesit të tyre. Ministri i Ekonomisë, FlorJon Mima, gjatë një takimi me investitorë austriakë, ka garantuar sigurimin e investimeve të huaja në vend, duke u shprehur për shmangien e praktikave të paligjshme nga burokratë të korruptuar...(Burimi: scan-tv.com)

25.04.2013...Qeveria e Kosovës për tre muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar mbi 37 milionë euro për mallra dhe shërbime. Krahasuar me të hyrat në buxhetin e Kosovës, janë afër 17 milionë euro më shumë shpenzime se sa që ka pasur të hyra...(Burimi: telegrafi.com)

24.04.2013...Projekti i lojërave të fatit: Kazino nga shtëpia. Tregu i lojërave të fatit i ngjason sot sektorit të ndërtimit të shumë viteve më parë, kur kriza nuk e kishte stepur ende. Kudo në rrugë shikon ambiente që ofrojnë lojëra fati, duke nisur me bastet e ndeshjeve, kazinotë dhe bingot. Numri i tyre në rritje nuk i shqetëson dhe aq institucionet mbikëqyrëse të sektorit, pasi sipas tyre, shumë subjekte mendojnë se do të kenë fitime duke marrë licenca dhe duke ofruar si shërbim, por shumë të tjerë e mbyllin pas 3-4 muajsh...(Burimi: monitor.al)

24.04.2013...Eksportet kanë vijuar performancën e tyre pozitive në tre muajt e parë të vitit, duke u rritur me 17.2% me bazë vjetore për periudhën janar-mars 2013, duke arritur në 53.2 miliardë lekë. Tre grupmallrat kryesore kanë shënuar tendencë pozitive, ku rekordin vijojnë ta mbajnë eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që janë rritur me 47% në 23.4 miliardë lekë, si rrjedhojë e eksporteve të larta të naftës nga kompania Bankers Petroleum...(Burimi: monitor.al)

24.04.2013...Kemi nivelin e borxhit publik më të lartë në rajon, por sipas qeverisë nuk përmban rrezik, për shkak se mbart kosto të ulët likuiditeti, por edhe për shkak të disa faktorëve të tjerë. Megjithatë, ekspertë të Bankës Botërore mendojnë të kundërtën. Që nga koha e krizës, nivelet e borxhit publik janë rritur në shumicën e zonave të rajonit, përveç Turqisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.04.2013...Doganat, amerikanët marrin kontrollin fizik. Kontrolli fizik i mjeteve dhe i udhëtarëve në dogana do të kryhet kundrejt një pagese. Faturat do të arkëtohen nga një kompani private, cila ka marrë të drejtën të kontrollojë çdo gjë hyn në Shqipëri. Kostoja u faturohet udhëtareve dhe tregtarëve, faturë, e cila do të paguhet të paktën për 15 vitet e ardhshme...(Burimi: shekulli.com.al)

24.04.2013...Numri i të papunëve në Kosovë, edhe më tej vazhdon të jetë më i lartë se të gjitha vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) numri i të papunëve të regjistruar nëpër zyrat për punë sociale është 272 mijë...(Burimi: kohaditore.com)

24.04.2013...OPINION. Genc KONDI. Cfare trashegon qeveria e ardhshme? ...duke hedhur nje sy ne listen e borxhit publik nuk ka si te mos te te bjere ne sy nje fakt alarmant per disa nga kredite me voluminoze, te marra gjate qeverisjes se mazhorances aktuale...(Burimi: shqiptarja .com)

23.04.2013...OPINION. Bardh SEJDARASI. Thepisja e frikshme e kredisë...Biznesi, pa bërë ndonjë analizë, po tifozon ndaj masave lehtësuese të bankave, por nuk po analizon se a do të sjellë paketa Fullani atë që dëshirohet: kredi më të lira, më shumë kredi dhe më pak ngërç për ata që vijojnë të jenë kredimarrës të këqinj...(Burimi: revistajava.al)

23.04.2013...Fondit për kompensimin financiar të pronarëve pritet ti shkojnë më pak para. Ndërhyrja e fundit e qeverisë në ligjin për fondin special për kompensimin e pronave që pritet të shqyrtohet nga Kuvendi parashikon që përqindja e të ardhurave që vijnë nga shitja e pasurive shtetërore të jetë jo më e fiksuar në 65 për qind të të ardhurave por e variueshme nga 20 deri në 65 për qind...(Burimi: scan-tv.com)

23.04.2013...Kosova dhe Mali i Zi së shpejti do të organizojnë një Forum Biznesor me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka zhvilluar në Podgoricë me ministrin e Ekonomisë të Malit të Zi, Vladimir Kavariç...(Burimi: zhurnal.mk)

23.04.2013...Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij të fundit për pasqyrën ekonomike globale, publikuar pak ditë më parë, shfaqet mjaft pesimist për rritjen e ekonomisë shqiptare në afatin e gjatë. Sipas parashikimeve të raportit, Shqipëria pritet që të ruajë ritme të ulëta zgjerimi prej 2.5% deri në vitin 2018, në 2.5%, nga 3.8% që pritet të shkojë rritja për gjithë Europën Qendrore e Lindore deri në vitin 2018...(Burimi: monitor.al)

23.04.2013...Per te gjithe ata persona apo biznese, qe kane marre kredi duke i lene bankes garanci nje kolateral financiar, ky i fundit ekzekutohet prej saj pa iu drejtuar fare gjykates. Kjo fale kushteve te reja qe permbahen ne projektligjin e ri Per sistemin e pagesave, miratuar dje nga deputetet e komisionit parlamentar te Ekonomise...(Burimi: kohajone.com)

22.04.2013...Kosova dhe Mali i Zi së shpejti do të organizojnë një Forum Biznesor me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka zhvilluar sot në Podgoricë me ministrin e Ekonomisë të Malit të Zi, Vladimir Kavariç...(Burimi: telegrafi.com)

22.04.2013...Nuk është raport i FMN-së, BB-së, i ndonjë institucioni tjetër financiar apo organizate, por janë përfundime të nxjerra nga vetë ministri i Financave, i cili një vit më parë betohej në Parlament se reformat do të ishin të suksesshme...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.04.2013...BE financon një port hidroplanësh në Vlorë. Me këtë investim, që realizohet në kuadrin e projektit të basenit të Adriatikut për transportin me hidroplanë, parashikohet të ofrohet brenda këtij viti ose fillimit të 2014-ës, një mundësi alternative për lëvizjen e udhëtarëve, turistëve, mallrave...(Burimi: standard.al)

21.04.2013...Në një intervistë të posaçme për Monitor, ekspertët e Bankës së Shqipërisë shpjegojnë me detaje paketën e fundit të masave të Bankës së Shqipërisë, efektet e pritshme dhe mënyrën se si do të realizohet procesi i fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave...(Burimi: monitor.al)

20.04.2013...Kriza financiare. Kryeekonomisti Gill: Shqipëria nuk e meriton situatën ku ndodhet. Rreziqet e Ballkanit. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të performuar më pozitivisht se të tjerat...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.04.2013...Në këtë vit bëhet një dekadë që kur ka filluar procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Gjatë një dekade, janë privatizuar shumë ndërmarrje. Por, efektet e privatizimit nuk ishin shumë pozitive dhe ky proces kishte rezultuar me shkurtime të vendeve të punës. Kështu, së paku, e vlerësojnë këtë proces, organizatat ekonomike në Kosovë dhe përfaqësues të punëtorëve...(Burimi: telegrafi.com)

19.04.2013...Rregullorja e ndryshuar e Bankës së Shqipërisë Për administrimin e riskut të kredisë shpreh qartë hapësirat që kanë individët dhe bankat për ristrukturimin e kredisë. Në këtë rregullore shprehen qartë afatet dhe kushtet...(Burimi: panorama.com.al)

19.04.2013...Pas një ecuri relativisht positive në dy muajt e vitit, të ardhurat në total për periudhën janar-mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë shënuar një rënie me bazë vjetore prej 5%, duke zbritur në 75.6 miliardë lekë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Ministria e Financave...(Burimi: monitor.al)

18.04.2013...Më shumë se 2 milionë kosovare vizitojnë Shqipërinë brenda vitit. Nga 4 milionë turistë që e frekuentojnë Shqipërinë brenda një viti gati gjysma janë turistë nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Turizmit në Shqipëri, Majlinda Lama, e cila tha se edhe sivjet Shqipëria do ti jap prioritet turistëve nga rajoni, sidomos atyre nga Kosova...(Burimi: kohaditore.com)

18.04.2013...ektori financiar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, por trendët negative financiare në eurozonë mund të barten edhe në Kosovë, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Kjo për arsye se siç thonë ata 90 për qind e aseteve financiarë bankat në Kosovës i mbajnë jashtë në bankat e vendeve të Evropës...(Burimi: telegrafi.com)

18.04.2013...Ndryshojnë nocionet për sistemin e pagesave, nevoja për më shumë siguri dhe çfarë parashikon drafti i hartuar nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me FMN-në...(Burimi: monitor.al)

18.04.2013...FMN: Maqedonia, rritje prej 2-4 për qind. Mes vendeve të cilat përfshihen në këtë grup janë Turqia, Polonia dhe Estonia. Rritja në ekonominë botërore do të jetë 3,3 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 4 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

18.04.2013...Serbia dhe Mali i Zi vënë në kontroll huat me probleme; në Shqipëri vazhdojnë ngjitjen e pandalshme. Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Malin e zi ishin shtetet e rajonit që panë një rritjet shpejtë të huave me probleme pas vitit 2008, me nivele që iu afruan apo e kaluan 20 përqindëshin...(Burimi: sot.com.al)

18.04.2013...Rriten për rreth 34 milionë euro investimet e Trustit Pensional. Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) vazhdoi të ketë performancë tejet të kënaqshme nga investimet edhe në fillimvitin 2013...(Burimi: kohaditore.com)

17.04.2013...Turizmi shëndetësor: 1200 të huaj erdhën për trajtim në Shqipëri në 2012-n. Shqipëria po fillon të bëhet një vend tërheqës dhe për turizmin shëndetësor, ku vendin kryesor e zë ai i rregullimit të dhëmbëve dhe më pak shërbimet estetike...(Burimi: monitor.al)

17.04.2013...FMN: Maqedonia, ekonomi stabile. Ky është vlerësimi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë i cili në dy javët e fundit ka qëndruar në Maqedoni, ndërsa në konferencë të përbashkët për shtyp e kumtuan shefi i misionit Ivana Vlatkova Holar dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski...(Burimi: zhurnal.mk)

17.04.2013...Biznesi në krizë të plotë likuiditetesh. Në organet tatime mbi 8300 biznese ose rreth 10 përqind të numrit të përgjithshëm të bizneseve të rregjistruara në Shqipëri, i kanë dorëzuar bilancet e vitit 2012 (në fund të marsit 2013) me humbje...(Burimi: gazetadita.al)

16.04.2013... FMN: Rritja ekonomike në 2012-n në Shqipëri ishte 1.3%; në 2013-n do jetë 1.8%. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e prillit të Pasqyrës Ekonomike Globale, të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar...(Burimi: monitor.al)

16.04.2013...Privatizimi i katër hidrocentraleve ka futur në vështirësi qeverinë shqiptare. Pasi priti më shumë se 6 muaj për ti shitur dhe dy muaj për të marrë paratë, në vlerë afro 110 milionë euro, tashmë mësohet lajmi se kompania fituese Kurum nuk është në gjendje ti përgjigjet çmimit të blerjes...(Burimi: gazeta-shqip.com)

16.04.2013...Reforma gjithëpërfshirëse për të bërit biznes. Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE), ka aprovuar shitjen e PTK-së, po ashtu ka diskutuar edhe për reformat e ardhshme për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, programin për bujqësi dhe zhvillim rural 2013, si dhe mundësitë e përfshirjes së klauzolave të arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik...(Burimi: telegrafi.com)

16.04.2013...48 % pa kontratë pune, vetëm 18.2% kanë kontratë me afat. Shqiptarët në shumicën e tyre punojnë pa një kontratë pune. Të paktën këto janë të dhënat paraprake të dala nga hulumtimi i bërë prej fondacionit Soros gjatë muajve dhjetor 2012-shkurt 2013...(Burimi: gazetadita.al)

15.04.2013...Sipërmarrja private e tepron me kërkesat pas përgjysmimit apo dhe heqjen e disa detyrimeve. Sugjerimet e Konfindustrisë prekin masën e taksave të papaguara të mjeteve për vitin 2012. Vetëm nga heqja e TVSH për importin e makinerive, pajisjeve dhe lëndë të para, buxheti humbet rreth 150 milionë euro...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.04.2013...Në ish-republikat jugosllave Kosova ka 172 prona. Njohës të ekonomisë thonë se Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Qeveria e Kosovës duhet të angazhohen më konkretisht për kthimin e pronave sa më shpejtë që të jetë e mundur për shkak të vlerës që kanë ato...(Burimi: kohaditore.com)

15.04.2013...Në Kosovë, duke filluar nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe shumë të tjerë, në parim të gjithë deklarohen për një ekonomi të lirë të tregut. Këtë model të ekonomisë Kosova e ka të rregulluar edhe në bazë të Kushtetutës.Por, në esencë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike në Prishtinë, ndodh e kundërta...(Burimi: telegrafi.com)

14.04.2013...Kapitali rus provon ti afrohet tregut në Kosovë. Ndryshimi eventual i pronarëve dhe futja e kapitalit rus në rafinerinë Okta, mund të ketë efekte në tregun e derivateve në Kosovë...(Burimi: telegrafi.com)

14.04.2013...Frutat, gruri, vaji, produktet më të mëdha të importit shqiptar. Një pjesë e mishit, djathit, makaronave, orizit, verës, cigareve, ëmbëlsirave e gjithçka tjetër janë produkte që i marrim nga shtete të ndryshme. Por pak kush e di që edhe shumicën e frutave e disa perime janë të importit dhe jo të vendit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

14.04.2013...Granti i bizneseve 1 milion euro, si përfitojnë të rinjtë nën 35 vjeç. Tiranës do ti shtohen edhe 30 biznese të vogla, të të rinjve sipërmarrës që kanë përfituar nga një grant prej 2500 dollarësh nga bashkia e kryeqytetit. Nisma është pjesë e një projekti me Bankën Botërore, nëpërmjet të cilit bashkia do të ofrojë mbështetje për rreth 353 të rinj që të marrin një profesion dhe të hapin një biznes të ri...(Burimi: standard.al)

14.04.2013...Shumica e fermerëve në vendin tonë po del se janë të kënaqur me mbështetjen, të cilën po e marrin nga Ministria e Bujqësisë, e cila, krahasuar me një vit më parë, ka dyfishuar shumën e subvencioneve për ta. Me gjithë këtë, ekspertë të kësaj fushe, por edhe zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, konsiderojnë se buxheti i ndarë për këtë ministri, nuk mund të përmbush në tërësi kërkesat e bujqve...(Burimi: telegrafi.com)

14.04.2013...Politika bullgare, partia e djathtë pro taksës së sheshtë. Që nga 1 janari i vitit 2008, Bullgaria futi në sistemin e saj taksën e sheshtë 10% të zbatueshme për të gjitha nivelet e të ardhurave. Ajo zëvendësoi sistemin e mëparshëm, i cili kombinonte normat e taksave të ndryshme midis 20 dhe 24%, në varësi të të ardhurave. Norma prej 10% e taksës së sheshtë të Bullgarisë e bën atë vendin me normën më të ulët të tatimit personal në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian...(Burimi: standard.al)

13.04.2013...Flasin bankierët. Pse ka ngecur kredia për biznes. Cilat janë kushtet e huasë dhe në çfarë monedhe ju leverdis ta merrni. Kredia për biznes duket se është në ngërç, në një kohë kur bankat kanë vështirësuar edhe më shumë kushtet dhe kompanitë kanë ulur kërkesat për kreditim, si pasojë e pasigurisë nga kriza. Sektorët që po preferohen të kreditohen dhe kushtet e huasë...(Burimi: monitor.al)

13.04.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Arsimi i lartë dhe rritja ekonomike...Kontributi i arsimit të lartë në nxitjen e rritjes ekonomike është i rëndësishëm, aq më shumë në periudha krize. Ky kontribut mund të jetë i formave dhe rrugëve të ndryshme. Arsimi i lartë ndihmon në industrializimin e shpejtë të ekonomisë, duke ofruar fuqi punëtore me aftësi profesionale, teknike dhe menaxheriale...(Burimi: panorama.com.al)

13.04.2013...Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit ka rikthyer eksportet e shutuara të energjisë elektrike në Shqipëri. Muajin e kaluar KESH eksportoi rreth 2.5 milionë euro energji elektrike, ndërsa në prill fatura totale e kontraktuar shkon në 8 milionë euro...(Burimi: kohaditore.com)

13.04.2013...Depozitat ne Leke me te preferuarat, bien ato ne valute. Konkretisht, keto te dhena flasin per nje total prej 391.4 miliarde lekesh ne forme depozitash ne monedhen vendase gjate muajit shkurt 2013, kundrejt 388.3 miliarde te tillave gjate nje muaji me pare...(Burimi: kohajone.com)

13.04.2013...Qeveria merr hua 125 mln dollarë për rrugët. Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim do të financojnë përmes borxhit rrugën Qukës Qaf-Plloçë. Sipas Ministrit të Financave gjatësia e segmentit QukësQafë- Plloçë është 43,4 km, nga të cilat 2.9 km e para kanë filluar të ndërtohen me fonde te Buxhetit të Shtetit ndërsa...(Burimi: shekulli.com.al)

13.04.2013...Oferta financiare prej 277 milionë eurosh e kompanisë gjermane "AXOS-Capital, në konsorcium me Najafi Companies LLC për Postë-Telekomin e Kosovës, nuk i ka befasuar njohësit e çështjeve ekonomike në Prishtinë, pasi që, siç thonë ata, kjo ishte diktuar nga vetë Qeveria e Kosovës, e cila për vite me radhë në buxhet kishte planifikuar shumën prej 300 milionë eurosh nga shitja e këtij aseti...(Burimi: telegrafi.com)

12.04.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Rritja dhe optimizmi i produktivitetit fiskal...tatimet në gjithë botën nuk zbatojnë politika sociale, por janë garantuesit e tyre nëpërmjet përmbushjes së misionit. Në këtë mision, administrimi nuk ndihmohet nga debatet e pasinqerta duke e personalizuar dhe trajtuar produktin e administrimit si një administrim të rrjedhur nga gjobat. Edhe pse politikanët duhet të konsumojnë kritika për të realizuar qëllimet personale dhe ato të grupimit, duhet të kenë një nivel transparence që të tregojnë se administrata nuk është qëllimi, por mjeti të cilin mund ta keqpërdorin kolegët e tyre...(Burimi: gazeta-shqip.com)

12.04.2103...Operatorët privatë po rrëmbejnë tregun e porteve shtetërore, pas zhvendosjes drejt tyre të kompanive të naftës dhe të gazit. Si po rriten me shpejtësi Petrolifera dhe Romano Port, ndërkohë që portet shtetërore po humbin terren...(Burimi: standard.al)

12.04.2013...Një e treta e popullsisë jeton në varfëri. Numri i kosovarëve që jetojnë në varfëri është rritur e së bashku me të është rritur ndjeshëm edhe shkalla e varfërisë së skajshme. Krahas kësaj, është rritur edhe shuma e parave që i duhet një të varfri kosovar për të mbijetuar...(Burimi: kohaditore.com)

12.04.2013...Shqipëria dhe Kosova do të ulin barrierat e tregtisë mes njëra-tjetrës, kjo me synimin e unifikimit të tregut. Pas një takimi që ka zgjatur dy orë në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, drejtues të institucioneve kanë dalë edhe një konferencë për shtyp, ku shprehën qëndrimet e tyre...(Burimi: panorama.com.al)

11.04.2013...Interpretimi subjektiv i ligjit po rëndon problematikën që kanë bankat me kreditë e këqija. Organet tatimore refuzojnë të njohin si shpenzime të zbritshme fiskale kreditë e humbura, që bankat i fshijnë nga bilanci. Kontradikta ka lindur nga një interpretim i ndryshëm i ligjit për tatimin mbi të ardhurat...(Burimi: scan-tv.com)

11.04.2013...Vendimi, kush përfiton nga heqja e TVSH-së për hekurin e çimenton për HEC-et. Me një vendim të posaçëm qeveria ka përcaktuar kriteret dhe procedurat e përfitimit të heqjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar lidhur me hekurin dhe çimenton që përdoret për hidrocentralet. Kjo parashikohet ti japë një shtytje të re ndërtimit të veprave hidroenergjetike në Shqipëri. Vendimi aktualisht është në fuqi...(Burimi: standard.al)

11.04.2013...Rikthehen bonot, të vlefshme për privatizime. ryeministri Sali Berisha në mbledhjen e kabinetit paralajmëron zgjatjen e mëtejshme të afatit të përdorimit të bonove të privatizimit dhe rigjallërimin e këtij tregu. Kryeministri kërkoi që të shtyhet deri në vitin 2015 afati i përdorimit të tyre. Sipas ligjit ekzistues, afati i përdorimit të tyre është fundi i këtij viti...(Burimi: shekulli.com.al)

11.04.2013...Sigurimi i depozitave, si do llogaritet primi. Shqipëria e llogarit primin e sigurimit të depozitave në sektorin bankar duke aplikuar shifër të njëjtë për gjithë bankat, por një ndryshim në këtë koncept duket se nuk është i pamundur...(Burimi: panorama.com.al)

11.04.2013...INTERVISTE. Sherefedin SHEHU. Taksimi i sheshte eshte nje takse e vogel, ndersa ai progresiv qe po prezantohet nga Partia Socialiste, perben ne te vertete nje rritje te fshehte taksash. Ndersa nga pikepamja fiskale, ai krijon precedent dhe presion per evazion fiskal, duke qene keshtu dhe i rrezikshem...(Burimi: kohajone.com)

11.04.2013...Promovohen masat ekonomike para biznesmenëve të Pollogut. Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini vizitoi sot Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë, ku para studentëve, profesorëve dhe afaristëve nga rajoni i Pollogut prezantoi tre zgjidhjet softuerike (portale), të përpunuara me ndihmën e projektit të USAID-it për rritjen e investimeve dhe eksportit...(Burimi: zhurnal.mk)

10.04.2013...BB: Bujqësia ska fuqi të bëjë investime. Politikat që ka ndërmarrë qeveria për bujqësinë në Shqipëri, janë deri diku efektive, por ngërçi real duket se qëndron në faktin që në Shqipëri nuk kemi ferma, por ndaje minimale tokash...(Burimi: panorama.com.al)

10.04.2013...Raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredisë rezultoi 22.5 për qind në fund të vitit 2012, nga 18.8 për qind që qëndronte në fund të një viti më parë. Në muajt e parë të 2013-s, kredia me probleme është rreth 24 për qind, me tendencë drejt përkeqësimit. Në vlerë, janë rreth 1 miliard euro kredi të standardizuara me probleme, ku nga këto, afro 300 milionë konsiderohen të humbura, pa shpresë që bankat do ti vjelin...(Burimi: gazeta-shqip.com)

10.04.2013...Qeveria depozitoi në bankat ndërkombëtare 197 milionë euro. Por në asnjërën prej tabelave të buxhetit nuk janë dhënë shpjegime se sa janë të hyrat në buxhet nga investimi jashtë vendit i afro 200 milionë eurove...(Burimi: kohaditore.com)

09.04.2013...Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH) Ardian Fullani ka raportuar të martën në Komisionin e Ekonomisë për veprimtarinë e BSH-së për vitin 2012-të.Sipas guvernatorit, Banka e Shqipërisë ka përmbushur detyrat ligjore gjatë 2012-s. Ai tha se gjatë këtij viti Inflacioni ka qenë nën kontroll. Inflacioni gjatë vitit 2012 ka qenë nën kontroll, 2 për qind...(Burimi: telegrafi.com)

09.04.2013...Austria, kredi Shqipërisë për Taksimin Elektronik. Marrëveshja u firmos nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe për palën austriake, Thomas Oberndorfer, manaxher i Transaksioneve të Shitjeve Bankare. Gjatë firmosjes së kësaj marrëveshjeje ishte i pranishëm edhe ambasadori austriak në Tiranë, Florian Raunig...(Burimi: shekulli.com.al)

09.04.2013...Drejtori i Bankers Petroleum 600 milionë lekë rrogë në vit nga Shqipëria. Ashtu sikurse nuk duhet të flejë mbi dafina Banka e Shqipërisë, me guvernatorin e saj tepër inaktiv, kur sheh që kompanitë e huaja transferojnë nga Shqipëria jashtë saj një shifër gjigande prej 264 milionë eusosh vetëm vitin 2012, që përbpn një rritje prej 40 përqindësh krahasuar me vitin 2011. ..(Burimi: standard.al)

09.04.2013...Luksemburgu miratoi sinkronizimin automatik të informacioneve lidhur me llogaritë bankare me vendet e tjera të BEsë. Me këtë, BE mendon se i ka jep fund llogarive të fshehta bankare dhe evazionit fiskal në tërë Europën...(Burimi: gazetaexpress.com)

09.04.2013...Qeveria duhet të ndërhyjë në mënyrë emergjente në 13 problematika që parashtron biznesi, sipas një ankete të zhvilluar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri...(Burimi: panorama.com.al)

09.04.2013...Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se, projektligji për heqjen e taksës prej 10% për shitjen e tokës bujqësore, do të paraqitet nesër për miratim në mbledhjen e qeverisë...(Burimi: shekulli.com.al)

08.04.2013...OPINION.Bardh SEJDARASI. Dritëhijet e ekonomisë...Mugëtirë në treguesit realë të ekonomisë për periudhën. Kreditim i ulët, numër minimal të punësuarish të rinj, tregues në rënie të tregtisë, mungesë investimesh të huaja. Tani po ushqehemi mirë me politikë, me programe ekonomike të majta dhe të djathta, me koalicione e krushqira, befasuese apo jo, por jo me ritme të mira të rritjes ekonomike. Në këto kushte, çdo qeveri që do të vijë në pushtet duket se do ta ketë të vështirë...(Burimi: revistajava.al)

08.04.2013...Kreditë e këqija, të cilat janë kthyer në një shqetësim për sektorin bankar, kanë qenë pjesë diskutimi në një takim mes ministrit të Financave, guvernatorit të BSH dhe disa institucioneve të tjera...(Burimi: panorama.com.al)

08.04.2013...Luftë politike kundër oazeve fiskale. Përpjekjet kundër oazeve fiskale evropiane si Luksemburgu, Lihtenshtajni dhe Qiproja kanë qenë vetëm pjesërisht të suksesshme. Po ashtu edhe një marrëveshje mes Gjermanisë dhe Zvicrës dështoi...(Burimi: zhurnal.mk)

08.04.2013...Biznesi i huaj po mërzitet nga korrupsioni i lartë dhe arbritariteti i administratës tatimore, që e kanë bërë të pavlefshme taksën e sheshtë...(Burimi: monitor.al)

07.04.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Modeli që duhet të luftojë informalitetin...ajo që ka ndodhur në procesin e administrimit fiskal të 20 viteve dhe në luftën ndaj evazionit ka treguar se informaliteti në ekonomi nuk mund të luftohet vetëm nëpërmjet objektivit buxhetor të rritjes vjetore të të ardhurave për administratat fiskale (plan buxhetor). Kjo mënyrë e të administruarit ka arritur të ngushtojë territoret e ekonomisë informale, por natyrisht që lufta ndaj saj është shumëformëshe...(Burimi: monitor.al)

07.04.2013...Papunësia në vend, më e lartë te moshat e reja, 25-34 vjeç. Të rinjtë shqiptarë duket se e kanë më të vështirë të gjejnë një punë, duke pasur një tendencë të njëjtë, me disa shtete të eurzonës (kryesisht ato që po ndijnë më shumë krizën, si Greqia, Spanja apo Italia)...(Burimi: monitor.al)

07.04.2013...Deficiti i lartë tregtar, vazhdon të jetë ndër problemet më të mëdha të Kosovës. Kryesisht importohen produkte nga vendet e rajonit dhe eksportohen para të gatshme. Analistët e ekonomisë thonë se kjo dukuri pengon edhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Ata kërkojnë ndërrim të politikave në favor të prodhimit vendor...(Burimi: telegrafi.com)

07.04.2013...Me gjithë përpjekjet e bankave komerciale për të prezantuar në treg produkte tërheqëse për klientët, kriteret për dhënien e kredive mbesin shumë të vështira, thonë njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Eksperti i ekonomisë, Haki Shatri thotë se ashpërsimi i kritereve për marrjen e kredive, njëherësh shtrenjtimi i pagesave për shërbimet bankare, tregon përkeqësim të...(Burimi: gazetaexpress.com)

06.04.2013...Burimi i parave Vetëdeklarimi i të ardhurave, afatet e reja për qytetarët. Individët që kanë të ardhura më shumë se 2 milionë lekë duhet të nxitojnë për të kryer deklarimin vjetor për vitin 2012, pasi afati përfundon më 30 prill...(Burimi: standard.al)

06.04.2013...Ndalimi i ekspozimit të produkteve të duhanit në pikat e shitjes do tu kushtojë bizneseve kosovare afër 2.5 milionë euro vetëm për të rregulluar vendet e shitjes, u tha gjatë një konference për media të Shoqatës së prodhuesve, importuesve dhe distributorëve të duhanit...(Burimi: telegrafi.com)

05.04.2013...Kriza ekonomike, ndërtimi dhe industritë në rënie, çmimet në rritje. Ekonomia gjatë 3 mujorit të fundit të vitit 2012 ka shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 3 mujorët e mëparshëm. INSTAT bëri të ditur se në Industri, shifra e afarizmit e deflatuar krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të mëparshëm, ka një rritje prej 4.5 për qind, ndërsa me tremujorin e mëparshëm ka një rënie prej 9.1 për qind...(Burimi: sot.com.al)

05.04.2013...INSTAT: Shkalla e papunësisë, 12.8%. Numri i të papunëve në vend duket se, sipas shifrave të INSTAT, ka pësuar rënie. Statistikat e fundit tregojnë se në periudhën tetor-dhjetor numri mesatar i të papunëve të regjistruar është 141 755, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9038...(Burimi: panorama.com.al)

04.04.2013...Në vitin 2013, stoku i borxhit është parashikuar të shkojë në rreth 895.7 miliardë lekë Rritet me 9.8% vlera e borxhit për frymë. Në shtatë vjet detyrimet rriten me 359. 9 miliardë lekë, rrezikohet buxheti...(Burimi: shekulli.com.al)

04.04.2013...Ndër kompanitë e fshehta të pasanikëve edhe dy zyrtarëshqiptarë. Burime nga grupi i gazetarëve ndërkombëtarë që kanë në dorë materialet, thonë për gazetën Shqip se vetëm dy janë zyrtarët me emra të ekspozuar nga këto dokumente. Emrat e tyre do të publikohen pas pak ditësh pasi të përfundojë investigimi gazetaresk...(Burimi: gazetaexpress.com)

04.04.2013...Ofertat politike dhe pritshmëritë që ndikojnë ekonominë. Nuk ka asnjë dyshim se fushata (por jo vetëm) politike mes dy grupimeve më të mëdha elektorale, PD e PS është nga më cilësoret e zhvilluara në 22 vitet e fundit. Pa ekuivok, duket se kjo i dedikohet forcave të majta, të cilat arritën të fusin këtë debat paraelektoral në hullinë e duhur për një ngjarje të tillë,- në atë të diskutimeve të spikatura ekonomike...(Burimi: revistajava.al)

04.04.2013...Shqipëria ka një borxh të lartë dhe Banka Botërore, edhe pse e gjykon si të rrezikshëm kufirin, riskun real e sheh te rritja e vazhdueshme e interesave që paguhen. Në një publikim të Bankës Botërore, lidhur me programin e saj në Shqipëri gjatë vitit 2013 theksohen edhe disa nga pikat që duhet të merren parasysh nga qeveria...(Burimi: panorama.com.al)

04.04.2013...Autoriteti i Konkurrencës hap hetimin ndaj Vodafon. y hetim i thelluar është në vazhdim të procedurave të Autoritetit të Konkurrencës pas një hetimi paraprak në këtë treg. Ky hetim i thelluar është hapur, pasi është analizuar gjendja e konkurrencës në treg. Nga kjo analizë ka rezultuar se ndërmarrja Vodafone Albania ka një pozitë dominuese në tregun përkatës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.04.2013...Kompanitë e huaja transferuan 40% më shumë fitime në 2012. Sipas të dhënave nga bilanci i pagesave për vitin 2012, zëri të ardhura dalëse nga investimet, që kryesisht është transferimi i fitimeve jashtë vendit shënoi një rritje të ndjeshme me 40% me bazë vjetore, duke arritur në 264 milionë euro, duke iu afruar nivelit të vitit 2008. Një vit më parë, ky zë kishte shënuar një rënie të ndjeshme prej gati 50%...(Burimi: monitor.al)

04.04.2013...Zbulohen punët e pista të pasanikëve në Oazat e Tatimeve. Persona të panjohur u kanë transmetuar mediave ndërkombëtare të dhëna mbi praktikat e bizneseve në të ashtuquajturat oazat e tatimeve. Këto të dhëna flasin për persona nga mbi 170 vende...(Burimi: telegrafi.com)

04.04.2013...OPINION. Shkelqim CANI. Per nje ekonomi sociale te tregut. Një ekonomi sociale tregu (soziale Marktwirtschaft) është krenaria gjermane e pasluftës II botërore dhe fiks 60 vite pas lindjes së saj është përshtatur nga Bashkimi Europian në Traktatin e Lisbonës dhe hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. Ideja është që ta bëjmë kapitalizmin më të kujdesshëm për shoqërinë dhe të përdorim mekanizmat e konkurrencës dhe të tregut për të rritur eficensat e sistemit social...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.04.2013...Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt ishte 551.6 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel si në janar, por duke rezultuar gati 1% më i ulët në krahasim me dhjetorin e vitit 2012...(Burimi: standard.al)

03.04.2013...Rriten eksportet drejt Gjermanisë, dominojnë fasonët dhe nafta. Shqipëria ka vijuar të rrisë eksportet drejt shtetit më të fuqishëm në Europë, Gjermanisë. Shifrat zyrtare nga INSTAT, por edhe nga Zyra Statistikore e Federatës në Gjermani, konfirmojnë rritjen me 15% të eksporteve tona drejt këtij shteti...(Burimi: monitor.al)

03.04.2013...PBB në 2012-n, 1.6%. Ajo çfarë performoi ekonomia shqiptare në 2012-n, u paraqit dje nga Instituti i Statistikave (INSTAT), sipas së cilës, Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte rritur me 1.6 për qind në raport me vitin 2011...(Burimi: gazeta-shqip.com)

03.04.2013...Union Bank: Paketa e BSH do të rrisë ofertën për kredi. Bankat tregtare mirëpresin paketën e masave të Bankës së Shqipërisë për nxitjen e kreditimit. Enkeleda Hasho, drejtore e Departamentit të Kredisë në Union Bank, thotë se rregulloret e reja do të kenë një impakt real në ofertën për kredi në treg...(Burimi: scan-tv.com)

03.04.2013...Bien xhirot e kompanive ajrore dhe agjencive të udhëtimit; shqiptarët lëvizin më pak. Prej disa vitesh, bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve të udhëtimeve është kthyer pozitivi, megjithëse shuma neto që mbetet në vend është shumë e ulët, rreth 140 milionë euro për vitin 2012...(Burimi: monitor.al)

02.04.2013...MBUMK: rriten 7% eksportet agroushqimore në 2012. Pordhimet bujqësore u rritën me 19 %, ndërkohë që prodhimet e agroindustrinë shënuan rënie prej 3% në vlerën e eksporteve, krahasuar me vitin 2011...(Burimi: monitor.al)

01.04.2013...Faturat e detyrimeve tatimore ndaj Kosovës arrijnë në veri. Bizneset, sikundër edhe të gjitha institucionet në pjesën veriore të Kosovës, punojnë sipas ligjeve të Serbisë. Por, siç raporton RTS, kohë më parë disa nga biznesmenët kanë marrë faturat nga Qeveria e Kosovës për detyrimet që duhet tia paguajnë Prishtinës për të gjitha mallrat që kanë hyrë në Kosovë nga viti 2005...(Burimi: kohaditore.com)

01.04.2013...Burimet e pakta të financimit kanë bërë që investitorët privatë në Kosovë të investojnë në sektorë të cilët kërkojnë më pak para për të filluar një biznes, bëjnë të ditur njohës të çështjeve ekonomike, duke shtuar se sektorët shërbyes, siç është hoteleria, janë sektorët në të cilët investohet më se shumti në Kosovë e që në fakt nuk sjellin zhvillim të madh ekonomik...(Burimi: telegrafi.com)

01.04.2013... Të paktën tri draftet kryesore, të cilat janë kthyer në projektligje dhe vendime (VKM), që trajtojnë heqjen e TVSH për kategori të ndryshme biznesi nuk e kanë të shoqëruar efektin financiar në buxhet. I vetmi që ka pasur guxim është Kryeministri i vendit, Sali Berisha, sipas të cilit, politika e re e taksave, do ti kushtojë buxhetit të shtetit rreth 200 milionë euro. Mbetet e dyshimtë kjo shifër, në kushtet kur Financat nuk e kanë përmendur ndonjëherë si të dhënë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

MARS

31.03.2013...Diplomati turk: Bizneset tona, 1 miliard USD investime në Shqipëri. Në Shqipëri, janë 100 kompani turke, ndërsa u është ofruar ndihmë edhe kompanive shqiptare të shtrijnë bizneset e tyre në Turqi...(Burimi: standard.al)

30.03.2013...BSH miraton paketën antikrizë për zhbllokimin e kredisë. Vendimi i parë është ai që synon të kufizojë bankat private të investojnë jashtë shtetit përmes rritjes së kërkesës për shtim kapitali.Për të gjitha fondet e reja që bankat do të investojnë jashtë do të jenë të detyruara të shtojnë më shumë kapital, çka e bën këtë investim një alternativë të paleverdishme për to. Paralelisht me këtë, Banka Qendrore ka hequr koeficientin e rrezikut për kreditë që bankat private do të japin dy vitet e ardhshme. Kreditë klasifikohen si investime me koeficient rreziku maksimal prej 100 për qind...(Burimi: gazeta-shqip.com)

30.03.2013...Ambienti i të bërit biznes në Kosovë viteve të fundit nuk ka shënuar progres, por regres, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit, pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të ekzekutivit të vendit, që Kosova ka bërë progres të dukshëm në këtë fushë...(Burimi: gazetaexpress.com)

30.03.2013...Biznesi: Politikanët të qartësojnë sistemin e taksave. Kërkesave të biznesit për politikën në këtë prag fushate, iu shtuan edhe ato të sipërmarrësve lezhjanë. Iniciativa e BiznesAlbania për librin Dokumenti i politikave te biznesit u prezantua dhe u debatua me Dhomën e Tregtisë së qytetit...(Burimi: panorama.com.al)

30.03.2013...Kush janë financuesit më të mëdhenj të huaj të qeverisë shqiptare? Kësaj pyetjeje i përgjigjen statistikat e ministrisë së Financave, me shifrat e Drejtorisë së saj të Përgjithshme të Menaxhimit të Borxhit. Sipas këtyre statistikave të saj, rezulton se financuesi më i madh i programeve qeveritare në vendin tonë është Banka Botërore, me më shumë se 810 milionë euro të financuara në vend, ndërkohë që ajo pasohet nga...(Burimi: standard.al)

29.03.2013...Ekspertët dhe bankat mbështesin paketën për kreditimin. E iniciuar nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, paketën e shumëpritur nga sipërmarrësit dhe bankat pritet të ndikojë në gjallërimin e kredidhënies dhe situatën ekonomike në tërësi...(Burimi: scan-tv.com)

28.03.2013...Ulen taksat e makinave, ambientalistët: Do dyfishohet ndotja, tani kemi 500 vdekje në vit. Kjo ka qenë kërkesa që kryeministri i vendit Sali Berisha i ka drejtuar dje ministrit të Punëve Publike dhe ministrit të Financave. Sipas tij, taksat e larta për këto makina penalizojnë qytetarët që nuk mund të blejnë një makinë të re, ndërkohë që nuk kanë ndonjë ndikim pozitiv në mjedis...(Burimi: monitor.al)

28.03.2013...Heqja e TVSH, PS: Dakord, po ku do i gjeni paratë për efektet? Opozita është shprehur se, ndonëse mund të japë OK për nismën e vonuar të qeverisë për uljen e barrës fiskale për sektorë të veçantë, kjo e fundit duhet të argumentojë se si do të mbulojë gropën në buxhet...(Burimi: panorama.com.al)

28.03.2013...Komisioni Evropian do të investojë 272.75 milionë euro për promovimin e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, në vitin 2013...(Burimi: gazetaexpress.com)

28.03.2013...Financimi nga BERZH, mundësi e mirë për investime. Kobakov, foli për mundësitë e reja të qasjes në financa me kushte më të volitshme, të cilat u ofrohen kompanive kosovare që kanë plane biznesi për zhvillim ose për zgjerim të kapaciteteve ekzistuese, sidomos pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar...(Burimi: telegrafi.com)

28.03.2013...Shqipëria nuk e ndryshon shkallën bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se rritja ekonomike për muajin e parë të këtij viti është tkurur në 2,2 përqind si pasojë e uljes së kërkesës për financim të individëve dhe bizneseve...(Burimi: zhurnal.mk)

27.03.2013...Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë, me vlerë 300 milionë euro në tregjet ndërkombëtare financiare më 4 nëntor 2010. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

27.03.2013...Mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e saj nismën e qeverisë për heqjen e taksave për sektorin e bujqësisë. PS votoi në pranim projektligjin, por nuk mori pjesë në votimin në tërësi të saj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.03.2013...Një sondazh i publikuar sot në Tiranë, pjesë e Vrojtimit Social Europian zbuloi një situatë tragjike sa i përket të ardhurave të familjeve shqiptare, të ardhura që qenë matur për herë të fundit nga Instituti i Statistikave pesë vjet më parë, pra para fillimit të krizës ekonomike botërore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.03.2013...Kosova e para në rajon për ikje nga tatimi. Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe Odës Ekonomike e Kosovës (OEK), kjo ikje nga tatimi rezulton në një mjedis jo të drejtë të tregut Sumë ndërmarrje afariste në Kosovës nuk e respektojnë ligjin për të paguar tatimin në shitje dhe në qarkullim...(Burimi: kohaditore.com)

26.03.2013...Ambasadori britanik Nicholas Cannon dhe Ministri i Financave Ridvan Bode nënshkruan sot marrëveshjen për taksimin e dyfishtë. Sipas ambasadorit britanik këto marrëveshje janë një mjet i rëndësishëm në nxitjen e tregtisë dypalëshe dhe investimeve...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.03.2013...Komisioni kuvendor i ekonomisë miratoi me votat e shumicës ligjin që heq tatimin mbi të ardhurat për pagat deri në 30 mijë lekë në muaj. Përmes kësaj mase në po u japim këtyre individëve një pagë mujore shtesë në vit, të subvencionuar nga buxheti, deklaroi deputeti Alfred Rrushaj...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.03.2013...Valbona Zeneli, eksperte e çështjeve të sigurisë, tha dje në Zërin e Amerikës se për vendet e Europës Juglindore tërheqja e investimeve të huaja është një sfidë e vështirë dhe ka të bëjë në radhë të parë me forcën e institucioneve të çdo vendi. Sipas Zenelit, për vendet e Europës Juglindore investimet që sjellin zhvillim janë ato të qëndrueshmet që zgjasin për një kohë të gjatë...(Burimi: panorama.com.al)

25.03.2013...Gjysma e energjisë spaguhet, humbja: 3.25 mld kw/h. Sipas INSTAT , kjo është sa 40.7% e të gjithë energjisë elektrike që u hodh në rrjet nga burimet e brendshme dhe importi...(Burimi: shekulli.com.al)

25.03.2013...Ministria e Financave e argumenton nivelin aktual të borxhit si të sigurt, pasi 3.6 për qind e tij përbëhet nga garancitë shtetërore, pra janë hua që nuk i përkasin drejtpërsëdrejti arkës së shtetit për ndërmarrjeve publike si KESH, aeroporti Nënë Tereza, Porti i Durrësit etj. Borxhi përbëhet nga borxhi i brendshëm, i cili vlerësohet të jetë 34.94% e PBB-së dhe nga borxhi i jashtëm 26.54 për qind e PBB-së...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.03.2013...Vendet fqinje po na mbysin nga ofertat joshëse, kurse Shqipëria vazhdon të mbetet larg çmimeve konkurruese. Të paktën për të njëjtin shërbim dhe cilësi kemi tarifat më të larta, thotë për gazetën Shqip, Zak Topuzi, kryetar i sektorit të Hoteleve në Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA). Sipas tij, shkalla tatimore e TVSH, prej 20 për qind, nuk na bën aspak konkurrues me vendet e tjera, të cilat e kanë nën 10 për qind...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.03.2013...Paga mesatare, Shqipëria e fundit, vetëm 283 euro. Paga mesatare e një shqiptari është gati pesë herë më e ulët se sa ajo e një slloveni. Kjo nëse krahasimin e bëjmë sipas shifrave të ofruara së fundi për 20 vende të rajonit dhe më gjerë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare...(Burimi: panorama.com.al) Burimi:

23.03.2013...Rritet kontrolli ndaj OJF-ve, tashmë mbajnë dhe përgjegjësi cilvile e penale. Organizatat jofitimprurëse tashmë do të jenë të detyruara të raportojnë çdo transaksion financiar, ndërsa organet tatimore do të gëzojnë të drejtën e kontrolleve periodike mbi pasqyrat financiare të tyre...(Burimi: sot.com.al)

22.03.2013...Vitin e kaluar në Tiranë janë shtuar 3351 biznese, ndërsa janë punësuar 8149 persona. Bashkia e Tiranës e cilëson arritje për zhvillimin e ekonomisë së metropolit, rezultat i politikave lehtësuese të ndërmarra prej saj...(Burimi: panorama.com.al)

21.03.2013...Zbardhet marrëveshja për lotarinë kombëtare, qeveria mund të rinovojë licensën pas 10 viteve. Kompania Austrian Lottery do të zotërojë licensën për lotarinë kombëtare për më shumë se një dekadë...(Burimi: sot.com.al)

21.03.2013...E ndodhur përballë presioneve të vazhdueshme për marrje të masave të shpejta dhe efikase, për tiu kundërvënë fenomenit të rënies së kreditimit nga ana e bankave të nivelit të dytë, Banka e Shqipërisë me shumë vonesë ka përgatitur më në fund ndryshimet përkatëse rregullative për rritjen e kreditimit, ndryshime që u janë dërguar për opinion bankave tregtare...(Burimi: standard.al)

21.03.2013...Shqipëria, 324 mijë njësi bujqësore ekonomike; kryeson Fieri. INSTAT ka publikuar rezultatet paraprake të Regjistrimit të Njësive Ekonomike Bujqësore i cili u zhvillua në terren në muajin tetor 2012...(Burimi: monitor.al)

21.03.2013...Energjia, humbjet në rrjet arritën në 40% në 2012, nga 28% në 2011-n. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit me 5.7 përqind, krahasuar me vitin 2011. Sasia totale e prodhuar është 4,288 GWh dhe përbën 53.8 përqind të burimeve gjithsej të energjisë...(Burimi: monitor.al)

21.03.2013...Shërbimi jashtë orarit zyrtar, kontratë 1-vjeçare me doganën dhe pagesë çdo 3 muaj.Doganat shqiptare duket se kanë gjetur një zgjidhje, për biznesin, por natyrisht edhe për stafin, i cili pritet të paguhet më tepër për punët jashtë orarit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

21.03.2013...Sfidë për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) vazhdon të mbetet luftimi i evazionit fiskale dhe ekonomia joformale, por sipas zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu në këtë drejtim ATK, ka treguar rezultate pozitive. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Behgjet Haliti ka thënë se në mbledhjen e të hyrave...(Burimi: gazetaexpress.com)

20.03.2013...Studimi i kryer nga zyra e karrierës së Kolegjit Universum tregon se 67 për qind e vendeve të punës vitin e kaluar vijnë nga sektori privat ndërsa më se 20 për qind e konkurseve nga 4494 vende të punës të analizuara, kërkojnë punëtor të kualifikuar me gradën Master...(Burimi: telegrafi.com)

20.03.2013...Deklarimi i të ardhurave për individët, që rezultoi me plotësimin e vetëm 4400 formularëve, duket se ka vënë në lëvizje qeverinë për të gjetur instrumente të tjera nxitëse. Një prej tyre është edhe rritja e numrit të atyre që quhen shpenzime të zbritshme...(Burimi: panorama.com.al)

20.03.2013...Kriza, ska rritje pagash, ulet fondi për kompensimin e ish pronarëve dhe ish të përndjekurve për 3 vitet e ardhshme. Qeveria parashikon që gjatë kësaj periudhe 3-vjeçare, të mos rrisë pagat madje të ulë shpenzimet për personelin...(Burimi: sot.com.al)

19.03.2013...Sondazhi, 98% e biznesit lidhet online me tatimet. 84 për qind e bizneseve përdorin rregullisht faqen e Tatimeve për shërbimet elektronike dhe informacione të tjera, ndërsa 11 për qind përdorin atë vetëm për shërbimet elektronike. Në total bizneset njohin në masë të madhe shërbimet e Tatimeve në nivelin 98 për qind...(Burimi: panorama.com.al)

19.03.2013...1.1 milion euro për vreshtarët dhe verëtarët. në gjashtë vitet e fundit, Kosova ka arritur të eksportojë rreth 29 milionë litra verë në 24 shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës. E në bazë të këtyre të dhënave, del se prodhimi i verërave ka shënuar rritje viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit të kaluar, verëtarët kosovarë kanë arritur të prodhojnë mbi 5 milionë litra verë...(Burimi: telegrafi.com)

18.03.2013...Pronarët e vërtetë të sistemit bankar shqiptar. Sistemi bankar shqiptar karakterizohet nga një numër relativisht i madh bankash private (16), i financuar kryesisht nga depozitat e publikut dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies për bizneset. Po si paraqitet aktualisht struktura e kapitalit aksioner të bankave...(Burimi: standard.al)

18.03.2013...Shkarkohen 50 tatimorë, priten të tjerë. Shkaku, disiplina dhe shkurtimi i vendit të punës. Humbja e dyfishtë financiare. Komisioni i Shërbimit Civil, institucioni i lartë kushtetues dhe i pavarur e ka monitoruar plot herë të tjera administratën tatimore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.03.2013...FMN: Rritja ekonomike në Kosovë sivjet rreth 3%, rruga për Shkup vështirë se mund të ndërtohet po nuk u privatizua PTK-ja ndërsa zgjedhja e Guvernatorit nga radhë e një parti nuk është ndonjë risi, por ai duhet ta ruaj pavarësisë e këtij institucioni. Kështu është shprehur të hënën, udhëheqësi i misionit të FMN-së, Johannes Wiegand...(Burimi: kohaditore.com)

17.03.2013...Tatimet nuk mund të mbledhin detyrimet që biznesi ka ndaj tyre sipas ligjit, por kanë gjetur një tjetër formulë, për të mos lënë arkën bosh. Të dhënat e fundit zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë për një rritje të ndjeshme të të ardhurave jotatimore në buxhetin e shtetit...(Burimi: shekulli.com.al)

17.03.2013...Ministri i Financave Ridvan Bode ka shpërndarë një urdhër për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore ku u kërkon hartimin e projektbuxheteve për vitet 2014-2016 dhe u kujton të bëjnë kujdes me shpenzimet...(Burimi: shekulli.com.al)

17.03.2013...Qeveria e Kosovës ka marrë masa të rrepta kundër ndërmarrjeve publike. Bordeve ka vendosur tua ulë pagat 20 për qind, kurse ka nxjerrë edhe dy rregullore që kanë të bëjnë me kontrollin e shpenzimeve për vetura dhe udhëtime zyrtare. Të gjitha pagat do të jenë nën shumën prej 1 mijë euro...(Burimi: gazetaexpress.com)

17.03.2013...Institucionet mikrofinanciare me kamata enorme. sipas Bankës Qendrore të Kosovës gjatë vitit 2012 performanca e këtyre institucioneve ka shënuar rënie. Kreditë e lëshuara nga këto institucione kanë pësuan rënie të vazhdueshme gjatë vitit 2012, ku në dhjetor arritën në 98.8 milionë euro nga 104.7 milionë sa ishin në dhjetor të vitit 2011...(Burimi: kohaditore.com)

16.03.2013...MF: Te ardhurat e buxhetit, po vijne gjithmone ne rritje. Buxhetit iu shtuan me shume para edhe gjate muajit janar te ketij viti, krahasuar me janarin e vitit pararendes, 2012...(Burimi: kohajone.com)

16.03.2013...Biznesi ka kërkuar që ligji që heq TVSH-në për importin e makinerive për bizneset të hyjë sa më shpejt në fuqi, pasi kanë stopuar investimet në pritje të efekteve të ligjit të ri. Në një takim me Kryeministrin Sali Berisha, bizneset kërkuan mes të tjerave ndërmarrjen e një serie nismash ligjore që do të ndihmojnë...(Burimi: panorama.com.al)

15.03.2013...OPINION. Ermal HASIMJA. Taksa altruiste dhe socializmi progresiv. Unë personalisht do të propozoja madje që i gjithë buxheti i shtetit dhe sistemi tatimor të caktohej me referendum. Shumica e varfër e këtij vendi duhet të ketë në dorë të vendosë vetë sa duhet të jenë rrogat, sa duhet të jenë taksat dhe madje, pse jo, le të marrë edhe vendimet gjyqësore. Me këtë rast do të vërtetonim se për të ndërtuar komunizmin nuk ka nevojë për revolucion. Mjafton populizmi...(Burimi: panorama.com.al)

14.03.2013...Depozitat, të pasurit rrisin kursimet, thellohet ndarja. Të ardhurat e shtresës së mesme të popullsisë kanë rënë gjatë vitit të kaluar. Shifrat e Agjencisë së Granatimit të Depozitave tregojnë se ka vazhduar rritja e shumave që depozitojnë të pasurit dhe është zvogëluar shuma e depozitave që ka shtresa e mesme e popullsisë...(Burimi: panorama.com.al)

14.03.2013...Niveli i borxhit publik në Shqipëri duhet të jetë 40% e PBB-së. Heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60 për qind për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit. Sipas Bankës Botërore (BB) çekuilibrat financiarë pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri...(Burimi: telegrafi.com)

14.03.2013...Neglizhimi i tatimit, kërkohet ulja e gjobave ne Maqedoni. Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka njoftuar dje se paraqitja e tatimit vjetor nga të ardhurat personale të qytetarëve po zhvillohet me interes të madh në sportelet e Drejtorisë, duke pasur parasysh se më 15 mars skadon afati përfundimtar për të kryer këtë obligim...(Burimi: zhurnal.mk)

14.03.2013...Ulja e taksave: 200 milionë euro, efekti minus në buxhet. Politikat e fundit fiskale do tia lehtësojnë më tej punën biznesit, por kam përshtypjen se kushdo qeveri që del pas zgjedhjeve të 23 qershorit, pak mundësi do të ketë për ti ulur më tej ato...(Burimi: monitor.al)

13.03.2013...Qeveria, 12 miliardë lekë borxh deri në privatizime. Dikasteri i Financave ka hartuar një vendim, që pritet të miratohet nesër në mbledhjen e rradhës së Qeverisë, ku të ardhurat nga privatizimet e 4 hidrocentraleve do të fillojnë të përdoren para se ato të arkëtohen në buxhet...(Burimi: sot.com.al)

13.03.2013...INTERVISTE. Adrian CIVICI. Ne nuk kemi një ekonomi aq të konsoliduar e zhvilluar që të mbajë mbi shpatulla nivele të larta borxhi, sidomos nivele mbi 60%, aq më tepër që edhe koniunktura ndërkombëtare (sidomos gjendja ekonomiko-financiare e dy partnerëve tanë kryesorë, Greqisë dhe Italisë), aktualisht nuk flet për mundësinë e shtimit të borxhit publik si rrugë efektive përballimi shpenzimesh publike apo politika zhvillimi...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.03.2013...Të dhënat e fundit të Bankës Botërore dhe Agjencisë së statistikave japin shifra shqetësuese mbi varfërinë në Kosovë. Afro 30 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 10.2 për qind nën kufirin e varfërisë së skajshme. Varfëria ekstreme është më e shprehur në zonat rurale...(Burimi: gazetaexpress.com)

13.03.2013...Kosovarët më shumë në kredi sesa buxheti i shtetit. Shuma e kredive prej 1.7 miliard eurove e kalon buxhetin e shtetit të Kosovës brenda një viti...(Burimi: telegrafi.com)

12.03.2013...Shqipëria dhe Mali i Zi, lidhje të ngushta edhe në ekonomi. Gjatë viteve 2010-2012, eksportet tona janë trefishuar dhe importet janë dyfishuar", tha Panariti...(Burimi: shekulli.com.al)

12.03.2013...Nga heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe pajisjet në sektorin e bujqësisë do të përfitojnë rreth 350 mijë ferma në vend. Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj deklaroi se, nisma e ndërmarrë nga qeveria do të ndikojë në zhvillimin e këtij sektori...(Burimi: scan-tv.com)

12.03.2013...BE, 783 milionë euro, si aplikohet për të përfituar kredi të buta për bizneset dhe individët. Shumë subjekte dhe individë shqiptarë hasin vështirësi të panumërta për të gjetur kredinë që duan në banka të nivelit të dytë, madje ka edhe nga ata që u drejtohen fajdexhinjve, duke marrë hua private, tepër të dënueshme dhe me interesa jashtëzakonisht të larta...(Burimi: standard.al)

11.03.2013...Shifrat në rënie të sektorëve ku mbështetet PBB-ja. Bien të ardhurat dhe numri i bizneseve. Shpëtimi nga kriza vjen nëse stimulojmë prodhimin dhe për këtë fakt, guvernatori është shprehur disa herë, madje ka kërkuar gjetjen e një modeli të ri tregu. Ndërtimi mbajti në këmbë rritjen ekonomike gjatë viteve 2000, natyrisht i nxitur nga ndërtimet pa leje me të ardhura pa hesap të emigrantëve...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.03.2013...INSTAT: tregtia zë 48% të aktivitetit të biznesit. NSTAT ka publikuar të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2011. Sipas këtyre të dhënave, shifra e afarizmit nga sektori I tregtisë përbën 48 përqind të shifrës së afarizmit nga të gjithë prodhuesit në treg...(Burimi: monitor.al)

11.03.2013...90 milionë euro kredi të humbura vetëm në 2012-n; rriten 40%. Në total, shuma e kredive të dhëna, që bankat nuk kanë shpresë se do ti marrin më ka arritur në 310 milionë euro në fund të vitit 2012, nga rreth 220 milionë euro në fund të 2011-s, duke arritur në një të tretën e huave gjithsej me problem...(Burimi: monitor.al)

11.03.2013...Të ardhurat 2012, shqiptarët blejnë 300 milionë euro makina, transportet pa llogari. Në vitin 2012 rezultojnë të jenë importuar në total 52,179 makina, me një rritje prej 143% me bazë vjetore, nga të cilat vetëm rreth 1.800 të reja...(Burimi: standard.al)

10.03.2013...Bizneset me shume kujdes me investimet, me pak gjate 2012-es. Duke kryer me pak tilla, si edhe duke marre me pak kredi per ti investuar brenda tyre. Kjo dukuri citohet ne raportin me te fundit te Bankes se Shqiperise, referuar te dhenave te Institutit te Statistikave pergjate vitit 2012...(Burimi: kohajone.com)

09.03.2013...Kreditë e këqija, të cilat në dhjetor pësuan rënie me 0.5 për qind, në janar i janë rikthyer sërish rritjes me një nivel prej 23.2 përqindësh...(Burimi: panorama.com.al)

08.03.2013...Nënshkruhet marrëveshja për SME-të, mes Italisë dhe Shqipërisë. Vazhdon që të jetë e pranishme ndihma e Italisë për Shqipërinë. Në këtë kuadër u nënshkrua marrëveshja midis ministrit të financave Ridvan Bode, ministrit të ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit Italian Massimo Gaiani...(Burimi: shekulli.com.al)

08.03.2013...Bllokohen paratë e shitjes së 4 hidrocentraleve, Kurum ofron vetëm 78 milionë euro, kërkon mbajtjen e TVSH...(Burimi: sot.com.al)

08.03.2013... Qeveria është ndër borxhlinjtë me të mëdhenj të bizneseve kosovare. Llogaritet që mbi 80 milionë euro ka arritur këtë vit vlera e borxheve të Qeverisë për investime kapitale. Biznesmenët kosovar, janë në gjendje të japin edhe ryshfet për ti marrë paratë e tyre. Me këtë, qeveria po godet bizneset të cilat nuk kanë as ku të ankohen...(Burimi: kosovapress.com)

07.03.2013...Zyrtare, hiqet tatimi për pagat deri në 30 mijë lekë. Vendimi i djeshëm i hap rrugë miratimit nga Kuvendi të ndryshimit të ligjit dhe prek afërsisht rreth 158 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror...(Burimi: panorama.com.al)

07.03.2013...Bllokohen edhe 140 kompani të tjera. Kësisoj, ky numër shkon në 39.317 kompani të bllokuara që është thuajse sa gjysma e kompanive aktive. Bllokimi i xhirollogarive është pasojë e mungesës së likuiditetit të kompanive, të cilat nuk janë të afta të shlyejnë obligimet e tyre financiare ndaj shtetit, bankave apo kompanive me të cilat bashkëpunojnë...(Burimi: zhurnal.mk)

06.03.2013...1.7 miliardë lekë nga privatizimet për 2010-2012. Viti 2012 është viti me nivelin më të lartë të të ardhurave faktike nga privatizimi për periudhën e marrë në shqyrtim. Nga 300 milionë lekë të parashikuara, ato arritën në 880 milionë lekë apo rreth 3 herë më shumë...(Burimi: monitor.al)

06.03.2013...Taksat nga celulari, risia e reformës fiskale shqiptare. Si mund të paguhet nga banka dhe nga kompjuteri. Mjafton të kesh një telefonon (touch screen), sipas modelit Android, për të bërë të mundur si fillim shkarkimin e programit, për të pasur mundësi të shikosh nga celulari gjendjen e taksave, çfarë është paguar dhe kur duhet paguar...(Burimi: standard.al)

06.03.2013...Maqedonia mbulon importin me eksport 61,5 për qind. Maqedonia në janar të këtij viti ka eksportuar prodhime në vlerën e tërësishme 305.638.000 dollarë amerikan, ndërsa ka importuar 497.227.000 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 61,5 për qind. Deficiti tregtar arrin 191.589.000 dollarë...(Burimi: kohaditore.com)

06.03.2013...Bien të ardhurat e shqiptarëve. Sipas shifrave zyrtare, pas muajit gusht, depozitat në banka janë në stanjacion, me rritje zero. Por pse shqiptarët po i ulin kursimet?...(Burimi: top-channel.com)

05.03.2013...Sektori privat zhvillon ekonominë në Kosovë. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekonominë e Kosovës është vlerësuar lartë nga përfaqësues institucional dhe të biznesit në hapjen e seminarit dyditor mbi standardin e importit në SHBA dhe sistemin e përgjithshëm të preferencave...(Burimi: kosovapress.com)

05.03.2013...BSH prezanton masat për të nxitur ekonominë. Në një takim me bankat dhe përfaqësues të biznesit, Guvernatori Ardian Fullani tha se paketa është e ndarë në tre kolona kryesore që lidhen me rregullimet ligjore, me politikat monetare dhe me masat prudenciale...(Burimi: scan-tv.com)

05.03.2013...Kthimi i borxhit, impuls për ekonominë.Për kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski shlyerja e plotë nga ana e Qeverisë ndaj biznesit është hap i pritur. Qeveria ka përmbushur premtimin e dhënë, dhe borxhi ndaj biznesit është kthyer në tërësi...(Burimi: zhurnal.mk)

05.03.2013...Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci, me rastin e fillimit të kësaj punëtorie tha se Kosova ka burime të shumta natyrore derisa bujqësia ka rolin jetik në ekonomi për shkak të kushteve të mira për zhvillimin e këtij sektori. Ai ka vlerësuar ndihmën e SHBA-ve, e cila sipas tij ka ndihmuar shumë edhe pse importi dhe eksporti i Kosovës me Amerikë është 15 milion dollarë me 1 milion në të mirë të importit...(Burimi: gazetaexpress.com)

05.03.2013...Dyfishohet burgu për mashtruesit e taksave. Qeveria ka propozuar të shtojë dënimin me burg për personat dhe subjektet që mashtrojnë me taksat, duke dyfishuar dënimin me kufij minimalë dhe maksimalë. Ndryshimet tashmë janë reflektuar nga Ministria e Drejtësisë në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal. Neni 180 i Kodit ndryshohet...(Burimi: monitor.al)

05.03.2013...Fullani: Paketa për rritjen e kredive. Kreditimi i kthyer në një ngërç për ekonominë për shkak të tkurrjes së vazhdueshme ka mbledhur në një tryezë bankat, biznesin dhe Bankën e Shqipërisë...(Burimi: panorama.com.al)

05.03.2013...Drejtoria shpalos strategjinë, pas konsultimeve me FMN mbi analizën e riskut. Brenda 31 marsit 2013, të korrigjojnë deklarimet e tyre për të gjitha periudhat e vitit ushtrimor 2012...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.03.2013...Bizneset që sot vuajnë probleme financiare, ndahen në dy kategori: në ata që keqmenaxhohen dhe ata që kanë marrë goditje nga kriza. Për presidentin e BiznesAlbania, Luan Bregasi...(Burimi: panorama.com.al)

05.03.2013...Mbi 30 mijë qytetarë paraqesin tatimin ne Kosove. Afati përfundon më 15 mars dhe pritet që 200 mijë qytetarë t'i paraqesin të ardhurat shtesë...(Burimi: zhurnal.mk)

05.03.2013...Biznes-banka, thellohet kriza e mosbesimit. Bregasi: Politikat e BSH, pa efekt të financimit. Interesat, jo njëlloj për të gjithë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.03.2013...OPINION. Ervin BUSHATI. TVSH-ja më e ulët në një masë të gjerë dhe thellësisht ndihmon konsumatorët familjarë, por dhe bizneset në treg...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.03.2013...Tatimet, analizë risku për Hoteleri-Turizmin, shërbimet shëndetësore private dhe ndërtimin me fonde publike...(Burimi: monitor.al)

04.03.2013...Shqipëria, në vendin e tretë për bizneset e huaja në Itali. Kompoanite e drejtuara nga qytetarët e huaj në Itali kanë arritur në pothuajse gjysmë milionë. Në vitin 2012, kjo pjesë, tashmë strukturore e sektorit sipërmarrës në Itali është rritur me një ritëm prej 5.8%, duke arritur në 24.392 ndërmarrje më shumë, në krahasim me fundin e vitit 2011...(Burimi: scan-tv.com)

04.03.2013...E detyruar nga situata e rëndë financiare e biznesit dhe rënia e kreditimit, banka e Shqipërisë ka propozuar një paketë masash për lehtësuar marrjen e një kredie gjë e cila do të ndihmojë sipërmarrësit në kushtet e krizës ekonomike...(Burimi: vizionplus.tv)

04.03.2013...Ministria e Financave ka përfunduar së hartuari listën me 604 makineritë dhe pajisjet, të cilat do të lejohen të importohet nga subjektet private, pa paguar TVSH. Mjafton që pajisjet të shkojnë për qëllime të investimit, pra nuk duhen tregtuar dhe në rast se sipërmarrësi privat plotëson disa kushte, atëherë i lind e drejta të marrë autorizimin si importues pa paguar taksën 20 për qind të TVSH-së...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.03.2013...Bankat investuan 333 milionë euro jashtë në 2012-n. Gjatë të njëjtës periudhë, kredia për sektorin privat u rrit vetëm me 100 milionë euro, ndërsa investimet e bankave në bono thesari të qeverisë shqiptare ranë me 60 milionë euro...(Burimi: monitor.al)

04.03.2013...Çfarë u tentua të kalohej përmes pikave doganore në 2012-n. Shumat e raportuara në cash. Nga 576 rastet e kalimit të parave cash, doganat kanë dyshuar për vetëm 5% prej tyre...(Burimi: gazeta-shqip.com)

04.03.2013...Bankat në Kosovë janë deklaruar se nuk po i besojnë situatës se përgjithshme ekonomike në vend. Kjo ka dalë të jetë arsyeja se pse i kanë shtrënguar se fundi kriteret për dhënien e kredive. Sipas raportit të fundit të BQKsë, më së shumti nga kjo janë prekur ndërmarrjet ekonomike...(Burimi: gazetaexpress.com)

03.03.2013...Sasi të mëdha nafte e gazi mes ishullit Korfuz dhe Shqipërisë. Pas përfundimit të kërkimeve sizmike katërmujore të anijes Nordic Explorer, dy gazetat më të mëdha të së dielës në Greqi publikojnë për herë të parë hartat detare të zonave të pasura me rezerva natyrore me naftë dhe gaz, në jug të Kretës dhe në detin Jon...(Burimi: kohaditore.com)

03.03.2013...BQK: Ekonomia e Kosovës, në rënie. Investimet e huaja direkte dhe eksportet shënuan rënie të theksuar gjatë vitit 2012, ndërsa importet gjithashtu u karakterizuan me ngadalësim të rritjes, thuhet në raportin e Bankës Qendrore mbi indikatorët ekonomikë të Kosovës...(Burimi: kohaditore.com)

03.03.2013...Biznesi është skeptik mbi përfitimet e skemës së re për të importuar pajisje dhe makineri pa paguar TVSH. Kushtet e vendosura e bëjnë të pamundur zbatimin e ligjit të ri për TVSH-në. Çfarë përmban drafti, komentet dhe shifrat e sektoritnë rënie...(Burimi: monitor.al)

02.03.2013...Sipas të dhënave të fundit të International Telecommunication Union, në vitin 2011, përdorues i Internetit në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri ishte afërsisht 50% e popullsisë (të dhënat nga vendet për vitin 2012 tregojnë një numër më të lartë përdoruesish...(Burimi: monitor.al)

02.03.2013...Çfarë impakti jep buxheti i shtetit në ekonomi, ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, eficenca, si përdoren, etj., janë disa nga pikëpyetjet e ngritura nga ekspertë të financave publike, pedagogë të njohur UT-së...(Burimi: gazeta-shqip.com)

02.03.2013...Afër dy vjet që nga miratimi, Plani për zhvillim ekonomik të Kosovës, prioritet për periudhën 2011-2014, nga ekspertë të çështjeve ekonomike, vlerësohet i papërmbushur, derisa zyrtarë të ministrive thonë të kundërtën...(Burimi: kohaditore.com)

02.03.2013...Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot zhvilloi konferencë për shtyp me rastin e Thirrjes publike të shpallur për organizimin e garrës-konkuruese për fillimin e bizneseve të reha me moton "Bëhu perspektiv, fillo biznesin tënd" në përputhje me Programin për inovacione, konkurrencë dhe sipërmarrje për vitin 2013...(Burimi: zhurnal.mk)

01.03.2013...eksportuesit mbeten të varur nga ecuria e tregjeve italiane, që zinte 87% të destinacionit të eksporteve në janar 2013 Pas nj ecuri negative gjatë gjithë vitit 2012, ku eksportet e tekstileve e këpucëve ranë me bazë vjetore përgjatë 12 muajve të vitit, janari ka qenë më i mbarë për këtë sektor...(Burimi: monitor.al)

SHKURT

28.02.2013...Në një analizë të miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave, në janar të këtij viti, janë përcaktuar standardet bazë të planifikimit të parametrave makroekonomikë për një periudhë trevjeçare, siç është bërë tashmë traditë nga qeveria shqiptare. Sa më poshtë, janë pasqyruar këta parametra, që tregojnë për një punë të lavdërueshme me synime të largëta për zhvillimin ekonomik të vendit, duke filluar nga viti 2013 dhe duke kaluar në ato për vitet 2014-2016...(Burimi: standard.al)

28.02.2013...Bizneset kosovare po goditen vazhdimisht nga kamatat e larta të bankave. Kompanitë tashmë po përpiqen maksimalisht që tu ikin kredive për shkak se po i trajtojnë si një ndër pengesat më të mëdha në aktivitetin e tyre...(Burimi: gazetaexpress.com)

28.02.2013...Bashkimi Evropian vazhdon që t'i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë. 2,2 milionë euro të projektuara të shpenzuara përmes projekteve në dy vitet e fundit, siç u vlerësua në konferencën e sotme përfundimtare, u kanë ndihmuar firmave që ta rrisin prodhimtarinë dhe eksportin, si dhe konkurrencën e tregut vendor dhe rajonal...(Burimi: zhurnal.mk)

27.02.2013...Propozimi për të hequr taksën e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet pritej të sillte reagim pozitiv nga bota e biznesit. Në fakt, dy muaj kur u mor si vendim, sipërmarrja private e pa si frymëmarrje të nevojshme në kushtet e krizës, por së fundmi, kur u bënë publike aktet nënligjore për zbatimin e heqjes së TVSH-së, kundërshtitë ishin të forta...(Burimi: gazeta-shqip.com)

27.02.2013...BSH ruan parashikime pesimiste për vitin 2013. Në konferencën e sotme për mediat, pas mbledhjes periodike të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Ardian Fullani, tha se kërkesa e brendshme do të vazhdojë të jetë e plogësht, ndërkohë që kontributi nga eksportet do të jetë më i ulët. Këta faktorë përfaqësojnë stimuj të dobët për rritje ekonomike...(Burimi: telegrafi.com)

26.02.2013...2013-a nis me qarkullim të dobët të mallrave; ulen të ardhurat nga TVSH. Ndonëse të ardhurat tatimore në total kanë shënuar një përmirësim të lehtë në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, një tregues i rëndësishëm i qarkullimit të mallrave të ekonomi, ai i TVSH-së ka qenë në rënie...(Burimi: monitor.al)

26.02.2013...Vendimi i fundit i qeverisë për përjashtimin nga TVSh të makinerive e pajisjve ka ngjallur reagimin e shoqatave të biznesit, që e konsiderojnë si mjaft të vështirë në praktikë zbatimin e tij...(Burimi: monitor.al)

26.02.2013...Profesor Krastjo Petkov, akademik në fushën e ekonomisë, njëkohësisht kryetar i Unionit të Ekonomistëve Bullgarë, thotë se Ballkani duhet të heqë dorë nga eksperimenti me taksën e sheshtë dhe ti rikthehet sistemit progresiv...(Burimi: gazeta-shqip.com)

26.02.2013...Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në mënyrë që ti njoftoj tatimpaguesit më për së afërmi me deklarimin vjetor dhe të rejat tjera, ka realizuar seminare me tatimpagues në të gjitha regjionet e saj. Qëllimi i këtyre seminareve ishte prezantimi i mënyrës së deklarimit vjetor (Burimi: telegrafi.com)

25.02.2013...Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në përurimin e shërbimeve m-Tax dhe e-Pagesa, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve, dy shërbime këto më inovativet në administratën shqiptare, në atë tatimore në veçanti...(Burimi: lajmifundit.al)

25.02.2013...Përurohet shërbimi MTAX dhe EPAGESA, tani taksat mund të paguhet online. Çdo sipërmarrës në Shqipëri që ka në përdorim një smartphone ose një tablet me shërbimin e internetit, nuk është më i detyruar të shkojë tek zyrat e tatimeve për tu njohur me detyrimet e tij ndaj shtetit apo të shkojë në sportelet e bankave për të bërë pagesën...(Burimi: gazeta-shqip.com)

24.02.2013...31 për qind e tenderëve të vitit të kaluar, që në numër janë 1736, janë zhvilluar nga ana e institucioneve me negocim. Pra, përzgjedhja e fituesit është bërë jo përmes konkurrimit mes operatorëve, por përmes arritjes së një marrëveshjeje. Raporti i vitit 2012 i Agjencisë së Prokurimit Publik jep...(Burimi: panorama.com.al)

24.02.2013...Auditimi i bizneseve i rëndësishëm për tregun financiar. Nëse Kosova dëshiron të ketë treg të konsoliduar financiar, prurje të kompanive serioze nga jashtë dhe të jetë konkurrente në tregun ndërkombëtar, atëherë domosdoshmërisht duhet të bëhet auditimi i bizneseve, i bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA), vlerëson Fatmir Gashi, kryesues i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF)...(Burimi: telegrafi.com)

24.02.2013...Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë kundërligjshëm ka autorizuar Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve që të kryejë regjistrimin e bizneseve nëpër komuna. Regjistrimi i bizneseve nga kjo agjenci bie në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit. Kjo pako përcakton që niveli komunal të kryejë të dyja veprimtaritë, regjistrimin dhe licencimin e bizneseve, përderisa nuk përmenden në asnjë moment që të njëjtën punë ta bëjnë institucionet qendrore...(Burimi: kohaditore.com)

23.02.2013...Ndertuesja e rruges se kombit refuzon taksat, fitoi 201 milion euro neto nga punimet ndertimore ne Shqiperi...(Burimi: shqiptarja.com)

23.02.2013...OPINION. Arben MALAJ. TAP dhe korridoret ekonomike të zhvillimit. TAP-i nuk është projekti i parë gjeostrategjik. Që nga viti 1992, ndoshta me shumë shpresë u deklarua fillimi i punimeve dhe përfitimet e mëdha nga projekti AMBO, i cili, edhe pse ka rreth 20 vjet, nuk u realizua. Projektet gjeostrategjike duhen studiuar dhe mbështetur si elemente të rëndësishme të politikave tona kombëtare afatmesme dhe afatgjata...(Burimi: panorama.com.al)

23.02.2013...Fier, bllokohen 4500 tonë naftë pa dokumentacion. Ky rezultat ishte në fund të aksionit të zhvilluar dje, falë një bashkëpunimi mes disa institucionesh për të kontrolluar ligjshmërinë e mallrave të akcizës, si dhe kontrollin e rregullshmërisë së faturave tatimore. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur mbrëmë shifrat e aksionit në ditën e parë të tij, falë operimit të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve...(Burimi: panorama.com.al)

23.02.2013...Shefja e BB-së për rajonin: Qeveria të zgjedhë mesin e artë. Qeveria e re, pak mundësi ti ulë. BB thotë se nuk ka një nivel magjik se sa duhet të jetë borxhi publik, por standardet e njohura rekomandojnë të jetë rreth 40-45%. Qeveria kërkoi vitin e kaluar nga BB rreth 300 milionë USD, por kushtet e vendosura nga banka për të ulur deficitin nuk u plotësuan...(Burimi: gazeta-shqip.com)

23.02.2013...Banka Boterore i kerkon Shqiperise qe te kete kujdes me borxhin publik, ndersa i kujton se nuk eshte momenti i duhur per te ulur taksat. Ne jemi ne diskutime me Qeverine per ti dhene mbeshtetje financiare...(Burimi: gazetastart.com)

23.02.2013...Ambienti i pafavorshëm falimenton bizneset ne Kosove. Nga 9,449 biznese sa janë regjistruar vitin e kaluar, mbi 1,100 biznese janë mbyllur, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa arsyet e mbylljes, sipas tyre, janë vullnetare...(Burimi: botasot.info)

23.02.2013...Shumë të punësuar, por të paregjistruar. Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, vlerësohet se në Kosovë numri i personave që punojnë, por nuk janë të regjistruar si të punësuar, është i lartë. Së paku kështu thonë përfaqësues të punëtorëve dhe bizneseve. Mos regjistrimi i punëtorëve nga kompanitë private, sipas tyre, bëhet për tiu shmangur obligimeve, siç janë pagesat tatimore dhe kontributet pensionale...(Burimi: telegrafi.com)

22.02.2013...Kompanitë e sigurimeve kërkojnë heqjen e TVSH-së. Sipas tyre, ekziston një vendim i gjykatës së Strasburgut që përcakton se policat e sigurimit nuk janë produkt final, por marrje e një përgjegjësie, ndaj për to nuk duhet paguar TVSH...(Burimi: monitor.al)

22.02.2013...Shefja e Bankës Botërore: Shqipëria ka çrregullim fiskal; qeveria të bëjë pagesat për biznesin. Përsa i përket borxhit, ajo pohoi se në Shqipëri ai është i lartë dhe konfirmoi se ekziston një standard global për të patur një borxh publik prej 40%, por nuk ka ndonjë shifër magjike sesa duhet të jetë borxhi...(Burimi: monitor.al)

22.02.2013...Investim në çdo cep, objektet që do të ndërtohen dhe rikonstruktohen gjatë 2013-ës. Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka vendosur financimin në vlerën rreth 12 milionë euro për infrastrukturën vendore për këtë vit. Në një vendim të tij, ky institucion i qeverisë ka akorduar 1.677.288.969 lekë, pjesë e fondit të buxhetit të vitit 2013, për Fondin për Zhvillimin e Rajoneve, të ndarë si më poshtë...(Burimi: standard.al)

22.02.2013...Në mbledhjen e Kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bizneset kërkuan përfshirjen në programet elektorale dhe zbatimin e tyre nga Qeveria e ardhshme të shlyerjes së të gjitha detyrimeve që shteti ka ndaj sipërmarrësve, përfshirë rimbursimin e taksave brenda një afati tre mujor...(Burimi: top-channel.tv)

22.02.2013...Pas IBM, 10 për qind më shumë të hyra doganore. Sipas tyre, kjo rritje e të hyrave doganore tregon se Marrëveshja për Menaxhim e Integruar të Kufirit e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ulur në nivel të dukeshim kontrabandën në vendkalimet kufitare në veri të vendit...(Burimi: kosova.com)

22.02.2013...Si kërkesat më emergjente që bizneset presin ti zbatojë qeveria e ardhshme është shlyerja e të gjitha detyrimeve që qeveria I ka bizneseve, duke nisur që nga punët e papaguara kryesisht për kompanitë e infrastrukturës dhe rimburimi I TVSH-së. si dhe zbatimi i tyre nga qeveria e ardhshme. Dhoma e tregtisë kërkorn heqjen e sistemit referencë që përdoret kryesisht nga tatimet dhe doganat si dhe ndërhyrje në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, duke e ulur atë në disa raste dhe duke e hequr në investimet...(Burimi: monitor.al)

21.02.2013...Borxhi i frikshëm publik shqiptar: 9 mijë euro për familje. Rritja e kufirit të borxhit nga qeveria shqiptare sjell natyrshëm pyetjen: a do të arrijmë ta përballojmë këtë borxh publik...(Burimi: gazetadita.al)

21.02.2013...Banka Qendrore e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë - marrëveshje bashkëpunimi. Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në veçanti me institucionet simotra, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Guvernatori Gani Gërguri, ka nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Nacionale të Republikës së Maqedonisë të përfaqësuar nga Guvernatori Dimitar Bogov...(Burimi: kosova.com)

21.02.2013...Udhëzimi Për taksat kombëtare, kreu i Financave shtrëngon fondet. Haxhinasto: U takon komunave. Ministria e Financave ka lëshuar udhëzimin në fjalë, me nr.3, ku në thelb u vendos kushte të forta pushtetit vendor për të përfituar nga renta minerare. Ndryshimet e miratuara nga kreu i Financave, Ridvan Bode, prekin disa nene të udhëzimit, në bazë të cilit komunat dhe bashkitë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.02.2013...Ruli: Heqje TVSH-je për importin e bagëtive. Ministri i Bujqësisë thotë se do të lehtësohen nga TVSH-ja në import bagëtitë, e konkretisht ato të racave të pastra...(Burimi: shekulli.com.al)

20.02.2013...Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, shtesa e stokut të huasë për Raiffesisen, BKT dhe Credins në 2012-ën ka qenë vetëm 11.3 miliardë lekë, rreth 7 herë më e vogël se në 2011-ën...(Burimi: standard.al)

20.02.2013...Për herë të parë shënohet rënie neto e të ardhurave, pavarësisht taksave shtesë. Të ardhurat e buxhetit për vitin 2012 ngecën në 329.8 miliardë lekë (2.39 miliardë euro), me rënie 0.2 për qind në krahasim me vitin 2011. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ranë me 2.2 për qind, duke dëshmuar për rënien e konsiderueshme të konsumit final të popullatës...(Burimi: gazeta-shqip.com)

20.02.2013...Heqja e TVSH për makineritë, biznesi: Të përfitojnë të gjithë. Heqja e TVSH-së për makineritë, vendim nga i cili përfitojnë ato biznese që eksportojnë, nuk mund të diskriminojë prodhuesit vendës...(Burimi: panorama.com.al)

20.02.2013...Haxhinasto: Fasoni të mbyllë ciklin e plotë në vend. Industria e fasonit në Shqipëri duhet të kalojë në disa transformime sasiore dhe cilësore, me qëllim mbylljen e ciklit të prodhimit në vend. Gjatë takimit me përfaqësues të Dhomës së Fasonëve, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto tha se prodhimi i lëndëve të para në Shqipëri është me shumë rëndësi...(Burimi: sot.com.al)

20.02.2013...Programi i 2013-es, premtues për bujqësinë ne Kosove. Gjatë prezantimit të këtij programi, ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se po mundohen që ta ristrukturojnë potencialin bujqësor, për ta fituar primatin si sektor kryesor në zhvillimin ekonomik...(Burimi: telegrafi.com)

19.02.2013...Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto deklaroi se industria nxjerrëse dhe përpunuese ka shënuar një bilanc pozitiv ndërsa prodhimi vendas është rritur me 13 përqind...(Burimi: lajmifundit.al)

19.02.2013...Zejtarët të pakënaqur me fiskalizimin. Në takimin e ODE me zejtaret e Prishtines u tha se edhe përkundër premtimit të dhënë nga Institucionet përgjegjëse Shtetërore se pagesa për servisimin e arkave fiskale do të jetë rreth 50 euro, ata janë të detyruar të paguajnë shumë më shtrenjtë kurse për nderimin e veprimtarisë paguajnë prej 170 deri në 200 euro si dhe për prishje eventuale paguajnë ekstra shtesë...(Burimi: telegrafi.com)

19.02.2013...Shumë depozita e pak kredi. Kjo është në linja të përgjithshme panorama e sektorit bankar në vend për vitin 2012. Depozitat në banka u rritën me 7 për qind krahasuar me 2011...(Burimi: panorama.com.al)

19.02.2013...Krijimi i kushteve të barabarta në treg për të gjithë tatimpaguesit është cilësuar nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Gazmir Spahija, si qëllimi kyç i punës. Në një takim me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore...(Burimi: panorama.com.al)

19.02.2013...Çështja e rimbursimit të TVSH-së nga shteti te biznesi konsiderohet gangrena e sistemit fiskal. Vlerësohen se janë rreth 150 milionë euro vlera e detyrimeve të papaguara, të akumuluara në dy-tre vite. Qeveria e rishikoi ligjin duke shkurtuar afatet e rimbursimit, në 30 ditë dhe vendosi kriterin se kujt i vonohet pagesa, i bëhet zbritje te taksat e tjera...(Burimi: gazeta-shqip.com)

18.02.2013...Bizneset kërkesa për Tatimet: Grafik për rimbursimin e TVSH-së dhe sqarim për kontrollet. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, David Anderson dhe një përfaqësi e Dhomës u takua me Drejtorin e Përgjthshëm të Tatimeve, Gazmend Spahija dhe ekspertë të kësaj drejtorie. Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane kanë analizuar së bashku me ekpertët e tatimeve problematikën që sjell rimbursimi i vonuar i TVSH-së dhe format që mund ti jepen për zgjidhje këtij problemi...(Burimi: monitor.al)

18.02.2013...Kosova vend i bizneseve fiktive. Në Kosovë që nga viti 2000 janë regjistruar më shumë se 120 mijë biznese, por numri i atyre që paguajnë tatime në arkën e shtetit nuk e tejkalon as 50 mijë biznese. Ekspertë të ekonomisë thonë se në vend janë krijuar shumë biznese fiktive, pasi nëpërmjet kësaj forme synohet ikja nga pagesa e tatimeve...(Burimi: telegrafi.com)

18.02.2013...45 mln usd për sistemin e digave dhe vaditjen. Projekti i njoftuar nga qeveria për sistemin e ri të vaditjes tashmë po merr edhe mbështetje financiare. Pas studimeve të kryera për më shumë se 1 vit, qeveria ka vendosur të marrë një hua...(Burimi: scan-tv.com)

18.02.2013...Sigurimet grryejnë buxhetin. Deri në fillim të viteve 2000, gati gjysma e buxhetit të Shqipërisë ndahej në mënyrë të barabartë mes shpenzimeve sociale për të mbrojtur shtresat në nevojë dhe atyre për investime që nxisnin rritjen ekonomike...(Burimi: top-channel.tv)

18.02.2013...Qeveria merr hua për ti shlyer borxhet e vitit paraprak. Në një vendim të datës 30 janar, ekzekutivi i ka kërkuar kësaj ministrie mjete shtesë për mbulimin e borxheve të bartura për investime kapitale. E zyrtarë të Ministrisë së Financave nuk kanë pranuar ta bëjnë publike borxhin e bartur...(Burimi: kohaditore.com)

17.02.2013...Agjentë tatimorë do të mbledhin paratë për vendorët. Ky është ndryshimi i fundit që pritet t'i bëhet ligjit "Të ardhurat vendore". Ekspertët e fiskut po punojnë për hartimin e projektligjit që bën të mundur ndryshimet. Burime nga Ministria e Financave bënë të ditur se pushteti lokal do të ketë të drejtë...(Burimi: sot.com.al)

17.02.2013...Mbi 172 milionë euro është shuma e ndarjes së kredive dhe granteve të ndryshme nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që nga koha kur Republika e Kosovës është bërë anëtare në këto institucione...(Burimi: gazetaexpress.com)

17.02.2013...Të ardhurat e parashikuara për tu realizuar gjatë vitit të shkuar, ishin jo vetëm më të ulta se parashikimi, por dhe se viti paraardhës. Sipas raportit të treguesve fiskalë të vitit 2012, publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, konstatohet se nga të ardhurat e parashikuara për vitin 2012 në vlerën 355.759 milionë lekë, janë realizuar...(Burimi: sot.com.al)

17.02.2013...Kosovë, ekonomia nuk feston. As pamja e re e monumentit Newborn dhe as flamujt qe valeviten gjithandej Kosovës për nder të pesë-vjetorit të pavarësisë nuk kanë se si ti japin shkëlqim ekonomisë së dobët të shtetit më të ri në Europë. Njohës të çështjeve ekonomike japin vlerësime alarmante për tatëpjetën që ka marrë sektori i ekonomisë si pasojë e mungesës së vizionit për zhvillimin...(Burimi: top-channel.com)

17.02.2013...Ndryshe, nga rezultat e regjistrimit të fundit për papunësi, rezulton se 44.9 për qind është shifra papunësisë në vend, ndërsa sipas Agjencisë për Statistika të Kosovës, 28 për qind e popullatës është më e re se 15 vjeçare, ndërsa gati dy të tretat, apo 65 për qind, i përkasin grupmoshës 15 deri 64 vjeçare, grupmoshë kjo që njihet si ekonomikisht aktive...(Burimi: kohaditore.com)

17.02.2013...Në një kohë kur niveli I borxhit publik ka arritur afro 64% dhe institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mosrealizimin e të ardhurave në buxhet, qeveria shqiptare po zhvillon disa nisma të reja të cilat priren drejt uljes së taksave...(Burimi: vizionplus.tv)

17.02.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Rrënjët e krizës globale po pastrohen. Zhvillimet e reja në partnershipin ekonomik transatlantik që Presidenti Obama inicioi po rritin besimin se edhe eurozona po i afrohet zgjidhjes përfundimtare të krizës...(Burimi: panorama.com.al)

17.02.2013...Banka Botërore: Sështë koha për rritje taksash. Rritja e taksave për të ngushtuar deficitin nuk është zgjidhja e duhur, të paktën jo për momentin. Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Indermit Gill, në një intervistë...(Burimi: panorama.com.al)

16.02.2013...Pse borxhi rrezikon Shqipërinë? Niveli i lartë i borxhit publik është shndërruar në një nga pikat më të nxehta të debatit politik në Shqipëri, por jo vetëm. Që prej fillimit të krizës botërore, institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Qeverisë shqiptare të vërë nën kontroll financat publike...(Burimi: top-channel.com)

16.02.2013...Shpërndarje diskriminuese. Organizatat joqeveritare dhe opozita vazhdojnë të akuzojnë Qeverinë që po shpërndan buxhetin në mënyrë joproporcionale dhe në baza partiake. Këto vlerësime dolën gjatë një tryezë të organizuara nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën Financat e pushtetit lokal shpërndarja e investimeve kapitale nga niveli qendror në atë lokal...(Burimi: telegrafi.com)

16.02.2013...Kreditë e FMN-së dhe BB-së, vetëm për disiplinë fiskale. Mbi 172 milionë euro është shuma e ndarjes së kredive dhe granteve të ndryshme nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që nga koha kur Republika e Kosovës është bërë anëtare në këto institucione...(Burimi: kohaditore.com)

16.02.2013...Zbardhet VKM: Makineritë dhe pajisjet që përjashtohen nga TVSH-ja, kush përfiton. Projektvendimi i Këshillit të Ministrave Për përcaktimin e listës së makinerive dhe pajisjeve që janë direkt të lidhura me investimin, procedura e përjashtimeve dhe kritereve përkatëse ka mbërritur në Këshillin Konsultativ të Biznesit...(Burimi: standard.al)

16.02.2013...Do të përfundoni si fqinji nëse nuk bëni reforma. Bode-Fullani, takim 4 orë me zyrtarët e bankës. Të ulësh taksat në kohë krize shikohet me skepticizëm nga BB-ja, nisur nga propozimet e fundit të qeverisë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

15.02.2013...Bankat sfidojnë guvernatorin Fullani: Borxhet e këqija të na i blejë shteti!Për të çliruar kreditimin e ekonomisë, bankat e nivelit të dytë kanë propozuar dje që shteti të blejë një pjesë të kredive të tyre me probleme. Bëhet fjalë në radhë të parë për kreditë e bizneseve të kontraktuara për kryerjen e punëve publike dhe që kanë hyrë në kredi pikërisht për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve nga qeveria shqiptare. Deniz Deralla, drejtor i divizionit të kredisë në Credins Bank p.sh., tha dje për median se kjo mund të jetë një mënyrë efikase për ti dhënë nxitje ekonomisë...(Burimi: standard.al)

15.02.2013...OPINION. Alfred SEFA. Mjegulla e premtimeve qeveritare për taksat. Ideja që më tërheq më shumë është ajo e heqjes së tatimit mbi të ardhurat për pagat nën 30 000 lekë. Po shkohet kështu drejt një taksimi progresiv edhe pse ndoshta qeveria nuk e kupton. Është as më pak e as më shumë një tatim progresiv përsa i përket këtij grupi të ardhurash...(Burimi: shekulli.com.al)

15.02.2013...FMN: Borxhi publik në Shqipëri nga më të lartët në rajon. Sot borxhi publik në nivelin mbi 60 për qind të PBB është nga më të lartët në Evropën Juglindore (EJL) dhe amortizatorët fiskalë kryesisht janë konsumuar. Në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët e FMN-së dhe Bankës Botërore, gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar sot në Tiranë...(Burimi: kohaditore.com)

15.02.2013...Për 5 vite, Ekonomia në qorrsokak. Rritje ekonomike në nivel jo të duhur, rënie e nivelit të eksporteve, rënie e investimeve të huaja direkte si dhe nivel i lartë i papunësisë dhe varfërisë, e kanë përcjellë Kosovën që nga pavarësimi i saj...(Burimi: kosovapress.com)

15.02.2013...BSH: Liçencë edhe për institucionet financiare jo banka. Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re për licencimin dhe veprimtarinë e institucioneve financiare jo banka. Dokumenti vendos rregulla më të përditësuara për kushtet që duhet të përmbushin shoqëritë e angazhuara në aktivitetet financiare...(Burimi: shekulli.com.al)

15.02.2013...Eshtë koha që bankat të japin kredi dhe për këtë Banka e Shqipërisë do të marrë masa për ndryshimin dhe lehtësimin e rregulloreve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, guvenatori ka theksuar se tashmë kriza po shkon...(Burimi: panorama.com.al)

15.02.2013...Paga minimale e propozuar nga OEK u - 220 euro. Vlera e pagës minimale në Kosovë ka përplasur dy institucione përgjegjëse për propozimin dhe miratimin e saj. Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka prekur kompetencat e Këshillit Ekonomiko-Social dhe ka propozuar pagën minimale për vitin 2013, përderisa ky i fundit një gjë të tillë e kishte...(Burimi: kohaditore.com)

15.02.2013...Borxhi publik i Kosovës 410 milionë euro. Kosova vazhdon të ketë nivel mjaft të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Eurozonës, vetëm rreth 8.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Por tendenca e rritjes së këtij borxhi është e madhe...(Burimi: telegrafi.com)

14.02.2013...Problem per investitoret ne Shqiperi mbetet problemi i pronesise se tokave. Edhe problemet e firmave qe hasen gjate rruges nuk arrijne te zgjidhen ne kohe dhe shpejtyesine e duhur ne sistemin gjyqesor...(Burime: gazetastart.com)

14.02.2013...Banka e Shqipërisë: Ranë remitancat, emigrantët s`gjejnë punë. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 478 milionë eurove, me një rënie vjetore prej 4.2%. Shumë nga emigrantët kanë humbur vendet e punës në vendet ku jetojnë, disa prej tyre janë kthyer në Shqipëri dhe paratë e fituara në vite i kanë investuar në biznese të vogla...(Burimi: lajmifundit.al)

14.02.2013...Në vigjilje të pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë flasin për të arriturat dhe ngecjet në ekonominë e Kosovës. Sipas tyre, lista e ngecjeve në ekonomi vazhdon ti prijë listës së sukseseve që mund ti ketë një shtet i pavarur. Edhe pas pesë vjetësh...(Burimi: telegrafi.com)

14.02.2013...Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në takimin e mbajtur të mërkurën, ka marrë qëndrim që në Kosovë të mos ketë rritje të pagës minimale, por rritje të formalitetit për të punësuarit, pasi që një gjë e tillë është cilësuar më e domosdoshme...(Burimi: kosovapress.com)

14.02.2013...Kosove. Çmimet në janar u ngritën 0.6 për qind. Shkalla e inflacionit, e matur në muajin janar 2013, krahasuar me muajin janar 2012 ishte 3.6 për qind. Kurse, shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2012 ishte 2.5%...(Burimi: kohaditore.com)

13.02.2013...Komisioni parlamentar miraton me konsensus huanë e BERZH-it. Kostoja e përgjithshme e projektit Drin-Bunë dhe Seman është 45 milionë dollarë nga të cilat 40 milionë dollarë financohen nga IBRD-ja dhe 5 milionë dollarë janë grant i qeverisë suedeze...(Burimi: standard.al)

13.02.2013...TVSH, qeveria likuidon bizneset. Ministria e Financave ka përgatitur tre projektvendime që në thelb kanë përjashtimin nga TVSH për makineritë, pajisjet, çimenton dhe hekurin. Aktet priten të miratohen sot, në mbledhjen e radhës së qeverisë, sipas porosisë së kryeministrit, ndërsa shumë shpejt do të diskutohen (pas miratimit!!) edhe me biznesin në Këshillin Konsultativ...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.02.2013...Thaçi: Ekonomia e Kosoves ka patur rritje me 4% per vitin 2012. Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik po mbanë sot takimin e radhës, që është i pari për këtë vit. Në hapje të tij ka marrë pjesë edhe Kryeministri Hashim Thaçi...(Burimi: lajmifundit.al)

12.02.2013...Maqedoni. Firmat, afat për dorëzimin e llogarive. Për katër ditë përfundon afati që firmat t'u japin llogari qytetarëve për të ardhurat e paguara në vitin 2012. Firmat, të cilat kanë kryer pagesë të shpenzimeve gjatë vitit të kaluar...(Burimi: zhurnal.mk)

12.02.2013...BSH: Të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri kaluan stress-test-in.Kreditë e humbura kishin vlerën e 42 miliardë lekëve në fund të nëntorit 2012. Totali i kredive në vonesë ka arritur në 23%...(Burimi: standard.al)

12.02.2013...Bashkë me transfertat, organizatat duhet të deklarojnë në Tatime edhe kontratat me donatorët. Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, operojnë rreth 900 organizata jofitimprurëse Inspektoratet - Komisioni i Ekonomisë miratoi po dje ndryshimet në ligjin Për Inspektoratet, sipas të cilit, numri i tyre do të përgjysmohet, duke sjellë kështu një ristrukturim nga e para, por pa efekte financiare në buxhetin e shtetit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

12.02.2013...Kryeministri paralajmëron rishikimin e buxhetit 2013 për shkak të paketës së dytë fiskale. Beteja elektorale ka nisur dhe bashkë më të edhe ofertat nga kampet politike. Nuk ka rëndësi se çfarë propozohet dhe sa kushton, por të thuhet për të bindur elektoratin për votën...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.02.2013...Sistemi i "lëkundur" bankar në Kosovë. Bankat komerciale në Kosovë, në fund të vitit të kaluar, kanë hyrë në një situatë shqetësuese, karakterizuar me ngecjet dhe me rritjen e humbjeve. Kështu thuhet në një raport që ka përgatitur Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale "STRAS...(Burimi: kohaditore.com)

11.02.2013...MF akuzon komunat: Nuk arkëtuan sipas parashikimeve. Me gjithë rritjen e çmimit të tatimit në pronë, kjo nuk u ka sjellë komunave rritje fondesh të mbledhura nga kjo kategori tatimesh. Madje, një pjesë e tyre janë akuzuar nga Ministria e Financave se me uljen e vlerësimeve në tatimin në pronë për vitin e kaluar...(Burimi: kohaditore.com)

11.02.2013...LDK: Qeveria mashtron me norma tatimore. Politikat tatimore të Qeverisë Thaçi, janë shumë të padrejta dhe se kanë krijuar më shumë humbës se sa fitues. Humbës në këtë mes mbeten qytetarët me të ardhura të ulëta dhe bizneset e vogla...(Burimi: kosova.com)

11.02.2013...Konfindustria mbështet qeverinë për heqjen e TVSH-së ndaj makinerive bujqësore. Heqja e TVSH-së për investimet deri në 50 milionë lekë nxit investimet e huaja...(Burimi: standard.al)

10.02.2013...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Shpërndarja e barrës tatimore dhe menaxhimi nga taksapaguesit. ..pagesa e taksave është çmimi që ne u ofrojmë partnerëve europianë, për të blerë qytetërimin e tyre. Epo, nëse jeni dhe ju dakord, qytetërim me çmim të ulet nuk vlen, pasi dihet nga të gjithë çfarë cilësie do të merrnim...(Burimi: gazeta-shqip.com) atëherë.

10.02.2013...Rreth 10 milionë euro humbjet e bankave në Kosovë. Fundi i vitit të kaluar vërtetoi se bankat komerciale në Kosovë kanë hyrë në një situatë shqetësuese, karakterizuar me ngecje dhe me rritjen e humbjeve. Sipas raporteve financiare të tetë bankave komerciale, të cilat sivjet kanë një metodologji tjetër dhe ofrojnë më shumë informacione për afarizmin, humbje kanë pasur...(Burimi: telegrafi.com)

10.02.2013...LDK: Qeveria Thaçi me politika tatimore të padrejta. Humbës në këtë mes mbeten qytetarët me të ardhura të ulëta dhe bizneset e vogla të cilat po ngarkohen dhe se fitues mbeten ata me të ardhura të larta si politikanët, deputetët dhe korporatat e mëdha, të cilat kanë lidhje me politikën, e të cilët po lirohen nga tatimi për shtetin...(Burimi: telegrafi.com)

10.02.2013...Pas rishikimeve të shumta që i bëri rritjes ekonomike për vitin 2012-të, qeveria sërish ka ndryshuar pritshmëritë për rritjen reale që ka ekonomia vitin e kaluar. Në publikimin që ministria e Financave ka bërë së fundi për kuadrin makroekonomik fiskal rezulton se...(Burimi: vizionplus.tv)

09.02.2013...OPINION. AL-Tax...Menaxhimi i barres nga bizneset. Si? Një nga faktorët e të pasurit sukses në biznesin e viteve 90 dhe vijon ende, është aftësia e sipërmarrësve shqiptarë në menaxhimin e Detyrimeve Tatimore (DT = detyrimet doganore, taksat vendore dhe kombëtare, tatimet indirekte dhe direkte)...(Burimi: monitor.al)

09.02.2013...Banka e Shqipërisë Ekonomia, në përmirësim gradual në dy vitet e ardhshme. Rritja ekonomike gjatë vitit 2013 pritet të përfitojë nga ruajtja e stimulit monetar dhe nga stimuli më i lartë fiskal. Konsumi dhe investimet private pritet të gjenerojnë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike...(Burimi: standard.al)

09.02.2013...Pagat jane ne ulje. BSH kundershton deklaratat e qeverise dhe kryeministrit lidhur me rritjen e nivelit te pages...(Burimi: shqiptarja.com)

09.02.2013...Raporti i BSH: Kriza ekonomike do vazhdojë edhe gjatë 2013.Në raportin e saj të politikës monetare për tremujorin e fundit të 2012-s, BSH vlerëson se ecuria e ekonomisë do të jetë e dobët dhe do të varet nga një sërë kushtesh, duke përfshirë këtu edhe politikën fiskale...(Burimi: panorama.com.al)

08.02.2013...Nisma, qeveria do heqë TVSH për bujqësinë. Qeveria ka lançuar dje një nisme të re lehtësuese për sektorin e bujqësisë. Kryeministri Sali Berisha e përcolli personalisht këtë vendim për mediat, duke pohuar se do të hiqet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ...(Burimi: mapo.al)

08.02.2013...Privilegje për investuesit në Kosovë. Me Ligjin për investimet e huaja, kompanitë e huaja që ia mësyjnë Kosovës marrin shumë privilegje. Përveç që paguajnë më pak tatim, Qeveria ka marrë edhe përgjegjësi financiare...(Burimi: zhurnal.mk)

08.02.2013...Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabati nënshkruan sot Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe aktivitetet e BERZH-it në Kosovë. Marrëveshja mundëson shtrirjen dhe funksionalizimin e BERZH-it në tërë territorin e Kosovës...(Burimi: gazetaexpress.com)

08.02.2013...Krijimi i kornizës makro-fiskale në Maqedoni. Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, euroambasadori i BE-së Aivo Orav dhe ambasadori i Finlandës në Maqedoni, Juha Otman dje e shënuan fillimin e Tuining projektit për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe përforcimin e kapaciteteve për analiza makroekonomike dhe formulimin e politikave...(Burimi: zhurnal.mk)

07.02.2013...BERZH: Buxheti smjafton, thithni investime. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) gjykon se buxheti i shtetit nuk mjafton për të përballuar efektet e krizës dhe se nevojiten më tepër investime të huaja. Këshilla jepet nga shefi i lartë i BERZH-it, Ser Suma Chakrabarti...(Burimi: gazeta-shqip.com)

07.02.2013...Borxhi, Berisha: Ska risk, BERZH: Kthim tek investimet.Borxhi publik do të qëndrojë në nivelet e 62.6 përqindëshit gjatë 2013-s. Ka qenë kjo deklarata që ka dhënë kreu i qeverisë, Sali Berisha, vetëm pak ditë nga miratimi i programit ekonomik 2014-2016...(Burimi: panorama.com.al)

07.02.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Borxhi publik, kërcënim në rritje.Nga 54.3% të PBB-së që ky tregues ishte në vitin 2005, arriti në 54.8% të PBB-së në fund të vitit 2008, dhe së fundi, qeveria, me miratimin e buxhetit të vitit 2013, e rriti këtë borxh në 62,5% të GDP-së. Pa kaluar një muaj nga fillimi i zbatimit të këtij buxheti vjen rritja tjetër, dhe projektimi...(Burimi: panorama.com.al)

06.02.2013...Mbi 570 milionë euro ka pranuar Kosova të hyra nga diaspora vitin e kaluar, ku 97 për qind e tyre shfrytëzohen për konsum, të cilat nuk investohen në Kosovë, por shkojnë në vendet tjera...(Burimi: zeri.info)

06.02.2013...Me Ligjin për investimet e huaja, kompanitë e huaja që ia mësyjnë Kosovës marrin shumë privilegje. Përveç që paguajnë më pak tatim, Qeveria ka marrë edhe përgjegjësi financiare ndaj tyre në rast të ndonjë problemi. Drejtuesi i STRAS-it, Ibrahim Rexhepi, thotë se me këtë po diskriminohen investuesit e brendshëm...(Burimi: gazetaexpress.com)

06.02.2013...Rreth 280 milionë euro mallra ka importuar vitin e kaluar Kosova nga Serbia, kryesisht produktet ushqimore, material ndërtimor dhe energji elektrike. Pavarësisht fushatave të ndryshme për mosimport të produkteve serbe, mallrat nga shteti fqinj edhe më tutje vazhdojnë ta dominojnë tregun kosovar...(Burimi: zeri.info)

06.02.2013...Në vizitën e parë, me të marrë detyrën e Presidentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti vlerësoi arritjet e Shqipërisë gjatë këtyre 23 viteve dhe ka mundur t`i rezistojë krizës financiare globale. Ai premtoi mbështetjen e institucionit ndërkombëtar që ai drejton që Shqipëria të sigurojë progres...(Burimi: shqiptarja.com)

06.02.2013...Buxheti i shtetit, në kuptimin figurativ, të kujton një balancë farmacie. Por ajo që duket e thjeshtë dhe e qartë në një peshore farmacie, është shumë e ndërlikuar në një balancë ekonomike. Nevoja për të kuptuar e parashikuar...(Burimi: panorama.com.al)

05.02.2013...Valë falimentimi, 140 kompani në proces. Janari 2013 ka nisur me rënie kompanish gjigante për shkak të krizës. Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka dërguar në gjykatë katër biznese VIP, ku ka kërkuar falimentin. Sipas ligjit, autoritetet fiskale...(Burimi: shekulli.com.al)

05.02.2013...Paga mesatare ne Kosove 309 Euro. Këto rezultate i referohen vitit 2008-2011. Në bazë të sektorëve ekonomik, numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë i takon tregtisë me 47.7%, shërbimet biznesore me 11%, industria përpunuese 10.9%, transporti, depot dhe telekomunikacioni me 8.4%, hotelet dhe restorantet me 8.4%, shërbimet tjera me 6.6%, ndërtimtaria me 6.4%, industria...(Burimi: gazetaexpress.com)

05.02.2013...Eksportuesit kërkojne TVSH-në. Rritja e prodhimeve për eksport gjatë vitit të fundit ka rritur edhe faturën që shteti duhet t'i paguajë këtyre bizneseve si rimbursim i Tatimit mbi Vlerën Shtuar e që sipas eksportuesve shkon në rreth 150 milionë euro. Në kushtet kur ligji nuk funksionon dhe TVSH-ja nuk arrin të kthehet tek biznesi, kompanitë e eksporteve thonë se administrata nuk duhet ta marrë atë...(Burimi: top-channel.com)

05.02.2013...Qeveria pranoi pa kundërshtime se viti 2012 ishte një vit krize dhe duket se pas kësaj qëndrojnë shifrat e realizimit të buxhetit. Treguesit fiskalë të vitit të kaluar tregojnë një mosrealizim të të ardhurave dhe shpenzimeve...(Burimi: panorama.com.al)

05.02.2013...Borxhi, qeveria po aplikon skenarin e stresit. Ministria e Financave, administratorja e këtij borxhi, e ka bërëpublik këtë problem duke pohuar gjithashtu se qeveria është duke aplikuar skenarin e stresit për këtë tregues. Ky skenar i parashikuar më parë nga ekspertët e Bodes...(Burimi: mapo.al)

05.02.2013...Gjatë vitit 2012 deficiti buxhetor është financuar kryesisht nga resurset e brendshme. Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga privatizimi e kanë financuar deficitin me 1.2 miliardë lekë, borxhi i brendshëm me 24,8 miliardë lekë dhe financimi i huaj me 18.9 miliardë lekë...(Burimi: standard.al)

05.02.2013...Ekonomia shqiptare do tu rikthehet ritmeve normale të rritjes ekonomike që i takojnë si vend në zhvillim, vetëm pas vitit 2015. Parashikimin e ka bërë Ministria e Financave në Programin Ekonomik dhe Fiskal të këtij viti, ku ndër të tjera analizon mundësitë dhe rreziqet me të cilat përballet ekonomia gjatë periudhës në vijim...(Burimi: mapo.al)

05.02.2013...Si një ndër indikatorët më të rëndësishëm, i cili ndihmon në gjykimin e aftësisë paguese së një shteti për të shlyer borxhin e tij, shuma e borxhit për frymë paraqet një interes të vecantë për tu marrë në shqyrtim. Ai llogaritet si raport i borxhit total publik të emëtuar dhe ende të pashlyer me popullsinë në një vit të caktuar dhe...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.02.3013...Në vetëm dy javë nga heqja e kufirit, borxhi është rritur tri herë nga parashikimi duke paralajmëruar një vit të vështirë për financat e vendit. Akti normativ, miratuar një javë më parë nga qeveria, që fillimisht e rriste borxhin publik me vitin 2012 me 7 miliardë lekë më shumë se parashikimi në buxhet, ka pësuar të tjera ndryshime në momentet e fundit, duke i shtuar borxhit edhe 1.2 miliardë lekë të tjera...(Burimi: gazeta-shqip.com)

05.02.2013...Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se qeveria do të miratojë një sërë vendimesh të tjera për stimulimin e rritjes ekonomike në vend. Në mbledhjen javore me deputetët Kryeministri tha se pas vendimeve për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë...(Burimi: mapo.al)

04.02.2013...Në Kosovë agjenda politike vazhdon të dominojë karshi asaj ekonomike, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve. Takimet ndërmjet bizneseve dhe institucioneve që diskutojnë çështjet ekonomike, sipas bizneseve nuk po arrijnë të mbahen pikërisht për shkak të fokusit të krerëve të institucioneve në politikë...(Burimi: gazetaexpress.com)

04.02.2013...Të ardhurat dhe shpenzimet faktike të realizuara në fund të vitit 2012 hedhin dritë për disa ngjarje të reja në arkën e shtetit. Edhe pse qeveria në fund të vitit...(Burimi: mapo.al)

03.02.2013...Çka po bën Dogana? Importuesit e telefonave mobilë ankohen se Dogana e Kosovës nuk po ua pranon faturat e shitjes së telefonave, duke ua caktuar vetë çmimet. Kjo formë, sipas tyre, po bëhet shkel e shko dhe po ndikon të rriten çmimet e telefonave në tregun vendor. Në dogana i mohojnë këto akuza...(Burimi: kosovapress.com)

03.02.2013...Kosova sndodhet në radarin e investitorëve të huaj.Nisma ekonomike për Promovimin e Kosovës në Austri, gjatë gjashtë viteve të funksionimit të saj ka arritur që ti sjellë 25 projekte investuese prej regjioneve të ndryshme të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës në vlerë prej 50 milion euro. Projekte këto të cilat kanë gjeneruar 1000 vende të reja pune...(Burimi: kosovapress.com)

03.02.2013...INTERVISTE. Ermelinda MEKSI... analizon për gazetën Shqip situatën financiare dhe ekonomike në vend, çfarë pritet nga ulja e normës bazë në 3.75%, pse ra kredia, cilat ishin efektet. Megjithëse ritmet e rritjes ekonomike, sipas disa institucioneve publike, paraqiten më të larta gjatë gjysmës së dytë të 2012-s, çuditërisht për këtë periudhë të ardhurat buxhetore kanë rënë ndjeshëm...(Burimi: gazate-shqip.com)

03.02.2013...INTERVISTE. Selami XHEPA...Moskryerja e pagesave nga shteti mund të sjellë pasoja serioze për ekonominë e vendit. Deputeti i PD-së, Selami Xhepa, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe një nga këshilluesit kryesorë të Kryeministrit Berisha hedh idenë e lënies së përkohshme jashtë kontrollit të kursit të monedhës dhe çmimeve, ashtu si 22 vjet më parë, në kohën e kalimit nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut...(Burimi: gazeta-shqip.com)

02.02.2013...Dhoma Amerikane ka zhvilluar dje takim me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe drejtorin e Tatimeve, Gazmir Spahija, në prezencë edhe të zëvendësambasadorit amerikan në vend, Henry Jardine. Biznesipresion Bodes për TVSH, në takim edhe Ambasada Amerikane...(Burimi: panorama.com.al)

02.02.2013...Në kohën kur administrata tatimore priste që numri i formularëve të deklarimit të të ardhurave individuale të ishte mbi 100 mijë, në shtator janë dorëzuar vetëm 4400 të tillë...(Burimi: panorama.com.al)

01.02.2013...Politikat fiskale nuk janë aspak në shërbim të zhvillimit ekonomik në vend. Komatat e larta bankare po e rrezikojnë edhe në tej këtë zhvillim. Bizneset vendore kanë dhënë vazhdimisht vërejtjet e tyre edhe për pakon e re fiskale, por ato nuk janë marrë parasysh. Ajo që është bërë deri më tani, kanë qenë veprime të shpejta për ta siguruar buxhetin shtetëror dhe ende jetojmë me to...(Burimi: kosovapress.com)

01.02.2013...Guxholli: Pse taksa e sheshtë është më pozitive për ekonominë shqiptare. Heqja e taksës së tatim-fitimit, e cila aplikohet në masën 10% do të thotë krijim i më shumë të ardhurave për familjet shqiptare e rrjedhimisht do të sjellë shpenzime në rritje dhe qarkullim më të madh të parave në treg. Zana Guxholli, këshilltarja e politikave ekonomike e Kryeministrit, deklaron se me këtë nismë...(Burimi: standard.al)

01.02.2013...Zëvendësambasadori amerikan në Shqipëri, Henry Jardine bashkë me përfaqësues nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri u takuan sot me Ministrin e Financave, Ridvan Bode, ku diskutuan për shqetësimet e komunitetit të biznesit shqiptar dhe amerikan në Shqipëri, për problematikat në zbatimin e legjislacionit tatimor...(Burimi: shekulli.com.al)

01.02.2013...Klima midis biznesit dhe qeverise. Dhoma amerikane - shqiptare e tregtise shpreh shqetesimin esaj nepermjet prezences se zevendesambasadorit amerikan ne nje takim me Ministrin e Financave dhe drejtorin e pergjithshem te tatimeve...(Burimi: shqiptarja.com)

JANAR

31.01.2013...Gjysma e kosovarëve të varfër. arfëria në zonat rurale dhe urbane janë pothuajse të barabarta , varfëria e plotë në zonat rurale është 30.7 për qind ndërsa në zonat urbane 26.7 për qind , ndërsa varfëria ekstreme në zonat urbane është 7.8 për qind ndërsa në zonat rurale është 8.5 për qind...(Burimi: zhurnal.mk)

31.01.2013...Tatim zero për pagat 30 mijë lekë, buxheti humb 50 mln USD në vit. Efekti negativ në buxhetin e shtetit nga heqja e tatimit 10 për qind për pagat deri në 300 mijë lekë është plot 50 milionë dollarë gjatë një viti buxhetor...(Burimi: monitor.al)

31.01.2013...Neto rroga në nëntor mbi 20 mijë denarë. Zvogëlim ka në sektorët Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, Xehtari dhe nxjerrje të gurit dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkatari...(Burimi: zhurnal.mk)

31.01.2013...Shqipëria ka rritur të ndryshojë tërësisht raportet tregtare dhe situatën porsa i përket prodhimit të vezëve. Nga një vend importues i këtij produkti, tashmë vendi ynë, falë investimeve serioze ka arritur që të përmbushë plotësisht kërkesën vendase sio dhe të kthehet në eksportues serioz i vezëve në rajon...(Burimi: monitor.al)

30.01.2013...Ekzekutimi i buxhetit është një tregues ku Shqipëria shënon shumë lart në rezultate si dhe tashmë kemi një sistem tërësisht të kompjuterizuar Shoqata International Buget Partnership...(Burimi: standard.al)

29.01.2013...Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve e vlerëson si tepër pozitive deklaratën që kryeministri bëri lidhur me zerimin e taksës së sheshtë mbi të ardhurat personale, për të gjithë të punësuarit me pagë nën 30,000 lekë...(Burimi: monitor.al)

27.01.2013...FMN: Borxhi i madh, filloni uljen me plan 5-vjeçar. Në një intervistë për botimin e FMN-së IMF Survey, përfaqësuesi Nadim Ilahi, pas vizitës më të fundit në Shqipëri, shprehet se plani për uljen e borxhit duhet të nisë dhe të jetë një plan specifik i shtrirë në 5 vite...(Burimi: panorama.com.al)

25.01.2013...Taksat në qendër të fushatës, e sheshtë apo progresive? Me afrimin e zgjedhjeve, sistemi i taksimit është bërë pika më e nxehtë e debatit ekonomik mes dy forcave kryesore politike. Opozita ka bërë kalë beteje për të marrë besimin e elektoratit idenë e rikthimit të taksës progresive, ndërsa mazhoranca ngul këmbë në suksesin e taksës së sheshtë...(Burimi: scan-tv.com)

25.01.2013...Libraritë kërkojë përkohësisht heqjen e taksës. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak te Tiranes, më 24 Dhjetor të vitit që lamë pas, u vendos ulja e taksave me 30 për qind për luleshitësit dhe librashitës...(Burimi: scan-tv.com)

25.01.2013...Gjatë vitit 2012, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,057,821 me një ulje prej 19% krahasuar me një vit më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%...(Burimi: monitor.al)

23.01.2013...sipas parashikimeve të fundit të publikuara nga BERZH për ekonomitë e vendeve ku kjo bankë operon, Shqipëria për vitin 2012 mendohet se ka pasur një rritje 1.8 për qind të GDP-së. Në fakt, në parashikimin e tetorit të vitit të kaluar BERZH priste që rritja të ishte vetëm 1.2 për qind, kurse për vitin 2013, 1.3 për qind...(Burimi: panorama.com.al)

23.01.2013...Në pikat doganore është instaluar sistemi i ri për akcizat, nëpërmjet të cilit monitorohet kontrolli i të gjitha pagesave, duke filluar nga vendosja e pullës fiskale e deri në hedhjen në treg të mallrave të akcizueshme...(Burimi: balkanweb.com)

23.01.2013...Një skemë e mirëfilltë evazioni në shifra mbi 8 milionë USD është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve. Tatimet deklarojnë se vetëm nga mospagimi i TVSH është zbuluar një dëm prej rreth 1,7 milionë dollarësh...(Burimi: panorama.com.al)

22.01.2013...Ministrat e Finances te Bashkimit Europian kane hapur rrugen per 11 shtete anetare te eurozones per te vendosur tatim mbi sherbimet bankare me qellim rritjen e te ardhurave me nje shume te perbashket te llogaritur ne 57 miliard euro dhe per te korigjuar spekullimin... (Burimi: money.cnn.com)

21.01.2013...Nuk është koha për rritje taksash, por për miradministrim dhe klimë të favorshme për biznesin. Biznesi shqiptar nuk përkrah propozimin e fondit monetar për rishikimin në rritje të tatimeve dhe taksave, si një rrugë për të rritur të ardhurat e buxhetit...(Burimi: panorama.com.al)

20.01.2013...Në periudhën janar-dhjetor 2012 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4 milion 736 mijë vizitorë, sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit, nga të cilët: 3.4 milion vizitorë të huaj jo-rezidentë, dhe 1 milion e 300 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi shqiptare. Në 2012 shënojmë ritmin më të lartë të rritjes së vizitorëve jo-rezident me një numër prej 702,586 vizitorësh të huaj jo-rezidentë ose 26% më shumë krahasuar me vitin 2011...(Burimi: monitor.al)

19.01.2013...Shtetëzimi i CEZ-it përmes skenarit të shpronësimit për interes publik. Në muajin tetor, kompania CEZ i dërgon letër ERE-s, duke i konfirmuar përfundimisht gjendjen e falimentit dhe pamundësinë për tiu përmbushur detyrimeve kontraktuale. Pas kësaj, ERE vendos të mbledhë bordin drejtues dhe në nëntor nis procesin për heqjen e licencës. Më 17 dhjetor, po të vitit 2012, kompania CEZ deklaron zyrtarisht nga Praga se do të nxjerrë në shitje aksionet e CEZ Shpërndarjes...(Burimi: gazeta-shqip.com)

17.01.2013...Banka Botërore edhe një herë ka përsëritur në shifra pritmëritë për një rritje modeste të ekonomisë shqiptare në vitin 2012, por edhe për parashikimin e vitit 2013...(Burimi: panorama.com.al)

16.01.2013...Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë në tremujorin e katërt të vitit 2012 reflekton pesimizëm të shtuar te qytetarët. Besimi konsumator u shtua në tremujorin e katërt të vitit. Pas një rritjeje të lehtë në tremujorin e tretë, treguesi i besimit të konsumatorëve ra me 3.2 pikë përqindje...(Burimi: panorama.com.al)

15.01.2013...Analiza vjetore e METE. Ne 2012 Shqipëria arriti të rrisë numrin e bizneseve të reja, krahasuar me vitin 2005, ka një dyfishim të bizneseve që operojnë në ekonominë shqiptare. Pati gjithashtu një rritje në marrjen e lejeve dhe licencave për aktivitete të ndryshme ekonomike, rreth 3500 leje dhe licenca të reja të lëshuara nga QKL (Burimi: mete.gov.al)

15.01.2013...Shqipëria e ka mbyllur vitin 2012 duke shënuar jo vetëm nivelin më të lartë të kredive me probleme në të gjithë rajonin, por dhe një ndër rritjet me të mëdha të këtij treguesi në pikë përqindjeje. Kreditë e pakthyera në afat në bankat shqiptare u rritën me pesë pikë përqindjeje gjatë 2012-s, nga 17% në fund të 2011-s...(Burimi: monitor.al)

15.01.2013...Tatimet: Në janar, deklarimi online për sigurimet. Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore që zunë vend në fund të vitit të kaluar, sanksionin se deklarimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore e punonjësve duhet të bëhet në mënyrë elektronike...(Burimi: panorama.com.al)

15.01.2013...OPINION. Shpëtim NAZARKO. Pse duhet vënë shefi i Gabit ministër Financash. Formulën e saktë të ekonomisë së tregut duket se e ka kuptuar Gabi Kontrolloni çmimet e tij dhe do të bindeni se është më i qarti nga të gjithë në të kuptuarit e ekonomisë së tregut. Në Tiranë thonë ka nja pesë mijë kafene, nja gjashtëdhjetë fabrika buke, nja treqind shtypshkronja, nja dymijë farmaci etj. Nga Tirana në Durrës, nja pesëdhjetë pika karburanti etj...(Burimi: panorama.com.al)

14.01.2013...INTERVISTE. Arben DOÇI. Pastrimi i parave, 204 raste në 2012, kreu i DPPP: Nën hetim 6 politikanë. Prioritet i vëmendjes së institucionit janë personat e ekspozuar politikisht. Pjesa më e madhe e parave të pista prodhohen nga krimi jashtë kufijve, ndërkohë që janë pasuritë e paluajtshme, hoteleria dhe restorantet, aktivitetet kryesore ku priren të injektohen këto para...(Burimi: balkanweb.com)

13.01.2013...World Ultra Wealth Report 2012 to 2013 (www.wealthx.com). Shqipëria ka 55 individë, që kanë secili një pasuri prej të paktën 30 milionë dollarësh. Në total, pasuria e këtyre 55 individëve në Shqipëri arrin në 7 miliardë dollarë, ose gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas raportit...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.01.2013...6 mijë individë deklaruan të ardhurat personale, nga 45 mijë. Gjurmim me kartën e identitetit. Të dhënat tregojnë se deklaratën e kanë dorëzuar rreth 15 për qind e potencialit, duke i hapur rrugë një tjetër fushate: atë të gjurmimit të pasanikëve me anë të kartës së identitetit, për të parë se ku janë të fshehura pasuritë...(Burimi: gazeta-shqip.com)

13.01.2013...Kreditë e këqija kanë vijuar rritjen edhe në muajin nëntor të vitit 2012, duke prekur në fund nivelin 23 për qind. Një muaj më parë, niveli i kredive me probleme, sikurse raportohet, ishte 22.7 për qind. Të dhënat e Shoqatës së Bankës tregojnë...(Burimi: panorama.com.al)

12.01.2013...Bode: Rritja ekonomike për vitin 2013 do të jetë 4%. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka prezantuar përpara mediave bilancin e punës për vitin 2012. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar ekonomia u përball me ritëm të ulët rritjeje, për shkak të krizës që ka kapur Eurozonën. Inflacioni është 2% krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngitje është 13.4%, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2% i Prodhimit të Brendshëm Bruto...(Burimi: standard.al)

12.01.2013...Bode: CEZ, risku më i madh i buxhetit për vitin që shkoi 2012. CEZ ka qenë një rrezik potencial për buxhetin. Duke iu referuar vendimeve të mëparshme të qeverisë për vitin 2012 buxheti i shtetit ka hyrë garant dhe ka mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë blerjen e energjisë për popullatën me më shumë se 100 milionë euro, ndërkohë të ardhurat nga shitja e saj shkuan në arkën e CEZ...(Burimi: mapo.al)

12.01.2013...Fondacioni ekonomik amerikan Heritage Foundation në bashkëpunim me gazetën më të madhe ekonomike në SHBA, The Wall Street Journal, ka publikuar dje Indeksin e lirisë ekonomike 2013. Pronësia dhe korrupsioni cenojnë lirinë ekonomike...(Burimi: shekulli.com.al)

12.01.2013...FMN, Berishës: Rrit taksën e sheshtë. Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëri thirrje qeverisë shqiptare të rrisë taksat mbi të ardhurat personale, si dhe tatimin mbi fitimin e kompanive, si një mënyrë për të zgjidhur problemet e buxhetit të shtetit, të shkaktuara nga kriza dhe nga mungesa e aftësisë së qeverisë për të realizuar planin e të ardhurave...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.01.2013...FMN këmbëngul: Rritja e Shqipërisë në 2012 vetëm 0.5%; qeveria të rrisë taksat, borxhi do të jetë i vështirë të ulet me këto ritme rritjeje ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij të fundit për Shqipërinë, publikuar në janar 2013, i qëndron idesë që rritja ekonomike e vendit në vitin 2012 do të jetë 0.5%, duke theksuar se kjo është një rritje më modeste se ajo midis 1-2% që presin autoritetet shqiptare. Për vitin 2013 rritja do të gjallërohet në 1.3%, për tu rritur në 2.5% në 2013...(Burimi: monitor.al)

11.01.2013...FMN: Shqipëria shmangu recesionin kur kriza shpertheu, duke mbajtur inflacion te ulet e te qendrueshme, si dhe duke ruajtur stabilitetin e sistemit bankar, ne saje te stimujve fiskale dhe politikave te shendosha monetare...(Burimi: kohajone.com)

11.01.2013...Ministri i Financave, debat me ish-Ministrin e Financave për krizën dhe ekonominë. Vendi e rriti borxhin, duke kapërcyer kufirin 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), si manovër për të stimuluar ekonominë, por ai nuk përbën risk, bazuar edhe në analizat e Bankës Botërore...(Burimi: gazeta-shqip.com)

11.01.2013...Heqja e TVSH për makineritë pritet të ndikojë pak te biznesi. Por, sa pritet të ndikojnë këto zhvillime në ecurinë e biznesit për këtë vit? 43% e pjesëmarrësve në sondazhin e kësaj jave në faqen e internetit të RTV SCAN mendojnë se ndikimi tek sipërmarrja do të jetë i pakët, ndërsa 41% mendojnë të kundërtën...(Burimi: scan-tv.com)

10.01.2013...Shqipëria është renditur në vendin e 27-të, nga 43 vende në Europë përsa i përket Indeksit të Lirisë Ekonomike nga Heritage Foundation. Vendi ynë është vlerësuar me 65.2 pikë, duke e bërë ekonominë tonë, të 58-ën, më të lirë për indeksin e vitit 2013...(Burimi: scan-tv.com)

10.01..2013...Liria Ekonomike, Shqiperia shenon rritje te treguesve. Kete e fakton Indeksi i Lirise Ekonomike, publikuar nga Heritage Foundation dhe Wall Street Journal, i cili per vitin 2013 e rendit vendin tone ne pozicionin e 58-te te listimit global mes 177 vendeve te botes. Rezultati ekonomik i Shqiperise, eshte nje liri ne nivelin prej 65.2 dhe ka shenuar rritje me 0.1 pike...(Burimi: kohajone.com)

07.01.2013...Bankat kanë zgjedhur që paratë e kursimtarëve shqiptarë ti depozitojnë me norma të ulëta kthimi në institucionet financiare jashtë vendit. Kredia, në nivelet më të ulëta të dekadës...(Burimi:standard.al)

07.01.2013...OPINION. Shkelqim CANI. Borxhi është publik, por paguhet nga individi. Trajtimi i borxhit publik mendoj se ka më interes, nisur disi edhe nga indiferenca e përgjithshme e publikut, duke e trajtuar si një borxh që nuk i përket individit, si borxh i atyre, i të tjerëve, ndërkohë që është i secilit nga ne dhe për më tepër që do të paguhet/shlyhet nga po ne. Nëse je mjek apo pacient nesër do të kesh më pak barna e mjekime në spital, pasi paratë do të shkojnë në radhë të parë për të shlyer borxhin dhe mbeten gjithnjë e më pak për të paguar për shëndetin e shqiptarëve të thjeshtë. Keni pasur fatin e keq të operoheshit përgjatë viteve të fundit?...(Burimi:gazeta-shqip.com)

06.01.2013...OPINION. Anastas ANGJELI. Kriza ekonomike e financiare sfida e vitit 2013. Shqipëria duhet të marrë masa për frenimin e rënies ekonomike përmes thellimit të reformave strukturore dhe një rimodelimi strukturor dhe prioritizim të ri të ekonomisë, vendosjen e kontrollit mbi financat publike, sidomos mbi deficitin dhe borxhin publik, duke shmangur maksimalisht përdorimin elektoralo-populist të financave publike, ristabilizimin e situatës energjetike dhe frenimin e rritjes së varfërisë dhe papunësisë, përmes zbatimit të politikave të reja ekonomike që sjellin zhvillim dhe punësim...(Burimi:panorama.com.al)

05.01.2013...Këshilli i Ministrave hapi dje siparin e mbledhjeve për vitin 2013, ku në plan të parë Kryeministri vuri situatën ekonomike në vend. Duke marrë shkas nga publikimi i raportit të INSTAT-it për rritjen ekonomike, Berisha nisi të fliste për të mirat e vendit, për zhvillimet pozitive, nisur edhe nga rishikimi i paketës me taksat...(Burimi:gazeta-shqip.com)

04.01.2013...INSTAT publikon të dhënat për prodhimin e brendshëm bruto (PBB) për periudhën janar-shtator 2012. Rritja vjen nga postë telekomunikacioni, industria dhe shërbimet e tjera(Burimi:monitor.al)

04.01.2013...Hyn në fuqi ligji për heqjen e TVSH për të gjitha makineritë prodhuese të të gjitha niveleve të bizneseve. Përfitojnë nga kjo të gjitha bizneset që kanë marrë makineri në përdorim nga jashtë. Ata mund ti blejnë ato makineri pa paguar TVSH, pra me këtë hap po edhe disa hapa të tjerë janë në shqyrtim e sipër ne japim një nxitje të madhe rritjes së prodhimit të vendit, punësimit të qytetarëve shqiptarë... (Burimi. Gazeta Panorama)

02.01.2013...Ndryshimet ligjore kanë prekur ligjin e procedurave tatimore, ligjin e TVSH-së, ligjin e tatimit mbi të ardhurat, ligjin për taksat kombëtare, për taksat vendore, si dhe ligjin e tarifave doganore. Këto ndryshime konsistojnë në një përshtatje të legjislacionit fiskal, me ndryshimin e ambientit ekonomik, përshtatje me tregun konkurrues në rajon, si dhe përshtatje ndaj ndryshimit të sjelljes konsumatore (Burimi: monitor.al)

02.01.2013...Rritja e taksës së akcizës penalizon konsumin.Në këto dhjetë vitet e fundit buxheti i shtetit, po përballet për herë të parë me rënien e të ardhurave nga akcizat...(Burimi:shekulli.com.al)

02.01.2013...Permbledhje ligjore. AL-Tax. Ndryshimet nen për nen të paketës fiskale 2013, të miratuara nga Kuvendi në fund të 2012. Me ndihmën e Al Tax, sqarohen me detaje të gjitha risitë...(Burimi:monitor.al)

VITI 2012

30.12.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Gabimet e sipermarresve me kapitalizmin radikal. Sa më shumë pasuri të grumbullosh, aq më shumë përgjegjësi të mëdha të bien mbi vete. Nuk ka vetëm shteti nevojë për sipërmarrësit, por ata duhet të kenë nevojë për shtet dhe një model kapitalizmi konkurrues me vendet e tjera...(Burimi:gazeta-shqip.com)

25.12.2012...KOSOVE. Buxheti i Kosovës pritet të ketë rreth 30 milionë euro më pak nga marrëveshja e tregtisë së lirë me Turqinë që po negocion qeveria. Heqja e taksës doganore për mallrat turke fillimisht mund ta atakoj ndjeshëm buxhetin e vendit...(Burimi:albeu.com)

25.12.2012...Parlamenti vendor i Tiranes miraton qesen 80 milionë dollarë të kryeqytetit për vitin 2013. Këshilli bashkiak ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës buxhetin për vitin 2013 që mbështetet në tri shtyllat kryesore, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe cilësia e jetës. Për herë të parë, Bashkia e Tiranës ka vendosur afate të qarta kur nis dhe kur mbaron një investim...(Burimi:gazeta-shqip.com)

24.12.2012...OPINION. Nebil ÇIKA. Ku janë paratë e shqiptarëve ?! Dihet që mafia nuk bën biznese te ligjshme por trafiqe e veprimtari kriminale ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë ku kane shkuar paratë apo fitimet e tjera te biznesit që qeveria komuniste bënte me ta. Janë te gjitha gjasat që këto të jenë depozituar ne konto bankare private të qeveritarëve komunistë dhe familjarëve të tyre dhe sot përbëjnë bazën financiare të pushtetit ekonomik e politik që ata gëzojnë...(Burimi:gazetametropol.com)

24.12.2012...Nga të dhënat e Gjykates se Tiranes, qe i përkasin periudhës kohore nga fillimi i 2012-ës deri më 19 dhjetor të po këtij viti dhe aty përfshihen edhe gjykime që janë mbartur që më parë, por janë gjykuar brenda këtij afati kohor janë gjykuar gjithësej 1272 vepra penale me natyrë ekonomiko-financiare, si dhe krime kundër pronës...(Burimi:gazetametropol.com)

24.12.2012...Nga të dhënat e Gjykates se Tiranes, qe i përkasin periudhës kohore nga fillimi i 2012-ës deri më 19 dhjetor të po këtij viti dhe aty përfshihen edhe gjykime që janë mbartur që më parë, por janë gjykuar brenda këtij afati kohor janë gjykuar gjithësej 1272 vepra penale me natyrë ekonomiko-financiare, si dhe krime kundër pronës...(Burimi:gazetametropol.com)

24.12.2012...Bashkia Tirane. Ulen 30% taksat e luleshitësve dhe librashitësve.Propozimi i Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, ka marrë dhe miratimin e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak...(Burimi:shekulli.com.al)

24.12.2012...Organizata Global Financial Integrity deklaron se raporti i tij sipas të cilit elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për qeverinë në Tiranë...(Burimi:balkanweb.com)

24.12.2012...Interviste me Avokatin e Tatimpaguesve.Biznesi, 70 % e ankesave për arbitraritet, të drejta. Biznesi i vogël, i pambrojtur. Pranohen vetën kërkesat e biznesit të mesëm dhe të madh...(Burimi:shekulli.com.al)

23.12.2012...60 tarifa janë eliminuar, PD: Buxheti i 2013-ës, ulje taksash për kryeqytetin. Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror kanë vijuar dje takimet me bizneset për tu njohur më nga afër me problematikën e përditshme të këtij biznesi dhe për të reflektuar atë në vendimmarrje...(Burimi:standard.al)

23.12.2012...MAQEDONI. Deputetët e opozitës i kanë gjetur sot mbyllur dyert e sallës në Kuvend ku duhej të vazhdonte punën Komisioni për Financa dhe Buxhet...(Burimi:albeu.com)

22.12.2012...OPINION. Arben MALAJ. Shkeljet kushtetuese në buxhetin 2013. Në çdo vend diskutimet për buxhetin e shtetit përmbajnë shumë debate publike mbi strukturën dhe nivelin e taksimit, përbërjen dhe prioritetin e shpenzimeve buxhetore, mbi niveli i deficitit, mbi madhësinë dhe strukturën e borxhit publik dhe kostove të tyre. Në draft-buxhetin e vitit 2013 konstatohen shkelje të Kushtetutës në ndarjen dhe kontrollin e pushteteve në tri elemente konkrete...(Burimi: panorama.com.al)

21.12.2012...FJALIM. Ardian FULLANI. Buxheti 2013 frenoi uljen e normës bazë. Rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik e programuar nga qeveria për vitin e ardhshëm ka bërë që automatikisht Banka e Shqipërisë të marrë një qëndrim më të kujdesshëm dhe të mos ulë më tej normën bazë, siç bëri edhe dje. (Burimi:gazetametropol.com)

21.12.2012...Paketa fiskale 2013, mazhoranca voton kundër propozimeve të PS-së. Bode: Nuk sjellin përmirësim.Janë afro 10 propozime, që prekin heqjen e taksës së akcizës për naftën në sektorin e bujqësisë, rishikimin e taksave për lëndët e para në këtë sektor, heqjen e TVSH-së për importin e makinerive dhe pajisjeve, aplikimin e taksës progresive për të ardhurat, apo uljen e TVSH-së për faturat e dritave, apo barnave...(Burimi:gazeta-shqip.com)

20.12.2012...OPINION. Sybi HIDA. Buxheti 2013, borxhi publik dhe opozita. Miratimi i buxhetit të vitit 2013 u shoqërua edhe me ndryshimin e ligjit të menaxhimit të financave publike, i cili hoqi kufizimin për nivelin e borxhit publik prej 60 përqindësh të ekonomisë. Për këtë arsye, debati mbi buxhetin e vitit 2013 është ndalur te kalimi i nivelit të borxhit publik...(Burimi: panorama.com.al)

20.12.2012...Paketa fiskale 2013, miratohet vetëm me votat e mazhorancës pas disa orësh debate.Opozita akuzoi qeverinë se paketa fiskale sjell përkeqësim të situatës së biznesit...(Burimi:balkanweb.com)

20.12.2012...Opozita akuza për Pr/ligjin për Akcizat, Bode: Dekurajuam kontrabandën dhe evazionin fiskal (Burimi: panorama.com.al)

19.12.2012...OPINION. Olsi JAUPLLARI. Borxhi publik dhe rritja ekonomike. Projektbuxheti i shtetit për vitin 2013 parashikon investime sa 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ky është një nivel kurajoz dhe ndihmon rritjen ekonomike...(Burimi:standard.al)

18.12.2012...OPINION. Mitro ÇELA. Ora e borxhit publik. Sipas mendimit tim, përballimi i krizës, veç të tjerash, kërkon që steka e borxhit publik të ngjitet në 65 për qind, duke pompuar ekonominë me 500 milionë dollarë më shumë. Me një kusht. Përdorimi i borxhit të bëhet në oponencë nga Banka e Shqipërisë dhe nën vëzhgimin e rreptë të opozitës. Pse?... (Burimi: panorama.com.al)

16.12.2012...OPINION. Selami XHEPA. Mëkati i borxheve dhe ndëshkimi i mëkatarëve. Një lexues i pasionuar i historisë së parasë dhe financave do të dallonte lehtësisht se nga këta 5000 vjet histori borxhesh, konkluzioni final, i gjithëpranueshëm dhe i pakundërshtueshëm, është: pa borxhe, historia ekonomike e botës zor se do të kishte njohur ndonjë hop nga stadi i saj i lashtësisë...(Burimi: panorama.com.al)

16.12.2012...Gjobat mbajnë buxhetin e shtetit.Në kohë krize, kur pesha e taksave konsiderohet barrë e rëndë për tu përballuar nga biznesi, mundësitë për evazion janë të shumta, sikurse në kushtet e pakësimit të të ardhurave, aplikimi i gjobave si masë kompensuese për arkën e shtetit, shihet nga qeveria mjet i nevojshëm...(Burimi:gazeta-shqip.com)

15.12.2012...Taksë 2 milionë lekë për çdo antenë për operatorët e telefonisë së lëvizshme. Pagesa do ti shkojë Bashkisë së Tiranës, deri tani kompanitë paguanin banorët e kateve të pesta...(Burimi:gazeta-shqip.com)

14.12.2012...OPINION. Anastas ANGJELI. Të përcaktojmë rrugën drejt rritjes ekonomike. Ndërsa fundi i krizës në eurozonë po jep shenjat e para pozitive, pas vendimit të djeshëm të Samitit të Ministrave të Financave të eurozonës për mbikëqyrjen bankare (Unioni Banka Europian) dhe akordimin e ndihmës për Greqinë, ekonomia shqiptare po përjeton thellë rënkimin ekonomik dhe prag-destabilizimin financiar të tij...(Burimi: panorama.com.al)

13.12.2012...OPINION. Daniela QIQI. Efektet e krizës financiare globale në Shqipëri. Remitancat kanë një efekt të lartë në luftën kundër varfërisë, si dhe në stimulimin e zhvillimit. Ato shërbejnë gjithashtu për të mbështetur financiarisht zhvillimin e rajoneve në gjithë territorin e Shqipërisë...(Burimi: panorama.com.al)

12.12.2012...OPINION. Klodian MUÇO. Problemet e borxhit publik në Shqipëri. Nga analiza vihet re që euroja është monedha kryesore në të cilën qeveria shqiptare aktualisht merr borxh të huaj, me rreth 59% të totalit të stokut të borxhit të huaj. Vihet re që BB është kreditorja kryesore e shtetit shqiptar...(Burimi: panorama.com.al)

10.12.2012...OPINION. Oltion RRUMBULLAKU. Dështimi i qeverisë në faktorin fiskal. Dje u miratua buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm buxhetor dhe kalendarik. Ky ishte një tjetër moment, ku vërehet qartazi që sektori publik në Shqipëri ka tashmë simptomat e një paralize të plotë prej tash më shumë se katër vitesh radhazi. Që në vitin 2009 e deri në vitin 2013 qeveria aktuale parashikon të kalojë nivelin e 400 miliardë lekë shpenzime buxhetore dhe nuk ia arrin dot...(Burimi: panorana.com.al)

10.12.2012...OPINION. Erion TELITI. Buxheti i krodhës apo i ëndrrës? Kush flet për dorë të shtrënguar në hartimin e buxhetit të shtetit për vitin 2013, ka plotësisht të drejtë. Rritja ekonomike është parashikuar katër për qind. Një shifër ëndrre. Asnjë nga vendet e rajonit nuk guxon të bëjë parashikime me rritje më shumë se 1 për qind...(Burimi:gazetametropol.com)

10.12.2012...OPINION. Eno BOZDO. Një borxh i zakonshëm për kohëra të jashtëzakonshme. Sa duhet të jetë borxhi publik i Shqipërisë? A rrezikojmë nëse ky borxh kalon nivelin e 60% të PBB? A mund të sigurohet një rritje ekonomike e qëndrueshme me një borxh që rritet? Deri në cilin nivel mund të tolerohet kjo dukuri? Cilët janë faktorët që duhen marrë parasysh në një analizë të tillë?...(Burimi: panorama.com.al)

09.12.2012...AL-Tax. Barra fiskale tregon si me te ngarkuar me taksa te paguara Tiranen dhe me te lehtesuar Kukesin. Studimi i qendres AL-Tax eshte nje krahasim analitik per cdo qender rrethi te Shqiperise...(Burimi:shqiptarja.com)

09.12.2012...Interviste nga Drejtoresha e AL-Tax. Studimi: Barra fiskale rendon shtresën e mesme dhe të ulët. Taksimi më i lartë për produktet e konsumit dhe të ardhurat personale. Tirana, me taksa mbytëse, Kukësi, më të ulëtat...(Burimi:shekulli.com.al)

09.12.2012...Taksapaguesit e Tiranës dhe Durrësit, më të rregulltit në raport me popullsinë dhe PBB-në.Taksat janë njolloj për të gjithë, duhen paguar, sikurse e thotë ligji, por pesha kryesore bie mbi disa, kurse të tjerë janë më të lehtësuar sqaron studimi i AL-Tax..(Burimi:gazeta-shqip.com)

09.12.2012...Studim. AL-Tax publikon statistikat për të zgjeruar debatin e politikave publike në raport me transparencën...(Burimi:standard.al)

08.12.2012...Buxheti i vitit 2013 parashikon rritje të ardhurash me 20 miliardë lekë (360 miliardë lekë), rritje të shpenzimeve me 30 miliardë lekë (buxheti 409 miliardë lekë) dhe rritje të borxhit me 70 miliardë lekë (totali 895 miliardë lekë)...(Burimi:gazeta-shqip.com)

07.12.2012...Interviste me zj.Ermelinda MEKSI. Heqja e tavanit të borxhit kërkon rregull të ri fiskal.Ky buxhet karakterizohet nga rritja e shpejtë e shpenzimeve për pagesën e interesave dhe principalit të borxhit...(Burimi:shekulli.com.al)

06.12.2012...Administrata tatimore, në zbatim të planit strategjik të saj dhe të Strategjisë së Përmbushjes Vullnetare 2012-2015, e shikon bashkëpunimin me grupet e interesit dhe të shoqatave të biznesit si një element të rëndësishëm në realizimin e misionit dhe qëllimeve të saj strategjike...(Burimi:standard.al)

05.12.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Reforma sociale dhe skema e kontributeve. Krijimi i skemës së sigurt të investimit të fondeve të kontributeve në sektorë dhe industri fitimprurëse, si dhe menaxhimi i fondeve të kontribuara nga vetë kontribuuesi (dhe jo shteti në masën 100% si ndodh në Shqipëri) do të përbënte një rimodelim të tregut financiar dhe një rritje të kërkesës së vetë këtij tregu për tu formalizuar dhe globalizuar. Po të mbështetemi mbi këto përvoja të shteteve më të zhvilluara mund të gjejmë skema dhe mundësi për ti përshtatur këto përvoja të mira...(Burimi:gazeta-shqip.com)

05.12.2012...OPINION. Roland SUBASHI. Sfida për parandalimin e pastrimit të parave. Në sfidën për parandalimin e pastrimit të parave, një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat institucionet financiare ballafaqohen sot është identifikimi i klientit dhe burimi i tyre i të ardhurave. Në këtë drejtim, është shumë i rëndësishëm identifikimi i pronarit përfitues, i cili është pjesë përbërëse e identifikimit të klientit...(Burimi: panorama.com.al)

05.12.2012...Doganat jane nje sektor, i cili i ka sjelle buxhetit te shtetit te ardhura gjithnje e ne rritje, nga viti ne vit. Nje fakt i tille rezulton pas nje krahasimi te te dhenave respektive, bazuar ne 10-mujoret perkates te cdo viti. Keshtu, referuar te dhenave me te fundit, qe ka publikuar Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, rezulton se gjate periudhes janar-tetor te ketij viti, buxhetit te shtetit i jane arketuar plot 12.369 milione leke nga te ardhurat doganore ne teresi...(Burimi:kohajone.com)

05.12.2012...Procedurat për të filluar një biznes të ri, nga regjistrimi te pagesa e kontributeve. Përveç këshillave duhen ndjekur rregullisht të gjitha procedurat që duhen për të hapur një biznes të ri. Një fushë e rëndësishme janë edhe sigurimet shoqërore që duhen paguar në kohë dhe pa vonesa. Çdokush duhet të ketë parasysh se ka gjoba për mospagesën e sigurimeve shoqërore që arrijnë deri në mbyllje të aktivitetit...(Burimi:standard.al)

04.12.2012...OPINION. Ylber BEZO. Auditimet ligjore si nevojë dhe shërbim i interesit publik. Organizatat tona profesionale me bazë kontabilitetin janë pjesë përbërëse e arkitekturës financiare të shtetit shqiptar. Forcimi i kësaj arkitekture nëpërmjet forcimit të ligjit, zbatimit të standardeve dhe rritjes së kapaciteteve profesionale çon patjetër në përmirësimin e raportimit financiar, të transparencës publike, të qeverisjes së kompanive dhe në finale në përmirësimin e klimës për investime të reja, në shëndoshjen e shtetit dhe mbrojtjen nga fenomenet e informalitetit dhe evazionit fiskal...(Burimi:gazetametropol.com)

03.12.2012...Ndryshe nga opozita, biznesi është pro rritjes së borxhit, duke e parë në interes të vet, se shpenzimet e larta do ta ndihmojnë për të pasur në dispozicion më shumë likuiditete...(Burimi:gazeta-shqip.com)

02.12.2012...OPINION. Sulo HADERI. Stabiliteti i financave publike dhe rritja ekonomike. Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2012 është zhvilluar në kushtet kur ekonomia botërore përballet me presionet dhe efektet e krizës ekonomike financiare dhe të krizës së borxhit, e shtrirë më shumë nga vendet e zhvilluara, e cila ka ndikuar negativisht në performancën ekonomike të tyre duke ulur më tej ritmet e rritjes...(Burimi: panorama.com.al)

01.12.2012...HISTORI. AL-Tax. Historia e tatimeve shqiptare ne 100 vite (1912-2012). Historik dhe karakteristika te sistemeve tatimore...(Burimi:monitor.al)

01.12.2012...KLSH. Dështon mbledhja e akcizës.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar evazion në të ardhurat nga akciza. Paratë e munguara në arkën e buxhetit të shtetit janë rrjedhojë e punës së dobët të tre ministrive, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Bujqësisë...(Burimi:shekulli.com.al)

27.11.2012...Financat në alarm: Na mungojnë në arkë 18.6 miliardë lekë. Thellohet deficiti, mungesa e të ardhurave mbulohet me rritjen e borxhit. Buxheti 2013 parashikon rritje të të ardhurave...(Burimi:shekulli.com.al)

26.11.2012...OPINION. Blendi HASANI. Coca Cola, magjia e një pijeje joalkoolike që deh shtetin prej vitesh. Prej vitesh tashmë, kompania që prodhon ambalazhon Coca Cola-n në Shqipëri deklaron humbje apo fitime qesharake. Si ka mundësi që pija magjike, e cila ka bërë për vete gjithë botën, të mos ketë sukses në vendin tonë?...(Burimi:standard.al)

25.11.2012...Evazioni, Rushaj: Kontabilistet kujdes kur bejne bilancet. Nese duam qe te ulet niveli i evazionit fiskal ne vend, atehere duhet patjeter qe te sigurohet nje bashkepunim sa me i larte i autoriteteve financiare dhe kategorise se kontabilisteve.

23.11.2012...OPINION. Hysen ÇELA. Auditimi, instrument për minimizimin e riskut në biznes. Kriza globale financiare, e cila nisi si kriza e korporatave, e pasuar me vonë nga kriza e bankave, për të vijuar me krizën e borxheve sovrane të shteteve, ndonëse ende nuk është analizuar plotësisht përsa u përket shkaqeve, nuk i ka lënë të pafajësuar as audituesit...(Burimi: panorama.com.al)

22.11.2012...Ndryshon ligji organik për buxhetin, hiqet kufiri 60 % i borxhit. Projektbuxheti i shtetit pritet të nisë diskutimet që nesër në Komisionet Parlamentare. Konkretisht nesër ai do të prezantohet në Komisionin e Ekonomisë për të mbërritur për diskutim në parim në seancë plenare në datë 7 dhjetor 2012...(Burimi:balkanweb.com)

21.11.2012...Buxheti i shtetit ndan fondet për bashkitë e qarqet. Në buxhetin e shtetit për vitin 2013 Bashkia e Tiranës do të marrë mbështetjen më të madhe me fondet e pakushtëzuara prej qeverisë. Ndërkohë pas saj do të jetë Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Ekspertët shrpehen se kjo ndarje është respektuar dhe më parë kjo si mbi bazë të projekteve që kanë paraqitur bashkitë dhe komunat përkatëse, por dhe mbi bazë të volumit që secila prej tyre ka.

21.11.2012...Buxheti i shtetit ndan fondet për bashkitë e qarqet. Në buxhetin e shtetit për vitin 2013 Bashkia e Tiranës do të marrë mbështetjen më të madhe me fondet e pakushtëzuara prej qeverisë. Ndërkohë pas saj do të jetë Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Ekspertët shrpehen se kjo ndarje është respektuar dhe më parë kjo si mbi bazë të projekteve që kanë paraqitur bashkitë dhe komunat përkatëse, por dhe mbi bazë të volumit që secila prej tyre ka.

19.11.2012...OPINION. Artan HOXHA. Dy zgjidhje të kundërta për të njëjtin qëllim. Tezat Basha u rideklaruan në një kohë kur është ndezur debati politik, nxitur nga deklarimet e Edi Ramës për heqjen e taksës së biznesit të vogël taksë kjo e përcaktuar si vendore nga legjislacioni në fuqi deklarim ky në kuadrin e ideve të reja socialiste për sistemin progresiv të taksimit të cilave, maxhoranca, lidhur me taksat vendore, u është përgjigjur që taksat smund e sduhet të zerohen apo se Edi Rama, kur ishte kryetar...(Burimi: panorama.com.al)

19.11.2012...OPINION. Anastas ANGJELI. Tatimi progresiv 500 vjet para Marksit. Argumentet e mëposhtme janë te bazuara në fakte historike dhe shkencore, të cilat e rrëzojnë pretendimin e mjegullt mbi marksizmin e taksimit progresiv. ARGUMENTI I PARË: Po ti referohemi historisë ekonomike dhe tatimore dhe studiuesve të këtyre politikave, para lindjes së marksizmit, është e qartë se në përgjithësi politika tatimore dhe llojet e ndryshme të tatimeve (dhe vetë financat) kanë lindur njëherësh me lindjen e shtetit...(Burimi: panorama.com.al)

18.11.2012...OPINION. Genc DRINI. Kosova dhe modeli i Dy Gjermanive. Thelbi i mitit të modelit të dy Gjermanive kuptohet qartë se është skema apo rruga e përbashkët e zgjedhur nga një komb i ndarë dhunshëm në dy shtete, për të arritur bashkimin në një shtet, në Gjermaninë...(Burimi:gazetametropol.com)

16.11.2012...OPINION. Vladimir MICI. Industria e naftës dhe ekuilibri i sistemit tatimor. Aplikimi i iniciativave që shteti ka lidhur me çdo kompani të veçantë, kanë bërë që edhe efektet negative tatimore të ulen. Por, nga ana tjetër, kompania shtetërore Albpetrol vuan sistemin tatimor në të gjithë gjerësinë e vet, duke qenë shpeshherë në pamundësinë e financimit të pjesës së saj të operacioneve, që detyrojnë marrëveshjet MOP... (Burimi: panorama.com.al)

15.11.2012...KOSOVE. Ky është një buxhet i progresit dhe zhvillimit, i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, buxhet i mundësive të reja për konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës, por edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit...(Burimi:albeu.com)

14.11.2012...OPINION. Artur PAPAJANI. Qytetaria fiskale, sikur e kemi harruar. Herë pas here, në mjedisin tonë shoqëror, mbi të gjitha, debatohet mbi natyrën e ekonomisë së sotme, dallimin e saj nga ajo e çerekshekulli më parë. Tone të ashpra apo të qeta sipas natyrës e prejardhjes së aktorëve pjesëmarrës pushtojnë pothuaj çdo natë ekranet e median e shkruar...(Burimi: panorama.com.al)

12.11.2012...OPINION. Genc KONDI. A do të na çojë borxhi në recesion? Borxhi publik i ka kaluar caqet e lejuara ligjërisht dhe përfaqësues të ndryshëm të qeverisë apo maxhorancës po kërkojnë me zell gjethen e fikut për të justifikuar shkeljen e ligjit. Po të marrim për bazë shifrat e ofruara aktualisht nga Ministria e Financave për periudhën janar-shtator 2012, është më se e qartë se raportimi i një borxhi publik më poshtë se 60-përqindëshi vështirë se i qëndron logjikës...(Burimi: panorama.com.al) Burimi:

09.11.2012...OPINION. Emilio ÇIKA. Efektet dramatike të krizës financiare dhe roli i shtetit. Impakti i krizës globale, sigurisht, ka lënë gjurmët e saj në ekonominë e brishtë dhe më se modeste të vendit tonë. Ekonomia shqiptare është e lidhur ngushtë me ekonominë e rajonit, dhe kryesisht me dy partnerët e saj strategjikë, si Greqia dhe Italia...(Burimi: panorama.com.al)

08.11.2012...OPINION. Nikolin JAKA. Biznesi kërkon më shumë mbështetje e liri. Dhoma përshëndet dhe nxit çdo qeverisje të vijojë më me intensitet procesin e privatizimit dhe të dhënies se koncesioneve në fushën e energjetikës, si një mundësi prioritare investimi dhe zhvillimi për biznesin, në funksion të ristrukturimit të mëtejshëm të ekonomisë...(Burimi: panorama.com.al)

08.11.2012...Fasonët kundër 5-fishimit të gjobës për mosdeklarimin e punonjësve. Sipas tyre ky ndryshim që kërkohet në ligjin për procedurat tatimore, nuk do të ulë evazionin, por do të shtojë subjektivizmin dhe do të prishë konkurrencën në treg...(Burimi:balkanweb.com)

07.11.2012...OPINION. Adrian CIVICI. Borxhi, jo zgjidhje të lehta, apo një borxh të ri.Rreziku nga borxhi publik, evident. Analizat dhe zgjidhjet të jenë sa më teknike e profesionale, jo politike Euforia në parashikimin e të ardhurat vitit 2012, ja ku gaboi qeveria me tatimet. Taksa e sheshtë, e mirë edhe për tre vjetë...(Burimi:shekulli.com.al)

07.11.2012...OPINION. Rexhep MEIDANI. Na duhet një buxhet konservator. jë vend me deficit të lartë buxhetor apo borxh të lartë publik ka vështirësi të konsiderueshme në gjetjen e parave për të përballuar shpenzimet. Shembulli i Greqisë është më se evident në sytë e shqiptarëve. Por, për të bindur lexuesin, po e fillojë me disa komente mbi deficitin dhe borxhin (që në vetvete është akumulimi në vite i deficiteve vjetore)...(Burimi: panorama.com.al)

06.11.2012...OPINION. Eno BOZDO. Qeverisja dhe politikat tona pro shtresës së mesme. Në Shqipëri, në intervalin kohor 2006-2012, PBB është rritur me afro 33%, ndërsa po në të njëjtin interval kohor, paga mesatare për sektorin publik është rritur nga 19 mijë lekë në muaj për vitin 2005, në 44 mijë lekë në muaj në vitin 2012; për sektorin privat, nga 26 mijë lekë në muaj në vitin 2005, u rrit në 47 mijë lekë në muaj për vitin 2012...(Burimi: panorama.com.al)

04.11.2012... Bashkimi Europian ne Shqiperi. BE: Taksat online, më pak kosto e korrupsion (Burimi: panorama.com.al)

04.11.2012...OPINION. Anastas ANGJELI. Shqipëria dhe kriza, çfarë vjen pas? Çfarë ekonomie do të zhvillojmë? Si do ti identifikojmë mundësitë e rritjes së mëtejshme ekonomike? Në cilat drejtime, sektorë, produkte do të orientohet zhvillimi i ardhshëm ekonomik i vendit në 10-15 vitet që vijnë? A duhet që vetëm në emër të rritjes ekonomike të lihen pas dore të drejtat sociale të qytetarëve?...(Burimi: panorama.com.al)

03.11.2012...INSTAT: Aktiviteti ekonomik ne rritje, sektoret shtojne xhiron. Aktiviteti ekonomik ne vend, ka njohur se fundmi nje trend rrites te treguesve te tij ne teresi. Kjo dukuri bie ne sy permes analizes se statistikave afatshkurtra per tremujorin e trete te ketij viti, publikuar nga Instituti i Statistikave...(Burimi:kohajone.com)

29.10.2012...Qeveria subvencionon mbjelljen e ullirit, ndërkohë që lejon që në vend të importohen ullinj nga vendet fqinje pa asnjë taksë, duke sjellë që fermerët shqiptarë të jenë në prag falimentimi. Situata është alarmante...(Burimi:gazeta-shqip.com)

28.10.2012...Qeveria shkurton shpërblimet te privati. Nuk do të njihen si shpenzime të zbritshme. Rishikohen tarifat doganore, gjobat dhe procedurat...(Burimi:gazeta-shqip.com)

27.10.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Per nje sistem administrimi fiskal eficient. Për të ditur shpërndarjen e barrës, duhet të merret në analizë struktura e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Pyetja shtrohet se cili ka qenë guri i themelit për të ardhurat fiskale...(Burimi:monitor.al)

27.10.2012...Biznesi i vogël, nga bashkitë shkon te tatimet.Kryeministri Berisha plotëson kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që taksa e biznesit të vogël, në masën 1.5 për qind, të mos mblidhte më nga njësitë vendore, por nga administrata tatimore, kurse kjo e fundit do të mbajë një fee prej 3 për qind...(Burimi:gazeta-shqip.com)

26.10.2012...Analiza e Bankës Botërore: Keni sistemin më të vështirë tatimor në botë. Renditemi të fundit.Shqipëria mund të krenohet për sistemin e taksës së sheshtë, prej 10 përqindësh, duke e veçuar nga vendet e tjera, por procedurat shtesë për pagesat dhe kostot e fshehura na rendisin te vendet më problematike për biznesin...(Burimi:gazeta-shqip.com)

25.10.2012...INSTAT: Bie me 17% importi i makinerive dhe pajisjeve. Shanset, te heqja e TVSH-së.Bizneset gjithnjë e më shumë po marrin kredi për qarkullim paraje, pra për likuiditet të nevojshëm...(Burimi:gazeta-shqip.com)

24.10.2012...Raporti Doing Business 2013 na zbret 3 vende. Mirë fqinjët, keq me taksat. Klima e të bërit biznes në Shqipëri ka ardhur duke u përkeqësuar. Pavarësisht tentativave të qeverisë për të rregulluar disa procedura, siç ishte heqja e pagës referencë, lehtësitë në aplikimin te QKR, afatet për lejet e ndërtimit apo reduktimi i inspektorateve, sërish ekspertët e huaj të Bankës Botërore...(Burimi:gazeta-shqip.com)

24.10.2012...OPINION. Anastas ANGJELI. Të mos asfiksohet liria ekonomike. Dje dolën rezultatet e vlerësimit sipas raportit të përvitshëm të Bankës Botërore Doing Business, i cili i klasifikon vendet sipas 10 treguesve kryesorë që konsiderojnë rregulloret e vendosura nga qeveritë që ndihmojnë apo pengojnë bërjen e biznesit në një vend...(Burimi: panorama.com.al)

22.10.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. TVSH-TAP: A MUNDET SISTEMI FISKAL TË PRANOJË ULJE (HEQJE) TATIMESH? Është e rëndësishme të përmend, që të ardhurat buxhetore për këto 20 vite janë bazuar te tatimet mbi konsumin. Ka një mendim të përbashkët se një tatim është i mirë kur ai mbulon një numër sa më të gjerë tatimpaguesish dhe aktivitetesh apo thënë ndryshe është një piramidë me bazë sa më të gjerë. TVSH dhe TAP kanë të nevojshme të vazhdojnë të administrohen fuqishëm, duke rritur përdorimin e kapaciteteve në dispozicion dhe luftuar sëmundjen që po zhvillohet: korrupsionin...(Burimi:gazeta-shqip.com)

22.10.2012...MAQEDONI. Në Parlament sot do të mbajnë mbledhje Komisionet juridiko-ligjvënës, për financim dhe buxhet, për shëndetësi, për çështje ekonomike dhe për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive...(Burimi:albeu.com)

19.10.2012...KLSH: Rritet borxhi tatimor, arrin 64.5 miliard lekë. Kriza që po kalojnë bizneset po reflektohet edhe me mospagim të taksave dhe tatimeve prej tyre. Borxhi tatimor arriti në fund të vitit 2011, vlerën e 64.5 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej rreth 6.1 miliardë lekë kundrejt një viti me parë...(Burimi:balkanweb.com)

18.10.2012...OPINION. Nezir HALDEDA. Konsolidim vs Stimulus. Ekonomia jonë është një ekonomi e hapur dhe tashmë çdokush është i bindur se ajo është pjesë e ekonomisë globale, si për nga shkëmbimet tregtare, prezenca e kapitalit të huaj, e plot të dhëna të tjera. Ndërkohë ne kemi një ekonomi pothuajse tërësisht të privatizuar, me kuadër rregullator e fiskal shumë fleksibël dhe atraktiv...(Burimi: panorama.com.al)

17.10.2012...OPINION. Anasatas ANGJELI. Praktika e projektimit të tregut, NOBEL në Ekonomi. Dy laureatët e çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2012 u nderuan për punën e tyre shkencore në lidhje me hartimin e tregjeve dhe teorinë e përputhshmërisë (matching theory). Kjo teori ka të bëjë me mënyrën se si individët dhe kompanitë gjejnë dhe përzgjedhin njëra-tjetrën dhe teoria mund të aplikohet në fusha të gjera, që nga martesa, deri te zgjedhja e shkollës së lartë dhe dhurimi i organeve, duke u shndërruar në një model aplikimi në tregjet...(Burimi: panorama.com.al)

16.10.2012...OPINION. Bujar LESKAJ. Niveli i borxhit publik dhe Kushtetuta. A është borxhi publik epiqendra e rënies ekonomike së këtyre vendeve, apo thjesht një amplifikator i krizës? Kjo pyetje e vetme ia vlen një analizë të thellë dhe të detajuar. Borxhi publik përkufizohet si borxhi i emetuar nga qeveria qendrore (megjithëse në mjaft raste këtu futet edhe borxhi i organeve vendore)...(Burimi: panorama.com.al)

15.10.2012...FMN: Hiqni referencat për shitjen e pronave. Rekomandimi për qeverinë, për tregun e shitjes së trojeve e apartamenteve. Çmimin duhet ta vendosë tregu, jo i paracaktuar. (Burimi: panorama.com.al)

12.10.2012...Lojërat e fatit, taksat sipas zonës dhe m2. Këshilli bashkiak vendosi taksën e përkohshme për të gjitha subjektet e lojërave të fatit. Sipas kreut të bashkisë, Lulzim Basha, në rast se do të ketë rezistencë për të mos e paguar këtë taksë dhe në rast se do të rezultojë se këto subjekte nuk e kanë shlyer, atëherë ata do të gjobiten me 10-fishin e gjobës...(Burimi:gazeta-shqip.com)

09.10.2012...Buxheti faktik 2011, debate për kufirin e borxhit. KLSH kërkon limitimin në 60% të produktit të brendshëm. Borxhi publik u mbajt nën nivelin 60 përqind duke arritu nivelin 59.4 përqind. Deficiti fiskal u ul në krahasim me një vit më parë duke zbritur në 3.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto...(Burimi:gazetametropol.com)

08.10.2012...FMN thotë se qeveria duhet të lejojë forcat e tregut të korrektojnë çmimet e banesave përmes masave të tilla si heqja e çmimeve dysheme, si pjesë e masave për të lehtësuar krizën ekonomike në Shqipëri...(Burimi:gazeta-shqip.com)

04.10.2012... Referencat, biznesi me doganat: Paguajmë dyfish. Biznesi është ankuar për çmimet referencë që Drejtoria e Përgji-thshme e Doganave zbaton ndaj tij. (Burimi: panorama.com.al)

03.10.2012...Në Fletoren e djeshme Zyrtare qeveria ka publikuar një ndryshim të bërë në Ligjin për Taksat Kombëtare, të cilave u është shtuar Taksa e ambalazheve njëpërdorimëshe të plastikës dhe të qelqit. Taksa e ambalazheve njëpërdorimëshe të plastikës caktohet në masën 100 lekë/kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas...(Burimi:balkanweb.com)

01.10.2012...Duke filluar që sot akciza nuk do të administrohet më nga tatimet por nga doganat. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, duke komentuar hyrjen në fuqi të ligjit të ri argumentojnë se ai do të sjellë disa lehtësi për sipërmarrjen private...(Burimi:balkanweb.com)

01.10.2012...OPINION. Arben MALAJ. Paguajnë më pak, sepse janë varfëruar më shumë. Vizioni i qeverisë sonë për luftën kundër varfërisë mbështetet kryesisht te ndërtimi i rrugëve. Është e vërtetë që edhe rrugët kanë rëndësi për luftën kundër varfërisë, por nuk janë ato faktori përcaktues. Ndërtimi i rrugëve dhe braktisja e mbështetjes së arsimit dhe shëndetit nuk është ndonjë strategji e mençur zhvillimi, ndoshta është strategji e mençur për të vjedhur...(Burimi: panorama.com.al)

25.09.2012...Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot që biznesi i vogël ndodhet në krizë dramatike sepse në 7 vjet qeveria nuk realizoi asnjë projekt për ta shpëtuar...(Burimi:balkanweb.com)

24.09.2012...OPINION. Eno BOZDO. Shtatë pyetje dhe përgjigje për Albpetrolin. Pse privatizohet Albpetroli? A nuk mund të operojë ajo si një shoqëri shtetërore? Sigurisht që Albpetroli mund të operojë si një shoqëri shtetërore, dhe nuk do të ishte as e para dhe as e fundit. Por duhet pasur parasysh që kjo kompani ka mision kryesor zbulimin, nxjerrjen dhe përpunimin e pasurisë nëntokësore, vënien në eficiencë të saj dhe realizimin e një fitimi ekonomik sa më të lartë...(Burimi: panorama.com.al)

21.09.2012...Çfarë do të bënte Partia Socialiste për uljen e borxhit, në rast se do të ishte në pushtet? Pse PS-ja mendon se borxhi i lartë rrezikon ekonominë e vendit? Cili do të ishte plani për rritjen e të ardhurave dhe çfarë synohet me vendosjen e taksës progresive?

17.09.2012...OPINION. Eno BOZDO. Taksa zero: metamorfozë apo diletantizëm? Premtimi i z. Rama për eliminimin e kësaj takse do të thotë që ai do ta përjashtojë këtë kategori nga sistemi tatimor, pra ai do të vendosë një regjim tatimi 0% mbi fitimin të kësaj kategorie. Ky qëndrim shkon plotësisht kundër frymës dhe filozofisë së reformës së thelle fiskale të ndërmarrë në vitet e fundit: futjes në sistem të çdo biznesi dhe individi (nga shtatori i këtij viti), për të luftuar evazionin fiskal dhe për të mundësuar rritjen e të ardhurave tatimore...(Burimi: panorama.com.al)

16.09.2012...Gjoba 30 milionë euro nga Tatimet fundos Cez Shpërndarje.Për shkak të mosfaturimit të një pjese të energjisë elektrike, që CEZ e konsideron të humbur dhe nuk është e logjikshme të llogaritet, Tatimet kanë dalë me konkluzionin se shoqëria duhet të paguajë shtesë 4 miliardë lekë (30 milionë euro) nga TVSH-ja...(Burimi:gazeta-shqip.com)

15.09.2012...OPINION. Arben MALAJ. Papunësia, pabarazia dhe taksat. Politikat fiskale mund të influencojnë tregun e punës nëpërmjet dy kanaleve: taksave dhe përfitimeve sociale. Politika e taksave pas viteve 80 ka ndryshuar ndjeshëm. Ato analizohen edhe në këndvështrimin se cila prej tyre e ndikon pozitivisht apo negativisht rritjen ekonomike. Duke u përqendruar te taksat, debati bëhet më konkret dhe ndoshta edhe më i prekshëm: Cilat janë disa nga zhvillimet e fundit në politikat e taksave dhe si mund të përdoren ato për të nxitur punësimin dhe për të ulur pabarazinë?...(Burimi: panorama.com.al)

14.09.2012...Ministria e Financave ka kujtuar të gjithë individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë që brenda shtatorit duhet të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave. Apeli i fundit, Financat: Deklaroni të ardhurat personale...(Burimi:gazetametropol.com)

06.09.2012...Kontrolli periodik, një herë në vit, por tarifa nuk ndryshon.Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, u miratua një ndryshim në vendimin për kasat fiskale, i cili tenton të ulë koston që paguan çdo biznes për mirëmbajtjen e pajisjes fiskale, nga 9400 lekë që është paguar deri tani, në 4000 lekë. Gjithashtu, sipas këtij vendimi, biznesit do ti kërkohet certifikimi i funksionimit të kasës vetëm një herë në vit, pra çdo 12 muaj dhe jo çdo 6 muaj, siç i kërkohej deri tani...(Burimi:gazeta-shqip.com)

31.08.2012...Bashkia e Tiranes. Taksë e re për lojrat e fatit në qendër te qytetit dhe që nuk do të pranojnë të zhvendosin aktivitetin e tyre vullnetarisht në një zonë pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë...(Burimi:gazeta-shqip.com)

26.08.2012...OPINION. Anastas ANGJELI. Arsimi i lartë dhe politika fiskale. Ka dalë nevoja e rregullimeve të qarta të funksionimit të këtij tregu, përmes një konkurrence të ndershme dhe të drejtë, ndërtimin e politikave fiskale të qarta dhe mbështetëse për këtë lloj tregu dhe, për më tepër, zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal për arsimin...(Burimi: panorama.com.al)

25.08.2012...OPINION. Rexhep MEIDANI. Duhet një rritje ekonomike mbi 5-6%. Vlen të konsiderohen katër mundësi (rrugë) ose instrumente për kapërcimin e vështirësive aktuale të deficitit dhe borxhit. E para është rritja ekonomike...(Burimi: panorama.com.al)

22.08.2012...OPINION. Arben MALAJ. Dështime që qeveria nuk mund ti fshehë gjatë. Qeveria nuk përgatit buxhet në përputhje me gjendjen dhe sfidat e vendit, por thjesht buxhete elektorale duke i fshehur përkeqësimet në treguesit më domethënës të ekonomisë shqiptare siç janë ulja e rritjes ekonomike, rritja e papunësisë dhe kredive të këqija, rritja e deficitit dhe borxhit publik. Kjo situatë ekonomike e rrezikon më shumë stabilitetin e financave publike dhe i bën më të vështira sfidat e vendit...(Burimi: panorama.com.al)

20.08.2012...Qeveria: Ja sa i rritëm pagat, PS: Dyfishuat cmimet dhe ndryshuat taksat.Partia Socialiste ka reaguar përmes sekretari për programin, Ilir Beqaj, duke akuzuar qeverine se firmosi rritjen e pagave më vonë, duke vënë në dukje se pagat nuk mjaftojnë për të përballuar cmimet 2 herë më të larta se në vitin 2005...(Burimi:balkanweb.com)

15.08.2012...Hyn në fuqi ligji për deklarimin e të ardhurave prsonale. Ditën e djeshme janë botuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet e ligjit Për tatimin mbi të ardhurat, të cilat parashikojnë nënshkrimin e deklaratave personale në vit nga rreth 360 mijë individë, të cilët nga muaji shtator do të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2012. Rreth 360 mijë qytetarët preken nga ndryshimet e reja të ligjit...(Burimi:gazetametropol.com)

06.08.2012...OPINION. Leonard BODURI. Turizmi dhe TVSH-ja e shkallëzuar. Ndërkohë që investimet në infrastrukturë po bëhen përherë dhe më të shtrenjta, pa i hyrë analizës se përse, mund të themi se ka mundësi të tjera me kosto të ulët apo afër zeros që mund të ofrojë një ndihmë të madhe për turizmin shqiptar...(Burimi:gazeta-shqip.com)

05.08.2012...Kriza te biznesi po fut në vështirësi qeverinë në prag fushate.Të gjitha taksat me rënie, ritmi më i ulët nga 2002-shi.Nuk është vetëm çështje e krizës, por edhe e administrimit...(Burimi:gazeta-shqip.com)

31.07.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ/Besnik NUREDINI...Modeli i parajsës tatimore për Shqipërinë. Zbatimi i legjislacionit tatimor të diferencuar për zona të ndryshme dhe favorizimet fiskale që përdoren në to, është i njohur jo vetëm për studiuesit e ekonomisë... (Burimi: panorama.com.al)

27.07.2012...Ndryshe nga sa thonë raportet e qeverisë, por edhe të disa institucioneve ndërkombëtare se gjoja klima e biznesit në vend është pozitive, të dhënat tregojnë të kundërtën. Në jo pak herë sipërmarrja private, me anë të shoqatave, është ankuar për barrë të rëndë fiskale, sidomos pas vitit 2009...(Burimi:gazeta-shqip.com)

13.07.2012...FJALIM. Ardian FULLANI. Ekonomia e Shqipërisë gjendet në situatën më të vështirë që nga viti 2008. Për analogji do të doja të përdorja titullin e filmit të paharrueshëm Armiku tek Porta, për të përshkruar situatën e rënduar në rajonin tonë, e veçanërisht në Shqipëri, si rezultat i gjendjes së vështirë ekonomike të fqinjit tonë jugor, Greqisë, si dhe të situatës në Itali dhe në pjesën tjetër të Evropës. Rreth 80% e shkëmbimeve tona tregtare dhe financiare kryhen me këto vende,-shtoi ai...(Burimi:gazetametropol.com)

12.07.2012...OPINION. Nezir HALDEDA. Investimet në titujt shtetërorë. Ka shumë rëndësi të qartësohet që investimi në asete financiare është po aq i rëndësishëm dhe në shumë raste me kthyeshmëri më të lartë se sa investimi në asete fizike, shtuar këtu faktin që risku është zero. Një suport dhe komunikim i vazhdueshëm e i shtuar duhet të bëhet pjesë e komunikimit të vazhdueshëm me tregun dhe gjithë aktorët, ku pa dyshim individët janë shumë të rëndësishëm...(Burimi: panorama.com.al)

06.07.2012...OPINION. Hamdi JUPE. Luftë e ftohtë ekonomike ShqipëriKosovë. Kjo luftë e ftohtë po shfaqet me veprime bllokuese të tregtisë së njërës palë kundër palës tjetër, më saktë, me vendime që e pengojnë zhvillimin e tregtisë së lirë mes dy vendeve. Sloganet patriotike për vëllazërinë nuk mungojnë nga qarqet e larta...(Burimi: panorama.com.al)

05.07.2012...Afati për deklarimin elektronik të listëpagesave të bizneseve pritet të shtyhet edhe për disa muaj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave, ku i kërkon shtyrje të afatit, i cili ishte vendosur deri në datën 20 korrik. Rreth 120 mijë subjekte do përfitojnë nga ky shërbim i ri...(Burimi:gazetametropol.com)

01.07.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. A KA AFTËSI QEVERIA PËR TË NDIHMUAR SHUMICËN E POPULLSISË? Por duhet të kuptohet se tatimi mbi të ardhurat, i sheshtë apo me shkallë, nuk mund të jetë plotësisht i drejtë. Me fjalë të tjera, ai nuk mund ta përmbushë në mënyrë të plotë misionin e tij. Është sistemi ai që duhet të përmbushë objektivat politikë, ku tatimet dhe taksat që përfshihen në të përmbajnë gjithë përbërësit për të arritur barazinë e ekuacionit fiskal: të mira dhe shërbime publike = barrë fiskale/ n tatimpagues...(Burimi:gazeta-shqip.com)

29.06.2012...Miratohet ligji për tatimin e të ardhurave. Ligji miratohet unanimisht nga të gjitha palët në Parlament. Projketligjit Për tatimin e të ardhurave iu bë një ndryshim dje në seancën plenare në Parlament, i cili konsiston në rritjen e likuiditetit të bizneseve duke mos e detyruar më atë që të kryej çdo muaj pagesën e kësaj takse, por totali i taksës do të paguhet në 5 këste...(Burimi:gazetametropol.com)

26.06.2012...Qeveria tërhiqet nga ligji i akcizave. Ndryshimet e bëra në projektligj plotësojnë kërkesat e bizneset. Ato nuk janë më të detyruar që të bëjnë para pagesën e akcizës nëpërmjet pullës fiskale, por pagimimi i saj do tëbëhet pasi produkti të jetë hedhur në treg...(Burimi:gazetametropol.com)

26.06.2012...Rritet paga minimale dhe taksa, vendimi hyn në fuqi më 1 janar 2013. Këshilli Kombëtar i Punës merr vendimin për rritjen e pagës minimale me 5 për qind. Rrjedhimisht në rritje do të përfshihet edhe rritja e taksës...(Burimi:gazeta-shqip.com)

25.06.2012...OPINION. Agim KUKELI. Mbi deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë të parametrave mesatarë (konservatorë) të rritjes ekonomike, inflacionit dhe deficitit buxhetor, rezulton se borxhi publik prej 70% të PPB është i qëndrueshëm nga pikëpamja ekonomike edhe në kushtet e një deficiti buxhetor prej 3.5% (pra, 0.5 % më të lartë se minimumi i rregullit të konvergjencës fiskale) dhe të rritjes mesatare nominale vjetore prej 5-6 %...(Burimi: panorama.com.al)

22.07.2012...OPINION. Kosta BARJABA. Milingonat dhe elefanti, rritja e pensioneve dhe e çmimeve. Ditët e fundit qeveria po i bën një jehonë të pazakontë një fakti të zakonshëm: rritjes rutinë të pagave dhe pensioneve çdo 1 korrik. Por, qeveria nuk thotë dy gjëra. E para, cilët janë përfituesit nga rritja e pagave; dhe e dyta, cili është ndikimi real i rritjes së pensioneve në fuqinë blerëse dhe cilësinë e jetës së pensionistëve...(Burimi: panorama.com.al)

22.06.2012...Shënojnë rritje pensionet private. për pensionet private vullnetare po rriten ndonëse me ritme të kufizuara. Sipas raportit të ri që publikoi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Tregu i Punëve Private Vullnetare rezulton se në tremujorin e parë të këtij viti totali i aseteve arriti në 193 milionë lekë duke pësuar një ritje prej rreth 25%...(Burimi:gazetametropol.com)

19.06.2012...OPINION. Arben MALAJ. Mbështetja e biznesit, strategjia më e mirë antikrizë. Ne duhet të fillojmë sa më parë me diskutimin për strategjitë e rritjes ekonomike dhe për paketat lehtësuese ndaj biznesit dhe sistemit bankar. Në rast të kundërt, do të jemi vonë dhe kostot do të jene më të rënda. Kriza sociale do të ushqejë mungesën e stabilitetit politik, ndërsa kjo e fundit do ta bëjë më të thellë krizën sociale. Ky është leksioni i hidhur që vjen nga eksperienca e disa vendeve në krizë të eurozonës...(Burimi: panorama.com.al)

18.06.2012...Nuk ka kohë për stimuj të ri fiskalë, deklaroi këtë javë ministri i Financave, por ndoshta për disa rregullime te reformat, për periudha afatmesme. E ndërsa ministri mendon se si duhet ti hartojë planet dhe ku të fokusohet, lajmet nga biznesi privat në vend sa vijnë dhe paraqiten edhe më negative...(Burimi:gazeta-shqip.com)

15.06.2012...Tjetër betejë taksash mes Shqipërisë dhe Kosovës.Prej dy vitesh, bizneset kosovare dhe shqiptare janë në konflikt me njëra-tjetrën për shkak të taksave që aplikojnë qeveritë përkatëse. Të parët ishin autoritetet kosovare që ankoheshin për taksat e vendosura nga dogana shqiptare për një sërë produktesh bujqësore, kryesisht patatja...(Burimi:gazeta-shqip.com)

14.06.2012...Taksa e çimentos, biznesi kërkon ndërhyrjen e shtetit ndaj taksës së zhdoganimit prej 35% që Ministria e Tregtisë e Kosovës ka vendosur për çimenton që vjen nga Shqipëria...(Burimi:albeu.com)

13.06.2012...Taksa për çdo shezllon, çadër e shtrat në bregdet.Industria e turizmit ësh të në masë shumë të mad he informale, me subjekte, individë e familje të cilët ofrojnë thuajse tërë gamën e shërbimeve të produkteve për pushuesit, duke mbetur jashtë çdo takse apo tatimi që vjel shteti nga aktivitetet fitimprurëse...(Burimi:balkanweb.com)

11.06.2012...OPINION. Rexhep MEIDANI. A ka skenarë të detajuar edhe politika shqiptare? Rezultati i zgjedhjeve të 6 majit në Greqi dhe pamundësia për krijimin e një qeverie pas zgjedhjeve, e ka rritur jo vetëm interesin ndërkombëtar për rezultatet e pritshme të zgjedhjeve të 17 qershorit, por dhe ka mobilizuar, përveç politikës dhe financave, struktura të ndryshme të analizës e prognozës për rekomandimin e marrjes së masave konkrete ndaj skenarëve të pritshëm ndaj situatave të ndryshme pas zgjedhjeve greke...(Burimi: panorama.com.al)

09.06.2012...FMN, leksion Tatimeve: Hiqni dorë nga gjobat.Ekspertët e Fondit Monetar, pas një pune disamujore në administratën tonë të Tatimeve kanë nxjerrë një set me rregulla sesi duhet vepruar, në mënyrë që edhe rezultatet të jenë pozitive. Në plan të parë rekomandohet kujdesi me gjobat, të cilat në shumë raste janë tepruar dhe vetëm sa kanë acaruar klimën me biznesin...(Burimi:gazeta-shqip.com)

07.06.2012...OPINION. Vjollca BRAHO. Instituti i Sigurimeve Shoqerore (ISSH), 20 vjet sfida dhe risi.Skema e sigurimeve të detyrueshme shoqërore në Shqipëri është një skemë e bazuar në parimin pay-as-you go, në parimin e përgjegjësisë individuale për rrisqet sociale të së ardhmes dhe në parimin e solidaritetit midis brezave. Kjo është një skemë e financuar nga kontributet e punëdhënësve, të punësuarve dhe të vetëpunësuarve. Pagesat e përfitimeve garantohen në një shumë që mbulon së paku standartin minimal të jetesës, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave...(Burimi:gazetametropol.com)

06.06.2012...BB bën apel për mirë menaxhimin e financave dhe borxhit publik. Banka Botërore deklaron që ekonomia shqiptare nuk po shënon rritje dhe se duhet treguar kujdes me menaxhimin financiar...(Burimi:gazetametropol.com)

05.06.2012...OPINION. Arben MALAJ. Kriza, likuiditeti dhe parapagimi. Në kushtet kur ekonomia jonë ka një rënie të theksuar të rritjes ekonomike, sipas FMN-së dhe BB-së, nga 0.5-1.5% të GDP-së,parapagimi i taksave është në krah të kundërt me atë për të cilën ka nevojë ekonomia. Parapagimi, moskreditimi në kohë i detyrimeve të parapaguara tepër, mosfinancimi i shpenzimeve dhe investimeve të kryera nga biznesi privat ndaj enteve buxhetore dhe jo buxhetore, zinxhiri i pagesave të vonuara midis tyre dhe kompanive private, ndërsa tentojnë të lehtësojnë qeverinë në financimin e ekonomisë, sjellin efekte të kundërta...(Burimi: panorama.com.al)

02.06.2012...OPINION. Rexhep MEIDANI. Shtrëngim fiskal, apo masa për rritje ekonomike? Një nga partizanet e masave shtrënguese në zonën euro është kancelarja Merkel (Angela Merkel) që shpreh, në thelb, preferencën gjermane për maturi e kujdes. Ajo, së bashku me Presidentin Sarkozi (Nicolas Sarkozy), në trajtimin e krizës ka mishëruar bindjen gjermane se rikthimi i besimit tek ekonomia dhe tregjet financiare në eurozonë duhet të mbështetet te reduktimi i deficitit buxhetor; mbi të gjitha, te ulja e normalizimi i kufijve të lejueshëm të borxhit publik...(Burimi: PANORAMA.COM.AL)

02.06.2012...OPINION Selami XHEPA/Klodian TOMORRI. Nevoja për një politikë monetare përtej tradicionales. Riformatimi i mënyrës së hartimit dhe zbatimit të politikës monetare është një risi, dhe ashtu si çdo eksperiencë e re mund të përmbajë disa rreziqe. Por edhe të mos stimulosh ekonominë, kur ekonomia ka nevojë për stimul, është, më e pakta të thuhet, po ashtu e rrezikshme.

01.06.2012...Tatimet, gati aksionet te katër sektorët më me risk. FMN rekomandon ndryshimin e strategjisë së kontrolleve. Nuk do të ketë më kontrolle sipas dëshirës së inspektorit të zonës, por aty ku paraqitet nivel i lartë risku dhe ku shteti humbet nga mosmbledhja e taksave...(Burimi:gazeta-shqip.com)

31.05.2012...Tatimi i Fitimit, qeveria miraton ligjin e ri. Pagesa e kësaj takse do bëhet me 5 këste gjatë gjithë vitit Këshilli i Ministrave miraton, pagesën e tatim fitimit në fund të çdo tre mujori, duke shkurtuar barrën burokratike. Në mbledhjen e djeshme, u miratua ndryshimi i ligjit Për tatimin mbi të ardhurat, që mundëson kryerjen e pagesës vjetore të tatim-fitimit nga 13 pagesa aktualisht, në 5 pagesa...(Burimi:gazetametropol.com)

25.05.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Menaxhimi i ndryshimit vs. ndryshimit të menaxherëve. Nëse menaxhimi i ndryshimit shoqërohet me ndryshimin e menaxherëve nuk do të kemi thjesht ndryshime të vogla, apo mbajtje nën kontroll të ndryshimeve, por pjesëmarrje të individëve (anonimus) në ndryshim, duke u bërë ata ndryshimi i menaxhimit. Kjo do të thotë një ndryshim i bërë nga individët, me njerëzit, për njerëzit. Megjithatë, pavarësisht se kur do të ndodhë ndryshimi i menaxhimit, dita e fillimit të tij nuk është shumë larg dhe kjo do të jetë...(Burimi:gazeta-shqip.com)

24.05.2012...Konsumatori shqiptar duhet të paguajë tarifa të larta për karburantin edhe për shkak të penalizimit që i bëhet industrisë përpunuese vendase. Shpeshherë ekspertët e hidrokarbureve janë shprehur se, duhet hequr tatimi i naftës bruto në import, për ti dhënë një shtysë përpunimit në vend dhe duke e nxjerrë në treg me një kosto më të ulët...(Burimi:gazetametropol.com)

23.05.2012...Ligji i akcizës, tërhiqet ministria. Kundërshtimi i hapur i biznesit për miratimin e projektligjit për akcizat ka detyruar Ministrinë e Financave të rikthejë edhe njëherë për diskutim projektligjin në Komisionin parlamentar të Ekonomisë...(Burimi:gazetametropol.com)

22.05.2012...OPINION. Anasatas ANGJELI. TEJKALOHET DEFICITI BUXHETOR, TRONDITEN FINANCAT. Natyrisht situata e krijuar kërkon marrjen e masave afatshkurtra dhe atyre afatmesme e afatgjata, ndërhyrje dhe ndryshime ligjore, manovra fiskale dhe masa shtrënguese, dhe marrjen e zbatimin e politikave nxitëse të rritjes ekonomike dhe të punësimit etj...(Burimi:gazeta-shaip.com)

17.05.2012...Tatimi mbi fitimin, tërhiqet Ministria e Financave. Presioni i bërë nga biznesi gjatë këtyre tri ditëve për të mos miratuar ndryshimet për parapagimin e tatimit mbi fitimin, ka detyruar Ministrinë e Financave të tërhiqet nga propozimi, ndërkohë që vijojnë kundërshtimet për projektligjin e ri të akcizave...(Burimi:gazetametropol.com)

16.05.2012...OPINION. Fatmir LIBOHOVA. Tamburet e institucionit që mbron Shtetin. Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit dha provën e një përgjegjësie të plotë për fatet dhe interesat e parasë publike. Nëpërmjet një kontrolli të imtë dhe profesional në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, tregoi çfarë nuk shkonte në koncesionet publike të kromit, bakrit dhe hidrocentraleve, aktivitete që ngërthejnë me qindra miliona euro pasuri kombëtare. Konstatoi shkelje dhe abuzime të jashtëzakonshme...(Burimi:gazetametropol.com)

15.05.2012...OPINION. Selami XHEPA. Rritja ekonomike, pabarazia dhe varfëria. Debati mbi ndikimin negativ të sistemit të taksimit njënivelor (taksës së sheshtë) në rritjen e pabarazisë është një çështje që nuk ka gjetur mbështetje nga evidencat empirike...(Burimi: panorama.com.al)

15.05.2012...Dhoma e Tregtisë kundër ndryshimeve të ligjit "Për tatimin mbi te ardhurat".Miratimi i këtij ndryshimi të papritur për biznesin do të thotë parapagimi i të paktën trefish të shumës, që shlyejnë sot çdo muaj për tatimin mbi fitimin; duke mos njohur ende gjendjen përfundimtare të të ardhurave dhe shpenzimeve për tre muajt në vijim, pra dhe nëse do të ketë fitim dhe në çmasë (shumë kompani sot nuk realizojnë fitim)...(Burimi:balkanweb.com)

14.05.2012...Financat, rriten të ardhurat jotatimore, ndikon dyfishimi i gjobave rrugore. Të ardhurat nga gjobat dhe penalitetet mbushin buxhetin e shtetit. Nga të dhënat e ministrisë së Financave rezulton se gjatë tre mujave të parë të këtij viti ka pasur një rritje të vazhdueshme të të ardhurave jo tatimore, nga 2.3 miliardë lekë të mbledhura në janar, në 3.8 miliardë lekë në shkurt dhe në 5.4 miliardë lekë në mars...(Burimi:balkanweb.com)

12.05.2012...Rishikimi i buxhetit konstaton në ulje të shpenzimeve dhe prek më tepër ato institucioni që kanë dështuar të realizojnë sipas planit investimet. Plani konsiston në pritjen e rezultateve nga tatimet dhe doganat sa i takon të ardhurave, të paktën deri në maj, për të patur një ide se deri ku do të shkojë gërshëra e prerjes së fondeve...(Burimi:gazeta-shqip.com)

07.05.2012...Zbulohet dokumenti, në 2012 u shtuan sallat e bixhozit dhe pikat e basteve, por Ministria e Financave arkëton më pak para. Njeriu i Bodes (B.Cobaj) po dështon me arkën e shtetit dhe po rrit pikat ku luhet bixhoz...(Burimi: panorama.com.al)

06.05.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Tatimet të formatohen sipas stadit ekonomik.Ndryshimet që kanë ndodhur në administrimin tatimor kanë qenë një reflektim ndaj ndryshimeve shoqërore, burimeve natyrore dhe teknologjisë në këto vende. Administrimi tatimor, sipas instrumentit të pajtueshmërisë, ndodhi njësoj si ndodh evolucioni i natyrës. Ai u origjinua nga cilësitë më të mira të mbartura prej sistemit tatimor pa dëmtuar ambientin...(Burimi:gazeta-shqip.com)

06.05.2012...Parapagimi një herë në 3 muaj, ekspertët në dilemë, biznesi totalisht kundër.Drafti i fundit mbi ndryshimin e skemës së parapagimit të tatim-fitimit, ka ndezur sërish debatin mes qeverisë dhe biznesit...(Burimi:gazeta-shqip.com)

06.05.2012...MAQEDONI. Partia maqedonase në opozitë, LSDM njofton se rishikimi i fundit i buxhetit për vitin 2012, i cili ka hyrë në procedurë parlamentare, dëshmon se rrëfimi i autoriteteve qeveritare për një buxhet zhvillimor, është një iluzion dhe keq-menaxhim i arkës shtetërore...(Burimi:albeu.com)

05.05.2012...Tatimet zbulojnë në sektorët e ndërtimit e transportit 234 evazionistë fiskalë.Nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave të regjistrave tatimorë, me rezultatet e kontrolleve, inspektorët tatimorë kanë zbuluar raste të shumta të evazionit fiskal...(Burimi:balkanweb.com)

04.05.2012...Biznesi do ta parapaguajë tatim-fitimin një herë në tre muaj.Sipas variantit të ri, të vendosur nga Ministria e Financave, taksa me shkallë tatimore 10 për qind do të parapaguhet një herë në tre muaj...(Burimi:gazeta-shqip.com)

04.05.2012...Pas 5 vitesh anulohet vendimi që përcaktonte pagat për të punësuarit në sektorin privat, nuk kishte më efekt. Zbardhet vendimi: Kërkesë e Bankës Botërore. Vetëm 0.5% e bizneseve kishin probleme me deklarimin. Anulohet vendimi i vitit 2007. Relacioni: Nuk kishte më efekt... Burimi: panorama.com.al)

03.05.2012...Kalimi i kompetencave për administrimin e taksës së akcizës nga tatimet te dogana u bë me qëllimin e rritjes së performancës dhe uljen e evazionit fiskal...(Burimi:gazeta-shqip.com)

02.05.2012...OPINION. Arben MALAJ. Rritja ekonomike, punësimi dhe taksat. Politikat fiskale kanë një impakt të ndjeshëm në këtë sfidë, por ky ndikim nuk duhet të absolutizohet. Sigurisht që rritja ose ulja e tyre ndikon pozitivisht ose negativisht në rritjen ekonomike dhe stabilitetin e financave publike. Efekti i ndikimit është në varësi edhe të ambientit ekonomik dhe politik. Pikërisht për tu paraprirë cikleve të rënies dhe krizës ekonomike, rekomandohet që në situatat pozitive ekonomike buxheti duhet të jetë pa deficit, borxhi duhet të ulet, që të ketë më shumë hapësira për të ndërhyrë në ekonomi në kohë krize...(Burimi: panorama.com.al)

02.05.2012...Nga data 1 korrik 2012, administrata doganore do të vjelë taksën e akcizës, dhe duke pasur parasysh se 2 për qind e të ardhurave i përfiton kjo administratë, stimuli për të punuar bëhet më i madh...(Burimi:gazeta-shqip.com)

01.05.2012...Bashkia e Tiranes. Vlerësimi i xhirove për bizneset e vogla. Nga 23 400 subjekte, vetëm 9800 kishin bërë deklarimet vjetore...(Burimi:gazetametropol.com)

30.04.2012...OPINION. Bardhi SEJDARASI. Kur flet biznesiDje foli biznesi. Një pjesë e deklarimeve të tij ishin tambure për qeverisjet, e majta e të djathta, një pjesë ishte më shumë sesa joprofesionale, vetëm pak ishin shqetësime konkrete e të papolitizuara të sipërmarrjes. Por vetëm pak ama! Biznesi edhe dje ishte i papërgatitur për të kërkuar të drejtat e tij dhe për të argumentuar arbitraritetin, apo, më mirë, mungesën e partneritetit me shtetin...(Burimi:gazeta-shqip.com)

30.04.2012...Nëntë pikat ku Berisha përplaset me biznesin. Takimi i djeshëm mes Kryeministrit Sali Berisha dhe shoqatave të ndryshme të biznesit...(Burimi:gazeta-shqip.com)

27.04.2012...Shpërthen deficiti buxhetor, rriten shpenzimet operative Të ardhurat e dobëta shpjegojnë alarmimin e qeverisë, që këtë javë po kërkon ndihmën e Bankës Botërore...(Burimi:gazeta-shqip.com)

23.04.2012...OPINION. Arben MALAJ. Tregjet dhe mungesa e konkurrencës. Shqetësimet për sfidat e tregjeve dhe të konkurrencës në vendin tonë janë më të qarta nëse studiojmë disa tregues të aftësive tona konkurruese bazuar në raportin e forumit botëror të ekonomisë. http:// www3.weforum.org/docs/GCR2011-12/CountryProfiles/Albania.pdf. Sfidat e mbrojtjes së konkurrencës nuk janë të lehta. Parlamenti duhet të rrisë kontrollin dhe mbështetjen e tij, që entet rregullatore mbikëqyrëse dhe Autoriteti i Konkurrencës të përmbushin qëllimin për të cilin janë krijuar me ligj dhe financohen nga taksapaguesit shqiptarë...(Burimi: panorama.com.al)

20.04.2012...OPINION. Besnik NUREDINI. Pajtueshmëria si strategji e re në Tatime. Po të pyesim sot administratën tatimore se cilat janë detyrat kryesore që ka, ajo menjëherë të përgjigjet: të mbledhim taksat; të shërbejmë; të llogarisim detyrimet sipas ligjit dhe të kontrollojmë ata që nuk kanë një pajtueshmëri si gjithë të tjerët. Kemi një tendencë të re në administratën tatimore. Ajo kërkon ta organizojë punën dhe të punojë si një kompani biznesi, kërkon të organizojë vetveten...(Burimi:panorama.com.al)

19.04.2012...OPINION. Anastas ANGJELI. Patatet, qepët, mollët dhe struktura e re e ekonomisë. Ekonomia e vendit tonë ka nevojë urgjente për zbatimin e një modeli riprioritarizimi të saj për të arritur në një STRUKTURË TË RE EKONOMIKE. Çfarë ekonomie do të zhvillojmë? Në cilat drejtime, sektorë, produkte do të orientohet zhvillimi i ardhshëm ekonomik i vendit (10-15 vitet që vijnë)? Sistemi i nxitjes së rritjes ekonomike ka qenë në qendër të vëmendjes së diskutimeve dhe kërkimeve...(Burimi: panorama.com.al)

11.04.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Të mbledhim tatimet, pa dëmtuar biznesin. Ne duhet ti mbledhim taksat pa e mërzitur tatimpaguesin. Njësoj si lulja, e cila nuk bezdiset (dëmtohet) nga bleta kur i thith nektarin, po ashtu edhe ne nuk duhet të shqetësojmë tatimpaguesin kur i mbledhim taksat. Nuk mund të përshkruhet më bukur edhe në ditët e sotme kjo shprehje që mund ta quash si përshkrimin më mbresëlënës për një sistem tatimor modern...(Burimi:gazeta-shqip.com)

11.04.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Të mbledhim tatimet, pa dëmtuar biznesin. Ne duhet ti mbledhim taksat pa e mërzitur tatimpaguesin. Njësoj si lulja, e cila nuk bezdiset (dëmtohet) nga bleta kur i thith nektarin, po ashtu edhe ne nuk duhet të shqetësojmë tatimpaguesin kur i mbledhim taksat. Nuk mund të përshkruhet më bukur edhe në ditët e sotme kjo shprehje që mund ta quash si përshkrimin më mbresëlënës për një sistem tatimor modern...(Burimi:gazeta-shqip.com)

10.04.2012...OPINION. Kristaq GJYLI. Taksë e sheshtë, apo taksë progresive. Progresiviteti përshkruan një efekt shpërndarjeje mbi të ardhurat ose shpenzimet, duke iu referuar mënyrës së përparimit të % të normës nga e ulët në të lartë dhe ku norma mesatare e taksës është më e vogël se norma marxhinale e saj...(Burimi: panorama.com.al)

09.04.2012...OPINION. Eno BOZDO. Modeli ynë ekonomik dhe Mbretëresha e Kuqe. Debatet mbi ekzistencën apo jo të një modeli ekonomik shqiptar kanë kohë që gëlojnë në mediat e shkruara dhe vizive. Teorikisht është një ndër debatet më të rëndësishme që një vend mund të ketë! Në realitet, debati është fokusuar si në faktin nëse Shqipëria ka apo jo një model ekonomik...(Burimi: panorama.com.al)

05.04.2012...Drejtoria e Hetimit Tatimor në Shkodër ka bërë të mundur konfiskimin e 4500 paketave cigare pa pullë fiskale dhe 14 000 paketa të tjera me pullë fiskale por të pashoqëruara më faturë tatimore, në total 18 mijë e 500 paketa cigaresh...(Burimi:balkanweb.com)

31.03.2012...OPINION. Gjok ULDEDAJ. Përralla e taksës progresive. Pretendimi për vendosjen e një drejtësie sociale përmes taksimit progresiv, të propaganduar nga lideri i opozitës, është një teori e dështuar që në fillim për vetë realitetin e një ekonomie intensive në vend...(Burimi: panorama.com.al)

30.03.2012...OPINION. Mimi KODHELI. Taksa progresive. Taksimi progresiv është një sistem taksimi i përdorur sot më së shumti në SHBA dhe vendet europiane, madje në SHBA ka filluar të zbatohet që në vitin 1861. Ky lloj sistemi është konsideruar prej shumë ekonomistëve si sistemi më i mirë i taksimit pasi ndihmon qeverinë të marrë me shumë taksa...(Burimi: panorama.com.al)

28.03.2012...OPINION. Eno BOZDO. PS, midis taksës progresive dhe paaftësisë programore. Në Shqipëri, në vitet e qeverisjes socialiste përdorej taksimi progresiv, i cili kishte kontribuar jo pak në nivelin e lartë të evazionit dhe korrupsionit qeverisës. Pas vitit 2005, nga Partia Demokratike u aplikua për herë të parë taksa e sheshtë, si premtim i saj për të luftuar evazionin, për të rritur lirinë ekonomike, si dhe për ta bërë vendin sa më tërheqës ndaj investimeve të huaja...(Burimi: panorama.com.al)

28.03.2012...OPINION. Eno BOZDO. PS, midis taksës progresive dhe paaftësisë programore. Në Shqipëri, në vitet e qeverisjes socialiste përdorej taksimi progresiv, i cili kishte kontribuar jo pak në nivelin e lartë të evazionit dhe korrupsionit qeverisës. Pas vitit 2005, nga Partia Demokratike u aplikua për herë të parë taksa e sheshtë, si premtim i saj për të luftuar evazionin, për të rritur lirinë ekonomike, si dhe për ta bërë vendin sa më tërheqës ndaj investimeve të huaja...(Burimi: panorama.com.al)

26.03.2012...OPINION. Ilir KALEMAJ. Reformimi i pashmangshëm i sigurimeve shoqërore. Por si paraqitet gjendja në Shqipëri? Vendi ynë paraqitet mjaft keq në këtë sektor, ku në kushtet e një ekonomie ende informale, me papunësinë mjaft më të lartë se ajo që japin shifrat zyrtare, ku llogariten si të vet-punësuar ata në fshat. Por edhe duke iu referuar shifrave zyrtare, i bie që të jetë raporti 1 i punësuar për çdo 2 pensionistë, ndërkohë që të funksionojë sistemi duhet të jenë së paku 4 të punësuar për çdo pensionist...(Burimi: panorama.com.al)

17.03.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Një ekonomi merr frymë nëpërmjet oksigjenit fiskal. Objektivi parësor i administratës tatimore është mbledhja e tatimeve dhe detyrimeve të tjera të tatimpaguesve, në mënyrë të tillë që të ruhet dhe rritet besimi që kanë te sistemi tatimor. Për këtë qëllim, të gjithë duhet të bashkohen për mbrojtjen e vlerave tatimore dhe jo e kundërta...(Burimi:gazeta-shqip.com)

16.02.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Administrata tatimore dhe sudoku politik. ë ecësh në rrugën e reformave kërkon një biletë fiskale, që duhet ta paguajë gjithsecili, pavarësisht nga mjeti që zgjedh për të udhëtuar...(Burimi:gazeta-shqip.com)

09.02.2012... Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve flet per 2011 dhe Sfida e re 2012, deklarimi i të ardhurave personale.(Burimi: panorama.com.al)

01.02.2012...Deklarimi i te Ardhurave Individuale Vjetore. Opozita dhe maxhoranca kanë ndarë edhe dje vlerësime të ndryshme lidhur me propozimet në projektligjin Për të ardhurat, që u diskutua në Komisionin e Ekonomisë... (Burimi: panorama.com.al)

20.01.2012...Akciza nuk do mblidhet nga Tatimet, menaxhimi i ri nga Doganat.Ministria e Financave do të dorëzojë javën e ardhshme për miratim në qeveri projektligjin e ri për akcizat, i cili parashikon një ndryshim tërësor të procedurave dhe mënyrës sesi do të mblidhet kjo taksë...(Burimi:balkanweb.com)

31.01.2012...OPINION. Nasip NAÇO. Koha për bursën shqiptare. Themelimi i bursës shqiptare është bërë që prej tetorit të largët të vitit 1996, por deri më sot, pra për rreth 16 vjet, asnjë kompani nuk është listuar në këtë bursë. Për shkaqe politike, për pamundësi ekonomike apo për gjithçka tjetër, bursa shqiptare nuk ka funksionuar...(Burimi: panorama.coma.al)

18.01.2012...KOSOVE. Qeveria e Kosovës heq TVSH për mediat nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore, të cilat i ka dërguar për miratim final në Kuvend. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave...(Burimi:balkanweb.com)

17.01.2012...Ligji i Faljes Fiskale shtyhet edhe per 3 muajt e pare te vitit 2012 afati i per kryerjen e pagesave per efekt falje. (Burimi: lajmeshqip.com)

13.01.2012...OPINION. Dritan HILA. E vjetra taksë e sheshtë. Në vitin 1956, një ekonomist i quajtur Milton Friedman, që më vonë u nderua me çmimin Nobel, shpiku të quajturën Flat tax, përkthyer në shqip Taksë e sheshtë. Me fjalë të thjeshta, presupozon një taksë fikse e cila aplikohet mbi të ardhurat në shtresat sociale të gjithëllojshme pa dallim kufiri të ardhurash. Në praktikë rezulton se favorizon të pasurit...(Burimi:balkanweb.com)

10.01.2012...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Shoqëria vs. Mashtrimit, kush do të fitojë? E kujt është lufta ndaj mashtruesve fiskalë? A kam unë si individ fuqi të bëj gjë? Apo tia lëmë qeverisë këtë punë? Kjo luftë është perceptuar nga opinioni i gjerë, si një luftë e agjencive fiskale dhe disa të tjerave që kanë lidhje me luftën ndaj krimit. Por në fakt është luftë që kanë detyrën dhe organizohet nga to dhe e mbështetur sinqerisht nga shoqëria civile dhe politikanët me moral të pastër...(Burimi:gazeta-shqip.com)

07.01.2012...OPINION. Nezir HALDEDA. Cili është i keq, borxhi apo ekonomia? Kriza e viteve të fundit evidentoi problemet strukturore të ekonomive të vendeve më të goditura, sidomos ato periferike të Europës, ndaj fokusi i qeverive tashmë është drejtuar në një masë të madhe te këto reforma që çlirojnë energjitë sipërmarrëse dhe inovative për të prodhuar e zgjeruar aktivitet ekonomik...(Burimi: panorama.com.al)

06.01.2012...OPINION. Arben MALAJ. Ekonomia dhe politika në vitin 2012. Nëse gjatë vitit 2011 ekonomia jonë kishte si kosto shtesë edhe situatën e mbingarkuar politike, duhet të shpresojnë se pas zhvillimeve të fundit politike, viti 2012 të jetë një vit më i qetë. Në vitin 2012, kur pritet që kriza ekonomike dhe pasojat e saj negative të jenë bërë akoma më prezente, mund të kemi rrezikun që ekonomia të ndikojë zhvillimet politike...(Burimi: panorama.com.al)

VITI 2011

30.12.2011...Falja e detyrimeve tatimore të bizneseve që kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve llogaritet 5 miliardë lekë nga data 18 maj kur hyri në fuqi ligji për "Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor"...(Burimi:balkanweb.com)

24.12.2011...OPINION. Arben MALAJ. Privatizimet, politikë zhvillimi, apo shitje asetesh?! Privatizimi i një kompanie publike nuk është një veprim pas të cilit qeveria mund të fshehë problemet që krijohen me punonjësit, me ambientin dhe pronarët. Ai duhet të jetë një proces i qartë dhe i kujdesshëm për të gjitha impaktet e tij, duke filluar nga ato sociale...(Burimi: panorama.com.al)

23.12.2011...Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar sot protokollin për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal, në lidhje me taksat mbi të ardhurat...(Burimi:balkanweb.com)

19.12.2011...OPINION. Ilia TELO. Utopia ekonomike e Marksit. Marksi në veprat e ndryshme të tij pranon varfërimin absolut dhe relativ të proletariatit, ndërsa autori i librit nëpërmjet gjuhës së shifrave me të drejtë e hedh poshtë këtë pohim. Në faqen 113 të librit argumentohet se prona private dhe prodhimi i mallit janë elemente të pashmangshme për çdo etapë të shoqërisë njerëzore, se këto lidhen me vetë natyrën e njeriut prandaj teza marksiste e pashmangësisë së zhdukjes të pronës private dhe të prodhimit të mallit është një utopi...(Burimi: panorama.com.al)

19.12.2011...Biznes-Tatime, tani vetëm me komunikim elektronik. Vendimi i fundit i qeverisë e bën totalisht elektronik komunikimin mes tatimeve dhe biznesit. Duke sqaruar procesin e ri, i cili hyn në fuqi më datë 1 janar 2012, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nënvizon se nga kjo kohë 95% e komunikimit mes biznesmenëve dhe Tatimeve do të jetë vetëm me anë të internetit... (Burimi: panorana.com.al)

17.12.2011...Bashkia: Ja mesatarja e çmimeve në Tiranë. Bashkia e Tiranës do bëjë publik emrin e çdo subjekti që abuzon me çmimet. Gjithashtu nga dje ka nisur të afishohet për qytetarët tabela e çmimeve mesatare të artikujve bazë ushqimorë. Në këtë tabelë jepet çmimi me shumicë i një produkti dhe çmimi me pakicë i tij. Kush tregton me diferenca të dukshme nga kjo tabelë, do të penalizohet... (Burimi: panorama.com.al)

15.12.2011...OPINION. Eno BOZDO. Mbi përgjegjësinë sociale të biznesit. Për të mbështetur këtë iniciativë, METE, me mbështetjen e PNUD-it, ka hartuar një dokument të politikave dhe të një plani konkret veprimi. Të dyja dokumentet do të jenë pjesë e një procesi të hapur dialogu me të gjithë aktorët dhe faktorët e këtij procesi...(Burimi: panorama.com.al)

06.12.2011...Taksa mbi pagat, PS zbardh skemën. Parlamenti ka miratuar me 71 vota pro dhe 54 kundër buxhetin e shtetit për vitin 2012. Gjatë seancës opozita ka zbardhur për herë të parë projektin e saj ekonomik që ka premtuar të zbatojë kur të vijë në pushtetet...(Burimi: panorama.com.al)

05.12.2011...Miratohet Buxheti 2012. Deputetët e maxhorancës e mbrojtën këtë projekt si buxheti që do të mbështesë stabilitetin makroekonomik, por edhe si projektin që do të zbusë efektet e krizës financiare globale, përmes mbështetjes së sektorëve socialë, investimeve publike dhe rritjes së pagave dhe pensioneve.Deputetët e opozitës me votën e tyre kundër theksuan se buxheti 2012-të nuk merr asnjë masë për krizën ekonomike globale, në kushtet kur e gjithë bota është mobilizuar me masa shtesë...(Burimi:balkanweb.com)

26.11.2011...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Buxheti dhe pesha e tij në ekonomi dhe tek individët. Në kohën e recesionit apo rënies ekonomike, qeverisë i lipset ti rrisë shpenzimet e saj, sepse konsumi dhe investimet e biznesit fillojnë të humbasin peshën që kishin në ekonomi. Sido që të vazhdojë efekti i krizës, qeveria duhet të inkurajojë konsumin privat. Për të stimuluar këtë faktor mjaft domethënës, pikërisht ajo duhet të mos mendojë të rritë barrën tatimore, për një kategori shtresash shoqërore...(Burimi:gazeta-shqip.com)

26.11.2011...Buxheti 2012, ja sektorët ku do shkojnë paratë.Buxheti i vitit të ardhshëm kap vlerën e 396.9 miliardë lekëve dhe është dukshëm më i ulët se ai i viteve të mëparshme, pasi në të janë parashikuar edhe efektet që kriza e eurozonës do të ketë në ekonominë shqiptare. Drafti parashikon një rritje ekonomike në masën 4.3 për qind dhe inflacion 3 për qind...(Burimi:balkanweb.com)

17.11.2011...OPINION. Selami XHEPA. Taksimi, shpenzimi dhe përfaqësimi publik... (Burimi: panorama.com.al)

17.11.2011...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Sa i kushton TVSH-ja shtetit dhe qytetarit? Por nëse qëllimi i një politike është që të bëjë përfituese shtresat e varfra të popullsisë, nga njëra anë përjashtimi i këtij grupi social nga TVSH-ja duhet të bazohet mbi kritere sasiore dhe cilësore, por që mbartin deri-diku arbitraritet mbi vete. Nga ana tjetër këto përjashtime mund të kreditohen më mirë nëpërmjet sistemit të të ardhurave personale, i cili i mban më mirë në fokus grupet e caktuara të popullsisë dhe mund të jetë një zgjidhje më e ndershme e problemit të mbartjes së barrës së TVSH-së...(Burimi:gazeta-shqip.com)

16.11.2011...OPINION. Nezir HALDEDA. Modeli ekonomik i Berluskonit dhe Shqipëria. në diskutimin për modelin ekonomik, vazhdimësia e reformave gjykoj përbën boshtin qendror për vendin tonë, i cili ka ende nevojë të konturohet në rajon dhe globalisht, duke optimizuar përdorimin e burimeve natyrore e njerëzore me sipërmarrjen e lirë në një ambient biznesi sa më konkurrues...(Burimi: panorama.com.al)

15.11.2011...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Gjykata Fiskale, eksperti fiskal dhe morali. Krijimi dhe funksionimi i një gjykate fiskale nuk duhet të jetë thjesht një tekë ditore e politikës dhe një premtim i kryer, por produkt i reformave të nxituara, por një rrjedhojë logjike, që duhet ngritur mbi një gjyqësor të pavarur dhe me standarde të qëndrueshme që kanë referencë standardet më të mira të kampionëve të demokracisë. E besoni se mund të bëhet? Unë për vete jam optimist...(Burimi:gazeta-shqip.com)

14.11.2011...Buxheti 2012, Komisioni i Ligjeve e miraton në parim vetëm me votat e mazhorances projekt/buxhetin e shtetit për vitin 2012. Mbledhja që nisi sot paradite është karakterizuar nga debate mes antarëve të mazhorancës dhe opozitës. Këta të fundit e kanë cilësuar të dështuar buxhetin për vitin qe vjen...(Burimi:balkanweb.com)

09.11.2011...OPINION. Flir MOSHO. Ekonomia shqiptare, si përballohen sfidat? Megjithëse progresi mund të vijë me hapa të ngadalshëm dhe të qetë, zgjidhjet afatgjata për reformat strukturore të realizuara po ecin me shpejtësinë e duhur...(Burimi: panorama.com.al)

29.10.2011...OPINION. Arben MALAJ. Rritja e mirëqenies nga puna, dhe jo nga borxhet. Ne duhet të rrisim kërkesën totale në ekonominë tonë, si nga rritja e kërkesës së brendshme, ashtu dhe nga rritja e eksporteve. Investimi në ekonomi, që duhet të ushqejë më mirë rritjen ekonomike, duhet të vijë nga rritja e suksesit, dhe jo thjesht nga lehtësitë fiskale...(Burimi: panorama.com.al)

28.10.2011...KOSOVE. Miratohet Projektbuxheti për vitin 2012.Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2012, të cilin kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur buxhet të zhvillimit ekonomik...(Burimi:albeu.com)

25.10.2011...Fondi Monetar Ndërkombëtar pasi ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e shtuara në ekonomi, shpjegon edhe arsyet. Për herë të parë në një dokument zyrtar të detajuar, ku skanohet ekonomia shqiptare, FMN-ja thote se kriza e Eurozonës mund të ketë pasoja të rrezikshme për vendin... (Burimi:balkanweb.com)

21.10.2012...OPINION. Ervin BUSHATI. Kali që kapet, shin lëmën ose debati mbi TVSH-në. Zbritja e TVSH-së do të sillte në reduktimin e menjëhershëm të çmimeve në treg: sepse 20% e çmimit që paguajnë qytetarët në treg sot është TVSH, që e përfiton shteti, dhe jo prodhuesi...( Burimi: panorama.com.al)

20.10.2011...Raporti, si u fsheh vjelja e TVSH-së te Tatimet. Rakordimi i shifrave, që vetë bizneset deklarojnë në drejtoritë e Tatimeve, kanë zbuluar më shumë se 1.3 milionë USD para të padeklaruara nga biznesmenët. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se vetëm në drejtorinë e Tatimeve të Tiranës dhe Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj...(Burimi: panorama.com.al)

16.10.2011...OPINION. Inida GJATA. Taksat për artistët. Edhe pse nuk kam pasur pothuajse fare mundësi ta shfrytëzoj faturën tatimore që më duhej për të punuar, as sigurimet që më duheshin të paguaja. Dhe flas këtu për shifra me 5 zero, të cilat shpeshherë, edhe pa mundësi, jam detyruar ti paguaj...(Burimi: panorama.com.al)

16.10.2011...Përkeqësohet gjendja e financave publike. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti, të ardhurat në buxhet nuk janë realizuar sipas planit, duke shkaktuar një gropë të zezë prej 6 miliard lekësh. Kështu për këtë periudhë janë grumbulluar 239.2 miliard nga 245.4 miliard lekë që ka qënë planifikimi. Deficiti më i madh është shkaktuar nga tatimet dhe doganat të cilat nuk e kanë realizuar planin e të ardhurave me 5 miliard lekë...(Burimi:balkanweb.com)

03.10.2011...OPINION> Dritan PRIFTI. Eshtë ekonomia, o idiot. Shanset janë që ekonomia jonë të shkojë keq dhe më keq në dy vitet e ardhshme. Ekonomia mund ta përmbysë Berishën, kurse politika e deritanishme e opozitës ska asnjë shans...(Burimi: panorama.com.al)

02.10.2011...OPINION. Pajtim MELANI. Defektet e uljes së normës së interesit. Nga të dhënat zyrtare të departamentit të politikës monetare rezulton se inflacioni është nën kontroll, për shkak se ka një rënie të presioneve nga çmimet e administruara (që vendosen nga entet publike), por dhe për shkak të efektit sezonal të prodhimeve vendëse, kryesisht frutave dhe perimeve...(Burimi: panorama.com.al)

19.09.2011...Pastruan 500 mijë USD me naftën.Në prill të këtij viti, Prokuroria filloi hetimet, pasi mësoi se shtetasi Besnik Murataj, në bashkëpunim me Ervis Sinanajn dhe Dylejman Qerimin krijuan një shoqëri tregtare Guaskë, inekzistente. Ata e regjistruan këtë shoqëri në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me administrator shtetasin Selman Doçi. Shoqëria mori emrin Mobil Albania, me numër NIPT L02806405S, me objekt veprimtarie private në fushën e tregtisë me shumicë e pakicë, import-eksport... (Burimi: panorama.com.al)

10.09.2011...OPINION. Ardian CIVICI. Rregulli i artë buxhetor. Ideja dhe praktikat e mira të rregullit të artë buxhetor kanë lindur e janë zhvilluar fillimisht si një eksperiencë apo gjetje gjermane...(Burimi: panorama.com.al)

30.08.2011...Tatimet, aksion në Tiranë, bllokohen bizneset pa kasë fiskale. Kontrollet e tatimorëve në Tiranë ditën e djeshme janë mbyllur me bllokimin e disa bizneseve që nuk ishin të pajisura me kasë fiskale apo që në mënyrë të përsëritur nuk kishin lëshuar kuponin tatimor... (Burimi: panorama.com.al)

26.08.2011...Taksat e makinave, del udhëzimi i Ministrisë se Financave. agesa e detyrimit që qytetarët do të bëjnë për efekt të taksës së makinave të përdorura mund të kryhet në çdo moment të vitit, por gjithmonë para kolaudimit të mjetit... (Burimi: panorama.com.al)

13.08.2011...Buxheti, ulen të ardhurat rriten shpenzimet në 6 muajt e parë.Të dhënat e fundit mbi situatën buxhetore janë publikuar nga Ministria e Financave. Sipas këtij dikasteri, gjatë muajit janar- qershor 2011 të ardhurat në buxhet arritën në 155. 2 miliardë lekë, duke qenë 1.4 miliardë lekë më pak se plani...(Burimi:balkanweb.com)

21.07.2011...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. NJË SHOQËRI E JOSHUR APO E KORRUPTUAR?!Në vendin tonë vazhdojnë pa mbarim diskutimet mbi korrupsionin dhe pse-të dhe si-të për ta kuptuar dhe luftuar atë. Por mjaft të drejtojmë vëmendjen sesi kanë bërë nëpër dekada disa vende që këtë problem e kanë atë më të voglin ndër problemet e tyre...(Burimi:gazeta-shqip.com)

29.06.2011...Raporti, Tatimet arrijnë 694 milionë USD, dështon TVSH-ja. Gazeta Panorama ka arritur të sigurojë raportin e fundit për 5-mujorin e këtij viti, ku shifra e parave të mbledhura arrin në rreth 694 milionë USD. Raporti tregon se janë mbledhur 69.4 miliardë lekë nga 54.5 miliardë gjatë vitit të kaluar. Pra, në pesë muaj, Tatimet kanë mbledhur rreth 50 milionë USD më shumë ose rreth 10 milionë në çdo muaj...(Burimi: panorama.com.al)

28.06.2011...OPINION. Blendi KAJSIU. Dimensioni perëndimor i krizës shqiptare. Shkurt, sot kemi ndërtuar një sistem politik që është gjithnjë e më tepër në funksion të një pakice (lokale apo ndërkombëtare) dhe në dëm të shumicës. Problemi, pra, është se demokracia shqiptare nuk është demokratike...(Burimi: panorama.com.al)

23.06.2011...Tatimet, lista e bizneseve që përfitojnë nga amnistia. Pas hyrjes në fuqi edhe të ndryshimit të fundit të udhëzimit për amnistinë fiskale, Tatimet kanë listuar të gjitha bizneset që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale...(Burimi: panorama.com.al)

08.06.2011...OPINION. Eno BOZDO. Mbi rolin dhe kufijtë e shtetit në ekonomi. Veçanërisht investimi në infrastrukturë publike është një domosdoshmëri për të mbajtur së paku në këtë nivel pozicionin konkurrues të ekonomisë shqiptare dhe për ta kthyer atë në një ekonomi tërheqëse për investitorët e huaj...(Burimi: panorama.com.al)

04.06.2011...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Tatimpagues transparentë për një shoqëri transparente. tatimpaguesit duhet të kuptojnë se transparenca e të ardhurave të tyre ndikon në transparencën e ekonomisë e më tej të vetë shoqërisë shqiptare duke nxjerrë si njolla të zeza, apo si elementë të patretshëm për mullën e ekonomisë, evazionistët dhe kriminelët e lindur për të qenë të tillë...(Burimi:gazeta-shqip.com)

25.03.2011...OPINION. Eduart GJOKUTAJ. Shqipëria feston Ditën e Lirisë Fiskale. Shqiptarët punuan dy ditë më pak për buxhetin e shtetit në vitin 2010 në krahasim me 2009. Për këtë vit, Dita e Lirisë Fiskale parashikohet të vijë më 25 mars, sipas llogaritjeve të bazuara në parashikimet e realizimit të të ardhurave tatimore...(Burimi:gazeta-shqip.com)

20.03.2011...OPINION. Fatos ÇOÇOLI. Amnistia fiskale. Me amnistinë çlirohen shumë kapitale, deri tani të fjetura. Sipas ekspertëve, këto kapitale mund të shkojnë nga një minimum 500 milionë euro, në një maksimum 3-4 miliardë euro. Prej saj kemi përfitim të trefishtë si shoqëri. Biznesi përfiton, sepse i shtohet kapitali, qeveria përfiton më shumë të ardhura në buxhet me taksën që do të vjelë, ndërsa qytetarët përfitojnë më shumë mundësi punësimi te privati...(Burimi: panorama.com.al)

19.03.2011...OPINION.Ilir KALEMAJ. Treguesi i lirisë ekonomike, indeks i përvitshëm i kryer nga Fondacioni Heritage dhe gazeta e famshme Wall Street Journal, llogarit treguesin e lirisë ekonomike në më shumë se 160 vende të botës. Kritere të rëndësishëm që maten përmes këtij treguesi janë inter alia: respektimi i të drejtave të pronësisë, lehtësitë e themelimit dhe të funksionimit të një biznesi...(Burimi: panorama.com.al)

14.03.2011...OPINION. Arben MALAJ. Imponimi i ekonomisë mbi politikën. Në shkurt 2011, qeveria (http://www.minfin.gov.al/) i deklaron Brukselit se do të vazhdojë të ketë një borxh të lartë publik. Për periudhën 2009-2012, çdo vit, borxhi publik do të jetë rreth 4 % e PBB më i lartë se parashikimet e mëparshme zyrtare. Për këto katër vite së bashku, qeveria do të krijojë një borxh publik shtesë rreth 16% të PBB-së...(Burimi: panorama.com.al)

01.03.2011...Është inauguruar sot Qendra e re e Shërbimit për tatim paguesit, një projekt i financuar nga programi i pragut të Sfidës së Mijëvjecarit. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu e konsideroi qendrën si model i ri për të rritur trasnparencën mes qeverisë dhe shqiptarëve...(Burimi.balkanweb.com)

02.02.2011...Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas shqetësimit për shtrenjtimin e barnave, si pasojë e vendosjes së TVSH-së në masën 10%. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, administrata tatimore ka shpjeguar se medikamentet e importuara apo të prodhuara në vend, të cilat rezultojnë gjendje në farmaci, deri ditën kur ligji hyri në fuqi nuk do të kenë rrije të cmimit...(Burimi:balkanweb.com)

06.01.2011...Përfundon afati për instalimin, vetëm 27 % e bizneseve kanë instaluar kasat fiskale, ndërkohë që afati ligjor për vendosjen e tyre ka përfunduar më 31 dhjetor. Nga rreth 80 mijë subjekte në shkallë vendi, vetëm 21 600 prej tyre janë pajisur me kasa...(Burimi: balkanweb.com)

Enter content here